Skip to main content

INSAJDERI: “Jakup Krasniqi kritikon disa politikanë për gjuhën e komunikimit” plus 19 more

INSAJDERI: “Jakup Krasniqi kritikon disa politikanë për gjuhën e komunikimit” plus 19 more


Jakup Krasniqi kritikon disa politikanë për gjuhën e komunikimit

Posted: 17 Sep 2017 09:29 AM PDT

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka kritikuar fjalorin e përdorur nga politikanët e vendit, duke thënë se debati politik duhet të bëhet mbi bazë të argumenteve dhe se mendimi uniformë nuk është i dobishëm në asnjë aspekt.

"Kur të bërit e të marrurit me politikë ka vetëm përfitimin e parasë publike, por jo qëllimin e shërbimit të publikut, krijimin e shtetit të së drejtës, shtetit që krijon vende pune, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim të avancuar e shëndetësi publike, politikës i mbetet vetëm një qëllim: mashtrimi i votuesve për t'ia marrë vetëm votën. Kjo është evidente të të gjithë 'politikëbërësit' tanë?! E veçmas ata që janë në krye të piramidës politike!", ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në situata të tilla, intelektualët e mbetur jashtë politikës, njerëzit e arsimit, të dijës e të edukimit me mediumet oponente që kanë qellim krijimin e opinionit publik, duhet t’i orientojnë e edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë kombëtare dhe dialogun me kulturë e edukatë që po i mungon shumë kohës sonë, mbase jo vetëm politikës.

"Ndërprerja e komunikimit të degraduar në shoqërinë tonë, do t’i jepte një fillim të ri vendit e kombit tonë! Te kundërshtohemi, të polemizojmë ndonjëherë dhe ashpër, por ama me fakte e argumente, se mendimi uniformë nuk na duhet në asnjë segment të jetës! A mundemi? Kam besim e shpresë se mundemi, por jo kështu si ecëm deri tani në vitet e çlirimit e të pavarësisë. Na duhet një fillim i ri komunikimi në politikën shqiptare përgjithësisht!", ka thënë Krasniqi.

The post Jakup Krasniqi kritikon disa politikanë për gjuhën e komunikimit appeared first on INSAJDERI.

“Ne nuk dimë asgjë” – flet vëllai i 16-vjeçarit që u vra dje në Prishtinë

Posted: 17 Sep 2017 09:21 AM PDT

Tauant Zeka, vëllai i 16-vjeçarit që u vra të shtunën në Prishtinë, Aulon Zekës, ka thënë se ua kanë lënë në duar Policisë së Kosovës të zbardhin vrasjen. Ka thënë se nuk dëshiron as të komentojë se kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulonit.

Ai ka thënë se nuk di asgjë detajisht rreth vrasjes së vëllait të tij.

"Ia kemi lënë në duar Policisë së Kosovës. Nuk dëshirojmë të komentojmë më shumë", ka thënë Taulant Zeka, për Express, pasi e kanë varrosur Aulonin.

Taulanti nuk ka dashur të flasë lidhur me të dyshuarin kryesor për vrasjen e Aulonit.

"Jo, ne nuk dimë asgjë. Të gjitha janë në duart e Policisë", ka shtuar Taulanti.

Aulon Zeka u vra të shtunën në Prishtinë me katër plumba. Dyshohet se vrasësi është G.H, i cili kishte pasur probleme edhe më herët me të ndjerin.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se një person është në kërkim lidhur me vrasjen e Aulon Zekaj, i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Borovci ka thënë se i njëjti person që po kërkohet mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit të vrasjes së të riut.

The post “Ne nuk dimë asgjë” – flet vëllai i 16-vjeçarit që u vra dje në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Çfarë i ndodhi tifozit që hyri në fushë për të festuar me Mustafin?

Posted: 17 Sep 2017 09:14 AM PDT

Një tifoz i Arsenalit që kaloi barrierat e stadiumit Stamford Bridge të skuadrës së Chelseat, vrapoi në fushë për të festuar një gol të Shkodran Mustafit, i cili më pas u anlua për një pozicion jashtë loje.

Tifozi që “pushtoi” terrenin e fushës së lojës, u shoqërua menjëherë jashtë stadiumit nga sigurimi i Stamford Bridge. Ai nuk u lejua të qëndronte më në stadium, raporton Daily Mail.

Për fat të keq për të, pas golit të anuluar të Mustafit, Arsenali nuk ishte në gjendje të gjente një gol të fitores ndaj Chelseat, në ndeshjen që u mbyllë në barazim 0-0.

Megjithatë, pika e fituar në udhëtim është e mirëpritur për ekipin e Arsene Wenger që ka humbur në pesë vizitat e tyre të fundit në Stamford Bridge. /Insajderi.com

The post Çfarë i ndodhi tifozit që hyri në fushë për të festuar me Mustafin? appeared first on INSAJDERI.

Akuzat kundër Molliqajt, për të cilat ministri Tahiri shprehet i gatshëm të dëshmojë

Posted: 17 Sep 2017 08:58 AM PDT

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ende askush nga prokuroria nuk e ka ftuar që të dëshojë për akuzat e tij publike ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Por, ministri i Drejtësisë është shprehur i gatshëm të dëshmojë në prokurori për akuzat që i ka bërë ndaj Molliqajt.

"Jo nuk më kanë ftuar deri më tani. Deklaratat e mia kanë qenë publike, jam në dispozicion të gjithë atyre që mendojnë që duhet të shtjellohet më tej kjo çështje", ka deklaruar ai në një intervistë për emisionin "Betimi për Drejtësi".

Një sërë akuzash i kishte bërë ministri Tahiri kundër deputetit Molliqaj. Nga organizimi i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, deri tek shitja e lejeve të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, janë akuzat që ministri i Drejtësisë i ka drejtuar Molliqajt.

Ministri i Drejtësisë: Jam i gatshëm të dëshmoj në prokurori kundër Molliqajt

Në muajin korrik të këtij viti, Tahiri shkruante në Facebook: "Ja disa prej krimeve për të cilat botërisht akuzohet ai: ‘Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, akt ky terrorist dhe dhunim i sovranitetit të shtetit. Dardan Molliqaj është përgjegjës për vënien e bombës në RTK. Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e atentatit ndaj familjes së Drejtorit të RTK-së. Dardan Molliqaj është përgjegjës për korrupsionin dhe shitjen e lejeve të ndërtimit nga Komuna e Prishtinës’".

Tahiri e akuzonte Molliqajn edhe për vënie haraçi dhe vepra të tjera ilegale. /Insajderi.com

The post Akuzat kundër Molliqajt, për të cilat ministri Tahiri shprehet i gatshëm të dëshmojë appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Drejtësisë: Jam i gatshëm të dëshmoj në prokurori kundër Molliqajt

Posted: 17 Sep 2017 08:45 AM PDT

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ende askush nga Prokuroria nuk e ka ftuar që të dëshojë për akuzat e tij publike dhe konkrete ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

"Jo nuk më kanë ftuar deri më tani. Qendrimi im dihet, publik ka qenë, nuk kam marr ndonjë ftesë deri më tani", ka thënë ministri Tahiri.

I pyetur se a do t'i përgjigjet ftesës së prokurorisë, ministri Tahiri, ka thënë se mbi të gjitha ai është qytetar i Kosovës.

"Mbi të gjitha jam qytetar i Republikës së Kosovës, para se të jem ministër dhe para se të kem pozitë politike dhe normalisht çfarëdo ftese që do të marr nga Prokuroria apo policia apo kushdo të jetë, unë jam në dispozicion. Unë sot mbajë një pozicion të ri, si ministër i drejtësisë, nuk du të lëshohem në këtë çështje. Deklaratat e mia kanë qenë publike, jam në dispozicion të gjithë atyre që mendojnë që duhet të shtjellohet më tej kjo çështje", ka deklaruar ai në një intervistë për emisionin "Betimi për Drejtësi".

Ministri Tahiri, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, ish-Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit Thaçi, kishte akuzuar publikisht Dardan Molliqajn në një postim në Facebook, duke e quajtur "kriminel ordiner", ndërsa kishte ngritur akuza të fuqishme edhe ndaj organeve të drejtësisë, të cilat sipas tij, përkundër dëshmive, kanë lënë të lirë Molliqajn.

The post Ministri i Drejtësisë: Jam i gatshëm të dëshmoj në prokurori kundër Molliqajt appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje i vendos dy kushte presidentit për përfshirje në dialog

Posted: 17 Sep 2017 08:16 AM PDT

Partitë opozitare në Kosovë kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit, për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 31 gusht, pas takimit të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet një deklarate për medie pati thënë se "pas krijimit të institucioneve, në mënyrë sa më konsensuale të mundshme, përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në pjesën finale, përmbyllëse, historike të shtet-ndërtimit".

"Për këtë arsye kam thirrur për krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese të spektrit politik kosovar dhe të shoqërisë civile, të medieve dhe opinion-bërësve", pati thënë presidenti Thaçi.

Por, Shpëtim Kamberi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet e reja me Serbinë nuk do të duhej të nisnin pa hetimin dhe vlerësimin e dialogut të deritashëm.

"Lëvizja Vetëvendosje mendon që nuk mund të ketë bisedime të reja me Serbinë në Bruksel, përderisa Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e krijon një komision për të shqyrtuar se si është bërë dialogu deri më tani. Kjo, sepse ka qenë një dialog, së pari jotransparent, i cili e ka anashkaluar në vazhdimësi Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është parakushti i parë që duhet të ndodhë në Kosovë. E dyta, mendojmë që dialogu duhet të ridefinohet, nga e para dhe nuk duhet të ndryshojë vetëm në përbërje, por duhet të ndryshojë edhe korniza dhe premisat e këtij dialogu", theksoi Kamberi. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje i vendos dy kushte presidentit për përfshirje në dialog appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet personi që mbolli kanabis në Reçak

Posted: 17 Sep 2017 08:15 AM PDT

Njësitë policore kanë identifikuar në fshatin Reçak të Shtimes një parcelë të mbjellë me rreth 30 copë bimë narkotike të llojit kanabis.

Në konsultim me prokurorin bimët e dyshuara narkotike janë asgjësuar (djegur) në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull dhe është dërguar në mbajtje.

The post Arrestohet personi që mbolli kanabis në Reçak appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Mësohet sa do të mungojë Dembele

Posted: 17 Sep 2017 08:00 AM PDT

Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të mungojë deri në katër muaj, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit të klubit kundër Getafes në La Liga.

"Lojtari do të kryejë një operim nga Dr. Sakari Orava javën e ardhshme në Finlandë. Ai do të jetë jashtë nga 3 muaj e gjysmë deri në katër", ka thënë Barcelona në një deklaratë për media.

Dembele pritet të mungojë në disa ndeshje të mëdha, siç janë përballjet me rivalët për titull në La Liga, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

 

The post Zyrtare: Mësohet sa do të mungojë Dembele appeared first on INSAJDERI.

Zyra e kryeministrit i përgjigjet vetëm me fjalë dokumentarit ku Kosova krahasohet me ISIS-in

Posted: 17 Sep 2017 07:52 AM PDT

Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke përfshirë edhe veprimin e fundit, shfaqjen  e një dokumentari për trashëgiminë kulturore të Kosovës, ku kosovarët krahasohen me pjesëtarët e ISIS-it të cilët kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Por Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë por është mjaftuar me vetëm një komunikatë për media përmes së cilës e ka dënuar shfaqjen e këtij dokumentari në Paris, para një audience të përzgjedhur e që kanë rol në lobingun e UNESCO-s.

"Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO", thuhet në komunikatë.

Dokumentari i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, premierë në Paris

Sipas Zyrës se Kryeministrit, shfaqja e filmit dokumentar përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, "është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës".

Më pas, Qeveria ka vazhduar të konkludojë se "trashëgimia kulturore e Kosovës i takon qytetarëve të tij pa dallim, janë të ruajtura dhe të mbrojtura me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës".

Ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO gjë që edhe qëllimi i shfaqjes së dokumentarit por pa treguar nëse Kosova do të ndërmarrë ndonjë hap apo fushatë për të përmbysur pretendimet e Serbisë mbi trashëgiminë kulturore në Kosovë./Insajderi.com

 

 

The post Zyra e kryeministrit i përgjigjet vetëm me fjalë dokumentarit ku Kosova krahasohet me ISIS-in appeared first on INSAJDERI.

Pse Golovkin dhe Alvarez kërkojnë revanshin?

Posted: 17 Sep 2017 07:47 AM PDT

Nuk ka fitues në përballjen e madhe të peshave të mesme në boks mes Gennady Golovkin dhe Saul "Canelo" Alvarez, me kazakun që mban titujt kampionë bote të kategorive WBA, WBC dhe IBF.

