Skip to main content

Tirana Observer: “31 % e shqiptarëve duan sistem autoritar” plus 9 more

Tirana Observer: “31 % e shqiptarëve duan sistem autoritar” plus 9 more


31 % e shqiptarëve duan sistem autoritar

Posted: 19 Aug 2017 08:51 AM PDT

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 31% e shqiptarëve preferojnë më shumë një sistem autoritar qeverisjeje sesa demokracinë.

Gjetjet janë bërë publike në vrojtimin "Jeta në Tranzicion", që BERZH bën mbi të gjitha ekonomitë në zhvillim.

Sipas raportit, pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e qytetarëve të Europës Perëndimore. Madje, ajo është më e lartë edhe sesa mesatarja e ish-vendeve komuniste të ngjashme me Shqipërinë, ku treguesi raportohet 28%.

Sipas vrojtimit, vetëm 50% e shqiptarëve preferojnë një sistem demokratik qeverisjeje, ndërsa pjesa tjetër shprehen neutralë. Të dhënat tregojnë madje se mbështetja për demokracinë në Shqipëri është ulur ndjeshëm në 6 vitet e fundit, nga 57% që ishte në vitin 2010, në 50% aktualisht.

Vrojtimi paraqet një panoramë të ngjashme edhe për preferencat mbi sistemin ekonomik. Sipas BERZH, një e treta e shqiptarëve dëshirojnë të kenë një ekonomi plani të centralizuar, si ajo e regjimit komunist. Kjo shifër është 13 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e vendeve të Europës Perëndimore, por në raport me vendet e tjera në tranzicion ajo është lehtësisht më e ulët.

Gjetjet e vrojtimit janë rezultat i intervistave direkte. Sipas BERZH, hartuesit e sondazhit kanë pyetur 1500 veta për secilin nga 29 vendet e përfshira në vrojtim. Përfundimi kryesor është se në vendet ish-komuniste të lindjes, nostalgjia për të shkuarën, të paktën sipas BERZH, është jo e vogël.

United i pandalshëm, poker ndaj Swansea

Posted: 19 Aug 2017 08:46 AM PDT

Manchester United mori një tjetër fitore me poker golash në Premier League, këtë herë kundër Swansea në transfertë.

"Djajtë të kuq" shënuan tre golat e fundit brenda 4 minutave, duke tronditur vendasit.

Eric Bailly kaloi miqtë në avantazh në minutën e 45-të, ndërkohë që Lukaku dyfishoi avantazhin për United në minutën e 80.

Pas 2 minutash, Pogba realizoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe më pas i katërti u realizua nga Anthony Martial me një vrapim të shpejtë dhe goditje të saktë, që ishte e pakapshme për portierin Fabianski.

Javën e kaluar United mundi 4-0 Uest Ham në "Old Trafford".

Cuculi: Nuk duhej të pësonim aq shumë gola, Suso problematik, por Kessie…

Posted: 19 Aug 2017 08:34 AM PDT

Shkëndija e Tetovës ka qenë në qendër të vëmendjes së mijëra tifozëve mbarëshqiptarë me paraqitjet e saj në Europa League.

Skuadra kuqezi nuk e pati fatin të kishte një kundërshtar më të lehtë në play-off, por nga ana tjetër iu dha mundësia të sfidonte një ekip të madh si Milan në "San Siro".

Në takimin e parë, tetovarët pësuan një humbje të thellë 6-0, e megjithatë ecin para me kokën lart për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi për tifozët e tyre të palodhur.

Lideri i mbrojtjes së Shkëndijës, Ardian Cuculi në një intervistë për eduasportin.com ka rrëfyer emocionet e ndeshjes ndaj shtatë herë kampionëve të Europës.

Lojtari 30-vjeçar ka treguar gjithashu bisedën me trajnerin dhe presidentin pas sfidës dhe duelin me lojtarët milanezë.

