Skip to main content

Ora News: “Alarmi i Drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko: Nuk kemi pranga!” plus 9 more

Ora News: “Alarmi i Drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko: Nuk kemi pranga!” plus 9 more


Alarmi i Drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko: Nuk kemi pranga!

Posted: 18 Sep 2017 11:21 PM PDT

'Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardiantit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm'.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, ka vënë gishtin në plagë për gjithë sistemin penitenciar në Shqipëri.

Në daljen e parë publike që pas emërimit një muaj e gjysmë në parë në këtë detyrë, Çuko lajmëron një reformë të thellë në burgje që do të çojë këtë institucion në parametrat e duhur.

 I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Çuko deklaroi se kjo reformë do të nisë nga vettingu për administratën dhe stafin e gardianëve e deri te politikat për trajtimin e të burgosurve që përfundojnë me përgatitjen për rehabilitmin e tyre në shoqëri pas lirimit.

"Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund" tha Çuko.

Nga ana tjetër ai shtoi se është një luftë e përhershme dhe e përjetshme mes sigurisë që ne afrojmë dhe asaj që kërkojnë të dënuarit.

Shumica e të burgosurve janë për drogë

Numri më i madh i personave për një vepër penale në burgje është i personave të arrestuar të hetuar dhe dënuar për kultivim të drogës dhe trafikut të tyre.

Nga 5284 persona që ndodhen aktualisht neë 23 institucionet e rieduktimit, 1378 persona i përkasin kategorisë së aty që janë akuzuar dhe dnëuar për këtë akuzë.

Mes tyre janë 485 të dënuar dhe 893 ndodhen në paraburgim. Një rekord më vete shënon numri i personave që janë në qeli të dënuar me burgim të përjetshëm.

Aktualisht 164 perosna ndodhen në burgjet e sigurisë së lartë dhe duhet të kalojnë gjithë jetën në burgje të dënuar me vendimin ekstrem.

Një tjetër vepër penale e përhapur për të cilën ndodhen në burgje janë ata që janë arrestuar dhe dënuar për vjedhje.

Aktualisht janë më shumë se 800 persona që ndodhen në qeli për këtë vepër penale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Uragani Maria shkatërron Dominikan, Kryeministri: Kemi humbur gjithçka

Posted: 18 Sep 2017 11:05 PM PDT

Dominika ka qenë stacioni i parë i Uraganit Maria. Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se dëmet janë të mëdha.

“Ne kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë,” tha ai në një postim të Facebook.

Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve.

Më parë z. Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shqye, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”.

Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj rrëfen paktin me gruan e tij përpara se të bëhej ministër

Posted: 18 Sep 2017 01:55 PM PDT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka treguar prapaskenat përpara se të pranonte postin e ministrit të Brendshëm. Në studione  Tonigh Ilva Tare, Xhafaj rrëfen paktin me bashkëshorten e tij dhe çfarë do ti thoshte kryeministrit Rama. 

Deklaratat

Tare: Ishte vendimi vështirë për të pranuar ministri i Brendshëm?

Xhafaj: Po më dëgjon bashkëshortja tani dhe…Shumë i vështirë.

Tare: Sdua të krijoj probleme me familjen

Xhafaj: Kishim bërë një pakt që unë do ta mbyllja këtu, pas reformës në drjetësi dhe ky mund të ishte mandati i fundit për ta  mbyllur

Tare: Keni shkelur paktin e bashkëshorten?

Xhafaj: Fillimisht ishte debati i parë në mars, ishte debat i vështirë. Edhe për mua ishte shumë i vështirë. Pastaj ishte një diskutim i gjatë dhe përgjithësisht  nuk ka qenë dakord as ajo as fëmijët, por pati një reflektim nga ana ime. Do them edhe një gjë që, ka pasur disa ditë që përgatitesha të shkoja tek kryeministri dhe ti thoja: Faleminderit, por deri këtu e kishim. Pastaj erdhën këto sulmet dhe nga ai fshat që jam unë sa më shumë të qëllojnë aq më shumë drejtohesh. Gjithë ai presion bëri bëri efektin e kundërt. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vettingu në polici, Xhafaj: Të gjitha masat deri tek makina e së vërtetës

Posted: 18 Sep 2017 01:50 PM PDT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive në Tonight Ilva Tare" tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do t'i nënshtrohet procesit të vettingut duke përdorur të gjitha metodat nga ato më të thjeshta hetimore deri tek makina e së vërtetës.

Tare: Si e kreu policia në zgjedhjet e 25 qershorit?

Xhafaj: Policia gjatë kësaj periudhe zgjedhore meriton vlerësime e ka thënë qartas arbitri, OSBE/ODIHR. Shumë shpejt do të jetë edhe raporti përfundimtar. Në dijeninë time policia ka luajtur një rol pozitiv në respekt të zbatimit të ligjit. Edhe në periudhën kur kanë qenë demokratët në pushtet, policia nuk ka qenë ndikuese. Pra është një traditë që erdhi duke u konsoliduar.

Tare: Urdhri i parë që firmosët është vettingu në polici?

Xhafaj: Ishte një projekt që e nisa në mars. Nëse policia nuk pastrohet nga disa elementë që janë pleksur nga bota e krimit, policia nuk mund të jetë ajo që duhet të jetë dhe të jetë pro aktive në luftën kundër krimit. Në radhët e policisë ka shumë djem dhe gra të përkushtuar. Shpesh herë ata vijnë me krah zbuluar për shkak të njerëzve që dekonspirojnë dhe që janë peng i interesave të caktuara apo elementëve kriminalë. Edhe vetë niveli i një pjese të drejtuesve i demotivojnë strukturat e policisë. Ka shumë punonjës policie që e mirëpresin.

Tare: Mos është një alibi për të hequr disa për të marrë disa?

Xhafaj: Kështu thanë edhe për reformën për drejtësi. Kori i të keqes këtë punë ka. Opozita ka gjithë të drejtën të jetë dyshuese dhe bën mirë ashtu siç ka detyrimin ta monitorojë nga afër. Nuk është një proces i Ministrisë, por do ta monitorojnë dhe realizojnë partnerët, PAMECA dhe ICITAP.
Tare: Do të jenë vëzhgues?

Xhafaj: Jemi duke e diskutuar. Ata kanë pranuar të jenë hartues dhe bashkëpunues gjatë gjithë këtij procesi.

Kemi vendosur të bëjmë një analizë, pastaj të përcaktojmë cilët janë modelet dhe në fund fare kuadri ligjore nga investigimet e thjeshta e deri tek makina e së vërtetës.

Tare: Kush do ta masë pasurinë, integritetin?

Xhafaj: Deri në fund të vitit do të mbyllen këto tre hapa ligjorë.

Tare: Ata që nuk e kalojnë vettingun?

Xhafaj: Nuk e di se çfarë do të vendosë ligjvënësi. Në rast se rezultojnë me probleme do t'i nënshtrohen edhe përgjegjësisë penale. Gjithë kjo strukturë që sapo ka nisur duhet të bëjë analizën për mekanizmat, burimet financiare dhe afatin. Do të fillojë nga drejtuesit e lartë tek punonjësi më i thjeshtë.

Tare: Do të jetë një mekanizëm që të përfshihet edhe opozita?

Xhafaj: Do të isha shumë i lumtur. E kam bërë ftesën në Parlament. Nesër në mëngjes janë të mirëpritur të jenë pjesë e këtij procesi. Jo me përfaqësues politikë por njerëz të përshtatshëm. Po të kenë mundësi le ta drejtojnë këtë proces. Absolute po!

Tare: Mund të krijojë një situatë kaotike?

Xhafaj: Prandaj është hapur Akademia për të rifreskuar radhët e policisë. Jemi duke bërë edhe aty disa ndryshime të rëndësishme për t'i dalë përpara edhe këtij procesi në mënyrë që disa pranime të mos jenë vetëm në nivelin fillestar por edhe formimin universal që mund të kenë, duke bërë thjesht edhe vetëm masterin apo kurs të përshpejtuar mbi një diplomë të marrë në universitete publike.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj: Fillimi i vettingut është çështje ditësh

Posted: 18 Sep 2017 01:42 PM PDT

Fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë është çështje ditësh.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi në Tonight Ilva Tare se muajin e ardhshëm do të shihen rezultatet e para të vettingut. 

Deklaratat: 

Tare: Çfarë po ndodh  me reformën në drëjtësi?

Xhafaj: Ka një perceptim se po ecën ngadalë, kjo për shkak të zgjedhjeve, pushimeve, por besoj se do ecet shumë shpejt. Pasnesër është mbledhja që do vendosë për kandidatët që vijnë nga bota akademike për KLGJ dhe KLP mbetet shoqëria cilvile dhe pastaj kuvendi është gati. Ka disa momente që janë kritike që do të duhen hapa konkrete që do të mund ta mundësojnë. Vettingu është çështje ditësh për të filluar. Muajin tjetër besoj do të jenë rezultatet e para.

Tare: A keni bërë ndonje gabim?

Xhafaj: Nëse do të kisha në dorë nuk do bëja marrëveshjen e 22 korrikut. Por nëse ka disa gjëra që do ta rishikoja cështja e afateve dhe një mekanizëm do ta ndryshoja.

Tare: Ndryshimi i rolit të policisë?

Xhafaj: Një pjesë e kompetencave që kanë sot strukturat e policisë do t’i transferohen BKH-së. Ka një shumicë të madhe veprash penale që janë të ndërlidhura sepse e tillë është edhe natyra kundër krimit në terren që kërkojnë ristrukturim të policisë kriminale. Kemi pasur këshillat e PAMECA dhe ICITAP dhe duam që të që krijojmë një strukturë të posaçme, të trajnuar të hetimit policor brenda policisë së shtetit dhe kjo do të jetë një nga reformat e rëndësishme në muajt në vijim.

Tare: Do të keni kohë për të gjitha këto?

Xhafaj: Pse jo! Opozita duhet të më monitorojë nga afër dhe mediat për fat të mirë kemi gazetarë të mirë investigativ.

Tare: SPAK-u kur do ngrihet?

Xhafaj: E kam të vështirë dhe nuk besoj në fund të këtij viti por besoj në fillim të vitit të ardhshëm.

Tare: Si do të zgjidhet drejtuesi?

Xhafaj: Nga këshilli i lartë i prokurorisë me konkurrim. Ministri i Brendshëm nuk ka rol. Vazhdoj të jem një optimist i pa ndryshueshëm me atë çfarë do të sjellë reforma në drejtësi.

Tare: Për çfarë do të donit të mbaheshit mend në Ministrinë e Brendshme?

Xhafaj: Thjesht kam zbatuar ligjin. Kam promovuar njerëzit e ndershëm. Zoti na ndihmoftë. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pasuritë kriminale, Xhafaj: Së shpejti një operacion shumë i madh

Posted: 18 Sep 2017 01:29 PM PDT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" paralajmëroi një operacion të madh kundër pasurive të vëna në mënyrë kriminale.

Tare: Kryeministri tha se do t'i shpallet luftë të fortëve me pasuri të pajustifikueshme.

Xhafaj: Ka filluar diçka me "Vjeshtë 2017", por nuk do të jetë asgjë përpara asaj që do të fillojmë. Do të jetë një operacion shumë i madh i mirëkonceptuar në luftën kundër krimit dhe evazionit fiskal dhe besoj se do të japë rezultate konkrete. Jam duke punuar me ekipin tim në Ministri. Jam duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë që njohin praktikat e kësaj natyre. Kemi pasur dy ditë rresht diskutime. Bashkëpunëtorët e mi kanë marrë njohuri të qarta për ta rikonceptuar një ndërmarrje të tillë me fokus luftën kundër pasurive që rrjedhin nga burime të paligjshme. Ka një pjesë të pasurisë që është e lidhur drejtpërdrejt me emrat e tyre dhe një pjesë të ushtarëve të tyre. Ne duhet të godasin të dyja.

Tare: Është më e lehtë të shkojmë tek ushtari..

Xhafaj: Jo nga ushtari, tek oficeri dhe tek eprori. Po flasim për pasuritë. Shpesh herë i kanë transferuar pasuritë tek njerëz të dytë dhe të tretë. Do ta justifikojnë edhe këta edhe këta. Po shohim me kujdes bazën ligjore dhe mënyrën se si do ta shohim këtë gjë. Nisur edhe nga rezultatet pozitive të policisë këto ditë do të kemi mundësi të organizojmë një operacion të koordinuar dhe rezultativ besoj.

Tare: Çfarë garancish jepni ju se do të luftoni edhe ata që kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste, pse jo me deputetë të PS.

Xhafaj: Ata që merren me veprimtari kriminale nuk janë as të majtë dhe as të djathtë, janë thjeshtë shkelës të ligjit. Për mua këtu fillon dhe mbaron historia.

Tare: Dikush që i përket PS ka imunitet…

Xhafaj: Keni ndonjë rast që unë mund të jem ndaluar nga fakti që jam ndaluar përpara politikanëve të së majtës…?

Tare: Pra jepni garanci se do të eliminohet?

Xhafaj: Jap garanci se jam shumë i qartë dhe jam i vendosur të drejtojë gjithë punën e policisë për t'u përballur me grupet kriminale. Jam i vetëdijshëm se midis tyre ka prej atyre që janë të lidhur me politikën. Për mua nuk ka kriminelë të majtë dhe të djathtë.

Tare: Presioni është më i madh kur vjen nga shtëpia jote….

Xhafaj: Isha. Le t'ia lëmë kohës.

Tare: Jemi përgatitur se do të keni shumë armiq?

Xhafaj: Të mbrosh ligjin? Nuk më shqetëson fare. Mjafton të kesh miq njerëzit dhe kauzën.

Tare: Çfarë ndodh me pasuritë e sekuestruara?

Xhafaj: Një pjesë e mirë nxirret në ankand dhe ka pasur problem në këtë proces për shkak të presionit. Mund t'i vëmë këto pasuri edhe në shërbim të strukturave të shtetit si në shëndetësi. Mund të kthehen shumë mirë në objekte sociale. Nuk kanë qenë të vogla këto pasuri. Nga janari deri në 31 gusht, nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë nxjerrë 3 vendime sekuestrimi, me llogari bankare 1 mln euro, 52 milion lekë të reja, sipërfaqe toke 28 mijë m2, apartamente, garazhe, etj. Ne jemi vend i vogël dhe duhet ta shohësh me kujdes si të reagosh. Për shembull marr mbrojtjen e dëshmitarëve. Ok në këmbim të gjithë kësaj, duhet të më jepni garancitë për mbrojtjen e dëshmitarëve. E kam vlerësuar këtë dhe e kam parë me seriozitet dhe do të kemi ndryshime edhe në këtë aspekt. Pra, se si mund të lidhim më mirë interesat tona me interesat e tyre.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj: Mos arrestimi Klement Balilit nuk e nderon policinë e shtetit

Posted: 18 Sep 2017 01:22 PM PDT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e sotme.

Pjesë nga deklarata: 

Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?

Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.

Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?

Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.

Tare: Ka përgjegjësi policia?

Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.

Tare: Flas për dekonspirim operacionesh

Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Minorenët azilkërkues, Xhafaj: Ka shqetësim Italia, Franca, Britania e Luksemburgu

Posted: 18 Sep 2017 01:16 PM PDT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e sotme.

Flet për minorenët azilkërkues,

Xhafaj: Ka shqetësim Italia, Franca, Luksemburgu e Britania. Çështjen po e trajtojmë me kujdes. 

Ministri i Brendshëm i Francës në fillim të nëntorit do të vizitojë Tiranën.

Shqetësim është përdorimi i mundshëm nga grupet kriminale. Kemi forcuar masat për të ndaluar këtë fluks sidomos atë të minorenëve. Kemi bërë ndryshime në sistemin Tims.

Kthimi i prindërve të shoqërohet domosdoshmërisht me kthimin e fëmijëve. Eshtë çështje që po e trajtojmë me shumë kujdes.

Nuk është vetëm çështje policore por duhet të shqetësojë dhe shumë struktura të tjera shtetërore.

Po punojmë me shumë kujdes 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj: E di kush organizon sulmin ndaj meje e çfarë premton

Posted: 18 Sep 2017 12:42 PM PDT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare mbrëmjen e 18 shtatorit.

Pjese nga intervista

Ilva Tare: I keni kategorizuar si sulme politike dhe nuk ndiheni i prekur nga to, ne lidhje me të shkuarën tuaj politike?

Fatmir Xhafaj: Absolutisht, absolutisht nuk kam asnjë gjë që të më provokoj. Natyrisht kur ndeshesh me qëndrime apo reagime të kësaj natyre, janë më shumë të karakterit personal sesa të nevojës për të debatuar apo për t'u ballafaquar apo për t'u përplasur.

