Skip to main content

“Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)

Posted: 27 Aug 2017 10:04 AM PDT

Detaji i parë që takon me të ftuarit – ai që rrëfen edhe karakteristikat e dasmës e të bën të mendosh si do të jetë njëra prej ngjarjeve më të përfolura të botës së showbiz-it shqiptar, tashmë është gati.

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ceremonia e betimit para Zotit, është zbuluar i pari element nga martesa e Getit dhe Marinës, që nuk mund të ishte tjetër veçse një unifikim i të dyve.


Megjithëse janë kujdesur që të ruajnë për vete çdo element specifik dhe janë angazhuar maksimalisht që hollësitë t'i kenë surprizë, ftesat nuk mund të jenë të tilla. Bashkimi i dy emrave të njohur në një ftesë elegante, tashmë ka nisur të takohet me mysafirët dhe në këtë prezantim të parë me të ftuarit, disa detaje bien lehtësisht në sy.

Është jashtë çdo lloj imagjinate, nuk është formale, as aq intime sa mund të keni menduar… është origjinale, e personalizuar dhe e kuruar me kujdes në çdo element. Sa klasike, aq edhe romantike (si ajo), sa e guximshme, aq moderne e ekstravagante (si ai). Skuadra e Class Events ka kristalizuar deri në detajet më të imta idenë e propozuar nga reperi i njohur i skenës – duke sjellë një ftesë unike që personifikon natyrën e Marinës dhe Getit.

E prezantuar me një dizajn shumë elegant, ftesa ka si motiv petalet e luleve natyrale që përmban zarfi transparent (material plex) mbi të cilin është vendosur teksti. Formati i një kutie transparente, të mbushur me lule, të çon menjëherë te një ceremoni ëndërrimtare, e cila, më shumë se gjithçka tjetër do të jetë kryekëput romantike.

E menduar si prezantimi i parë me të ftuarit, kjo mënyrë e të ftuarit, pa dyshim do të kishte brenda pak nga të dy. Ngjyra e zezë, si klasike e përjetshme, fillon e prek së jashtmi artin e fortë e dominues të çdo kohe. Në pamje të parë, e zeza klasike të çon menjeherë te dominimi dhe forca e tij, MMV, por sapo hap kutinë, "ashpërsia" e përshtypjes së parë dhe dominanca thyhet për t'ia lënë vendin butësisë së mëndafshtë të copës e ëmbëlsisë se luleve natyrale, vjen natyrshëm një prekje e ëmbël, e butë, mëndafsh… si ajo.

Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre.

Nga ftesa, zbulohet edhe vendi ku do të mbahet ceremonia. Ndryshe nga ç'ishte planifikuar më herët, dasma nuk do të organizohet në Prishtinë, por as në Tiranë. Gjithçka është menduar të jetë një festë mes natyrës së gjelbëruar të Gjirit të Lalzit, në një mbrëmje të freskët shtatori: 10.09.2017. Ndoshta simbolika e datës nuk ka ndonjë kod të veçantë, por pa asnjë dyshim, do të jetë dita më e bukur e jetës e Getit dhe Marinës.

Dhe ky është vetëm elementi i parë që dëshmon se dasma ka për të qenë e kuruar dhe e personalizuar deri në detaje. Të paktën, nga ky prezantim i parë, është lehtësisht e kuptueshme se pas dy javësh, emocionet e të ftuarëve do t'i kalojnë pritshmëritë…

As dhëndri dhe as nusja nuk duan të rrëfejnë më shumë. Në fund të fundit, betimin para Zotit e kanë të shenjtë e duan ta ndajnë vetëm me të ftuarit e zgjedhur.

 

Ferizaj e fillon sezonin në Ligën e Parë me fitore

Posted: 27 Aug 2017 09:51 AM PDT

Ferizaj.27.08.2017. KF Ferizaj sot ka zhvilluar ndeshjen  e parë në kuadeër të garave të Ligës së Parë të Kosoves.

Ferizaj ndeshjen e parë sot e kazhvilluar kundeëër KF Dukagjini  e cila kapeërfunduar me rezultat  2:1

Ndeshja mes KF. Ferizaj dhe KF Dukagjinit e paraparë të zhvillohej në ora 17;00 filloj prej ores 16;30.

Edhe këtë ndeshje ferizajasit e filluan në stadiumin me bari sintetik ku pritet edhe ndeshjet tjera  ti  zhvilloi   deri në kompletimin e stadiumit  të ri.

Ferizaj ndeshjen e sotme  e filloj me këtë formacion:  Hodaj, Halimi, Idrizi, Shabani, Tershana, Bushi, Jashari, Avdyli, Brahimaj, Misini, Guraziu.

Burim Shaban në minutën e 10-të  ka shënuar golin e parë nga penalltia dhe ka kaluar në epërsi skuadrën  ferizajase.

