Skip to main content

“Sheherlia dhe budallakia” plus 9 more Ferizaj Press

“Sheherlia dhe budallakia” plus 9 more Ferizaj Press


Sheherlia dhe budallakia

Posted: 30 Aug 2017 10:38 AM PDT

Dimal Basha
– Hera e fundit që trajtoj këtë problemin katunarë e sheherli. Arsyeja e reagimit nuk është faktori politikë, sepse nuk mendoj që çonë peshë, por përdorimi i termeve raciste, që janë tepër ofenduese. Një arsye më shumë është edhe fakti që të bëjmë presion që të mos lejojmë që termet e pista të jenë pjesë e debateve serioze. Mirëpo arsyeja kryesore e këtij reagimi është për ofendimin e dyfishtë që po ju bahet votuesve, që po shpresojë është pa vetëdije.

Fillimisht m'erdh turp për këtë "debat," sidomos me një vend si Ferizaji ku disa njerëz kanë arrite me nda veten në taborre katunar e sheherli. Nuk po m'besohet për shkak se kam jetu në New York edhe s'kam ndëgju kend tu thanë katunare e sheherli, e tash në Ferizaj disa individ kërkojnë me marr poena me faktin e vetëm së, QËLOJANI, se nana e dikujt paska lind me ni ven të caktum që ka qëllu qytet. Lypin me fitu me strategji raciste, ose mendojne me sundu duke perça, qe eshte zakonisht hartohet nga nje armik, po kursesi nje mik. Me ju kthy temes, mu nana jem me ka lind ne Prishtine, tash paramendoni une me dal me u mburr edhe me ju lyp voten tu ju than se jam "sheherli" me faktin e vetem se nana me ka lind ne Prishtine. Paramendo sa banale kish tingellu me dal me u lavdu se lindja ime ne Prishtine eshte e arritur e imja.

Megjithate, une prap gjithmone besoj se njerezit gabojne edhe terhjeken prej deklaratave idiotike. Ne jem te vdekshem, nuk jem pejgamer, edhe rrjedhimisht duhet me pajtu qe nganjihere ja huqim. Ka tema qe jane diskutabile, edhe vendosim me mbajt qendrime qe nuk pajtojne me tjere, edhe krejt eshte ne rregull. Ama, me dal me ja huq tu thane se "jam sheherli" tu ofendu nji mase te madhe njerezish, dhe prap me lyp voten ne baze te ketij atributi qe nuk ke kontribu asnjesen, eshte komplet budallaki ne katror.

Tash ketu e tutje lexone me kujdes sepse cka e ban kete budallaki ne fuqine e trete eshte kur ngul kembe qe e ki mire me nje qendrim banal si ky. E sidomos atehere kur mundohesh me u arsyetu e ngulesh edhe ma thelle. Einstein ka thane se definicioni i çmendurise eshte kur ben te njejtin veprim e pret rezultate ndryshe. Tash po du me shpjegu pse nuk eshte arsyetim kur dikush e perdore ate fjalen injorante, "nuk eshte se je katunar qe vje prej nje katuni, po katunar me mentalitet." Nje deklarate e tille publike, me apo pa vetedije, te ban me sharru me dy kamt sepse tu e dhane kete arsyetim keta veq ju ofendojne, jo nje here, por DY here. Qe pse.

Kur ju drejtohen me "katunare," inovatoret e terminologjise nenkuptojne se jeni te padishem, te korruptuar, te palare, injorant, e primitive. Sa per dijen tuaj, termi katunare pershkrun veq nje send ne fjalorin shqip, qe tregon prejardhjen e nje njeriu, kurse keta shkencetaret e ri kane zbulu ne vete se fjala katunare po dojka me thane edhe primitive, korruptues, e budalle. Pra e kane zgjedh termin "katunare" per me ju ofendu.

Miq, fjalori shqip ka terme pegjorative qe shprehin paknaqesi, po edhe terme ofenduese. Nese do me ju drejtu nje te korruptuari, ka term adekuat per kete. Nese do me ju drejtu nje budalle, edhe per kete ka term. Nese do me adresu nje te prapambetur, ke edhe per kete fjale t’mjaftueshme. Pse duhet qe fjala "katunare" me u perdore si term me i permbledh krejt keto te keqia? Apo ndoshta se e mendon nje katunare si te tille? Se paku te ve ne dyshim, sepse kur synon te parin e komunes, nuk pritet me dite shkencen raketore, por megjithate duhet se paku me dite qe ne fjalorin shqip termi katunare nuk nenkupton primitivizem e injorance, por as qe duhet me u perdore si i tille.

