Skip to main content

INSAJDERI: “Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro” plus 19 more

INSAJDERI: “Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro” plus 19 more


Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro

Posted: 18 Sep 2017 08:40 AM PDT

Sulmuesi i Monaco-s Radamel Falcao do të pranojë fajësinë në çështjen e mashtrimit të taksave në lidhje me kohën e kaluar tek Atletico Madrid midis 2011 dhe 2013, thonë raportet në Spanjë.

Kolumbiani, i cili shënoi 70 gola në 91 ndeshje për Los Rojiblancos, pritet të paguajë 6.9 mln euro pasi nuk ka deklaruar të drejtat e imazhit.

Image result for falcao

El Mundo raporton se lojtari do të pranojë fajësinë nga prokuroria spanjolle që do të thotë se do t'i kthehen 1.3 mln euro pasi pagoi 8.2 mln euro për autoritetet spanjolle gjatë korrikut.

Nuk ka akoma një konfirmim të raporteve nga prokuroria spanjolle megjithëse me shumë mundësi një nga çështjet e shumta që përfshijnë një futbollist të përfshirë në mashtrime taksash do t'i vijë fundi.

The post Falcao pranon mashtrimin e taksave, gati të paguajë miliona euro appeared first on INSAJDERI.

Labinot Tahiri e dhuron për bamirësi rrogën e parë të deputetit

Posted: 18 Sep 2017 08:33 AM PDT

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar tashmë rrogën e tij të parë prej deputeti të Parlamentit.

Tahiri ka dhuruar pagën e tij për familjen Berisha, duke apeluar për shërimin e vajzës së kësaj familjeje Fatmires.

Në të njëjtën kohë po e dorëzoj rrogën time, ku ajo rrogë nuk më takon vetëm mua sepse në Parlamentin e Kosovës më mundësoj populli që të jem brenda tij”, ka thënë Tahiri, shkruan Gazeta Online Insajderi.

The post Labinot Tahiri e dhuron për bamirësi rrogën e parë të deputetit appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj reagon për vrasjen e 16-vjeçarit në Prishtinë

Posted: 18 Sep 2017 08:27 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot thirrje në mbledhjen e qeverisë që të punojnë që rastet si vrasja e Aulon Zekës të mos ndodhin më.

Aulon Zeka është gjetur i vdekur të shtunën pasi që në të kishin shkrepur katër plumba, ndërkaq lidhur me rastin janë arrestuar dy të mitur.

"Asnjë shoqëri nuk është e mbrojtur apo e privuar krejtësisht prej këtyre fenomeneve, por ne duhet ta rrisim përkushtimin e vigjilencën", tha Haradinaj në mbledhje. "Të punojmë që të mos ketë raste të të tilla".

Sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar planprogrami qeverisës për vitet 2017-2021. /Insajderi.com

The post Haradinaj reagon për vrasjen e 16-vjeçarit në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Erdogani vazhdon luftën diplomatike ndaj Gjermanisë

Posted: 18 Sep 2017 08:19 AM PDT

Turqia e ka thirrur sot në një takim urgjent në ambientet e Ministrisë së vet të Jashtme ambasadorin e Gjermanisë në Ankara, njofton Berlini.

Tensionet sa shkojnë e rriten mes dy anëtarëve të NATO-së, shkruan Express.

Revista Der Spiegel raportoi sot se Ankaraja dëshiron ta ngre çështjen e mocionit parlamentar në Gjermani nga vitit i kaluar, i cili e shpalli gjenocid masakrën e vitit 1915 ndaj armenëve nga forcat otomane, një përshkrim të cilin Turqia e kundërshton ashpër.

Autoritetet turke ende nuk kanë komentuar rreth takimit të sotëm apo rreth mosmarrëveshjes kufitare e cila është rënduar nga vota e ligjvënësve gjermanë dhe kritikat e Berlinit drejtuar Ankarasë për të drejtat e njeriut.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se kjo ishte hera e 17 që ambasadori Martin Erdmann është thirrur në takim urgjent.

The post Erdogani vazhdon luftën diplomatike ndaj Gjermanisë appeared first on INSAJDERI.

Qeveria miraton programin 2017-2021, Haradinaj thotë se do ta bëjë dallimin

Posted: 18 Sep 2017 08:00 AM PDT

Qeveria e Kosovës e miratuar programin e saj qeverisës për vitet 2017-2021. Ai është proceduar për në Kuvendin e Kosovës ku duhet të marrë mbështetjen formale.

Gjatë prezantimit të këtij programi para kabinetit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky planprogram do të bëjë dallimin nga qeveritë e tjera për atë se sa do të gjejë zbatim, raporton Ekonomia Online.

"Ky program përmbledh në vete objektiva qeverisëse zhvillimore. Për dallim prej qeverive të kaluara kur programet kanë paraparë plot zgjidhje, por ndoshta kanë ngecur në zbatim, unë mbaj shpresë të madhe se kjo qeveri do të bën dallimin edhe me kapacitetin e vet zbatues", tha Haradinaj.

Ministria e Financave parasheh hartimin e 14 projektligjeve

Qeveria, gjithashtu, miratoi programit legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017

Kryeministri Haradinaj ftoi ministrat që të votojnë këtë program, duke sqaruar se ky program mund të plotësohet edhe më vonë.

"Ju ftoj ta aprovojmë këtë program, i cili mund të diskutohet edhe në të ardhmen; të plotësohet apo të ndryshojë përmes kërkesave nga ata që mund të kontribuojnë në këtë program", tha kreu i Qeverisë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se programi legjislativ i Ministrisë së Financave parasheh shtimin e 14 projektligjeve.

"Është një program ambicioz. Mirëpo jam shumë i sigurt se si ministri dhe qeveri do t'i procedojmë me kohë", shtoi ai.

Ministri për Inovacion, Besim Beqaj, tha se ministria që ai drejton do të paraqesë një ligj i cili synon të inkorporojë idetë e reja në ekonomi.

The post Qeveria miraton programin 2017-2021, Haradinaj thotë se do ta bëjë dallimin appeared first on INSAJDERI.

Lumnije Thaçi në udhëtimin e parë jashtë vendit si Zonjë e Parë, takohet me Melania Trump

Posted: 18 Sep 2017 07:53 AM PDT

Lumnije Thaçi do të jetë pjesë e delegacionit që kryesohet nga bashkëshorti i saj, Presidenti Hashim Thaçi. Ata janë nisur të hënën për New York, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

I pari i vendit dhe Zonja e Parë e shtetit në SHBA do të priten nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe gruaja e tij Melania. Kjo e fundit ka bërë ftesën për çiftin presidencial të Kosovës, për pjesëmarrje në Asamblenë e Pergjithshme të OKB-së.

"President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi, është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Presidentit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe  Zonjës  së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë vizitës, pritet që Presidenti Thaçi të ketë një takim te shkurtër edhe me Trumpin, shkruan Gazeta Express.

Hashim dhe Lumnije Thaçi në SHBA, bëhet e ditur se do të qëndrojnë për 5 ditë. Me ta, si pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Gjatë kësaj vizite në New York, presidenti kosovar njoftohet se do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

"Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini", theksohet në njoftim.

Lumnije Thaçi deri më tash, që kur Hashim Thaçi mori detyrën e Presidentit, në prill të vitit 2016, nuk është parë ta shoqërojë këtë të fundit në ndonjë vizitë zyrtare. Gruaja e Thaçit rrallë e kishte shoqëruar bashkëshortin e saj edhe gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i Kosovës, për dy mandate. Thaçi, Lumnijen pas vete e merrte vetëm në tubime të mëdha elektorale, gjatë kohës së zgjedhjeve, derisa ishte kryetari i PDK-së.

The post Lumnije Thaçi në udhëtimin e parë jashtë vendit si Zonjë e Parë, takohet me Melania Trump appeared first on INSAJDERI.