Ardian, si ishte të luanit në "San Siro"?

Një ndjenjë e mirë dhe arritje e madhe, ku ndoshta dikush e ka ëndërr të shikojë një ndeshje në "San Siro", ndërsa ti e ke mundësinë që të luash. Mund të them që ishte një stadium gjigant që dhuronte një atmosferë të zjarrtë.

Milan është një emër i madh. Ju vjen keq që pësuat gjashtë gola ?

Sigurisht që Milan është një emër i madh në futboll, shtatë herë kampionë Evrope. Normalisht që na vjen keq, sepse edhe mund t'i evitonim disa gola. Por ja që fati deshi të ishte kështu dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Gjashtë gola janë në të vërtetë shumë, duke pasur parasysh me atë çfarë treguam në fushë. Mendoj se nuk e merituam atë rezultat, por tani le të shpresojmë se ndeshjen e kthimit të tregojmë fytyrë tjetër.

Çfarë ju tha trajneri pas ndeshjes? Po presidenti?

Trajneri pas ndeshjes na tha që duhet të tregojmë fytyrë tjetër në sfidën e kthimit, kjo ndodhi tashmë dhe duhet të vazhdojmë përpara!

Presidenti na inkurajoi dhe na dha mbështetje maksimale pavarësisht rezultatit. Ishte i kënaqur që arritëm deri aty, do të vazhdojë të na mbështesë maksimalisht!

Keni marrë ndonjë mesazh nga tifozët pas takimit…

Do të vazhdojnë të na mbështesin dhe janë krenarë për ne.

Çfarë duhet të presim nga Shkëndija në ndeshjen e kthimit?

Do të mundohemi të tregojmë fytyrë tjetër nga ndeshja e parë. Do të japim gjithçka nga vetja që tifozët të ndihen krenar dhe t'i shprehim falënderimet tona, që na kanë mbështetur në çdo kohë, në çdo ndeshje pavarësisht rëndësisë së saj dhe në këtë periudhë me temperatura kaq të nxehta. Sidomos për mbështetjen e madhe që treguan në Milano.

Do kishit preferuar një kundërshtar më të lehtë për të kaluar fazën e grupeve?

Normalisht që po, por fati deshi kështu, të përballemi me Milan. Por, do të vazhdojmë para duke shpresuar se vitin e ardhshëm të bëjmë hapin për t'u futur në grupe.

E dinit që edhe në Shqipëri ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për Shkëndijën?

Po e dinim dhe me këtë rast dua t'i falënderoj nga zemra të gjithë tifozët dhe sportdashësit shqiptarë që na kanë mbështetur.

Cilin nga lojtarët e Milan e kishit më të vështirë për t'a markuar?

Mendoj që Suso. Të gjithë ishin të vështirë për t'u markuar, por ai ishte lojtari që vertikalizonte dhe pasonte topa në korridore për sulmuesit, lojtar i jashtëzakonshëm.

Cili ju bëri më shumë përshtypje nga Milan?

Kessie, mesfushor shumë i fuqishëm.

Keni frikë nga ndonjë goleadë në ndeshjen e kthimit?

Tani frika egziston çdoherë, pasi bëhet fjalë për një ekip si Milan. Besoj se do të luajmë shumë më mirë në ndeshjen e kthimit dhe do të bëjmë çmos që të paktën të marrim ndonjë rezultat pozitiv.

Të ndalemi pak te Partizani. Ju erdhi keq që nuk e arriti objektivin as këtë vit?

Shumë, por më e rëndësishmja për Partizanin është që po ndërton themelet e klubit në aspektin e infrastrukturës dhe po ndërtohet një ekip i ri nën kupolën e italianëve. Tani mbetet të shpresojmë që të arrijnë të bëhen kampionë.

Egziston një rikthimin i mundshëm, duke qenë se keni pasur eksperiencë pozitive dhe jeni i mirëpritur dhe nga tifozeria e kuqe?