Sfida e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas përfundoi në barazim: Një gjyqtar dha pikët 118-110 për Alvarez, njëri 115-113 për Golovkin dhe njëri 114-114. Kjo ka lënë të pakënaqur shumë nga fansat, që në ato momente vërshëllyen, pasi donin të shihnin një fitues në ring.

Por të mërzitur kanë mbetur edhe dy boksierët, që pas përballjes kanë rënë dakord verdalisht që të zhvillojnë edhe një sfidë të dytë mes tyre, për të nxjerrë më të mirin.

Për Golovkin, që në karrierën e tij numëron 37 fitore dhe asnjë humbje, kjo ishte ndalesa e parë, një barazim, që i jep mundësi të mbajë titujt. "Sigurisht që e dua revanshin. Sfida e sotme ishte një dramë dhe nuk ka dyshim që synoj të përballem sërish me Canelo. Por me një kusht, që gjyqtarët këtë herë të jenë neutralë", tha Golovkin, që mbeti i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarëve, pasi synonte fitoren. Më tej, kazaku shtoi: "Për mua nuk ka rëndësi rivali, unë dua të ngjitem sa më shpejt në ring. Unë e meritoja fitoren, nuk e prisja këtë rezultat nga gjyqtarët. Ndaj revanshi do të thotë të vërtetën", u shpreh Gennady Golovkin.

Të njëjtën kërkesë për revansh ka bërë pas përballjes së mbyllur në barazim edhe meksikani "Canelo" Alvarez, që në stadiumin "T-Mobile Arena" kishte më shumë fansa se rivali i tij. Alvarez ka dueluar më shpesh në këtë stadium dhe gjatë duelit u dëgjuan disa herë thirrjet "Alvarez, Alvarez", por fansat e tij mbetën të pakënaqur. "Më vjen keq që u mbyll kështu, por natyrisht që do të zhvillojmë revanshin. Isha përgatitur për fitore dhe nuk e prisja këtë vendim të gjyqtarëve. Zhvillova një duel të mirë dhe besoj se e meritoja fitoren dhe titujt kampionë", deklaroi "Canelo" Alvarez për duelit, ku korri barazimin e dyët në karrierë (ka edhe 49 fitore e 1 humbje).

The post Pse Golovkin dhe Alvarez kërkojnë revanshin? appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet në mënyrë kontraverze meçi i madh i boksit

Posted: 17 Sep 2017 07:43 AM PDT

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme, pas barazimit në duelin e sotëm ndaj meksikanit Saul "Canelo" Alvarez, një përballje magjike me 12 raunde mes dy prej boksierëve më të mirë të kësaj peshe.

Një nga gjyqtarët i dha fitoren Golovkin (115-113), njëri i dha fitoren Alvarez (118-110), ndërsa njëri nga gjyqtarët e dha rezultatin barazim (114-114). Për pasojë, asnjë fitues nga kjo përballje e madhe e peshave të mesme, por më i fituar është Golovkin, që mbron titujt kampionë edhe pse për të ky është barazimi i parë në karrierë pas 37 fitoresh.

Për Alavarez ky është barazimi i dytë në karrierë, ku numëron edhe 49 fitore e 1 humbje. Boksierët konfirmuan menjëherë pas duelit revanshin.

Përballja, e zhvilluar në stadiumin "T-Mobile Arena" të Las Vegasit, ashtu sikurse edhe pritej, ka qenë e ekuilibruar në raundet e para, ku boksierët studionin taktikën e njëri-tjetrit dhe hera-herës lëshonin grushte të fortë, për të rrëmbyer pikët e nevojshme për t'i fituar ato, shkruan Telesport.

Në raundin e pestë sfida bëhet më interesante, me boksierët që nisin seriozisht të bëhen më kërcënues, duke kërkuar fitoren para raundit te 12-të. Ai që është më i saktë dhe këmbëngulës në ring është Golovkin, që nis të fitojë një e nga një raundet me pikë, duke marrë epërsinë e këtij dueli.

Edhe në raundet e mbetura është Golovkin ai që ka epërsi, e "gozhdon" më shpesh rivalin e tij meksikan te litarët e ringut, duke e patur vazhdimisht nën kontroll përballjen. Hera-herës Alvarez "zgjohet" dhe tenton të godasë kazakun, duke rikuperuar disavantazhin në raundet e fundit dhe rikthyer ekuilibrin në ring.

