“Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët” plus 9 more Lajmi i Fundit
“Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët
- Jozefina Topalli sulmon ashpër: Ka dy javë që askush nuk e di ku është Lulzim Basha
- Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia
- Njësia e re e policisë rrugore heq 254 brenda brenda një dite, shoferët ecin me 170 km në orë
- Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 5 persona
- Lufta me Korenë e Veriut, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme
- 3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët?
- Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por…
- Ironi me Bashën, Patozi: Mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një…
- E gjithë bota në frikë, 21 gushti është shumë pranë
Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët Posted: 18 Aug 2017 08:43 AM PDT Sulmi terrorist në sheshin e 'Katalunjës' në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën ka ndodhur ne menyre tjet te dhunshme sir duket nga pamjegt qe janë publikuar diten e sotme. Siç shihet nga pamjet, ku vriten pese personat qe do kryenin sulmin e dyte, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrare te 5. Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla. Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës "El Pais", personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir. Autoritetet besojnë se në sulmin e ndërmarrë mund të jenë përfshirë deri në 12 anëtarë të ISIS. Autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare. The post Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Jozefina Topalli sulmon ashpër: Ka dy javë që askush nuk e di ku është Lulzim Basha Posted: 18 Aug 2017 08:34 AM PDT Lulzim Basha duket se do te kete nje kundershtar te forte edhe pse u rizgjiodh ne krye te PD, pas humbjes ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Me tone te ashpra kritike, Jozefina Topalli ka komentuar “zhdukjen” e tij por edhe zgjedhjet e 25 qershorit. Ja cfare shkruan Topalli ne faqen e saj ne FB: Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete. Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor. The post Jozefina Topalli sulmon ashpër: Ka dy javë që askush nuk e di ku është Lulzim Basha appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia Posted: 18 Aug 2017 07:37 AM PDT Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar, këtë herë në Finlandë, ku një person ka therur disa persona në qytetin jugperëndimor Turku, përpara se të qëllohej me armë zjarri nga forcat e policisë. Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit "Puutori-Market". Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur "Allahu Akbar" në momentin e sulmit. Një postim në "Twitter" nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Spanjë, ku 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në dy incidente, një përplasje me makinë në Las Ramblas të Barcelonës dhe një incident në Cambrils. The post Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Njësia e re e policisë rrugore heq 254 brenda brenda një dite, shoferët ecin me 170 km në orë Posted: 18 Aug 2017 07:18 AM PDT Krijohet Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit . Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore. Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste. Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është: • Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti. • Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore • Eskortimet elitë • Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore. Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore Gjate ditës së djeshme , Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes. Gjatë kontrollit u konstatuan shumë shkelje të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore. Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor . U kostatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtesi në kufijtë 130 – 170 km në orë. Për këtë , u pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit. The post Njësia e re e policisë rrugore heq 254 brenda brenda një dite, shoferët ecin me 170 km në orë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 5 persona Posted: 18 Aug 2017 07:05 AM PDT Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në aksin Fushë-Krujë-Milot. Sipas informacioneve të parë, për pasojë, 5 persona janë plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tyre dhe shkaqet e ngjarjes. Pritet një njoftim zyrtar nga policia. The post Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, plagosen rëndë 5 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Lufta me Korenë e Veriut, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme Posted: 18 Aug 2017 07:00 AM PDT Pas tensioneve të përshkallëzuara, pronari i një kompanie në Kaliforni që ndërton bunkerë, thotë se shumë njerëz në SHBA po kërkojnë që firma e tij t'u bëj strehime anti-bërthamore. Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij. Kjo sipas tij vjen nga kërcënimet në rritje mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore. Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni./bë The post Lufta me Korenë e Veriut, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët? Posted: 18 Aug 2017 06:39 AM PDT Trajneri Zinedine Zidane ende pa nisur mirë sezoni, ka fituar dy Superkupa, atë të Evropës dhe të Spanjës, por asnjë prej trofeve të lakmuar nuk do të llogaritet në përzgjedhjen e trajnerit më të mirë të FIFA-s. Gjithsesi, francezi i Realit të Madridit mbetet sërish pretendenti kryesor për të triumfuar mes kolegëve të tjerë, për sukseset e sezonit të kaluar që kulmuan me triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ish-mesfushori i galaktikëve ka një mestare mbresëlënëse titujsh, u detyrua të kënaqet vitin e kaluar me vendin e dytë, pas Claudio Ranierit.
The post 3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët? appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por… Posted: 18 Aug 2017 06:33 AM PDT Kapiteni i Milanit, në përfundim të Milan-Shkëndija shprehu se kishte shumë emocione në ndeshjen e parë zyrtare me kuqezinjtë. "Ishte një emocion i bukur që të debutoja në 'San Siro', për më shumë si kapiten. M'u deshën pak minuta për ta shuar këtë emocion, por më pas, falë skuadrës arrita që edhe unë të jem më i qetë dhe mbi të gjitha të marrim një fitore mjaft të rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra për të përmirësuar, ndonëse është e dukshme se skuadra po ecën në rrugën e duhur. The post Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ironi me Bashën, Patozi: Mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një… Posted: 18 Aug 2017 06:27 AM PDT Një tjetër kritikë vjen nga kritiku më i ashpër i Bashës, Astrit Patozi. Përmes një statusi në FB, ai ka reaguar lidhur me raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Me tone ironike, Patozi i kujton Bashës se qeveria nuk rrëzohet nga brenda. Ai theksoi ndër të tjera se mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një det i tërë. MESAZHI I PATOZIT The post Ironi me Bashën, Patozi: Mes raportit të ministrave dhe opozitës është në mes një… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
E gjithë bota në frikë, 21 gushti është shumë pranë Posted: 18 Aug 2017 06:15 AM PDT Para disa muajsh, u paralajmërua se 21 gusht 2017 do të jetë dita e shënuar kur do të ndodhë eklipsi që do të mbulojë tërësisht diellin. Ky ekplis, sipas informacioneve, ndodh për herë të parë që nga viti 1918. Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta. Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Amerikë dhe mendohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta. The post E gjithë bota në frikë, 21 gushti është shumë pranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: