“Kosova dhe Diaspora” plus 7 more Ferizaj Press |
- Kosova dhe Diaspora
- Gjuajtje me armë në Ferizaj, plagoset një person
- Naim Ismajli, kandidati më serioz për Shtimen
- Kafsha e parë që arrini të dalloni nga tetë të fshehurat tregon një anë të fshehtë të personalitetit tuaj
- Çfarë ndodh po të hani patate mbi 4 herë në javë
- Djersitja e tepërt tek fëmijët: Shkaktarët, trajtimi, dhe çfarë duhet pasur parasysh
- Një pjesë e Mirosalës që 5 ditë pa rrymë
- Letër publike Gjeneralit e Kryeministrit Ramush Haradinaj
Posted: 16 Sep 2017 05:17 AM PDT Duke ditur që numri i bashkatdhetarëve jashtë trojeve shqiptare është tejet i madh, qeveria e Republikës së Kosovës duhet që ta luaj një rol bashkëpunues dhe ndërlidhës me këtë pjesë të kombit në mënyrë që të mos shkëputen kontaktet por ato të forcohen dhe më shumë. Jahja Lluka |
Gjuajtje me armë në Ferizaj, plagoset një person Posted: 16 Sep 2017 05:10 AM PDT Ferizaj.16.09.2017. Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në dalje të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje të një tejkalimi me ç'rast dy vetura janë goditur në pasqyre, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë. Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre meshkuj, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. "Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë"- njofton tutje policia. Njoftimi i plotë i policisë: Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.09.2017 -15:07. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje te një tejkalimi ku vetura e tyre me veturën e dy viktimave meshkuj shqiptar janë goditur me pasqyre , njeri nga te dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimave me ç' rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit , ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi . Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e cal 7.65 mm me mbishkrimin ,, Girsan''dhe tjetra ,, Ekol Tuna'' e cal. 8 mm Me urdhër te prokurorit tre të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
|
Naim Ismajli, kandidati më serioz për Shtimen Posted: 15 Sep 2017 02:11 PM PDT Shtime, 15 shtator 2017 Garës për të parin e Shtimes do t'i nënshtrohen pesë kandidatë, mirëpo në mesin e tyre është duke u rikandiduar Naim Ismajli, kryetar i deritanishëm, të cilit PDK në Shtime, i ka besuar për të udhëhequr edhe një mandat. Ismajli për Komunën e Shtimes, shihet si model i një politikani modern, me përvojë, me nivel tw lartw tw shkollimit, i cili është dëshmuar në shumë nivele akademike. Ai aktualisht është edhe kryetar i Asociacionit të i Komunave të Republikës së Kosovës, mirëpo edhe kryetar i NALAS (Rrjeti i Komunave të Evropës Juglindore). Përveç tjerash Naim Ismajli shihet edhe si reformues i udhëheqjes në Shtime, meqë një numër i madh i këshilltarëve të tij politik të tij përbëhet nga njerëz të rinjë dhe kredibil. Naim Ismajli është Dr.Sc i Skencave Ekonomike, drejtimi Menaxhim dhe Informatikë. Në vitin 2015 në Universitetin Evropian të Tiranës ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me titull: “Burimet njerëzore të pushtetit lokal në Kosovë” (Vlerësimi i performancës ndikon në motivimin e burimeve njerëzore). Ka punuar si profesor në Universitetin Publik të Prizrenit gjatë periudhës 2012-2013 ndërsa në Kolegjin AAB ka 5 vite pervojë pune si profesor dhe ende vazhdon ta bëjë të njejtën punë. Aktualisht është Kryetar i Komunes së Shtimes dhe nën drejtimin e tij vendi ka shënuar arritje të mëdha ne të gjitha fushat, rezultate dhe suksese te vazhdueshme. Mësohet se tre nga kundërkandidatet e Naim Ismajlit janë personalitet të dala nga shkolla politike e PDK-së në Shtime |
Posted: 15 Sep 2017 02:02 PM PDT Hidhni një sy në fotos së mësipërme ! A mund t'i shihni të teta kafshët? Edhe nëse jo, rëndësi ka të dalloni një dhe kafsha e parë që shihni tregon një anë të personalitetit tuaj. Flutura Fajkua
Ujku
|
Çfarë ndodh po të hani patate mbi 4 herë në javë Posted: 15 Sep 2017 01:52 PM PDT Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë thënë se nuk është mirë të hani patate më shumë se 4 herë në javë. Sipas tyre, jo vetëm patatet e skuqura janë të dëmshme, por edhe pureja e patateve ose patatet e ziera mund të ngrenë tensionin. Dyshohet se fajin për këtë e ka niseshteja. Kërkimi, që është publikuar në "British Medical Journal", ka analizuar të dhëna të 187 000 personave në 3 projekte të mëdha amerikane në këto 20 vitet e fundit. |
Djersitja e tepërt tek fëmijët: Shkaktarët, trajtimi, dhe çfarë duhet pasur parasysh Posted: 15 Sep 2017 01:47 PM PDT A keni vërejtur djersitje të madhe tek fëmija juaj? Shqetësoheni për këtë gjë? Nëse këto dy pyetje kishin përgjigjje pozitive nga ana juaj, atëherë ky shkrim nga Mom Junction, transmetuar nga Gazeta Shneta, do t'iu tregoj se çfarë mund të bëni rreth kësaj çështje. Perspiracioni zakonisht shfaqet për të ndihmuar në normalizimin e temperaturës së trupit. Djersa që lirohet nga trupi e ftohtë atë. Megjithatë, në disa individ, përfshirë këtu edhe fëmijët dhe të rriturit, djersitja e tepërt mund të shfaqet. Hiperhidroza apo djersitja e tepërt zakonisht ngjanë gjatë natës kur fëmija është në gjumë. Disa nga zonat të cilat janë më të prekshme të djersës tek fëmijët, janë:
Shkaktarët e hiperhidrozës tek fëmijët: Gjithashtu, fëmijët kanë më shumë gjëndra të djersës krahasuar me madhësinë e trupit të tyre. Përpos këtyre shkaktarëve, në disa raste të caktuara mund të llogariten si shkaktar edhe këta:
Diagnostifikimi i hiperhidrozës tek fëmijët: Disa nga këto teste përfshijnë:
Si trajtohet hiperhidroza tek fëmijët? Por, sa për të pasur parasysh, hiperhidroza ka këto lloje trajtimesh:
|
Një pjesë e Mirosalës që 5 ditë pa rrymë Posted: 15 Sep 2017 12:30 PM PDT Ferizaj.15.09.2017. Ka 5 ditë që banorët e lagjes Bytyqi në Mirosalë të Ferizajt kanë mbetur pa energji elektrike. Defektin që e shkaktoi era e fuqishme që fryu të hënën nuk e sanoi më askush. Banorët tregojnë për vështirësitë që po i hasin nga mungesa e rrymës, duke thënë se çdo ditë kanë kërkuar nga KEDS-i që të merret me këtë problem mirëpo një që e tillë nuk po ndodhë. "Nga e hëna nuk kemi rrymë, janë prish krejt çka kemi pas në frigorifer, 40 shtëpi pa rrymë janë, sot erdhën me rregullu, i thirrën në telefon me ja nal rrymën atje në Ferizaj ju thanë që duhet me shku atje me u nënshkru, po është problem nga e hëna pa rrymë", tha Ajet Bytyqi. "Që katër-pesë ditë nuk kemi rrymë, na është prish mishi, qumështi e tërë bylmeti çka e kemi nëpër frigorifere, nuk dimë çka të bëjmë, i kemi thirr çdo ditë, pa rrymë shumë keq, pa dritë, pa asgjë, e gjithë lagjja këtu nuk kemi", tha Xhevat Bytyqi. "Ka qenë furtunë atë ditë dhe u prish rryma, i kemi thirr, u lajmëruan nga Prishtina e na thanë që nuk kanë marrëveshje më Ferizajn, tani erdhën dy elektricist nuk ua ndalën në Ferizaj rrymën që të punojnë këta punëtorët, është problem pa rrymë, 80 shtëpi në këtë shekull mos me pas rrymë 5 ditë e mos me ardhë me rregullu", tha Aziz Bytyqi. Për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje Televizioni Tema, provoi të kontaktoi me drejtorin e distriktit të KEDS-it për Ferizaj , por me këta të fundit kontakti ishte i pamundur. |
Letër publike Gjeneralit e Kryeministrit Ramush Haradinaj Posted: 15 Sep 2017 12:24 PM PDT I nderuar Mitrovica sot për sot paraqet problemin numër një për Kosovën. Klasa politike do të duhej të ndërgjegjsohej se problemi në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet me deklarata, por me veprim konkret te institucioneve shtetërore e jo me tu rrahur institucionet e sigurisë nga organet ilegale paramilitare serbe te kontrolluar jasht Kosovës . Ne Kombi Shqipëtar nuk duhet me vonesë me i kuptuar ” lojërat ” që të tjerët i kanë luajtur . Kryeminister i Republikës Ramush Haradinaj Kujdes nga lojrat që mundë ti luajë e ashtuquajtura Lista serbe (Dora e Zezë) kjo listë e ka këtë mision për spastrimin etnik të pjesës Veriore të Kosovës , e jo për Bujqësin. Se si do të reagojmë sot , do të varet shumë e nesermja , prandaj rekomandojmë që vazhdimisht të punojmë në senzibilizimin e subjekteve me përgjegjsi ndërkombëtare mbi zgjidhjen e të drejtës tonë historike kombëtare të trojeve tona të Shqipëris Etnike . Problemi i Mitrovicës duhet të mbyllet dhe atje të funksionon jeta instucionale e shtetrore e Republikës së Kosovës , zgjidhjet e përkohshme nuk janë fare zgjidhje ato kërcenohen me rrezikun që mos të ketë zgjidhje. Mos harro Kryeminister se kufijtë e Kosovës nuk janë në “pjesën veriore” të Mitrovicës , territori i Kosovës shtrihet deri në Rashkë. Me Konsideratë |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: