Skip to main content

“Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

“Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse

Posted: 20 Aug 2017 09:21 AM PDT

Zyrtarët në Ukrainë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia, për të shtëna zjarrvënëse në vendbanimin Zaiceve, në pjesën e kontrolluar nga qeveria në rajonin Donbas. Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë sot se sulmi kishte ndodhur mbrëmë vonë. Nga të shtënat e këtilla është shkaktuar zjarr, nga i cili janë shkatërruar disa shtëpi dhe prona të tjera. Megjithatë, nuk është raportuar për plagosje eventuale të njerëzve. Forcat e Ukrainës nuk janë përgjigjur me zjarr, për shkak të armëpushimit, i cili është në fuqi, kanë thënë zyrtarët. Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 10 mijë njerëz, përfshirë 2,700 civilë, janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, prej fillimit të vitit 2014. Më se 24 mijë persona të tjerë janë plagosur, ndërsa më tepër se një milion njerëz janë zhvendosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: U arrestua një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT

Posted: 20 Aug 2017 09:01 AM PDT

Policia në Shën Petersburg të Rusisë, që është qyteti i dytë më i madh në këtë vend pas kryeqytetit Moskë, thotë se e ka arrestuar një të dyshuar për sulm kundër aktivistëve LGBT dhe gazetarëve, pasi një ligjvënës lokal u ka bërë presion autoriteteve që të zhvillojnë hetime për këtë incident. Dega për Shën Petersburg e Ministrisë së brendshme të Rusisë ka njoftuar sot se një i dyshuar 19 vjeçar, është arrestuar lidhur me sulmin më 12 të këtij muaji. Ky i dyshuar është arrestuar para dy ditësh. Gjatë sulmi ishin lënduar afro 15 aktivistë LGBT dhe gazetarë. Sipas gazetarëve dhe ligjvënësve, policët qëndronin afër kur ndodhi incidenti, por nuk kanë provuar t'i ndalnin sulmuesit. Disa gazetarë i kanë filluar hetimet e tyre dhe kanë publikuar fotografi nga ky incident në rrjetin Facebook. Ligjvënësit kanë kërkuar edhe hetime se për çfarë arsye oficerët e policisë nuk kanë intervenuar gjatë sulmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Policia e vazhdon kërkimin për të dyshuarin për sulm në Barcelonë

Posted: 20 Aug 2017 08:33 AM PDT

Policia në Spanjë e ka vazhduar kërkimin për shtetasin maroken, i cili është i dyshuar se e ka kryer sulmin e dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare, para dy ditësh. Policia tha sot se janë gjetur afro 120 bombola të llamarinës me gaz në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se janë planifikuar të dy sulmet. "Ne besojmë se për muaj të tërë ata kanë përgatitur aksione terroriste nga Alkanari", ka shkruar në rrjetin Twitteer policia e Katalonisë. Pesë prej anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste ishin vrarë pas këmbimit të të shtënave me policinë në pushimoren Kambrilis, pasi një femër ishte vrarë dhe gjashtë persona të tjerë ishin plagosur, nga goditja me veturë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Konsiderohet se dy terroristë të dyshuar janë vrarë gjatë një eksplodimi në një shtëpi në Alkanar, më 16 gusht, ndërsa shoferi, i cili i ka vrarë 13 vetë dhe i ka plagosur dhjetëra të tjerë me makinën e tij në Barcelonë, ende mbetet në arrati. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia ky i dyshuar me emrin, Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar nga Maroku, ka ikur duke e kaluar kufirin në Francë. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Spanjë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Assad thotë se Irani dhe Rusia e ndihmuan të mbrohet nga përmbysja

Posted: 20 Aug 2017 07:51 AM PDT

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se ushtria e tij i ka penguar përpjekjet e perëndimit për ta përmbysur qeverinë e tij, duke iu falënderuar ndihmës nga aleatët, përfshirë Rusinë, Iranin dhe lëvizjen Hezbollah në Liban. "Ndihma e tyre direkte - politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht – i ka bërë të mundshme avancimet e mëdha në fushëbetejë dhe i ka reduktuar humbjet dhe barrën e luftës", tha Assad gjatë një fjalimi të sotëm televiziv. Megjithatë, ai theksoi se "beteja vazhdon" dhe se është shumë herët të flitet për fitore në luftën civile tashmë gjashtëvjeçare e gjysmë. Presidenti Assad tha se nuk do të ketë ripërtritje diplomatike ose forma të tjera të bashkëpunimit, me vendet që i mbështesin "terroristët" në Siri. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane i kanë mbyllur ambasadat e tyre në Damask, pas goditjes së qeverisë Assad kundër protestuesve në vitin 2011.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

Posted: 20 Aug 2017 06:32 AM PDT

Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Avokati thotë se shkrimtari Akhanli është liruar me kusht

Posted: 20 Aug 2017 06:10 AM PDT

Avokati Ilyas Uyar, që e përfaqëson shkrimtarin, Dogan Akhanli, thotë se një gjykatë në Spanjë e ka liruar atë me kusht, një ditë pasi ishte arrestuar me kërkesë të Turqisë. Avokati Uyar ka shkruar sot në rrjetin Facebook se pas dëgjimit në gjykatë, Akhanli "është liruar me kusht që të qëndroj në Madrid" dhe se Ankaraja do të duhet që formalisht ta kërkoj ekstradimin e tij. Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984. Berlini reagoi me të shpejtë ndaj arrestimit të djeshëm të Akhanlit nga policia e Spanjës, duke kërkuar nga Madridi që këtë shkrimtar të mos e ekstradoj në Ankara, pasi ai kishte shkruar në mënyrë kritike për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i

Posted: 20 Aug 2017 05:17 AM PDT

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, thotë se forcat e vendit të tij e kanë filluar ofensivën për rimarrjen e qytetit, Tal Afar, që është njëri nga vendbanimet e fundit nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Spanja të mos e ekstradoj një shkrimtar në Turqi

Posted: 20 Aug 2017 03:49 AM PDT

Gjermania i ka bërë thirrje Spanjës që të mos e ekstradoj shkrimtarin gjerman, Dogan Akhanli, në Turqi, pasi ai ishte arrestuar sipas kërkesës së Ankarasë. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, mbrëmë ka kërkuar nga kolegu spanjoll, që shkrimtarit Akhanli t'i mundësohet ndihmë konsullare "sa më shpejtë që të jetë e mundur", pas arrestimit të tij. Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984. Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915. Akhanli ka shkruar, po ashtu, në mënyrë kritike edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. PEN-i tha se akuzat kundër Akhanlit janë të ndërlidhura me aktivitetet e kryera derisa ai ishte jashtë Turqisë. Dogan Akhanli është shtetas gjerman dhe nuk ka shtetësi të Turqisë, ka raportuar agjencia DPA. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkarkimi i Prokurorit Publik, mundësi për reformim të Gjyqësorit

Posted: 20 Aug 2017 03:13 AM PDT

Njohësit e çështjeve juridike thonë se shkarkimi i Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, krijon kushte reale për zbardhjen e të tjera proceseve gjyqësore, për të cilat u shfaqën dyshime në opinion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Nga ndeshja e anijeve, së paku katër marinarë të vdekur

Posted: 20 Aug 2017 02:03 AM PDT

Një anije është fundosur pasi është ndeshur me një tjetër, në ujërat territoriale të Irakut, me ç'rast kanë humbur jetën së paku katër marinarë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian. Sipas raportit të mbrëmshëm, kur ndodhi aksidenti në bregdetin jugor të Irakut, në anijen që ofron mbështetje për zhytje, Al-Misbar, ishin 21 marinarë. Së paku 10 marinarë janë shpëtuar dhe deri mbrëmë vonë kishte vazhduar kërkimi për të tjerët. Anija Al-Misbar është pronë e shtetit. Anija tjetër e përfshirë në ndeshje ishte identifikuar si anije transportuese e regjistruar jashtë Irakut. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Australi: U shpall plani për parandalimin e sulmeve terroriste me makina

Posted: 20 Aug 2017 01:42 AM PDT

Në Australi është shpallur plani i ri për parandalimin e sulmeve terroriste, e veçanërisht ato të kryera me makina kundër masës së njerëzve në vendet publike. Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, këtë plan e ka shpallur sot, tri ditë pasi nga sulmi i dyfisht me makina në Spanjë janë vrarë 14 vetë. "Siç i kemi parë ngjarjeet tragjike nga Parisi, Londra, Berlini dhe Barcelona, terroristët vazhdojnë të sulmojnë në vendet me turmë" të njerëzve, tha Turnbull nëpërmjet një deklarate, duke iu referuar sulmeve të ngjashme të mëhershme në disa qytete të mëdha evropiane. Me këtë plan qeverive lokale dhe bizneseve u jepen udhëzime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ashpërsisë së sulmeve, përfshirë edhe instalimin e blloqeve të betonit dhe barrierave të tjera, që mund ta ulin shpejtësinë e makinave armiqësore. Kjo strategji fillimisht ishte paraqitur pas një sulmi me makinë në turmën e njerëzve në qytetin Nicë të Francës, në korrik të vitit 2016, me ç'rast ishin vrarë 86 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin

Posted: 20 Aug 2017 01:24 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se janë marrë "shumë vendime" gjatë takimit të tij me këshilltarët për siguri kombëtare, përfshirë vendime për luftën 16 vjeçare në Afganistan. Zoti Trump dje në rrjetin Twitter ka shkruar se "janë marrë shumë vendime, përfshirë Afganistanin". Por, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh janë marrë dhe kur ato do të shpallen. Pas takimit të pardjeshëm në Kemp Dejvid, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se presidenti Trump nuk ka marrë vendim për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan. Lexo edhe këtë artikull.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Protesta kundër gjuhës së urrejtjes

Posted: 20 Aug 2017 12:56 AM PDT

Mijëra protestues kundër racizmit kanë marshuar mbrëmë në qendër të Bostonit, ku aktivistët e krahut të djathtë duket se kishin planifikuar një tubim, një javë pasi një demonstratë në Sharllotsvill në Virgjinia, përfundoi me dhunë vdekjeprurëse. Raportohet se dhjetëra persona të së djathtës, që ishin mbledhur në një park të Bostonit, janë larguar një orë pasi kishte filluar një tubim për Liri të Shprehjes. Në pamjet televizive shihej se si policia i përcillte pjesëmarrësit, ndërsa kundërprotestuesit e zemëruar ishin përleshur me oficerët e armatosur në përpjekje për ta mbajtur rendin, ka raportuar agjencia AP. Organizuesit e tubimit për Liri të Shprehjes thanë se ata nuk do të heqin dorë nga platforma e racizmit ose jotolerancës. Shumë kundërprotestues mbanin fotografinë e aktivistes, Heather Heyer, e cila u vra kur një person me makinë e goditi turmën, që merrte pjesë në një protestë kundër së djathtës ekstreme dhe neonaziste më 12 gusht, në Sharllotsvill të Virgjinias. Policia e Bostonit ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar 27 vetë, shumica prej tyre për shkak të sjelljeve të parregullta dhe disa për sulm dhe lëndime trupore. Tubime janë mbajtur edhe në qytetet e tjera në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato në Dallas, Ostin, Teksas, Atlanta, Kaliforni dhe Nju Orliens. Autoritetet kanë raportuar se në shumicën e lokacioneve aktivistët kundër racizmit ishin në numër shumë më të madh se pjesëmarrësit e marsheve të krahut të djathtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar policinë në Boston.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova një hap para drejt Kupës së Botës në basketboll “Kina 2019”

Posted: 20 Aug 2017 12:19 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës "Kina 2019" në mesin e 32 kombëtareve të tjera që janë pjesë e kësaj gare madhështore. Kosova të shtunën, e ka mposhtur Estoninë me rezultat 75:69. Tani përfaqësuesja e Kosovës duhet të presë shortin e së mërkurës së ardhshme që do të mbahet në Munih të Gjermanisë, për të mësuar grupin dhe emrat e kundërshtarëve të ardhshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacientët, pak njohuri për të drejtat e tyre

Posted: 19 Aug 2017 11:41 PM PDT

Në Kosovë, ndonëse pacientëve u shkelen të drejtat e tyre, shumë nga ta nuk kanë njohuri se ata mbrohen me ligj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 19 Aug 2017 06:43 PM PDT

Më poshtë mund të shikoni fotografitë më karakteristike të javës, përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more