Skip to main content

“Spitali publik e nxjerr në rrugë pacientin me këmbën e thyer: Më thanë shko tek privati” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Spitali publik e nxjerr në rrugë pacientin me këmbën e thyer: Më thanë shko tek privati” plus 9 more Lajmi i Fundit


Spitali publik e nxjerr në rrugë pacientin me këmbën e thyer: Më thanë shko tek privati

Posted: 08 Oct 2017 08:16 AM PDT

Pamjet e kësaj videoje tregojnë sesi një pacient i sëmurë në spitalin e Durrësit transportohet në mes të rrugës pa ambulancë, por me krevatin e spitalit.

E gjitha kjo sepse spitali publik nuk ofron shërbime që pacientit i duheshin, por duhet të drejtohej tek spitali privat.

Qytetari ka shkruar:
Përshëndetje JOQ. Shikoni çfarë bëhet në spitalin e Durrësit. Shërbimet si grafia nuk ofrohen me pretendimin se nuk punon paisja dhe detyrohet pacienti me krevatin e spitalit, me ndihmën e miqve të kalojë rrugën dhe trotuarin për t'iu drejtuar klinikave private për të bërë grafinë për këmbën e thyer.

The post Spitali publik e nxjerr në rrugë pacientin me këmbën e thyer: Më thanë shko tek privati appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Policia publikon foton. Ja kush është shqiptari që grabiti dyqanin e diamanteve në Maltë

Posted: 08 Oct 2017 08:09 AM PDT

Një i ri shqiptar është shpallur në kërkim nga policia e Maltës, pasi akuzohet si autor i grabitjes së një dyqani bizhuterish në Sliema.

Policia e këtij vendi bën me dije se shqiptari është identifikuar si Ramazan Hysa, teksa ka publikuar edhe foton e tij.

Policia u adresoi një apel qytetarëve që të njoftojnë nëse kanë dijeni për vendndodhjen e tij, në numrat 119/ 21 224001 ose Distriktin Sliema në 2294 3351.

Grabitja ndodhi të enjten në kompleksin Tigne, ku dy persona të armatosur e me maska sulmuan shitësin e dyqanit dhe një punonjës sigurie me një shotgun dhe një sëpatë dhe arritën të merrnin sasi të mëdha sendesh me vlerë, mes tyre edhe diamante.

Pas grabitjes u larguan me një makinë të bardhë, të cilën e braktisën disa kilometra larg qytetit. Ndaj grabitësve është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Mediat vendase njoftojnë se policia ka marrë masa që grabitësit të mos largohen nga ishulli.

The post Policia publikon foton. Ja kush është shqiptari që grabiti dyqanin e diamanteve në Maltë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

De Biasi: Italia do të ketë ndeshje të vështirë në Shkodër

Posted: 08 Oct 2017 07:52 AM PDT

Trajneri i skuadrës spanjolle i Deportivo Alaves, Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, e pranon se Italia ka më shumë shanse që të marrë tre pikë në Shkodër përballë kuqezinjve, por insiston se për këtë "axurrrëve" u duhet që të luftojnë shumë.

Gjithashtu, De Biasi ka treguar se atmosfera do të jetë e zjarrtë në stadiumin "Loro Boriçi".

"Ne mund të fitojmë, por të mos jemi shumë optimist. Na duhet që të luftojmë shumë", tha fillimisht De Biasi për të përditshmen italiane "La Gazzetta dello Sport".

"Atmosfera do të jetë shumë e mirë. Pas Shqipërisë, kombëtarja e më e pëlqyer për tifozat shqiptarë është Italia".

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet nesër në Shkodër në orën 20:45.

The post De Biasi: Italia do të ketë ndeshje të vështirë në Shkodër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vasili zbulon planin e rritjes së TVSH: Rama, në shërbim të oligarkisë

Posted: 08 Oct 2017 07:40 AM PDT

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, se po dëmton biznesin e vogël për të favorizuar kompanitë e mëdha. Konkretisht, Vasili zbulon se pas nismës për rritjen e TVSH për biznesin e vogël janë interesat e supermarketeve të mëdha. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se me këtë vendim, Edi Rama po provon se është vegël në duart e oligarkëve. Nisma e qeverisë për TVSH cilësohet nga ekspertët si një masë që do të mbyllë të paktën 35 mijë biznese vetëm në Tiranë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri marionetë e oligarkisë, trembet të flasë për TVSH-në e biznesit të vogël. Mijëra qytetarë që kanë lidhur mbijetesën e familjeve dhe fëmijëve të tyre me biznesin e vogël janë në ankth.

TVSH për ta është një problem kritik në përballjen e tyre për mbijetesë. Rregullat që kryeministri i paditur dhe mizor jua ndryshon përditë janë një vrasje masive publike.

Ky mediokër kryeministër është i qetë vetëm kur oligarkët gëzohen për rregullat, që ai vë dhe i pasuron pa fund ata.

Biznesi i vogël kërcënohet nga asgjësimi masiv për llogari të supermarketeve gjigante të oligarkisë.

Mijëra familje lihen në mëshirë të fatit nga arroganca e një shkollëpaku të shndërruar në marionetë të oligarkisë.

Ky kryeministër nepsqar i urren shqiptarët e thjeshtë dhe të varfër. Asgjësimi dhe kthimi i tyre në skllevër e kënaq.

The post Vasili zbulon planin e rritjes së TVSH: Rama, në shërbim të oligarkisë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

A është anglishtja e domosdoshme për të fituar lotarinë? Ambasada e SHBA-së ‘zbulon’ kriteret e pranimit

Posted: 08 Oct 2017 07:30 AM PDT

Prej datës 2 tetor është hapur lotaria amerikane për të përfituar vizë dhe numri i shqiptarëve që do aplikojnë pritet të jetë i lartë.

Në një intervistë për Ora News, shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën amerikane Emily Enright, dhe supervizori Lorenc Mansaku, shpjeguan mënyrën e duhur si duhet aplikuar dhe kushtet që duhen plotësuar për të përfituar vizën.

KRITERET PËR APLIKIM

Të njohurit e anglishtes më herët nuk është kriter në përzgjedhje. Por, është shumë e rëndësishme që çdo person ta bëjë aplikimin vetë. Edhe në rast se kërkohet ndihmë nga një zyrë shërbimi apo mik, specialistët këmbëngulin të asistoni aty.

"Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për të bërë plotësimin e formularit, ju mund të kërkoni asistencën e një miku tuaj apo të një zyre që merret me këtë çështje, por gjithmonë kini parasysh, që jeni ju përgjegjës për aplikimin". Sa i takon moshës, edhe këtë vit nuk ka limite. Ndërsa shkolla e mesme, po. Kandidat potencial për të aplikuar e fituar janë edhe ata që janë në përfundim të saj. Mjafton që ditën e intervistës, të kenë shlyer të gjitha detyrimet e arsimimit të mesëm.

"Nuk ka një kriter mbi moshën minimale apo maksimale për lotarinë. Çdokush ka të drejtë të aplikojë, por kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë vitit kur jepen intervistat. Për shembull, mund të jeni në shkollë të mesme. Nëse e mbaroni nga tetor 2018-shtator 2019, keni të drejtë të aplikoni në këtë sezon. Pra, ai mbaron shkollën përpara afatit të intervistave", sqarojnë specialistët.

GABIMET QË DUHEN SHMANGUR

Çdo person mund të aplikojë vetëm një herë në vit. Riaplikimi nuk rrit shanset, përkundrazi ju skualifikon. "Duhet të regjistroheni vetëm një herë në çdo vit. Një herë për çdo person dhe nëse ju doni të rrisni shanset, është mirë që të aplikoni personalisht", thotë specialistja e Ambasadës së SHBA. Theksohet që aplikimi bëhet në bazë të statusit civil.

"Mos harroni të përfshini bashkëshorten kur bëni aplikimin. Ai bëhet në bazë të statusit civil. Pra, nëse jeni i martuar, pavarësisht se mund të jeni në proces divorci, duhet të përfshini bashkëshorten dhe çdo fëmijë, pavarësisht nëse jetoni ose jo me të, pavarësisht nëse ka ndërmend të imigrojë apo jo me ju".

Një tjetër këshillë e vlefshme që vjen nga specialistët e ambasadës, është mospërdorimi i syzeve në momentin që bëni foton e aplikimit. Po ashtu, ky proces këshillohet të mos lihet në çastin e fundit. "Rekomandojmë që të aplikoni sa më shpejt, sepse ka ndodhur vitet e kaluara ku nga aplikimet e tepërta, sistemi është ngarkuar aq shumë, sa nuk e ka njohur si kohë, duke e skualifikuar në këtë mënyrë aplikantin".

PËRZGJIDHJA E FITUESVE

Gjithçka është në dorë të rastësisë. Përzgjedhja e fituesve bëhet në një zyrë të posaçme në SHBA, ku vendimin për fituesin e merr kompjuteri.