Të dy boksierët në fund festuan fitoren pas mbylljes së raundit të 12-të, por gjyqtarët befasuan me vendimin e tyre, duke vendosur për barazimin, një rezultat që i shkon më së shumti për shtat Golovkin, që mbron titujt.

The post Mbyllet në mënyrë kontraverze meçi i madh i boksit appeared first on INSAJDERI.

Arsenali dhe Chelsea ndahen në paqe

Posted: 17 Sep 2017 07:39 AM PDT

Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit është mbyllur baras pa gola.

Dy ekipet u përballën në kuadër të xhiros së pestë të Premier Ligës, ndërsa pavarësisht numrit të madh të rasteve rrjetat mbetën të paprekura.

Pesë minutat e fundit të ndeshjes Chelsea i zhvilloi pa një futbollist, pasi David Luiz u ndëshkua me të kuq.

Në tabelë tani Chelsea ka 10 pikë, ndërsa Arsenali 7.

The post Arsenali dhe Chelsea ndahen në paqe appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i QKUK-së nuk i din detajet, por jep një vlerësim për vdekjen e pestë

Posted: 17 Sep 2017 07:34 AM PDT

Është raportuar edhe për një vdekje të dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vdekja ka ndodhur më 2 shtator, kurse, policia është njoftuar dy javë më vonë. Zyrtarët e QKUK-së kanë thënë se ky rast nuk ka të bëjë me dyshimet e përdorimit të gazit medicinal i dërguar nga një kompani e palicencuar.

Një burrë i ka denoncuar mjekët e QKUK-së në Polici dy javë pasi i ka vdekur gruaja pas një operimi.

Sipas raportit të Policisë, gruaja kishte vdekur më 2 shtator ndërsa rastin e ka paraqitur më 15 shator.

"QKUK-Prishtinë, më 02.09.2017 -21:05. Më 15.09.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete. Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.  Rasti është nen hetime", thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i vdekjes së gruas pas operacionit është bërë pasi ndodhën katër vdekje të dyshimta javën e kaluar, ku nisën edhe hetimet e Prokurorisë.

Sidoqoftë, Drejtori i Shërbimit Klinik Spitalor të QKUK-së, Curr Gjocaj thënë se rasti nuk ka të bëjë me katër vdekjet e ndodhura një javë më parë mbi të cilat hodhën dyshime se kanë ndodhur si pasojë e gazit medicinal Oksidull (N20).

"Nuk i dimë detajet e këtij rasti. Por nuk kanë lidhje me rastin e dy vdekjeve të dyshuara nga gazi oksidul ku për hir të së vërtetës Kosova që nga paslufta pa ndërprerje as një momente të gjitha spitalet publike e private por edhe kujdesi parësor kur ka nevojë janë furnizuar që e zotërojnë këtë treg që nga paslufta", ka thënë të dielën Gjocaj për Gazetën Express.

Katër persona ndërruan jetë të enjten e kaluar në QKUK. /Insajderi.com

The post Drejtori i QKUK-së nuk i din detajet, por jep një vlerësim për vdekjen e pestë appeared first on INSAJDERI.

Deputetja e VV-së i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës

Posted: 17 Sep 2017 07:05 AM PDT

Thirrjes së Zafir Berishës drejtuar LVV-së e LDK-së që ti bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, ju ka përgjigjur deputetja e LVV-së, Drita Millaku.

Në thirrjen e tij, Berisha, i ka premtuar dy partive respektive se do të jetë vota e 61 nëse ata arrijnë ti bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë, me qëllim që të shohin se sa do ta respektoj ligjin Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, mbi kandidatët.

E për rrjedhojë, Drita Millaku, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LVV-së, i ka bërë thirrje Berishës që ti bashkohet duke filluar nga Prizreni.

"Zafir Berisha paska kërku që ti bëjmë 60 vota e ta rrëzojmë qeverinë.

Përgjigje: Zafir nëse e ke seriozisht hajde bëhemi bashkë ia fillojmë nga Prizreni", ka shkruar në mes tjerash në profilin e saj në Facebook, Drita Millaku.

The post Deputetja e VV-së i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës appeared first on INSAJDERI.

S’ka guxim për konfiskim të pasurisë

Posted: 17 Sep 2017 06:55 AM PDT

Lufta ndaj pasurimit të paligjshëm është dhe duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re të Kosovës, sepse është instrumenti më efektiv për të luftuar korrupsionin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, përderisa zyrtarë të qeverisë theksojnë se do ta rishikojnë legjislacionin për këtë çështje.

Në ligj i quajtur "anti- mafia", nëpërmjet së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka më shumë se shtatë vjet që është iniciuar, por më deri më tani nuk është jetësuar asnjëherë.

Një premtim për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme e ka dhënë ditë më parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se në një të ardhme të afërt do ta rishikojë legjislacionin për këtë çështje, pa përmendur në mënyrë specifike ligjin "anti-mafia".

"Do të krijojmë mekanizma efikas, do të krijojmë politika, të cilat do të mundësojnë që ajo pasuri kudo qoftë, qoftë te zyrtarë, qoftë te bizneset, që është e pajustifikueshme, t'i kthehet shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës", ka thënë Tahiri.

Për përfaqësues të shoqërisë civile, Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurisë së paligjshme, por thonë ata, nuk ka vullnet dhe guxim që të zbatohet legjislacioni në fuqi.

Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet " Çohu" thotë se nëse Ministria e Drejtësisë ka vullnet për këtë çështje, në rend të parë duhet të krijohet një ligj, që lejon në mënyrë retroaktive të verifikohet pasuria e dyshuar.

"Kjo sepse nuk guxojmë të fillojmë nga momenti kur miratohet ligji, sepse hyjmë në një amnisti të përgjithshme për personat që kanë krijuar pasuri të paligjshme ndër vite", thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Kurse, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se ndryshimi i kornizës ligjore nuk do ta ndryshojë realitetin në praktikë, duke marrë parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë.

"Mungesa e vullnetit politik, mungesa e guximit të prokurorëve për ta zbatuar ligjin, ka ndikuar në mungesë të rezultateve. Pra, korniza ligjore nuk do të ndikojë aspak, nëse nuk ka vullnet në praktikë të Prokurorisë".

"Pas pasur një rishikim të drejtësisë penale, pa pasur një proces të verifikimit, vetting-ut të gjyqtarëve, prokurorëve duke pasur parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë, konsiderojmë se Kosova nuk është e përgatitur dhe nuk i plotëson kushtet për të pasur një ligj të tillë", vlerëson Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Artan Demhasaj, nga organizata Çohu, shprehet pesimist se mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi, sipas tij, zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk u konvenon miratimi i një ligji të tillë, sepse objekt i parë i hetimit do të duhej të ishte prejardhja e pasurisë se tyre, e më pas konfiskimi.

"Duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e strukturave politike ekzistuese janë milionerë, në anën tjetër shohim se rrogat e tyre nuk janë aq të larta për të krijuar atë pasuri", thekson Demhasaj.

Ndryshe, edhe pse në Kosovë nuk ekziston ligji "anti mafia" një Ligj për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale, sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, e kryen funksionin e njëjtë.

Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, vlera e sekuestrimit ka arritur deri në 70 milionë euro, kurse niveli i konfiskimit është më shumë se një milion e 100 mijë euro.

The post S'ka guxim për konfiskim të pasurisë appeared first on INSAJDERI.

Pas humbjes me Barcelonën Juventus mposht Sassuolon

Posted: 17 Sep 2017 06:44 AM PDT

Pas humbjes në Champions ndaj Barcelonës, Juventusi ringrihet në kampionat. Bardhezinjtë fituan 1-3 në transfertë ndaj Sassuolos, falë 3 golave të argjentinasit Paulo Dybala.

Në ndeshjen e tij të 100 me Juventusin, sulmuesi shënoi në minutën e 16, 49 dhe 63.

Ndërkohë, goli i vetëm për Sassuolon u shënua nga Politano, në minutën e 51.

Me këtë fitore, Juventusi bashkohet me Interin në krye të klasifikimit të Serisë A, me 12 pikë.

The post Pas humbjes me Barcelonën Juventus mposht Sassuolon appeared first on INSAJDERI.

Kapet banda e drogës me shqiptarë e serbë në Itali

Posted: 17 Sep 2017 06:40 AM PDT

Tre shtetas shqiptarë dhe një serb janë vënë në pranga nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë

Karabinierët në Recovato të Castelfranco-s kanë hyrë për kontroll në banesën e tyre mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, dhe kanë gjetur si prova materiale, 2 qese me marijuanë ku secila peshonte nga një kilogram, dhe 5 gramë kokainë. Sakaq, policia italiane ka arrestuar 4 personat, si dhe ka sekuestruar një makinë tip "Porsche" dhe një tip "Audi" për shkak se të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato.

Sipas policisë, drejtuesi i bandës ishte një 26-vjeçar shqiptar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false, raporton bw. Mbi të pritet të rëndojë edhe akuza për falsifikim dokumentesh, ndërsa për të arrestuarit e tjerë pritet vetëm akuza për mbajtje të një sasie lëndësh narkotike. Karabinierët sekuestruan si prova disa para për t'i verifikuar nëse janë të falsifikuara. Serbi i arrestuar është i moshës 22-vjeçare ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 41 vjeç dhe 23 vjeç.

The post Kapet banda e drogës me shqiptarë e serbë në Itali appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i PAN-it i gatshëm ta rrëzojë qeverinë nëse opozita i bën 60 vota

Posted: 17 Sep 2017 06:31 AM PDT

Edhe pse themeluan koalicion parazgjedhor, dhe me vështirësi i fituan zgjedhjet, brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) ka pasur deputetë nuk kanë qenë të kënaqur.

Këta deputetë tash kanë nisur t'i shfaqin edhe publikisht qëndrimet e tyre kundër koalicionit. Madje janë shprehur të gatshëm edhe ta rrëzojnë qeverinë e sapo formuar.

Kështu, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i cili njëkohësisht llogaritet edhe si deputet i koalicionit PAN, është shprehur i gatshëm që t'i ndihmojë opozitës për ta rrëzuar qeverinë.

Ai u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-së që, nëse i sigurojnë 60 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë vota e tij do të jetë e 61-ta.

Për: VV dhe LDK – Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu znj.Daka, që për 45 ditë e ardhëshem a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje…", ka shkruar deputeti Zafir Berisha në profilin e tij në Facebook.

Deputeti Berisha është decertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kandidat për Prizren nga Nisma për Kosovën.

Ai ka thënë se krejt kjo po bëhet për ta eliminuar atë nga gara dhe për ta marrë Prizrenin sërish bandat kriminale.

Berisha ka shprehur habinë se si ka mundësi që i njëjti njeri me të njëjtat dyshime ndaj tij, të marrë pjesë në garën për deputet, kurse tash si kandidat për kryetar të Prizrenit të decertifikohet.

Për më tepër, Berisha ishte dënuar me 140 euro gjobë për lidhje ilegale të rrymës në biznesin e tij./Insajderi.com

The post Deputeti i PAN-it i gatshëm ta rrëzojë qeverinë nëse opozita i bën 60 vota appeared first on INSAJDERI.

Policia thotë se është në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit

Posted: 17 Sep 2017 06:29 AM PDT

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se një person është në kërkim lidhur me rastin e vrasjes së Aulon Zeka. Kanë thënë se i njëjti person mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes. Nuk kanë dhënë detaje të tjera për shkak të hetimeve.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se një person është në kërkim lidhur me vrajën e Aulon Zekaj, i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Borovci ka thënë se i njëjti person që po kërkohet mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit të vrasjes së të riut.

"Policia e ka krijuar një version për hetime. Një person në kërkim prej policisë, i cili në një ose mënyrë tjetër, mund t'i kontribuojë ndriçimit të ngjarjes. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Po presim derisa të sqarohet rrethanat", ka thënë Borovci, për Express, të dielën.

"Jemi duke i zgjeruar. Kemi një person në kërkim, i cili në një ose në formë tjetër kontribuon zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës fillestare të hetimeve nuk mund të japim informacione shtesë", ka shtuar ai.

 

The post Policia thotë se është në kërkim të një personi për vrasjen e 16-vjeçarit appeared first on INSAJDERI.

Qeni kandidat për kryetar komune (VIDEO)

Posted: 17 Sep 2017 06:19 AM PDT

Fini pesëvjeçar është kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar të një qyteti kanadez, ndërkaq ashtu siç qëndrojnë punët, pritet që i njëjti të fitojë.

Qeni pesëvjeçar është kandidat shumë i popullarizuar në Sent Xhon në Njufaunlend, ndërkaq pronari i tij, Gled Redmond është ushtrues profesional, i cili i ndihmon në lidhje me dukjen e tij në fushatën parazgjedhore.

Banorët e këtij qyteti tanimë e njohin Finin dhe thonë se do të ishte një kryetar komune i shkëlqyer, për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

The post Qeni kandidat për kryetar komune (VIDEO) appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more