Skip to main content

Zëri: “Uragani Harvey gjunjëzon Hustonin, 30 mijë të evakuuar” plus 29 more

Zëri: “Uragani Harvey gjunjëzon Hustonin, 30 mijë të evakuuar” plus 29 more


Uragani Harvey gjunjëzon Hustonin, 30 mijë të evakuuar

Posted: 28 Aug 2017 02:52 PM PDT

Skena apokaliptike vinë nga jugu i Teksasit, aty ku Uragani Harvey dhe pse u dobësua duke u shndërruar në një stuhi tropikale, vazhdon të përmbytë qytete e fshatra me shirat e rrëmbyeshëm. Qyteti i Houstonit është gjunjëzuar, krejtësisht i paralizuar nga një valë më shumë se një metër. Tani ajo do të prekë gjithashtu Luizianën, ku Donald Trump ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Deri tani autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e 5 trupave të pajetë. Por sipas tyre ekziston frika se 6......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini pse gomat janë të zeza?

Posted: 28 Aug 2017 02:40 PM PDT

Teknologjia ka përparuar pafund që kur është shpikur dhe shumë ndryshime janë futur në prodhim. Por një gjë mbeti e njëjtë – gomat e makinave janë ende të zeza. Ndërsa gomat e para ishin bërë nga rrathë hekuri të vendosura në rrota druri, gomat e para të makinave që u shpikën në vitin 1895, ishin në të vërtetë të bardha. Por, pse nuk janë këto goma të bardha edhe sot? Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gomat e makinave janë të zeza......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë drejt Japonisë

Posted: 28 Aug 2017 02:38 PM PDT

Ushtria e Koresë së Veriut ka lëshuar edhe një raketë në Detin e Japonisë, teksa rreziku për një Luftë të Tretë Botërore s'ka qenë kurrë më i lartë. Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Pheniani ka lëshuar një "predhë të paidentifikuar" drejt detit, rreth orës 5:57 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Qeveria e Japonisë i ka porositur banorët që jetojnë në veri të vendit që të jenë të përgatitur për më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hakerët marrin nën kontroll Instagramin e Selenas dhe postojnë imazhe nudo të Bieber (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 02:35 PM PDT

Personi më i ndjekur në Instagram, Selena Gomez, ka qenë viktimë e hakerëve ditën e hënë. Profili i këngëtares amerikane në këtë rrjet social është hakuar për disa minuta dhe gjatë kësaj periudhe janë publikuar fotografi nudo e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber. Fotografia e publikuar e Bieber Fotografitë e këngëtarit kanadez janë realizuar nga një paparaci gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015. Gomez numëron mbi 125 milionë ndjekës në Instagram......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët e shohin të mundshëm koalicionin Vetëvendosje-LDK

Posted: 28 Aug 2017 02:25 PM PDT

Koalicioni mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje shihet i mundshëm nga analistët nëse dy subjektet do ta respektojnë vullnetin e qytetarit për ndryshim. Një prej pikave të përbashkëta që këto dy parti do t’i shpinte deri te një produkt final, është qeverisja e vendit duke e lënë një pjesë të PAN-it në opozitë. Visare Gorani, analiste politike, tha se bisedimet për mundësinë e krijimit të koalicionit LDK-LVV parimisht janë të orientuara drejt zgjidhjes së problemit. Sipas saj,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramos paralajmëron Bale dhe Benzema pas fishkëllimave nga tifozët në Bernabeu (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 02:18 PM PDT

Sergio Ramos ka arsyetuar fishkëllimat e tifozëve ndaj Gareth Bale dhe Karim Benzema pas paraqitjeve jo të mira në ndeshjen ndaj Valencias Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur për ndeshjen e fundit ndaj Valencias dhe fishkëllimat e tifozëve për Gareth Bale dhe Karim Benzema. Të dy Bale dhe Benzema kishin paraqitje shumë të dobët në barazimin 2:2 ndaj Valencias, duke shpërdoruar shumë raste. Ramos i paralajmëron të dy këta futbollist se skena të tilla do të ketë sërish, por kërkon nga ata që të japin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bleona Qeretit i vdes një person shumë i afërt (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 02:07 PM PDT

