Skip to main content

Tirana Observer: “T’a gëzojë edhe opozita qeverinë e re!” plus 9 more

Tirana Observer: “T’a gëzojë edhe opozita qeverinë e re!” plus 9 more


T’a gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

Posted: 27 Aug 2017 09:01 AM PDT

Nga Artan Fuga

Qeveria e re nuk duket jo e zakonshme. Pak a shumë profile që priteshin.

Problemi nuk është këtu.

Opozita që në vend të bënte fushatë elektorale dhe të shpaloste alternativa të tjera, çfarë priste???

Në vend të bënte opozitë ajo në fushatë bënte pakte "mossulmimi" dhe shpresonte e drithërohej për një qeveri me bazë të gjerë, hiç më pak shpresonte dhe ëndërronte nën dritën e hënës për një qeveri kompromisi ps-pd.

Ja rezultati i saj.

As opozitë, as qeveri e gjerë koalicioni.

Me gisht në gojë!

Le të zgjohet nga ëndërrat tani se i bën mirë!

Le të qartësohen ideologët dhe politikanët që e kërkonin këtë formulë, pa e kuptuar se politikisht jo vetëm ishte e pamundur, por edhe e dëmshme për ne qytetarët. Mbase jo për burokratët opozitarë.

Le të zgjohet edhe elektorati demokrat që i besoi lidershipit demokrat se po shkohej drejt një qeverie koalicioni si ajo e zonjës Merkel.

T'a gëzojnë edhe ata. Mirëmëngjes miq! U zgjuat???

Kur do pimë ndonjë kafe?

Ta gëzojnë edhe ata mijra militantë që u përkundën dhe u ngopën me lugë të zbrazët se në një qeveri koalicioni do të rizinin ndonjë vend pune në administratë. Nuk pranonin të zgjoheshin kur iu thoshe : Ore jeni në gjumë, pickojuni bre, ose keni pirë shumë birra!

Le të zgjohen edhe ata që duke qenë të dytët në lista deputetësh të opozitës shpresonin se të parët do të hynin në qeveri, Rama do t'i largonte si deputetë, dhe të dytët do të hynin në Kuvend. Qesharake, por e besueshme prej disa disave. Eh cfarë të bëjnë ëndërrat!!

Le të zgjohen dhe të vendosin këmbët në tokë edhe ata që deri sot në mëngjes akoma nuk e kishin ndërgjegjësuar se partia demokratike kishte humbur gjithçka në këtë fushatë dhe për ta nuk mund të kishte vend në qeveri.

Le ta gëzojë pra edhe partia demokratike këtë qeveri!

Nuk është fare as më e mirë dhe as më e keqe se e para, është pikërisht ajo ku ajo caktoi ministra teknikë që tundën derën se tjetër ata të shkretët nuk kishin se çfarë bënin.

E keqe apo e mirë kjo qeveri, ajo gjithsesi është një milion herë më e mirë sesa një qeveri me bazë të gjerë sikurse ka kërkuar opozita këto muaj në mënyrë absurde, dembele, dhe fallco.

Kujtonte se u bë deti kos dhe duhej vetëm luga për të ngrënë, për të marrë poste pa u lodhur, por në tavolinë.

Cfarë iluzioni!!!

Ajo lloj qeverie do t'a linte qytetarin me kokë zbuluar.

Ohu ku Merkeli e ku ne gjyhnaqarët që nuk kemi brrekë të veshim!!

Ta gëzojë opozita dhe para sesa të shohët trarët te syri i tjetrit të shohi edhe qimet te vetja. Se po fle akoma. Në vend të merret me emrat, të kishte shpalosur idetë e saj alternative për strukturën ministrore!

Nëse do të kishte sigurisht!

Pse Rama zgjodhi Majkon dhe Ruçin

Posted: 27 Aug 2017 08:51 AM PDT

Nga Mentor Nazarko

Më në fund çudia që të gjithë prisnim ndodhi. Nuk dihet nëse efektet e saj do të zgjasin sa të gjitha çuditë proverbiale, se zakonesh zgjasin 3 ditë, në kohën e internetit zgjasin shumë më pak lajmet konsumohen shumë më shpejt, bien në kontakte të të gjithëve. Kështu që efekti kohë modifikon dhe zbeh jetëgjatësinë e çudive. Në lajmet që u bënë publike sot, në lajmet që ishin të fokusuara ashtu sikundër thamë ne jo tek festet por tek kokat që do t'u heqin qeverisë.

Kemi dy elementë të rijnë së pari konfirmimin e zotit Ruçi, si kryetar i Kuvendit, në një kuptim kuptimi strikt të karrierës politike. Ruçi në momenti kur PS po qeveriste e vetme dhe kur vend i takonte PS dhe një figure me eksperiencë, që do duhet të negocioje, do duhet të jetë pika lidhëse midis pastrisë, qeverisë dhe Presidentit. Në këtë kuptim Ruçi ishte zgjidhja e detyruar për Ramën, përtej atyre që reagimet e ligjshme të atyre që janë reagimet e ligjshme të shoqërisë, apo një pjesë të politikës për emërimin e tij në krye të Kuvendit.

Por mendoj që zgjidhja që ka përcaktuar këtë vendim të Ramës, kanë që jo vetëm për të pasur një figurë të fortë në marrëdhëniet me Presidentin. Për sa i përket marrëdhënieve me Presidenti Meta për miratimin e ligjeve, për sa i përket dekreteve, dhe kjo është një figurë që ka një eksperiencë të gjatë në bashkëjetesën me Metën.

Por është dhe një figurë veterane e cila i ka shërbyer Ramës, dhe ka treguar dualitet ndaj Ramës në përgjithësi ndaj të gjithë kryetarëve të partisë, dhe në këtë lloj mënyre është konsideruar si një lloj mbyllje karriere në postin e lartë të kryeparlamentarit.

Pjesa e dytë e analizës lidhet më përbërjen e qeverisë. Qeveria në pikëpamjet të numrit të dikastereve është një qeveri e vogël. Do të shikojmë se si do të reflektohet në numrin e administratës mbështetëse të ministrave. Është qeveri e vazhdimësisë për sa i përket mbështetjes së disa figurave që, të cilët janë të pajisur me fuqi edhe më të madhe sikundër është rasti i Arben Ahmetajt, i cili ka bashkuar në një dikaster të vetëm ekonominë, financën, dhe në këtë kuptim i është dhënë një besim një figure si Arben Ahmetaj.

Është një dhënë besimi gjithashtu dhe për Niko Pelishin i cili nga posti i zëvëndëskryeministrit ku kishte treguar aftësi për të projektuar të ashtuquajturën Rilindje Urbane, për të zëvendësuar në mënyrë të palodhur Ramën në shumë aktivitete, iu besua një dikaster siç është ai i ministrisë së Bujqësisë. Është një ministri që duhet të këtë shumë fonde dhe lidhet me fatet jetësore, por jo thjeshtë jetësore të gjysmës së popullsisë së vendit. Sepse gjysma e popullsisë se vendit tonë jeton me bujqësi jeton në fshat. Ekonomia e vendit do duhet të mbështetet në bujqësi, në krahasim me traditën që ka pasur Shqipëria. Zhvillimin ekonomik e ka mbështetur bujqësia dhe Rama këtu ka zgjedhur një figurë që ndonëse nuk ka një karrierë që ta ketë lidhur me Bujqësinë në një mënyrë apo në një tjetër, por ka zgjedhur një figurë menaxheriale. Një figurë e cila nuk është karakterizuar për sukses në menaxhim qofte në krye të Bashkisë së Korçës, apo qofte dhe në projektimin dhe ekzekutimin Rilindje Urbane. Një figurë e cila gëzon respekt qofte tek e majta qofte tek e djathta. Një figurë e cila do të mundohet që këtë katërvjeçar të ri do të mundohet ta zëvendësoje me rezultate dhe jo me kritere të tjera.

Në këtë qeveri kemi shfaqjen ose fuqizimin e pranisë së grave. Kemi zëvendëskryeministre që vjEn nga Shkodra, Rama e tha që ka dashur ti japë Shkodrës më shumë dukshmëri në këtë qeverisje. Kjo është arsyeja pse ka zgjedhur zonjën Mesi, e cila me siguri do të asistohet nga ekspertiza e atij që ishte paraardhësi i saj. Në këtë detyrë për të mbikëqyrur inovacionin. Ato që ishin dikastere të mbuluara nga zonja Harito.