"Çdo aplikimi i vendoset një numër dhe pastaj këta numra hidhen në short. Çdo shtet, dhe Shqipëria, nuk mund të marrë më shumë se 7% e rajonit të Europës. Mund të themi se Shqipëria ka qenë goxha me fat në këtë drejtim". Lidhur me profesionet e preferuara, nuk mund të thuhet se ka një specifikë të caktuar, sipas specialistëve të Ambasadës së SHBA.

"Në faqen tonë të internetit, kushdo që është i interesuar, që nuk e gjen veten te kriteri i arsimit, atëherë në faqen 'onnet online', janë hapat shumë të detajuar të Departamentit të Punës, ku personi mund të vendosë aty profesionin që ka dhe në bazë të kualifikimeve të veta, mund të gjejë nëse gjendet i kualifikuar ose jo. Udhëzimet janë shumë specifike, ndaj edhe nuk mund të themi një profesion që mund të kualifikohet ose jo".

Programi i lotarisë amerikane ka nisur në fillimet e vitit 1990. Ajo që dihet tashmë është që vetëm në dekadën e fundit, mbi 15 mijë shqiptarë kanë imigruar nëpërmjet programit të lotarisë.

The post A është anglishtja e domosdoshme për të fituar lotarinë? Ambasada e SHBA-së 'zbulon' kriteret e pranimit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Është kërcënuar me jetë nga Kryeprokurorja e Kukësit, qytetari publikon mesazhet: “Do të pres kokën” (Foto)

Posted: 08 Oct 2017 06:05 AM PDT

Në adresën elektronike të "Panorama" një qytetar ka denoncuar kryeprokuroren e rrethit Kukës, Rita Gjati, nga e cila thotë se është kërcënuar me jetë.

Ai ka zbardhur edhe bisedën që ka bërë në telefon me kryeprokuroren e cila e ka telefonuar pasi ky i fundit i ka përmendur emrin në rrjetet sociale.

Sot me kane hakeruar 3 here adresen e fb duke me fshire denonicimin dhe duke shkruar nje status "I kerkoj falje prokurores Gjati kam qene i dehur kur kam bere denoncimin" nje cmenduri. Une nuk pi alkol kurre. I qendroj denoncimit deri ne fund. Pres hapjen e tabulateve, profilin publik ne fb mezi e riktheva adresen nepermjet emailit.
Ngjarja:
Pasi kam publikuar ne rrjetin social FB pafajesine e babait tim te akuzuar nga Kryeprokurorja Rita Gjati per Kondrabande ne bashkepunim dhe ne mungese te te gjithckaje qe mund te provoje implikimin e tij, 3 magjistrate te Shkodres dhane pafajesi per babain tim dhe turnin e tij, pasi kishte detyre shef turni ne doganen Morine, une e publikova lajmin e gezueshem tek miqte e mi ne FB duke cituar deshtimin e saj personal dhe institucional duke mos mundur te gjeje asnje prove,asnje pergjim,asnje pamje filmike sic dhe pretendonte se i kishte duke zvarritur plot mbi 18 muaj gjyqin e shkalles se pare Kukes. 2 dite pas publikimit te statusit ne ëallin tim te FB me ka telefonuar me numrin e saj personal me eshte prezantuar si Kryeprokurorja e Rrethit Kukes dhe me kercenoi qe i kam permendur emrin ne rrjete sociale:

0692044381: "Alo me Ledian Halilaj po flas?
0697070781: Po
0692044381: Rita Gjati ne telefon drejturesja e prokurorise se rrethit Kukes,ti me ke permendur emrin ne rrjete sociale por une do te ta pres koken,duart dhe kembet ndac me ligj ndash me Kanun. Do te te shkaterroj perfundimisht. Mbaje mend cfare kam per te bo!
Me ton shume te irrituar.
Menjehere vura ne dijeni Kryeprokurorin Llalla duke i kerkuar urdher mbrojtje dhe hetimin e rastit.
Vura ne dijeni Ambasaden e ShBA,specifikisht z.Donald Lu.
Informova edhe Presidentin,Kryeministrin dhe shefin e SHISH.
Ju kerkova hapjen e tabulateve dhe venien para drejtesise te kesaje krimineleje sadiste qe telefonon dhe kercenon si xhelate me prerje koke,duarsh dhe kembesh qytetare te thjeshte te paperlyer kurre me asgje prej gjeje!
Kerkoj edhe nje here nepermjet jush pezullimin nga detyra te kesaj shtetasje dhe venin para drejtesise ne banken e te akuzuarve. Kjo nuk mund te perfaqesoje Shtetin Shqipetar ne nje nga Institucionet me te rendesishme ne Shqiperi pasi Shteti Shqipetar nuk kercenon me vrasje sadiste qytetaret e saj te diplomuar me rezultate te shkelqyera qe angazhohen cdo dite me politike per ta cuar kete vend drejt aspiratave perendimore te nje Shqiperie tjeter,qe te gjithe e duam enderrojme dhe shpresojme,por fatkeqesisht qenkemi shume larg.
Falenderoj Presidentin Meta pasi qe i pari qe reagoi me kerkese llogarie ndaj Prokurorise se Pergjitheshme! I kujtoj qe duhet te kerkoje edhe pezullimin e saj te menjehershem.
Mbetem ne pritje te nje zgjidhje imediate.
Falenderoj Ambasaden e Shteteve te Bashkuara ne luften e pakompromis te kesaj fare prokuroresh te padenje qe nuk mund dhe nuk duhen te kalojne Filtrat e Vettingut.
Faleminderit! 🙂

