Skip to main content

INSAJDERI: “Nënkryetari i PDK-së thotë se amerikanët kanë premtuar ushtrinë, Vulin po gënjen” plus 19 more

INSAJDERI: “Nënkryetari i PDK-së thotë se amerikanët kanë premtuar ushtrinë, Vulin po gënjen” plus 19 more


Nënkryetari i PDK-së thotë se amerikanët kanë premtuar ushtrinë, Vulin po gënjen

Posted: 16 Sep 2017 09:54 AM PDT

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, i është kundërpërgjigjur ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, për deklaratat e tij se Kosova s'ka mundësi ta formojë ushtrinë. Hoti ka thënë se Vulin është duke gënjyer.

"Një përgjigje Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë z. Aleksandër Vulin, Është e vështirë të kalojë një javë në Ballkanin Perëndimor e të mos vjen së paku një kërcënim a ndërhyrje e shtetit fqinj, Serbisë, ndaj Republikës së Kosovës. Kësaj radhe na çon porosi Ministri i Mbrojtës i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke na përkujtuar se me ministrat serbë në qeverinë e Prishtinës është e pamundur formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës".

"Ministri i Mbrojtjes i Serbisë nuk besoj se nuk e dinë se as ai e as Serbia nuk është pyetur kur është shpallur Republika e Kosovës. Po ashtu ai duhet të ketë lexuar diku qëndrimin e Ambasadorit të SHBA-s në Kosovë, Greg Delawie, se ushtria e Republikës së Kosovës do të bëhet, mbase brenda këtij viti (2017) dhe se askush, asnjë faktor politik, nuk e ka të drejtën e vetos në Kosovë ndaj kësaj çështjeje".

"Kjo, zoti Ministër i Mbrojtjes i Serbisë, kujtoj se duhet të merrte në konsideratë. Mos e bartni më në shpirt e mbi supet e Serbisë të kaluarën mitologjike mbi gjashtë qindvjeçare me identitet të rrejshëm. Jemi fqinj real, jo fqinj mitologjik! Eja të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Kemi shumëçka për të ndrequr e kuvenduar", ka përfunduar Hoti.

 

 

 

The post Nënkryetari i PDK-së thotë se amerikanët kanë premtuar ushtrinë, Vulin po gënjen appeared first on INSAJDERI.

“Serbët, të privilegjuar nga sistemi ynë i drejtësisë”

Posted: 16 Sep 2017 09:53 AM PDT

Agim Sahitaj, shqiptar i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është në paraburgim që nga 8 gushti i 2017-ës me dëshmi të njëjta si dëshmitë ndaj Ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo.

Kështu ka thënë avokati i njohur, Tomë Gashi, i cili thekson se deklaratat e dëshmitarëve të dhëna në Prokurorinë Speciale 17 vite pas luftës e dërguan në paraburgim Agim Sahitajn.

"Shumë deklarata të dëshmitarëve të dhëna këto ditë për të bëmat e Nenad Rikallos gjatë luftës në Kosovë nuk e bindën Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës që ta marrin në pyetje si të dyshimtë, ta arrestojë e lë me ta kërkojë paraburgimin e tij", ka shkruar Gashi në Facebook.

Trajtimi i të dyshimtëve shqiptarë dhe trajtimi i të dyshimtëve serbë për çështje të njëjta "as tek Prokurorët shqiptarë nuk ka trajtimin e njëjtë".

"Serbët gjithmonë mbesin të privilegjuar", thekson Gashi.

"Mund të jetë se 'gabimi' më i madh i Agim Sahitajt është përkatësia nacionale se po të ishte ai serb, me dëshmitë që janë kundër tij, ai sot do të ishte i lirë", shkruan më tej avokati i njohur.

"Morali ynë, si shqiptarë dhe posaçërisht ruajtja e moralit të femrës shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë mund të jenë avokati më i mirë i të gjithë serbëve që kanë dhunuar femra shqiptare gjatë luftës. Femrat shqiptare gjithmonë e kanë shumë vështirë, thuajse të pamundur që publikisht të dëshmojnë se janë dhunuar nga serbët për shkak të rrethanave kulturore. Disa prej të dhunuarve tani janë të martuara…", ka përfunduar avokati Gashi.

The post “Serbët, të privilegjuar nga sistemi ynë i drejtësisë” appeared first on INSAJDERI.

Ministri insiston në përkrahjen e shtetit për shëndetësinë, kërkon llogari nga mjekët

Posted: 16 Sep 2017 09:36 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me bashkëpunëtorë vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Safet Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku me drejtuesit e spitalit ka biseduar për punën që bëhet në këtë spital, sfidat dhe nevojat e tij .