Pikëpamje të ndryshme; nuk ndjehesh mirë, por në fund të fundit ky është një realitet i hidhur i shoqërisë shqiptare, në mënyrë të veçantë i politikës shqiptare, akoma në mënyrë më specifike i disa njerëzve që e kanë ndërtuar gjithë karrierën e tyre mbi prodhimin, hedhjen dhe shpërndarjen e baltës për cilindo dhe ngado.

Ilva Tare: A mund ta ndani me teleshikuesit e kësaj studioje se cila ka qenë e shkuara juaj në periudhën e komunizmit? E di që janë shumë, por nëse mund ta përmblidhni.

Fatmir Xhafaj: Jo. Jo.

Ilva Tare: Është me interes publik.

Fatmir Xhafaj: Nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Të kuptohemi, kur është ndryshuar sistemi unë kam qenë vetëm 30 vjeç. Kam mbaruar Juridikun në vitin `82.

Kam punuar për disa kohë jurist, ndihmës-këshilltar ligjor, gjyqtar. Dhe pastaj kam punuar, për pak kohë, gati një vit e pak hetues, por jo hetues në Ministrinë e Brendshme, siç mundohen ta paraqesin. Kur në momentin, – për të gjithë ata që nuk e njohin, -që hetuesia ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, pra pranë Prokurorisë.

Ashtu siç do të konsiderohen sot, e thënë në terminologji, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të jenë pranë SPAK-ut. E di që ka pasur disa akuza lidhur me, nëse kam marrë pjesë, kam hetuar apo gjykuar çështje të karakterit politik. E kam dhënë një përgjigje publike. ju zakonisht i kërkoni këto për herë të dytë, për herë të tretë.

Por meqë më pyetët, po them në mënyrë kategorike, në mënyrë kategorike, në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar një çështje të karakterit, të natyrës politike. Në mënyrë kategorike. Për këtë jam shumë, shumë, shumë i qetë dhe i qartë. Edhe vetë koha ka qenë shumë e shkurtër, edhe si gjyqtar, edhe si prokuror, edhe për detyrën e hetimit..

Por jam sot edhe i vetëdijshëm përse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar. Ajo që është më e keqja është një histori e sajuar. Janë tentuar të korruptohen apo të shfrytëzojnë njerëz të caktuar thjesht dhe vetëm për të më sulmuar politikisht.

Është shumë e turpshme, është shumë banale. Disa prej tyre më kanë shkruar. Janë ndjerë keq. Kanë shkruar drejtpërsëdrejti, por që janë përdoruar ata ose të afërmit e tyre. E di shumë mirë edhe nga ka ardhur gjithë kjo dhe kush është angazhuar për këtë gjë dhe çfarë kanë premtuar për ta bërë këtë gjë. Por kjo është shumë e parëndësishme. Është farë e parëndësishme.

Dua të them që unë si shumë njerëz, mund të ketë gjëra që kam bërë gabime në jetë, me gjithë këtë jetë të gjatë dhe jo pak të gjatë, por nuk ka asnjë gjë për të cilën të ndjehem keq. Përkundrazi nuk ka asnjë gjë që të më bëjë sot që të ndjehem keq. Jo thjesht dhe vetëm përpara qytetarëve, por edhe individit vetë. Se përsa i përket veprimeve politike…, këto budallallëqe që s'meritojnë më shumë se kaq.

Ilva Tare: Po kur shikoni foton tuaj afër ish-diktatorit Hoxha që publikohet herë pa here, ua riciklojnë edhe atë. Si ndjeheni?

Fatmir Xhafaj: Është thjesht një kujtim i së shkuarës.

Ilva Tare: Ju bezdis fakti që e publikojnë? Ju nuk jeni i vetmi, në fakt, që është aktualisht aktiv në politikë që ka foto me Enver Hoxhën.

Fatmir Xhafaj: Jo, jo fare. Bëjnë pjesë në arkivin e jetës time. Kaq, asgjë më shumë. Argëtohem ndonjëherë, rri dhe shikoj veten si kam qenë.

Sulmet ndaj të vëllait

Tare: Edhe akuza personale kanë ardhur në lidhje me vëllain tuaj?

Xhafaj: Kanë 15 vjet që më mbajnë në të njëjtin avaz. Unë s'jam marrë me familjarët e kërkujt dhe as nuk do të merrem. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të shfaqur përgjegjësitë e mia. Ata i shikoj si konkurrent dhe jo si armiq.

Kam një lloj keqardhje sepse kur shoh nënën, kunatat, nipërit që cenohen nga gjithë kjo që për shkak të rolit tim aktiv në politikë detyrohen të mbajnë mbi vete sulme të tilla që ua vështirësojnë jetë. Është një kosto që duhet të paguaj për sa kohë ekziston kjo lloj politike në Parlament.

Natyrisht është edhe pak hipokrite e gjithë kjo histori, kur e shikoj këtë që sulmohem për të kaluarën time politike nga disa njerëz që kanë njolla të errëta pikërisht në të djeshmen e tyre dhe për më tepër kur shikoj sot që flasin për familjarët e mi, njerëz që do të duhet të flasin për përgjegjësitë e tyre, për krimet që kanë… për abuzimet që kanë bërë në raport me qytetarët e këtij vendi.

Do të duhet që ata të më vlerësojnë mua për atë që bëj unë, për përgjegjësitë e mia në raport me detyrat e shtetit. Nuk kanë çfarë të merren me mua. Për këtë jam krenar. Kam qenë sekretar i Përgjithshëm, kam qenë ministër i Drejtësisë, tani jam ministër i Brendshëm dhe nuk ka asnjë dritëhije.  Nuk gjendet qoftë një rast i vetëm që ta kem ngritur karrierën time apo të kem ushtruar detyrën time në shkelje të ligjit apo në çfarë do lloj abuzimi sa do të vogël, dhe për këtë gjë unë jam shumë krenar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj: Në kultivimin e kanabisit janë implikuar edhe drejtues të policisë

Posted: 18 Sep 2017 12:39 PM PDT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në studion e Tonight Ilva Tare se premtimi i Ramës për marrjen fund të kultivimit është një premtim i mbajtur.

Ai tha se janë identifikuar 32 300 rrënjë kanabis, shifra me e ulët në këto vite.

Ministri Xhafaj tha se ka pasur implikim të policisë në kultivimin e kanabisit, deri në nivel drejtuesish.

Deklaratat: 

Tare: Për t'iu rikthyer prapë luftës kundër kanabisit. Ministri Demiraj ka thënë se lufta ndaj kanabisit ka qenë rezultative….

Xhafaj: Ka thënë disa të vërteta që shkojnë për kundër deklarimeve zyrtare të PD, por besoj se kanë qenë të sinqerta të një njeriu që e njohu realitetin nga afër.

Tare: Kryeministri ka thënë se ky do të jetë viti që do të marrë fund kanabisi?

Xhafaj: Është një realitet. Është duke marrë fund.

Tare: Sa realist është premtimi i kryeministrit për kanabisin

Xhafaj: Mendoj që ka qenë një premtim goxha i rëndësishëm dhe sot mund të themi që ky është një premtim i mbajtur.

Ka ndodhur dy herë kjo histori, në 2015 kur filluam të flisnim për reformën në drejtësi, një pjesë ishin skeptikë, ka ende dhe sot.

Në mars të këtij viti kur deklarova vullnetin e qeverisë se me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm do ti jepej fund historisë së kanabisit pati shumë skeptikë, por më përfolën edhe në media. Sot është një realitet konkret. Mbjelljet janë nën mesataren e e kultivimit të kanabisit nga 1995-deri sot

Janë 32 300 bimë kanabis të identifikuara. Është shifra me e ulët në këto vite. Janë 228 raste të evidentuara që po ndiqen. Në pjesën me të madhe janë arrestuar kultivuesit. Ndërsa trafiku është histori tjetër. Te kultivimi rastet janë pozitive.

Në 2016 pati një fenomen masiv të kultivimit të kanabisit dhe është rezultat i disa arsyeve. Së pari u quajt e kapërcyer me goditjen në Lazarat dhe Dukagjin, strukturat u gjetën të papërgatitura. U rrit oferta në tregun europian të kanabisit dhe ajo që do ta konsideroja të dëmshëm është se një pjesë e policisë u implikua. Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte nje realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posaçëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si një çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posacëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si një çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale

Tare: Në çfarë niveli arriti implikimi? Ishte në nivele të ulëta, policë të thjeshtë apo nivele të larta? Shkonte deri tek drejtorët?

Xhafaj: Edhe te drejtues të niveleve të ndryshme të policisë së shtetit

Tare: Çfarë ndodhi me ta?

Xhafaj: Unë di që ka çështje prokuroria. I takon Prokurorisë të flasë.

Tare: Nuk kemi dëgjuar të ketë ndonjë procedim?

Xhafaj: Ky është një problem që edhe mua më shqetëson. Kjo është realisht një problem, shpresoja që prokuroria të kishtë lëvizur më mirë në këtë aspekt.  

Xhafaj: Ka raste kur kultivuesi dhe trafikuesi jane të lidhur

Tare: 228 raste që po ndiqen janë fermerë apo edhe persona që janë marrë me trafikim?

Xhafaj: Ka një shkëputje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë, por ka raste që ka edhe lidhje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë.

Xhafaj: Jemi përgatitur për tu përballur me kriminelët

Tare: Jeni i vetëdishëm për problemet që mund të shkaktojë përballja me këto grupe kriminale, përplasje të forta?

Xhafaj: Përplasje të forta në çkuptim?

Tare: Me policinë e shtetit, me shtetin, flasim për grupe kriminale të mirëorganizuara, të pasura…

Xhafaj: Unë kam lindur dhe rritur në një qytet që nuk e ka problem përballjen, por pa dyshim që po. Kjo është një nga arsyet që vettingu synon të pastrojë policinë dhe pjesa e shëndetshme të forcohet për ti bërë ballë një përballje të tillë me struktura kriminale.  Ne jemi të vetëdijshëm që do të jetë një betejë e forë dhe jemi përgatitur për këtë gjë. Por të jeni të bindur që do të ketë rezultate konkrete.

Radarët, Xhafaj: Garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje

Si është situata me radarët?

Xhafaj: Është një gjë që nuk e njoh në detaj. Në ditët në vijim do të merrem me këtë. Do të ketë një investigim të plotë, dhe me faktet e bëra publike, për të kuptuar se kush është problemi dhe si dot a zgjidhim atë. Dhe më pas personat përgjegjës të ndëshkohen. Qeveria ka marrë masa për ta fuqizuar pjesën e këtij shërbimi. Këtu ka prani të shtuar të partnerëve në kontrollin e hapësirës detare.

Rikthimi viziave?

Xhafaj: Nuk ka një qëndrim zyrtar qoftë të palës franceze që e njof shumë mirë sepse kam qenë prezent në vizitën e ministrit të Brendshëm, qoftë të palës holandeze që unë jam në dijeni që kjo çështje të lidhet me regjimin e vizave.

Tare: Pra nuk ka panik?

Xhafaj: Në dijeninë time jo

Tare: Po flisnim për rrezikun e kthimit të vizave për shkak të kriminalitetit jashtë kufijve.

Xhafaj: Thelbi i letrës është një vlerësim pozitiv për atë që jemi duke bërë. Së dyti për vizionin që kemi përmes çfarë kemi parashikuar dhe së treti për çfarë ata angazhohen të bëjnë. Mbështetje në logjistikë, asistencë dhe ekspertizë. Unë kërkova që të jenë dy ekspertë britanikë për të na asistuar njëri kundër krimit dhe tjetrit për akademinë dhe policinë shkencore. Do të ketë një përfaqësues të lartë nga FBI, i kam kërkuar palës gjermane.

Tare: Me fillimin e SPAK-ut nuk do të jetë e nevojshme.

Xhafaj: Nuk zbehet roli i policisë edhe pas krijimit të SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit.

Tare: Në dijeninë time nuk ka asnjë nga këto vende që ta ketë hedhur në tavolinë idenë e kthimit të vizave, por kanë kërkuar hapa të veçantë në luftën kundër kriminalitetit.

Tare: Për tunelet e ushtrisë me kanabis?

Sistem monitorimi online per lipat qe lidhen me kanabisin

Xhafaj: Nuk e përjashtoj që ka raste që mund të jenë depozituar por besoj që forcat e policisë kanë qenë posaçërisht të kujdesshme edhe në objektet e kësaj natyre. Nuk e përjashtoj që mund të ketë por nuk bëhet fjalë për fenomen masiv. Këtë e them me përgjegjësi. Ne kemi ndërtuar një sistem monitorimi online të të gjithë pikave që lidhen me kanabisin, i cili monitorohet në mënyrë permanente.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more