Pse per shembull termi "sheherli" duhet me u perdore si konotacion per "progres" e termi "katunare" sinonim i primitivizmit? Pse nuk kane zgjedh termin sheherli me pershkru primitivitetin dhe injorancen e dikujt? Pse bash fjala katunare? Une du me ju kujtu se nuk jane te rastesishme keto. A di kush perdore terma racist? Injorantat dhe racistat mendoj une. Nese je injorant, qe do me thane padije, atehere meson edhe del kerkon fajle. Nese je racist, atehere del edhe kembengul qe e ki mire duke u kembengul edhe me thelle ne balte.

Qe nje analogji per me kuptu ma lehte sa keq e kane. Mendoni sikur nje figure pubike del ne debat edhe ju thote "qenke magjup," edhe pastaj me dal me u arsyetu tu thane, jo qe je magjup me prejardhje, po menyren qysh mendon e paraqitesh ne publik te ban magjup. Pra duhesh me kane komplet injorant me perdore termin "magjup" si konotacion ofendues, sikur qe eshte ofenduese me perdore fjalen "katunare" ne te njejtin kontekst. Kadri Veseli me nje rast pat kerku falje publike ne Kuvend per nje rreshqitje te nje kolegu te tij, nese nuk gaboj. Nje deputete injorante tjeter pat ofendu nje deputet veq pse e kish lind nje nane prej nje vendi fqinj. Kjo eshte injorance qe s'duhet me pas hapesire ne qytetet tona, dhe qe une nuk pajtoj dhe e kundershtoj fuqishem pa marre paraysh partive qe ju takoni.

Per fund, mbane mend se eshte DY here ofendim kur nje figure publike mundohet me perqesh apo me ofendu dike duke thane, “eshte katunare, mirepo jo qe vje prej katunit po per mentalitetin qe ka," kuptone qe me plot vetedije po ja shton edhe nje kuptim pegjorative fjales katunare, qe nuk e gjeni ne fjalorin shqip, por vetem ne fjalorin e rrugaçeve.

Berisha: Libri i Mustafës është përmendorja me e bukur e të rënëve tanë

Posted: 30 Aug 2017 10:02 AM PDT

"Le të falënderojmë ne me mirënjohje të thellë z. Afrim Mustafa për Enciklopedinë e tij të lirisë kushtuar atyre qe na rikthyen lirinë dhe dinjitetin kombëtar të munguar".

Ish kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha kohë më parë është takuar  me ish luftëtarin dhe publicistin, Afrim Mustafa me këtë  rast i ka dhuruar veprën, Enciklopedinë e 2500 të rënëve.

Berisha ka thënë se Lufta Çlirimtare e Kosovës, që nga betejat e Skënderbeut deri sot, përbën faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare dhe në këto beteja ne kemi kulmet e heroizmës shqiptare, por ndoshta dhe botërore.

"Të dashur miq, miku im Afrim Mustafa, ish luftëtari i lirisë, publicisti, gazetari, reporteri i fushëbetejave të shqiptarëve në të katër anët e Kosovës, Preshevë dhe Maqedonisë më dhuroi dje veprën e tij të madhe, Enciklopedinë e 2500 të rënëve të kombit tonë në betejat e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në trojet e tyre mijëravjeçare.

Kjo vepër është një nderim i madh për sakrificën sublime të atyre grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave që na bëri në shqiptarëve njerëz të lirë, bëri të mundur që më së fundi dhe ne shqiptarët të kendojmë Këngën e Lirisë. Liria e një kombi është një dhe e pandarë, ndaj dhe vepra e Mustafës mund të konsiderohet Enciklopedia e Lirisë kombëtare të shqiptarëve e shkruar me guximin, trimërinë, vetmohimin, gjakun dhe jetën e kryekomandantit,,kryeheroit të kohërave moderne të shqiptarëve, Adem Jasharit, komandantëve dhe luftetarëve të tjerë legjendarë.