Gjithashtu, Ministri ka vizituar edhe pacientë në Repartin e Emergjencës që me rastin e vizitës kane qenë duke u trajtuar aty.

Ministri Ismaili tha se është koha që shteti ta rris mbështetjen për shëndetësinë, kurse punëtorët shëndetësor transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe llogaridhënien.

“Vet nuk mund ta bëjmë këtë, por bashkërisht”, tha Ministri Ismaili, duke siguruar se llogoja e punës së tij dhe e Ministrisë do të jetë pacienti.

Unë jam sot këtu, shtoi Ministri Ismaili, për t’i siguruar stafin dhe pacientët se “ne do të jemi mbështetja e tyre, ndërkohë që vet mesazhi i kësaj vizite “është sigurimi që pacientët t’i marrin shërbimet e nevojshme shëndetësor”.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Hamëz Berisha,  falënderoi Ministrin Ismaili për vizitën dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë spital dhe stafin e saj, ndërkohë që shprehu zotimin se do të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre dhe presin mbështetje.

Drejtori Berisha, gjithashtu ka prezantuar para Ministrit, sfidat e këtij spitali që kenë të bëjnë me mungesën e stafit, kryesisht e infermierëve, problemet me buxhetin e pamjaftueshëm, problemet me ngrohje, nevojën për ndarje të disa specializimeve, etj., përderisa ka kërkuar mbështetje për hapjen e Repartit të Pediatrisë në kuadër të këtij spitali.

The post Ministri insiston në përkrahjen e shtetit për shëndetësinë, kërkon llogari nga mjekët appeared first on INSAJDERI.

7 mënyrat përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android

Posted: 16 Sep 2017 09:33 AM PDT

iPhone X, pajisja e re e Apple-it, ka sjellë për herë të parë shumë gjëra të reja për një pajisje të kësaj kompanie. Për këtë, kjo është pajisja më e shtrenjtë nga gjithë iPhonet e deri tashëm.

Megjithatë, siç shkruan "CNET", Apple me iPhone X ka sjellë veçori që tashmë kanë ekzistuar për telefonat Android.

Këto janë shtatë veçoritë të cilat Apple "i ka vjedhur" nga Android:

1.     S'ka buton kryesor

2.    Korniza të holla dhe ekran qosh-qosh

3.    Ekrane më të mëdha

4.    Ekrane OLED

5.    Mbushje pa kabllo

6.    Hapja e telefonit me fytyrë

7.    Stabilizuesi optik i fotografive në dy kamerat e pasme

The post 7 mënyrat përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android appeared first on INSAJDERI.

Merkel kërcënon Erdoganin për “marrëdhëniet ekonomike”

Posted: 16 Sep 2017 09:31 AM PDT

Gjermania nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të ashpërsojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, për ta detyruar Ankaranë zyrtare që të lirojë shtetasit e burgosur gjermanë.

Kështu ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Duhet të ulim ende bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe të shqyrtojmë projektet", tha kancelarja gjermane për mediat gjermane.

Zyrtarët gjermanë janë të zemëruar, pasi që Turqia arrestoi dhjetëra shtetas gjermanë për, siç thuhet, arsye politike.

The post Merkel kërcënon Erdoganin për “marrëdhëniet ekonomike” appeared first on INSAJDERI.

Liverpool dështon përsëri në “Anfield”

Posted: 16 Sep 2017 09:16 AM PDT

Liverpool ka ngecur në "Anfield" përsëri, kësaj radhe kundër skuadrës modeste Burnley.

Liverpooli nuk ka arritur të këndellet. Pas humbjes 5:0 nga Manchester City, të besuarit e Jurgen Klopp kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar 1:1 me Burnley në "Anfield".

Fillimisht Burnley kaloi në epërsi ndaj "Të Kuqve" në minutën e 26'të. Por, tre minuta më vonë, Salaha barazoi gjithçka, duke shënuar për 1:1.

Pavarësisht tentimeve në pjesën e dytë, rezultati mbeti ai i minutës së 29'të. Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në pesë ndeshje në Premierligë.

 

 

The post Liverpool dështon përsëri në "Anfield" appeared first on INSAJDERI.

Barcelona i falet Paulinhos – fiton me vështirësi në Madrid

Posted: 16 Sep 2017 09:14 AM PDT

Barcelona ka marrë tri pikë në xhiron e katërt në La Liga, duke e mposhtur 2:1 Getafen si mysafirë në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Golin e tre pikëve e shënoi mesfushori brazilian, Paulinho, në minutën e 84-të.

Ndërsa golin tjetër për Barcelonën e shënoi Denis Suarez në minutën e 62-të, kurse golin e vetëm për vendasit nga Madridi e realizoi Gaku Shibasaki në minutën e 39-të.

Kjo është një fitore me shije të hidhur për Barcelonë, pasi humbi Ousmane Dembele, i cili u largua nga loja në minutën e 29-të për shkak të problemeve muskulore. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x60zx96

 

The post Barcelona i falet Paulinhos – fiton me vështirësi në Madrid appeared first on INSAJDERI.

Tahiri lavdëron punën e shefit të tij, thotë se po i sjell të mira Kosovës me avion privat

Posted: 16 Sep 2017 09:09 AM PDT

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot ka vizituar në zyrën e tij kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se qeveria Haradinaj do ta ndryshojë gjendjen në vend mes të tjerash Tahiri ka lavdëruar edhe punën e shefit të tij tashmë ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

"Qeveria Haradinaj, do të ndryshoj gjendjen në vendin tonë. Këta dy burra, dhe bashkëpunëtorët e tyre, kanë filluar punë intensive për të ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Pra arritjen për Liberalizimin e Vizave dhe shumë procese për të cilat Kosova ka mbetur pak mbrapa", ka shkruar Tahiri

"Është arritje e madhe për shtetin e Kosovës, kur ne kemi një Ministër të punëve të jashtme, Z Behgjet Pacolli, i cili brenda ditës arrin t'i realizojë takimet jashtë vendit për interesat e Republikës së Kosovës. Kjo po ndodh falë asaj që Behgjet Pacolli, posedon avionin e tij privat dhe nuk e kursen asnjë minutë për të sjellë te mira në vendin tonë", ka shkruar Tahiri.

The post Tahiri lavdëron punën e shefit të tij, thotë se po i sjell të mira Kosovës me avion privat appeared first on INSAJDERI.

0-6: Manchester City “shkelë” Watfordin [video]

Posted: 16 Sep 2017 09:09 AM PDT

Manchester City ka paralajmëruar pretendentët për titull se nuk do ta kenë të lehtë garën sivjet, duke mposhtur Watfordin në shtëpi me rezultat 6 me 0.

Në këtë takim shkëlqeu Sergio Aguero që realizoi hat-trick dhe asistoi në një tjetër në fitoren më të lartë të realizuar sivjet në Premier Ligë.

Argjentinasi nisi serinë e golave kur realizoi në minutat 28 dhe 31, derisa shtatë minuta më vonë realizoi Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë realizuan gol Otamendi, Aguero dhe Raheem Sterling.

Me këtë fitore City gjendet në pozitën e parë me 13 pikë.

The post 0-6: Manchester City “shkelë” Watfordin [video] appeared first on INSAJDERI.

Ministri Tahiri, për vrasjen e 16-vjeçarit: Autori i krimit të gjendet sa më parë

Posted: 16 Sep 2017 09:00 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka sot në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se “është e papranueshme humbja e jetës në këto rrethana”.

Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Zeka. Ka thënë se i ka ofruar mbështetje prokurorisë që ta hetojë rastin dhe ta gjejë sa më parë autorin e krimit.

“Sot u tronditëm nga një rast i rëndë i vrasjes së një të riu në Prishtinë. Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe njëherit uroj që të jetë rasti i fundit kur merren jetë njerëzish. Kam dhënë mbështetjen time të plotë organeve të policisë dhe prokurorisë që autori i krimit të gjendët sa më parë dhe të dalë para përgjegjësisë”, ka thënë Tahiri, raporton Insajderi.

Ministri Tahiri ka deklaruar se “humbja e jetës dhe veçmas një të riu në këto rrethana është tërësisht e papranueshme dhe ne si shoqëri duhet të reflektojmë për t'i mbyllur derën një herë e përgjithmonë krimit në Republikën e Kosovës.”

Aulon Zeka është gjetur sot i pajetë në afërsi të rrugën "Gjon Sereqi' në Prishtinë. Ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të dyshuar. Prokuroria e ka cilësuar si vdekje të rëndë. /Insajderi.com

The post Ministri Tahiri, për vrasjen e 16-vjeçarit: Autori i krimit të gjendet sa më parë appeared first on INSAJDERI.

Disa persona të armatosur i deklarojnë luftë arinjve

Posted: 16 Sep 2017 08:52 AM PDT

Një grup njerëzish të armatosur dhe të maskuar kanë publikuar një video në të cilën ata zotohen të fillojnë gjuetinë kundër arinjve në malet e Pireneut të Francës, pas sulmeve të këtyre arinjve ndaj deleve.

Arinjtë e kuqrremtë, një specie e mbrojtur nga shteti francez, po fajësohen për vdekjen e rreth 450 deleve në dy incidente të ndodhura ndaras këtë verë.

Videoja, e cila përfundon me të shtëna me armë zjarri në drejtim të qiellit, vjen tri javë pasi fermerët u akuzuan se kishin qëlluar me armë zjarri për t’i frikësuar zyrtarët e organizatës së kafshëve të egra që vizitonin zonën për të vlerësuar se sa dele kishin mbytur arinjtë.

Qeveria franceze paguan kompensim për bagëtitë e vrara. /Insajderi.com

The post Disa persona të armatosur i deklarojnë luftë arinjve appeared first on INSAJDERI.

Qosja: PDK e LDK ia lanë prushin në duar Haradinajt

Posted: 16 Sep 2017 08:49 AM PDT

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se dy sfidat kryesore të Ramush Haradinajt është demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka thënë se ekziston rreziku që këto dy çështja ta rrëzojnë Kryetarin e AAK-së nga pozita e lartë qeveritare.

Qosja ka thënë se pas zgjedhjeve në Kosovë PDK e LDK duhet të shkonin në opozitë, ndërsa, Vetëvendosje të qeveriste vendin. Ai ka folur edhe për Qeverinë e re të Edi Ramës dhe për idenë që dy Akademitë e Shkencave – ajo e Kosovës dhe Shqipërisë – të bëhen një.

"Ramush Haradinajt dhe familjes së tij u takoi të durojnë shumë dhembje gjatë luftës dhe shumë padrejtësi e shumë dhembje edhe pas Luftës. Por, unë nuk e quaj veten të palumtur jo pse Ramush Haradinaj u bë kryeministër, por pse u bë kryeministër i kësaj Qeverie pas tre muajsh zvarritjesh të koalicioneve për krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë dhe pse u bë si u bë".

"Ramush Haradinajt në të vërtetë ia lanë prushin në duar ata që do të duhej të mbeteshin në opozitë më gjatë – LDK-ja dhe PDK-ja. Them kështu për arsye se mendoj se Ramush Haradinaj, si figurë e autoritetshme jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në Kosovë në përgjithësi, pashmangshëm ka para vetes dy sfida të rënda për vendosje: përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Dhe këto dy sfida mund të bëhen arsyeja që Ramush Haradinaj të humbë prestigjin politik ose të humb qeverinë. Për hir të tij do të doja ta humbte të dytën, jo të parën", ka thënë Qosaj për Gazeta Dita

The post Qosja: PDK e LDK ia lanë prushin në duar Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Lëndohet transferi rekord i Barcelonës

Posted: 16 Sep 2017 08:33 AM PDT

Dembele është lënduar në sfidën ndaj Getafes, ku Barcelona po humb 1:0.

Ousmane Dembele u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 29'të për shkak të problemeve muskulore.

Vendin e talentit francez e zuri spanjolli, Gerard Deulofeu.

 

 

 

 

The post Lëndohet transferi rekord i Barcelonës appeared first on INSAJDERI.

Motra e vajton vëllain 16-vjeçar që u vra sot në Prishtinë

Posted: 16 Sep 2017 08:29 AM PDT

I vrari me katër plumba sot në Prishtinë është Aulon Zeka. Motra e tij, Monika, ka njoftuar se i është vrarë i vëllai derisa ka mallkuar dorasit. Policia e Kosovës ka nisur hetimet por ende askush nuk është arrestuar për këtë vrasje. Edhe Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve derisa rastin e kanë klasifikuar si vrasje e rendë.

Motra e Aulon Zekës (16 vjeçar) i cili u gjend i vdekur sot rreth orës 11:00 në rrugën "Gjon Sereqi" në Prishtinë, ka shprehur dhimbje për vëllain tashmë të ndjerë.

"Spo di as qysh mi ja nis as qka me thon more vllau jem kujna ju kan tha ato dur e tkan marr kaq heret jau thaft zoti durt breeeee… Allahu tpast qu nxhenet zemra jem", ka shkruar Monika Zekaj, në FB.

Aulon Zeka është gjetur sot i pajetë në afërsi të rrugën "Gjon Sereqi' në Prishtinë. Ndërkohë që policia po merret me identifikimin e personave të dyshuar. Prokuroria e ka cilësuar si vdekje e rëndë.

The post Motra e vajton vëllain 16-vjeçar që u vra sot në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Shaqiri shënon një super gol

Posted: 16 Sep 2017 08:19 AM PDT

Xhardan Shaqiri ka realizuar një super gol për të barazuar rezultatin kundër Newcastle.

Newcastle ishte në avantazh që nga minuta e 19 me golin e Atsus. Por Shaqiri qe një gol të bukur nga distanca barazojë shifrat në 1 me 1 në minutën e 57.

The post Shaqiri shënon një super gol appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë janë të shkëlqyera

Posted: 16 Sep 2017 08:15 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, diskutoi për sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët të të dyja shteteve drejt perspektivës evropiane.

Haradinaj theksoi se marrëdhëniet diplomatike dhe ndër-institucionale mes dy vendeve janë të shkëlqyera, dhe se ato duhet të thellohen "sidomos në aspektin ekonomik dhe tregtar".

Kryeministri e njoftoi ambasadorin Strashevski se puna në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve deri në qartësimin e saktë kohorë të perspektivës evropiane.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se "qeveria sot ka një dinamikë përpara, dhe se është përqendruar në prioritetet e qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe ligjit, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe arsim dhe po adreson me intensitet të lartë të gjitha nevojat urgjente të qytetarëve të vendit".

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për dinamizmin dhe energjinë e re që ka sjellë në logjikën qeverisëse të Kosovës, ofroi mbështetjen e plotë të Maqedonisë në agjendën evropiane të Kosovës, si dhe bashkëpunim të shtuar në fushën e Diplomacisë Ekonomike.

The post Haradinaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë janë të shkëlqyera appeared first on INSAJDERI.

10 milionë euro në janar – skuadra italiane e kërkon Rashicën

Posted: 16 Sep 2017 08:14 AM PDT

Krerët e Lazios kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e anësorit nga Kosova, Milot Rashica në ndeshjen që ekipi i tij, Vitesse e humbi 3 me 2 nga ekipi italian.

Sipas gazetës italiane "Il Messaggero", Lazio është duke përgatitur një ofertë për Rashicën, për të cilin interesim ka shprehur edhe Napoli.

Vlera e përfaqësuesit të Kosovës llogaritet 10 milionë euro, por Lazio shpreson se drejtori sportiv Igli Tare mund të ndihmojë personalisht në arritjen e marrëveshjes për të. /Insajderi.com

The post 10 milionë euro në janar – skuadra italiane e kërkon Rashicën appeared first on INSAJDERI.

Interi fiton me vështirësi [video]

Posted: 16 Sep 2017 08:12 AM PDT

Interi ka vazhduar serinë e fitoreve në Serie A për të mbajtur edhe më tutje kreun e tabelës.

Zikaltrit mposhtën Crotonen me rezultat 2 me 0. Interi po barazonte deri në minutën e 82-të kur realizoi fillimisht Skriniar ndërsa Ivan Perishiq u përkujdes për 2 me 0 në minuat shtesë të takimit.

Me pikët e reja Interi është në pozitën e parë me 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluar.

The post Interi fiton me vështirësi [video] appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Barcelona pëson një supergol nga Getafe

Posted: 16 Sep 2017 08:03 AM PDT

Kur po zhvillohej minuta e 40-të e sfidës ndërmjet Getafes dhe Barcelonës, japonezi Gaku Shibasaki lëshoi një gjuajtje “predhë” në drejtim të portës së mbrojtur nga portieri Andre Ter Stegen. Gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë.

Getafe, kështu kaloi në avantazh 1 me 0 ndaj skuadrës së madhe spanjolle, raporton Insajderi.

Barcelona konsiderohej favorite absolute për ta fituar këtë takim para fillimit të ndeshjes. /Insajderi.com

The post VIDEO: Barcelona pëson një supergol nga Getafe appeared first on INSAJDERI.

7 mënyrat përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android

Posted: 16 Sep 2017 07:58 AM PDT

iPhone X, pajisja e re e Apple-it, ka sjellë për herë të parë shumë gjëra të reja për një pajisje të kësaj kompanie. Për këtë, kjo është pajisja më e shtrenjtë nga gjithë iPhonet e deri tashëm.

Megjithatë, siç shkruan "CNET", Apple me iPhone X ka sjellë veçori që tashmë kanë ekzistuar për telefonat Android.

Këto janë shtatë veçoritë të cilat Apple "i ka vjedhur" nga Androidi:

1.     S'ka buton kryesor

2.    Korniza të holla dhe ekran qosh-qosh

3.    Ekrane më të mëdha

4.    Ekrane OLED

5.    Mbushje pa kabllo

6.    Hapja e telefonit me fytyrë

7.    Stabilizuesi optik i fotografive në dy kamerat e pasme

The post 7 mënyrat përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more