“Një muaj paraburgim për Naser Gurin, i shiste gazin QKUK’së pa licencë” plus 9 more Ferizaj Press |
- Një muaj paraburgim për Naser Gurin, i shiste gazin QKUK’së pa licencë
- Përfshirja e SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme
- Çfarë duhet të bëjë secili prind kur bebja rrëzohet dhe godet kokën
- Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës do të dyfishohet numri i përfituesve të bursave
- Ferizaj: Organizohen për herë të parë garat me xhipa në Kosovë
- KF ÇELIKU I FERIZAJT SI ÇELIK
- Gara unike e Gjuhës Angleze në Ferizaj
- ‘’Feniks’’ përuron dy shtëpi në Ferizaj
- Kombëtarja e Kosovës U-17 sot udhëtoi për në Hungari ,në mesin e 20 futbollistëve është edhe Futbollisti i Ferizajt Leard Sadriu
- Kosovarja shofere e një autobusi në Zvicër
Një muaj paraburgim për Naser Gurin, i shiste gazin QKUK’së pa licencë Posted: 08 Oct 2017 08:45 AM PDT Më 7 shtator në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tre pacientë në rrethana ende të dyshimta, derisa ishin futur në operacion, kishin ndërruar jetë. Për këtë punë organet e hetuesisë kanë nisur hetime në disa pista. Në bazë të hetimeve të para si shkaktar i vdekjes dyshohet të jetë gazi oksidul (N20), i prodhuar pa licencë në Kosovë, me të cilin furnizohej QKUK'ja nga kompania 'Bubeari Komerc', nga Kaçaniku. Për këtë çështje tashmë një person është ndaluar si i dyshuar për prodhimin e gazit, ndërkohë që hetimet e prokurorisë janë zgjeruar edhe në pista të tjera. Naser Gurit, pronar i kompanisë 'Bubeari", të premten i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar për Express prokurori i rastit Valdet Gashi. "Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata i ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të kompanisë 'Bubeari Comerce", ka thënë të dielën për Express, prokurori Gashi. Ai ka treguar se hetimet lidhur me këtë çështje janë duke vazhduar. "Jemi duke punuar shumë lidhur me këtë rast", ka shtuar ai. Për Expressin të dielën u pronocua edhe Ymer Beka, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, duke deklaruar se ende nuk është caktuar vendi se ku do të dërgohen për analiza bombolat e gazit oskdul (N20), të sekuestruara në deponë e kompanisë tashmë të dyshimtë 'Bubeari". Beka thotë se për bërjen e analizave të gazit duhet gjetur një vend i sigurt."(…) Sa i përket analizave të gazit, ende nuk kemi gjetur qendër se ku t’i dërgojmë ato. Duhet ta gjejmë një qendër ku është më e sigurt", ka thënë Beka për Express. Lidhur me rastin, në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, më datë 15 shtator është bërë analiza e obduksionit të tre trupave të personave të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK. Mjekësia Ligjore do të duhet që ta përpilojë një raport të cilin do t'ia dorëzojë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rreth gjetjeve që janë bërë në trupat e tre pacientëve të cilët ndërruan jetë javë më parë në QKUK. Raporti pritet që brenda javës që vjen t'i dorëzohet prokurorisë së shtetit. Dhe do të jetë raporti i obduksionit i këtyre pacientëve, i cili do t’i hapë rrugë prokurorisë për hetime të mëtutjeshme. "Po besojmë që në javën që vjen Mjekësia Ligjore do ta ketë gati raportin", thotë kryeprokurori Beka. Ndërkaq, puna në Klinikat e QKUK'së, ku ndodhën këto tri vdekje të dyshimta, i është kthyer normalitetit. Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompania 'Bubeari'. Tenderin për furnizim me këtë llojë gazi e ka fituar kompania ''Medica", e cila e ka selinë në Prishtinë./GazetaExpress/ |
Përfshirja e SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme Posted: 08 Oct 2017 08:44 AM PDT Naim Rashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, konsideron se pjesëmarrja eventuale e SHBA-së në dialog, është tejet e rëndësishme, pasi që, sipas tij, do të ndihmojë që procesi të shkojë më shpejt drejt përfundimit. |
Çfarë duhet të bëjë secili prind kur bebja rrëzohet dhe godet kokën Posted: 08 Oct 2017 06:18 AM PDT Kushtoni kujdes simptomave, sepse mund të jenë të rrezikshme.Nuk ekziston prind i cili nuk ndien panik kur fëmija rrëzohet dhe rastësisht bie në kokë. Mirëpo, në shumicën e rasteve, kur bebja godet kokën, do të kalojë pa u lënduar por me ndonjë hematomë, transmeton Telegra Megjithatë, si mund të dinë prindërit se a ka pësuar fëmija ndonjë lëndim serioz apo çdo gjë është tërësisht në rregull? Kushtoni kujdes simptomave Çdo humbje e vetëdijes apo deformitet i kafkës së fëmijës pas rrëzimit kërkon urgjentisht ndihmën mjekësore, tërheqin vërejtjen neurokirurgët. Mirëpo, nëse bebja është e vetëdijshme dhe sillet normalisht, atëherë nuk ka kurrfarë arsye për panik. Nëse prindi vëren që fëmija sillet ndryshe – vjell, ka marramendje, neveri, ha më pak apo ka probleme të përdorë pjesë të caktuara të trupit, menjëherë duhet ta çoni në qendrën urgjente. Në rast që asnjë nga këto simptoma nuk janë të pranishme, nuk ka nevojë që bebja të alarmohet apo të detyrohet të qëndrojë zgjuar. Kur nuk ka arsye për brengosje Ekspertët tërheqin vërejtjen që është plotësisht e zakonshme që bebja të reagojë ndaj stresit apo lëndimit, duke qenë e përgjumur. Megjithatë, përgjumja konstante mund të tregojë që diçka është shumë më serioze, mirëpo rekomandohet që prindërit të lënë fëmijën që të flejë, sepse gjumi do t'i ndihmojë të ndihet më mirë. Në rast që bebja është e irrituar dhe reagon ndaj zgjimit, atëherë prindërit duhet ta lënë të flejë gjumë, por në rast që nuk reagon, duhet patjetër të dërgohet te mjeku. Nëse fëmija lëndon kokën nuk do të thotë që jeni prind i keq Ekspertët tërheqin vërejtjen që lëndimet e lehta të trurit shërohen vetvetiu dhe pa kurrfarë pasojash të ardhshme dhe këshillojnë prindërit që në të ardhmen të jenë më të kujdesshëm kur është fjala për fëmijët e tyre. |
Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës do të dyfishohet numri i përfituesve të bursave Posted: 08 Oct 2017 04:09 AM PDT Ferizaj.08.10.2017. Gara për të parin e Komunës së Ferizajt, është fokusuar edhe në fushën e arsimit. Për këtë kandidati për kryetar të Ferizajt Agim Aliu në një takim me studentë u ka premtuar se nësë ai zgjedhet kryetar i komunës në fokus të veçant do të jenë studentët. Ai u ka thënë studentëve se do të dyfishojë numrin e bursave për student. Aliu ka thënë se do të marrë të gjitha veprimet për të mbështetur studentët dhe nxënësit , për përmirësimin e kushteve të mësimit dhe do të ketë më shumë inveatime në sektorin e arsimit. “Në platformën time qeverisëse kam paraparë dyfishimin e numrit të përfituesve të bursave që ndan Komuna e Ferizajt. Ky veprim është bërë në konsultë të plotë me ekspertët e arsimit dhe në bazë të matjeve të nevojave të studentëve për mbështetje insititucionale. Për këtë jam i vendosur që studentëve ferizajas t'u krijoj shansin e barabartë dhe mbështetjen e nevojshme institucionale. Bursat nuk do të mbeten më të paracaktuara për fëmijët e militantëve politik, por do t'i shpërndajmë në transparencë të plotë dhe konsulta profesionale në bazë të konkursit publik” ka thënë Aliu |
Ferizaj: Organizohen për herë të parë garat me xhipa në Kosovë Posted: 08 Oct 2017 03:09 AM PDT Ferizaj.08.10.2017. Paraditën e së dieles dhjetra shoferë pasionantë të automjeteve të rënda apo siç njihen edhe si xhipa sportivë janë grumbulluar në sheshin "Adem Jashari" në Ferizaj për t'u nisur më pas në fshatin Neredime ku do të zhvillojnë një garë interesante në mes vete. Kjo garë u tha se po organizohet për herë të parë në Kosovë ndërsa komuna e Ferizajt ka dhënë mbështetjen e nevojshme. Ndërkq organizatorët nga klubi Off Road Kosova "Kastrioti" thanë se duke parë garat e tilla në shtetet fqinje kanë dashur që një risi sportive ta sjellin edhe në Kosovë. Në këtë garë me xhipa në Ferizaj po marrin pjesë edhe klube të këtij sporti nga Shqipëria , Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët e kanë vlerësuar si shumë të mirë mikpritjen dhe organizimin në Ferizaj. Kurse për fituesin e garës është paraparë një shpërblim prej 2 mijë eurosh. |
Posted: 07 Oct 2017 02:47 PM PDT Ferizaj.07.10.2017. Ekipi i KF Çelikut në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Kosovës Grupi-B shënoi fitoren e katërt këtë edicion. KF Çeliku-KF Drenoci 5-1 Ndeshja hapëse e javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Kosovës-Grupi B u zhvillua në Ferizaj ku ekipi i KF Çelikut, e dominoi në tërësi këtë takim. Ndeshja u zhvillua nëpër një mot me shi dhe të ftohtë, por as kjo nuk e ndali ekipin e KF Çelikut të arrij deri te suksesi i radhës. Golat për ekipin e KF Çelikut i shënuan Shpejtim Muhaxheri (2), Taulant Hashani (2) dhe një gol e shënoi Ymer Hoxha. Ekipi i KF Çelikut e nisi në mënyrën më të mire, duke shënuar qysh në minutat e pare me dy golat e Shpejtim Muhaxherit dhe Taulant Hashanit. Taulant Hashani shënoi edhe njëherë për ta përmbyllur pjesën e pare me rezultat 3-0. Në pjesën e dytë ra paksa tempi i lojës dhe ekipi i Kf Çelikut shënoi edhe dy gola përmes lojtarëve Ymer Hoxha dhe Shpejtim Muhaxheri. Ekipi i Drenocit shënoi golin e nderit përmes penaltisë për rezultatin përfundimtar 5-1 në dobi të KF Çelikut. Duhet theksuar se në këtë takim për ekipin e KF Çelikut debutoi edhe Mensur Idrizi një emër i madh i futbollit Ferizajas dhe atij Kosovar. Duhet cekur se ekipi i KF Çelikut kishte mungesa në këtë takim, si Petrit Rushiti, Fatlum Hajrullahu, Betim Behluli dhe Lirak Abdullahu. Për fund theksojmë se loja ishte shumë korrekte nga dyja palët dhe nuk u nda asnjë karton gjatë gjithë takimit. |
Gara unike e Gjuhës Angleze në Ferizaj Posted: 07 Oct 2017 02:39 PM PDT Ferizaj.07.10.2017. Sot në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj filloi gara unike e Gjuhës Angleze (ENGVID Competition) e organizuar nga shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe Drejtoria Komunale e Arsimit. ENGVID ( English-Video) është një garë e gjuhës angleze shumë më ndryshe nga çdo garë tjetër e mbajtur ndonjëherë. Kjo garë ka për synim kureshtjen dhe identifikimin e talentëve të rinj, nxjerrjen në pah te njohurive të përgjithshme të tyre në gjuhën angleze si dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit të këtyre njohurive. Garën e filluan 223 nxënës / përfaqësues të të gjitha shkollave fillore ne komunën e Ferizajt. Para nxënësve u shfaq një video dokumentar i shkurtër në gjuhën angleze e cila është përsëritur 3 herë më qëllim që nxënësit ta kuptojnë më mirë dhe të përgjigjen në 20 pyetjet ne test rreth përmbajtjes së video-dokumentarit. I tërë procesi i garës është monitoruar nga Afrim LLabjani (zyrtar i drejtorisë komunale të arsimit) dhe anëtarëve të këshillit organizativ. Gara do të përfshijë 10 javë dhe do të jetë me sistem eliminues ku pas çdo jave do të eliminohen një numër i caktuar nxënësish me më pak pikë të arritura në test, kurse nxënësit që vazhdojnë garën u mblidhen pikët e secilit test dhe në bazë të pikëve të arritura do të bëhet edhe renditja e pozitës së tyre në tabelë deri në finalen e madhe që do të mbahet më 20 prill (2018) me 5 finalistët me të mirë në testet paraprake. Për tre finalistët e fundit pasojnë këto shpërblime: Vendi i parë 300 euro + 1 roman në gjuhën angleze. Vendi i dytë 150 euro + 1 roman në gjuhën angleze Vendi i tretë 50 euro dhe një roman në gjuhën angleze Një garë e tillë nuk mund të realizohej pa bashkëpunëtorë siç janë; Agron Bajraktari (Rektor ne Universitetin e Shkencave te Aplikuara në Ferizaj), Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe mësimdhënësit e gjuhës angleze.
|
‘’Feniks’’ përuron dy shtëpi në Ferizaj Posted: 07 Oct 2017 09:14 AM PDT Ferizaj.07.10.2017. Derisa partitë politike po premtojnë se do ta përmirësojnë mirëqenien sociale të qytetarëve, shoqata humanitare "Feniks" nuk po premton, por po realizon. Kreu i shoqatës humanitare "Feniks" Milaim Jashari, tha se së shpejti do të përurojnë edhe disa shtëpi, duke bërë të ditur se nga janari i këtij viti kanë ndërtuar 20 shtëpi. "Ne sivjet shtëpinë e 21 e kemi nisur në Shtime, besoj se edhe tri të tjera kanë me u përfundu dhe do të bëhen 24 shtëpi këtë vit i cili ka qenë jubilar dhe kemi punuar shumë punë të mirë, por neve na kanë ndihmuar edhe disa femra nga Suedia, i kemi bërë 5 shtëpi nga ato dhe plus Bastria 6, ndërsa të tjerat i kemi bërë 50-50, dhe besoj që të gjitha familjet kanë me u gëzu sikurse kjo sot, e cila po vërehet se është gëzuar dhe se ka pas nevojë edhe më herët, por ja sot u bë kismet", tha Jashari. Familja Kastrati nga fshati Bibaj, ishte familja e radhës që pati fatin të bëhet me kulm mbi kokë. "Së pari e falënderoj Allah-un për këtë mundësi që më ka dhënë, pastaj e falënderoj Eli-Abin për këtë dhuratë e kontribut të madh që ka dhënë, po ashtu edhe shoqatën "Feniks" për punën e mirë dhe të madhe që po bën, edhe donatorët e tjerë që vetëm 1 euro e kanë dhënë për mua, deri tani kam jetuar në fshat në shtëpi të vjetër, djali përdorë barna, vetëm 75 euro i marrim social, së fundi kam shkuar në barnatore dhe barnat më kanë kushtuar 53, kam dalë tu qajtë, vetëm me këto jetojmë, por tani po shkon Allah-u duke mi hapur rrugët", tha Bekrije Kastrati. ''Feniks''- i sot përuroi edhe një shtëpi, por pa prezencën e familjes përfituese, ngase anëtarët e saj nuk ishin në shtëpi edhe pse e dinin se sot do të bëhej përurimi i shtëpisë së tyre, transmeton Televizioni Tema. |
Posted: 07 Oct 2017 03:31 AM PDT 07 tetor – Kombëtarja e Kosovës U-17 sot udhëtoi për në Hungari, ku do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese për kampionatin evropian Anglia 2018. Kosova është në grup me Hungarinë, Uellsin dhe Holandën. Para nisjes, përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh:" Jemi të vetëdijshëm se kemi në grup jashtëzakonisht të fortë, me skuadra cilësore siç është Holanda e Hungaria, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi paraprakisht. Jemi munduar të mbledhim një grup më të mirë të mundshëm të futbollistëve në këto momente si dhe jemi përgatitë aq sa kemi mundur.". Lista e ekspeditës Auron Hoxha(Trepça 89)Dorant Ahmetaj (FC Prishtina)Dionis Marovci (FC St. Gallen)Robert Rrahmani ( Trepça 89)Leard Sadriu (Ferizaj)Hajdin Salihu Sh. f MK)Dorian Osmanollaj (Frortuna Duzeldorf)Arian Berisha (Borussia Dortmund)Endrit Demolli (KF Flamurtari)Blendi Morina (KF Besa)Endrit Aliaj (FC Dietekon Cyrih)Florian Hysenaj (Laussane –Zvicer)Valon Zumberi (HSV Hamburg)Leonardo Uka (GSC Grasshoprs)Gentrit Oluuri (KF 2 Korriku)Adonis Aliu (2 Korriku)Qënxdxrim Zyba (FC Prishtina)Muhamet Hyseni (ShF MK)Albin Prapashtica (2 Korriku)Bajrush Osmani (HSC Hombrucher) Përzgjedhës: Besnik Kollari Trajneri: Fadil Berisha Trajneri i portierëve: Bahri Berisha Mjeku: Gëzim Murseli Fizioterapeuti: Gëzim Zogu Menaxheri i ekipit: Rinor Havolli |
Kosovarja shofere e një autobusi në Zvicër Posted: 07 Oct 2017 12:06 AM PDT Ka mbi 8 vjet që Vjollca e ushtron këtë profesion në qytetin Biel të Zvicrës, qytet ky në të cilin ajo jeton qe 25 vjet. Në një intervistë për portalin rtv21.tv, ajo ka folur rreth profesionit të saj dhe sfidave që ka kaluar.Shoferja nga Kosova e posedon lejen për të vozitur autobus që prej vitit 2006, mirëpo punon prej vitit 2009 në qytetin Biel."Ndjenja është shumë e veçantë për dy arsye, dëshira jem është vozitja e automjeteve me peshë të rëndë, e dyta vullneti i madh për këtë punë dhe shërbimi i popullit ku jetoj dhe punoj", ka rrëfyer ajo për profesionin e saj.Vjollca ka treguar se familja e saj e ka mbështetur e sidomos bashkëshorti për të cilin tha se ka qenë motivi më i madh që ka pasur."Ka qenë ëndërr e imja më vozit autobusa! Motivimin ma të madh e kam pas nga bashkëshorti im", ka treguar ajo. Ajo nuk hezitoi të tregojë për mënyrën se si është pritur profesioni i saj nga familja dhe shoqëria. "Shumë mirë, familja jem është shumë krenare gjithashtu populli im janë të kënaqur po edhe nacionalitet tjerë", theksoi ajo.Në pyetjen se a do të ushtronte një profesion të tillë në Kosovë nëse do t'i jepej mundësia, Vjollca tha: Po me shumë dëshirë kisha punu në Kosovë me na i ofru kushtet sikur shteti Zvicrës! Kushtet i kemi të mira në punë edhe puna kryhet me seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: