Skip to main content

Tirana Observer: “Deklarata e fortë: Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore” plus 9 more

Tirana Observer: “Deklarata e fortë: Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore” plus 9 more


Deklarata e fortë: Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore

Posted: 15 Sep 2017 09:34 AM PDT

“Gjermanët duhet të jetë “krenare” për “arritjet” e ushtrisë së  tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore”.

Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator,  Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD).

Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.

Nëse këto rezultate vërtetohen atëherë kjo parti do jetë pas konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve në dhomën e ulët të parlamentit gjerman.

“Po të shohësh në të gjithë Evropën, nuk ka njerëz që të jenë të ballafaquar me qartësi të tillë ndaj padrejtësive të së kaluarës më shumë se  gjermanët. Njerëzit nuk duhet të na gjykojnë për 12 vite, të cilat nuk kanë lidhje me identitetin tonë sot", theksoi Gauland, duke iu referuar periudhës naziste, nga viti 1933 deri në 1945, kur u krye holokausti  ndaj hebrenjve.

“Nëse francezët janë të drejtë krenar për perandorin e tyre dhe britanikët për Nelson dhe Churchill, ne kemi të drejtë të jetë dhe ne jemi krenarë për arritjet e ushtarëve gjermanë në dy luftërave botërore,” shtoi ai.

Njihuni me origjinën arabe të 10 yjeve të famshëm në SHBA

Posted: 15 Sep 2017 09:00 AM PDT

E gjithë bota është një vend, sidomos në Hollivudi, në lagjen ku dhjetëra mijëra njerëz vijnë nga çdo cep i planetit, për të ndjekur ëndrrat  e tyre, nëse do të bëhen aktorë, aktore, regjisorë, muzikantë dhe kështu me radhë.

Nëse pastaj marrim parasysh, se si vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku gjithkush mund të bëhet i famshëm, loja është bërë. Dhe kështu mund të ndodhë, që të zbulojmë se shumë nga yjet tanë të preferuar, me të vërtetë kanë origjinë shumë larg nga bota perëndimore, në të cilën ata janë bërë simbole të mëdha.

Duke u futur pak në pemën e tyre familjare, mund të zbuloni se shumë personazhe të famshëm kanë origjinë arabe.

Lindur në Nju Xhersi me baba dominikan dhe nënë portorikane, në një intervistë, Zoe Saldana, ka pranuar që ka origjinë libaneze. Për këtë, pranoi, që është një adhurues i madh i kuzhinës libaneze.

Ashtu si Shakira, e lindur në Kolumbi nga një nënë kolumbiane, me një baba të lindur në Nju Jork, por bir i një çifti të emigruar nga Libani në Shtetet e Bashkuara.

Carina, nëna e yllit Baywatch, Yasmine Bleeth, ishte një modele amerikane me origjinë franceze dhe algjeriane. Babai i Jenna Dewan Tatum, gruaja e Channing Tatum janë gjysmë libanezë, gjysmë polakë.

Gjithashtu ishin libanezë edhe gjyshërit e Salma Hayek, lindur në Meksikë dhe të Vince Vaughn, ndërsa nëna e Wentworth Miller, ylli i Prison Break, ka origjinë siriane dhe libaneze.

Babai i ndjerë i Apple, Steve Jobs, u adoptua sapo lindi nga një çift, në Mountain View, në Kaliforni. Por babai i tij biologjik ishte sirian (nëna ishte zvicerane).

Emanoul Aghasi, babai i ish-kampionit të tenisit Andre Agassi, është një iranian me origjinë armene dhe asiriane, i cili u transferua në Las Vegas pasi konkurroi si boksier në Lojërat Olimpike të 1948 dhe 1952 për vendin e tij të lindjes, Iranin.

Në fund, siç dihet, Kim Kardashian është me origjinë armene nga babai i saj dhe skoceze, irlandeze, holandeze dhe angleze nga nëna. Më shumë shkrirje se kaq!

Rikthehen këmishat e bardha, 10 mënyra si t’i kombinoni (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 08:45 AM PDT

Këmishat e bardha klasike nuk duhet të mungojnë në gardërobën e askujt këtë sezon.

Kjo këmishë tradicionale është çfarëdo përveç bazike, dhe kjo është arsyeja se përse edhe këtë vit do të shkëlqejë në sezonin vjeshtë dhe dimër.

Dizajnuesit e njohur kanë vendosur t'i përfshijnë këmishët e bardha në kombinime të ndryshme, duke përfshirë edhe kombinimin e njohur me pulovër.

Më poshtë ju sjellim disa nga kombinimet e këmishëve të bardha, të cilat priten të jenë më të mirat e këtij viti:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

“Janë të dashur dhe besnikë me njerëzit”, 11 kuriozitete për lepujt

Posted: 15 Sep 2017 08:35 AM PDT

Lepuri hyn ne familjen e kafshëve gjitarëve brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacak.

Atij i pëlqejnë shume karotat dhe bimët gjithashtu.

Kuriozitete për lepujt:

1- Lepuri jeton deri në 10 vjet.

2- Lepujt nuk vjellin.

3- Ata kanë nevojë për kashtë për të ndihmuar tretjen dhe penguar krijimin e lëmsheve me qime në stomak.

4- Lepuri mund të kërcejë 90 cm. Lepuri mund të shikojë prapa, por në shikimin ballor ka një zonë të verbër.

5- Kur janë të lumtur kërcejnë dhe përdridhen.

6- Lepuri mund të vdesë nga frika kur ndeshet me grabitqarë.

7- Lepuri djersin vetëm në këmbë.

8- Lepuri prodhon 3kg mish nga i njëjti ushqim dhe ujë me të cilin lopa prodhon vetëm 1 kg mish.

9- Lepujt janë të dashur dhe besnikë me njerëzit

10- Përgjigjen kur u thërrasim në emër

11- U pëlqen të bëjnë banjo pluhuri për të pastruar gëzofin nga parazitët.

Rexhep Qosja: Çfarë duhet të bëjë Rama që mos të përfundojë si Berisha

Posted: 15 Sep 2017 08:25 AM PDT

Në këtë fillim të sezonit të ri politik, gazeta 'DITA' po boton këtë intervistë ekskluzive me Akademikun e shquar Rexhep Qosja.

Çfarë ndodhi me zgjedhjet parlamentare të qershorit në Shqipëri dhe Kosovë, pse Vetëvendosja e humbi shansin për të qeverisur dhe pse në Shqipëri fitoi aq thellë Partia Socialiste. Cilat ishin arsyet e vërteta të humbjes aq të thellë të Partisë Demokratike më 25 qershor?

Çfarë duhet të bëjë Edi Rama që të mos i shëmbëllejë paraardhësit të tij, për të cilin thotë "Sali Berisha, kur ishte kryetar i Shqipërisë apo kryeministër shprehte veçori të mjafta të autokratit, të despotit. Por u kujdes t'i shëmbëllejë edhe i përzgjedhuri i tij për kryetar të PD-së, Lulzim Basha".

Në pjesën e dytë të intervistës së tij, Prof. Qosja flet për situatën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, reformimin e saj dhe një paralele me Akademinë Shkencave dhe Arteve të Kosovës…

Intervistoi Xhevdet Shehu

 – Profesor Qosja, po e rinisim këtë bashkëbisedim në fillim të një sezoni të ri politik. Para tre muajsh u zhvilluan zgjedhjet parlamentare si në Kosovë dhe në Shqipëri, për të cilat ju patët pritshmëritë tuaja?

-Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe në Kosovë pjesërisht ishin e pjesërisht s'ishin, diku ishin e diku s'ishin në pajtim me parashikimet e mia. Isha i bindur se në Shqipëri do të fitonte Partia Socialiste, por nuk e kisha pritur se do të fitonte me rezultat aq të lartë.

Në Kosovë në opozitë do të duhej të mbeteshin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Dhe do të duhej të mbeteshin në opozitë për shkak të të gjitha të padëshiruarave, të papranuarave, të të këqijave që kishin ndodhur në Kosovë gjatë pushtetit të tyre. Por, nuk ndodhi ashtu.

