Skip to main content

“Turqia dhe Irani po diskutojnë aksione kundër kurdëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Turqia dhe Irani po diskutojnë aksione kundër kurdëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Turqia dhe Irani po diskutojnë aksione kundër kurdëve

Posted: 21 Aug 2017 10:25 AM PDT

Turqia dhe Irani, kanë diskutuar për një aksion të mundshëm ushtarak kundër grupeve militante kurde, pas takimeve te javës së kaluar në mes të shefit të stafit të forcave të armatosura të Iranit dheliderëve turq, ka thënë sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Duke folur përpara gazetarëve, para se të niste një vizitë në Jordani, Erdogan, ka thënë, se luftimi më efektiv i grupit të paligjshëm, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), do të ishte një aksion i përbashkët me Iranin. "Një aksion i përbashkët kundër grupeve terroriste që janë kthyer në kërcënim, është gjithmonë pjesë e agjendës. Kjo çështje është diskutuar në mes të dy shefave ushtarakë, dhe unë kam debatuar se si duhet të mirren masat", ka thënë Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania e sigurtë drejt fazës së dytë të dialogut për Brexit

Posted: 21 Aug 2017 09:58 AM PDT

Britania e Madhe është e sigurtë që dialogu me Bashkimin Evropian është zhvilluar mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të negociatave për të diskutuar partneritetin e ardhshwm mes dy palëve në muajin tetor, ka thënë zëdhënësja e kryeministres britanike, Theresa May. Ajo u ka thënë gazetarëve se qeveria është duke planifikuar një "numër të precedentëve", në propozimet e saj, në atë se si duhet të zgjidhen mosmarrëvehjet eventuale, pasi Britania të largohet nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane për Drejtësi, në mars të vitit 2019. "Ne jemi të sigurtë se do të arrijmë zhvillim të mjaftushëm deri në muajin tetor, në mënyrë që të kalojmë në një fazë tjetër të dialogut", ka thënë ajo. "Ky është qëllimi ynë dhe ne do të punojmë që të arrijmë në atë pikë. Pikëpamja e kryeministres është që të dyja palët të demonstrojnë një qasje dinamike dhe fleksibile, në secilin fazë të negociatave", ka shtuar tutje ajo.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin e Barcelonës

Posted: 21 Aug 2017 09:28 AM PDT

Policia spanjolle ka thënë se ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e javës së kaluar në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili kanë vdekur 13 persona. I dyshuari është identifikuar më herët si Younes Abouyaaqoub. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Aksioni policor ka ndodhur në zonën Subirats në Barcelonë. Policia ka thënë se sulumesi ka pasur në trup një rrip shpërthyes, andaj kanë angazhuar një skuadër të bombave. Skuadra e bombave të Spanjës, ka përdorur një robot për t'ju afruar personit, drejt të cilit ka shtënë policia. Mirëpo më vonë policia ka thënë se rripi nuk ka qenë i vërtetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Diplomati rus i sanksionuar nga BE-ja emërohet ambasador në SHBA

Posted: 21 Aug 2017 08:17 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka emëruar sot, Anatoly Antonov, për ambasador të Rusisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Antonov njihet si diplomat vetran, i cili aktualisht është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për rolin e tij në ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë. Antonov, 62 vjeçar, që ka shërbyer në ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, është emëruar sot në këtë pozitë, pas një njoftimi të paraqitur në faqen e internetit të Kremlinit. Në shkurt të vitit 2015, Bashkimi Evropian e ka shtuar në listën e personave të sanksionuar, pasi Moska ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistë të armatosur në lindje të Ukrainës. Kanada dhe Ukraina po ashtu i kanë vënë sanksione Antonovit. Më shumë se 10,000 persona kanë vdekur nga fillimi i konfliktit më 2014, në mes të forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve prorusë, të cilët kontrollojnë dy provinca në lindje të Ukrainës. Antonov do të zëvendësojë Sergei Kislyak, i cili ka qenë ambsador i Rusisë në Uashington nga viti 2008.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AKR-ja lëvizë drejt zgjidhjes së nyjës politike

Posted: 21 Aug 2017 07:58 AM PDT

Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve. Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN. "Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake". Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën. Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re. "Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t'i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër". Por, Matoshi thotë se e gjithë situata pritet të sqarohet brenda pak ditësh. "Mendojmë që në këtë moment është më i rëndësishëm procesi dhe është më e rëndësishme Kosova, sesa interesi i një subjekti politik. Tashmë jemi shumë vonë. Unë besoj që kjo javë do të duhej të sqaronte gjithçka. Kemi mbetur shumë vonë, ne po hyjmë në shtator, ende pa institucione", thekson Matoshi. Në anën tjetër, Selmanaj thotë se kriza politike është shqetësim i të gjitha subjekteve politike. "Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t'i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese". Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finlanda identifikon të dyshuarin e sulmit me thikë

Posted: 21 Aug 2017 07:35 AM PDT

Nesër do të paraqitet para gjykatës, Abderrahman Mechkah, i dyshuar për sulmin me thikë në Finlandë, në të cilin kanë vdekur dy gra dhe tetë persona të tjerë janë lënduar. Policia finlandeze dyshon se ky mund të ketë qenë sulmi i parë i lidhur me terrorizëm në këtë vend. Gjykata gjatë ditës së sotme, ka thënë se i dyshuari,Mechkah, me shtetësi marokene dhe kërkues i azilit në Finlandë, do të paraqitet me video lidhje nga spitali, pasi ishte qëlluar në këmbë nga policia, përpara se të arrestohej gjatë ditës së premte. Policia dyshon se ka mundësi që i dyshuari të ketë pasur cak gratë e vdekura. Gjykata ka thënë se krimet po trajtohen si vrasje dhe tentim vrasje, me qëllime terroriste. Policia ka thënë më herët se roli i katër marokenëve të ndaluar për lidhje të mundshme me sulmin në Turku, është ende në zbulim e sipër. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ditës së premte, ndonëse policia është duke hetuar për ndonjë lidhje të mundshme me sulmin e së enjtes me furgon në Barcelonë, në të cilin kanë vdekur 13 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova beson se i ka votat për pranim në INTERPOL

Posted: 21 Aug 2017 07:14 AM PDT

Autoritetet në Prishtinë shpresojnë që Republika e Kosovës gjatë këtij viti do të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje janë duke lobuar tek të gjitha vendet me ndikim dhe se, pavarësisht disa paralajmërimeve, sipas tij, nuk ka ndonjë informacion zyrtar se votimi për pranimin e Kosovës në INTERPOL, mund të shtyhet edhe për një vit. Por, nëse votimi shtyhet, thotë Demaj, do të ndodh me vendim të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, për të gjitha vendet që janë në proces dhe jo vetëm për Kosovën.  "Nuk dimë nëse do të shtyhet apo jo. Ne jemi duke lobuar, jemi duke bërë përpjekje që të anëtarësohemi dhe shpresojmë se i kemi votat. Por, kemi disa kërkesa jozyrtare që ky proces, ky votim, të shtyhet nga disa vende mike. Nëse shtyhet votimi për një vit, shtyhet edhe për shtetin e Palestinës dhe Ujdhesat Solomone, por jo vetëm për Kosovën", thotë Demaj.  Qeveria në largim e Kosovës, thekson Demaj, shpreson që Kosova i ka siguruar të gjitha votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL.  "Kemi pasur takim edhe më vendet e Kuintit dhe besoj se deri më 15 shtator do të jetë një rezultat apo pasqyrë sesa janë mundësitë, sipas mbështetjes së vendeve mike që të anëtarësohemi në INTEPOL", thotë ai. Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do t'i avanconte shumë kapacitetet e saj në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar, thotë eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në INTEPOL, eliminon një numër të madh të pengesave në raport me shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës se Kosovës. "Rëndësia kryesore është tek fuqizimi i luftës së krimit të organizuar trans-nacional dhe luftës kundër terrorizimit, sikurse edhe në aspektin politik është një elemente shtesë për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës", tha Ramadani për Radion Evropa e Lirë. Ai vlerëson se institucionet e Kosovës, nuk kanë lobuar mjaftueshëm për anëtarësim në këtë organizatë, pasi që, sipas tij, muajve të fundit Kosova është fokusuar në politikat e brendshme dhe jo në aspektet e interesit nacional jashtë Kosovës. "Pavarësisht deklaratave që jepen nga institucionet e caktuara, personalisht nuk shoh ndonjë qasje serioze dhe kuptimplote të Kosovës për lobim në anëtarësimin në INTERPOL". "Gjasat për anëtarësim nuk mund të vlerësoj se janë shumë të mira, megjithëse vendimi për anëtarësim në INTEPOL është vendim politik, sepse në aspektin profesional, kriteret Kosova i ka plotësuar sikurse të gjitha vendet tjera anëtare të INTERPOL-it", thekson Ramadani.  Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL edhe në prill të vitit 2015, por vitin e kaluar kjo organizatë kishte suspenduar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rënie e natalitetit në Kosovë