Te dashur miq, Lufta Çlirimtare e Kosovës, që nga betejat e Skënderbeut deri sot, përbën faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në këto beteja ne kemi kulmet e heroizmës shqiptare, por ndoshta dhe botërore. Libri i Afrim Mustafës është Përmendorja më e bukur e të rënëve tanë. Këtu, ata si në një panteon lirie qëndrojnë dhe prehen të përjetshëm pranë njëri- tijetrit si vëllezër në ideale për të cilat u flijuan. Ndaj, le të falënderojmë ne me mirënjohje të thellë z. Afrim Mustafa për Enciklopedinë e tij të lirisë kushtuar atyre qe na rikthyen lirinë dhe dinjitetin kombëtar të munguar".

ME RESPEKT DR. SALI BERISHA

 

Si e ëma dhe e bija, kjo foto e Lulës me vajzën iu ka ikur (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 09:35 AM PDT

U komentua aq shumë për look-un e saj, Lulja me pamjen në synetinë e djemve u bë qendër e vëmendjes mediative, përcjell ORAinfo.

Lulja e kombinua me vajzën e saj, me fustana të njetja ato shkëlqyen si nënë e bijë.

Si e ëma dhe e bija, ato të dyja ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Për më shumë shikoni këtë foto nga ahengu i tyre familjar.

‘Tronditet’ Inter, merr lajmin shokues (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 09:30 AM PDT

Inter ka konfirmuar se futbollisti, Joao Cancelo ka pësuar një tendosje në  ligamentin e tij të kolateralit medial dhe do të mungojë për disa  javë, transmeton ORAinfo.

Mbrojtësi i plotë i është bashkuar javë më parë në një kontratë huazimi me Valencian, mori një dëmtim në gjun ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Portugalinë.

"Joao Cancelo ishte sot në mëngjes i ka nënshtruar kontrollimeve mjekësore dhe instrumentale në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano pas lëndimit të pësuar në trajnimin e Portugalisë dje.

Kontrollet treguan një tendosje për ligamentin e kolateralit medial të gjurit të djathtë. Gjendja e Cancelo-s do të vlerësohet javë pas jave ", thuhet në njoftimin e klubit italian./ORAinfo/

Të moshuarit: Meny ushqimore për shtimin e oreksit

Posted: 30 Aug 2017 09:24 AM PDT

Veçanërisht konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium, ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta 

Humbja e oreksit dhe shtimi i problemeve shëndetësore, theksohet më shumë veçanërisht në moshën e tretë. Te të moshuarit, përveç disa sëmundjeve, ndodh edhe humbja e ndjenjës së shijes, e cila përkeqëson oreksin deri në humbjen e tij. Madje përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve. Dramatike po kështu është edhe humbja e dhëmbëve, e cila mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes. Për këtë mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë me ushqim të balancuar veçanërisht te të moshuarit për shëndet të mirë dhe forcë.

Ushqyerja

Në një moshë të avancuar është e nevojshme të mbahen parasysh disa aspekte të cilat janë faktorë rreziku për kequshqyerjen e kësaj moshe, si: vetmia, të ardhurat e pakta, invalidët, sëmundjet kronike, depresioni, përdorimi i barnave të ndryshme. Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t'ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të tensionit: Shtojini kalium ushqyerjes suaj. Konsumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium, ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.

Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të përpunuara, nëse jeni të interesuar të ulni presionin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunuara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të veshkave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale.

Këshilla

Pini rregullisht ujë gjatë ditës, deri 1-2 litra në ditë apo 4-6 gota, pa pritur të keni ndjesinë e etjes në trupin tuaj dhe shmangni shtimin e kripës në pjatat e përgatitura. Zgjidhni dhe përgatisni ushqimin duke pasur kujdes në përtypje apo tretje, në veçanti gratë e moshës së tretë të bëni kujdes për sigurimin e kalciumit kaq të nevojshëm për to, sidomos pas menopauzës, kur fillon edhe shtimi i humbjes së masës kockore.

Kujdes

Të mundoheni të konsumoni një dietë ushqimore të pasur dhe të ekuilibruar. Të mënjanoni konsumimin e pjatave të ftohta, të parapërgatitura kohë më parë apo të ringrohura. Të zgjidhni ushqimet në bazë të përtypjes edhe për të lehtësuar aparatin tretës, që tek i moshuari është më pak eficent. Shumë e rëndësishme është përgatitja e ushqimeve. Kështu duhet të ngrijmë mishin, të zgjedhim fruta të pjekura mirë apo t'i konsumojmë të qëruara dhe të grira në copa. Të gatuani pjata tip supe, pure, merrni bukë të butë ose zbuteni më ujë apo qumësht. Shmangni vaktet e rënda. Hani mëngjes të plotë që të përmbajë përveç të tjerave edhe qumësht ose kos. Të ruani një peshë trupore të pranueshme, duke kryer një aktivitet motor të mirë dhe duke mos abuzuar me ushqimet e yndyrshme apo ëmbëlsirat. Ulni yndyrat shtazore duke zgjedhur rregullisht peshk dhe mish të bardhë për konsum, pulë, gjel, lepur, por mos e teproni me konsumimin e djathërave sidomos të stazhionuar. Konsumoni shpesh fruta dhe perime të freskëta. Mos e teproni me përdorimin e pijeve alkoolike dhe konsumin e tepërt të kripës. Mënjanoni ushqimet shtazore të gjalla ose gjysmë të pjekura apo salcat me bazë veze të freskët të papërpunuar, pasi kanë një rrezik të lartë ndotjeje.

 

Këshilla:

– Duke ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe duke u ekspozuar në diell, kur është e mundur, ndihmojnë në shëndetin e kockave.

– E rëndësishme të konsumoni qumësht, patate, oriz, makarona si dhe mish e peshk.

– Prodhimet si djathi, qumështi, kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B 12.

– Rekomandohet konsumimi i 6-8 gota lëngje në ditë, të ngrohta dhe të ftohta.

 

Meny                                                        Kalcium

1 patate e vogël e pjekur                            610 mg

220 g kos pa yndyrë                                   580mg

1 banane                                                     422 mg

1 filxhan qumësht                                      380mg

75 g mish viçi i pjekur, pa dhjamë             371 mg

1 filxhan lëng portokalli                             355 mg

1 filxhan tërshërë                                       120 mg

 

Zbulohet se njerëzit që konsumojnë shumë kafe vdesin më vonë

Posted: 30 Aug 2017 09:18 AM PDT

Konsumimi i kafeinës ndihmon miliona njerëz që të zgjohen në mëngjes për të patur një ditë mjaft të mirë.

Ka një përfitim nga kafeja, e cila zvogëlon mundësinë që të vdisni herët. Pas një studimi mbi 20 mijë burra dhe gra të moshës së mesme, nëse pini 4 kafe në ditë atëherë keni përfitime mjaft të mëdha.

Studiuesit nga spitali de Navarra në Spanjë zbuluan se njerëzit që pinë kafe rregullisht kanë vdekshmëri 2/3 më të ulëta se ata që nuk e pinë.

Dihet se kafeina përmban antioksidantë që janë përgjegjës për cdo përfitim shëndetësor. Studimi u bë për një periudhë prej 10 vitesh që të ishte cdo gjë e detajuar për të arritur në konkluzionin e duhur.

Shkencëtarët japin përgjigje për femrat që u rriten flokët ngadalë

Posted: 30 Aug 2017 09:13 AM PDT

Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi. Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre.

Nuk ka garancë që flokët t'ju rriten si të Rapunzel (personazh i filmave të animuar, që karakterizohet me flokë të gjata). Pse? Sepse të gjithë kanë një cikël rritjeje të flokëve që është përcaktuar nga gjenetika.

"Tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet", thotë shkencëtari i Living Proof-Eric Spengler. Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj. Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t'ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj. Pasi fija e flokut të arrijë fundin e ciklit të tij (e cila shkurtohet me moshë), nuk ndalon vetëm rritjen por folikuli i saj do të bjerë dhe një tjetër do të fillojë të rritet në vendin e saj. Kjo shpjegon se pse është normale që të humbni 50 deri 100 fije në ditë.

Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t'ju rriten flokët tuaj. Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë.

 

OVL në Ferizaj e shqetësuar me vonesën e pensioneve

Posted: 30 Aug 2017 08:29 AM PDT

Më shumë se 33 mijë veteranë të luftës së UÇK-së nuk i kanë marrë pensionet e muajit gusht, ngase nuk është bërë rishikimi i buxhetit, pasi ende nuk janë krijuara institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësuesi i veteranëve luftës në komunën e Ferizajt, Rafiz Sejdiu, tha se ankesat e veteranëve për këtë çështje janë shumë të mëdha.

"Po presim që kjo të bëhet në 10 ditëshin tjetër të këtij muaji, sa më është referuar mua, pasi që edhe unë kam presion nga veteranët të cilët vijnë çdo ditë dhe interesohen për këtë, pasi kategoria e veteranëve është në një gjendje jo të mirë materiale dhe interesimet e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha",tha Rafiz Sejdiu.

Ndërsa, sa i përket letrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për rishikim të listave të veteranëve, përfaqësuesi i organizatës së veteranëve të luftës në Ferizaj, tha se në këtë zonë ka më pak falsifikime, por shtoi se do të punojnë për pastrimin e tyre.

"Ne nuk kemi marrë letër të posaçme si organizatë e veteranëve, por ne e kemi analizuar letrën që ka ardhur nga kryetari i Kuvendit dhe nga Agim Çeku, natyrisht që ne e mbështesim këtë, pasi që realisht këto lista janë të fryra në një zonë më shumë, në një zonë më pak, por çdo vend ka këso raste, Zona Operative jona e Nerodimës ka më pak raste në krahasim me zonat e tjera, por nuk do të thotë se edhe këtu nuk ka, por është mirë të denoncohen në prokurori, jo vetëm veteranët por edhe qytetarët të cilët kanë fakte që ndonjë veteran që është në listë të veteranëve ka qenë me ta qoftë në Stankovec apo dikund tjetër",tha Sejdiu.

Sejdiu tha se mosmarrja e pensioneve nga veteranët do t'u shkaktoj shumë telashe atyre, e sidomos kur jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, por shpreson që kjo nuk do të zgjatet më shumë se 10 ditë, pasi që shumica e veteranëve, sipas tij, varen nga ky pension, transmeton Televizioni Tema

Arrestohen dy persona në Ferizaj për trafikim me njerëz

Posted: 30 Aug 2017 08:10 AM PDT

Ferizaj.30.08.2017. Pas hetimeve të zhvilluara, me 29.08.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprën "trafikim me njerëz".

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima femër shqiptare pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave është dërguar në strehimore.

Nisma akuzon pushtetin lokal se po ndez objekte për përfitime personale

Posted: 30 Aug 2017 07:50 AM PDT

Ferizaj.30.08.2017. Nisma për Kosovën në Ferizaj, ka reaguar për rrënimin e objektit që deri sot ndodhej në rrugën "Ahmet Kaçiku", duke thënë se zjarri që e kaploi disa herë këtë objekt u shkaktua me qëllim. Kryetari i këtij subjekti, Besnik Berisha, tha se e gjithë kjo është bërë për interesa të pushtetarëve.
"Është rrënuar për interesa të njerëzve që janë të lidhur me pushtetin, unë e ftoj edhe Prokurorinë e Shtetit të shikoj pse nuk është ruajtur ky objekt që dy muaj, dhezet pa ndërprerë prej njerëzve të papërgjegjshëm, komuna është dashur të bëj vendosjen e kamerave, të bëj ruajtjen fizike të objektit, janë rialokuar disa mjete për disa projekte, nuk është paraparë dje në seancë që 125 mijë euro të ndahen për rujatjen e këtij objekti, gjithashtu është marrë vendim për ruajtjen e disa drunjve, ndërsa nuk e kanë parë të arsyeshme që të futet me një vendim edhe ruajtja e këtij objekti",tha Berisha.
Berisha akuzoi shoqërinë civile dhe opozitën që nuk kërkuan ruajtjen e këtij objekti, duke thënë se mes këtyre të fundit dhe pushtetit ekzistojnë interesa të përbashkëta.
"Ka qenë objekt që është dashur të ruhet, përgjegjësia nuk është vetëm e ekzekutivit, por edhe e opozitës, të cilët asnjëherë në asnjë rast nuk janë prononcuar për ruajtjen e këtij objekti dhe për hetimin e zjarrvënies së qëllimshme ndaj këtij objekti, sikurse opozita të ishte e zëshme nuk do të vinte deri tek rrënimi dhe ndezja e këtij objekti, mirëpo këto janë interesa të ndërlidhura të opozitës dhe pozitës, sikur të ishte ngritur zëri jo vetëm nga Kuvendi, por edhe nga shoqëria civile se nuk kemi reagim edhe nga ta, nuk do të vinte deri te ky rrënim i këtij objekti", theksoi Berisha.
Berisha shtoi se është detyrë e kryetarit të komunës që t'i ruaj vlerat e qytetit.
Objekti që pushteti e rrënoi sot ka shërbyer si spital para disa dekadave.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more