Skip to main content

Ora News: “Giusy Ferreri nënë për herë të parë, sjell në jetë Beatrice” plus 9 more

Ora News: “Giusy Ferreri nënë për herë të parë, sjell në jetë Beatrice” plus 9 more


Giusy Ferreri nënë për herë të parë, sjell në jetë Beatrice

Posted: 15 Sep 2017 12:31 AM PDT

Këngëtarja dhe kantautorja e famshme Giusy Ferreri është bërë nënë për herë të parë.  38-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë me partnerin Andrea dhe e ka quajtur Beatrice.

Ajo ka njoftuar lajmin e mrekullueshëm nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan: "Mes lajmeve të mrekullueshme të kësaj jave ju njoftoj se Beatrice ka ardhur ne jetë më 10/9/2017 me lindje natyrale. Ne jemi mirë dhe sapo erdhëm në shtëpi me babain Andrea."

Këngëtarja publikoi lajmin se ishte shtatzënë në muajin mars.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarri i madh në një depo, anulohet udhëtimi me tren në Londër

Posted: 15 Sep 2017 12:25 AM PDT

Shërbimi i hekurudhës mes Londrës Euston dhe Milton Keynes është ndërprerë pas një zjarri të madh që përfshiu një depo në veri-perëndim të Londrës mbrëmjen e së enjtes.

Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 50 zjarrfikëse të cilat luftuan me flakët. Banorë të zonës kanë deklaruar se kanë parë zjarr  dhe re të mëdha tymi. Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë thënë se u dëgjuan edhe shpërthime.

Pasagjerët e linjave hekurudhore u evakuuan, dhe u përdorën taksi për ti transportuar në destinacionet e tyre.

Zjarrfikëset thanë se 12 persona u evakuuan nga shtëpitë që ishin afër vendit të ngjarjes.

“Siguria e udhëtarëve dhe stafit është prioriteti ynë. Ne po punojmë me partnerët tanë shërbimet emergjente për tu kujdesur për pasagjerët", tha një zëdhënës i rrjetit hekurudhor.

Brigada e zjarrfikësve në Londër tha se po kujdesen pasi ekziston frika e shpërthimit të cilindrave të propanit.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet varri gjigand i epokës së bronzit

Posted: 15 Sep 2017 12:15 AM PDT

Arkeologët kanë gjetur një varr gjigand, në madhësinë e një shtëpie, në jug të Greqisë.

Varri 3350 vjeçar pranë Orchomenos është në qendër e rëndëishme e epokës mikeneze dhe i përkiste një fisniku që ishte rreth moshës 40-45 vjeç kur vdiq. Ai u gjet i varrosur së bashku me sendet personle duke përfshirë enë prej qeramike në kallaj, stoli, hark etj.

Varri i shekullit XIV para Krishtit, ka dhënë disa nga koleksionet më të mira të mallrave të varrosura në këtë epokë. Zbulimi u bë në Prosilio, afër Orchomenos, si pjesë e një projekti pesëvjeçar bashkëpunimi midis Antikiteteve Viotia Ephorate, Shkollës Britanike në Athinë (BSA) dhe Universitetit të Kembrixhit.

Varri besohet të ketë lidhje me një kompeks pallatesh në Orchomenos që dominonte zonën në shekujt 14 dhe 13 pes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta mbledh KLD, diskutohen dosjet e urdhrave të mbrotjes

Posted: 15 Sep 2017 12:05 AM PDT

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe diskutimi i një raporti mbi vendimet e gjykatave për dhunën në familje.

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj dy javë më parë, kreu i shtetit ka kërkuar një raport inspektimi mbi gjykatën e Kavajës e cila e dënoi me tre vite burg Fadil Kasemin.

Po ashtu temë e diskutimit do të jetë dhe plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë. Kjo për të mos lejuar një bllokim të mundshëm por dhe vijim normal të punës në proceset gjyqësore.

Kjo është mbledhja e parë pas marrjes së detyrës.

Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuara.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rimishërimi i dytë i gjeniut

Posted: 15 Sep 2017 12:04 AM PDT

Mbylli sytë Umberto Eko (Eco) një nga personalitetet më të ndritur të kulturës botërore. Nëse bota është një tërësi individiumesh, kriza e individualitetit është një krizë e thekshme. Ç'ndodh në një krizë të tillë?

