Skip to main content

Koha.net: “A pati transplant organesh nga UÇK? Flet gazetari norvegjez që ishte në luftën e Kosovës” plus 29 more

Koha.net: “A pati transplant organesh nga UÇK? Flet gazetari norvegjez që ishte në luftën e Kosovës” plus 29 more


A pati transplant organesh nga UÇK? Flet gazetari norvegjez që ishte në luftën e Kosovës

Posted: 09 Oct 2017 02:42 PM PDT

A ka kryer krime lufte UÇK-ja siç është akuzuar? Gazetari norvegjez Paul Refsdal në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare”, rrëfen të vërtetën e tij. Pjesë nga intervista: -Ishit dëshmitar kur qëndruat me UÇK për ndonjë krim lufte që ata kryen? Paul Refsdal: Jo -Këto akuza dhe kjo gjykatë speciale që u ngrit për t’i hetuar këto, ka qëllime politike? Paul Refsdal: Ndoshta. Jam i sigurt se kanë bërë disa krime, ekzekutime të burgosurish etj, por ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panucci i kënaqur me paraqitjen ndaj Italisë

Posted: 09 Oct 2017 02:29 PM PDT

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 1 me 0 nga Italia në xhiron e fundit të Grupit G në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”. “Luajtëm me shumë kurajo dhe zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Krijuam 3-4 situata goli, ndoshta edhe duke rrezikuar pak, por jemi munduar të përballemi si të barabartë me Italinë”, tha Panucci. Italiani shprehi keqardhje për humbjen, që erdhi si pasojë e një gabimi, por nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agjenda legjislative parasheh që FAK-u të votohet në fund të nëntorit

Posted: 09 Oct 2017 02:49 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV shpalos në Rahovec programin me 35 zotime

Posted: 09 Oct 2017 02:13 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec, me kandidatin për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka prezantuar inovacionin e ri në këtë fushatë elektorale – shfletimin e programit “Rahoveci, qytet në çdo fshat”. Korenica, me këtë rast tha se ai është kandidati i vetëm që u ka ofruar një program të qartë qytetarëve dhe është i pari kandidat që këtë e mundëson me shfletim online pas skanimit të QR Code në broshurë dhe banerin kryesor të vendosur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthejnë akuzat për blerje prej 3 mijë eurosh të një certifikate të veteranit

Posted: 09 Oct 2017 02:35 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Islanda bëhet shteti më i vogël që kualifikohet ndonjëherë në Botëror

Posted: 09 Oct 2017 02:09 PM PDT

Paraguai kishte një popullsi prej rreth 850,000 banorë kur u ftua në Botërorin e vitit 1930. Më 2005, Trinidad dhe Tobago u bë shteti më i vogël që u kualifikua ndonjëherë për turneun në fjalë me një popullsi prej pak më shumë se 1.2 milion banorë. E Islanda tashmë ka shkelur këto rekorde. Islanda e mposhti Kosovën me rezultat 2-0 të hënën mbrëma si e para në grupin kualifikues të UEFA-s, dhe në këtë rrugë u bë shteti më i vogël që është kualifikuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: " Uttaran" epis. 1348

Posted: 09 Oct 2017 01:15 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Automan®

Posted: 09 Oct 2017 08:00 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kronika Zgjedhore

Posted: 09 Oct 2017 07:25 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koha Elektorale ®

Posted: 09 Oct 2017 06:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express®

Posted: 09 Oct 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: "Perandori" epis. 185 (10+) ®

Posted: 09 Oct 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki krenar për periudhën e kaluar te Kosova

Posted: 09 Oct 2017 01:53 PM PDT

Albert Bunjaki ka thënë se është shumë krenar për periudhën e kaluar te Kosova në 8 vjet e gjysmë si përzgjedhës i ekipit përfaqësues. Pas humbjes 2 me 0 nga Islanda, që njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Bunjakit te Kosova, ai ka thënë se ky ekip i Kosovës ka të ardhme të ndritur. “Nuk ka ndjenjë që e përshkruan periudhën te Kosova. Me gjitha vështirësitë dhe rrugën që kemi kaluar jam shumë krenar. E gjithë Kosova duhet të jetë dhe të përkrahë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria mbyll me humbje në shtëpi eliminatoret për Botëror

Posted: 09 Oct 2017 01:38 PM PDT

Shqipëria ka mbyllur me humbje minimale nga Italia kualifikimet për Botërorin Rusia 2018. Antonio Candreva realizoi golin e vetëm në fitoren 0 me 1 të italianëve. Në Grupin G, Shqipëria përfundon si e treta me 13 pikë të tubuara. Direkt në Botëror nga ky grup shkon Spanja me 28 pikë, e Italia shkon në fazën e “Play-Offit” me 23 pikë të tubuara. Pas Shqipërisë renditen Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova mbyll me një pikë fazën e kualifikimeve për Botëror

Posted: 09 Oct 2017 01:35 PM PDT

Kosova ka pësuar edhe humbjen e nëntë në fazën kualifikuese për Botëror, që njëkohësisht ishte hera e parë në të cilën Kosova mori pjesë. Nga dhjetë takime, vetëm i pari solli një pikë ndërsa të gjithë të tjerët shkuan në favor të kundërshtarëve. Kjo njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Albert Bunjakit si përzgjedhës i Kosovës. Në xhiron e fundit të Grupit I, Kosova u mposht 2 me 0 nga Islanda, e cila kualifikohet direkt në Botëror. Gylfi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi zotohet për promovimin e sportit dhe përkrahjen e talenteve

Posted: 09 Oct 2017 01:34 PM PDT

Gjatë një vizite që i ka bërë të hënën në mbrëmje Klubit Forta Thai Boxing Gym, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në këtë klub është që të dëshmojë rëndësinë që ka sporti dhe rekreacioni në Programin e tij qeverisës katërvjeçar për Prishtinën. “Ne do të promovojmë sportin dhe do t'i përkrahim telentet e kryeqytetit me fonde.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj në Klinë: Mos votoni ata që s’e kanë pushtetin qendror – do të mbeteni me 0 investime

Posted: 09 Oct 2017 01:28 PM PDT

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë ka mbajtur tubim të madh elektoral më anëtarë dhe simpatizantë të fshatit Caravik të Klinës, ku nënkryetari i kësaj partie Enver Hoaxhaj, ka porositur që “mos të votohen ata që kanë zero pushtet në nivel qendror ngase do të keni zero investime”. Në këtë tubim janë prezantuar 29 kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës së Klinës si dhe është bërë shpalosja e programit për qeverisjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe dy shqiptarë shënojnë për Maqedoninë

Posted: 09 Oct 2017 01:22 PM PDT

Enis Bardhi dhe Arijan Ademi kanë realizuar dy golat e radhës për Maqedoninë në ndeshjen me Lihtenshtajnin. Me dy golat e Bardhit dhe Ademit, Maqedonia arrin “pokerin” në ndeshjen e fundit të Grupit G. Më herët shënoi Visar Musliu, pas asistimit të Ezgjan Alioskit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia realizon në “Loro Boriçi”

Posted: 09 Oct 2017 01:19 PM PDT

Italia ka realizuar gol ndaj Shqipërisë në përballjen e fundit të Grupit G kualifikues për Botërorin Rusia 2018. Antonio Candreva shënoi në minutën e 73-të pas asistimit të Leonardo Spinazzolas. Italia po udhëheq 0 me 1. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti mund të arrestohet nesër

Posted: 09 Oct 2017 01:14 PM PDT

Nesër do të vazhdojë seanca ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015. Në seancën e kaluar, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit. Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së këtyre dy të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Islanda dyfishon epërsinë ndaj Kosovës

Posted: 09 Oct 2017 01:14 PM PDT

Islanda ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës. Johann Gudmundsson realizoi në minutën e 68-të për 2 me 0. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit I në kualifikimet për Botërorin 2018. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klosi: Me Çuçin e Çekun do të kthejmë turizmin në industri

Posted: 09 Oct 2017 01:02 PM PDT

Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se bashkë me dy zëvendësit e tij, Ornela Çuçin dhe Hajrulla Çekun do të angazhohen që turizmin në Shqipëri ta kthejnë në industri. “Faleminderit Ornela Çuçit, eksperte e spikatur e çështjeve mjedisore, (Doktor i Shkencave Mjedisore) dhe Hajrulla Çekut, i spikatur gjithashtu për aktivitetin e tij në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore me qasje zhvillimin e turizmit, që pranuan dhe ju bashkuan ekipit drejtues të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusët kanë blerë reklama tek Google për të ndihmuar Trumpin në zgjedhje

Posted: 09 Oct 2017 12:59 PM PDT

Sipas njoftimeve të reja të gazetës The Washington Post, operatorët rusë blenë dhjetëra mijëra dollarë reklama në motorin gjigant të kërkimeve në internet, Google vitin e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar manjatin e pasurive të patundshme Donald Trump të fitonte presidencën amerikane. Njerëzit me njohuri për një hetim nga kompania Google i thanë gazetës The Washington Post se kompania globale e teknologjisë zbuloi se agjentët rusë synonin të shpërndanin informacione dezinformuese......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti e Krasniqi në Grashticë: Kemi ndryshuar diskursin politik në Kosovë

Posted: 09 Oct 2017 12:46 PM PDT

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti tha se në mandatin e dytë po synojnë që t’i shtrijmë investimet në secilin cep të Komunës. “Secila lagje dhe secili fshat i ka kërkesat dhe nevojat e veta. Secila lagje dhe secili fshat i ka renditur prioritetet e veta. Në bazë të atyre prioriteteve, janë edhe zotimet tona. Ne e kemi ndryshuar diskursin politik në Kosovë, dhe konceptin për Komunën dhe Republikën. Nuk marrim poste për t’u shkëputur nga qytetarët, por marrim obligime që i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografia që tregon ngjashmërinë e Beyonces me të bijën

Posted: 09 Oct 2017 12:44 PM PDT

Nëna e divës së muzikës Beyonce, Tina Knowles, e ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Në foto ajo e vë në pah ngjashmërinë mes vajzës së saj, Beyonce, dhe mbesës së vogël Blue Ivy. Poshtë fotografisë, zonja Knowles e ka vënë shkrimin, "A nuk duket Beyonce sikurse Blue në këtë foto?!" {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sabiha Shala takon studentët pejanë që i ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës

Posted: 09 Oct 2017 12:43 PM PDT

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka takuar studentë të profileve të ndryshme të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës nga të cilët ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 22 tetorit. Ndër të tjera, Shala ju drejtua studentëve se “sonte nuk mbajta ligjëratë, por ishte kënaqësi e veçantë të bisedoja me studentë pejanë të cilët po ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës. U ndjeva studente sikur para pak......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alioski asiston, Musliu shënon për Maqedoninë

Posted: 09 Oct 2017 12:36 PM PDT

Visar Musliu ka realizuar gol për Maqedoninë në xhiron e fundit të Grupit G kualifikues për Botërorin 2018 ndaj Lihtenshtajnit. Futbollisti shqiptar shënoi me kokë pas asistimit nga ylli tjetër shqiptar Ezgjan Alioski. Maqedonia po udhëheq 2 me 0 pas pjesës së parë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lladrovcin në Tërstenik thotë se i ka realizuar pritjet e qytetarëve

Posted: 09 Oct 2017 12:38 PM PDT

Kryetari aktual dhe i nominuari për mandatin e ardhshëm katërvjeçar për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar disa takime elektorale në fshatin Tërstenik, në disa lagje, siç thotë komunikata e PDK-së, “të këtij bastioni të PDK-së”, për të shpjeguar vizionin e Forcës së Ndryshimit dhe Partisë Demokratike të Kosovës për Drenas në mandatin e ardhshëm. Ai ka theksuar se pritjet e qytetarëve i ka realizuar por edhe është zotuar se së bashku me votën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri i bindur se do të fitojë me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake

Posted: 09 Oct 2017 12:35 PM PDT

Në vazhdën e aktiviteteve në terren, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shtabin e nëndegës “Rruga e Prishtinës”, ku ka parë mobilizimin e jashtëzakonshëm të këtyre lagjeve për zgjedhjet e 22 tetorit. “Luta i LDK-së ka thënë se ky mobilizim dhe mbështetja qytetare që po e merr gjithandej territorit të komunës për Lidhjen, do të kurorëzohet me fitoren e madhe dhe atë pa balotazh”, thuhet në njoftimin për media. “Unë ju......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV prezanton 26 zotimet për Pejën

Posted: 09 Oct 2017 12:34 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje në Pejë ka thënë se qeverisjet e ndryshme në këtë Komunë e kanë shndërruar këtë qytet të bukur e me potencial të shumëfishtë në “çerdhe të krimit e korrupsionit dhe e kanë lënë pa zhvillim e përparim”. LDK dhe AAK, herë njëra e herë tjera, në bashkëqeverisje me PDK-në, sipas VV-së, kanë promovuar mendësi të njëjtë qeverisëse dhe me qeverisjet e tyre, Peja ka stagnuar, kurse pejanët në vazhdimësi e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more