Granit Elezaj  nga ekipi iKF Dukagjini  në minutën e  15-të  ka barazuar rezultatin (1-1)

Me golin e Armend Misinit në minutën e 66-të Ferizaj kalon në epërsi me  rezultat 2:1 me të cilin rezultat edhe ështeë mbyllur ndeshja.

QKUK: Kardiokirurgjia me vetëm dy doktorë!

Posted: 27 Aug 2017 09:48 AM PDT

Edhe përkundër numrit të madh të pacientëve që kanë nevojë për operim, Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po funksionon  vetëm me dy kardiokirurg.  Përvec mungesës së kardiokirurgëve në këtë klinikë mungon edhe materiali shpenzues,  personelit mjeksor, barant, teknika e re etj. Në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, thonë se  buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët. E shohin të nevojshëm shtimin e kardiokirurgëve.

Pas ndarjes nga bashkëshorti “Sasa” gjenë të dashur të ri? (Foto)

Posted: 27 Aug 2017 09:34 AM PDT

Aktorja Adriana Matoshi, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, duket se ka gjetur dashurinë e re.

Kështu te paktën shihet në një fotografi të cilën e ka publikuar aktori kosovar , Arben Bala, e që ka hedhur dyshime se ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e serialit "O sa mirë", shkruan Magazina.al

Aktori në profilin e tij ka publikuar fotografi ku shihet pranë Adriana Matoshit , ndërsa nga komentet e miqve të tij duket se mes tyre ka diçka.

Ndryshe, aktori Arben Balaj jeton në Norvegji dhe atje ka krijuar karrierë si aktor.

Kollitja dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, ja si ta largoni përnjëherë

Posted: 27 Aug 2017 09:23 AM PDT

Në qoftë se po përballeni me kollitje të vazhdueshme, që këmbngul të mos largohet, kjo nënkupton se keni mukus të mbledhur në gjoks. Megjithëse kjo nuk është ndonjë gjendje kërcënuese shëndetësore, ajo mund të ndikoj në mirëqenien tuaj prapë se prapë. Dhe, në qoftë se lihet anash pa u trajtuar, mund të përfundoj me komplikime të ndryshme. Përpara se të drejtoheni tek doktori, janë disa gjëra të cilat mund t'iu ndihmojnë për të pastruar simptomet.

Mundësitë shtëpiake për të pastruar mukusin nga gjoksi:

Për shumë persona, mënyrat natyrale janë mjaft efektive për të bërë trajtimin fillestar përpara ilaçeve. Provojeni ndonjërën prej tyre!

Pini langje
Mund të tingëlloj klishe, por shpesh herë e dëgjoni këtë këshillë sepse me të vërtetë funksionon. Lëngjet ndihmojnë në zbutjen dhe dobësimin e mukusit. Pijet e ngrohta në veçanti mund të ndihmojnë të pastroni mukusin nga hunda dhe gjoksi. Kjo mund të lehtësoj kongestionin, dhe t'iu ofrojë pak pushim nga simptomet e parehatshme.

Mund të provoni:
Ujin
Supën e pulës
Lëng molle të ngrohtë
Çaj të zi apo gjelbërt të dekafeinizuar.

Përdorni pastrues ajri
Avulli mund të ndihmojë për shkrirjen e mukusit dhe të pastroj kongjestionin. Varësisht nga nevoja, mund të krijoni avullin vet në shtëpinë tuaj me anë të paisjeve përkatëse për këtë çështje.
Këto paisje mund t'i shfrytëzoni gjatë natës duke e mbajtur pranë shtratit tuaj.

Bëni një lloj saune me anë të dushit. Lëreni uji të rrjedh derisa të avullohet e gjithë banja juaj. Për të rritur avullin, futuni në dush apo vaskë dhe mbyllini perdet e banjës.

Përdorni një enë të thellë dhe një peshqir. Për një avullim më të fuqishëm, mbusheni enën me ujë të nxehtë, pasi të mbushet mjaftueshëm, përkuleni kokën mbi të dhe mbulojeni gjithë kokën me një peshqir.

Konsumoni mjaltë
Studimet shkencore të mjekësisë kanë gjetur evidenca, të cilat sugjerojnë se mjalta natyrale mund të jetë më efektive sesa medikamentet apo ilaçet e tjera për të lehtësuar kollin dhe kongjestionin.
Iu duhet thjeshtë të hani nga një lugë mjaltë brenda orësh, njëlloj siç do të merrnit ilaçet e udhëzuara nga doktori.

Kur duhet të vizitohem nga doktori?