Posted: 21 Aug 2017 06:54 AM PDT

Mesatarja e lindjeve brenda 24 orëve, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rreth 35 foshnje bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë. Gjatë vitit 2016, në këtë Klinikë kanë lindur 10 mijë e 400 foshnje. Myrvete Paçarada, drejtoreshë e kësaj Klinike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në nivel të Kosovës ka rënie të natalitetit, por jo edhe në Klinikën Gjinekologjike, meqë ajo është qendër referente për gjithë vendin. "Vitin e kaluar numri i lindjeve ka qenë 10 mijë e 400 foshnje, që krahasuar me vitin paraprak ka shënuar ngritje. Por, unë mendoj që në kuadër të Kosovë kemi rënie të natalitetit, ndonëse ne nuk kemi të dhëna të sakta". "Ndryshe gjatë 24 orëve, lindin rreth 35 foshnje. Në muajt e verës jemi të ngarkuar për shkak të referimit nga gjitha spitalet regjionale në QKUK", thotë Paçarada. Por, në bazë të raportit perinatal, që e posedon zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, që lansohet çdo vit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2014 është shënuar rënie e natalitetit, e që ka qenë rreth 5 mijë lindje më pak. Po ashtu, edhe më pas, sipas këtyre raporteve për çdo vit janë raportuar nga 500 lindje më pak. Këto informata i ka bërë të ditura Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në këtë organizatë. "Për rënien e natalitetit nuk janë bërë studime, por mund të supozojmë se trendi i uljes së natalitetit prek secilin vend në zhvillim e po e prek edhe Kosovën", thotë Uka. Ndryshe, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, kanë bërë të ditur se Kosova po shënon rënie të natalitetit nga viti në vit. Sipas tyre të dhënat që posedojnë, përgjatë 15 vjetëve është vërejtur rënie rapide e lindjeve ndërmjet viteve 2001 dhe 2003 për rreth 5,000 lindje më pak. Pastaj rënia sipas tyre ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Posted: 21 Aug 2017 06:28 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe në Maqedoni, erdhi pasi që autoritetet përkatëse kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensivë të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë. "Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë", deklaroi Vuçiq para gazetarëve. Presidenti serb nuk ka dashur të paraqesë detaje të tjera, por ka nënvizuar se "për shtatë deri dhjetë ditë, gjërat do të jenë më të qarta". Vuçiq njëherësh ka theksuar se megjithatë, Serbia do të vazhdojë që të kultivojë marrëdhënie miqësore me Maqedoninë. Ndërkohë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka theksuar për mediat se Serbia do t'i ndërmarrë të gjitha masat që t'i mbrojë interesat e shtetit në rrethanat e krijuara së fundmi. "Tashmë javën e ardhshme, pas takimit që do ta kemi, do të kemi edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe një pjesë e personelit do të kthehet në Shkup. Ndërkaq, ambasadori do të kthehet më vonë, kur të mbarojmë me të gjitha konsultimet, të cilat synojmë t'i kryejmë këtu në Beograd", ka theksuar ministri Ivica Daçiq. Ndryshe, të gjithë të punësuarit nga Ambasada serbe në Shkup, të dielën në mbrëmje janë thirrur për konsultime urgjente në Beograd. Para se të prononcohet Beogradi zyrtar, Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate për mediat gjatë të hënës ka theksuar se Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet fqinje, përfshi këtu dhe Serbinë. "Kur ekzistojnë çështje sensitive të hapura midis dy fqinjëve tanë, Qeveria e Maqedonisë gjithmonë i ndjek interesat e shtetit të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mospërzierjes në kontestet midis vendeve", thuhet në njoftimin e Qeverisë në Shkup. Kishte njoftime po ashtu, se tërheqja e personelit serb nga Ambasada në Shkup ndërlidhej edhe me mundësinë që Maqedonia të kërkonte votimin për pranimin e Kosovës në UNESCO, veprim ky që kundërshtohet ashpër nga Serbia. "Lidhur me votimin e anëtarësimit të Kosovë në UNESCO, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së", theksohet në njoftimin për mediat të Qeverisë së Maqedonisë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se tërheqja e gjithë stafit të ambasadës serbe në Shkup paraqet hap serioz në drejtim të tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. "Kjo është një çështje shumë serioze që tregon se Serbia do t'i acarojë raportet me Maqedoninë në funksion të krijimit të një lloj trysnie gjatë votimeve eventuale në organizmat ndërkombëtare, me ç'rast nga Maqedonia pritet që të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën", thekson Bllagoja Zashov, ish-ambasador. Sipas tij, tërheqja e tërë stafit diplomatik në konsultime tregon qatë se raportet mes Maqedonisë dhe Serbisë hyjnë në një fazë serioze të trysnisë diplomatike. Ndërkaq ish-ambasadori, Alajdin Demiri thotë se ftohja e raporteve mes Serbisë dhe Maqedonisë synon të parandalojë zhvillimin e hetimeve nga ana e autoriteteve maqedonase rreth arsyeve pse një i punësuar i Ambasadës serbe ishte gjetur në mesin e protestuesve, të cilët me dhunë u futën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, ditën e zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni. "Në një mënyrë doli qartë në pah se shërbimet serbe ishin të përziera në zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë gjatë zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni". "Përderisa zhvillohen hetimet për atë se çka saktë ndodhi atë ditë në Kuvend dhe si i punësuari në Ambasadën serbe ishte i pranishëm në mesin e protestuesve, zhvillimet e fundit me tërheqjen e gjithë stafit të Ambasadës serbe mund të jenë një kundërpërgjigje ndaj hetimeve të autoriteteve të Maqedonisë, në mënyrë që mos të shkojnë deri në fund, nën pretekstin e ftohjes së marrëdhënieve mes Serbisë dhe Maqedonisë. Sqarim tjetër nuk ka", thotë për Radion Evropa e Lirë, Alajdin Demiri. Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë, të vendosura në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, disa herë kanë pësuar luhatje, kryesisht për shkak të pozicionit të Maqedonisë karshi Kosovës. Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës qysh në vitin 2008, me ç`rast Beogradi zyrtar, ambasadorin e Maqedonisë në Serbi, Aleksandar Vasilevski e kishte shpallur, person të padëshiruar (persona non grata).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Numri i të vrarëve nga sulmet terroriste arriti në 15 vetë