Çdo gjë bëhet pluhur, ankthi i rikrijimit duket i largët dhe kriza e identitetit, është detyrimisht edhe krizë e rikrijimit. Nëse shpërbëhet individualiteti i një qënieje, ne këtë mund ta quajmë një tjetërsim sendor, po shpirti ku ka shtegëtuar vallë? Nëse shmanget individualiteti, atëherë cilët jemi ne? Nëse nuk jemi askush, atëherë përse jemi? Këto pyetje nuk mund të jenë shterruese. Por ato mund të jenë shpërthyese si meteorët e mëdhenj, katastrofikë.

Nëse një njeri e humbet vetveten, atëherë çfarë është ky njeri?

Umberto Eko, filozof, semiolog dhe shkrimtar. I nëmur dhe i lavdëruar, i urryer dhe i admiruar, një emër panteonik, një rebel i arsyes, një dinak i metaforave, një shtjellues i ideve të paaarritshme, një kërcënues i simetrisë, dhe njëkohësisht "semper idem" (gjithmonë i njëjtë). Vite më parë, kam shkruajtur shkrime për Ekon, me adresën e Universitetit të Bolonjës. Nuk kam marrë përgjigje. As kam shpresuar të marr përgjigje(sidomos tani qe vdiq).

Në vitin 1981, bibliotekarja e Lidhjes së Shkrimtarëve, Flutura Greva, më dhuroi fshehurazi librin në frëngjisht të Umberto Ekos "Emri i trëndafilit". Vite më vonë, Donika Omari, e shqipëroi shkëlqyeshëm këtë kryevepër. Kam 25 vjet që lexoj librat e hatashëm dhe kulturologjikë të Ekos. Mbas Leonard da Vinçit,mendoj (shpresoj) se Eko është një rimishërim, i dytë i gjeniut rilindas.

 

Bija ime Arnisa, më dërgoi para shumë kohësh librin më të çuditshëm të Ekos "La misteriosa fiama della regina Loana" (Flaka misterioze e mbretëreshës Loana). Përgjithësisht librat e mëdhenj të Ekos, i kam renditur në bibliotekën time, përtej kaosit të saj, këto libra janë të dallueshëm, të qendërzuar nga vëmendja ime.

Gjithmonë kam ëndërruar se vetëm Eko mund të kishte lexuar dhe të kuptonte sadopak librin tim "Grishja e Florimontit". Eshtë e vetëkuptrueshme se kjo gjë është e pamundur. Nuk shqetësohem, jam tejet i qetë, nuk mund ta pretendoj një gjë të tillë, nuk do të kishte asnjë kuptim. Erudicioni i Ekos, në shumicën e rasteve më trishton. Ai është një shkrimtar që mbijeton, gjë tepër e vështirë për shkrimtarët, sidomos mbas dukurisë së hatashme dhe të llahtarshme të eruditit Jorge Luis Borges. Pas Borgesit, dilema e shkrimtarëve është bërë fatale. Ose duhet të shkruajnë, ose duhet të heshtin.

Por shëmbëlltyra e Ekos, na ngushëllon. Hapësirat mund të jenë të shumëfishta, vetëm talenti ëhstë gjë e rrallë. Ndoshta ky është misteri më i madh sesa formulat e Ajnshtajnit. Meqënëse letërsia shqipe (madje edhe shkrimtarët e saj më të shquar) është ende provinciale, mendoj se nuk duhet të trishtohemi pafundësisht. Globalizmi na e ka dhënë këtë sfidë të trishtueshme. Atëherë le të punojmë, qoftë edhe si sizifianë. Të shkëputemi dhe të shmangemi nga komplekset periferike të letërsisë.

Eko njihet si shkencëtar i semiotikës, shkencës pilot që merret me rëndësinë kuptimore dhe konvecionale të shenjave. Teoria e informacionit, së bashku me kibernetikën, me derivacionin e saj të aplikuar, sipas Ekos, ka fuqizuar, qartësuar rrafshin e frikshëm të semiotikës. Estetika e informacionit, është kozmosi i kuptimeve, shumë më tepër sesa tërësia faktike, fizime e informacionit.

Estetikat idealiste lanë anash "botën e substancës". Sot është rikthyer informacioni si substancë, ndaj jetësohet estetika përkatëse. Temarizim i problematikave, ngrihet në një teori të ndërlikuar, por edhe të qartë. Ai (Eko), merret me "anulimin ideologjik të ideologjisë'. Ka studiuar estetikën e Thoma Akuinit, është sfilitur me poetikën e Xhojsit. Eko, dinak kërkon të na mbushë mendjen se "autori është mirë të vdesë, ndërsa shkruan, që të mos i pengojë rrugën tekstit".