Nëse simptomet tuaja nuk largohen për më shumë se 4 ditë, vizitojeni doktorin. Këtë duhet ta bëni nëse kollitja juaj është shoqëruar nga temperatura, dhimbja e krahërorit, apo problemet me frymëmarrje. Gjithashtu, duhet të keni parasysh që nëse kongjestioni përkeqësohet dhe zgjatë më shumë se tre deri në katër ditë, dhe mukusi fillon të bëhet substancë e trashë, merr ngjyrë të gjelbërt apo të verdhë, gjë që nënkupton se mund të keni infeksion.

Zakonisht, mukusi dhe kongjestionet e ngjajshme duhet të pastrohen dhe largohen brenda shtatë deri në nëntë ditë. /Gazeta Shneta/

​Pse duhet fjetur gjysmë ore pasdite

Posted: 27 Aug 2017 08:20 AM PDT

Dremitjet e orëve të pasdites kanë ndikime pozitive në organizëm.
Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se shkalla e dremitjes së dobishme varet nga koha kur vendosim të shtrihemi në shtrat.Rezultatet e studimit më të ri zbulojnë se njerëzit kanë më shumë dobi nga dremitja kur shtrihen të pushojnë në ora 15.00 pasdite, transmeton "Independent". Arsye për këtë është ritmi biologjik, i cili ngadalësohet gjatë kësaj kohe. Shumë njerëz, po ashtu, janë të përgjumur pas drekës dhe vjen deri te rënia e koncentrimit. Por, nuk duhet tepruar. Dremitja për një orë është e tepërt dhe duhet pasur kujdes që të mos flini më shumë se tridhjetë minuta, pasi nuk do të ndiheni të kthjelltë, rekomandojnë shkencëtarët.

​Mrekullia e bananeve

Posted: 27 Aug 2017 08:15 AM PDT

Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet nën kontroll nëse hani dy banane në ditë , thonë shkencëtarët indianë.
Kjo për shkak se sipas tyre, banania është frut i pasur me potasium i cili luan rol të rëndësishëm në kontrollin e tensionit, derisa theksojnë se tensioni i gjakut ulet për 10 % nëse njerëzit konsumojnë dy banane në ditë.
Ndërkohë studiuesit në Zvicër , mendojnë se njerëzit duhet të hanë 5 banane në ditë për të marrë gjysmën e efektit që bën një ilaç në luftimin e tensionit të lartë.

Pasi ta lexoni këtë do të hani gjithmonë arra

Posted: 27 Aug 2017 08:06 AM PDT

Nuk është çudi që arrat janë ndër pemët më të respektuara në popull. Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se arrat janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të zemrës.

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega­3; omega­6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj.

Si e "mbrojnë" arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%.

Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë.

Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.

Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen.

 

Mimoza Shkodra në lidhje me këngëtarin e njohur?!

Posted: 27 Aug 2017 07:58 AM PDT

Mimoza Shkodra në lidhje me këngëtarin e njohur?!

 

Në një situatë kur mjafton një fotografi e përbashkët apo thashethem për t'u marrë jehona e një lajmi gjithandej, këngëtarja Mimoza Shkodra së fundmi u gjend pre e një vargu të raportimeve mbi risi në jetën personale.

U aludua që ajo mund të ketë nisur një lidhje me këngëtarin Seldi Qalliu.

Shkak u bënë disa fotografi që shfaqnin dyshen pak të afërt me njëri-tjetrin në Ulqin.

E për të parën herë, vetë Mimoza u prononcua mbi këtë rast në një intervistë me Maki Bajramin për Prive.

Cila është e vërteta e këtyre lajmeve?! A vazhdon ajo të jetë beqare apo ka gjetur dashurinë?!

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme.

Aditivët në ushqim

Posted: 27 Aug 2017 07:51 AM PDT

Aditivët kryejnë funksione të dobishme në një shumëllojshmëri ushqimesh. Ata janë kemikate që përdoren për të ruajtur gjendjen, ngjyrën, shijen dhe cilësinë e ushqimeve. Disa prej aditivëve (shtesave) mund të eliminohen nëse ne pranojmë t'i kultivojmë, t'i përpunojmë dhe t'i konservojmë vet ushqimet tona. Mirëpo, sot shumica e konsumatorëve mbështeten në NE ushqimet e gatshme te cilat permbajne additive.

Shumë nga aditivët që përdoren në industrinë ushqimore ndodhen natyrshëm në ushqimet që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Për shembull, sasitë natyrale të mononatrium glutamatit që gjenden në djathin parmesan dhe në domate, janë konsiderueshëm më të larta se sa sasitë e tij të pranishme në ushqime tjera të përpunuara. Njerëzit me alergji dhe intolerancë ushqimore janë shpesh të ndjeshëm edhe ndaj kimikateve natyrale që gjenden në ushqime të caktuara, si  arroret, qumështi dhe ushqimet e detit.