Këngëtarja Bleona Qereti sot ( ehënë) ka humbur një person shumë të afërt. Nga jeta është ndarë xhaxhai i saj dhe këtë e ka bërë të ditur ajo nëpërmjet një fotografie të publikaur në Instagram, shkruan lajmi.net ”Pusho i qetë Axha Dat! Love you  [💔]  Ngushellimet e mia me te perzemerta gjithe familjes Qereti”, ka shkruar ajo përkrah fotos me të ndjerin.   #RIP Axha Dat! Love you 💔 Ngushellimet e mia me te perzemerta gjithe familjes Qereti. #myfavoriteuncle......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini: Tensionet e këtij viti në Ballkan ishin shqetësuese

Posted: 28 Aug 2017 02:01 PM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka thënë se Ballkani është një nga prioritetet e Bashkimit Evropian. Ajo ka vlerësuar se këtë vit tensionet në Ballkan kanë pasur rritje, por duke shtuar se BE-ja është e gatshme për të bërë progres në rrugën e shteteve drejt integrimit në Evropë. “Këtë vit ne kemi parë se tensionet në Ballkan janë rritur, në vende të ndryshme. Ne kishim disa kriza, por partnerët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Hesapet politike nuk duhet të marrin si mbiemër dhunën fizike

Posted: 28 Aug 2017 01:55 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka dënuar sulmin fizik ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci. Ai ka thënë se çështjet politike asnjëherë nuk duhet të zgjidhen me dhunë fizike. “Në traditën shqiptare, nuk qohet dorë në femër. E dënueshme, i papranueshëm akti i sulmit ndaj zonjës Stavileci. Drejtësia duhet një orë e me përpara të bëjë zbardhjen e këtij rasti aspak të hijshëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq thotë se arrestimi i Mitroviqit nga policia e Kosovës do t’i afektojë bisedimet në Bruksel

Posted: 28 Aug 2017 01:45 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se arrestimi i serbit 74 vjeçar, Bogdan Mitroviq, në fshatin Mushtisht të Suharekës është një politikë e frikësimit të serbëve dhe se kjo do të ndikojë edhe në bisedimet në Bruksel, njofton Klan Kosova. Vuçiq ka thënë se është shumë i interesuar të dëgjojë se “çfarë do të thonë miqtë tanë ndërkombëtarë”, për këtë rast. Presidenti serb, duke folur në Leskovc, u tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shfrytëzonte gruan si prostitutë, arrestohet tutori shqiptar

Posted: 28 Aug 2017 01:44 PM PDT

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Katerini të Greqisë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, po shqiptare. Siç raportojnë sot mediat greke, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare në këmbim të shumave monetare, transmeton syri.net. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm. Sipas hetimeve, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vepronte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe striptist në festën e beqarisë së Xhensilës, çmenden vajzat (Foto&Video)

Posted: 28 Aug 2017 01:40 PM PDT

Më herët u raportua se këngëtarja mjaft e suksesshme Xhensila Myrtezaj është duke shijuar momentet e fundit në atë të ashtuquajturën ‘Festa e Beqarisë’. E surprizuar nga mikeshat e saj, në një ambient të mbushur me lule dhe tullumbace, Xhensila shijoi momente emocionuese në prag të martesës së saj me aktorin Bes Kallaku.  Më poshtë keni edhe një video ku tregohet një pjesë e festës së Beqarisë ku i “ftuar” është edhe një striptist.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetëve të Vetëvendosjes u caktohet seanca gjyqësore për gazin lotsjellës

Posted: 28 Aug 2017 01:25 PM PDT

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën 13 shtator për seancën ndaj 4 deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do te paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës. Lajmin për caktimin e seancës për kallxo.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Aktakuza kundër deputetëve të Vetëvendosjes është ngritur në dhjetor të vitit 2015. Sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Numri i vogël i kandidateve për kryetare komunash shihet shqetësues për demokracinë

Posted: 28 Aug 2017 01:14 PM PDT

Gjashtë gra mësohet se do jenë kandidate për kryetare komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. 22 gushti ishte afati përfundimtar për shpalljen e kandidaturave për kryetarë komunash dhe kuvende komunale. Nga partitë politike janë publikuar të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash dhe kuvende komunale. Bëhet e ditur se në këto zgjedhje do të jenë vetëm 6 kandidatë gra në krahasim me vitin 2013 kur ishin 9 të tilla . Luljeta Demolli Drejtore, Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Detaji nga dasma e Getit dhe Marinës që nuk u pëlqeu njerëzve (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 01:12 PM PDT