 – Në Kosovë surprizë ishte mbështetja dhe votat për Vetëvendosjen e cila hyri e vetme në zgjedhje dhe fitoi më shumë vota se koalicionet parazgjedhore që u krijuan. Mirëpo, ajo fitore Vetëvendosjes nuk ia dha shansin për të qeverisur. U krijuan aleanca të reja paszgjedhore dhe tashmë kemi paradoksalisht një qeverisje tjetër. A mund ta konsiderojmë këtë si një tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve.

– Mendoj se Vetëvendosja humbi gjasën për të qeverisur pas fitores së madhe, të rëndësishme dhe treguese për vullnetin e zgjedhësve në Kosovë për shkak të disa kushtëzimeve të paarsyeshme prej aleatëve të tjerë dhe për shkak të disa mospajtimeve të veta të arsyeshme me aleatët e koalicionit.

 – A ka ndikuar qëndrimi i Beogradit në hartën e re politike të Kosovës?

– Nuk mund të thuhet se qëndrimet e Beogradit janë plotësisht të pa ndikim në hartën politike të Kosovës. Në Kosovë janë disa parti politike serbe, të cilat, kur e do interesi i tyre, bashkohen rreth një partie, me emrin Lista Serbe. Dhe, kjo parti e serbëve gëzon përkrahjen e disa faktorëve ndërkombëtarë në radhë të parë pse serbëve u është krijuar trajtim shumë i privilegjuar në "Kushtetutën" e Ahtisarit – larg më i privilegjuar se i të gjitha pakicave etnike në Evropë! Dhe, kjo parti e serbëve në Kosovë sot mund të luajë rol në formimin e qeverive dhe mund të luajë rol në rrëzimin e qeverive në Kosovë! Nuk mund të mos thuhet se kjo parti luajti rol në krijimin e qeverisë së Ramush Haradinajt, më 7 shtator të këtij viti.

Unë në asnjë rast nuk jam i pa përkushtim politik e shoqëror ndaj Ramush Haradinajt. Kam shkruar e botuar dy reagime për të derisa ishte ndaluar prej Gjykatës në Francë; kam shkruar edhe më parër për të. Ramush Haradinajt dhe familjes së tij u takoi të durojnë shumë dhembje gjatë luftës dhe shumë padrejtësi e shumë dhembje edhe pas Luftës. Por, unë nuk e quaj veten të palumtur jo pse Ramush Haradinaj u bë kryeministër, por pse u bë kryeministër i kësaj Qeverie pas tre muajsh zvarritjesh të koalicioneve për krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë dhe pse u bë si u bë. Ramush Haradinajt në të vërtetë ia lanë prushin në duar ata që do të duhej të mbeteshin në opozitë më gjatë – LDK-ja dhe PDK-ja. Them kështu për arsye se mendoj se Ramush Haradinaj, si figurë e autoritetshme jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në Kosovë në përgjithësi, pashmangshëm ka para vetes dy sfida të rënda për vendosje: përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Dhe këto dy sfida mund të bëhen arsyeja që Ramush Haradinaj të humbë prestigjin politik ose të humb qeverinë. Për hir të tij do të doja ta humbte të dytën, jo të parën.

– Në Shqipëri  situata është ndryshe. Partia Socialiste fitoi dhe Edi Rama e krijoi i vetëm qeverinë dhe ka në duar gjithë timonin e pushtetit. Mirëpo kjo fitore e thellë e tij i ka nxitur disa analistë të thonë se Rama ka mundësi të shndërrohet në një autoritar gjatë mandatit të dytë. Ju a mund ta besoni këtë?

– Në Evropë sundojnë sot një varg autokratësh të profileve të ndryshme – despotike, tiranike, cariste. Janë cari i ri rus, Putini, Orbani i Hungarisë,  autokrati i Polonisë, Vuçiçi i Serbisë. Në Shqipëri e në Kosovë ekzistojnë kushte sociologjike dhe psikologjike për shfaqje të autokratëve të profileve të ndryshme. Ish kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, kur ishte kryetar i Shqipërisë apo kryeministër shprehte veçori të mjafta të autokratit, të despotit. Por u kujdes t'i shëmbëllejë edhe i përzgjedhuri i tij për kryetar të PD-së, Lulzim Basha. Gjuha e tij jo vetëm me diksionin, por kur e kur edhe me formulimet, nuk është e liruar prej neostalinizmit apo neofashizmit. E keni dëgjuar kur thotë: "unë si kryetar dhe Partia ime…" Pra, më parë vjen ai mandej pas tij vjen e gjithë Partia Demokratike! E keni dëgjuar këto ditë si shprehej për vetveten: "Unë do të jem kryeministri i ekonomisë dhe i punësimit të shqiptarëve!" E të tjera. E të tjera.

Studiuesit e rendeve politiko-shoqërore dhe juridiko-kushtetare e thonë se tiranët, despotët, diktatorët nuk lindin të tillë, por të tillë i bëjnë kushtet dhe servilët e shumëllojshëm politikë e çerekintelektualët, i bëjnë të tillë "miqtë", por edhe kundërshtarët e armiqtë. Enver Hoxha nuk kishte lindur diktator, por diktator e bënë kushtet, të këqijat e shumta që prodhuan njerëzit me sjellje e qëndrime të dënueshme, vrasësit, gjakmarrësit, hajnat, plaçkitësit, armiqtë e të tjerë dhe sidomos servilët e panumërt politikë dhe intelektualë.

Mendimtari i njohur gjerman, Maks Veber, beson në politikanin e fuqishëm, por të zgjedhur prej popullit. Për të politika është synim i pjesëmarrjes në fuqinë pushtetore ose i ndikimit në ndarjen e kësaj fuqie qoftë mes shteteve, qoftë mes grupeve të njerëzve në shtetin ku jetojnë.

Edi Rama me fjalë e me sjellje po bën mjaft përpjekje që ta afrojë opozitën, që ta bëjë pjesëmarrëse në vendimmarrje qoftë edhe gjatë përgatitjes së atyre vendimeve. Por, opozita me gjuhën e saj, me urrejtjet e saj, me të pavërtetat e saj që po shqipton për ditë, me shpifjet e saj, me fyerjet e saj si të PD-së ashtu edhe të LSI-së po bën çmos që ta tregojë Edi Ramën çka s'është! Edi Ramës i duhet urtësi politike, që atij nuk i mungon, Edi Ramës i duhet fuqi intelektuale, që atij s'i mungon për të kuptuar gjithë qëllimin e kësaj opozite dhe që të mos sprovohet e që të mos provokohet asnjë çast. Ai duhet ta mundë opozitën siç e mundi në zgjedhjet e 25 qershorit: me përkushtim politik ndaj të gjitha shtresave të popullit, me reformat me të cilat përfaqësohen interesat e të gjitha shtresave, me reformat në përgjithësi, që kanë qenë, janë e do të jenë gjithmonë kushti i përparimit të popullit e të shtetit.

 – E humbura e madhe në këto zgjedhje ishte Partia Demokratike, e cila shënoi humbjen më të thellë që nga viti 1992. Çfarë mendoni se përcaktoi këtë disfatë të saj?

– Duhet që në fillim ta ritheksoj atë që kam shkruar sa herë: Partia Demokratike i duhet shumë Shqipërisë. Por, Partia Demokratike i duhet Shqipërisë jo si është sot e ajo sot është parti pa politikë të re, pa vizione politike, shoqërore, kulturore afatshkurtra e sidomos afatgjata, pa gjuhë të re politike, pa gjykime moderne, demokratike, pa organizim të ri, të pajtueshëm me kohën, e pa liruar prej barrëve të rënda të të vjetrave të saj e të të vjetrave në përgjithësi. Ish kryetari i saj, Sali Berisha, është politikan me arrivizëm tepër të rëndë, por ai është politikan inteligjent, i cili di të këmbejë të kundërtat, të padurueshmen dhe të dëshirueshmen. Nxënësi i tij, Lulzim Basha, është nxënësi i tij, i klonuar keq. Mendoj se disfatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit e përcaktoi, e kushtëzoi, në radhë të parë kryetari i saj, kryetari i saj me mosdijen e tij, me mosprirjen e tij politike, me gjuhën e tij në të gjitha pikëpamjet të padurueshme, me gjestet e tij, me antologjinë e madhe të mashtrimeve, të rrenave, të shpifjeve, të akuzave, të kërcënimeve qesharake, me të cilat, si shihej prej fytyrave të tyre, i irritonte edhe bashkëpartiakët e tij. Disfatën vërtet të madhe të Partisë Demokratike në të vërtetë e përcaktoi Çadra – ajo metaforë e marrëzive politike, në të cilën u përmblodhën të gjitha të këqijat që prodhonte kryetari i saj në Çadër dhe jashtë saj. Jo rastësisht, disa prej themeluesve shumë të merituar të PD-së u ngritën me kohë kundër politikës dritëshkurtër që po bënte ai, por kot: ai u rizgjodh siç u rizgjodh! Dhe, po e vazhdon mumifikimin çoroditës të Partisë Demokratike!