Rregullorja në Kosovë për aditivët ushqimor, Nr. 28/2013, përkufizon aditivin si çdo substancë, shtimi i të cilit në ushqim bëhet për arsye teknologjike të prodhimit, përpunimit, përgatitjes, paketimit, transportit ose ruajtjes dhe si rrjedhojë ky aditiv apo nënprodukti i tij, në mënyrë direkte apo indirekte, bëhet pjesë përbërëse e ushqimit. Aditivi ushqimor, si i tillë nuk përdoret si ushqim dhe nuk konsiderohet si përbërës i ushqimit, pa marrë parasysh vlerën e tij ushqyese. Në Kosovë, 318 lloje të aditivëve janë të lejuar për përdorim në ushqime.

Disa nga ndikimet e  aditivëve në ushqim janë të listuara më poshtë:

Ruajtja dhe përmirësimi i freskisë dhe sigurisë: Konservuesit ngadalësojnë prishjen e produkteve ushqimore të shkaktuara nga ajri, bakteret dhe kërpudhat. Përveç ruajtjes së cilësisë së ushqimit, ato ndihmojnë në kontrollin e mikroorganizmave që zhvillohen në ushqime dhe mund të shkaktojnë sëmundje. Përdorimi i antioksidantëve, grup i konservuesve, parandalon oksidimin e yndyrnave dhe vajrave në ushqime, si dhe krijimin e shijes së hidhur.

Ruajtja dhe përmirësimi i vlerave ushqyese: Vitaminat, mineralet dhe fibrat shtohen në ushqime për të plotësuar vlerat ushqyese që humbin gjatë përpunimit, si dhe për të rritur cilësinë e një ushqimi. Fortifikimi dhe pasurimi i tillë në produktet ushqimore ka ndihmuar në reduktimin e keq ushqyerjes në mbarë botën. Përdorimi i aditivëve duhet të deklarohet në etiketim të produkteve.

Përmirësimi i shijes, pamjes dhe teksturës: Mëlmesat dhe ëmbëlsuesit, qofshin ato natyrale apo të sintetizuara, shtohen për të përmirësuar shijen e produktit ndërsa ngjyruesit përmirësojnë pamjen e produktit final. Emulsifikuesit, stabilizuesit dhe dendësuesit i japin ushqimeve cilësinë dhe qëndrueshmërinë që konsumatorët presin. Disa nga aditivët shtohen për të kontrolluar aciditetin dhe alkalinitetin e ushqimeve, ndërsa disa të tjerë ndihmojnë në ruajtjen e shijes së ushqimeve me yndyrë të reduktuar.

 

Një numër unik, i njohur si E-numri,  i është caktuar çdo aditivi dhe përdoret në Evropë për të gjithë aditivët e aprovuar për përdorim. Me qëllim që aditivët të njihen ndërkombëtarisht, modeli i E-numave përdoret dhe nga Codex Alimentarius, pavarësisht nga miratimi i tyre për përdorim.

KLASIFIKIMI – E-NUMRI – PËRDORIMI

Ngjyruesit (E100-E182) – Ndryshim/ruajtje e ngjyrës

Konservuesit (E200-E297) -Ruajtja e ushqimit nga mikroorganizmat

Antioksudiesit dhe rreguluesit e aciditetit (E300-E390) -Ndikojnë në jetëgjatësinë e ushqimeve duke i mbrojturnga oksidimi. Rregullojnë aciditetin dhe alalinitetin e ushqimeve

Dendësuesit, stabilizuesit dhe emulgatorët (E400-E496)- Rrisin viskozitetin e ushqimit, ruajnëve vetitë fiziko-kimike të ushqimeve dhe sigurojnë përzierje homogjene në mes të ujit dhe yndyrnave

Substanca për parandalimin e mpiksejs (E500-E599) -Parandalojnë grumbullimin e brumërave dhe krijimin e gungave në ushqime të caktuara. Parandalojnë formimimn e shkumës në ushqime.

Përmirësuesit e shijes dhe aromës (E690-E699) -Substanca të cilat rrisin shijen dhe aromën ekzistuese të ushqimeve

Antibiotikët (E700-E713) – Përdoren gjatë sëmundjeve infektive te njerëzit, kafshët dhe bimët

Substanca për ilustrim (E910-E919) -Përdoren për të ruajtur lagështinë me energji të reduktuar

Ëmbëlsuesit (E950-E969) -Përdoren në ushqimet me energji të reduktuar

Amidon i modifikuar (E1400-E1450) -Njihen si amidon i modifikuar pasi që tretet pjesërisht dhe jep më pak laori se sa amidoni natryral

 

Aditivët ushqimore shihen si një kërcënim i madh ndaj shëndetit. Megjithatë, mikroorganizmat që barten përmes ushqimit, higjiena dhe dieta joadekuate, ndotësit e mjedisit dhe toksinat natyrale janë faktorë më të rrezikshëm për shëndetin se sa prania e aditivëve.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more