Skip to main content

Zëri: “T? pakt?n 15 viktima nga zjarret n? Kaliforni” plus 29 more

Zëri: “T? pakt?n 15 viktima nga zjarret n? Kaliforni” plus 29 more


T? pakt?n 15 viktima nga zjarret n? Kaliforni

Posted: 10 Oct 2017 02:50 PM PDT

Flakët që po përhapen me shpejtësi në rajonin e njohur për prodhimin e verës në Kaliforni i kanë marrë jetën të paktën 15 personave, e kanë shkatërruar më shumë se 2.000 struktura. Autoritetet vlerësojnë se 17 vatra zjarri, grupi i parë i të cilave nisi mbrëmjen e së dielës, kanë djegur mbi 115 mijë hektarë përgjatë 8 konteve. Të paktën 100 janë të plagosurit dhe autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet. Gjendja e emergjencës u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan ha byrek te shqiptar?t midis Beogradit

Posted: 10 Oct 2017 02:38 PM PDT

Në kryeqytetin serb në Beograd nga orët e mbrëmjes ka arritur presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Presidenti turk Recep Taip Erdogan ka nisur sot një vizitë treditore në Serbi, gjatë të cilës do të takohet me homologun e tij Aleksandar Vuçiq. Gjate qëndrimit në Beograd Erdogan i shoqëruar  edhe gruaja e tij Emine Erdogan vizituan xhami e këtij kryeqyteti serb ku ka takuar edhe shume shqiptare e me pastaj ka vizituar edhe Pallatin e Simiteve, ku presidenti Erdogan me zonjën  a pare kanë ngrenë byrek te......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

B?rnabiq: Kosova ?sht? tep?r e r?nd?sishme p?r Serbin?

Posted: 10 Oct 2017 02:33 PM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qëndron sot në Bruksel, në kuadër të një vizite zyrtare. Atje, ajo ka thënë se Kosova as që ia ka nisur punës për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, e kjo është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit. Në vizitën e parë si kryeministre, transmeton b92, Bërnabiq është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke thënë se “Kosova......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni: Grat? n? vendimmarrje n? baz? t? meritokracis? dhe profesionalizmit

Posted: 10 Oct 2017 02:26 PM PDT

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, në një takim madhështor me gratë e kësaj komune, shpalosi ofertën për gratë, duke thënë se oferta e tij dhe ekipit të tij është ofertë për mundësi të reja të gjeneratave të reja dhe të të gjithë qytetarëve, ofertë për zhvillim dhe jetë të dinjitetshme. Hyseni tha se ndër prioritet kryesore, me vëmendje të plotë është fusha e punësimit të grave dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli vler?son marr?dh?niet miq?sore dhe rolin finlandez n? shtet-nd?rtim

Posted: 10 Oct 2017 02:21 PM PDT

 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me një delegacion të ministrisë i kanë shprehur mirëseardhje Ministrit të Jashtëm të Finlandës, Timo Soini dhe delegacionit e tij, në prag të nisjes së vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Në njoftimin e dërguar nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se nevoja për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës për anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare nga shteti finlandez; thellimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ku ishin kandidat?t p?r Prishtin?n kur u mbajt sot 'Parada e Krenaris?'?

Posted: 10 Oct 2017 02:14 PM PDT

Kandidatët e të gjitha subjekteve partiake, të cilët pretendojnë të marin postin e Kryetarit të Prishtinës, kanë dhënë qëndrimin e tyre rreth paradës së sotme të mbajtur nga komuniteti LGBTI në sheshin e Prishtinës. Në Magazina Lokale, ata kanë pohuar se mbështesin këtë komunitet por kanë dhënë arsyetimin e tyre pse në ditën e sotme kur është mbajtur ”Parada e Krenarisë” nga komuniteti LGBTI, nuk ishin prezent, transmeton Klan Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blerjet online?! ?far? porosisni dhe ?far? merrni! (FOTO)

Posted: 10 Oct 2017 02:09 PM PDT

Në internet ka pafundësisht faqe online, të cilat reklamojnë e shesin produkte nga më të ndryshmet nga telefonat e kompjuterat tek sandalet e fustanet. Çmimet e tyre shpesh herë janë me leverdi, pasi janë shumë më lirë se sa tek dyqani i lagjes. Por edhe me to duhet bërë kujdes, pasi nuk janë të pakta rastet që produkti që ju porosisni nuk është i njëjtë me atë që merrni, duke u zhgënjyer tërësisht. Prandaj para se të blini diçka duhet të verifikoni mirë se sa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica: Gjithmon? i gatsh?m p?r vendin tim

Posted: 10 Oct 2017 01:58 PM PDT

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale, pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës Kosova përfundoi kualifikimet për Kupën e Botës në mënyrën më të keq, duke pësuar nëntë humbje radhazi nga 10 takime dhe një nga më të kritikuarit ishte Rashica. Por, ai edhe një herë ka treguar se nuk është penduar dhe është i gatshëm për Kosovën. “Gjithmonë i gatshëm dhe krenar për vendin tim”, ka shkruar Rashica në Facebook. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apeli vendos n? gjykimin e t? akuzuarit p?r bashkim me ISIS-in

Posted: 10 Oct 2017 01:56 PM PDT

Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e avokatit të Gazmend Halitit kundër aktakuzës dhe provave për bashkim me ISIS-in. Është refuzuar kërkesa për hedhjen e aktakuzës ndaj të akuzuarit për pjesëmarrje në veprimtarinë e grupit terrorist, ISIS, Gazmend Halitit. Në maj të këtij viti, avokati Asdren Hoxha ka kundërshtuar provat dhe ka kërkuar hedhjen e aktakuzës për të mbrojturin e tij. Por, Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit Hoxha, kështu duke mbetur në fuqi aktvendimi i gjyqtarit të vetëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhesika e “O sa mir?”, i jep hijeshi edhe Nju Jorkut

Posted: 10 Oct 2017 01:55 PM PDT

Aktorja e njohur e serialit “O sa mirë”, Arta Nitaj aktualisht ndodhet në Nju Jork.  E me këtë rast nuk kishin se si të mungonin disa paraqitje të saj në rrjetet sociale. Ajo duket në formë të përkryer, derisa ka nxjerrë në pah trupin e saj të formësuar./Indeksonline/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti-?elajt: A po m? k?rc?non si z?vend?sminist?r i Drejt?sis? a?

Posted: 10 Oct 2017 01:53 PM PDT

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin se janë hap çerdhe me bazë në komunitet pa tender. Në “Magazinën Lokale” në Klan Kosova, Çelaj i tha Ahmetit se do të japë përgjegjësi para drejtësisë. I menjëhershëm ishte reagimi i Ahmetit. “A pom kërcënon si zëvendësministër i Drejtësisë a? Më keni kërcënuar mjaft, nuk është problem”, i tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo ?sht? zemra e Nor?s, nuk ?sht? Roberti

Posted: 10 Oct 2017 01:49 PM PDT

Nora Istrefi duket një femër me shumë fat, shkruan “Kosovarja”.  Ajo është shumë e dashuruar pas Robert Berishës, burrit të saj, me të cilin e kanë një vajzë Renee. Por, nuk është vetëm Roberti ai i cili fle në zemrën e Norës. Pas ardhjes në jetë të Renee-së Norës iu shtua akoma më shumë dashuria për burrin dhe përveç tij në zemrën e këngëtares Istrefi hyri edhe e vogla e tyre. Është shumë normale që fëmijët të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si t? b?ni 2 milion? ndjek?s n? Facebook? Merrni leksione nga Ermal Mamaqi

Posted: 10 Oct 2017 01:48 PM PDT

Personazhi i njohur që ka më shumë ndjekës në Shqipëri në rrjetin social Facebook, është Ermal Mamaqi, aktori i humorit që tashmë drejton një emision të tijin, “Xing me Ermalin”.  Por si e ka nisur Mamaqi kontaktin e parë me Facebook-un, dhe faqen e tij që tashmë numëron 2 milionë ndjekës. Në vitin 2013, aktori i humorit ka marrë një adresë të një djali të ri, të cilin ai e kishte hapur me emrin e tij, duke u hequr si Ermal Mamaqi. Moderatori ka kontaktuar me Facebook-un, ku aty duket......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Holanda fiton, por mbetet jasht? Kup?s s? Bot?s

Posted: 10 Oct 2017 01:43 PM PDT

Pavarësisht fitores prej 2:0 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Holandës ka mbetur jashtë Kupës së Botës “Rusia 2018” Holanda ka shënuar fitore prej 2:0 ndaj Suedisë, por ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar vendin e dytë, për të kërkuar kualifikimin në Kupën e Botës. Të dy golat për Holandën i shënoi anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben. Pas kësaj fitoreje Holanda mbetet në vendin e tretë më 19 pikë, aq sa ka edhe Suedia në vendin e dytë, por me goldallim më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca fiton dhe kualifikohet direkt n? Kup?n e Bot?s

Posted: 10 Oct 2017 01:40 PM PDT

Franca ka shënuar fitore 2:1 ndaj Bjellorusisë për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës Kombëtarja franceze e ka siguruar direkt kualifikimin në Kampionatin Botëror, pas fitores prej 2:1 ndaj Bjellorusisë. Të dy golat për Francën u shënuan në pjesën e parë me anë të Griezmann dhe Giroud, ndërsa golin e vetëm për Bjellorusinë e shënoi Saroka. Pas kësaj fitoreje Franca forcon vendin e parë me 23 pikë, katër më shumë se sa Suedia dhe Holanda ën vendet dy dhe tre.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Portugalia fiton dhe kualifikohet direkt n? bot?ror, Zvicra n? play-off

Posted: 10 Oct 2017 01:39 PM PDT

Portugalia ka shënuar fitore 2:0 ndaj Zvicrës, për t’u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi Kombëtarja e Portugalisë e ka siguruar kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror, pas fitores 2:0 ndaj Zvicrës së shqiptarëve, të cilët kualifikimin duhet ta kërkojnë përmes play-offit. Vendësit shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autogolin e Djourou dhe Andre Silva. Pas kësaj fitoreje Portugalia merr vendin e parë me 27 pikë në Grupin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liberta 'braktis?' emisionin 'Privee', do t? befasoheni se ku ka filluar t? punoj tani!

Posted: 10 Oct 2017 01:27 PM PDT

Është pa dyshim njëra ndër moderatoret tona më joshëse.  Liberta Spahiu, prezantuesja e “Privee”, duket se ka filluar të bëj shaka në llogari të vetës duke e krahasuar vetën me një “konduktere” autobusi, shkruan “Kosovarja”. Ajo shfaqet në një foto me veshje tamam për stinën e vjeshtës, por e veçanta është një çantë në belin e moderatores Spahiu. Ku edhe ajo vet ka bërë një lloj shakaje në foto duke e shoqëruar me fjalët: “Mfal a e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni sa shum? paguhen aktor?t e ‘O sa mir?’

Posted: 10 Oct 2017 01:23 PM PDT

Seriali ‘O sa mirë’ është mjaft i ndjekur në Kosovë dhe jashtë saj.  Disa burime të emisionit n’ZOOM kanë bërë të ditur se aktorët e këtij seriali paguhen shumë. Në një intervistë aktori Jeton Zogjani tregoi versionin e tij në lidhje me pagesën e kastit të ‘O sa mirë’. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetarja shqiptare ?mend p?rzgjedh?sin e Italis?

Posted: 10 Oct 2017 01:15 PM PDT

Ilda Bejleri ka çmendur trajnerin e Italisë, Giampiero Ventura pas ndeshjes me Shqipërinë në Shkodër Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura nuk është mbajtur gjatë intervistës me gazetaren e njohur të Supersport, Ilda Bejleri. Ai për një moment ka harruar se është në transmetim direkt dhe po intervistohet, duke u përqendruar te gjoksi i Ildës. /Express/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

P?rplasen Ahmeti e Abrashi p?r buxhet dhe banesat sociale

Posted: 10 Oct 2017 01:13 PM PDT

Arban Abrashi nga LDK-ja pati kritika për qeverisjen e Shpend Ahmetit duke thënë që rreth 80 milionë euro janë të humbura brenda katër vjetësh nga buxheti i kësaj komune. Këtë kategorikisht e ka mohuar kryetari aktual i kryeqytetit Ahmeti, përderisa ka thënë që mbetja më e madhe e buxhetit ishte rreth 60 milionë, kur edhe e ka marrë mandatin. Tutje Abrashi ka akuzuar Ahmetin që e ka vonuar shpërndarjen e banesave sociale. “Sa i përket banesave sociale, është e padrejte të luhet me ndjenja të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Majlinda Zeka n? k?rkim t? dashuris? s? re?

Posted: 10 Oct 2017 01:10 PM PDT

Daljet e shpeshta, imazhet e ndryshme ku shfaqet e shoqëruar vetëm me personin që po i’a realizon ato, po lënë hapësirë për të menduar më në detaje gjendjen e statusit momental të Majlindës. Meqë lidhja me Majkun, nuk po del të jetë e përmirësueshme, ndoshta Majlinda ka vendosur të kaluarën me reperin t’a hedhë krejtësisht prapa krahëve, e të rinisë ndonjë romancë të re, shkruan Kosovarja. Majlinda tashmë po e shijon çdo moment të të bërit nënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti i kund?rp?rgjigjet Vllahiut: Prishtina nuk fitohet me ciniz?m

Posted: 10 Oct 2017 01:01 PM PDT

Kandidati për kryetar të Prishtinës, kandidat edhe për një mandat, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka katër prioritete kryesore të cilat synon t’i realizojë në mandatin e ardhshëm, nëse fiton. Ai ka pasur edhe një debat të shkurtër me kandidatin për kryetar nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu, i cili ka ironizuar me slloganin Jepi krahë Prishtinës, si dhe lidhur me punët që ka bërë në katër vjetët e tij në qeverisje, njofton Klan Kosova. “Programi ynë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bazaj 'zbulon' k?rkes?n e Edi Ram?s ndaj Tha?it p?r Lladrovcin

Posted: 10 Oct 2017 01:00 PM PDT

Kryetari i kuvendit të komunës së Drenasit, Naim Bazaj ka treguar rreth pretendimeve të tij për shantazhin që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci i kishte bërë presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Bazaj ka thënë sot për Insajderi se ai ka incizime ku Lladrovci sipas tij kishte shantazhuar Thaçin pas kërkesës së Edi Ramës, për ta larguar atë nga ambasada e Kosovës, në Shqipëri. Sipas tij Rama i kishte thënë Thaçit se “nuk po më duhet asgjë ky......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

P?rplasen Shpend Ahmeti e Arb?r Vllahiu: Ulu n? tok? e jepi k?mb?ve

Posted: 10 Oct 2017 12:52 PM PDT

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Arbër Vllahiu i ka thënë kryetarit aktual të Prishtinës nga LVV-ja, Shpend Ahmetit që të ulet në tokë, e jo t’i japë krahë Prishtinës. “Bërllokun e ki deri në fyt. Nuk e ke maru as 1 shkollë, as 1 çerdhe. Qytetarët e Prishtinës shkojnë në QKUK, jo QKMF. Në vend të krahëve, jepi më pak më shumë këmbëve. Keni uzurpuar hapësirat publike”, i tha Vllahiu Ahmetit në “Magazinën Zgjedhore. Iu kundërpërgjigj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanja reagon pas vendimit t? Katalonj?s rreth pavar?sis?

Posted: 10 Oct 2017 12:50 PM PDT

Një fjalim i duartrokitur në fund nga ligjvënësit separatistë dhe i kritikuar ashpër si një “grusht shteti” nga opozitarët në Parlamentin rajonal të Katalonjës, sikurse edhe nga qeveria qendrore e Madridit, ishte ai i mbajtur nga presidenti katalonas Carles Puigdemont mbrëmjen e kësaj të marte. Puigdemont tha se “kishte mandatin për të deklaruar pavarësinë” e rajonit verilindor, por propozoi ndërkohë “të priste disa javë për të favorizuar dialogun”, duke pezulluar efektet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa truproje pati Erdogan sot n? Serbi

Posted: 10 Oct 2017 12:30 PM PDT

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shkruar se presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në vizitën e tij dy ditore do të ketë me vete së paku 50 truproja. Në artikullin e medies serbe nënvizohet se Erdogan do të ketë gjithashtu me vete edhe 185 biznesmenë dhe tetë ministra turq. Mediet serbe komentuan se janë 60 turq, që janë cilësuar si mjaft besnikë ndaj Erdoganit që do ta shoqërojnë atë pa ndërprerje në Beograd, duke ia bërë vizitën tejet të sigurt. “Këto janë persona të trajnuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vllasi: Ramushi e din q? demarkacioni ?sht? kusht p?r viza

Posted: 10 Oct 2017 12:19 PM PDT

Analistët në vend po e shohin çështje problematike demarkacionin me Malin e Zi, të cilët po konstatojnë se kjo mund të jetë “fatale” për Qeverinë Haradinaj. Avokati Azem Vllasi tha për lajmi.net, se kryeministri Haradinaj e din që demarkacioni është kusht për viza, por thotë se ai ka një vizion mbi këtë çështje. “Edhe Ramush Haradinaj si kryeministër e din se liberalizimi i vizave nuk realizohet shpejt pa këto dy kushte, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ashtu si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

6 t? vdekur nga nj? aksident n? Meksik?

Posted: 10 Oct 2017 11:57 AM PDT

Zyrtarët e shtetit meksikan thonë se një autobus që transportonte punëtorë është përplasur pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke plagosur 68 të tjerë. Zyra shtetërore e mbrojtjes civile në Pamaulipas ka publikuar disa fotografi që tregojnë një autobus të përmbysur dhe pasagjerët e lënduar. Zyra bëri të ditur se aksidenti ndodhi në rrugën ndërmjet qytetit të Reynosës dhe qytetit fqinj të Rio Bravo, përtej kufirit nga Teksas. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja e Sami Kurteshit i shkruan let?r Jeta Xharr?s, ja pse

Posted: 10 Oct 2017 11:41 AM PDT

Sami Kurteshi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit. Ai po merr pjesë në emisionin “DebatPernime”, i cili po transmetohet në RTV21. Gruaja e tij nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë emision, por i ka dërguar një letër gazetares Jeta Xharra. “Të flasim për pronën tuaj, meqë gruaja na ka dërguar letër dhe na ka treguar se nuk do të marrë pjesë në emision”, i tha Xharra Kurteshit. Më pas, kandidati i Vetëvendosjes për Gjilanin tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat italiane b?jn? gaf?n e vitit me Grezd?n, para ndeshjes Shqip?ri-Itali

Posted: 10 Oct 2017 11:30 AM PDT

Eros Grezda bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen përballë Italisë, edhe pse kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-1. Performanca e tij u vlerësua nga mediat italiane, por meritat duket se i ka marrë dikush tjetër. “Corriere dello Sport” ishte ajo që e vlerësoi sulmuesin me notën 6.5, më e larta për kuqezinjtë, por ndërkohë në foton e bashkangjitur emrit të tij, ishte vendosur ajo e Amir Rrahmanit. Edhe pse e cilësojnë si më të rrezikshmin për Shqipërinë, mesa duket......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more