Skip to main content

“Korçë, arrestohet shpërndarësi i heroinës” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Korçë, arrestohet shpërndarësi i heroinës” plus 9 more Lajmi i Fundit


Korçë, arrestohet shpërndarësi i heroinës

Posted: 17 Sep 2017 08:10 AM PDT

Një 35-vjeçar nga Korça u arrestua si shitës i heroinës te përdoruesit e qytetit.

Mariglen Viso, i akuzuar për shpërndarje të drogave të forta, është arrestuar pas një operacioni policor të koduar “Zona 13”, ku sipas të dhënave është vëzhguar për një periudhë 3-mujore.

Policia ka arritur të dokumentojë 6 raste ku ai iu ka shitur përdoruesve të lëndëve narkotike doza me heroinë. Lënda narkotike u është sekuestruar përdoruesve, por edhe janë marrë dëshmitë e tyre për të dokumentuar rastin, i cili i është referuar organeve kompetente.

Provat e siguruara nga policia kanë bërë të mundur që gjykata të autorizojë në datën 10 shtator të këtij viti arrestimin e 35-vjeçarit.

The post Korçë, arrestohet shpërndarësi i heroinës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksidenti i rende ne Kamze, humb jeten 15 vjecari

Posted: 17 Sep 2017 07:30 AM PDT

Më datë 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).

Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

The post Aksidenti i rende ne Kamze, humb jeten 15 vjecari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kapet banda me shqiptarë e serbë në Itali me kokainë e makina luksoze

Posted: 17 Sep 2017 06:13 AM PDT

Tre shqiptarë dhe një serb u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë. Karabinierët në Recovato të Castelfranco-s kanë hyrë për kontroll në banesën e tyre mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, dhe kanë gjetur si prova materiale, 2 qese me marijuanë ku secila peshonte nga një kilogram, dhe 5 gramë kokainë.

Sakaq, policia italiane ka arrestuar 4 personat, si dhe ka sekuestruar një makinë tip "Porsche" dhe një tip "Audi" për shkak se të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato.

Sipas policisë, drejtuesi i bandës ishte një 26-vjeçar shqiptar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false.
ksks

Mbi të pritet të rëndojë edhe akuza për falsifikim dokumentesh, ndërsa për të arrestuarit e tjerë pritet vetëm akuza për mbajtje të një sasie lëndësh narkotike. Karabinierët sekuestruan si prova disa para për t'i verifikuar nëse janë të falsifikuara. Serbi i arrestuar është i moshës 22-vjeçare ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 41 vjeç dhe 23 vjeç.

The post Kapet banda me shqiptarë e serbë në Itali me kokainë e makina luksoze appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është dhunuar

Posted: 17 Sep 2017 06:06 AM PDT

Një trup i pajetë, i një gruaje identiteti i së cilës ende nuk dihet është gjetur në një nga rrugët e Gostivarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, rasti në fjalë është paraqitur në çastin kur një kalimtar i rastit ka vënë re trupin e pajetë në një cep të rrugës "Ivo Lola Ribar".

Në vendngjarje menjëherë ka dalë prokurori publik, dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Informacionet e para për rastin janë se vdekja ka ndodhur për shkak të dhunës.

Informacione më të sakta priten pas përfundimit të ekspertizës nga ana e prokurorit publik. /klankosova

The post Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është dhunuar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Historia e motrës që takohet me vëllain pas 36 vitesh

Posted: 17 Sep 2017 06:02 AM PDT

Heroida ka ardhur në rubrikën "Ka një mesazh për ty" te "E Diela Shqiptare", moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vëllain e saj nga ana e të atit, pasi prej 36 vitesh nuk janë parë.
Sikurse e thërrasin miqtë, Lida rrëfen se e ka patur gjithmonë pasion muzikën, por familja e saj nuk e lejonte, ndaj ajo shkonte e këndonte fshehurazi në festivalet e pionerëve. Por në moshën 14 – vjeçare ata e zbuluan dhe e dhunuan fizikisht, duke e larguar edhe nga shkolla. I vëllai e rrahu me rrip, ndërsa e ëma i preu flokët dhe e mbylli në dhomë, duke e "burgosur". Kjo sjellje erdhi si pasojë e shpifjeve të vëllezërve të saj, të cilët pretendonin se ajo nuk shkonte për të kënduar dhe se ishte e shthurur.

"Unë ika nga shtëpia, ika nga familja. Në orën 16:15 ikte treni nga Elbasani për Durrës. Kam hipur në tren pa biletë, pa lekë, pa asgjë prej gjëje. Vajta në Durrës, ngela ku do veja. Te gjyshja nuk veja dot se kisha frikë e as te dajat. Kisha dëgjuar në familje që kisha një vëlla me gruan e parë të babait. Kisha dëgjuar që kishte emrin e gjyshit, Abedin Lufta dhe thashë të veja ta takoja e të kërkoja një strehë te ky. Nëqoftëse nuk do më pranonte, nuk e dija se si do përfundonte jeta ime."

Lida shkoi në shtëpinë e të vëllait dhe familja e tij sëbashku me të ëmën pranuan ta strehonin.

"Kam ardhur këtu që vetëm e vetëm t'i kërkoj falje sepse në atë moshë që vajta unë i rashë derës së atij, ai mund të përfundonte në burg për mua. Ai as më njihte, as unë s'e njihja, as nuk isha rritur me të, as nuk kisha jetuar me të. I kam krijuar shumë debate edhe me gruan, por unë isha fëmijë dhe nuk dija. Pasioni im ishte vetëm të këndoja vetëm që të isha një vajzë e shkathët."

Kur Lida ishte 16 vjeç njohu një djalë, për të cilin s'kishte asnjë informacion, vetëm pamja e jashtme i bëri që të dashuroheshin e më pas të martoheshin. Familja e djalit ishte e internuar prej shumë vitesh në Fier, por duke qenë se i ati i Lindës ishte sekretar partie në Elbasan, e detyruan të ndahej.

"Më mori babai, të them të drejtën më gënjeu. Nuk më tha të drejtën kur më mori. Më tha që i kishte marrë malli se u bënë shumë vite që s'më kishin parë. Unë meqë isha e martuar, të them të drejtën vajta se thashë çfarë do më bëjnë tani. Kur më ka marrë për herë të parë babai isha shtatzënë 3 – muajshe me Rozalindën. Ndenja 1 javë dhe pastaj më hapi babi këtë bisedë. Më tha: 'Po më do mua, nuk do shkosh më në Fier.' Jo, i thashë unë, ai është burri im dhe unë kam jetën atje".

Por kur lexoi letrën nga komiteti, që i kishin dërguar të atit, qau dhe vendosi që të mos i ndodhte ajo çka i kishte ndodhur asaj, të privohej nga ajo që donte. Lida vendosi të ndahej nga bashkëshorti, por divorci duhej të bëhej pasi të lindte foshjen. Ferizi nuk donte të ndaheshin dhe ka kërkuar disa herë takim me Lidën.

"Mori gocën në krahë, qante e thoshte: 'Pse? Çfarë i kam bërë unë kësaj jete?'. Nuk i ndërpreva lidhjet me Ferizin. Kur m'u bë vajza 5 vjeç e kam takuar prapë, fshehurazi. Kjo ishte hera e fundit që u takuam se pastaj më martuan".

Përsa i përket të vëllait, Lida thotë se e ka kërkuar shumë, por nuk ka mundur dot ta gjejë, ndaj i është drejtuar rubrikës "Ka një mesazh për ty".

"Ta shikoj tani nuk e mbaj mend. Kam pësuar dhe një disfatë shumë të madhe, më ka humbur memorja. Dhe këto gjëra që mbaj mend, nuk e di se si … Janë ngulitur shumë thellë në memorjen time".

Stafi i "E Diela Shqiptare" mundi të gjejë vëllain e Lidës, Abedinin, i cili pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty". I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush mund të jetë personi që e ka ftuar, ai me humor shprehet se vetëm Arditi dhe Zoti e dinë.

Abedini – Unë pres kush të jetë, më ka lënë pa gjumë gjithë natën.

Arditi – Çfarë mendoje, ku të shkonte mendja?

Abedini – Ku nuk shkon mendja. Ne shqiptarët gjithmonë mendojmë shumë dhe plakemi shpejt. Unë s'kam menduar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sa kam menduar për këtë të sotmen.

Në ekranin e murit ndarës vëllai shikon motrën pas 36 vitesh dhe arrin ta njohë.

Abedini – Kjo është motra më duket. Më duket se është ajo se kam vite pa e parë. E kam parë një herë të vogël, një herë më fëmijë, pastaj s'e kam parë më. Ka qenë në Greqi.

Lida – Abedin mirë se erdhe! Shumë faleminderit! E para kam ardhur të të kërkoj falje, të kam futur shumë në bela. Kam ardhur kam trokitur në derën tënde në një moshë shumë të vogël dhe më ke pranuar, më ke futur brenda. Ju jam shumë mirënjohëse, megjithëse je gjaku im, je vëllai im!

