Skip to main content

Mesazhi.com: “Mulla Idris Gjilani figurë dhe personalitet i shquar që mbrojti territoret etnike shqiptare” plus 9 more

Mesazhi.com: “Mulla Idris Gjilani figurë dhe personalitet i shquar që mbrojti territoret etnike shqiptare” plus 9 more


Mulla Idris Gjilani figurë dhe personalitet i shquar që mbrojti territoret etnike shqiptare

Posted: 08 Oct 2017 03:08 PM PDT

Në sallën e teatrit të qytetit të përmbushur për plotë aderues të fjalës së shkruar dhe të mysafirëve nga Prishtina dhe Anamorava, të shtunën në Gjilan u promovua libri i ribotuar "Mulla Idris Gjilan dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)", të autorit, Muhamet Pirraku.

Tubimi promovues i këtij libri filloi me këndimin e një pjese Kuranore si dhe me intonimin e himnit kombëtar. Promovimi dhe ribotimi i librit të Muhamet Pirrakut ,"Mulla Idris Gjilanit dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)"e bëri Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit. Andaj në fjalën përshëndetëse Naim ef. Aliu, ribotimin e librit të përmendur e arsyetoi nga se ishte nevojë imediate edhe për një ribotim, për të cilin kohë më parë kishin kërkuar popullata nga se ekzemplarët e botimit të parë të tij nuk kishin mjaftuar që t`i plotësojnë nevojat e lexuesve.Më pas Naim efendi Aliu përshëndeti të pranishmit e posaçërisht familjarët e Mulla Idrizit, të Myderis Haki efendi Sermaxhajt, të Mulla Nysret Hajdarit dhe të dëshmorëve të tjerë.

Përshëndetje e veçantë ishte për prezencën e Myftiut të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava. Në vazhdim Naim efendi Aliu potencoi nevojën e krijimit të veprave në ndriçimin e personaliteteve të shquara të kombëtare dhe fetare të kësaj ane si: të Mulla Kadri Llashticës. Mulla Hasan Masuricës , të Hoxhë Lipovicës, Mula Avni Aliut e të tjerëve, për veprat e të cilëve shumë pak kemi bërë në këtë drejtim.

Në vazhdim Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava duke ngritur lartë personalitetin prej luftëtari, ideologu e atdhetari të pa shoq shëmbëlltyrën e Mulla Idris Gjilanit theksoi:"Lufta e imponuar nga armiqtë tan e shtyri popullin tonë për tu ballafaquar drejtpërdrejtë me armikun në mbrojtje të Atdheut. Gjatë historisë sonë shumë vëllezër dhe motra u diskriminuan. I torturuan, u vranë pa të drejtë nga armiku. Andaj Mulla Idris Gjilanin kjo si edhe shumë porosi kuranore të cilat ishin kalitur thellë në shpirtin dhe zemrën e tij që nga bangat e Medresesë Atik të Gjilanit e bënë atë luftëtar trim dhe një strateg të rrallë Lufte për çlirimin e Atdheut.

Ne sot vazhdoi myftiu Tërnava, po shpalosim vlerat dhe virtytet e hoxhës, edukatorit, para se gjithash virtytet e larta të birit të këtij vendi, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit, arsimimit dhe përparimit e mbi të gjitha organizimit dhe mbrojtjen me dinjitet të vendit të tij. Ai për këtë qëllim flijoi edhe jetën duke u bërë kurban i Atdheut, duke rënë shehid për të mos vdekur kurrë nga se dëshmorët nuk vdesin, por ata janë të gjallë.

Duke elaboruar për punën e Mulla Idris Gjilanit si Myfti, i Gjilanit, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, theksoi se Mulla Idrisi në punën e tij gjithherë kishte për bazë sheriatin. Kur flasim për Mulla Idris Gjilanin, kujtojmë njeriun që ishte i edukuar dhe i shkolluar që të jetë udhëheqës shpirtëror, dhe .. kur e thirri ora e Atdheut dha Kushtrimin për Atdhe, la vendin e tij dhe postin e Myftiut dhe rroki armët dhe u vu në ballë të popullit për mbrojtjen e tokës ,të cilën ia lanë amanet të parët, dhe u vu në mbrojtje të trojeve që ia kishte falur i madhi Zot.

Në Vazhdim muftiu Tërnava përmendi edhe luftën e Kikës legjendare duke theksuar se ne nuk jemi popull që rrimë duar kryq kur na sulmohet Atdheu. Mulla Idris Gjilani me punën dhe veprën e tij mbetet një shembull që duhet ndjekur se si jetohet, punohet dhe vdiset për fe dhe atdhe theksoi Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava në përfundim të fjalës së tij.

Në Vazhdim të këtij tubimi promovues me ekspozetë e tyre për librin i paraqiten panelistët: Panelisti i parë i këtij tubimi promovues, Daut Bislimi në fjalën e tij paraqiti punën dhe veprën e Mulla Idris Gjilanit, i cili viteve 1943-45 ka lënë gjurmë të madhe në historinë kombëtare shqiptare në periudhën e vështirë për mbrojtjen e territoreve shqiptare gjatë luftës së dytë botërore. Është një nga personalitetet më të shquara në Anamoravë, në Kosovën lindore dhe më gjerë, për mbrojtjen dhe çlirimin e territoreve etnike shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore në një periudhë ndër ma të rëndësishmet e historisë sonë kombëtare. Angazhimi i tij dhe besimi i bashkëmendimtarët e tij grumbulluan luftëtarët më të guximshëm, të cilët dëshmuan me sakrificën a tyre në luftën ndaj hordhive partizano çetnike në luftën e dytë botërore.

Daut Bislimi elaboroi shkurtimisht ecurinë e kundërshtimeve me aksione dhe me luftë aktivitetin e Mulla Idris Gjilanit si komandant trim e luftarak i pa trembur dhe shumë bashkëluftëtarëve të tij, kundër hordhive fashizoide të sllavo-komuniste të asaj kohe. Andaj personaliteti i Mulla Idris Gjilanit nuk duron, dhe nuk ka nevojë për fjalë të mëdha. Ai e ka veprën, të cilën vetëm duhet respektuar veprën e tij, të mendosh dhe të shkruash ndryshe për Mulla Idris Gjilanin është sikur të mendosh t`i lëvizësh Alpet shqiptare, theksoi në fund të ekspozesë së tij Daut Bislimi.

Panelisti i dytë në këtë tubim promovues, Sabile Keqmezi – Basha foli për veprën e Muhamet Pirrakut kushtuar Mulla Idris Gjilanit.

Në fillim ajo potencoi disa fjalë edhe për veprën voluminoze të autorit kushtuar këtij patrioti e luftëtari të denjë për mbrojtjen dhe lirin e trojeve etnike shqiptare të Kosovës Lindore.

Sabile Keqmezi- Basha paraqiti shëmbëlltyrën e Mulla Idrisit si një luftëtar, trim e hoxhë patriot, virtyte këto, të cilat i dëshmoi me punën dhe veprimtarinë e tij gjatë jetës e sidomos në vitet e fundit të Luftës së dytë botërore e deri në përfundim edhe të jetës së tij.

Panelisti i tretë, Aliriza Selmani në ekspozenë e tij theksoi disa ngjarje historike dhe dëshmi nga jeta dhe vepra e Mulla Idris Gjilanit gjatë periudhës jetësore të tij që nga lindja e deri në vdekje,një pjesë e të cilave theksoi se janë dëshmi okulare të pa shënuara dhe të pa botuara deri më tash.

Në fund këtë tubim e zbukuroi edhe paraqitja e këngëtarit popullor, Xhemajl Berisha me këngën, kushtuar Mulla Idriz Gjilanit, të cilën e këndoi vet autori.

The post Mulla Idris Gjilani figurë dhe personalitet i shquar që mbrojti territoret etnike shqiptare appeared first on Mesazhi.com.

Dogana dhe AUV demantojnë Express-in: Kurbanët e BIK-ut gjithçka në rregull (Video)

Posted: 08 Oct 2017 02:52 PM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit ka organizuar prerjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanëve përgjatë festës së Kurban Bajramit.

Por e gjithë situata u komplikua kur në media u raportua se BIK-u ka manipuluar me çmimin e kurbanit dhe shitjen e tyre nga ana e individëve të ndryshëm në treg.

Kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një deklarate me shkrim duke demantuar pohimet e raportuara në medie se 1 kilogram mish t'i ketë kushtuar 17 euro.

BIK shpjegon se mishi i kurbanëve të ardhur nga Hungaria kap sasinë mbi 100 tonë, e jo 15 tonë, siç u raportua.

BIK-u po ashtu ka sqaruar edhe për mënyrën e organizimit të therjes dhe përpunimit të mishit të kurbanëve.

BIK-u ka sqaruar edhe procedurat e dhënies së tenderit për furnizim me kafshë për mish kurbani.

Edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, deklaroi për Tribuna Channel se sasia e importit që ka ardhur nga shteti i Hungarisë për BIK-un ka qenë 108 mijë kilogramë të mishit të llojeve të ndryshme i cili ka kushtuar 573 mijë euro, ose 5.3 euro për kilogram.

Zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, deklaroi për Tribuna Channel se Kushtetuta dhe Ligjet e rregullojnë çështjen e tregut të lirë dhe në këtë relacion asnjëherë si autoritet nuk kanë ndërhyrë që ta favorizojnë njërën palë apo tjetër.

Thaçi tutje tha se e kanë njoftuar BIK-un mbi procedurat e importit dhe kushtet që duhet t'i plotësojnë në raport me kurbanët.

Ai siguron qytetarët e vendit se mishi i kurbanëve është i sigurt dhe se nuk është paraqitur asnjë ankesë përkitazi me cilësinë e tyre.

Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës çdo vit organizon shpërndarjen e kurbanëve përgjatë festës së Bajramit.

The post Dogana dhe AUV demantojnë Express-in: Kurbanët e BIK-ut gjithçka në rregull (Video) appeared first on Mesazhi.com.

LGBT, një komunitet që ka nevojë për ndihmë

Posted: 08 Oct 2017 01:49 PM PDT

Shkruan: Avni Tafili

Nuk duhet t’i sulmojme. Nuk sulmohet nje komunitet nevojtar, i semure, i devijuar, i lajthitur. Jo t’i luftojme, por te luftojme semundjen e tyre.

Te zbulojme arsyet qe i shtyne te lajthisin nga natyrshmeria, qe t’i sherojme e t’i riintegrojme ne shoqerine e natyrshme, normale.

Te dihen arsyet, nese i takojne shendetit mental, psikik a fizik. Dhe te trajtohen. Arsyet mund te jene edhe ato politike, ekonomike, sociale a kulturore. Edhe ndaj ketyre arsyeve paqesisht duhet vepruar.

Paraden e ketij komuniteti e shoh si, “Jemi te semure, kemi nevoje per trajtim”, e nuk dua ta shoh si, “Jemi te lajthitur e duam te lajthisim edhe te tjeret”.

Zoti i sherofte e na ruajtte nga lajthitja!

The post LGBT, një komunitet që ka nevojë për ndihmë appeared first on Mesazhi.com.

Alarmi i ish-presidentit: Gjendja e drogës dhe e krimit në Shqipëri, më e rëndë se në Meksikë e Kolumbi

Posted: 08 Oct 2017 01:07 PM PDT

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka theksuar se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, mafien dhe se gjendja në vend është më e dhimbshme se në Meksikë apo Kolumbi, vende simbol të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nishani tha se trafiku i drogës mori përmasat e biznesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit.

"Në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit", tha ai duke nënvizuar se "Beteja me mafien nuk mund të ketë kthim pas".

Duke folur për ngjarjen e 18 shtatorit në Elbasan, Nishani tha se tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias.

"Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoi të reagojë. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj", tha ai.

Postimi i plotë i Nishanit në Facebook:

"Beteja me Mafien nuk mund të ketë kthim pas.

Sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoi faktin e dhimbshëm se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, Mafien. Në historinë botërore të këtij organizimi konfirmohen të njëjtat karakteristika. Pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës, korruptimi i policisë, lidhjet me nivelet e larta politike përmes mbështetjes elektorale, marrja e aseteve dhe pasurive publike dhe kulmon me agresionin arrogant ndaj vetë shtetit. Në Shqipëri trafiku i drogës mori përmasat e biznesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit. Në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit. Në vende të tilla si Kolumbia, Meksika apo të tjera të Amerikës së Jugut të cilat kanë qenë dhe epiqendra botërore të trafikut të drogës ky biznes kriminal kapte miliarda, por jo te tejkalonte buxhetin e vetë shtetit. Rasti ynë duket më i dhimbshëm.

Një nga trafikantët më të mëdhenj në Meksikë, Amado Carrillo Fuente, mori pseudonimin "Zoti i Qiejve" për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Në Shqipëri transporti i drogës me avionë u bë një fenomen masiv dhe përgjegjësit për luftën ndaj tyre talleshin "live" me shqiptarët duke ju treguar kaçatorrët që dezinfektonin mushkonjat.

Për Joauqin "El Chapo" Guzman kryetrafikant në Meksikë, tregohen shumë histori që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante.

Në Shqipëri shëtitja e deputetëve nën shoqërinë e gangsterrëve gjatë fushatës elektorale, market më market duke paguar listat e gjata të borxheve të qytetarëve zëvendësoj pothuajse totalisht takimet elektorale me qytetarët ku të paraqiteshin apo diskutoheshin programet qeverisëse.

Pablo Escobar ne Kolumbi pasi korruptoi pa fund policë, prokurorë e politikanë, pasi provoi edhe vetë për një kohë të shkurtër karrierën politike vendosi ti sulej me tank dhe blind stacioneve të policisë.

Në Elbasan mafia e drogës ju vërsul me makinë të blinduar forcave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës prej tyre.

Krimi i rëndë i Elbasanit në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit që ti jepet shans drejtësisë të bëhet po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet. Tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias.

Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoi të reagojë. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj.

Banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz.

Banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj. Ky ishte dhe dështimi më i madh i shtetit.

Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona.

Me armë në brez të gjobisin çdo biznes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë ekzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo ! Shqipëria duhet të jetë vendi i turistëve që mëngjesi i gjen në Valbonë e mbrëmja në Llogara. E hëna në Berat dhe fundjava në bregun e Jonit.

Ku shqiptarët e thjeshtë dhe jo mafia, të bëjnë biznes me bukuritë që ofron Thethi e Boga, Voskopoja e Kelmendi, Tomorri dhe Butrinti.

Shqipëria nuk mund të kthehet në hambarin e drogave drejt Evropës por në mundësinë e fermerëve që eksportojnë gjithë vitin. Këto janë plotësisht të mbërrishme. Por që të ndodhin duhet mundur mafia.

Beteja me të tani është betejë që nuk mund të ketë kthim pas. Ajo nis e mbaron tek pasuritë e paligjshme të saj. Tek paratë e pista që lehtësisht sekuestrohen. Veç duhet vullnet politik që të bëhet ajo. Nëse nuk bëhet kjo atëherë nuk ka luftë kundër Mafies. Kush do ta ofrojë këtë vullnet politik, kush do godasë pasuritë e vëna përmes krimit dhe që vihen në shërbim të krimit do mund ta bëjë këtë betejë dhe do ta fitojë atë".

The post Alarmi i ish-presidentit: Gjendja e drogës dhe e krimit në Shqipëri, më e rëndë se në Meksikë e Kolumbi appeared first on Mesazhi.com.

Studim: 10 faktet shokuese rreth homoseksualizmit dhe LGBTI-së !

Posted: 08 Oct 2017 11:08 AM PDT

Dr. Abdul Hamid Kudah (specialist i sëmundjeve virusale)

Në Perëndim me gjuhën e tyre thonë: " Zoti e krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Stivin ", që domethënë se Ai krijoi mashkullin dhe femrën, e jo dy meshkuj ose dy femra, pra lidhja plotësuesese, e natyrshme dhe e saktë është lidhja në mes mashkullit dhe femrës. Kështu që, homoseksualiteti ( të vepruarit si populli i Lutit ose shthurja ) nuk është prej natyrshmërisë me të cilën Allahu e krijoi njeriun, por është një risi dhe rezultat i një ambienti jo të shëndoshë, të cilën e nxiti djalli dhe ndihmëtarët e tij prej njerëzve dhe e quajtën me emra të ndryshëm ( seksi i njëjtë ). Derisa erdhi koha të rishfaqet sërish populli i Lutit por tani në një rrobë të re!!
Tregimi i popullit të Lutit është cekur në më shumë se 100 citate Kuranore dhe kjo që të jetë ( fatkeqësia e tyre ) mësim për ne…përfundimi i të cilëve ishte zhdukje, shkatërrim dhe çrrënjosje deri te personi i fundit i tyre!!
A do të shpëtoj bota sot nga marrëzitë e tyre?
Nuk ma merr mendja, sepse premtimet janë të shumta dhe të arriturat e tyre edhe më të shumta, të cilat paralajmërojnë për një hata të madhe nga e cila nuk do të shpëtoj askush, në atë kohë do të pendohen njerëzit, por pendimi nuk do t'u bëjë dobi.
Thotë Allahu i madhëruar: ' Ruajuni nga sprovimi i cili nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, dhe ta dini se Allahu ësht Ndëshkues i Rreptë ' ( Enfal 25)
Në vazhdim do t'i sjellim faktet shkencore të cilat janë shokuese në lidhje me ta:
1- Qendra për parandalimin e infeksioneve në SHBA ( CDC ) e emërtoi Sidën në fillim të paraqitjes së saj me emrin e saj të vërtetë e ai është " Kanceri i Homoseksualizmit ", më pas e riemëroi me emrin " Dobësimi i imunitetit i ndërlidhur me homoseksualizmin ".
Por pas ngjarjes së aktorit të njohur Rok Hudson të cilin e skandalizoi sëmundja e tij ngase ai ishte homoseksual, ashtu siç më ka treguar mua profesori francez Luk Montagnier i cili ishte zbulues i virusit Hiv, se Rok Hudsoni erdhi fshehurazi në institutin Pasteur në Paris, i dhuroi institutit 30 milion franga franceze me kusht që të ketë hulumtime intensive në zbulimin e vaksinës për ta shpëtuar atë para se t'i bëhet publike skandali i tij….por hulumtimet nuk e ndihmuan e as sëmundja nuk i dha afat…nuk shkoi gjatë dhe ndërroi jetë…kështu që u shtuan në këtë kohë mallkimet kundër homoseksualëve dhe llojit të tyre!!
Për këtë në vitin 1982, nën presionin e organizatave të ndryshme të LGBTI-së në botën perëndimore, u emërua kjo sëmundje sërish me një emër tjetër për ta mbrojtur reputacionin e homoseksualëve dhe të grupit LGBTI, e më pas nxorën ligje të nevojshme të cilat e konsiderojnë mardhëniet e gjinisë të njëjtë si të drejtë prej të drejtave të njeriut dhe liri personale të cilën nuk lejohet të kundërshtohet, dhe së fundmi u emërua sëmundja e re me emrin ' AIDS ' apo " Sindromi i fituar nga mungesa e imunitetit ", i cili u kategorizua si një sëmundje ngjitëse e cila vje si pasoj e mardhënieve seksuale.
2- Profesori Kevin Fenton i cili është drejtor i shërbimeve shëndetësore publike në Britani, në seminarin vjetor të vitit 2013 i cili u mbajt në Londër, publikoi këto çështje dhe paralajmëroi për rrezikun e tyre:
a- Paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së një fatkeqësie globale shkaku i së cilës është homoseksualizmi, sepse sëmundjet që përhapen përmes mardhënieve seksuale si dhe SIDA po shtohen tmerrësisht shpejt.
b- e Publikoi se përqindja më e lartë e të goditurve me këtë sëmundje është veçanërisht në mesin e seksit të njëjtë sidomos në SHBA e cila sot konsiderohet si epiqendër e mjekësisë dhe shkencës.
c- Të goditurit me këtë sëmundje në mesin e seksit të njëjtë është tetëfish më i shumtë se sa tek personat e seksit të kundërt dhe kjo në shtetet e varfëra kurse njëzetetrefish më shumë në shtetet e pasura.
d- Brenda homoseksualëve shpërndahet SIDA tetëmbëdhjet herë më shumë se sa në mardhëniet vaginale.
e- Prostitucioni, homoseksualizmi ( seksi anal ), seksi oral dhe substancat narkotike janë përgjegjëse e më shumë se 90% të goditjeve me sëmundjet të cilat përçohen përmes mardhënieve intime dhe e 98% e rasteve me SIDA në SHBA, duke e ditur se të gjitha këto praktika janë të ndaluara në të gjitha fetë qiellore.

3- Drejtori i programit të Kombeve të Bashkuara për luftimin e SIDA-së (UNAIDS) Michel Sidibe publikoi këto fakte me rastin e ditës ndërkombëtare të SIDA-së:
a- Nevoja për mbulimin e shpenzimeve në luftimin e SIDA-së do të arrijnë shifrën 24.000.000 dollarë në vit.
b- Janë rritur rastet me virusin Hiv në 13% në Evropën lindore dhe Azinë e mesme që nga viti 2006.
c- Janë rritur rastet në 100% në Lindje të mesme dhe në Afrikën veriore që nga viti 2001.
d- 50.000 raste të reja me virusin Hiv ndodhin çdo vit në SHBA, sipas raportit të UNAIDS të vitit 2013.
4- Ka shpërndarë UNAIDS ( 2007 ) 3.500.000 prezervativ në të gjitha vendet e botës për parandalim të kësaj sëmundje, duke e nxitur të ashtuquajturën " seksi i sigurt ", por fatkeqësisht numri i rasteve është çdo ditë në rritje!!
Sepse seks të sigurt nuk ka vetëm se në mes burrit dhe gruas.
5- Ka deklaruar Papa Benedikti i XVI se homoseksualizmi do ta shkatërrojë racën njerëzore, ashtu siç ka deklaruar edhe kryeministri i Vatikanit se pranimi i martesës së gjinisë së njëjtë është dështim për gjithë njerëzimin e jo vetëm për vlerat krishtere.
6- Në mes të muajit Maj ( 2015 ) kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u martua me shokun e tij Gutey Destinay dhe i kurorëzoi kryetarja e qytetit të Luksemburgut Lydie Pulfer, në prezenzë të kryeministrit liberal belg Charles Michel i cili e lavdëroi këtë veprim duke thënë: Luksemburgu është pioniere e cila duhet të merret si shembull në të drejtat e njeriut.
7- Kanë pretenduar disa shkencëtar izraelit se shkaku i homoseksualizmit është një hormon ( i trashëguar ) tek homoseksuali, dhe për këtë nuk duhet të përbuzet e as të dënohet për sjelljet e tij, ndërsa janë publikuar disa punime shkencore si dhe janë bërë hulumtime të veçanta në Australi, të cilat e vërtetojnë të kundërtën e këtij pretendimi… këto punime janë publikuar në magazinën " Boston zemrat botërore" në vitin 1999 nën titullin " Demantimi i teorisë së hormonit homoseksual " përmbajtja e së cilës ishte se asnjë prej shkencëtarëve dhe hulumtuesve nuk thotë se homoseksualizmi është trashëgues dhe shkaku i tij janë hormonet të caktuara dhe për shkak të së cilave lind homoseksuali homoseksual.
Këto punime kanë përmbledh shumë mendime të specialistëve të kësaj fushe të cilët e demantojnë këtë gjë…dhe fajin kryesor sipas tyre e kanë mediat të cilat e kanë deformuar të vërtetë dhe faktet duke publikuar mendime jo shkencore. Kështu që këtë teori ( Është i lindur homoseksual vetevetiu) e kanë demantu në përgjithësi me argumente shkencore specialist të kësaj fushe nga e gjithë bota.
Disa prej këtyre librave që flasin për homoseksualizmin e trashëguar kishin për qëllim Islamin dhe të shtinin dyshime rreth tij, në atë formë që të pyes lexuesi, si mund të dënohen njerëz të pafajshëm ( homoseksualët) të cilët nuk kanë faj sepse kështu kanë lindur dhe kjo është jashta margjinave të zgjedhjes së tyre!! Dhe shtronin pyetjet si i dënoi Allahu popullin e Lutit kur Ai vet kështu i ka krijuar ata " homoseksual "!!!
8- Të gjitha përpjekjet për të prodhuar vaksinën kundër SIDA-së dhe kundër disa sëmundjeve që përhapen përmes mardhënieve janë të dështuara deri në këtë kohë, edhe pse janë investuar në këto hulumtime miliarda dollarë, kështu që në fund janë ndarë shkencëtarët në dy grupe, njëri grup këmbëngul që të vazhdojnë hulumtimet deri te një rezultat pozitiv, kurse tjetri thonë që nuk ka dobi nga këto hulumtime, me argument se mbrojtja dhe parandalimi më i mirë për të rinjët nuk janë vaksinat por edukimi i avancuar dhe martesa me gjininë e kundërt. Edhe ne jemi me këtë mendim se zgjidhja e natyrshme dhe e drejtë është fjala e Muhamedit a.s.:" O ju të rinjë, nëse ka mundësi ndonjëri prej jush të martohet atëherë le të martohet, se ajo i bën dobi në ruajtjen e shikimit të tij dhe të organeve të tij, e nëse nuk mundet, atëherë le të agjërojë, ngase ai është mburojë për të " ( Transmeton Buhariu )
9- Edhe pse tek kafshët janë të përhapura mardhëniet seksuale por jo homoseksualizmi, tek ato nuk ka raste të sëmundjeve që përhapen përmes mardhënieve ose SIDA-s, kurse njeriun të cilin e ka nderuar Krijuesi i tij, ia dhuroi atij logjikën duke e dalluar nga krijesat tjera, poashtu u dërgoi Pejgamber, i zbriti atij libra të shenjta që ta udhëzojnë atë dhe ta largojnë nga gjërat e ndaluarat, dhe e la të lirë që ta begatoj atë…. por ai që nuk logjikon me logjikën e tij, e anashkalon atë dhe e bën zot të tij epshin e tij, e pason rrugën e djallit dhe i ndjek vegëzat e tij siç është prostitucioni, homoseksualizmi, substancat narkotike, do të goditet me kësi sëmundje dhe viruse, dhe e humb këtë botë dhe botën tjetër, përderisa sikur të ndodhte një gjë e tillë tek kafshët është e arsyeshme se ato nuk kanë zgjedhje e as logjikë.
10- Sida dhe sëmundjet ngjitëse përmes mardhënieve kategorizohen si sëmundje zgjedhore, nuk e sulmojnë njeriun vetëmse rrallëherë, por njeriu është ai cili vrapon pas shkaktarëve të saj ( prostitucioni, homoseksualizmi ) me epsh të ndaluar dhe me vetdëshirën e tij, edhe pse logjika dhe argumentet hyjnore mundohet ta bindin për gabimin në veprimin e tij, por ai zgjedh sjelljen e ndaluar dhe bie në këto sëmundje, kurse Zoti i madhërishëm thotë: " O ju që besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara…" ( Nur 21 )
Dhe thotë gjithashtu:" All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë)." ( Nisa 27 )

Përktheu: Mr. Rijad H. Imeri

The post Studim: 10 faktet shokuese rreth homoseksualizmit dhe LGBTI-së ! appeared first on Mesazhi.com.

Cana: Ja pse zgjodha Italinë për t’i dhënë lamtumirën Kombëtares

Posted: 08 Oct 2017 09:57 AM PDT

Lorik Cana është gati për mbrëmjen e veçantë për të, ku do t'i japë tani lamtumirën Kombëtares shqiptare, pavarësisht se ka kohë që ka lënë futbollin.

Një jetë në futboll… një jetë për Kombëtaren… Legjendat që kanë bërë historinë e futbollit janë të shumtë dhe kanë pak a shumë të njëjtat karakteristika: Kanë mbetur në zemrat e tifozëve, janë shkaktarë të emocioneve të forta, të rrahjeve të shpeshta të zemrës, të brohoritjeve.Njëri prej tyre, që më shumë sesa legjendë e futbollit, është legjendë e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që të hënën do të shkelmojë për herë të fundit topin dhe do t'i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas 388 ndeshjeve si futbollist profesionist në klube dhe 93 përballjeve me fanellën e Kombëtares, si asnjë tjetër deri më tani.

Lorik Cana, në një rrëfim për "Panorama Sport" tregon pse u vonua kaq shume ceremonia lamtumirëse e pensionimit të tij dhe pse zgjodhi pikërisht këtë kundër Italisë.

"Në fakt, dëshira ka qenë që të bëhet më herët. Fillimisht ideja ishte që të bëhet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, për faktin se ceremonia e lamtumirës bëhet afër kohës kur e lë futbollin", u shpreh Cana."Tani ka kaluar shumë kohë. Dëshira ishte që të bëhej gjatë një miqësoreje, një takim i posaçëm i përfaqësueses që të isha disa minuta në fushë duke luajtur herën e fundit që do të lija futbollin".Mirëpo, kompeticioni, planet dhe programi nuk e mundësuan diçka të tillë. E morëm vendimin, maksimumi brenda një muaji për ta organizuar duke folur me familjen, me federatën dhe me miqtë. Është vonë, por duhet të bëj një përshëndetje me njerëzit në ndeshjen e fundit që do të luhet në vendin tonë", shtoi ish kapiteni."Është një kualifikuese kundër Italisë, e cila do të ketë shumë njerëz në stadium dhe menduam që më mirë ta bëjmë tani, sesa mos ta bëjmë fare".

"Kështu që ishte momenti i fundit, pasi më vonë se kaq nuk mund ta shtynim dot, duke qenë se një lamtumirë pas dy vitesh që kam lënë futbollin, nuk ka kuptim. Madje, edhe me kaq në 15 apo 16 muaj, jemi vonë. Preferoj ta bëj tani se më vonë nuk ka më kuptim", theksoi mes tjerash Cana.

The post Cana: Ja pse zgjodha Italinë për t'i dhënë lamtumirën Kombëtares appeared first on Mesazhi.com.

Përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme

Posted: 08 Oct 2017 08:49 AM PDT

Analistët politikë në Prishtinë, mundësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e shohin si të rëndësishëm dhe një mundësi të mirë që procesi të japë rezultate pozitive.

Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, konsideron se pjesëmarrja eventuale e SHBA-së në dialog, është tejet e rëndësishme, pasi që, sipas tij, do të ndihmojë që procesi të shkojë më shpejt drejt përfundimit.

“Tash, faza tjetër e dialogut që duket të jetë një fazë shumë më e komplikuar dhe më e rëndë sepse dëshirohet një marrëveshje më gjithëpërfshirëse.Me çdo kusht Kosova insiston në rolin e SHBA-së dhe angazhimin në dialog, por me gjasë edhe zonja Mogerini e ka kuptuar këtë çështje dhe ajo ka pasur një takimi me zëvendëspresidentin Pence për të gjetur modalitetet e angazhimit të SHBA-së në procesin e dialogut. Unë besoj që krahas tyre edhe Gjermania do të ketë një rol më të intensifikuar në procesin e dialogut”, thotë Rashiti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij të fundit në New York, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut Prishtinë- Beograd.

Thaçi në takimi me zëvendëspresidentin e Mike Pence ka thënë se "përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët".

Rashiti thotë se kërkesa e presidentit Thaçi është e drejtë.

“Është e drejtë kërkesa dhe besoj se do të rezultojë me një angazhim më të theksuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vlerëson Rashiti.

Kurse, analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, thotë se në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, përveç SHBA-së mund të pritet të përfshihet edhe Gjermania, por siç thotë ai, edhe Rusia mund të kërkojë të njëjtën gjë.

“Shtetet e Bashkuar të Amerikës besoj se do të përfshihen gjithsesi, natyrisht se mbetet të shihen modalitetet se në çfarë forme do të përfshihen. Por, nëse përfshihen Shtete e Bashkuara në të njëjtin nivel apo të njëjtin modalitet unë pres të përfshihet edhe Rusia. Përndryshe nuk pres që vetëm SHBA-ja të jetë pjesë e dialogut”, vlerëson Mushkolaj.

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, thotë Mushkolaj, do t’i jepte një ritëm më të shpejtë zbatimit të marrëveshjeve dhe vetë procesit.

“Përfshirja e ndonjë përfaqësuesi të administratës amerikane, besoj se do të mund t’i jepte një impuls të ri dialogut dhe të mos zvarritet edhe më tej siç ka ndodhur që nga viti 2011 me dialog teknik e më pastaj edhe politik. Por, është krejt çështje tjetër se si do të përgjigjet SHBA-ja dhe nëse në të vërtetë e shohin të nevojshme që në këtë fazë, me gjithë ato probleme që i kanë në vendet e tjera të botës, të përfshihen edhe në përfundimin e dialogut të Kosovës me Serbinë”, thekson Mushkolaj.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë kanë thënë se pas gjashtë vjetësh që nga fillimi i dialogut në Bruksel, përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë shërbim për popujt, pra të mos mbetet dialog vetëm i liderëve.

Kurse, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë thënë se ky institucion duhet të ketë një rol shumë më aktiv në proces.

Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian.

The post Përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme appeared first on Mesazhi.com.

Kush e kontrollon tregun e naftës në Kosovë?

Posted: 08 Oct 2017 08:00 AM PDT

Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Cilësia e dobët e derivateve të naftës, krijimi i privilegjeve për kompani të caktuara të naftës, moskontrollimi me rastin e zhdoganimit të këtij produkti, janë vetëm disa nga parregullsitë e përmendura në sektorin e derivateve të naftës.

Janë udhëheqësit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ata që flasin për mungesën e kontrollit, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vërë rregull në këtë sektor.

Fadil Berjani, kryetar i kësaj shoqate, thotë se parregullsitë në këtë sektor, janë të pranishme. Por, sipas tij, me shtimin e kontrollit dhe garantimit të cilësisë do të mund të rregullohej edhe sasia e importit që hyn në Kosovë.

"Unë nuk mund të them se si dhe nga hyn nafta në Kosovë, por kontrabanda me këtë produkt në pjesën veriore, është më e vogël se vitet e kaluara".

"Konsideroj se me një shtrëngim më të madh gjatë importit dhe verifikimit të sasisë dhe cilësisë, do të ndikohet në shmangien e evazionit fiskal. Evazioni fiskal mund të zbritet edhe më tepër nëse vendoset që në të gjitha kompanitë e derivateve të naftës të instalohen arkat speciale fiskale", thotë Berjani.

Debatet rreth kontrollit të tregut të naftës janë hapur edhe në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë si një prej sektorëve më fitimprurës, janë vetë partitë politike ato që akuzojnë njëra-tjetrën për kontrollin e këtij tregu dhe parregullsitë e vëna.

Një diskutim i ashpër rreth kësaj teme është zhvilluar ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pyetur ish- ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se kush e kontrollon hyrjen e naftës në Kosovë.

"Rreth naftës që hyn në Kosovë, asnjë ministër nuk ka mundur të tregojë sa evazion fiskal ka Kosova përmes kontrabandës në Kosovë", është shprehur Haliti.

Ai ka thënë se ministrat e deritashëm, përfshirë edhe Hykmete Bajramin, do të duhej të jepnin përgjegjësi për këto paqartësi.

Në vend të përgjigjes, Hykmete Bajrami kishte konstatuar se kontrollimin e naftës në Kosovë e ka Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e të cilës është Haliti.

"Njerëzit tuaj i kanë udhëhequr doganat me vite dhe ju e dini se kush ka bërë kontrabandë dhe në xhepat e kujt kanë rrjedhë paratë nga kontrabanda", ka deklaruar Bajrami.

Ndryshe, që nga viti i kaluar, me një vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kompetencat për inspektimin e cilësisë së derivateve të naftës janë bartur te Doganat e Kosovës.

Për të rregulluar sektorin e naftës, Fadil Berjani kërkon nga Qeveria e Kosovës që të miratojë Ligjin e ri për karburantin e naftës.

"Jemi shteti i vetëm në botë që paguajmë licencë për çdo dy vjet. Ka shumë kritere të rëndësishme që mund të rregullohen me ligj. Jemi shteti më i vogël për kokë banori, por shteti më i madh me pika karburanti", thotë Berjani.

Aktualisht, Kosova nuk posedon rafineri të derivateve të naftës, kështu që ky produkt pothuajse më i kërkuari në vend, importohet nga vendet e rajonit dhe të Evropës. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 650 milionë litra është sasia e karburanteve të naftës që brenda një viti hyjnë në Kosovë.

The post Kush e kontrollon tregun e naftës në Kosovë? appeared first on Mesazhi.com.

Polici i Kosovës kapet me mbi 10 kg drogë

Posted: 08 Oct 2017 06:13 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Anti-Drogës e Mitrovicës Veriore ka arrestuar mbrëmë tre persona për posedim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar prokurorja e Prokurorisë në Mitrovicë, Zejnie Kela.

"Janë arrestuar 3 persona për narkotik. Tash jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë", tha ajo.

Ndërkohë, KALLXO.com ka marrë vesh se njëri prej të arrestuarve në këtë rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, saktësisht pjesëtar i sektorit të Mbrojtjes së Afërt.
Tre të dyshuarit gjendeshin në dy vetura të ndryshme.

Merret vesh se në veturën "Audi" të cilën e drejtonte pjesëtari i Policisë së Kosovës është gjetur droga në sasi prej mbi 10 kilogramë.

Ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë ishin në një veturë tjetër, e cila e shoqëronte veturën e drejtuar nga zyrtari i Policisë./Mesazhi/

The post Polici i Kosovës kapet me mbi 10 kg drogë appeared first on Mesazhi.com.

Irani e kërcënon Amerikën se do t’i shkatërrojë bazat ushtarake në rajon

Posted: 08 Oct 2017 06:03 AM PDT

Irani i ka paralajmëruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e emërojnë grup terrorist Gardën Revolucionare të Iranit.

Madje, Irani ka shkuar edhe më larg duke thënë se bazat ushtarake rajonale të SHBA-së do të vihen në rrezik nëse kjo e fundit vendosë sanksione ndaj Republikës Islamike.

"Siç edhe kemi njoftuar në të kaluarën, nëse miratohet ligji i ri i Amerikës për sanksione të reja, atëherë këtij vendi do t'i duhet t'i zhvendosë bazat e veta ushtarake jashtë diapazonit 2.000km të raketave iraniane", ka thënë komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Ali Jafari, raportojnë mediat lokale.

Presidenti Donald Trump do të njoftojnë për reagimet e reja të SHBA-së ndaj testeve raketore të Iranit, përkrahjes së "terrorizmit" dhe operacioneve kibernetike, në kuadër të strategjisë së tij të re për Iranin, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

"Nëse është i vërtetë lajmi për budallallëkun e qeverisë amerikane se ajo do ta konsiderojë Gardën Revolucionare si grup terrorist, atëherë Garda Revolucionare do ta konsiderojë ushtrinë amerikane si Shteti Islamik (ISIS) në gjithë botën, veçanërisht në Lindje të Mesme", ka shtuar ai./Mesazhi/

The post Irani e kërcënon Amerikën se do t'i shkatërrojë bazat ushtarake në rajon appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more