Skip to main content

“5 mënyra që të ndiheni i çliruar nga puna” plus 9 more Ekonomia Online

“5 mënyra që të ndiheni i çliruar nga puna” plus 9 more Ekonomia Online


5 mënyra që të ndiheni i çliruar nga puna

Posted: 20 Jan 2018 10:15 AM PST

Keni dëshirë të madhe të largoheni nga puna por qëndroni të lidhur nga paga dhe përfitimet? Këto janë probleme më të mëdha.

Të punuarit për dikë ka përfitime dhe të meta. Ekziston rehatia e një page të qëndrueshme, gjithashtu edhe sigurimi mjekësor dhe pushimet e paguara. Edhe pse e dini se me shumë gjasa nuk do të fitoni pasuri të madhe përderisa punoni për dikë tjetër, gjithashtu ekziston garancioni i parave në bankë çdo muaj. Nëse punoni në një biznes fillestar dhe besoni me të vërtetë në misionin e tij atëherë ndoshta kjo punë është e duhura për ju.

Mirëpo, aq e rehatshme sa mund të jetë paga, obligimet e një pune me orar të plotë duken kufizuese për disa. Nëse jeni nga ata me natyrë të shpirtit të lirë, madje mund të ju duket si dënim me burg. Ndoshta ju keni filluar të keni ëndërrat ndërmarrëse. Mirëpo, nëse nuk jeni gati të largoheni ende, ka mënyra që ju të merrni frymë lirshëm edhe me kufizimet e punës tuaj. Këtu janë disa gjërat të cilat mund t'i bëni për të pasur një ndjenjë lirie përderisa punoni për dikë tjetër.

Zgjidhni punën e duhur

Ka shumë mundësi për punonjësit e sotëm që të mos ndihen të kufizuar. Ju mund të jeni në gjendje të punoni nga shtëpia ose të keni një orar fleksibil. Nëse nuk jeni një person mëngjesi, një pozitë e cila ju jep mundësinë të punoni kurdo që dëshironi, kudo që dëshironi mund të jetë gjëja e duhur për ju. Për shkak se kërkesat janë rritur që punëdhënësit të fokusohen më shumë në rezultatin e punës se sa në prezencën fizike, shumë biznese po pranojnë kulturën e punës fleksibile. Bizneset e vogla dhe të mesme veçanërisht po mirëpresin këtë qasje, por ju mund të jeni në gjendje të diskutoni orët fleksibile gjatë procesit të intervistës, veçanërisht nëse posedoni aftësi të veçanta.

Ndryshoni perspektivën tuaj

Shpesh vetëm ndryshimi i perspektivës bën ndryshim të madh. Në vend se ta mendoni punën tuaj si diçka e cila po ju ndalon nga realizimi i ëndrrave, kërkoni mënyrat që po ju përgatit për hapin tuaj të radhës. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni ëndërra për të nisur biznesin tuaj ose për të punuar si punonjës i pavarur.

Kërkoni mënyra për të fituar përvojë të vlefshme në pozitën tuaj e cila do ju ndihmojë sapo të vendosni të vazhdoni vetëm. Provoni të gjeni mënyra për t'u bërë më kreativë ose të bëni atë që doni në punën tuaj, edhe nëse është punë vullnetare për të ridizajnuar logon e kompanisë.

Filloni një punë anësore

Edhe puna më stresuese lë pak kohë gjatë netëve ose fundjavave për të bërë diçka tjetër. Nëse qëllimi juaj është që një ditë të drejtoni biznesin tuaj, ju mund të filloni duke fituar ndonjë klient ose duke gjetur ndonjë punë përmes faqeve si Fiverr ose Upwork. Ju mund të jeni të kufizuar në orarin tuaj të punës fillimisht, por kjo mund të ju ndihmojë të ndërtoni një themel gradualisht i cili ju jep mundësinë të kaloni me orar të plotë.

Nëse nuk keni ide biznesi, gjetja e një pune anësore mund të ju japë lirinë kreative e cila ju nevojitet për të shkuar në zyrë çdo ditë.

Kuptoni se kur është vetëm puna

Jo çdo punë është kufizuese. Nëse ndiheni sikur po shkoni në punë çdo ditë për t'a bërë dikë tjetër të pasur, mund të jetë thjeshtë një shenjë se ju nuk besoni në kompaninë e cila ju paguan.

Nëse jeni të investuar personalisht në punën që punëdhënësi juaj bën, ju me shumë gjasa do të ndiheni se po punoni drejt një qëllimi. Frika juaj ndaj punës ditore gjithashtu mund të ketë të bëjë me kontrollin e rreptë nga shefi juaj se sa me ndjenjën se vetë puna po ju kufizon. Dini se kur është koha të ndryshoni punën dhe gjatë kërkimit tuaj, sigurohuni të zgjedhni punëdhënësin tuaj me kujdes.

Merrni kontrollin

Cilido qoftë roli në punën tuaj të tanishme, merrni përgjegjësi të plotë për të. Edhe nëse është monotone, puna e cila iu jepet çdo ditë bën një ndryshim të madh. Nëse keni një shef kontrollues, njëra prej mënyrave më të mira për të kufizuar atë kontroll është të bëni punë të shkëlqyer. Bëhuni proaktivë në punën tuaj dhe do t'a zbuloni se shefi juaj ka më pak mundësi për të dhënë urdhra. Për ata të cilët kanë shefa të cilët mund të jenë të hapur ndaj ankesave, bëni një bisedë ku kërkoni më shumë autonomi në punën tuaj ditore.

Ju nuk keni pse të drejtoni biznesin tuaj apo të punoni si punonjës i pavarur për të pasur liri. Në fakt, jeta mund të jetë më e lirë pa pasur stresin e drejtimit të një biznesi të tërë. Nëse ju pëlqen siguria e pagës tuaj, ka punëdhënës të cilët vlerësojnë punonjësit të cilët kanë siguri në vete dhe të cilët mund të punojnë me mbikëqyrje minimale. Ju mund të jeni në gjendje t'a diskutoni këtë në pozitën tuaj të tanishme por nëse jo, mund të jetë koha për të ndryshuar punën.

The post 5 mënyra që të ndiheni i çliruar nga puna appeared first on Ekonomia Online.

Ekzistojnë 7 lloje të dashurisë

Posted: 20 Jan 2018 09:55 AM PST

Dashuria është një nga ndjenjat më të thella, që njerëzit përjetojnë. Ajo është më e madhe se ne, që do të thotë, edhe pse ne mund ta fitojmë atë në jetën tonë, ne nuk kemi kontroll mbi të. Ndoshta kjo është arsyeja pse 72% e njerëzve besojnë në dashuri më shikim të parë. Ndonjëherë, dashuria me të vërtetë godet, si një rrufe në qiell dhe ju nuk jeni të përgatitur për të.

Fjala dashuri është përdorur si nje shprehje e ndjesisë për dikënd tjetër (të dua), por gjithashtu e shpreh edhe kënaqësinë (e dua çokollatën). Për ta bërë edhe më të komplikuar, fjala "dashuri" eshpreh gjithashtu edhe një virtyt njerëzor, që është i mbështetur në dhembshuri, afeksion dhe mirësi.

Grekët e lashtë i kanë përdorur 7 fjalë për të përcaktuar gjendjet e ndryshme të dashurisë:

  • Storge – ndjenjë natyrale, dashuria që e ndan me famijlen
  • Philia – dashuria që keni për miqtë
  • Eros – dëshira seksuale dhe erotike
  • Agape – kjo është dashuria pa kushte, ose dashuria hyjnore
  • Ludus – kjo është dashuria lozonjare, dashuri fëmijësh ose flirtimi
  • Pragma – dashuria që zgjatë shumë. Dashuria e të martuarve
  • Philautia – dashuria për veten

The post Ekzistojnë 7 lloje të dashurisë appeared first on Ekonomia Online.

Ku të gjeni kandidatë idealë për biznesin tuaj

Posted: 20 Jan 2018 09:25 AM PST

Gjetja e njerëzve të duhur për ekipin tuaj është e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Jo vetëm që duhet të gjeni kandidatë të aftë për të ndërtuar diçka nga e para por gjithashtu duhet të gjeni kandidatë të cilët buxheti juaj i kufizuar mund t'i përballojë. Shumica e bizneseve fillestare kanë nevojë për të paktën dy ose tre të punësuar për të nisur, por gjetja e atyre në fazat e hershme të zhvillimit është një sfidë.

Mirëpo, nëse kërkoni në vendet e duhura, i tërë procesi bëhet më i lehtë. Kështu që, nëse po kërkoni kandidatë energjikë, të talentuar dhe të përballueshëm për biznesin tuaj fillestar, filloni këtu:

Faqet e punës

Nëse kjo duket e dukshme, kjo ndodh sepse ashtu është. Varësisht se çfarë po kërkoni, postimi në një rrjet të vogël të faqeve të punës mund të ju ofrojë shumë aplikues potencialë. Bëhuni sa më specifikë që është e mundur në përshkrimin dhe kërkesat tuaja për të fituar rezultatet sa më të mira.

Ngjarjet lidhëse

Ngjarjet lidhëse profesionale janë aty ku njerëzit dëshirojnë të takohen me njerëz të cilët gjithashtu dëshirojnë të takojnë njerëz. Disa kërkojnë investitorë, klientë ose thjeshtë shokë, por një përqindje domethënëse janë të pa punësuar ose punonjës të cilët po kërkojnë punë të re. Ndiqni këto ngjarje rregullisht për të takuar punonjës potencialë, ose të takoni njerëz të cilët njohin punonjës potencialë.

Ngjarjet vullnetare

Ngjarjet vullnetare janë mundësi të mrekullueshme për të takuar kandidatë. Gjasat janë se njerëzit të cilët i takoni aty nuk e kanë paranë prioritet kryesor, ata mund të jenë të gatshëm të punojnë shumë për një qëllim të mirë dhe me siguri janë të lidhur në komunitet. Mbi këtë, edhe nëse nuk takoni dikë, ju të paktën do të bëni diçka produktive dhe të vlefshme.

Ngjarjet e komunitetit

Ngjarjet e komunitetit radhiten nga shitjet në rrugë në panaire të ndryshme, dhe përderisa është e vështirë të jeni në një turmë të përgjithshme, ka shumë mundësi që të takoni profesionistë të cilët përshtaten me kërkesat tuaja.

Media sociale

Ka shumë mënyra përmes të cilave mund të përdorni mediat sociale për të gjetur kandidatë. Ju mund të kërkoni lidhje të përbashkëta në Facebook dhe LinkedIn. Ju mund të kërkoni kandidatë në Twitter. Ju mund të kërkoni kandidatë bazuar në linjën e tyre aktuale të punësimit. Ju madje mund të shpenzoni pak para për të postuar një reklamë. Profilet e mediave sociale shërbejnë si rezyme të ditëve moderne, kështu që përdorni atë transparencë në të mirën tuaj.

Ekspozita të kolegjeve

Ju mund të hezitoni të punësoni dikë i cili vetëm sa ka diplomuar, por të diplomuarit kanë tendenca të jenë kandidatët më pasionantë, më energjikë dhe më të përballueshëm, duke i bërë ata të përsosur për bizneset fillestare.

Korporata të mëdha

Shumë punonjës të cilët zgjedhin t'i bashkohen një biznesi fillestar në fazat e hershme e bëjnë këtë sepse janë të ngopur me botën e korporatave tradicionale. Përderisa kërkimi direkt nga kompanitë e mëdha nuk është i këshillueshëm, ju mund të kërkoni njerëz të cilët kërkojnë mundësi të reja.

Forume dhe faqe të industrisë

Nëse biznesi juaj fillestar i takon një industrie apo fushe specifike, kontrolloni webfaqet, bloget dhe forumet të cilat i takojnë asaj industrie. Ju me shumë gjasa do të gjeni marka personale të cilat bëjnë postime të rregullta, dhe një komunitet aktiv të ndjekësve të cilët bëjnë komente. Shikoni në zonën tuaj nëse është dikush i cili po kërkon një ndryshim në punësim.

Lidhjet e brendshme

Shfrytëzoni fuqinë e rrjetit tuaj aktual personal për të gjetur kandidatë. Tregoni secilit që e njihni se çfarë po kërkoni në një kandidat, duke përfshirë shokët, familjen dhe ish kolegët. Gjasat janë se, ka të paktën një person i cili njeh dikë i cili do të ishte i interesuar për punën.

Gjithkund tjetër ku shkoni

Gjithkund në botë mund të jetë vendi për të gjetur një kandidat nëse ka të panjohur në dispozicion për t'u takuar. Bëjeni shprehi të flisni me njerëzit; nuk e dini kurrë se në çfarë mund të dërgojë një bisedë e rastit.

Këto 10 vende duhet të prodhojnë të paktën disa kandidatë premtues për biznesin tuaj fillestar. Edhe pse ju me shumë gjasa jeni nën presion për të gjetur dikë shpejtë, mos nxitoni vendimin tuaj. Anëtarët e ekipit tuaj do të jenë përgjegjës për t'a bërë biznesin tuaj të suksesshëm, kështu që merrni kohën për të gjetur kandidatët e duhur për ambientin tuaj ideal. Gjithmonë ka kohë për të shtuar, por sa më i mirë ekipi me të cilin filloni, aq më mirë do të jetë për ju më vonë.

The post Ku të gjeni kandidatë idealë për biznesin tuaj appeared first on Ekonomia Online.

Gjërat më bizare gjatë intervistimit

Posted: 20 Jan 2018 09:15 AM PST

Në rrjetin social Reddit, punëdhënësit kanë treguar për rastet më bizare, që kanë dëgjuar nga kandidatët që aplikonin për një vend pune.

Të gjithë ata që duan të punësohet, mos të pyesin nëse ka mundësi të marrin me vete kafshën shtëpiake, sepse kjo bën që të refuzohen menjëherë.

Tjetër gjë që u ka ndodhur intervistuesve, është rasti kur dikush ka thënë se nuk pranon të testohen për konsum të drogës, nuk tregon evidencën kriminale dhe një tjetër ka kërkuar trefishin e pagës momentale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë një interviste përmes Skype kandidati ka tymosur marihuanë.

Ndryshimi i mënyrës së të folurit dhe përpjekjet për një paraqitje të rrejshme, janë shumë të shpeshta dhe shoqërohen me të qeshura, kur zbulohet vetja e tyre e vërtetë.

"Më kanë treguar se në çfarë kushte jetojnë dhe se nuk kanë për të ngrënë, por ne jemi organizatë profesionale dhe jo qendër për bamirësi", ka thënë një punëdhënës. Madje, shumica e atyre që kanë thënë se e kanë gjendjen e rëndë ekonomike, nuk i është gjetur ndonjë vend pune.

Në të njëjtën kohë, rekomandohet të që intervistuesi të mos quhet zemër, bukurosh, apo ndonjë emër tjetër përkëdhelës, ndërsa të mos pyetet nëse partneri mund ta vizitojë ndonjëherë.

Po ashtu kërkohet që të mos tregohet sinqeritet i tepërt, pasi një kandidate për stjuardesë, kishte thënë se e do punën sepse i pëlqejnë pilotët.

Të gjitha këto gjëra, janë thënë nga pronarët e ndryshëm të kompanive dhe pritet t'i ndihmojnë ata që kanë intervistë në të ardhmen.

The post Gjërat më bizare gjatë intervistimit appeared first on Ekonomia Online.

Palestra nuk është për çdokënd

Posted: 20 Jan 2018 08:27 AM PST

Ushtrimet do të duhej t'i bëni ashtu që pas tyre të ndiheni të lehtësuar, këndshëm të lodhur, pa djersitje të ftohtë, pa dhembje në ndonjë pjesë të trupit apo pa dridhje.

Është bërë e ditur që aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në shëndet dhe humor, mirëpo vetëm nëse me rastin e ushtrimit e dëgjojmë trupin tonë.

Në fillim ngadalë, pastaj më intensivisht, pa marrë parasysh se a shëtisni, vozisni biçikletën apo notoni.

Nëse ndieni dhembje apo nuk jeni të sigurt që jeni duke ushtruar drejt, kërkoni këshillë nga ftiziatri, transmeton Telegrafi.

Kjo posaçërisht ka të bëjë me të rinjtë, të cilët në palestra shpesh i kapërcejnë kufijtë mundësive të tyre.

Për të mos u ballafaquar me pasojat e padëshiruara, atyre nuk u rekomandohet ngritja e peshave deri te zhvillimi i plotë i organizmit, përkatësisht jo para moshës 18-vjeçare, bile edhe deri në 21 vjeç.