– Çfarë shikoni si prioritet të Qeverisë Rama në katër vitet e ardhshme?

– Detyrë mbi të gjitha detyrat, detyrë, pra, parësore të Qeverisë së Edi Ramës konsideroj vazhdimin e reformave, të reformave në të gjitha fushat e jetës politike, shoqërore, arsimore, kulturore e administrative, tashmë të filluar suksesshëm në Shqipëri. Kjo Qeveri po bën shtetin evropian mbi parainstitucionet e parashtetit. Po ka dhe do të ketë kundërqëndrime, rezistenca, si reformat e reformatorët gjithmonë e gjithkund, por nuk duhet të ndalet. Reformatorët gjithmonë janë kërcënuar e kur e kur janë likuiduar prej inkuizitorëve.

Edi Rama, për fat të keq, nuk e ka përballë një opozitë konstruktive që i duhet aq shumë demokracisë dhe natyrisht Shqipërisë. Edi Rama me qeverinë e tij ka përballë një opozitë të pamëshirshme e cila më parë bën përpjekje ta komprometojë atë moralisht e madje ta mënjanojë edhe politikisht. Dhe këtë opozitë që zbaton, kështu, metodë të Inkuizicionit të dikurshëm, e përbëjnë Sali Berisha – Lulëzim Basha nga ana e djathtë dhe Monika Kryemadhi – Petrit Vasili, nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë!

Detyrë veçmas të rëndësishme të Qeverisë Rama konsideroj zbatimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm të drejtësisë, por, edhe në sistemin politik. Dua të shpresoj se me Vetingun do të bëhet luftë e frytshme kundër dy të këqijave në Kosovë edhe më të mëdha se në Shqipëri: luftë e frytshme kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Korrupsioni është një e keqe shumë e madhe, me pasoja të shumëfishta në jetën politike, shoqërore, në shtetin në përgjithësi. E ne nuk duam t'i shohim pasojat e tij.  Te ne lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë e mbuluar me një retorikë mashtruese edhe pse dihet mirë se korrupsioni mund të luftohet në mënyrë efikase në radhë të parë duke u hulumtuar prejardhja e pasurisë së pushtetarëve të pasuruar lehtë e shpejt, siç janë pasuruar një varg oligarkësh politikë në Shqipëri e në Kosovë. Dhe prejardhja e pasurisë duhet të hulumtohet patjetër duke filluar prej kryetarëve të shtetit, funksionarëve të lartë e deri te zyrtarët e të gjitha niveleve.

Nuk mund ta di se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur Shqipërinë gjatë këtij çerekshekulli, por e di përafërsisht se kush krejt prej politikanëve e ka zhvatur e plaçkitur dhe po e zhvatë e po e plaçkitë Kosovën sot. Serbia ishte pushtuese e pamëshirshme që e shfrytëzonte Kosovën, që përpos të tjerash edhe kolonizoi pjesë të madhe të saj me kolonë serbë. Por, individualisht, veç e veç serbët nuk e zhvatën dhe nuk e plaçkitën Kosovën siç e zhvatën dhe e plaçkitën dhe siç po e zhvasin e po e plaçkisin bijtë e saj, oligarkët e saj politikë sot!

Brazili këto ditë e nxori para Gjykatës ish kryetarin Da Silva të akuzuar për korrupsion. Ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ksavier Solana, ka thënë në një rast se korrupsioni është tradhti ndaj popullit, kurse të korruptuarit në pozita politike e shtetërore janë tradhtarë!