Zyra e Kryeministrit Haradinaj ndan 8 mijë euro për të blerë telefona

Posted: 18 Sep 2017 07:27 AM PDT

Ramush Haradinaj ende nuk i ka mbushur një javë në detyrën e tij si kryeministër i vendit. Por, ka filluar të planifikojë shpenzime në produkte luksoze. Zyra e Haradinajt ka paraparë që të blejë telefona mobilë në vlerë prej 8 mijë eurove.

Personeli i zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shumë shpejt do të shpërblehen me nga një "dhuratë". Ndonëse nuk është bërë ende një javë që kanë filluar punën, atyre do t’u blihet nga një telefon i ri.

Në njoftimin e publikuar në KRPP tregohet se Zyra e Kryeministrit ka treguar se për "Furnizim me telefona mobilë", ka planifikuar t'i shpenzojë fiks 8 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Në këtë njoftim është bërë me dije se krejt ky proces duhet të përfundojë brenda 10 ditësh.

"Kohëzgjatja: 10 Ditë pas nënshkrimit të kontratës. Fillimi: 05.10.2017 – Përfundimi : 15.10.2017", thuhet në këtë njoftim.

E kontrata për furnizime nga Zyra e Kryeministrit ka koinciduar me lansimin e produkteve të reja nga kompania Apple, modeli i saj më i ri Iphone X. Por, nuk dihet se cili do të jetë lloji i telefonave që do të blejnë. /Insajderi.com

The post Zyra e Kryeministrit Haradinaj ndan 8 mijë euro për të blerë telefona appeared first on INSAJDERI.

Ministri e harron “huqjen”, thotë se do të punojë shumë për sundimin e ligjit

Posted: 18 Sep 2017 07:22 AM PDT

Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, i cili fillimisht uroi ministrin Tahiri për detyrën e re.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, e falënderoi Ambasadorin O'Connell për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur në të kaluarën me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore në rrafshin bilateral, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për të punuar me intensitet tё shtuar në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Por, ministri nga PDK kishte realizuar një huqje të madhe në deklarimin e tij të parë si ministër i Drejtësisë. Në ditën e formimit të qeverisë Haradinaj, Abelard Tahiri kishte thënë se do të punonte për forcimin e sundimit të ligjit, dhe për forcimin e "krimit të organizuar e korrupsionit".

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte lëshuar këtë deklaratë kontradiktore përmes një shkrimi në Facebook. Por, pastaj Tahiri e kishte rregulluar gabimin e tij. I kishte bërë "edit" postimit të tij në Facebook, duke shtuar se do të "punojë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit".

"Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit", deklaroi fillimisht Tahiri, për ta korrigjuar pastaj shkrimin e tij.

Tahiri vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). /Insajderi.com

The post Ministri e harron “huqjen”, thotë se do të punojë shumë për sundimin e ligjit appeared first on INSAJDERI.

Wayne Rooneyt i ndalohet vozitja për dy vjet

Posted: 18 Sep 2017 07:10 AM PDT

Wayne Rooneyt i është ndaluar vozitja për dy vjet pasi është shpallur fajtor për vozitje në gjendje të dehur.

30-vjeçar ishte kapur duke vozitur në gjendje të dehur veturën VW Beetle javë më parë, transmeton Koha.net.

Ai tani ka probleme martesore me gruan e tij Coolen, pasi në natën e arrestimit në veturën e tij ishte me një grua tjetër.

The post Wayne Rooneyt i ndalohet vozitja për dy vjet appeared first on INSAJDERI.

Të dyshuarit për vrasjen e Aulonit u shfaqën me revole në rrjetet sociale

Posted: 18 Sep 2017 06:48 AM PDT

Vetëm pak minuta pas vrasjes së Aulon Zekës, dy të dyshuarit për vrasjen e tij, Guxim H. dhe Riga G., po ashtu të mitur, janë shfaqur “live” në një prej rrjeteve sociale. Në një pamje të kësaj paraqitjeje Guximi, 16 vjeç, shihet me një pistoletë që mban rreth qafës së të dyshuarës tjetër 15-vjeçare. Megjithatë, Riga duket e buzëqeshur.

Gjetja e një 16-vjeçari të vrarë me katër plumba, të shtunën, në afërsi të një shkolle në Prishtinë, është bërë edhe më tronditëse kur dyshimet e para të hetuesisë nxorën dy të dyshuar për vrasje, po ashtu të moshës minore.

Guxim H., i moshës së njëjtë sikurse viktima dhe e dashura e tij, Riga G., një vit më e re, u arrestuan të dielën mbrëma nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

Asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar fajësinë para prokurorit të rastit, që për shkak të moshës së të dyshuarve hetohet nga Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Megjithatë, dyshimet e para të hetuesisë kosovare, të bazuara në dëshmi të disa dëshmitarëve nga rrethi shoqëror i të dy të rinjve, tregojnë se deri te vrasja ka çuar simpatia e Aulonit për të dashurën e Guximit, i cili banon në ShBA, Rigën.

Dyshimet për implikimin e dy minorëve në krimin që ndodhi gjatë fundjavës, arritën edhe nga një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, e që hetuesia ka konfirmuar se ka arritur edhe në adresë të tyre.

Në fotografinë e nxjerrë nga një video “live” e Instagramit të Riga G., shihen 15-vjeçarja dhe i dashuri i saj, po ashtu i dyshuar, Guxim H., derisa ky i fundit mban një pistoletë në dorë, me të cilën dyshohet se kryen vrasjen e Aulonit.

Në videon që dyshohet së është bërë pas kryerjes së krimit, Guximi shihet se pistoletën e ka vendosur rreth qafës së të dashurës së tij.

Viktima Aulon Zeka, që të dielën u varros në kryeqytet, dhe i riu, i kthyer nga Amerika, Guxim H., që dyshohet për vrasjen e tij, dyshohet se patën edhe një konflikt tjetër, dy vite më parë. Motivi, edhe atëkohë dyshohej të ketë qenë e dyshuara tjetër për vrasje, Riga.

Megjithatë, familjarë të Aulonit kanë mohuar të kenë qenë në dijeni për ndonjë problem që ka mundur ta ketë fëmija i tyre, tashmë i ndjerë.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Gjykata Themelore e Prishtinës që ndaj dy të dyshuarve të mitur të caktohet masa e arrestit për një muaj.

Aulon Zeka nga familjarët dhe shoqëria është përshkruar si i qetë dhe jo problematik dhe i përkushtuar në mësime.

Nga ana tjetër, i dyshuari Guxim H., është djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës./ Gazeta Express/.

 

The post Të dyshuarit për vrasjen e Aulonit u shfaqën me revole në rrjetet sociale appeared first on INSAJDERI.

Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi

Posted: 18 Sep 2017 06:44 AM PDT

Autoritetet ruse kanë raportuar për disa evakuime të shkollave, qendrave tregtare dhe stacione të trenave, pasi Moska ka pranuar një sërë kërcënimesh me bombë.

Autoritetet në Moskë kanë thënë se rreth 600 persona jane evakuar nga tetë ndërtesa në kryeqytet, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë bombë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kërcënimet janë " terrorizëm me telefon" dhe se, " të gjitha masat e nevojshme janë marrë" për të gjetur autorët e rrëmujës.

The post Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi appeared first on INSAJDERI.

‘Agnus Dei’ fiton çmimin e 90-të në Portugal International Film Festival

Posted: 18 Sep 2017 06:35 AM PDT

Në Edicionin 2017 të Portugal International Film Festival, në programin zyrtar kanë garuar 44 filma në pesë kategori, nga më shumë se 6000 tituj filmash sa kishin konkurruar në këtë edicion.

Në festivalin njëjavor i cili ka përfunduar të shtunën në Porto të Portugalisë, janë shfaqur filma nga SHBA, UK, Gjermania, Franca, Kina, Brazili, Australia, Italia, Irani, Kosova, Kroacia, Greqia, Holanda, Spanja, Argjentina, Zvicra, etj.

Filmi kosovar Agnus Dei është shfaqur në mbyllje të festivalit dhe është duartrokitur gjatë nga salla e mbushur plotë në Crowne Plaza të Portos.

Po ashtu, prezantimi dhe fjala e rastit e regjisorit Sopi, është pritur me duartrokitje të gjata dhe me ovacione. Është hera e parë që z. Sopi ka udhëtuar në një festival filmi me një biletë të sponzoruar nga Ministria e Kulturës, për çfarë shfrytëzon këtë rast që t'i falënderon. Në natën gala të ndarjes së çmimeve, juria shtatë antarëshe e udhëhequr nga shkrimtarja Eliane Maciel, ka shpallur fitues filmin kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit.

Filmi Agnus Dei është shpallur si Filmin më i mirë i metrazhit të gjatë / Best Feature Film – Blue Star Awards / dhe ka fituar çmimin Blue Star Award. Regjisori më i mirë në këtë edicion, është shpallur Gavin Irvine për filmin 20,40 to London nga Mbretëria e Bashkuar, çmimin e skenaristi më të mirë e ka fituar Scott Simpson për filmin The Mackenzie Breakout nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse filmi më i mirë i shkurtër është shpallur filmi City of my Heart me regji të Konstationos Petsas nga Greqia.

Para dhjetë ditësh, filmi Agnus Dei ka fituar çmimin për Skenarin më të mirë / Best Screenplay/ në Onoiros International Film Festival në Romë të Italisë.

Çmimi Blu Star Award për Filmin më të mirë që vie nga Portugal International Film Festival, është çmimi i 90-të jubilar për filmin AGNUS DEI, i cili ka përfaqësuar Kosovën në rreth 200 festivale në të katër anët e botës.

Për filmin Agnus Dei janë shkruar me mijëra artikuj në mediat e shkruara dhe ato elektronike në të gjithë botën. Filmi është bërë pjesë e enciklopedive të ndryshme dhe listave të filmave më të mirë të dekadës. Me 90 çmimet e fituara nga të cilat mbi 60 çmime të para dhe me më shumë se 70 nominime, Agnus Dei cilësohet si njëri ndër filmat më të suksesshëm të Ballkanit në gjithë historinë e kinematografisë.

Agnus Dei, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave,i cili bënë një jetë të dëshpëruarish me të ëmën Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi.

Petri, ka lindur në Kosovë nga një 'dashuri e ndaluar' mes nënës së tij Mari dhe babait shqiptar Dinit. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës. Ai do të ikën nga lufta për në perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës.

Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babanë vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Marien dhe ikën. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqësuara, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjatë raporteve të tensionuara me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramën e papritur, ai ia merr vetes jetën.

The post 'Agnus Dei' fiton çmimin e 90-të në Portugal International Film Festival appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Posted: 18 Sep 2017 06:27 AM PDT

G.H , 16 vjeç dhe R.G, 15 vjeçe, janë arrestuar të dielën pak para mesnatës nga ana e pjesëtareve të Policës së Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeçar, i cili u gjend i vrarë të shtunën me katër plumba në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë. Prokuroria ka kërkuar që ndaj të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji

Kështu ka bërë me dije të hënën për Gazetën Express, prokurori i rastit, Valdet Gashi. Ai shpjegoi se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është dhe se sipas tij ky është afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dalë para Gjykatës.

"Ne, në bazë të provave kemi kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit", ka thënë Gashi për Express.

E ndërkohë me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit  mbrëmë në orët e vona janë dërguar në Qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që Express, mëson se lidhur me këtë rast nga ana e Policisë se  Kosovës janë intervistuar edhe disa persona të tjerë si dëshmitarë për rastin. Në mesin e tyre është edhe një person tjetër i mitur, i cili kishte qenë shok me Aulonin, 16 vjeçar, tashmë të vrarë, me të cilin viktima kishte biseduar para se të dilte nga shtëpia.

E ndërkaq, i dyshuari si autor i vrasjes, mashkull, nuk e ka pranuar fajësinë për krimin, ndërsa e pafajshme është deklaruar edhe një femër, që dyshohet si pjesëmarrëse në veprën penale.

Express ka raportuar më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zeka është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.

Jo zyrtarisht, Express ka mësuar se vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës.

 

The post Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës appeared first on INSAJDERI.

Ende s’ka rezultat, vazhdojnë hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Posted: 18 Sep 2017 06:25 AM PDT

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësuara si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret nga hetimet në lidhje me vdekjet e dyshimta, derisa shtoi se hetimet po vazhdojnë.

"Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po i zhvillojnë hetimet për rastin konkret. Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë. Për momentin nuk mund të japim informata tjera për shkak të vazhdimësisë së hetimeve", tha Lutfiu.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë.

Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka raport përfundimtar, derisa shton se përpos gazit medicinal, është duke u hetuar edhe cilësia e barnave të përdorura gjatë operacioneve.

"Ne jemi duke i analizuar edhe cilësinë e barnave, ndonëse kemi garanci s e gjithçka është në rregull, ne po presim raportin përfundimtar. Por tash për tash pista e hetimeve është ngushtuar dhe dyshimi kryesor mbetet tek bombolat e gazit medicinal", tha Vesli.

“Po i presim përgjigjet përfundimtare edhe nga Prokuroria, meqë tashmë janë marrë mostrat e gjakut dhe indeve dhe sipas informatave që i kemi analizat do të dërgohen në tre ose katër laboratorë dhe të dihet saktë shkaktari i vdekjes", shtoi Veseli.

Sipas tij, të gjitha bombolat e gazit tashmë janë larguar nga sallat derisa sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë, tashmë po funksionojnë vetëm për rastet emergjente.

Përveç dy rasteve të vdekjeve në sallat operative, ndërkohë Policia ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta.

Duke iu referuar njërit rast, në komunikatën e Policisë, thuhet se për vdekjen e një gruaje, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.

The post Ende s'ka rezultat, vazhdojnë hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK appeared first on INSAJDERI.

Një qiri për Aulonin

Posted: 18 Sep 2017 06:16 AM PDT

Në Sheshin Skënderbeu sonte do të ndizen qirinjtë për humbjen vrasjen e Aulon Zekës. Përmes një thirrjeje publike kërkohet që të mblidhen sa më shumë qytetarë që t'i dënojnë fenomenet e tilla me kërkesën që rasti i Aulonit të jetë i fundit.

"Solidarizohuni me humbjen e një të pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër!", thuhet ndër tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Sheshin Skenderbeu sonte prej orës 20:00 do të do të mblidhemi që të ndezim qirinjtë për humbjen e Aulon Zekës.

"Qytetar të nderuar, ju që bashkëndjeni dhe dënoni dhunën dhe vrasjet, ejani sonte, që së bashku të ngrisim zërin kundër fenomeneve të tilla. Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët.

Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër!

Aulon Zeka ka qenë një i mitur 16 vjeçar i cili është gjetur i vrarëditën e së shtunës,në orët e para të mëngjesit në afërsi të shkollës "Model",në lagjen Arbëria, për arsye tërësisht të panjohura.

The post Një qiri për Aulonin appeared first on INSAJDERI.

“Më jep 7 mijë euro ose t’i publikova fotot nudo”

Posted: 18 Sep 2017 06:14 AM PDT

Një 17-vjeçare është shantazhuar nga një djalë vetëm 1 vit më i madh se ajo: T'i dorëzonte atij 7 mijë euro ose ndryshe do t'i publikoheshin fotot e saj intime. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku dje, Policia arriti ta arrestonte në flagrancë 18-vjeçarin Kristian N. banor i qytetit.