Abedini – Ajo nuk diskutohet.

Lida – Kam bërë luftë të madhe dhe me vëllezërit e tjerë dhe motrën që ju të takoheni, të flisni. Doja t'i sillja dhe këtu në emision, por nuk pranuan. Dashi është në Amerikë, Kujtimi në Itali. Mbrëmë kam folur me Lolën dhe më tha: "Nuk e donte nëna dhe babai, as unë nuk do ta dua derisa t'i shkoj atyre afër". Babai na vdiq në '99-ën.

Abedini – E di. Një javë pasi kam martuar unë gocën.

Lida – Mamaja më vdiq para 2 vjetëve. Kisha shumë dëshirë t'ju takoja, megjithëse kam patur dhe unë shumë halle. Kam qenë dhe unë gati një vit në spital se bëra karambol me makinë. Jam bërë dhe unë gjyshe.

Abedini – Urime! T'i kesh me jetë.

Lida – Dëshira ime, ëndrra ime… Ju kam kërkuar shumë, por ju keni ikur nga shtëpia që kam jetuar edhe unë. Më kanë thënë t'ju kërkoj në Gjendje Civile, por koha ime ka qenë shumë e pakët. Nuk kam asnjë fotografi tënde … Kjo më ka bërë që dhe të vij këtu. Si ika nga shtëpia juaj pa marrë një fotografi.

Abedini – Ishte gjë e shpejtë ajo që ike ti.

Lida – Nuk e di. Juve ndoshta ju ka kërcënuar babai ose Kujtimi ose Dashi, nuk e di se ç'keni patur në atë kohë.

Abedini – Unë s'kam patur me asnjë, asnjë gjë. Unë kam qenë gjithmonë në pritje. S'ka patur rezultat. Le t'i ngeli atyre, unë jam ndarë që 11 – muajsh.

Lida – Tani nuk do ndahemi më nga njëri – tjetri.

"Edhe pse lidhja e tyre humbi për 36 vite, gjaku përsëri thërret", e përmbyll Ardit Gjebrea, duke i lënë mundësinë motrës dhe vëllait të përqafohen.

The post Historia e motrës që takohet me vëllain pas 36 vitesh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shtatë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Posted: 17 Sep 2017 05:58 AM PDT

Zyrtarët pakistanezë, thonë se një shpërthim bombe në rrugë ka vrarë një administrator qeveritar dhe gjashtë oficerë policorë në një zonë fisnore në kufi me Afganistanin.

Zyrtari i sigurimit, Rahmat Gul tha për Radion Evropa e Lirë se makina e zyrtarit, të identifikuar si Fawad Khan, u godit nga një bombë në Bajaur, sot me 17 shtator.

Zëdhënësi i grupit terrorist, Taliban Pakistan (TTP), Muhammad Khorasan, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Bajaur, është zonë fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin dhe përbënë një nga shtatë zonat e të ashtuquajturës Zona Fisnore Federale e mbikqyrur nga Pakistani.

The post Shtatë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Anija shqiptare e bllokuar në Libi, MEPJ: Po punojmë për rikthimin

Posted: 17 Sep 2017 05:18 AM PDT

Historia e anijes tregtare shqiptare, e ndaluar nga Marina ushtarake e Libisë me akuzën e transportit të paligjshëm të mallrave, po ndiqet hap pas hapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendit tonë.

Burime nga MEPJ thonë se, nga kontaktet e vazhdueshme me të, marinarët ndodhen në anije dhe nuk ka asnjë problem që i shqetëson ata. Ndërkohë, përfaqësues të Ministrisë janë në kontakt me Marinën e Libisë për të bërë të mundur kthimin e tyre në vendin tonë.

Anija "Envi 1" ishte nisur nga Porti i Zuaras mbrëmjen e së premtes, me destinacion final Maltën. Anija është në pronësi të një shqiptari dhe lundronte në det me flamur të Panamasë, ndërkohë që drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç.

Në përbërje të ekuipazhit prej 8 anëtarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë: Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Celaj dhe Jurgen Balla.

Autoritetet ushtarake të Libisë e ndaluan atë në lundrim dhe e detyruan të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zaëyas. Sipas njoftimeve të para, anija u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë dhe rërën. Anija "Envi 1" ishte nisur nga Porti i Durrësit më 5 shtator, bosh, me destinacion Zuaran e Libisë.