Në Shqipëri, kurse në Kosovë më dukshëm se në Shqipëri, një e keqe tjetër e madhe (në disa vende evropiane e thonë më e madhe se korrupsioni) është nepotizmi. Me nepotizëm cenohen meritat e të merituarve, shpërfillen aftësitë e të aftëve, mbushen politika, administrata, shteti, fushat e ndryshme të jetës shoqërore e shtetërore me familjarë e farefis, pavarësisht sa janë të aftë, të paaftë, të merituar a të pamerituar, të ndershëm a të pandershëm.

Si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për nepotizmin gati se nuk flitet nga institucionet shtëtërore! E si të flitet!? Nepotizmi në këto dy shtete është sistem! E si mund të flitet për nepotizmin këtu kur me nepotizëm "stolisen" edhe postet më të larta partiake e shtetërore?

Kështu, fjala vjen, Kuvendi i Kosovës, qeveritë e Kosovës dhe institucionet e tjera politike e shtetërore të Kosovës janë përplot me vëllezër, motra, bij e bija, nuse e dhëndurë, kunetër e kunata, nipa e mbesa, kushëri e kushërira, miq e farefis të zyrtarëve më të lartë politikë e shtetërorë.

Kështu, fjala vjen, kryetari i Shqipërisë Ilir Meta mund të quhet kryenepotisti shqiptar sot. Pasi u zgjodh kryetar shteti, partinë e tij LSI-në, në krye të së cilës ishte prej themelimit të saj, ia dhuroi të shoqes së tij Monika Kryemadhi. Tani kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, bën politikë për të gjitha partitë e për gjithë shqiptarët, kurse e shoqja e tij bën politikën partiake që bënte ai në fushatën e zgjedhjeve të fundit! Hajde tani t'i pajtojmë këto dy politika kundërshtimore! Hajde tani të themi se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk ndikohen politikisht ndërsjelltas! Hajde tani të vetëpyetemi a është fare e mundshme lufta kundër të keqes së madhe të quajtur nepotizëm në Shqipëri e në Kosovë?!

Detyrë tjetër që dua ta quaj po ashtu parësore të qeverisë Rama konsideroj edhe vëmendjen doemos të shtuar shtetërore ndaj shkencës dhe kulturës. Nuk ka dyshim se qeveria Rama po sjell ndryshime të dukshme në trajtimin e kulturës në gjithë Shqipërinë, kurse kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po e bën Tiranën shembull jo vetëm në Shqipëri, të përdor një fjalë të madhe, të shkëlqimit të përgjithshëm kulturor të Tiranës. Erion Veliaj, me sjelljen e tij politike në përgjithësi, është bërë shembull i zhburokratizimit të funksionarit politik e shtetëror dhe i krijimit të një gjedheje të re udhëheqëse, që jep fryte të mëdha dhe dëshirohet prej qytetarëve.

Video: 10 “vrimat” më misterioze në botë

Posted: 15 Sep 2017 08:15 AM PDT

Nga Turkmenistani ku mund të hasni "Portën e Ferrit", duke kaluar në Kaliforni.

Nga më e rrezikshmja tek më misteriozja, 10 vende që të fusin të dridhurat.

Vrasësi “zemërmirë”, largon vogëlushen para ekzekutimit (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2017 08:05 AM PDT

Pamje të rënda janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një bar-kafeje në Venezuelë, ku një person i armatosur ka ekzekutuar një klient.

Por ajo çfarë u ka bërë përshtypje autoriteteve është gjakftohtësia e autorit në momentin e atentatit.

Në video ai dallohet që largon një vogëlushe nga skena e krimit para se të nxjerrë armën dhe kryej vrasjen.

Doktor, lëri djemtë e tu të shkojnë

Posted: 15 Sep 2017 07:44 AM PDT

Nga Armand Shkullaku

Këtë herë, Sali Berisha nuk mund të fliste pa prodhuar një lajm. Një lajm të dukshëm dhe të bujshëm, siç ishte ai që kapën në ajër antenat mediatike, se Doktori më në fund goditi Lulzim Bashën.

Në pamje të parë dukej se kryetari historik i demokratëve zyrtarizoi, pas heshtjes sfilitëse, të gjitha hamendësimet dhe komentet që vërtiteshin rreth idesë se Berisha ishte i pakënaqur me Bashën por nuk fliste për të mos ndikuar. Se ai ishte i dëshpëruar me listën, i lënduar për bashkëpunëtorët e tij të ekzekutuar politikisht, i prekur për mospërfilljen dhe kokëulur për tkurrjen e partisë së tij në një tespihe me 43 kokrra. Dhe, pas dy muajve e gjysëm, Berisha i dha fund misterit dhe vërtetoi me zë dhe figurë atë që prisnin të dëgjonin mijëra demokratë të zhgënjyer.

Po, ai, ish lideri maksimal, nuk ka qenë dakort me veprimet e Bashës. Se ai nuk do t'i largonte kurrë nga PD, figurat historike që kanë investuar në të. Lista nuk ishte as e tij dhe as e PD dhe pasardhësi i tij u tregua i paaftë të përballonte Edi Ramën në fushatë. Ky i fundit përfitoi nga marrëveshja, duke e paraqitur atë "si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha", tha Sali Berisha.

Por lajmi i intervistës së Berishës tek Çim Peka, nuk ishte thjesht sinkronizimi i Doktorit me demokratët e zhgënjyer duke pranuar të vërtetat e dështimit të Bashës. Mes të gjitha rreshtave dhe midis fjalëve të tij dallohej qartë një shqetësim shumë më i madh. Ai i ndarjes përfundimtare, pa kthim, të Partisë Demokratike. Dhe këtu, Sali Berisha e trajtoi Lulzim Bashën, njësoj sikur tha për Ramën, me mëshirën ndaj një djali të mirë.

Mesazhi i Doktorit ngrinte kokë nga fillimi e deri në fund të intervistës, me tonet gati të përulura të një ati, se nuk duhet braktisur PD për shkak të Lulzim Bashës. Ky i fundit ka bërë gabime, madje aktë të rënda, por edhe këtë herë, për hir të historisë dhe të ardhmes së partisë, duhet toleruar. Se ata që u nxorrën jashtë PD, duhet t'i qëndrojnë investimit të tyre dhe të mos investojnë diku tjetër, pra në një parti të re se ja ku e kanë përpara shembullin e Blushit. Figurat historike të PD janë vlera në politikë, por mund t'i sigurojnë këto vlera vetëm brenda saj. "Një nga njerëzit më me eksperiencë por dhe të mençur në politikë është Ben Blushi, ku përfundoi?", tha Berisha si paralajmërim për ish bashkëpunëtorët e tij që mund të nisin një lëvizje të re politike. E gjithë intervista ishte një thirrje ndaj tyre për të mos e hedhur hapin final të ndarjes, sepse edhe ai vetë mendon si ata, është me ata, i dënon veprimet e Bashës njësoj si ata, por në emër të investimit të përbashkët duhet negociuar me tolerancë me "djalin e mirë" që është në krye të PD.

Po përse kjo kërkesë, gati lutje e atit themelues të PD, tani kur gjithçka duket e parikuperueshme? Berisha ndoshta ka menduar se pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës me 22 korrik, cunami kundër tij do vinte duke u qetësuar, kundërshtarët në parti do të tërhiqeshin të pashpresë dhe vëmendja do të zhvendosej në përballjen e opozitës me qeverinë. Sigurisht ka qenë një iluzion i shkurtër. Skandali në votimin për Gramoz Ruçin, paraqitja për të ardhur keq e disa deputetëve në ballafaqimin me programin e qeverisë dhe vazhdimi i strategjisë së Ramës për t'a trajtuar kreun e opozitë si një "djalë të mirë" me të cilin merret vesh kurdo, kanë qenë këmbana të forta për ta shkundur Berishën nga iluzioni. Kjo PD nuk do të mund të prodhojë lajm dhe, më keq akoma, mund të mos merret seriozisht si opozitë. Lajm do vazhdojë të mbetet ajo çfarë do të ndodhë brenda saj.