Kemi krijimin e një ministrie të re pa portofol për diasporën, zgjedhja e Ramës ishte një zgjidhje e drejtë, tregoi ndjeshmëri për problemet e diasporës. Është vendosur një figurë e cila gëzon reputacion të lartë majtas dhe djathtas siç është figura e Pandeli Majkos një figurë që ka treguar luajalitet ndaj zotit Rama, pavarësisht se duket sikur nuk ka një ministri me peshë për shkak të profilit të tij të lartë, do ti rris akoma më shumë reputacionin vetes duke krijuar një imazh akoma më të mirë të qeverisë Rama te diaspora, që do të thotë përkatësisht, gati 30 % të popullsisë shqiptare që jeton jashtë.

Gjithmonë në qoftë se do të ketë një platformë për diasporën si dhe do të ketë kreativitet dhe mbështetje nga një ekip ekspertësh që do gjejnë mënyra për të bërë ndërlidhjen e veprimtarisë shoqërore me atë ekonomike të shqiptarëve. Kjo është një qeveri që paraqet vazhdimësi, paraqet shpërblim për një pjesë të atyre që ishin ministra, që ishin të suksesshëm në zgjedhjet e fundit siç ishte rasti i Klosit.

Paraqet konfirmimin e pranisë së grave si dhe vlerësim për punën e suksesshme të disa zonjave, siç është për shembull rasti i zonjës Qato, në krye të agjensisë për kompensimin e pronave që i është besuar pikërisht për shkak të ekspertizës që ka treguar në ketë agjensi. Është një qeveri që është përpjekur të alternojë vazhdimësinë me freskinë të disa figurave.

Është konfirmim i zotit Xhafa në Ministrinë e Brendshme, figurë e cila gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Arriti të bëj disa modifikime të forta në krye të Ministrisë së Brendshme për të treguar vazhdimësinë e punëve të Ministrisë së drejtuar nga Tahiri edhe për të prerë lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin. Akuza të cilat nuk vinin thjesht nga opozita por edhe nga miq ndërkombëtarë. Kemi një qeveri që është më e vogël në pikëpamjen numerike, që tregon vazhdimësi që tregon freskim te pjesshëm të saj.

Kemi konfirmim të ministrit të Jashtëm. Unë e quaja të vështirë që në Ministrinë e Jashtme të vinte një figurë nga Kosova ashtu siç përflitej për shkak se Shqipërisë i duhet të tregonte vijimësi në disa procese të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, vijimësi në çështje ne integrimit kështu që në këtë kuptim zgjidhja e Bushatit, pavarësisht të surprizës që Rama donte të krijonte rreth tij është një zgjidhje normale.

Ndoshta Ministra e Drejtësisë mund të kishte një figurë që të reflektonte edhe ngarkesën e madhe që do të ballafaqohet për shkak të reformës në drejtësi. Personalisht nuk do isha kundër që në krye të saj të ishte zoti Spartak Ngjela por, Rama ka zgjedhur një grua, një zonjë, ish-zëvendësministren e drejtësisë e cila ka punuar në parlament, pranë avokatit të popullit kështu që në këtë kuptim Rama ka zgjedhur njerëz që ia detyrojnë karrierën atij.

Është fuqizuar dhe bashkuar në një dikaster të vetëm energjia dhe infrastruktura në duart e zotit Gjiknuri, i cili ka treguar sukses jo vetëm ne zgjedhje, por dhe në menaxhimin e këtij sektori gjatë 4 viteve të para. Nuk duhet të biem në gabime që të vlerësojmë qeveritë thjesht vetëm nga njerëzit por duhet të shikojmë programet. Le të presim se çfarë do të përgatisin këta njerëz, ky ekipi i ri, brenda një kohe kaq të shkurtë siç është ajo e 15 shtatorit. Kur kjo përbërja do t'i paraqitet presidentit dhe kuvendit./Konica.al

Më në fund del në publik! Kjo është motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës

Posted: 27 Aug 2017 08:31 AM PDT

Pas shumë kohësh tani mund ta shohim edhe me fytyrë Redian, motrën e vogël të Lori dhe Sara Hoxhës.

