Skip to main content

“Vdiq i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Vdiq i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Vdiq i mbijetuari i sulmit me bombë atomike në Nagasaki

Posted: 30 Aug 2017 10:47 AM PDT

Një japonez që i mbijetoi bombës atomike në Nagasaki në gusht të vitit 1945, ka vdekur nga kanceri në moshën 88-vjeçare. Sumiteru Taniguchi ka qenë duke punuar si postier mëngjesin kur Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën. Mbi 70,000 veta janë vrarë nga ky sulm. Taniguchi është bërë aktivist i shquar kundër armëve bërthamore dhe në një kohë është parë si kandidat favorit për Çmimin Nobel për Paqe. Ai ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka rënë bomba atomike në Nagasaki dhe ka pësuar djegie të mëdha në shpinë dhe krahun e majtë. Ai ka qenë duke vozitur biçikletën rreth 1.8 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini ka marrë email nga avokati i Trumpit për një projekt ndërtimi

Posted: 30 Aug 2017 09:17 AM PDT

Kremlini konfirmoi se avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dërguar një email për një projekt të pasurisë së patundshme në Moskë, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale në SHBA. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Michael Cohen ka dërguar email në janar të vitit 2016 në adresën e zyrës për media. Peskov tha se Cohen ka shkruar për "një kompani të caktuar ruse dhe për njerëz të caktuar", të cilët kanë dashur të ndërtojnë një rrokaqiell në Moskë dhe kanë kërkuar ndihmë për projektin. "Pasi ne nuk reagojmë në çështje të tilla biznesore - kjo nuk është puna jonë - e kemi lënë këtë çështje pa përgjigje", tha Peskov. Ai shtoi se Kremlini nuk ka marrë kërkesa të tjera të ngjashme për këtë çështje. Komentet vijnë pasi Cohen ka zbuluar se kompania e Trumpit është marrë me projektin e ndërtimit të një ndërtese në Moskë derisa Trump ka bërë fushatë për nominimin nga Partia Republikane si kandidat për president. Për më shumë, lexoni këtu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zeid: Trump “po nxit dhunë” kundër gazetarëve

Posted: 30 Aug 2017 09:02 AM PDT

Komisionari për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein, tha se sulmet "e rrezikshme" të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi mediat, minojnë lirinë e shtypit dhe mund te nxisin dhunë kundër gazetarëve. "Është vërtet e habitshme që liria e shprehjes, jo vetëm një gur themeli i Kushtetutës amerikane, por edhe diçka që SHBA e ka mbrojtur me vite, sulmohet tani nga vetë presidenti", tha Zeid për gazetarët në Gjenevë. "A nuk është kjo nxitje për të tjerët që t'i sulmojnë gazetarët?", pyeti ai. Zeid, myslimani dhe arabi i parë që mban postin e lartë të të drejtave të njeriut në OKB, po ashtu shprehu shqetësim për deklaratat e Trumpit ndaj grave, meksikanëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera. Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur menjëherë komenteve.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra-mijëra myslimanë ikin nga Birmania

Posted: 30 Aug 2017 08:42 AM PDT

Mbi 18,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga dhuna në rajonin Rakhine të Birmanisë, në më pak se një javë. Organizata Ndërkombëtare për Mgrim tha se ata kanë hyrë në Bangladesh. Mijëra të tjerë vazhdojnë të presin në kufi, thonë burimet lokale. Dhuna ka shpërthyer pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë birmaneze. Kryengritësit thonë se duan të mbrojnë pakicën myslimane nga represioni shtetëror në Birmani. Qeveria thotë se kryengritësit janë grup terrorist, liderët e të cilit janë trajnuar jashtë vendit. Kryengritësit janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policisë. Edhe atëherë ka pasur ikje masive të myslimanëve. Së paku 100 njerëz janë raportuar të vrarë në dhunën e fundit në Rakhine, por konfirmim të pavarur nuk ka. Liderja de facto e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ka mohuar se ka spastrim etnik kundër pakicës myslimane në Birmani, pavarësisht raporteve për abuzime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Posted: 30 Aug 2017 07:51 AM PDT

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për t'ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Bogdan Mitroviqit, i dyshuar për krime lufte në fshatin Sopi. "I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile, sepse, me datën 02 prill 1999, në fshatin Sopi, janë vrarë 32 persona civilë të paarmatosur nga ana e forcave të armatosura serbe. Ndër këto të fundit ishte edhe i pandehuri i lartpërmendur", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren. Mitroviq është arrestaur të hënën derisa ishte në grupin e serbëve që i vizitonin shtëpitë e tyre në Mushtisht të komunës së Suharekës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ka 18 vjet që pret një lajm për fatin e djalit të zhdukur

Posted: 30 Aug 2017 07:30 AM PDT

Tash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali e Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij të zhdukur që nga 22 prilli i vitin 1999. Për herë të fundit, ai ka dëgjuar për djalin e tij Bashkimin, më 22 prill të vitit 1999. "Më 18 prill, 1999, është ndërmarrë ofensiva Marec - Mramor, edhe kanë ikur të gjithë. Djali im ka mbetur aty deri më 22 prill. Të tjerët kanë ikur, kanë hy nëpër kolona të njerëzve. Djali im ka mbetur aty, por më vonë ka tentuar të vijë edhe është zënë (kapur) diku në rrugë dhe nga ajo ditë nuk di asgjë për të", thotë Ramabaja. Ai thotë se nuk kalon ditë e vetme pa e përmendur dhe kujtuar djalin e tij, Bashkimin, i cili në kohën kur është zhdukur ishte 27-vjeçar. "Ka vuajtur, është ndarë nga familja. Unë kisha dashtë ta gjejë ashtu siç është dhe nuk po them silleni të gjallë. Me e gjetë, bile ta di ku të drejtohem, njëherë të shkojë te varri i tij. Nuk kam hapur dhe nuk mund të hapi të pame [vizita për ngushëllime]. Kështu kemi mbetur të humbur", tha Ramabaja. Deri vonë ai besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë po i shuhet. Ai thotë se po të kishte një lajm qoftë të mirë apo të hidhur për djalin tij, do ta pranonte pa problem, por jo, siç thotë ai, edhe vuajtjen e përjetshme. Rreth 1656 persona konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur në Prishtinë para përmendores që është afër Kuvendit të Kosovës, janë vendosur lule në nder të personave të zhdukur. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe familjarë të personave që mungojnë, kanë bërë një marsh të shkurtër nga përmendorja deri te sheshin "Skënderbeu". Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur tha se adresa e fajit për mungesën e këtyre personave është në Beograd dhe kërkoi si nga autoritetet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare, që t'i shtojnë trysnitë mbi Serbinë për të ofruar informata që do të çonin në zbardhjen e fatit të këtyre personave. "Të gjitha të këqijat e të gjitha të zezat që janë bërë në këto troje, e dimë adresën se kush i ka bërë -Serbia. Nga Presidenti e deri te kryetari i komisionit qeveritar, besoj se duhet ta ndërrojnë strategjinë", tha Qerkini. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se mungesa e personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës ende mbetet një plagë e freskët në Kosovës. Gjetaj, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në grupin e përbashkët për të pagjeturit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se për këtë çështje të gjithë ata që kanë informacione duhet të ndihmojnë. "Familjet e personave të zhdukur, janë kategoria tash për tash e goditur si pasoj e luftës. Apelojmë që të gjithë ata që disponojnë me ndonjë informatë të ndihmojnë në sjelljen e tyre sepse mungesa e informatave është mungesë për të ditur për më të dashurit tonë", tha Gjetaj. Në vitin 2011, delegacioni i Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, pati iniciuar çështjen e të pagjeturve, si temë në kuadër të dialogut, por e cila nuk ishte vendosur si temë në tavolinën e diskutimeve.  Është paralajmëruar se në fazën e ardhshme të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ekipi i Kosovës do të kërkojë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës, të jetë një nga temat e diskutimit. Nga varrezat e ndryshme në Kosovës e Serbi janë identifikuar rreth 2500 persona, kurse të pa identifikuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndodhen edhe 400 pjesë nga mbetjet mortore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i babait për djalin e zhdukur

Posted: 30 Aug 2017 07:30 AM PDT

Shaip Ramabaja, tash e 18 vjet, pret ndonjë lajm për djalin e tij të zhdukur. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Ramabaja besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë po i shuhet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi dhe senatori Johnson theksojnë rëndësinë e formimit të institucioneve të reja

Posted: 30 Aug 2017 07:01 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot senatorin amerikan, Ronald Johnson, me të cilin ka bashkëbiseduar për shumë tema që përbëjnë interes për dy shtetet. Presidenti Thaçi, sipas komunikatës së lëshuar për media, ka falënderuar senatorin amerikan për mbështetjen që po i jep Kosovës administrata e presidentit Donald Trump në rrugën e saj drejt integrimit në struktura euroatlantike. "Mbështetja amerikane është përcaktuese për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurimin e rrugës euroatlantike për Kosovën dhe shtetet e tjera të rajonit", ka theksuar presidenti Thaçi. Ai e ka njoftuar senatorin amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për sfidat që e presin Qeverinë e re të Kosovës në jetësimin e prioriteteve strategjike, duke theksuar se institucionet e reja duhet të themelohen sa më shpejtë. Nga ana tjetër, senatori amerikan, Ronald Johnson, sipas komunikatës, e ka siguruar presidentin Thaçi se administrata e presidentit Trump do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe do të mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Më pas, ai ka takuar edhe kryeministrin, Isa Mustafa.  "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës, prandaj u jemi mirënjohës përjetë", ka thënë kryeministri Mustafa.  Senatori Ronald Johnson, sipas komunikatës për media, u interesua për proceset zhvillimore në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia kërkon anëtarësim në NATO me emrin IRJM

Posted: 30 Aug 2017 06:35 AM PDT

Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha shtetet fqinje, para se gjithash me Greqinë, me të cilën për më shumë se dy dekada ka mosmarrëveshje për çështjen e emrit. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, para vizitës të së enjtes në Shkup të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas. Dimitrov tha se Maqedonia dëshiron zhbllokimin e procesit të integrimit euroatlantik nga ana e Greqisë, bazuar në marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve, me të cilën edhe është pranuar në më shumë institucione tjera ndërkombëtare, deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për emrin kushtetues të Maqedonisë. Me rëndësi, siç tha Dimitrov, është që të "vendosim relacione të hapura dhe të shohim se çfarë është me rëndësi për Greqinë, por edhe të sqarojmë se çfarë është me rëndësi për vendin tonë". Shefi i diplomacisë tha se Maqedonia është e gatshme të pranojë anëtarësimin në NATO me emrin IRJM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). "Republika e Maqedonisë, në përputhje me marrëveshjen e përkohshme është e gatshme që të pranojë ftesën për tu pranuar në NATO me referencën e përkohshme me të cilën është pranuar edhe në OKB, pra me emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kjo është edhe në përputhje me marrëveshjen e përkohshme, por edhe me vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë. Jemi të bindur se kjo do të krijonte një mirëkuptim më të madh në opinionin tonë, pasi bllokada shumëvjeçare nuk e ndihmon konstruktivitetin mes dy vendeve", ka deklaruar Dimitrov në një konferencë në Shkup kushtuar procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. "Ne nuk duam që të nisin lojën e akuzave me Greqinë, pasi anëtarësimi jonë në NATO në fakt nënkupton aleancë mes dy shteteve. Pozicioni ynë ka qenë shumë i rrënuar viteve të fundit, kemi bërë mjaft gjatë këtyre dy muajve e gjysmë që nga formimi i Qeverisë së re, por duhet edhe shumë për të bërë që të kthejmë miqtë tanë të vjetër, të krijojmë miq të rinj dhe të japim fakte se ne nuk jemi problemi, por se qëllimi kryesor për ne mbetet stabiliteti në rajon, që rajoni të jetë shtëpia e të gjithëve, e një Evrope të bashkuar dhe stabile", ka deklaruar Dimitrov. Në konferencën kushtuar anëtarësimit në NATO ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Baily, i cili në paraqitjen para të pranishmëve i ka dhënë mbështetje të plotë procesit të integrimit euroatlantik të Maqedonisë. "Maqedonia po kontribuon në stabilitetin global dhe rajonal. E dimë se rruga juaj drejt NATO-së ndonjëherë është frustruese, por ju keni qëndruar. Këtu është edhe mbështetja e opinionit dhe e të gjitha bashkësive etnike për anëtarësimin tuaj në NATO. Shpresojmë se qëndrimi i tillë do të vazhdojë, ne ju mbështesim dhe besoj se një ditë do të ju urojmë mirëseardhje si anëtare e re e NATO-së", ka deklaruar Bejli. Nga ana tjetër, mediat kanë transmetuar edhe pritjet e palës greke sa i përket vizitës së shefit të diplomacisë greke, e që kanë të bëjnë me forcimin e besimit të ndërsjellë, zbatimin dhe zgjerimit e masave që mund të ndërmerren nga të dyja vendet. Këto masa, siç transmetojnë mediat, janë të rëndësishme për Athinën, pasi jo vetëm që mund të përmirësojnë klimën, të konsolidojnë dhe forcojnë besimin mes dy vendeve, por mund të shërbejnë në të ardhmen për qasje në zgjidhjen e çështjes më të ndjeshme të emrit. Për shkak të moszgjidhjes së këtij kontesti, Maqedonia nuk ka arritur ende të anëtarësohet në NATO, edhe pse sipas vlerësimeve të ndryshme ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e Aleancës. Maqedonia për shkak të kontestit nuk ka arritur të nisë as bisedimet me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse që nga viti 2005 ka fituar statusin e shtetit kandidat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Myslimanët nisin Haxhin – pastrimin e shpirtit dhe afrimin me Zotin

Posted: 30 Aug 2017 05:37 AM PDT

Çdo vit, miliona myslimanë shkojnë në Mekë për të kryer Haxhin - një detyrë fetare për besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë. Sivjet, rituali pesëditësh ka nisur sot, në ditën e tetë të muajit hënor Dhu al-Hijjah, në bazë të kalendarit islamik. Autoritetet saudite kanë bërë të ditur se mbi 1.7 milion besimtarë kanë arritur tashmë në Mekë. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se janë të përgatitur për trajtimin e sëmundjeve që mund të shpërthejnë, apo të rrëmujave, të tilla si ajo e vitit 2015, e cila ka lënë qindra besimtarë të vrarë. Rrëmuja e para dy vjetëve konsiderohet si fatkeqësia më e madhe në historinë e Haxhit. Ajo ka ndodhur kur besimtarët, që ecnin drejt një rituali të gurëzimit, kanë nisur të shkelin njëri-tjetrin. Mbi 2,000 veta kanë vdekur, ndërsa Irani ka pasur numrin më të madh të viktimave, përkatësisht 464. Kjo ka bërë që Republika Islamike ta bojkotojë Haxhin në vitin 2016. Këtë vit, besimtarët iranianë janë rikthyer dhe rreth 90,000 sish pritet të kryejnë ritualet. Arabia Saudite po ashtu ka hapur kufijtë për besimtarët nga Katari, të cilët janë mbyllur pasi Riadi, së bashku me Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara i kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Dohën në muajin qershor. Ata i kanë akuzuar autoritetet katarase për mbështetje shtetërore të grupeve ekstremiste islamike. Edhe pse Arabia Saudite ka lehtësuar hyrjen në kufirin tokësor, Katari ka thënë se vetëm pak dhjetëra shtetas të tij kanë mundur t'i bashkohen Haxhit. Pelegrinazhi i sivjetmë po ashtu vjen nën kërcënimin e shtuar të grupit militant Shteti Islamik, i cili ka humbur territore në Irak dhe Siri, por vazhdon të kryejë sulme në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Për myslimanët, Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit, e cila shërben për pastrimin e shpirtrave dhe ringjalljen e marrëdhënieve me Zotin. Me fillimin e Haxhit, pelegrinët hyjnë në fazën e ihramit – një gjendje e pastërtisë, në të cilën ata nuk duhet të vënë parfume, nuk duhet të presin thonjtë ose nuk duhet të shkurtojnë flokët apo mjekrat e tyre. Një aspekt i rëndësishëm i Haxhit është se ai heq të gjitha shenjat e klasës, pasurisë dhe materializmit, duke kërkuar nga të gjithë besimtarët të vishen me rroba të njëjta gjatë gjithë pelegrinazhit. Haxhi kulmon në ditën e pestë me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat - vendin ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës, 14 shekuj më parë. Çmimi i Haxhit sillet nga 2,600 dollarë deri në 4,300. Për shumicën e vendeve në zhvillim, duhen vite kursime për Haxh. Për shembull, në Bangladesh, pelegrinazhi mund të kushtojë sa tre vjet e pagës mesatare. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO: Tre monitorues në Bjellorusi, por kërkon më tepër

Posted: 30 Aug 2017 05:22 AM PDT

NATO-ja thotë se do t'i dërgoj tre monitorues në ushtrimet ushtarake Bjellorusi - Rusi, të njohura me emrin "Zapad 2017" (Perëndimi 2017), por i ka përsëritur thirrjet për lejimin më të gjërë të monitorimit të ushtrimeve. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha sot se aleanca ushtarake perëndimore do ta dërgoj një ekspert në pjesën e ushtrimeve në Rusi, dhe ka konfirmuar se dy përfaqësues të tjerë do të dërgohen në Bjellorusi. Lungescu tha se derisa aleanca perëndimore e mirëpreti thirrjen, rregullat ndërkombëtare kërkojnë që Moska dhe Minsku të lejojnë qasje më të gjërë të monitoruesve. Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manovra ushtarake me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t'i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues. Rusia dhe Bjellorusia thonë se në ushtrimet, që planifikohen të mbahen në Bjellorusi dhe në pjesën perëndimore të Rusisë, në periudhën 14 - 20 shtator, do të marrin pjesë 12,700 ushtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kociançiq: Thaçi e Vuçiq do të diskutojnë si të vazhdohet me dialogun

Posted: 30 Aug 2017 05:22 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, të enjten në mëngjes do t'i takojë në Bruksel presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë, Mogherini, ka deklaruar se takimet në Bruksel do të zhvillohen në kontekstin e diskutimit për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. "Diskutimet do të ndodhin pas takimit të disa javëve më parë, ku janë marrë vesh se do të nisin të punojnë për fillimin e fazës së re të dialogut", ka thënë Kociançiq. "Në këtë kuptim, puna tashmë është në zhvillim e sipër dhe ata nesër do t'i vazhdojnë bisedimet", ka theksuar ajo. Takimi i radhës në Bruksel, sipas Kociançiqit do të jetë joformal. "Do të bisedojnë edhe për zbatimin e marrëveshjeve të cilat tashmë janë arritur në dialog dhe zbatimi i të cilave është në vazhdim e sipër", ka thënë Kociançiq. Thaçi e Vuçiq, patën theksuar pas takimit të 3 korrikut të zhvilluar po në Bruksel, se nevojitet një fazë e re e procesit të bisedimeve, që sipas lehtësuesit të këtij procesi, Bashkimit Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Kosova dhe Serbia, ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Hapen dokumentet e ndihmave qeveritare për investitorët e jashtëm

Posted: 30 Aug 2017 04:39 AM PDT

Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar sot se ka vendosur që të hiqet shenja e sekretit në të gjitha dokumentet për dhënien e ndihmave shtetërore për kompanitë e jashtme që kanë investuar në Maqedoni. Deri tash, nuk ka mundur të zbulohen detaje se sa të holla janë dhënë dhe çfarë lehtësimesh të tjera kanë pasur kompanitë e jashtme, nga qeveria e mëparshme e Maqedonisë, e cila udhëhiqej nga partia WMRO-DPMNE, pasi këto të dhëna ishin konfidenciale. Sipas një ligji pët informacionet sekrete, të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me ndihmat qeveritare për investitorët e jashtëm, duhet të bëhen publike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike vë “në gjumë” linjat e trenave

Posted: 30 Aug 2017 04:09 AM PDT

Në Kosovë nga fillimi i këtij muaji janë ndërprerë për qarkullimi të gjithë trenat në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit. Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak, siç, thuhet mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës. Sipas autoriteteve hekurudhore, që nga ndarja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2011, vlera e mjeteve prej 1.8 milion euro në vit nuk janë mbuluar nga ana e Qeverisë. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth 5 milionë euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Stuhia Harvey arriti në Luizianë

Posted: 30 Aug 2017 04:08 AM PDT

Banorët e shtetit Luiziana në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ballafaqim me stuhinë tropikale, Harvey, derisa ajo sot e ka goditur bregdetin, pasi ka shkaktuar vërshime dhe të reshura të mëdha në Teksasin fqinj. Në qytetin Hjuston të Teksasit është imponuar ora policore, derisa Harvey i ka lënë disa pjesë të tij nën ujë. Zyrtarët thanë se ora policore është imponuar për afat të pakufizuar, për t'i parandaluar plaçkitjet në hapësirat e evakuuara. Të reshurat e mëdha, që mesatarisht arrinin lartësinë prej 125 centimetrash, jashtë qytetit Hjuston, kanë shkaktuar vërshime të paprecedente, duke i detyruar dhjetëra mijëra vetë që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u vendosur në strehimore, stadiume, kisha dhe objekte të tjera. Katër ditë pasi Harvey e goditi bregun si uragan i kategorisë së katërt, autoritetet dhe banorët kanë raportuar për së paku 18 vetë të vdekur nga kjo stuhi. Gjatë vizitës së djeshme në pjesën juglindore të shtetit Teksas, presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se katastrofa ishte "me përmasa epike".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: 19 vetë akuzohen për dhunën në Ambasadën e Turqisë

Posted: 30 Aug 2017 03:40 AM PDT

Prokurorët amerikanë thanë mbrëmë se janë akuzuar 15 zyrtarë turq të sigurisë dhe katër persona të tjerë, për dhunën gjatë vizitës së fundit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Njëmbëdhjetë vetë ishin lënduar në atë që shefi i policisë në Uashington e ka cilësuar si "sulm brutal" kundër protestuesve paqësorë, afër rezidencës së ambasadorit turk, pasi Erdogan ishte takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, më 16 maj të këtij viti. Prokurorët thanë se të gjithë ata janë të akuzuar për konspiracion për të kryer krim të dhunës dhe mund të ballafaqohen me 15 vjet burg, nëse shpallen fajtorë në gjykatë. Ambasada e Turqisë për këtë dhunë i ka fajësuar demonstruesit e ndërlidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, konsiderohet grup terrorist. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen mijëra persona në Hjuston

Posted: 30 Aug 2017 03:30 AM PDT

Autoritetet në Hjuston të Teksasit, thonë se personeli i emergjencës ka shpërtuar mbi 13 mijë persona, që prej se nisën përmbytjet. Stuhia Harvey ka goditur Hjustonin dhe sipas autoriteteve nga kjo fatkeqësi natyrore kanë humbur jetën dhjetëra persona. (Video: AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Dënohet lansimi i raketës balistike të Koresë Veriore

Posted: 30 Aug 2017 01:39 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë unanimisht e ka dënuar lansimin "shokues" të raketës balistike të Koresë Veriore, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që t'i forcojnë sanksionet kundër regjimit të Phenianit. Rezoluta e miratuar, e cila është mbështetur nga Rusia dhe Kina, po ashtu kërkon "zgjidhje paqësore, diplomatike dhe politike" dhe nuk kërcënohet me sanksione të reja kundër Koresë Veriore. Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, sot ka shprehur përkushtim për lansim të më tepër raketave balistike në Paqësor. Agjnecia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore ka raportuar se Kim konsideron se lansimi i raketës ishte "prelud domethënës" për arritje deri në Guam, që është ishull amerikan në Paqësor, ku gjendet edhe një bazë ushtarake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush garanton për kursimet e qytetarëve nëpër banka?

Posted: 30 Aug 2017 01:39 AM PDT

Rreth tre miliardë euro është vlera e kursimeve apo depozitave të qytetarëve në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, me një normë mesatare të interesit prej rreth një për qind. Por, në vazhdimësi shtrohet edhe dilema se sa janë të sigurta këto kursime në rast të likuidimit të ndonjërës prej bankave. Ekspertë për çështje financiare vlerësojnë se depozituesit kosovarë i kanë të siguruara mjetet e tyre përderisa performanca e bankave është dhe do të mbetet e qëndrueshme. Kurse, disa qytetarë të cilët arrijnë të kursejnë shuma të vogla të mjeteve thonë se kanë siguri, edhe pse nuk kanë informacione se në rast të likuidimit të bankave, kush do t'i kompensonte mjetet e tyre. Ariana Bytyqi, e cila punon në sektorin privat, thotë se arrin të kursej nga muaji në muaj shuma të vogla parash dhe nuk beson që në ndonjë rast ajo mund t'i humb këto kursime.  "Ka muaj kur kursej një shumë të vogël, por ka raste kur i harxhoj menjëherë. Nuk frikësohem se më humbin. Po shpresoj se bankat janë të sigurta", thotë Ariana Bytyqi.  Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave, kompensimi i depozitorëve fillon nëse Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, revokon licencën dhe fillon procesin e likuidimit të ndonjë banke. Përgjegjës për sigurimin e depozitave është Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës. Në një përgjigjeje dhënë Radios Evropa e Lirë, udhëheqës të këtij Fondi thonë se "sistemi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë, i cili menaxhohet nga Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës, siguron rreth 98 për qind të gjithsej depozitorëve, apo mbi 930 mijë depozitorë". Kurse në vlera financiare, Fondi i Sigurimit të Depozitave, thuhet në përgjigje, siguron 610 milionë euro depozita të siguruara apo mbi 21 për qind në raport me totalin e depozitave. Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një banke është 4.000 euro. Ky limit pritet të rritet në 5 mijë euro nga viti i ardhshëm. Megjithatë, Milazim Abazi e konsideron të ulët shumën e garantuar nga Fondi i Sigurimit të Depozitave. Për të bindur qytetarët që të kursejnë vlera më të mëdha të mjeteve në institucionet financiare, ky fond, sipas tij, duhet të arrijë në 10 mijë euro. "Kjo shumë e garantimit të depozitave të ngritët në 10 mijë euro. Jo për të garantuar, por për të bindur qytetarët se depozitat janë të sigurta. Dhe, nëse depozitat janë të sigurta, qytetarët edhe më shumë do t'i kursejnë mjetet në banka. Kështu që mund të ketë një dyfishim brenda katër vitesh të kursimeve të qytetarëve në Kosovë", thotë Abazi. Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave në Kosovë, Fondi do t'ia rimbursojë çdo personi fizik dhe juridik, shumën e vlerës totale të kombinuar të depozitave të siguruara në të gjitha llogaritë e mbajtjes së depozitave në institucionin ku ka ndodhur ngjarja e sigurimit në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familjarët kërkojnë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Posted: 30 Aug 2017 01:25 AM PDT

Rreth 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, autoritetet shtetërore në Kosovë, Këshilli Organizativ dhe familjarët vendosën lule dhe bën homazhe tek 'Përmendorja dedikuar personave të zhdukur', që ndodhet përballë Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë. Aty, familjarët adresuan mesazhe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës, duke kërkuar sidomos nga autoritetet shtetërore të angazhohen edhe më tepër për ndriçimin e fatit të tyre. Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur tha se adresa e fajit për mungesën e këtyre personave është në Beograd dhe kërkoi si nga autoritetet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare që t'i shtojnë trysnitë mbi Serbinë për të ofruar informata që do të çonin në zbardhjen e fatit të këtyre personave. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more