Po t'i shtosh këtij shqetësimi edhe këmbënguljen e kundërshtarëve të Bashës për të vazhduar rrugëtimin e tyre politik, gjërat bëhen fare të qarta për një politikan me përvojë si Sali Berisha. Ai është i bindur se krijimi i një partie të re, që në zgjedhjet lokale të 2019, do t'a asgjësonte PD politikisht. Edhe ato pak vota që i kanë mbetur, do të ndaheshin përsëri, duke e shndërruar Ramën në një lider të gjithëpushtetshëm.

Prandaj Berisha u lutet ish bashkëpunëtorëve të tij të mbeten tek investimi i tyre. Por është shumë vonë në kohë që lutjet të bëjnë punë. Sali Berisha ose duhet të gjejë mekanizmin që investimi për të cilin flet të përfaqësohet në "pronësinë" e PD ose përndryshe duhet t'i lerë "djemtë e tij të shkojnë". Këta të fundit nuk kanë rrugë tjetër. Vetëm një parti e re, do të ishte imponimi politikisht korrekt, për të rimarrë atë që u takon nga investimi i tyre në Partinë Demokratike. Doktori duhet të lirojë tespihet dhe t'i hedhë secilit kokrrën e tij të fatit, përfshi edhe Lulzim Bashën.

/Mapo

Kryebashkiaku i Ankarasë u lut që uraganet ta shkatërronin Amerikën, reagon SHBA

Posted: 15 Sep 2017 07:36 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas lutjeve të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit turk Ankara, që uraganet Irma dhe Harvey të shkaktonin sa më shumë shkatërrime në SHBA, në mënyrë që kjo e fundit ta linte Turqinë rehat.

Në disa postime në Twitter, kryebashkiaku Melih Gokçek ka shkruar: "Kostot e uraganeve Harvey dhe Irama në SHBA kanë arritur në 290 miliardë dollarë. Vazhdojmë me lutjet 'O Zot, atyre që merren me ne jepu probleme të tilla që të na harrojnë'".

Pas deklaratave kontraverse ka reaguar edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e cila nuk e fshehu habinë kur gjatë një takimi me gazetarët e huaj mësoi se çfarë kishte shkruar në Twitter kryetari i një bashkie me 5-6 milionë banorë.

"Unë jam një grua besimtare dhe uroj që ato lutje të bien në vesh të shurdhër. Sepse as nuk mund ta mendoj që dikush lutet që një tjetër komb të përjetojë tragjedi", tha ajo.

Heather Nauert

Pas reagimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, Gokçek doli me një deklaratë për mediat, ku tha se ai nuk kishte uruar shkatërrime për popullin amerikan, por për shtetin amerikan që nuk rresht së ndërhyri në Lindjen e Mesme.

Një trajner grek për Tiranën, ja kush është drejtuesi i ri i bardhebluve

Posted: 15 Sep 2017 07:17 AM PDT

Antonios Doukas është trajneri i ri i skuadrës së Tiranës në basketboll për meshkuj, lajm që është konfirmuar sot përmes një postimi në faqen zyrtare të skuadrës bardheblu në "Facebook".

Doukas, 45 vjeç, ka marrë që nga dita e sotme frenat e kampionëve të Shqipërisë, duke pasuar në këtë detyrë malazezin Nikola Milatovic (u largua pak ditë më pare).

Një detyrë e vështirë për trajnerin grek, që nën drejtimin e Tiranës do t'i duhet të mbrojë trofetë e fituara sezonin e kaluar dhe të bëjë një përfaqësim të mirë në Ligën Ballkanike, ku kryeqytetasit do të luajnë këtë sezon për të dytin vit me radhë.

Greku Doukas është një trajner me përvojë në arenën ndërkombëtare, pasi ka drejtuar jo vetëm në Greqi (Iraklis), por edhe në Bullgari (Academic Sofia). Ai do të nisë nga dita e sotme detyrën me Tiranën, për të ndërtuar një ekip të fortë e pretendent në të gjitha turnetë ku bardheblutë do të marrin pjesë sezonin e ri.

Pak ditë më parë, menaxheri i klubit Tirana, Angelo Koleka, tha se ka arritur një marrëveshje me një tjetër trajner të huaj (emri i të cilit u zbulua sot), por konfirmoi se drejtuesi i ri do të punonte për ta çuar skuadrën në një stad tjetër e ku Liga Ballkanike mbetet objektivi kryesor.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more