Eko shtegëton, ashtu si Borgesi i rivizituar në Kenningarset Keltike. Eko shpall se "zbulova se romani nuk ka të bëjë fare me fjalët. Të shktruash një roman, është një çështje kozmologjike". Dhe se "rrëfimtari është rob i kushteve të tua paraprake" ai mund të bëjë rrokjezimin e ngjarjeve, pa harruar vargun e njohur latin "verba tene, res squentur" ("kur ke fjalët, sendet vijnë pas"). Eko të çmend dhe të alarmon, nuk të josh për ta lexuar, sepse ai mendon "të shkruash 100 faqe, me synimin që të krijosh një lexues të përshtatshëm për tërë qindra fet që vijnë pas". Letërsia është vetëm për ata që mund të kuptojnë diçka. Të jesh lexues, do të thotë të kesh profesionin me iluminist të të gjitha kohërave.

 

Romani më i mprehtë i Ekos, nis me një motiv spitalor. Pa e shmangur kronologjinë kalendarike. Në 25 prill 1991, antikuaristi Gian Battista Bodoni ka rënë në koma (për shkak të një infarkti). Vite të tëra, koma e ka shndërruar atë në një send. Ai është një qënie pa identitet, trup, por jo mendje, materie, por jo shpirt, kufomë e gjallë morgu, por jo qytetar, merr frymë, por jo në një arkivol.

Kështu Eko, vë në reliev idenë e humbjes së identitetit. Post-modernizmi i vrazhdë, flet për shum,ësinë e identiteteve. Shumë njerëz e humbin identitetin, e falsifikojnë atë, ose e zhvendosin (si në filmin e famshëm të Malkoviçit). Ose e vjedhin identitetin si tek filmi "Kagemusho" e Kurosavës. Trilli i Beketit i shndërron personazhet dramatikë të mbjellë si bimët në një vazo. Akoma më egërshane ësnhhtë sfida e Xhojsit, një personazh i tij shihet në pasqyrë dhe dallon përballë një tjetër, ose disa të tjerë.

Libri i Ekos fillon: "E lei, come si chiama?" "Aspetti, ce l'ho sulla punta della lingua". "Tutto e comnciato cosi". Pra pyetja "Si e keni emrin?" Për çdo gjë në botë, lind kjo pyetje e tmerrshme dhe e kuçedërshme. Platoni ka thënë se habia e ka lindur filozofinë. Ka gabuar ky mendjemadh i kohërave. Filozofia nis me pyetjen "si e ke emrin?". Gianbattisto Bodoni, zgjohet nga koma. Pranë i është gruaja e tij e bukur, Paola, epshore, e lëvizshme, aspak filozofike, as betriçiane.

Pacienti ka humbur kujtesën vetjake. Neurologët e dinë fare mirë këtë simptomë, qëe Eko e ka konsultuar shkencërisht. Pacienti thotë emra të ndryshëm për veten e tij. Fjala vjen ai e quan veten "Arthur Gordon Pym". Atëherë, Paola e shkujdesur dhe e shqetësuar, krenare dhe egoiste, e mbiquan Yambo, mbase emri i një elefanti fluturues, të një filmi vizatimor amerikan. Por çudia është fluturonjëse, Yambo vërtet e ka harruar krejtësisht kujtesën vetjake, por di tërë kujtesën e njerëzimit.

Eshtë kjo mbase një alegori e hollë, e varakëshme për emblemat e globalizmit, për arketipin: "Kujtesë e gjithçkaje, por jo e vetvetes". Këtu nis intriga, optimistike dhe e frikshme. Tashmë, Yambo di gjithçka, fjala vjen për Aleksandrin e Madh, por ka harruar gjithçka për nipin e tij biologjik Aleksandrinon, Yambo, Alias Bodino, ka qenë para komas, antikuarist i librave. Enciklopedizmi i Larussit dhe i Book House-it, mbase edhe i viseve iluzore të Tlonit, i Tertius Mundus, zotëron atë që mban mend akoma personazhi. Ky personazh fatkeq dhe kurajoz ka lindur në vitin 1931. Vetë Eko ka lindur në vitin 1932. Pra, personazhi është i paralindur.

