Skip to main content

“Shqipëri: Rama emëron një qeveri të ristrukturuar dhe të reduktuar” plus 12 more Radio Evropa e Lirë

“Shqipëri: Rama emëron një qeveri të ristrukturuar dhe të reduktuar” plus 12 more Radio Evropa e Lirë


Shqipëri: Rama emëron një qeveri të ristrukturuar dhe të reduktuar

Posted: 27 Aug 2017 09:16 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka emëruar një qeveri të ristrukturuar, me qëllim që të shtohet rritja ekonomike e vendit nga 3.8 në 5% gjatë katër viteve të ardhshme. Zoti Rama i tha sot udhëheqjes së Partisë Socialiste, lider i së cilës është, se kabineti do të reduktohet nga 20 në 14 poste ministrore, duke e bërë atë "më të vogël por më bashkëpunues". Në kabinetin e ri ruhet nurmi i njejtë i femrave dhe meshkujve. Partia Socialiste e krahuit të majtë e siguroi mandatin e saj të dytë në zgjedhjet e qershorit, duke i fituar 74 vende deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vende dhe mund të qeveris pa aleatë. Partia Demokratike në opozitë i fitoi 43 vende, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ishte pjesë përbërëse e kalicionit të kaluar qeveritar, i ka 19 deputetë. Katër vende të tjera janë fituar nga grupimet e vogla partiake. Demokratët thanë se emërimet për qeveri përfaqësojnë "kthim në pushtet të elitës ish-komuniste", që do të çoj "në thellimin e sundimit privat të Edi Ramës dhe të grupit të vogël", raporton agjencia AP nga Tirana. Disa nga çështjet kryesore në Shqipëri janë çrrënjosja e korrupsionit, luftimi i trafikimit të drogës, përmirësimi i të ardhurave dhe ulja e papunësisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009 dhe dëshiron fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, gjatë vitit të ardhshëm. Qeveria e re duhet të votohet kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në fillim të muajit të ardhshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: Do të bëhet “presion paqësor” ndaj Koresë Veriore

Posted: 27 Aug 2017 08:03 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, thotë se lansimi i tri raketave balistike nga Koreja Veriore, këtë javë, ishte një akt provokues, por Uashingtoni do të vazhdoj të gjej zgjidhje paqësore. "Ne e shohim këtë si akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë", tha sot Tillerson, gjatë një interviste për rrjetin televiziv, Fox News. "Ne do të vazhdojmë me fushatën e presionit tonë paqësor, siç e kam përshkruar unë, duke punuar me aleatët, me Kinën, po ashtu, për të parë se nëse ne do ta sjellim regjimin në Phenian në tryezën e negociatave", tha Tillerson. Dje Koreja Veriore i ka shkrepur tri raketa me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë. Zyrtarë ushtarakë të Koresë Jugore thanë se këta projektilë kishin fluturuar afro 250 kilometra dhe kishin rënë në det. Komanda për Paqësor e Shteteve të Bashkuara tha se i ka detektuar tri raketa balistike me rreze vtë shkurtër veprimi, që duket se ose kishin dështuar gjatë fluturimit ose kishin eksploduar pothuajse menjëherë. Ushtria amerikane tha se raketat nuk kishin për qëllim ta goditnin ujëdhesën amerikane Guam në Paqësor. Aktualisht, Pheniani ishte kërcënuar për ta goditur Guamin me raketë, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ishte përgjigjur se Shtetet e Bashkuara, në rast të sulmit të këtillë, do të hakmerreshin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e ka arrestuar edhe personin e dytë për sulmin në Londër

Posted: 27 Aug 2017 06:21 AM PDT

Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin kundër tre oficerëve të policisë, nga një person me thikë në Pallatin Buckingham në Londër. Personi 30 vjeçar është arrestuar në pjesën perëndimore të Londrës i dyshuar se ishte "i involvuar në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit", tha sot policia. Para dy ditësh një person e ka sulmuar minibusin e policisë në rezidencën zyrtare të Mbretëreshës në Londër dhe është mbajtur nga tre oficerët e policisë, të cilët pësuar lëndime të vogla. Policia tha se personi 26 vjeçar, i cili ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, tash për tash mbetet në paraburgim deri më 1 shtator. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë politike nuk ua besojnë udhëheqjen e komunave grave

Posted: 27 Aug 2017 05:24 AM PDT

Nga 38 komuna, në të cilat do të mbahen zgjedhjet lokale më 22 tetor, vetëm në gjashtë prej tyre kandidate për kryetare janë gra.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Shqetësim për burgosjen e gazetarit Aliyev në Azerbajxhan

Posted: 27 Aug 2017 05:13 AM PDT

Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur "thellësisht i shqetësuar" për burgosjen e drejtorit të agjencisë së pavarur të lajmeve "Turan", në Azerbajxhan, Mehman Aliyev, dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pagat “jomeritore” të deputetëve

Posted: 27 Aug 2017 03:52 AM PDT

Pagat e larta të deputetëve në një vend të varfër, siç është Kosova, po kundërshtohen nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ata thonë se deputetët e Kosovës po marrin paga të larta dhe jo meritore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Volker: Ukraina ende nuk është e gatshme për NATO

Posted: 27 Aug 2017 03:35 AM PDT

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë, Kurt Volker, thotë se ky vend ende nuk është i gatshëm për anëtarësim në NATO dhe nuk është as afër për ta marrë ftesën për bashkim me aleancën. Gjatë një interviste për rrjetin televiziv, Pryamyi TV, në Ukrainë, mbrëmë vonë, zoti Volker tha se përgatitjet për pranim në aleancën perëndimore të sigurisë zgjasin shumë, megjithqë ai beson se ky vend do të jetë i aftë për t'i bërë të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë atë në fushën e sigurisë, që janë të nevojshme për anëtarësim në NATO. Ai ka theksuar se vendimi final për anëtarësim i takon Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia dhe të gjitha palët e tjera, duhet ta respektojnë këtë vendim. I dërguari special amerikan e ka përshëndetur vendimin e qeverisë në Kiev në vitin 1994, për tërheqje nga armatimi atomik, duke thënë se ai nuk "mendon se armatimet atomike janë diçka pozitive për Ukrainën". I pyetur për ushtrimet e përbashkëta ushtarake bjelloruse – ruse, që do të mbahen në periudhën prej 14 e deri më 20 shtator, zoti Vokker tha se ky ushtrim i quajtur, Perëndimi 2017, tregon se vendet perëndimore duhet ta zhvillojnë së bashku sistemin e tyre të sigurisë dhe të jenë të gatshme për të gjithë skenarët e mundshëm. Në këto ushtrime ushtarake, që mbahen çdo dy vjet, pritet të marrin pjesë afro 13 mijë ushtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët, të zhgënjyer me Kuvendin

Posted: 27 Aug 2017 02:16 AM PDT

Dështimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës që në gjashtë seancat e thirrura të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni, nga qytetarët shihet si problematikë që ndikon drejtpërsëdrejti në jetën e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sulmi ajror amerikan është vrarë një komandant militant

Posted: 27 Aug 2017 01:49 AM PDT

Një komandant i lartë i grupit militant, Al-Shabaab, në Somali, është vrarë nga sulmi ajrore amerikan, muajin e kaluar, ka njoftuar grupi ekstremist, Al-Kaida, nëpërmjet një kumtese në Internet. Al-Kaeda, që është e lidhur me grupin Al-Shabaab, në kumtesën e djeshme theksoi se "aeroplanët e armikut frikacak amerikan janë përpjekur ta sulmojnë atë, por i pari nuk e qëlloi, ndërsa i dyti po, duke e bërë atë martir". Zyrtarët e Somalisë atëherë patën thënë se ushtria e këtij vendi së bashku me "trupat e jashtme aleate" e kanë vrarë personin e identifikuar si Ali Muhammad Hussein ose Ali Jabal, që konsiderohet se ishte përgjegjës për disa sulme terroriste me bomba. Këta zyrtarë nuk e kanë specifikuar se prej nga janë këto "trupa të jashtme", por forcat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë aktive marrin pjesë në sulmet e këtilla, prej se presidenti amerikan, Donald Trump, më herët këtë vit, i ka dhënë ushtrisë autoritet më të gjërë në luftën kundër militantëve të Al-Shabaabit dhe Al-Kaidës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelonë: Marshim masiv kundër terrorizmit

Posted: 27 Aug 2017 01:32 AM PDT

Afro 500 mijë njerëz kanë marshuar dje në Barcelonë të Spanjës, për të demonstruaar kundër sulmeve vdekjeprurëse terroriste, që kanë ndodhur më 17 dhe 18 të këtij muaji. Autoritetet thanë se marshi paqësor ishte mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë, pasi nga sulmet e javës së kaluar janë vrarë 15 vetë dhe janë plagosur më se 120 të tjerë. Raportohet se 6 vetë të lënduar ende janë në gjendje kritike shëndetësore. Për të parë herë deri tash, në këtë marshim ka marrë pjesë edhe Mbreti i Spanjës, Felipe VI, me qëllim që të tregohet solidaritet kombëtar. Marshuesit kanë brohoritur "ne nuk frikësohemi pasi e dimë se dashuria triumfon kundër urrejtjes". Aktorja e njohur nga Katalonja, Rosa Maria Sadra, dhe aktivistja lokale myslimane, Miriam Hatibi, kanë mbajtur fjalime në fund të marshit. Për sulmet vdekjeprurëse në Barcelonë, përgjegjësinë e ka marrë grupi terrorist, Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Raportohet për dy të vdekur nga uragani Harvey

Posted: 27 Aug 2017 01:19 AM PDT

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën nga uragani më i fuqishëm në më tepër se gjysmë shekulli, që e ka goditur gjirin bregdetar të Shteteve të Bashkuara. Paralajmërohet se do të ketë më tepër të reshura shiu dhe vërshime "katastrofike" gjatë ditëve të ardhshme. Uragani Harvey, pardje e ka goditur shtetin amerikan, Teksas, si stuhi e kategorisë së 4-të, që është niveli i dytë më i lartë i sistemit të kategorizimit, me erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Aktualisht, kategoria e tij është ulur dhe ai tash vlerësohet si stuhi tropikale. Një person ka vdekur nga zjarri në shtëpinë e tij,ka njoftuar prefekti i qytetit bregdetar, Rockport, ndërsa një femër e ka humbur jetën derisa ishte në makinën e saj në rrugët e vërshuara të qytetit Hjuston. Stuhia e fundit me kategorinë 4, që i kishte goditur Shtetet e Bashkuara, ishte uragani Charlie në gusht të vitit 2004 në Floridë. Uragani Harvey është stuhia më e fuqishme që e ka goditur Teksasin prej vitit 1961.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në duelin e shumëpritur boksieri Mayweather e nokautoi rivalin McGregor

Posted: 27 Aug 2017 01:03 AM PDT

Boksieri i pamëshirshëm amerikan, Floyd Mayweathwr, ka fituar me nokaut teknik në rundin e 10 kundër rivalit të tij irlandez, Conor McGregor, duke e forcuar trashëgiminë e tij si njëri prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ishte paraparë që dueli të zgjaste 12 runde. Kjo fitore, për të cilën Mayweather, 40 vjeçar, ka insistuar se do të jetë e fundit në karrierën e tij, meqë planifikon të tërhiqet nga arena e boksit, ishte e 50-ta me radhë, pa humbje, kështu që ia kaloi edhe legjendës së kategorisë së rëndë, Rocky Marcianos, i cili i pat fituar 49 duele pa pësuar disfatë. "Kjo ishte lufta ime e fundit, me siguri", tha Mayweather derisa qëndronte në ring, pas fitores. Ai tha se rivali i tij, McGregor (29 vjeçar) ishte boksier shumë i mirë. McGregor është edhe yll i garave në "Ultimate Fight". Ky takim që ishte pritur me interesim të madh në gjithë botën, u zhvillua në Las Vegas, para më se 20 mijë shikuesve. Ishte paralajmëruar se për këtë duel, Mayweather do t'i fitonte 250 milionë dollarë, ndërsa rivali i tij, McGregor, së paku 70 milionë dollarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fqinjësia e mirë, dikton procesin e integrimit të Maqedonisë

Posted: 26 Aug 2017 11:32 PM PDT

Raportet e mira me vendet fqinje paraqesin një hap të dukshëm më pranë integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pjesë e së cilave synon të bëhet vendi, pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat përballen strukturat udhëheqëse të shtetit në këtë drejtim, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more