Skip to main content

“Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç” plus 9 more Lajmi i Fundit


Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç

Posted: 21 Aug 2017 07:36 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se është vendosur për tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup, pasi autoritetet përkatëse kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë.

Më tutje, Vuçiç u tha gazetarëve në Bariç afër Beogradit, se për këtë vendim ekzistojnë disa arsye, por "organet përkatëse" e kanë përcaktuar këtë dhe i kanë paraqitur atij dhe qeverisë së Serbisë, dëshmi për veprim të tillë, raporton agjencia Beta.

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh", tha Vuçiç.

Ai nuk ka dashur të paraqes detaje të tjera, por tha se "për shtatë apo dhjetë ditë çdo gjë do të jetë si zakonisht"./REL

The post Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Problemi juaj është era e gojës? Mos a anashkaloni, urgjent tek mjeku! Ja nga se rrezikoheni

Posted: 21 Aug 2017 07:30 AM PDT

Një problem i shtuar shumë së fundmi është era e keqe e gojës.

Sipas mjekëve, kjo vjen si një shenjë e trupin pasi vuan nga një sëmundje. Studime të fundit kanë treguar se era që del nga goja mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze.

Këto janë disa prej shenjave që mund të jenë të dobishme për ju.
1. Diabeti
Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.
2. Kanceri në mushkëri
Era e keqe që del nga goja, duke mos pasur dhëmbë të prishur, mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit në mushkëri, thonë hulumtuesit.
3. Dështimi i veshkave
Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes.
4. Obeziteti
Një qendër mjekësore në Los Anxhelos analizoi erën e keqe të gojës të disa njerëzve, për të gjetur nëse ato ishin tregues të zhvillimit të obezitetit. Pasi u studiuan 792 pjesëmarrës, hulumtuesit gjetën se prezenca e disa gazrave të caktuar në frymëmarrje, tregonin nëse një njeri vuante nga obeziteti apo jo.
5. Stomaku
Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me stomakun. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll. Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

The post Problemi juaj është era e gojës? Mos a anashkaloni, urgjent tek mjeku! Ja nga se rrezikoheni appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por e pabesueshme çfarë u ndodh

Posted: 21 Aug 2017 07:23 AM PDT

Dihet që vera është sezoni dasmave dhe shume çifte zgjedhin që para ceremonisë të bëjnë edhe një videoklip, por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre.

Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani. Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash.

Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve. Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona.

The post Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por e pabesueshme çfarë u ndodh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skandali/ E pabesueshme sjellja e policit maqedonas me skuadrën e Skënderbeut, ja çfarë i bën (Video)

Posted: 21 Aug 2017 07:22 AM PDT

Prej ditësh vazhdon të përflitet sjellja aspak e pranueshme e policisë maqedonase ndaj skuadrës shqiptare të Skënderbeut, e cila udhëtonte nga Zagrebi në Shkup, e më pas me autobus për në kufirin shqiptar.

Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të përndjekjes së policisë maqedonase, e cila ka shoqëruar autobusin e skuadrës korçare.

Në një moment, stafi dhe skuadra kanë vendosur të ndalojnë për ujë, apo për nevoja personale në një karburant, pa pyetur askënd, pasi kishin udhëtuar shumë orë pa lëvizur nga autobusi. Por makina e policisë i është kthyer menjëherë duke tentuar të bllokojë derën, për të mos dalë askush nga autobusi.

Një situatë e papranueshme, për të cilën as Ambasada shqiptare në Shkup nuk ka asnjë informacion. Të kontaktuar nga Top Channel, ata thonë se nuk janë sinjalizuar për asnjë situatë të veçantë që solli në këtë përcjellje të pakuptimtë të skuadrës shqiptare nga territori maqedonas./tch

The post Skandali/ E pabesueshme sjellja e policit maqedonas me skuadrën e Skënderbeut, ja çfarë i bën (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, ankohet në Kushtetuese

Posted: 21 Aug 2017 07:17 AM PDT

Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e konfrimoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Mësohet se përmes avokatëve në Shqipëri, Frroku ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim.

Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja.
Një burim pranë kësaj gjykate pohoi se, avokatët argumentojnë si shkelje faktin se të njëjtët gjyqtarë që lanë në fuqi dënimin e përjetshëm, në fakt kanë shqyrtuar më herët edhe masën e sigurimit personal. Në këtë situatë, sipas avokatëve, gjykimi është paragjykuar ndaj dhe vendimi i Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe të rigjykohet.
Ndërkohë, Arben Frroku mbahet nga drejtësia holandeze, derisa të ketë një vendim nëse do të ekstradohet apo jo. Frroku u shpall në kërkim për vrasjen e ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u qëllua me breshëri automatiku në shkurt të vitit 2013, teksa po kthehej në shtëpi. Gjatë gjykimit, Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm, ndërkohë që me të njëjtat prova, Gjykata e Shkallës së Dytë (Apeli) vendosi burg të përjetshëm. Por vendimi i Shkallës së Parë që i dha atij lirinë, i dha gjithashtu kohë të arratisej nga Shqipëria, edhe pse muaj më vonë u arrestua në Holandë nën një identitet të rremë dhe me dokumentet e një shtetasi grek, të quajtur Renato Tsepa./tch

The post Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, ankohet në Kushtetuese appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Serbia tërheq urgjentisht diplomatët e saj nga Maqedonia

Posted: 21 Aug 2017 07:02 AM PDT

Serbia ka tërhequr të gjithë stafin e vet diplomatik nga ambasada serbe në Shkupë informojnë mediat maqedonase dhe serbe.
Mësohet se ambasadorja, Dusanka Divjak-Tomiq dhe pjesa tjetër e stafit kanë udhëtuar prej mbrëmjes së djeshme për në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë deklaroi herët në mëngjes se kishte marrë një note nga ambasada serbe në Shkup ku informonte se i gjithë stafi është tërhequr për konsultime në Beograd.
Nga kjo ministri thuhet se në komunikim me palën serbe po tentohet të mësohen arsyet e këtij veprimi

Gazeta serbe Blic, raporton se arsye e largimit të personelit nga ambasada e Serbisë, është siguria e munguar rreth objektit, por që nuk dihet për specifika të tjera.

The post Serbia tërheq urgjentisht diplomatët e saj nga Maqedonia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Kur merr topin Messi ndodh dicka magjike”

Posted: 21 Aug 2017 06:54 AM PDT

Valverde foli në "beIN" pas ndeshjes së parë të La Liga-s për sezonin e ri futbollistik. Kjo ishte analiza e tij, e bërë së shpejti:

"Na ka kushtuar me lodhje kjo fitore, sepse kundërshtari u mbrojt mirë. Tentuam me mënyrën tonë për ta bërë ndeshjen më të hapur. Në përgjithësi kemi qenë mirë dhe jemi shtrënguar. Në gjysmën e dytë të ndeshjes kemi zbritur rrjedhshëm." Në lidhje me "hat-trick"-in e Messit, ai tha: "Ju gjithmonë mendoni se Messi do të shënojë, por sot ai nuk ka shënuar. Mendova se i pari ishte goli i tij, por më mirë do ta kisha rezervuar. Ne e dimë se kur merr topin, ndodh diçka magjike."

Për sa u përket transferimeve në merkato (Seri, Coutinho, Dembele) dhe thashethemeve të së dielës për klauzolën e Messit, i kërkoi që sa më shpejt të sqarohen të gjithë: "Derisa merkatoja është e hapur, nuk do të ndalet thashethemet. Kemi pasur mjaft frikë këtë verë. Ne nuk duam më frikë…" Dhe në fund, një kujtesë e bukur për viktimat: "Është një situatë e vështirë për të gjithë, për njerëzit në përgjithësi. Dita pas sulmeve ishte e rrallë. Njerëzit ishin të heshtur dhe pastaj në një farë mase t'i tërhiqesh. Ideja jonë ishte që t'ia dedikojmë popullit ndeshjen dhe të ruajmë një ndjenjë të mirë përmes të luajturit futboll."

The post “Kur merr topin Messi ndodh dicka magjike” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar

Posted: 21 Aug 2017 05:50 AM PDT

Policia e antiterrorizmit italian ka intesifikuar kontrollin në territor me rezultat arrestimin e disa personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është arestuar dhe shqiptari Bledar Ucaj 24 vjec i akuzuar si anëtar i një bande grabitësish që kishte kryer mbi 70 grabitje në provincën e Barit.

Shtetasi Bledar Ucaj ka rënë në rrjetin e kontrollit të antiterrorizmit italain pas intesifikimit të bashkëpunimit me Policinë kufitare të Portit të Barit.

Shqiptari Bledar Ucaj u identifikua e u arrestua në një traget të linjës që udhëtonte nga Bari drejt Shqipërisë.
24 vjeçari Ucaj mundi t'i shpëtojë operacionit të Policisë italiane i ekzekutuar më 11 gusht i cili çoi në arrestimin e 9 personave si anëtarë të një bande kriminele që kryente grabitje të dhunshme në Bari e në rrethinat e tij.

The post Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Çanta e braktisur, alarm për bombë tek ’21 dhjetori’, e moshuara: E harrova unë

Posted: 21 Aug 2017 05:45 AM PDT

Një çante e braktisur në mes të rrugës në zonën e '21 dhjetorit' ka alarmuar policinë e Tiranës. Pas telefonatës së mbërritur në qendrën operative, forcat policore të komisariati nr.2 u nisën drejt vendit të ngjarjes. Në vendngjarje shkuan edhe njësia anti-eksploziv, si dhe RENEA. Pas kontrollit të njësisë anti-eksploziv, rezultoi se në cantë nuk kishte asnje lendë të rrezikshme.

Për të parandaluar çdo situatë, policia rrethoi zonën përqark, duke bllokuar edhe kështu qarkullimin e mjeteve.

Fakti që çanta ishte lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohej se brenda saj mund të kishte lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ndërmori një sërë masash sigurie.

Pas hetimeve u zbulua se çanta i përkiste një gruaje të moshuar, e cila e kishte harruar në rrugë. Ka qenë vet e zonja e çantës që kishte marrë në telefon policinë, pasi kishte dëgjuar për ngjarjen.

The post Çanta e braktisur, alarm për bombë tek '21 dhjetori', e moshuara: E harrova unë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Big Beni” i Londrës do heshtë për katër vitet e ardhshme

Posted: 21 Aug 2017 05:30 AM PDT

Big Beni i Parlamentit të Britanisë sot ka tingëlluar për herë të fundit, pasi gjatë riparitmit të paraparë do të jetë i heshtur për pothuajse katër vite.

Këmbana e tij e njohur me peshë prej 13.7 tonelatave, do të jetë jashtë funksionit, me përjashtim të rasteve speciale.

Shkak për këtë heshtje do të jetë riparimi i Kullës Elizabeth, ku gjendet këmbana.

Gjatë punëve të riparimit, kulla pjesërisht do të jetë e rrethuar me skele dhe nuk do të duket e plotë.

Ky objekt është ndër vendet që vizitohen dhe fotografohen më së shumti në Londër.

Për çdo orë, është dëgjuar tingulli në Big Ben, për më tepër se 150 vjet. Herën e fundit, ai kishte heshtur në vitin 2007.

Vendimi për ta heshtur njërën prej orëve më të njohura në botë për kaq gjatë, është kritikuar nga establishmenti britanik, ndërsa parlamenti ka thënë se do ta shqyrtoj përsëri zgjatjen e heshtjes së tij.

The post “Big Beni” i Londrës do heshtë për katër vitet e ardhshme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more