Futbollit nuk i dihet asnjëherë dhe as se si vjen puna. Unë kam vetëm kujtime të mira atje! Kaq.

Intervistoi: Eva Marku

Pak kohë larg syve të publikut, vajza e Kledi Kadiut është rritur kaq shumë

Posted: 19 Aug 2017 07:50 AM PDT

Edhe pse në faqet e Kledi Kadiut nuk kanë munguar fotot me të bijën Lea, ato janë të pakta dhe kryesisht kanë qenë të përqendruara në periudhën pas lindjes së saj.

Balerini është nga ata njerëzit shumë të përkushtuar ndaj profesionit dhe po të shohësh faqet e tij janë të mbushura me pamje nga shkollat, spektaklet apo aktivitetet e baletit.

Edhe kaq duhet dhe fëmijët rriten. Këto ditë, teksa ka gjetur më shumë kohë për të qëndruar me familjen, balerini i njohur shqiptar që jeton prej kohësh në Itali, ka postuar ca foto nga pushimet verore me të bijën. Dhe ajo është rritur kaq shumë…

Edhe pse thuhet që vajzat i ngjajnë babit, Lea duket sikur ngjason më shumë me të ëmën, e cila siç rikonfirmohet nga kjo foto është një vajzë shumë shumë simpatike…Me fat Kledi, për gocat e tij!

“Raport joprofesional”, Mandija i përgjigjet Ramës: Ministrat teknikë u penguan në punën e tyre 

Posted: 19 Aug 2017 07:26 AM PDT

Pak deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili e konsideronte të njëanshëm dhe jo profesional raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit, zv.Kryeministrja teknike Ledina Mandija është kundërpërgjigjur publikisht gjatë një konference me gazetarë

"Task Forca ka pasur për qëllim monitorimin e të gjithë institucioneve, të cilat kanë raportuar rregullisht dhe saktë gjatë gjithë procesit zgjedhor në task-force. Dua të sqaroj edhe se faktet,  të dhënat, raportimet gjatë procesit elektoral mund mos të jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale kjo nuk e bën kete raport të anshem apo jo legjitim," u shpreh Mandija

Zëvendëskryeministrja e PD në detyre, Ledina Mandija deklaroi se ministrat teknike janë penguar për të realizuar punën e tyre

"Ministrat janë penguar në punën e tyre nga zyrtarë të lartë në hierarkinë shtetrore apo edhe persona të tjerë politikë. Ky konkluzion u arrit jo vetëm në këte raport por edhe nga vetë zhvillimet e perditshme që kane ndohur gjatë procesit zgjedhor," tha ajo.

Sipas zëvendës-kryeminsitres raporti final i task-forcës do të shërbejë për institucionet e drejtësisë

Task forca nuk mund te mblidhej më në fund të procesit zgjedhor. Informacionet mendojmë se do te sherbejnë për institucionet e drejtesisë. Unë kam bërë takime me partnerë ndërkombetarë, dhe u kam dorëzuar raportin në fjalë. Partnerët nderkombetare pas zgjedhjeve kërkuan që të permblidhen të gjitha informacionet dhe ngjarjet e ndodhura në një raport final. Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar, ndoshta ishte i deshtuar për të garantuar totalisht nje proces të lirë zgjedhor për votuesit

Megjithëse ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dorëzuar dorëheqjet të cilat iu janë pranuar, Mandija tha se ministrat do të vijojnë punën dhe funksionet kushtetuese derisa të zëvendësohen nga ministrat e rinj te kabinetit Rama 2

"Detyra nuk braktiset ne asnje rast puna vijon derisa te clirohemi nga pergjegjesia qe e kemi marre nga votebesimi ne parlament," u shpreh Mandija.

 

Beatrix Ramosaj shfaq linjat në plazh

Posted: 19 Aug 2017 06:55 AM PDT

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë mjaft aktive muajve të nxehtë.

"Pa ndjenja" ishte kënga që ajo solli në fillim të sezonës, shoqëruar me një klip me skena eksplicite, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Tani ajo po shijon pushimet e verës, ku bashkë me vëllanë e saj Albanin, kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për pushime.

Në rrjetet sociale, Ramosaj ka ndarë me fansat disa imazhe mjaft "të nxehta", ku shfaqet atraktive me bikini në plazh.

Ajo shquhet për linjat e saj, të cilat nuk heziton t'i ekspozojë asnjëherë në paraqitjet e saj, njashtu si në fotografitë e fundit në Instagram.

Alessandra Ambrosio, një ëngjëll në “Parajsë”

Posted: 19 Aug 2017 06:40 AM PDT

BRITANI E MADHE – Para pak kohësh Alessandra Ambrosio ka thënë me shaka se është "gjithmonë me pushime" dhe kjo gjë vjen falë punës së saj si modele, pasi e lejon që të udhëtojë në vende të mrekullueshme shumë shpesh shkruan Daily Mail.

Të enjten, bukuroshja braziliane postoi një foto në Instagram ku pozonte me një bikini shumë të Bora Bora, vend që e quan Parajsë.

Bora Bora është një ishull i vogël në jug të Oqeanit Paqësor, në Polinezinë Franceze. Alessandra Ambrosio ndodhet në këtë vend së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Anja.

Shifrat: 1,4 milion shqiptarë kanë Facebook, ja ku renditemi në Europë

Posted: 19 Aug 2017 06:28 AM PDT

Rrjetet sociale po bëhen pjesë e përditshmërisë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, sidomos të rinjve. Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.

Por, kjo nuk është vetëm një mani shqiptare. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.

Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.

Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë "fanatikë" të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.

Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të Facebook ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.

Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit). Interesant është Kosova, që ndonëse ka një penetrim shumë më të lartë të internetit sesa Shqipëria, prej rreth 80%, përdorues të Facebook janë vetëm 30% e popullatës.

Nuk preferojnë të humbin kohën në rrjetet sociale as gjermanët, ku vetëm 40% e popullsisë ka Facebook.

Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Europë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë Facebook./ Monitor

Gruaja nga Tirana rreh djalin në mes të rrugës, njerëzit bëjnë sehir 

Posted: 19 Aug 2017 06:21 AM PDT

Një video e rëndë është publikuar ditën e sotme nga JOQ.al. Një qytetarë ka dërguar një video të filmuar në zonën e "Don Boskos" në kryeqytet, ku një nënë shihet teksa shtrin në tokë fëmijën e saj të mitur dhe më pas e godet me shpulla.

Të qarat e fëmijës të rrëqethin mishin, e megjithatë edhe njerëzit pranë tregohen indiferentë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e kanë çuar nënën të rrahë djalin e saj në mes të kryeqytetit.

Megjithatë, për çfarëdo lloj arsye, e pafalshme ajo që kjo nënë ka bërë.

 

Me pamje nga deti, Almeda dhe “Çënari” mahnitin fansat me një fotografi ‘të nxehtë’

Posted: 19 Aug 2017 05:50 AM PDT

Çifti i njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë shumë të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Ata janë shumë të pëlqyer në Turqi po aq sa edhe në trevat shqiptare, kjo për shkak të prejardhjes së bukuroshes Abazi, e cila është e martuar prej vitesh me aktorin turk.

Bashkëshortja e "Çënarit" promovon këngën e Gjikos e Norës (Video)

Së fundmi, çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi mjaft 'të nxehtë'.

Me shikim nga deti, të veshur në rroba banje, teksa shkëmbejnë përqafime, ata dukeshin më të lezetshëm se asnjëherë.

Fotografia në fjalë i ka dhuruar çiftit me mijëra pëlqime, teksa është pasuar edhe me komplimente të shumta nga ndjekësit e tyre.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more