Ftesa e martesës së Marina Vjollës dhe Getoarit është shumë e bukur dhe e veçantë, por njerëzve u ka bërë përshtypje një detaj. Sipas disa komentuesve në foton që publikoi motra e nuses, Luana, emri i këngëtarit është vendosur përpara atij të moderatores. Në fakt vërejtjen e bëri e para Ornela Bregu, e cila ndërsa uronte Luanën për të motrën duke i komentuar tek fotoja e ftesës që ajo publikoi në “Instagram”, shtoi se do t’i kishte pëlqyer më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra shpall lojtarin më të mirë të vitit, është njëri prej shqiptarëve (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 01:07 PM PDT

Zvicra ka përzgjedhur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë për vitin 2017 Federata e Futbollit e Zvicrës ka përzgjedhur mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka si lojtarin më të mirë të vitit. “Lojtari zviceran i vitit: Granit Xhaka”, thuhet në njoftimin e federatës zvicerane. /Express/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meda i bënë bashkë PAN-in dhe Vetëvendosjen (FOTO)

Posted: 28 Aug 2017 12:58 PM PDT

Një aheng i Medës i ka bërë bashkë dy rivalë politikë: PAN-in dhe Vetëvendosjen. Politikanë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe nga Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po argëtohen bashkë në një aheng të organizuar nga këngëtari i mirënjohur Meda. Kryetari i Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti; deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Rasim Selmanaj; deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka; dhe deputeti nga radhët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra zgjedh golin e Shaqirit si më të mirin e vitit (Video)

Posted: 28 Aug 2017 12:50 PM PDT

Zvicra ka përzgjedhur golin e Xherdan Shaqirit si më të mirin e vitit 2017 Federata e Futbollit e Zvicrës ka përzgjedhur golin e yllit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri si më të mirin e vitit. Shaqiri kishte shënuar gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, në kualifikimet për Kupën e Botës. /Express/    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mesazhi i Pacollit nga Lugano e Zvicrës

Posted: 28 Aug 2017 12:34 PM PDT

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në mënyrë indirekte ka mohuar lajmet e postuara nga disa portale se AKR-ja e tij ka arritur marrëveshje me PAN-in. Ka thënë se sot ka qenë në Zvicër. “Sot në shtëpinë time në ‘Liqenin e Luganos’ ishte një event i posaçëm. Djali im Armani vazhdon vitin e dytë parashkollor, Diari filloi klasën e parë, Isa klasën e shtatë e Hana klasën e nëntë. Fëmijëve të mi e atyre të Kosovës u dëshiroj vit të mbarë shkollor”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

O’Connell: Jam i tmerruar nga sulmi ndaj Vitore Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 12:27 PM PDT

Edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit. Ai në facebook ka shkruar se ndihet i shokuar me këtë sulm, duke kërkuar nga policia që sulmuesit të vihen para drejtësisë. “Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak në Vitore Stavilecin. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkruar në facebook O’Connell. Vitore Stavileci u sulmua sot në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Angelina Jolie fotografohet gjatë një daljeje me fëmijët, ndërsa nuk kishte vënë makijazh (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 12:23 PM PDT

Edhe pse është pranë finalizimit të shkurorëzimit me Brad Pitt, së fundmi është duke u spekuluar se Angelina Jolie mund të ribashkohet me burrin e saj të ndarë. Sido që të jetë, aktorja e ka shfrytëzuar pushimin për të kaluar kohë me dy vajzat Shiloh dhe Vivienne, dhe disa shokë të tyre në Los Angeles. Me këtë rast, 42-vjeçarja është dukur mjaft e disponuar, teksa ishte veshur me një fustan të gjatë. Për më shumë, Angelina nuk kishte vënë makijazh, flokët i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetët e LDK-së dënojnë dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 12:15 PM PDT

Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Armend Zemaj, kanë reaguar ndaj sulmit të bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitore Stavileci. Osmani duke i uruar shërim të shpejtë Stavilecit, ka thënë se dhuna e tillë ka filluar të shndërrohet në një situatë normale në vend. “Kosova po shndërrohet ne një shoqëri te dhunës dhe organet e rendit si duket po e shiqojnë tere këtë situate si normale. Rastet e shpeshta te sulmeve fizike qe po ndodhin se fundi tregojnë se ata qe dhunën e kane......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veteranët i përgjigjen Veselit e Çekut (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2017 11:46 AM PDT

Kadri Veseli dhe Agim Çeku me nga një letër iu adresuan veteranëve të luftës, duke u thënë se janë ata që duhet t’i pastrojnë listat e veteranëve nga falsifikatorët. Por, të dy këta bashkëluftëtarë, sipas nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, po e largojnë përgjegjësinë nga vetja me këto adresime.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhensilës në prag të dasmës i bëhet një super surprizë (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 11:45 AM PDT

Në prag të dasmës, Xhensila Myrtezaj ka pranuar një befasi fort të këndshme. Këtë në mënyrë shumë emocionale ia bënë miket e saj, shkruan lajmi.net Ato i kanë organizuar një festë beqarie këngëtares simpatike, duke u veshur kështu të gjitha njësoj e në bluzë u shkruhej ‘Ekipi i nuses’. Xhensila dhe komediani i njohur Bes Kallaku dashurinë e tyre disa vjeçare po e kurorëzojnë me martesë dhe gjithçka është gati për mbrëmjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i Facebook bëhet baba për herë të dytë, i shkruan letër të hapur vajzës së sapolindur

Posted: 28 Aug 2017 11:43 AM PDT

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të dytë.​ Të hënën, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë prezantuar vajzën e tyre të dytë, August. Vajza e tyre e parë, Max, do t'i mbushë dy vjet më vonë këtë vit. Zuckeberg ka publikuar një letër të hapur që i ka shkruar vajzës së tij të sapolindur, transmeton Gazeta Express. "Fëmijëria është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu dukeshin Marina dhe Albana vite më parë (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 11:29 AM PDT

Para se të bëheshin shumë të famshme! Kështu dukeshin Marina Vjollca dhe Albana Osmani… Janë rritur dhe janë bërë akoma edhe më të bukura. Marina Vjollca dhe Albana Osmani përveçse janë moderatore të suksesshme, janë edhe dy ndër vajzat më seksi dhe të bukura në showbiz-in shqiptar. Ka qenë Albana Osmani ajo e cila ka publikuar foton më poshtë në Insta Story. Mund të themi se duken pak ndryshe por kanë qenë më të vogla dhe sot “fuqia e makeup-it” është akoma......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi për 'arrestimin' në Kosovë të gazetarëve nga Rusia e Estonia (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2017 11:25 AM PDT

Autoritetet kosovare ndalën disa persona me dyshimin se bënë propagande kundër Kosovës ditë më parë, njofton Klan Kosova. Policia javën e kaluar shoqëroi gazetarin rus nga Estonia, Rodion Denisov, gruan e tij dhe një tjetër gazetar gjithashtu rus. Pas lirimit në një intervistë për Klan Kosovën nga Estonia, Denisov, tregon se ka qenë edhe tre herë tjera në Kosovë.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu Policia ndali serbin e dyshuar për krime (VIDEO)

Posted: 28 Aug 2017 11:23 AM PDT

Policia kosovare arrestoi një serb derisa po udhëtonte drejt Mushtishtit për një ceremoni fetare. I arrestuari dyshohet se kreu krime lufte në Kosovë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mimoza Kusari flet për marrëveshjen PAN-AKR

Posted: 28 Aug 2017 11:01 AM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, thotë se lajmi rreth një marrëveshjeje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së është i rremë. E ftuar në 21 Live News të RTV21, Kusari-Lila tha se mendon që ky është një lajm i rremë. “Unë personalisht sot kam qenë në kontakt me zotin Pacolli, ai gjendet në Zvicër, përveç nëse i gjithë PAN-i ka shkuar në Zvicër te zoti Pacolli ka mundur të arrihet marrëveshja… Është lajm i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xheni e BB9 shtatzënë, Benardi publikon foton e saj me bark të rrumbullakosur (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 10:55 AM PDT

Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet më të përfolur të Big Brother 9. Ata u njohën gjatë edicionit dhe duket se dashuria e tyre do të kurorëzuar dhe në martesë. Ka qenë vetë Xheni ajo që ka publikuar një foto ku dukej se Benardi i propozonte martesë. Por lajmet e bukura nuk paskan fund për të dy. Në një foto të publikuar nga vetë Benardi bie në sy barku i rrumbullakosur i Xhenit.  Mos vallë ajo është në pritje të ëmbël, apo thjesh janë disa kilogramë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more