The post Anija shqiptare e bllokuar në Libi, MEPJ: Po punojmë për rikthimin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shqiptari gjendet i vdekur në mes të plazhit në Greqi

Posted: 17 Sep 2017 04:09 AM PDT

Një shqiptar është gjetur i vdekur në plazhin e Myrsinit, një qytezë në Greqi, njoftuan sot mediat lokale.
Burimet e policise, raportojnë se viktima është 58 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Sipas te dhenave te fundit, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mëngjesin e djeshëm, ndërsa paraprakisht thuhet se në trupin e tij nuk ka shenja plage.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën nga ataku kardiak, megjithatë shkaku i saktë do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse 58-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e ndonjë personi tjetër në momentin që humbi jetën.

The post Shqiptari gjendet i vdekur në mes të plazhit në Greqi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Zbulohen cmimet e iPhoneve të rinj sipas shteteve

Posted: 17 Sep 2017 04:05 AM PDT

Pas prezantimit zyrtar të tri llojeve të iPhonëve të rinj nga "Apple" disa ditë më parë, janë publikuar edhe çmimet që do të mbajnë produktet sipas shteteve ku do të shiten fillimisht, për t'u shpërndarë më pas anekënd globit.

Sipas kësaj liste, të gjithë të pasionuarit pas teknologjisë mund të mësojnë vendet ku iPhone-t e rinj mund të blihen më lirë. Sipas raportimeve zyrtare nga kompania më e madhe e teknologjisë në botë, çmimet e iPhonëve do të jenë si më poshtë:

SHBA

iPHONE 8 :699 Dollarë

iPHONE 8 Plus: 799 Dollarë

PLUS iPHONE X : 999 Dollarë

KANADA

iPHONE 8 : 929 Dollarë

iPHONE 8 PLUS: 1.059 Dollarë

iPHONE X: 1.319 Dollarë

Gjermani

iPHONE 8: 799 Euro

iPHONE 8 PLUS: 909 Euro

iPHONE X: 1.149 Euro

Francë

iPHONE 8: 809 Euro

iPHONE 8 PLUS: 919 Euro

iPHONE X: 1.159 Euro

Spanjë

iPHONE 8: 809 Euro

iPHONE 8 PLUS: 919 Euro

iPHONE X: 1.1

Itali

iPHONE 8: 839 Euro

iPHONE 8 PLUS: 949 Euro

iPHONE X: 1.189 Euro

Ukrainë

iPHONE 8: 699 Hryvnia

iPHONE 8 PLUS: 799 Hryvnia

iPHONE X: 999 Hryvnia

Rusi

iPHONE 8: 59.990 Ruble

iPHONE 8 PLUS: 64.990 Ruble

iPHONE X: 79.990 Ruble

Emiratet e Bashkuara Arabe

iPHONE 8: 2.849 AED

iPHONE 8 PLUS: 3.249 AED

iPHONE X: 4

HONG KONG

iPHONE 8: 5.988 HK Dollarë

iPHONE 8 PLUS: 6.888 HK Dollarë

iPHONE X: 8.588 HK Dollarë

Indi

iPHONE 8: 64.000 Rupi

iPHONE 8 PLUS:73.000 Rupi

iPHONE X: 89.000 Rupi

Për Kosovë nuk dihet ende kur do të dalin në shitje tre llojet e reja dhe as çmimet.

The post Zbulohen cmimet e iPhoneve të rinj sipas shteteve appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Rrjedh” deputeti shqiptar: U bëj thirrje femrave që punojnë në shtet, nga sot të ngrenë këmbët…

Posted: 17 Sep 2017 04:02 AM PDT

Deputeti i PD, Myslim Murrizi vazhdon të komentojë një foto të publikuar dje në rrjetet sociale se si një punonjëse e policisë së shtetit rehatohet duke vënë këmbët mbi tryezën e punës.

Murrizi sëaron rrethanat e publikimit të kësaj fotoje dhe më pas bën një thirrje të çuditshme për të gjitha femrat që punojnë në shtet.

"Per te gjithe ATA qe u habiten shume per foton e postuar ne fb tim rreth nje denoncimi te ardhur nga nje qytetare. Se pari foto ishte hedhur nga vete vajzat ne foto.

Se dyti eshte shume i rendesishem denoncimi i qytetarit qe sorollatet nga punonjesit e administrates, sesa foto. Dhe se treti nuk e kam ditur qe kjo qenka MODE qe fillon nga i pari i ketyre. Nga sot i bej thirrje te gjithe punonjeseve te shtetit qe ti ngrene KEMBET sa te duan e ku te duan", shkruan Murrizi.

The post "Rrjedh" deputeti shqiptar: U bëj thirrje femrave që punojnë në shtet, nga sot të ngrenë këmbët… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more