E ka publikuar Lori në një video në Snapchat, ku mund të themi që Redia duket një vajzë shumë simpatike.

Redia qëndron larg mediave dhe ruan me fanatizëm privatësinë e saj, ndryshe nga dy motrat e mëdha.

Falja e sherifit të Arizonës, Trump kritikohet nga Ryan, McCain e Bush

Posted: 27 Aug 2017 08:12 AM PDT

Paul Ryan është republikani më i fundit që kritikon vendimin e Donald Trump për të falur sherifin e Arizonës, nga çdo krim federal që mund të ketë kryer.

Arpaio njihet si përkrahës i hershëm i fushatës presidenciale të manjatit të pasurive të paluajtshme, e njëkohësisht edhe si ish-sherifi i distriktit Maricopa, me metoda disiplinore të diskutueshme, siç ishte vendosja e të burgosurve në tenda në shkretëtirë, ku temperaturat shpesh arrinin mbi 37 gradë Celsius.

Ai është paditur për keqtrajtimin e personave në paraburgim, të cilëve u jepte atyre ushqime të skaduara, u refuzonte kujdesin shëndetësor dhe i linte në qeli të mbipopulluara, ku vapa bëhej e padurueshme.

Vetë 85-vjeçari, që e përshkruan veten si "sherifin më të rreptë në Amerikë", u është përgjigjur akuzave me komentin e shkurtër se, "burgjet, në fund të fundit janë vende dënimi".

Ryan, republikani më i lartë në Kongres, nuk e priti mirë vendimin e Trumpit. "Oficerët e zbatimit të ligjit, – thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij, – kanë një përgjegjësi të veçantë për të respektuar të drejtat e gjithsecilit në Shtetet e Bashkuara". "Nuk duhet të lejojmë askënd të besojë se, një përgjegjësi e tillë zbehet pas kësaj faljeje", shton ai.

Arpaio u shpall fajtor pasi kishte sfiduar një urdhër gjykate, i cili ua ndalonte patrullave të policisë rrugore shënjestrimin e të dyshuarve si emigrantë.

Për 85-vjeçarin, dënimi i tij nuk ishte gjë tjetër veçse një gjueti shtrigash nga Departamenti i Drejtësisë së administratës "Obama".

Disa kritikë të tjerë të kësaj faljeje, sërish brenda Partisë Republikane të Trumpit, përfshijnë edhe senatorin e Arizonës, John McCain dhe ish-guvernatorin e Floridës, Jeb Bush.

Edhe senatori tjetër republikan i Arizonës, Jeff Flake e dënoi lëvizjen, ashtu siç bënë edhe demokratët dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Veliaj përshëndet Rama 2: Të bëjmë sa mundemi për Shqipërinë

Posted: 27 Aug 2017 08:09 AM PDT

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në "Twitter" ka përshëndetur nisjen e mandatit të dytë qeverisës të Ramës, duke ofruar edhe mbështetjen e tij.

Gjithashtu ai bën thirrje që të gjithë të bëjnë sa munden për Shqipërinë.

"Edi Rama dhe ekipi i tij meriton gjithë mbështetjen tonë për Shqipërinë që Duam. Le të bejmë secili sa mundemi me punë e mirësi! Forca!", shkruan Veliaj.

Trafiku i armëve/ Autori u tradhtua nga gjurmët e gishtave në ambalazh

Posted: 27 Aug 2017 07:46 AM PDT

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi i Policisë për rastin e trafikimit të pjesëve për tre automatikë "Kallashnikovë", nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.

Burime të Policisë së Shtetit thanë dje për "Klan", se fillimisht u kërkua të identifikoheshin autorët nëpërmjet pamjeve filmike. Por më pas është vënë re se ambalazhet e përdorura me faqe të tillë në të cilat mund të liheshin gjurmë gishtërinjsh. Sipas ekspertëve, ambalazhet ishin me material qesesh plastike dhe letre të lëmuar në të cilat mbeten gjurmë gishtërinjsh.

Kjo ka bërë që menjëherë ekspertët të kërkojnë ekzaminim të ambalazheve. Prej tyre është zbuluar se kishte gjurmë gishtërinjsh që mund të krahasoheshin. Pas marrjes së gjurmëve ato janë futur në sistemin e krahasimit të gjurmëve nga ekspertët. Rezultati nuk vonoi për të identifikuar Saimir Çullhajn 32 vjeçar si një nga dërguesit. Po ashtu edhe personi tjetër me inicialet N. F, i identifikuar gjithashtu sipas policisë, kishte gjurmë në ambalazhet e pakos ku u gjetën armët.

Pas këtij konfirmimi, policia mbërriti në banesat e dy të dyshuarve, por aty u gjet vetëm Saimir Çullhaj, i cili u arrestua menjëherë. Personi tjetër nuk u gjet në banesë. Për hetimet e mëtejshme, policia shqiptare mësohet se iu ka dërguar një informacion të detajuar zyrës së "Scotland Yard", në Londër, por edhe partnerëve të tjerë policorë të saj, si dhe zyrës së Interpolit në Lion. Të hënën pritet që Çullhaj të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për t'i caktuar masën e sigurisë. /Tv Klan

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, Ditmir Bushati “qetëson” Klajda Gjoshën

Posted: 27 Aug 2017 07:32 AM PDT

Ditmir Bushati, i rikonfirmuar tashmë në krye të diplomacisë shqiptare në qeverinë "Rama 2" i është përgjigjur Ministres në ikje të Integrimit lidhur me shqetësimin për shkrirjen e kësaj Ministrie dhe bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se s'ka vend për shqetësim pasi siç thotë ai, integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re.

Bushati shton se mirëpresin kontributin e opozitës, përfshirë edhe atë të Gjoshës.

Reagimi i Bushati erdhi pasi Gjosha në një postim në Facebook tha se mendonte që qeveria do ta niste punën me prioritet madhor integrimin dhe jo ta çonte këtë dikaster në një cep të qeverisë.

Stjuardesa humbet punën për shkak të Rita Orës

Posted: 27 Aug 2017 07:14 AM PDT

Një stjuardesë në Virgina ka humbur punën e saj pas një postimi që ka bërë në rrjetin e saj social Facebook për Rita Orën.

Charlotte Whittingham e ka përshkruar këngëtaren si një "pikturë vaji mahnitëse" si edhe e quajti si "të përsosur" dhe "të mrekullueshme".

Ky postim ka ardhur pasi stjuardesa i shërbeu yllit të popit gjatë një fluturimi nga Londra në Los Angeles.

Por dy javë më vonë Charlotte deklaron se mori një njoftim disiplinor për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave dhe diskutimin mbi pasagjerët VIP.

Asaj iu kërkua që të jepte dorëheqjen pas 12 muajve punë në Virgin Atlantic.

Rama e la jashtë qeverisë, ish-ministri Tahiri reagon në Facebook

Posted: 27 Aug 2017 07:09 AM PDT

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në facebook pas zyrtarizmit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar "Rama II".

Në një status të shkurtër, Tahiri është mjaftuar vetëm me urimin për kolegët duke mos dhënë asnjë koment rreth mospërfshirjes së tij në kabinetin e ri.

"Suksese kolegëve. Rrugë e gjatë përpara", shkruan Tahiri.

Saimir Tahiri udhëhoqi fushatën e PS për Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 qershorit, ku socialistët fituan 18 deputetë.

Kryemadhi: Qeveria e re, me qeverisje të vjetër

Posted: 27 Aug 2017 06:52 AM PDT

Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar për një mandat të dytë nën drejtimin e Ramës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka vënë në diskutim "forcën e re qeverisëse".

Reagimi i Kryemadhit

Forcë e re qeverisëse?! E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Sepse "Qeveria e re" e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me "sukses" votat.

Sepse vetëm kështu mund t'iu shpërblehet "mundi" dhe "sakrifica" e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.

Frika që ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim te tij. Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar.
Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët.

Vetëm dje oligarkët morën në telefon gjithë portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve! Eh, sa do të dëgjojmë dhe do të shikojmë!

Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët!
Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës.

Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura!

Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë. 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more