Policia e Lezhës tha se Kristian N. dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për t'i marrë shumën prej 7000 eurove duke e shantazhuar se do t'i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale " Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë " parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

The post "Më jep 7 mijë euro ose t'i publikova fotot nudo" appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj i shqetësuar për vizitën e Listës Serbe në Rusi

Posted: 18 Sep 2017 06:06 AM PDT

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka thënë të hënën se derisa deputetët dhe ministrat e Listës serbe qohen në këmbë për të respektuar himnin e Kosovës dhe nënshkruajnë betimin, ka subjekte politike që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nuk duhet që Lista serbe të vlerësohet në bazë të paragjykimeve.

Sipas tij, kushdo që do të ishte në Qeveri, në të do të ishte edhe Lista serbe.

Zëvendëskryeministri tha se nuk do të lejojnë që Beogradi të ndërhyjë në jetën politike të Kosovës dhe Lista serbe të jetë mjet i politikës së Beogradit në Kosovë.

Hoxhaj ka folur edhe për takimin e Listës serbe me partinë e Putinit në Rusi, duke e quajtur për keqardhje.

Ai tha se kjo e dëmton jo vetëm Kosovën, por edhe Listën serbe dhe Serbinë.

Zëvendëskryeministri tha se ka informata se disa parti politike në rajon, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni për partneritet me partinë e Putinit në Rusi.

Sipas Hoxhajt, vizita e Listës serbe në Moskë nuk diçka e mirë, as për Beogradin, as për Gjuriqin, e as për Goran Rakiqin, si kryetar i Listës serbe.

"Ky rajon ka të ardhme evropiane e të shkohet në Moskë, të kërkosh partneritet është të lëvizësh prapa në kohë", tha Hoxhaj.

The post Hoxhaj i shqetësuar për vizitën e Listës Serbe në Rusi appeared first on INSAJDERI.

KMDLNj thotë se të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës po trajtohen mirë nga stafi policor

Posted: 18 Sep 2017 05:55 AM PDT

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen vrasjen e Aulon Zekës.

Ndërkaq në komunikatën e dërguar thuhet se G.H , 16 vjeç, ka pohuar se ishte arrestuar të dielen më 17.09.2017, në Prishtinë. Tutje ai u ka thënë KMDLNj – së, se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje.

Në Qendrën e Ndalimit ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit.

Po ashtu edhe e ndaluara R.G , 15 vjeçe , u arrestua të dielen më datë 17.09.2017 pas orës 23 teksa në  fillim është arrestuar si dëshmitare pastaj si e dyshuar për vrasje.  Ajo gjithashtu ka pohuar se ndaj saj ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, marrjes në pyetje por as ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Ndalimit, thuhet në njoftim.

KMDLNj bën të ditur se të dy të ndaluarit janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

Ndaj të ndaluarve është respektuar detyrimi ligjor që dëshminë ta japin në prani të mbrojtësit , prindit apo kujdestarit.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë ndaj dy të arrestuarve të mitur, nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.

KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë dhe  kërkon nga Ministri për Punë të Brendshme dhe Drejtori i Policisë së Kosovës të sigurojnë kushte më të mira për oficerët e policisë në këtë qendër si dhe për personat e ndaluar po ashtu.

The post KMDLNj thotë se të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës po trajtohen mirë nga stafi policor appeared first on INSAJDERI.

Selim Pacolli: “Më shkruani në Viber”

Posted: 18 Sep 2017 05:49 AM PDT

Duke filluar prej sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli është përfshirë aktivisht në dëgjimin e qytetarëve, dhe për këtë qëllim Pacolli fton qytetarët të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës përmes mesazheve në telefon, fotografive apo videove në numrin e tij personal në Viber.

Këtu kandidati i AKR-së, Selim Pacolli duket se inkurajon secilin qytetar të Prishtinës ta thotë zërin e tij përmes komunikimit të drejtpërdrejt me të.