Posted: 21 Aug 2017 05:26 AM PDT

Numri i personave të vrarë nga sulmet terroriste të javës së kaluar në Spanjë, ka rritur në 15 vetë, kanë thënë sot autoritetet rajonale në Katalonjë. Nga ana tjetër po vzhdon kërkimi për shoferin, i cili me makinën e vet e ka goditur turmën e njerëzve, javën e kaluar në Barcelonë. Autoritetet thonë se tash po zhvillohen kërkime edhe në gjithë Evropën. Joaquim Forn, ministër i brendshëm rajonal në Katalonjë, tha sot se "çdo gjë sugjeron" se shofer i minibusit ishte Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar i lindur në Marok. Autoritetet thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që ai e ka kaluar kufirin dhe ka arritur në Francë. Sulmi i para katër ditëve në Barcelonë ishte i ndërlidhur me një tjetër sulm disa orë më vonë në pushimoren Kambrilis, ku një femër u vra nga goditja me automobil kundër kalimtarëve të rastit, derisa sulmuesit dolën nga makina dhe filluan t'i therrin njerëzit me thika. Policia tha dje se prej 12 anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste, vetëm një, me gjasë personi Abouyaaqpoub, mbetet në arrati. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë qëlluar për vdekje nga policia në Kambrilis. Dy të tjerë janë vrarë nga një eksplodim në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se ishin planifikuar të dy sulmet. Policia tha se afro 120 bombola të gazit ishin gjetur në një shtëpi në Alkanar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Big Beni do të jetë i heshtur për katër vite

Posted: 21 Aug 2017 05:09 AM PDT

Big Beni i Parlamentit të Britanisë sot ka tingëlluar për herë të fundit, pasi gjatë riparitmit të paraparë do të jetë i heshtur për pothuajse katër vite. Këmbana e tij e njohur me peshë prej 13.7 tonelatave, do të jetë jashtë funksionit, me përjashtim të rasteve speciale. Shkak për këtë heshtje do të jetë riparimi i Kullës Elizabeth, ku gjendet këmbana. Gjatë punëve të riparimit, kulla pjesërisht do të jetë e rrethuar me skele dhe nuk do të duket e plotë. Ky objekt është ndër vendet që vizitohen dhe fotografohen më së shumti në Londër. Për çdo orë, është dëgjuar tingulli në Big Ben, për më tepër se 150 vjet. Herën e fundit, ai kishte heshtur në vitin 2007. Vendimi për ta heshtur njërën prej orëve më të njohura në botë për kaq gjatë, është kritikuar nga establishmenti britanik, ndërsa parlamenti ka thënë se do ta shqyrtoj përsëri zgjatjen e heshtjes së tij. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beran: Politika është problem, jo popujt në Kosovë e Serbi