Eko e tjetërson autobiografinë e vet dhe sillet si një pirat i pashpirt me rrëfimet augustiane. Kështu Yambo nis investigimin e kujtesës vetjake (një lloj binjaku post-modern i Shorlok Holmsit). Tema e rigjetjes së identitetit të humbur, është një proces i ndërlikuar arkeologjik. Çdo gjë rikonstruktohet si në epokën pas-përmbytore, Noeane, biblike, ose në atë post-atomike, post-ekologjike dhe pse jo post-globaliste. Krijohet kështu një metafizikë policore (thriller). Modeli abstrakt i hamendësimit, është labirinthi. Ne nuk kemi faj për këtë. Vetë Eko shprehet: "Librat flasin me njëri-tjetrin, një hetim i vërtetë policor (mendor), mund të provojë se fajtorët jemi vetë ne".

Yambo kthehet në fshatin Solara, në rrafshnaltën e Po-së, në Piemont (ku ka lindur). Peisazhet befas i njeh. Po nuk e di se nga i vjen kjo rinjohje. Shkon në shtëpinë atërore (mëmësore), shikon librat, dosjet, kutitë, gjen një fjalor të vitit 1905, një radio të vjetër, me të cilën dëgjonte dikur Shopenin (pse jo Verdin apo Monteverdin?). Radio ka gërmat RL- Radio Londra, me të dikur dëgjonte lajmet heretike të Luftës së Dytë Botërore për disfatën perspektive të fashizmit.

Yambo shikon librat e bibliotekës së harruar. Shfleton Homerin, Rablenë, Floberin, Shën-Agustinin, botimin e parë të shekspirit të vitit 1623, librat aventureskë të Emilio Salgarit (Karl May). Sidomos, të tmerrshëm janë librat për fëmijë, ata vizatimorë. Rikujton bëmat e Musolinit dhe të Hitlerit, partianëve antifashistë, toliatistët, komunistët,lexon Danten dhe Petrarkën. Befas i rikujtohet faza e pubertetit, e pjekjes seksuale, i kujtohet e dashura e parë, Lila. Rikujton vështirësitë, urrejtjen, urinë, frikërat e lashta dhe të reja. Abstragon në rrëfim tërë historinë, në fakt vetë biografinë e Ekos, deri në vitin 1991, kur Amerikanët bombardojnë Bagdadin (prishja e dytë e Kullës së Babilonisë).

 

***

Përse e bën këtë Eko? Pse parapëlqen të jetë arkeolog i kujtesës? Eshtë kjo një trill, apo një domosdoshmëri? Përse duhet bërë një gjë e tillë, kur kozmopolitizmi na tmerron të gjithëve? Në fund të fundit, ku është qëllimi? Pse ky libër përmend mbretëreshëm Loana? Në faqen 249 të botimit të Bombianit, shpjegohet enigma. Mbretëresha Loana paska qenë as më pak dhe as më shumë, një personazh bizarr i një filmi multiplikativ. Ajo mban në dorë një tas të përmbysur me një flakë misterioze, ndoshta e krijimit të botërave. Po përse vallë përmendet mbretëresha Loanë? Për të mitizuar të rastësishmen?

 

Eko është princi i citimeve. Kjo është mania e tij e hareshme, krimi i tij letrar. Ai eshtë një mjeshtër i kolazhit, siç është në pikturë Maks Ernst. Ai citon nga të gjithë autorët e mëdhenj, madje Yambo citon edhe nga librat e Ekos (A nuk është kjo një mendjemadhësi e ndritshme dhe e pafajshme). Eko është një investigues i llahtarshëm, ai duhet dënuar për këtë gjë. Ai është një dedektiv i epokave dhe një kirurg pretencioz i simboleve të gjuhës.

Eko është i papërmbajtshëm. Ai ka vendosur të kolonizojë famën e tij tek lexuesi. Eshtë një autor i vështirë, pot në fund të fundit tepër inteligjent dhe i papërballueshëm. Ai rikonstrukton kujtesën, pikërisht se në eopkën globale, të gjithë vuajmë nga amnezia. Nëse e humbim identitetin, përsër do të filmohemi, por ç'rëndësi ka kjo?

 

Të tëra romanet e mëdha të Ekos, janë të habitshme. Ky roman, bën një përjashtim akoma më të vështirë. Ky roman, është quajtur "Romanzo ilustrato". Dhe është vërtet një kolazh me piktura dhe fotografi. Me një vullnet dhe durim, Eko përfshin një numër të madh vizatimesh, fotografish, sekuenca filmash, grafika, madje edhe simbole grafike të rëndomta dhe të frikshme. ai e ka ndërgjegjien të qetë. Kështu, semiologu e tremb shkrimtarin. Kështu, shkrimtari konvertohet në semiolog.

 

Në një bisedë me Donika Omarin, kam thënë se duhej ftuar Eko në Shqipëri. Ai është një kriticist i majtë dhe universal. Në një shkrim Eko ka thënë se e njeh pak letërsinë shqipe, por do të donte që ta njihte. Ai ligjëroi në të gjitha universitetet e botës. Në një ligjërim për gjuhën universale, ai përsërit disa mendime që i ka shprehur shumë më para tij, në vitin 1902 Faik Konica. Kështu, Konica është një paraprijës i Ekos, Por Eko mjerisht nuk e di këtë gjë. Por edhe Konica mrekullisht nuk e di këtë gjë, se ka vdekur prej kohësh. Idetë përputhen. Eshtë e njëjta lojë si ajo e formulave matematikore. Nëse ne dimë diçka për Ekon, kjo është një përparësi për ne. Nëse Eko nuk diti diçka për shqiptarët, kjo është një mangësi për të, ndonëse nuk e dëmton.

 

Si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, Ekoja fshihet pas maskave. A nuk është Don Kishti, maska e Servantesit? A nuk është Hamleti, binjaku tragjik dhe delikat i Shekspirit?

 

Libri më i fundit i Ekos, nuk ishte aspak libri i tij i fundit. Kurajoja e tij është e çmendur. Fantazia e tij ftillëzohet nga Mesjeta e shumëduarshme. Ai mëtoi të krijojë mitologjinë e shkrimit, ndonëse admiroi Dekartin. Ai është i shumëkuptimtë, ndonëse tallej me tradicionalistët. Ai ishte i rrezikuar në epokën globale, ndonëse ngrihej lart si rreziku më delirant i globalizmit. Ai ishte i vërtetë sepse rikonstruktoi historinë, optika e tij ishte humaniste, Leonard da Vinçi, ishte një sozia e tij, ose synimi i tij i padiskutueshëm. Jo vetem kur ishte gjallë, por edhe tani në pasvdekjen e tij të pashmangeshme./Gazeta Dita/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy operacione, sekuestrohen 81 kg kanabis në shtëpi të braktisur

Posted: 15 Sep 2017 12:03 AM PDT

Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione në antikanabis duke sekuestruar në total 81 kilogramë kanabis sativa.

“Si rezultat i operacionit të koduar “KOSHTAN”, në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”. Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në këtë rast policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia. 

Operacioni i dytë u zhvillua në Libohovë të Gjirokastrës, ku në pranga u vu shtetasi Nedin Karavidha 45 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi i mësipërm dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.  Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, tha policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Arma e sekuestruar

Banesa e braktisur ku u sekuestrua droga

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Limaj: Disa drejtues të ministrisë së Arsimit duhet të arrestohen

Posted: 15 Sep 2017 12:02 AM PDT

"Zoti kryeministër, nëse e ke seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve duhet të ndërhysh urgjentisht në ministrinë e Arsimit. Dy tre drejtues atje duhet të arrestohen për abuzimet që kanë bërë".

Këtë kërkesë publike e bëri dje Hajro Limaj, drejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë i ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku.

Një ish-diplomat karriere dhe specialist për çështjet e sigurisë, Limaj shpërtheu ashpër ndaj kësaj ministrie për shkak të asaj që ai e quan abuzim me detyrën, favorizime klienteliste dhe allishverishe.

Gjatë emisionit Limaj dha edhe emra konkretë si autor të këtyre abuzimeve por gjithnjë sipas Limajt detajet dhe hollësitë do tia dërgoj personalisht kryeministrit Rama në një dosje të veçantë.

Ky është rasti i parë që bëhet një denoncim publik konkret pas nisjes nga puna të qeverisë Rama 2. Tashmë të presim reagimin e kryeministrit pas kësaj padie publike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paralajmërimi i ekonomistit: Ballkani mund të bëhet i varur politikisht nga Pekini

Posted: 14 Sep 2017 11:53 PM PDT

Përmes kredive të bankave kineze Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon ndikimin kinez në Ballkan.

Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është, për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme.

Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p.sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburgu apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan.

Ndikim në rritje i Kinës

Një studim i ri hedh dritë tani për një fakt tjetër që deri tani qe anashkaluar: jo fshehurazi, por pa zhurmë Kina është bërë një investitor i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Ekonomisti gjerman Jens Bastian, i cili jeton në Athinë, analizoi për disa muaj i ngarkuar nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” angazhimin ekonomik të kompanive kineze në Ballkan. Dhe edhe pse ai paralajmëron që të mos bëhet panik, Bastian gjithashtu thekson ndikimin e shpejtë ekonomik të Kinës në rajon dhe shtron pyetjen për dimensionin politik të këtij ndikimi.

Ndër të tjera, ai paralajmëron që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini përmes kredive të bankave kineze.

Investime në infrastrukturë

Për vite, Kina ka investuar në infrastrukturën e transportit, veçanërisht tek portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore, në vendet e Evropës Juglindore. Shembulli më i famshëm është porti i Pireut. Ky po përjeton një bum qëkurse sipërmarrja kineze “Cosco Pacific” siguroi në vitin 2009 koncesionin për kalatat e kontejnerëve për 35 vjet. Greqisë kjo i sjell vende të reja pune. Dhe në Greqi gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk ka pasur ndonjë investim tjetër që të ketë qenë më i rëndësishëm.

Porti i Pireut po përjeton një bum qëkurse i kaloi me koncesion në vitin 2009 sipërmarrjes kineze “Cosco Pacific”

Në Serbi me paratë kineze po ndërtohet një linjë hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit si dhe një autostradë. Zakonisht bankat kineze i miratojnë kreditë për projekte të mëdha ndërtimi, nëse kredimarrësi ngarkon me zbatimin e projektit një sipërmarrje kineze dhe punëson punëtorë kinezë. Kjo do të thotë që ekonomisht prej kredive përfiton kryesisht vetë Kina, si p.sh. në rastin e urës së Danubit në Beograd që përfundoi në vitin 2014. Serbia mori një kredi prej 260 milionë eurosh nga një bankë kineze, por ajo u ndërtua nga një sipërmarrje kineze.

Koloni kineze para portave të BE-së?

A po kërcënon kështu rreziku që rajoni të shndërrohet në një koloni kineze para portave të BE-së? Jo, kjo është e ekzagjeruar. Studimi i balancuar paralajmëron me të drejtë kundër alarmizmit. Aktualisht BE-ja dhe fqinjët e saj mbeten deri tani partneri më i rëndësishëm për Ballkanin. Investimet dhe kreditë kineze janë vetëm një shtesë e mirëpritur dhe shpesh e dobishme – si p.sh. Porti i Pireut. Por avancimi kinez në Ballkan gjithashtu tregon, se nëse BE-ja nuk është e interesuar për rajonin, atëhere këtë do ta bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku BE-ja të merret kaq seriozisht sa në Sarajevë, Tiranë, Beograd apo Shkup. Nëse BE-ja ka ndikim diku jashtë vendit dhe mund të arrijë diçka, atëherë në Ballkan. BE-ja thjesht duhet ta dojë këtë./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Katie Price ngre temperaturat në setin e ri fotografik

Posted: 14 Sep 2017 11:47 PM PDT

Ajo ka filluar modelingun në moshën 9-vjeçare. Dhe tani në moshën 39-vjeçare Katie Price është po aq mahintëse dhe seksi.

Modelja ka realizuar një set të ri fotografik për kalendarin e saj të ardhshëm 2018 duke zbuluar asetet e saj bombastike. E zhveshur tërësisht përpara aparatit fotografik Katie shfaqet mjaft provokuese.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qenit i ngec koka në kuti biskote, zjarrfikësit i vijnë në ndihmë

Posted: 14 Sep 2017 11:43 PM PDT

Një qenushi i ngeci koka në një kuti biskote në familjen ku jeton dhe duhet të shpëtohej nga zjarrfikësit.

Pronari i tij tentoi ta lironte duke hedhur vajra në qafën e tij, duke shpresuar që do rrëshqiste, por nuk ia doli.

Pas kësaj, njoftoi shërbimin e zjarrfikësve të cilët i erdhën menjëherë në ndihmë.

"Kjo është një punë e pazakontë dhe më dukej e çuditshme të shihja fytyrën e mërzitur të qenit. Duhet të rrezikoja që të mos thyeja kutinë e xhamit sepse mund të lëndonte kafshën. Përdora një teknikë për të nxjerrë kokën e tij. E tërhoqa pas lëkurën e tij dhe u pozicionova që ti nxirrja një herë njërin vesh, pastaj tjetrin. Qeni bëri një të bërtitur çlirimi sapo doli. Kam trajtuar shumë kafshë gjatë këtyre viteve dhe kam thënë se nëse ata mund të ngecin diku, unë mund ti bëj të dalin," – tha zjarrfikësi Philips.

a.m/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more