The post Është kërcënuar me jetë nga Kryeprokurorja e Kukësit, qytetari publikon mesazhet: "Do të pres kokën" (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vjen me pushime, turisti gjerman grabitet në Ksamil

Posted: 08 Oct 2017 05:44 AM PDT

Një tjetër turist ii huaj largohet nga Shqipëria i zhgënjyer.

Shtetasi gjerman, kishte ardhur për pushime me familjen e tij në Sarandë, ndërsa është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur e ka gjetur veten pre të hajdutëve.

Sic thuhet në njoftimin e Policisë, turisti me inicialet A.H., 50 vjec banues ne Gjermani ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë se më datën 06.10.2017, në Ksamil, në një kamping, i kanë vjedhur çantën, ku kishte tre pashaporta, 400 Euro dhe nje telefon "IPHONE 6" .

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

The post Vjen me pushime, turisti gjerman grabitet në Ksamil appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Zemërgjerësia e Bes Kallakut revolton miqtë e tij, Erion Isai ka një mesazh për të

Posted: 08 Oct 2017 05:40 AM PDT

Erion Isai dhe Bes Kallaku dy nga figurat më të njohura të televionit shqiptarë, ''vodhën'' vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme.

Në rubrikën ''Ka një mesazh për ty'' në emsionin ''E diela Shqiptare'', Erion Isai ftoi mikun e tij më të mirë, Besin. Duke zbuluar se ky i fundit posedon restorantin e peshkut më të mirë në Tiranë, ''Arditi Fisherman'', Erioni e nisi mesazhin me një batutë. Duke thënë ankesa për mikun e tij, ai dëshironte që këtë restorant ta kishin bashkë.

Sipas Erionit, kjo është një tradhëti nga Besi, pasi këtë biznes duhet ta ndanin bashkë. Por, nuk mbeti me kaq. Më pas në skenë vijnë dhe punëtorët e restorantit të tij. Njëri prej tyre, menaxheri, miku i fëmijërisë së humoristit. Së bashku, ata folën për zemërgjerësinë e humoristit, gjë që po e ''shkatërron'' biznesin e tij. Pas ardhjes së Besit në skenë, me humor dhe batuta, ai tregoi edhe njëherë vlerat e tij. Ai u përball me miqtë e tij më të mirë. Ata i kërkuan që, përgjegjësi në këtë punë. Jo më gjeste zemërgjerësie. Humoristi dha fjalën se do ia dëgjonte fjalën e tyre./lajmifundit.al

The post Zemërgjerësia e Bes Kallakut revolton miqtë e tij, Erion Isai ka një mesazh për të appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksidenti tragjik në Torovicë, dëshmitari rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet

Posted: 08 Oct 2017 05:30 AM PDT

Zbardhet dëshmia e parë nga tragjedia e ndodhur një ditë më parë në Torovicë, ku ndërruan jetën 3 persona.

I riu, banori i Torovicës, shprehet se goditja ka qenë aq e fortë, saqë e ka bërë të pamundur identifikimin e viktimave. "Unë isha me makinën time duke udhëtuar në drejtim të fshatit Torovicë. Fuoristrada ishte duke lëvizur 300 metra para meje me një shpejtësi shumë të ulët, pasi rruga është katastrofë.

Kam qenë me sy te makina kur shkëmbi ra nga mali dhe goditi fuoristradën.
Në atë moment ndalova dhe shkova për t'u dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kotë. Goditja ka qenë aq e fortë, sa e ka shkatërruar makinën bashkë me personat që ishin në të. Kur u afrova, kam parë tmerr me sy pasi viktimat kishin pësuar dëmtime të shumta, madje nuk identifikoheshin dot. Kam njoftuar policinë dhe në harkun e 40 minutave ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes", tregon dëshmitari, banor i Torovicës me iniciale E.D. që nuk dëshiron të identifikohet.
Sipas banorëve të zonës, aksi rrugor Balldre-Torovicë përben rrezikshmëri për shkak të shkëputjes së gurëve nga mali.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa dëshmitarët kanë treguar se kanë menduar që ra tërmet.
Kjo problematikë sipas tyre është prezente kryesisht gjatë dimrit, kjo për shkak të lagështirës që prek gurët nga reshjet e shiut.

The post Aksidenti tragjik në Torovicë, dëshmitari rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Qeveria ‘Rama 2’, publikohen emrat e drejtorive që shkrihen pas ndryshimeve në administratë

Posted: 08 Oct 2017 05:21 AM PDT

Fshesa ndaj parazitëve, grabitqarëve dhe listave partiake në zyrat e shtetit shqiptar është shpallur prioritet kryesor nga qeveria 'Rama 2', për 100 ditët e para të mandatit.

Ristrukturimi i thellës i të gjitha degëve të qeverisjes pritet të prodhojë valën e parë të largimeve. Përpos shkrirjes së 8 ministrive të rëndësishme, dhjetëra drejtori nuk do të ekzistojnë më ose do t'u bashkëngjiten drejtorive të tjera, tashmë me një numër të reduktuar punonjësish.

Për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, pesë drejtori në varësi të kësaj ministrie, nuk ekzistojnë më. Edhe vetë ministria, e cila është shndërruar në një drejtori, ende nuk figuron në varësi të Ministrisë së Jashtme.
Në riorganizimin e ri të degëve të qeverisjes, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe as në varësi të një dikasteri tjetër. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, nuk figuron më në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo drejtori është bashkuar me emergjencat civile. Gjithashtu, do të reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor. Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Inovacionit, është bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik, në varësi të Kryeministrisë. Gjithashtu, Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes, dikur në varësi të Ministrisë së Inovacionit, nuk ekziston më.

Drejtoritë që shpëtojnë
Shumë drejtori dhe agjenci shtetërore që parashikoheshin që të zhbëheshin nga platforma për ristrukturimin e qeverisjes qendrore, figurojnë si më parë, në varësi të ministrive të reja. Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndryshe nga sa parashikohej në platformë, figurojnë në formën e mëparshme, të ndara, në varësi të Ministrisë së Financave. Po ashtu, edhe Agjencia e Inventarizimit të Pronave ruhet në formën e mëparshme në varësi të Ministrisë së Brendshme. Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore, e parashikuar për t'u shkrirë, figuron sërish në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e parashikuar për t'u shkrirë, rezulton sërish në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate (ALUIZNI) ishte parashikuar që të integrohet brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë. Por, ALUIZNI dhe degët e saj figurojnë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, e cila sipas platformës për ristrukturimin e qeverisjes qendrore duhej që të shkrihej, figuron sërish në varësi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, platforma e prezantuar disa ditë më parë nuk është reflektuar plotësash as në ministritë e tjera, ku shumë drejtori që duhet të bashkoheshin apo të shkriheshin, rezultojnë në formën e mëparshme.
Ministria e Mjedisit
Ndryshe nga sa parashikohej në platformë, nuk kemi një bashkim të agjencive të mjedisit, pyjeve, ujërave dhe zonave të mbrojtura. Aktualisht, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit janë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Edhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve është ruajtur në formë e mëparshme, por tashmë nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe drejtoritë e bujqësisë, të planifikuara për t'u shkrirë, figurojnë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Gjithashtu, agjencia e duhanit dhe enti i farave dhe fidanëve, të parashikuara për të kaluar nën varësi Institutit të Kërkimit të Teknologjive, rezultojnë në formën e mëparshme, po nën varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Drejtoritë që shkrihen
Drejtoria e Përafrimit të Legjislacionit të BE, integrimi
Drejtoria e Jetësimit të Prioriteteve dhe Sekretariatit Evropian, integrimi
Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, integrimi
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, çështjeve Juridike dhe Shërbimeve, integrimi
Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Asistencës së BE, integrimi
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, shkrihet me emergjencat civile,
Ministria e Brendshme
Reduktohen drejtoritë e Shërbimit Social Shëndetësor
Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
Departamenti i Inovacionit e Mirëqeverisjes
Drejtoritë që shpëtojnë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Agjencia e Inventarizimit të Pronave
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve
Drejtoritë e Bujqësisë
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim
Ministritë që shkrihen
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministria e Integrimit Evropian
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
Ministria e Zhvillimit Urban
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Burimi: Shqiptarja.com

The post Qeveria 'Rama 2', publikohen emrat e drejtorive që shkrihen pas ndryshimeve në administratë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more