Posted: 21 Aug 2017 05:07 AM PDT

"Nuk është problemi me njerëzit, mendoj se politika dhe politikanët i kanë bërë problemet shumë të mëdha, por shpresoj që në të ardhmen do të kemi më shumë bashkëpunim midis rinisë shqiptare dhe serbe". Kështu thotë Milena Beran në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, studiues e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Beograd. Ajo thotë po ashtu se nuk ka shumë diferenca të mëdha mes kulturës dhe traditës ndërmjet popujve. Radio Evropa e Lirë: A është hera e parë që ju merrni pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, apo keni qenë edhe herëve të tjera? Milena Beran: Është hera e dytë për mua. Kam qenë edhe vitin e kaluar. Tash jam në nivelin e tretë dhe duhet të mësoj më shumë gramatikën dhe fjalë në gjuhën shqipe. Vitin e kaluar kam qenë në nivelin e dytë, dhe ky nivel më ka ndihmuar shumë. Kam filluar të flas gjuhën shqipe vitin e kaluar këtu, pikërisht në seminar. Radio Evropa e Lirë: Cilat janë temat për të cilat më shumë keni interesim të dini dhe të mësoni? Milena Beran: Tani interesohem shumë për kulturën dhe traditën shqiptare dhe mendoj se është një gjë interesante për mua. Dua të them se nuk jemi shumë të ndryshëm, sa besojmë se jemi të ndryshëm. Mendoj se kemi pak diferenca, por nuk jemi shumë larg nga njëri-tjetri, pra e kam fjalën për kulturën dhe traditën. Radio Evropa e Lirë: Çfarë keni mësuar gjatë këtyre ditëve, apo diçka që nuk keni ditur më herët për gjuhën shqipe? Milena Beran: Është gramatika sepse kam problem me gramatikën dhe sintaksën. Mendoj se gjuha shqipe nuk është e lehtë, duhet të mësosh shumë e të studiosh shumë, të punosh shumë, që të kesh mundësi të flasësh një shqipe të rrjedhshme. Mendoj se fakti që jam këtu në Kosovë dhe që flas me njerëzit kudo në rrugë, në dyqane ose kudo edhe në seminar, është shumë mirë për mua dhe ndihem shumë mirë këtu. Radio Evropa e Lirë: Çka ju ka bërë përshtypje këtë herë në Kosovë, në krahasim me të kaluarën? Milena Beran: Nuk kam një përshtypje të re apo ndryshe nga hera e parë. Nuk kam asnjë problem, ndihem shumë mirë me kosovarët edhe me Kosovën. Përshtypja më e madhe tash për mua është se njerëzit në rrugë duan të flasin gjuhen serbe me mua. Kur më dëgjojnë mua kur unë flas diçka me shoqet dhe njerëzit që nuk i njoh unë, kthehen dhe më thonë "a ti je nga Serbia se ti flet serbisht?... a dua të flas me ty sepse e kam harruar gjuhën nuk dua të harroj". Është diçka e mrekullueshme. Është diçka që nuk e kam pritur nga njerëzit këtu. Radio Evropa e Lirë: Para se të vini në Kosovë herën e parë çfarë përshtypje keni pasur?  Milena Beran: Hera e parë për mua në Kosovë, pas konfliktit ishte pak me ankth. Nuk isha kaq e lirë sa jam sot sepse nuk e dija çfarë do të bëhet këtu dhe si janë njerëzit këtu sepse dua të them se edhe ne që jemi në Serbi, edhe ju që jeni në Kosovë ose në Shqipëri, jemi rritur me mediat që nuk flasin mirë për njëri-tjetrin. Për shembull, imazhi i shqiptarëve në Serbi nuk është i mirë dhe imazhi i serbëve në Kosovë ose në Shqipëri nuk është i mirë dhe kisha frikë, kisha pak frikë dhe familja ime kishte frikë, po tani është shumë mirë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem. Radio Evropa e Lirë: Ju vini nga Serbia, jetoni në Beograd. A ndiheni ndonjëherë në siklet, pasi vendi nga vini ju nuk e ka njohur Kosovën si shtet? Milena Beran: Më vjen shumë keq edhe për konfliktet që kishim në të kaluarën. Më vjen shumë keq edhe për gjërat që po ndodhin edhe sot, që nuk janë të mira, dhe shpresoj që do të kemi një mundësi në të ardhmen që të bëhemi një shoqëri e mirë në Ballkan, pa konflikt, pa paragjykime sepse mendoj që ne mund të bëhemi shokë dhe shoqe sepse jam mike me shumë njerëz këtu. Mendoj se nuk është problemi me njerëzit, mendoj se politika dhe politikanët i kanë bërë problemet shumë të mëdha, por shpresoj që në të ardhmen do të kemi më shumë bashkëpunim midis rinisë shqiptare dhe serbe. Është e nevojshme, është diçka që duhet bërë. Radio Evropa e Lirë: A ka paragjykime për bashkëvendësit tuaj, për gjuhën që ju studioni, për gjuhën shqipe? Milena Beran: Po, patjetër, sigurisht që ka. Kur unë fillova të studioj gjuhën shqipe, nëna ime ishte e kënaqur, nuk kishte paragjykime. E kuptoi që unë e dua gjuhën shqipe dhe duhet të mësoj më shumë dhe duhet të lexoj, por vëllai im, i cili është më i vogël se unë dhe nuk e kuptonte pse pikërisht dua ta studioj gjuhën shqipe. Por, tani kur do të filloj vitin e katërt në tetor, vëllai im është shumë krenar me mua dhe gjithmonë u thotë shokëve të tij që motra ime studion gjuhën shqipe dhe është shumë e guximshme. Situata nuk është sikurse ne kemi dëgjuar në televizion ose diku tjetër. Mendoj se me mua, me eksperiencën time edhe familja ime po ndryshon, po i ndryshojnë mendimet. Për shembull, vitin e kaluar kam bërë pushime në Ulqin me familjen time dhe ishte shumë mirë. Nëna ime gëzohej, nuk kishim asnjë problem dhe tani po përpiqemi të shkojmë në Shqipëri, të bëjmë pushime atje dhe pse jo.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia tërheq personelin nga ambasada në Shkup

Posted: 21 Aug 2017 04:19 AM PDT

I gjithë personeli i ambasadës së Serbisë në Maqedoni është tërhequr për konsultime urgjente në Beograd, kanë raportuar mediat lokale.Më 20 gusht, flamuri serb ende ka valuar mbi ndërtesën e ambasadës që gjendet në Shkup. Ministria e Jashtme maqedone më vonë gjatë 20 gushtit ka marrë njoftim nga Ambasada serbe, ku thuhet se personeli i tyre është udhëzuar që të kthehet në Beograd për konsultime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Personeli është tërhequr për shkak të veprimit ofensiv të inteligjencës

Posted: 21 Aug 2017 04:11 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se është vendosur për tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup, pasi autoritetet përkatëse kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë. Mëtutje, Vuçiq u tha gazetarëve në Bariq afër Beogradit, se për këtë vendim ekzistojnë disa arsye, por "organet përkatëse" e kanë përcaktuar këtë dhe i kanë paraqitur atij dhe qeverisë së Serbisë, dëshmi për veprim të tillë, raporton agjencia Beta. "Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh", tha Vuçiq. Ai nuk ka dashur të paraqes detaje të tjera, por tha se "për shtatë apo dhjetë ditë çdo gjë do të jetë si zakonisht". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga goditja me makinë në Marsejë, një i vrarë dhe një i plagosur

Posted: 21 Aug 2017 03:43 AM PDT

Një peson është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qytetin-port, Marsejë në Francë, pasi një automobil i ka goditur dy stacione të autobusëve, kanë thënë autoritetet. Policia tha se shoferi i dyshuar është arrestuar pas sulmit të sotëm. Autoritetet kanë këshilluar që njerëzit t'i shmangen pjesës së Portit të Vjetër të qytetit, pas incidentit vdekjeprurës. Autoritetet nuk kanë thënë nëse ky incident po trajtohej si sulm terrorist apo si aksident.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Misionet diplomatike në Rusi i suspendojnë operacionet për viza

Posted: 21 Aug 2017 02:34 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se "të gjitha operacionet për viza joimigrante" në misionet amerikane në gjithë Rusinë, do të suspendohen prej pasnesër, për shkak të urdhrit të Rusisë për reduktimin e personelit diplomatik amerikan në Rusi. Këtë njoftim e ka bërë sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rusi, e cila po ashtu, theksoi se operacionet do të vazhdojnë më 1 shtator në Moskë. Megjithatë, operacionet për viza në konsullatat e Shteteve të Bashkuara do të "pezullohen për periudhë të pakufizuar", thuhet në kumtesë. "Vendimi i Rusisë për reduktim të pranisë diplomatike amerikane këtu, e ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e Rusisë për krijim të marrëdhënieve më të mira", thuhet në kumtesë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, muajin e kaluar ka urdhëruar që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë numrin e diplomatëve dhe puntëorëve të tjerë për 755 nëpunës prej gjithsej 1,200 nëpunësve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe në konsullatat amerikane në Rusi. Ky veprim u ndërmor në shenjë të hakmarrjes, pasi Kongresi amerikan e miratoi legjislacionin për ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë dhe për akuzat për përzierje në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: “Filtrim” i rivalëve në ndihmë të kandidatëve të Kremlinit

Posted: 21 Aug 2017 02:24 AM PDT

Politikani i pavarur, Yevgeny Roizman, kryetar i Jekaterinburgut, që është qyteti i katërt më i madh në Rusi, nuk heziton t'i vlerësojë gjasat e tij në zgjedhjet e ardhshme për guvernator në rajonin e tij, nëse, natyrisht, ai do të lejohet të kandidojë. "Unë do të fitoja, qartas dhe thjeshtë", thotë për Radion Evropa e Lirë, Roizman, i cili në vitin 2013, triumfoi kundër kandidatit të partisë së presidentit, Vladimir Putin, dhe u bë kryetar i Jekaterinburgut, qytet në Ural. Por, votuesit në rajonin e lindjes Sverdlovsk të zotit Roizman, nuk do të kenë rast të votojnë për këtë politikan 54-vjeçar, në zgjedhjet e ardhshme për guvernator, që planifikohen të mbahen më 10 shtator, pra, para zgjedhjeve presidenciale më 18 mars të vitit 2018, në të cilat pritet kandidimi i presidentit Putin, dhe rrjedhimisht, edhe fitorja e tij. Yevgeny Roizman dhe politikanët në rajonet e tjera thonë se ata nuk po lejohen të kandidojnë për shkak të mekanizmit juridik i njohur si "filtri komunal", për të cilin kritikët thonë se shfrytëzohet për eliminimin e kandidatëve të fuqishëm potencialë në garën kundër kandidatëve që mbështeten nga Kremlini. Ky mekanizëm, i paraqitur pasi kryeministri i tashëm, Dmitry Medvedev, po ashtu ish-president i Rusisë, i ktheu zgjedhjet direkte për guvernatorë në 16 rajone, në periudhën kur i përfundoi presidenca në vitin 2012. Sipas kësaj dispozite, kandidatët e mundshëm në këto zgjedhje duhet të mbledhin nënshkrime nga 5 e deri në 10 përqind të ligjvënësve lokalë. Këtë masë të gjerë kufizuese për ta pasur kontrollin politik në Rusi, Kremlini e ndërmori pas protestave masive në periudhën 2011-2012, në Moskë, kundër kthimit të Putinit në Presidencë dhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që kritikët i konsideronin si të parregullta dhe mashtruese. Meqë partia Rusia e Bashkuar e Putinit, dominon në legjislaturat lokale në gjithë vendin, mbledhja e nënshkrimeve të domosdoshme, paraqet pengesë madhore për kandidatët opozitarë dhe kandidatët e tjerë potencialë, që garojnë kundër elitave rajonale, që janë lojale ndaj Kremlinit, thonë analistët. Mbështetësit e këtij procesi të filtrimit thonë se ai i parandalon grupet e kandidatëve margjinalë nga krijimi i çrregullimit në fletëvotime. Megjithatë, Yevgeny Roizman, thotë se në rajonin e tij në Sverdlovsk ka ndodhur që të lejohet vetëm garimi i kandidatëve të dobët kundër guvernatorit aktual, Yevgeny Kuivashev, të cilin Putin e ka emëruar si ushtrues të detyrës së guvernatorit, në muajin prill të këtij viti. "Nuk ekziston asnjë sfidues i fuqishëm i vetëm, asnjë kandidat i fuqishëm as që ka mundur të afrohet", tha Roizman lidhur me garën zgjedhore. Mëtutje ai thekson se "kishte provuar, por ishte bindur se filtri komunal ishte i pakalueshëm". Kritikët e Roizmanit e kanë akuzuar atë se nuk ka bërë përpjekje serioze për mbledhjen e nënshkrimeve që të fitonte të drejtën e kandidimit. "Është vështrië për mua të besoj se zoti Roizman i pamëshirshëm, zyrtar i lartë, lider, kryetar i qytetit, që ka burime të caktuara administrative, është një lloj viktime, që keqtrajtohet nga regjimi", tha shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, Ella Pamfillova, në intervistën për të përditshmen biznesore ruse, RBK, më herët këtë muaj. Por kritika e Roizmanit për filtrin komunal të kandidatëve është mbështetur këtë javë edhe nga një studim i ri i publikuar nga një institut i themeluar nga ish-ministri i financave i Rusisë, Aleksei Kudrin, që për një kohë të gjatë ishte aleat i Putinit. Ky studim, i publikuar më 14 gusht, ka zbuluar se mekanizmi juridik, në formën e tij aktuale "e bën një zgjedhje të vërtetë alternative praktikisht të pamundshme në shumicën absolute të rasteve". "Shumë kandidatë potencialë me nivel të lartë të njohur dhe përvojë të madhe zgjedhore, nuk mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor", thuhet në studim dhe shtohet se ky proces i filtrimit, po ashtu, shfrytëzohet nga elitat rajonale për t'i regjistruar vetëm kandidatët e "rrejshëm" të cilët nuk përfaqësojnë sfidë reale. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Posted: 21 Aug 2017 01:58 AM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka vdekur në një prej spitaleve të Turqisë. Ai ndodhej në gjendje kome prej muajsh, pas një sulmi në tru. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë. Rexhepi ishte trajtuar fillimisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar një operacioni, mirëpo për shkak të gjendjes së papërmirësueshme, ai ishte transferuar më pas në Turqi, ku edhe ka ndërruar jetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Nuk ka njohuri për shkaqet e tërheqjes së personelit të Serbisë

Posted: 21 Aug 2017 01:36 AM PDT

Ministria e jashtme e Maqedonisë ende nuk ka njoftim zyrtar nga Beogradi për shkaqet e tërheqjes së diplomatëve dhe të të punësuarve në Ambasadën eSerbisë në Shkup, ka raportuar sot agjencia e lajmeve në Maqedoni, MIA. Pritet që Ministria e jashtme e Serbisë gjatë ditës të paraqes shpjegim zyrtar për këtë çështje. Në Ministrinë e jashtme të Maqedonisë thonë se, në harmoni me parimet e Konventës së Vjenës, institucionet përkatëse i marrin masat e mbrojtjes dhe të sigurisë së Ambasadës së Serbisë në Shkup. Ambasada e Serbisë e ka njoftuar Ministrinë e jashtme të Maqedonisë se personeli do të tërhiqet për konsultime në Beograd, dhe ka kërkuar që autoritetet e Maqedonisë t'i shtojnë masat e sigurisë në ambasadë. Ministria e brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se ka marrë kërkesë për shtimin e masave të sigurisë dhe kjo është bërë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sierra-Leone: Nga vërshimet kanë humbur jetën qindra vetë

Posted: 21 Aug 2017 12:32 AM PDT

Nga vërshimet shkatërruese dhe shembja e dheut afër dhe në kryeqytetin, Fritaun, në Sierra-Leone, kanë humbur jetën afro 500 vetë, kanë thënë zyrtarët. Autoritetet në këtë vend të varfër në Afrikën Perëndimore, thanë mbrëmë se janë të fokusuar në nxjerrjen e trupave të pajetë, në mënyrë që të mos përhapen sëmundje të rrezikshme, siç është kolera. Kryqi i Kuq ka njoftuar para tri ditësh se më se 600 njerëz ende konsiderohen të zhdukur. Ekspertët thonë se shembja e dheut me pasoja vdekjeprurëse po shtohet në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, për shkak të shkatërrimit të pyjeve dhe rritjes së popullatës në qytete. Javën e kaluar, nga shembja e dheut janë shkatërruar edhe shumë shtëpi në një fshat në Kongo, duke i vrarë më se 200 njerëz, kanë thënë zyrtarët lokalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more