Më këtë komunikim duket se Pacolli paralajmëron një hyrje të fortë në garë, ndërsa ftesa për komunikim të drejtpërdrejt me të duket të shkojë një hap tutje në konsultimin dhe përfshirjen e qytetarëve.

"Unë kam hyrë në këtë garë për të sjellë një ndryshim pozitiv në qytet. Dhe unë besoj se populli i Prishtinës e di saktësisht se çfarë duhet të ndryshohet. Unë dua t'i dëgjojë dhe pastaj ta bazojë programin tim në nevojat e tyre. Por natyrisht, unë do ta përmbush këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkë me suksesin tim në biznes, unë do të sjell njerëz dhe ide të reja, për të bërë këtë ndryshim të ndodhë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë ftoj të gjithë që të ndajnë mendimet, nevojat dhe idetë e tyre me mua. Do të dëgjojë atë që secili qytetar ka për të thënë. Dhe e kam bërë shumë të lehtë për të gjithë. Të gjithë qytetarët e Prishtinës mund të më shkruajnë në numrin tim personal të Viberit dhe të ndajnë shqetësimet e tyre edhe përmes fotografive dhe videove ".

Është e sigurt që Pacolli do të ketë shumë punë në përcjelljen e të gjitha videove dhe mesazheve apo kërkesave të qytetarëve në numrin e tij +37744 505 505.

Më shkruani në Viber, në ‎+37744505505.

Posted by Selim Pacolli official on 18 ਸਤੰਬਰ 2017 ਸੋਮਵਾਰ

The post Selim Pacolli: "Më shkruani në Viber" appeared first on INSAJDERI.

Mustafa tregon pse qeveria Haradinaj duhet të jetë e shkurtër

Posted: 18 Sep 2017 05:40 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për fat keq Kosovën po e qeverisin kreatorët e izolimit të Kosovës dhe po diktohet nga Qeveria e Beogradit nëpërmjet Listës Serbe, andaj duhet të jetë e shkurt.

Mustafa këto komente i bëri gjatë takimit me kandidatët për kryetar dhe kandidatët për Asamble të të gjitha komunave të Kosovës nga subjekti i tij.

Në takim morën pjesë pjesë 28 kandidatë për kryetar komunash dhe mbi 900 kandidatë për Asamble Komunale.

Mustafa ka thënë se nga këto zgjedhje të organizuara LDK të del fituese.

"Jam shumë i bindur se më 22 tetor do të kremtojmë fitoren e LDK si kryetar komunash dhe këshillëtar komunal. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Kosovën dhe LDK. Kosova po hyn në këto zgjedhje pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe konstatoj se për fat keq sot Kosovën po e qeverisin kreatorët e izolimit të Kosovës,  andaj ne duhet të punojmë me qytetarët që mos të ndodhë sërish kështu. Ne jemi dëshmitar të shumë akuzave të rrejshme, sidomos të LVV, AAK dhe Nismës për Kosovën, andaj ta prezantojmë sa më mirë ofertën e LDK", theksoi Mustafa.

Sipas tij, kjo Qeveri është ashtu siç diktohet nga Qeveria e Beogradit nëpërmjet Listës Serbe, andaj, kjo qeverisje duhet të jetë e shkurt.

"Unë konsideroj se do të fitojmë se jemi parti e qendrës së djathtë dhe jemi parti që ka ruajtur anëtarësinë e saj, sepse LDK i ka përmbushur premtimet se nuk do të hymë në koalicion me PDK. VV shërbehet me politika populliste dhe propaganduese. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të angazhohemi për intersa të LDK dhe shtetit, e jo individuale. Është parti konservative dhe tradicionale", tha Mustafa.

Ai tha se është i bindur  së kandidatët e LDK për kryetar dhe këshilltarë do të ofrojnë ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës.

LDK në mandatin e fundit ka udhëhequr me nëntë komuna, Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Suharekë, Pejë, Fushë Kosovë, Istog dhe Lipjan dhe Viti.

The post Mustafa tregon pse qeveria Haradinaj duhet të jetë e shkurtër appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more