Skip to main content

“Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së re të Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së re të Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!” plus 9 more Lajmi i Fundit


Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së re të Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë!

Posted: 31 Aug 2017 08:19 AM PDT

Majlinda Bregu gjithashtu ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares, nga ish- burri i saj.

Përmes një statusi në FB, ish- deputetja demokrate i drejtohet Etildës, ministrës së re të drejtësisë të bëj dicka.
STATUSI I BREGUT
Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!
Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!

Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!
Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!
Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!
Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin me makabër qe po shfaros gra e nena përditë!
Lëviz Etilda!
Kërko të të japin llogari qysh ditën e parë pa u zbardhur mirë dita të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohen e apelimit, ekspertet pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentativën për vrasje e për me tepër ndaj nënës së fëmijëve!
Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!
Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!
Nuk mbrojti dot as një nene gjyqtare! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtaret që duhet të bënin seancën për një vepër te kryer ne kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!
Po vrasin gratë e nenat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush! Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!

The post Vrasja e gjyqtares në Tiranë, Bregu e revoltuar i drejtohet ministres së re të Drejtësisë: Kërko llogari, kjo është luftë! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ai ju do! Vajza, këto gjërat e tregojnë më së mirë këtë gjë

Posted: 31 Aug 2017 08:09 AM PDT

Jeni të lidhur, por në kokë lundrojnë shumë gjëra dhe ende nuk jeni të sigurtë për dashurinë e tij? Ja disa shenja që ai e tregon qarten se ju do, dhe lidhja me ty është serioze.

Komunikimi
Ai në mënyrë të qartë do të tregojë se është në kërkim të një lidhjeje stabile. Nuk përmend takime, apo edhe që është në kërkim të një shoqërueseje.

Konsistenca
Nuk luan lojëra fare. Ju e dini se ku qëndroni më të emocionalisht dhe fizikisht. Ai nuk pret që të jeni lexues mendjesh, pasi do të sigurohet që ju ta dini se sa shumë është i dhënë pas jush në secilin rast që i ofrohet.
Kërkon kohë cilësore
Ai do të sigurohet që të bëjë plane me ju dhe të kalojë kohë sa më cilësore në shoqërinë tuaj, duke i koordinuar mire planet me oraret e tij. Do te shfaqë emocione pozitive nga ideja për te të takuar me familjen e tij dhe se sa gjëra të bukura u ka thënë atyre për ty.
Transparenca
Do të kërkojë që ta bëjë lidhjen tuaj zyrtare dhe të fortë, duke u konfirmuar të tjerëve se jeni vërtetë e dashura e tij. Nuk do të ketë sjellje misterioze. Nuk do ta fshehë telefonin e tij, dhe madje as me kë është duke komunikuar përmes tij.
Mendimi
Do të jetë realist, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në mënyrën se si i komunikon nevojat e tij, dëshirat e kërkuara dhe qëllimet e ardhshme.
Vëmendje
Ai nuk do të ketë një varg me ish-e më të cilat ende flet dhe shoqërohet. Do të dëshirojë të ketë një grua të veçantë në jetën e tij dhe të mos i japë asaj asnjë arsye për pasiguri.

The post Ai ju do! Vajza, këto gjërat e tregojnë më së mirë këtë gjë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Poza provokuese pranë të dashurit, ish- banorja e Big Brother di si të marrë vëmendjen (Foto)

Posted: 31 Aug 2017 07:58 AM PDT

Tea Zhuli është një tjetër firgurë e njohur shqiptare që njofton se është me pushime. Por, nuk është vetëm!

Teksa relaksohet, bukuroshja publikon foto mjaft provokuese.
Ajo gjendet së bashku me të dashurin e saj, i cili po ashtu ka qenë banor i këtij reality shoë, Kristi. Ata duken më të dashuruar se kurrë në foton e fundit të publikuar në rrjete sociale.

Nuk është hera e parë që Tea dhe Kristi e tregojnë dashurinë e tyre në këtë mënyrë në rrjete sociale.

 

The post Poza provokuese pranë të dashurit, ish- banorja e Big Brother di si të marrë vëmendjen (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U dënua me 3 vite burg për dhunë e armëmbajtje pa leje, si shpëtoi nga amnistia 53-vjeçari që vrau ish- gruan

Posted: 31 Aug 2017 07:43 AM PDT

Të tjera të dhëna janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku mbeti i vdekur 39- vjecarja.

Ndërkohë, BalkanËeb" zbardh vendimin e gjykatës së Kavajës lidhur me ngjarjen e vitit 2015 ku autori i vrasjes së sotme të gjyqtares Fildes Hafizi, ish-burri i saj, u dënua me 3 vite burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se vendimi ndaj Fadil Kasemit u dha nga gjykata më 28 prill të 2016-ës, ku trupa gjykuese e çështjes ishte Eda Kaja dhe Markelian Koço.

Kasemi u lirua nga burgu për shkak të një amnistie.

The post U dënua me 3 vite burg për dhunë e armëmbajtje pa leje, si shpëtoi nga amnistia 53-vjeçari që vrau ish- gruan appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Xhelozia i mori jetën, postimi prekës i gjyqtares para vrasjes: Fëmijët, … (Foto)

Posted: 31 Aug 2017 07:39 AM PDT

Ngjarja e rëndë në Tiranë ku 53-vjeçari masakroi pa asnjë mëshirë ish- gruan e tij, ka shokuar opinionin publik në vend.

Gjyqtarja e rrethit të Shkodrës Fildes Hafizi, 39 vjeçe u ekzekutua sot në zonën e "Xhamllëkut" në kryeqytet rreth orës 14:10, ndërsa po shkonte në shtëpinë e saj ku jetonte me dy fëmijët e mitur. E duket se fëmijët ishin ngushëllimi dhe motivi i jetës për gjyqtaren shkodrane pas problemeve të shumta me bashkëshortin.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga gjyqtarja shkruhet se fëmijët janë kapitulli më i bukur i jetës së saj.
"Fëmijët e mi janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës time", shkruhet në postim.

Fildes Hafizi ishte nënë e një djali dhe një vajze adoleshent. Ajo ishte dhunuar disa herë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe madje kishte edhe një urdhër mbrojtjeje por sërish nuk ka mundur t'i shpëtojë çmendurisë së 53-vjeçarit që sot e ka ekzekutuar pak metra larg shtëpisë së saj, duke lënë tashmë dy fëmijë jetimë. Kasemi u arrestuar pak kohë pas vrasjes që tronditi sot kryeqytetin.

The post Xhelozia i mori jetën, postimi prekës i gjyqtares para vrasjes: Fëmijët, … (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Nuk vonon shumë, Rita Ora ndihmon të përmbyturit në Teksas

Posted: 31 Aug 2017 07:24 AM PDT

Uragani shkatërrues në Teksas shpalli gjendje emergjente në vend.

Ndonëse ky fenomen ishte paralajmëruar, 5 persona nuk shpëtuan, duke mbetur të vdekur. Por, mijëra të tjerë janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana,
“Po përpiqem të gjej një strehë në Houston të Dallasit për të shkuar dhe për të ndihmuar para se të largohem nga Teksasi!”, kishte shkruar Rita.

"Unë dua të ndihmoj", kishte bërë një shkrim tjetër Rita.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu do të dhurojë edhe para për të gjithë viktimat e prekura pasi ajo është parë duke u futur në një qendër donacioni.
E veshur me veshje sportive, Rita ishte përqendruar në shpërndarjen e ndihmave.

The post Nuk vonon shumë, Rita Ora ndihmon të përmbyturit në Teksas appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Krimi në Tiranë, reagon ministri i Drejtësisë: Mbrojtja e saj ka qenë detyrim

Posted: 31 Aug 2017 07:14 AM PDT

Një reagim vjen nga ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pas vrasjes së tmerrshme të gjyqtares nga ish-bashkëshorti i saj, ndërkohë që kishte edhe një urdhër mbrojtjeje.

Ministri Bardhi ndërsa shpreh ngushullim, flet edhe për detyrën që autoritetet përgjegjëse kishin mbi 39- vjecaren.

"Vrasja e një nëne nga ish-bashkëshorti i saj, është kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Mbrojtja e saj ka qenë detyrim për autoritetet përgjegjëse, të cilat sot duhet të nxjerrin me urgjencë përgjegjësitë e tyre dhe mbajnë përgjegjësinë për mosveprim.
Humbja e një gjyqtareje profesioniste, është humbje për sistemin e drejtësisë‎. Shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona për familjen dhe Zoti qoftë me ta në këto momente të vështira", shprehet ministri i Drejtësisë.

The post Krimi në Tiranë, reagon ministri i Drejtësisë: Mbrojtja e saj ka qenë detyrim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

39- vjeçarja ndihej e kërcënuar, zbulohet letra që i kishte shkruar ambasadorit Lu: ‘’ Burri do më vrasë’’

Posted: 31 Aug 2017 07:00 AM PDT

Të tjera detaje janë zbuluar nga konflikti i mëparshëm i gjyqarës Fildes Hafizi, me ish- bashkëshortin e saj, i cili e qëlloi për vdekje ditën e sotme.

Mësohet se 39 vjeçarja i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë. Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga "BalkanWeb", Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se "nuk kam më se kujt t'i drejtohem.

Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj", citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga "BalkanËeb" që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

The post 39- vjeçarja ndihej e kërcënuar, zbulohet letra që i kishte shkruar ambasadorit Lu: '' Burri do më vrasë'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Barcelona një lajm të mirë tifozëve, braziliani është nisur drejt Spanjës

Posted: 31 Aug 2017 06:53 AM PDT

Phillip Coutinho ëstë nisur drejt Barcelonës!

Mësohet se pas shumë spekulimeve dhe lajmeve të pafund, numri 10 i të kuqve sipas mediave angleze është duke fluturuar drejt Katalonjës për të firmosur kapitullin e ri të karrierës së tij me skuadrën "blaugrane". Barcelona ka tentuar përgjatë gjithë verës për të bindur Liverpul, por u donin orët e fundit të merkatos që dy klubet të binin dakord.

Nga oferta e parë që kapte shifrat 90 mln euro, për brazilianin mësohet se gjuha e përbashkët është gjetur mbi bazën e 150 mln eurove.
Coutinho ditë më parë kishte kërkuar zyrtarisht të largohej nga Liverpuli drejt Barcelonës ndërsa sot është e tij është duke u bërë realitet. Klubi spanjoll me këtë investim kap shifra marramendëse në këtë merkato vere ku për dy lojtarë, Dembele dhe Coutinho, ka shpenzuar 300 mln euro.

The post Barcelona një lajm të mirë tifozëve, braziliani është nisur drejt Spanjës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U vra nga ish- bashkëshorti, kolegia e viktimës tregon parandjenjën e 39-vjeçares

Posted: 31 Aug 2017 06:41 AM PDT

Vdekja e 39-vjeçares ditën e sotme nga ish- bashkëshorti, ishte një ngjarje që ishte ndjerë nga viktima.

Gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve të mitur përndiqej vazhdimisht nga Fadil Kasemi, edhe pas divorcit të tyre. Për këtë temë, ajo kishte komunikuar me kolegen e saj,duke i thënë se ndjehej e rrezikuar.
"Ndjehem e kërcënuar, ai do më vrasjë, e ndjej",- mësohet të ketë thënë gjyqtarja.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj saj në të kaluarën ka qënë xhelozia, ndërsa së fundmi e ka përndjekur për tu bashkuar, por ka hasur në rezistencën e kësaj të fundit.

The post U vra nga ish- bashkëshorti, kolegia e viktimës tregon parandjenjën e 39-vjeçares appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more