Në moshën e tinejxherëve muskujt e shpinës akoma nuk janë mjaftueshëm të fortë për të kompensuar mundimet me rastin e ngritjes së peshave.

Aktiviteti i matur fizik është plotësisht i mjaftueshëm për mbajtjen e kondicionit të mirë dhe për funksionim normal të organizmit.

Është shumë me rëndësi që stërvitjet e forcës të jenë të sigurta për secilin sportist të ri. Lëndimet, në rend të parë, shkaktohen si pasojë e zbatimit jo të drejtë të stërvitjes, asistimit joprofesional apo fatkeqësive të rastit.

The post Palestra nuk është për çdokënd appeared first on Ekonomia Online.

Mamaja e Justin i përgjigjet mamasë së Selenës

Posted: 20 Jan 2018 08:20 AM PST

Që prej muajit tetor të vitit të kaluar një prej çifteve më të dashura të Hollywood janë rikthyer së bashku, gjë e cila ka shkaktuar debate të shumta midis Selena Gomez dhe mamasë së saj Mandy Teefey, e cila ka dalë hapur kundër kësaj lidhjeje.

Mamaja e këngëtares është shprehur se nuk i pëlqen i dashuri i vajzës së saj, Justin Bieber, gjë e cila ka bërë të reagojë mamaja e këtij të fundit nëpërmjet një postimi në Instagram.

Pattie Mallette. nëna e Justin Bieber, ka publikuar një foto me të birin krah së cilës shkruan: "Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin). Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty".

Komentet e 41-vjeçares vinë disa muaj pas deklaratave të mamasë së Selenës e cila është shprehur kundër lidhjes së dy këngëtarëve.

Çifti Justin Bieber dhe Selena Gomez u rilidhën në muajin tetor të vitit të kaluar, pasi ishin ndarë në vitin 2014.

The post Mamaja e Justin i përgjigjet mamasë së Selenës appeared first on Ekonomia Online.

Ismaili premton investime e punësime në Spitalin e Gjakovës, lyp shërbime më të mira

Posted: 20 Jan 2018 08:05 AM PST

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në kuadër të vizitave nëpër spitalet e Kosovës ka qëndruar sot në Gjakovë.

Në spitalin e këtushëm, ai ka premtuar rritje të të punësuarve dhe të investimeve. Por, ka kërkuar dhe përgjegjësi e shërbime më të mira nga mjekët e stafi, raporton Ekonomia Online.

“Do të shtojmë numrin e punëtorëve, po ashtu do të rrisim edhe investimet në Spitalin e Gjakovës. Në anën tjetër, Kërkova që të shtohet përgjegjësia nga të gjitha si orari dhe shërbimet", tha Ismaili.

"Unë do të jem përkrah spitaleve që çdo ditë të rrisim nivelin e punës".

Ai foli dhe për listën e barnave, e cila nuk është evidentuar që nga viti 2012. "Ne kemi filluar një punë shumë të madhe, një proces që do të duhej ndoshta të merrte më shumë kohë. Por unë kam thënë se do të përfundojë brenda vitit 2018".

"Na është lënë një punë e pabërë me vite, por ne do të punojmë për këtë".

Ndërkohë, për sigurimet shëndetësore, Ismaili ka përsëritur se kërkojnë kohë. "Ne i kemi dhënë vetes afat që brenda dy viteve të përfundojnë. Brenda vitit 2018 ta pilotojmë e më 2019 të përfundojë plotësisht”.

Ahmet Asllani, drejtor i Spitalit Rajonal “Isa Grezda", tha se vizita e ministrit të Shëndetësisë në Gjakovë është ditë e veçantë.

“Kërkuam nga ministri shtimin e personelit, pasi numri i mjekëve në Gjakovë është më i vogël për kokë banori sesa në të gjithë regjionin”, u shpreh Asllani.

Ministri Ismaili, gjatë kësaj vizite, shoqërohej dhe nga ushtruesi i detyrës sëdrejtori të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, si dhe drejtori i Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

The post Ismaili premton investime e punësime në Spitalin e Gjakovës, lyp shërbime më të mira appeared first on Ekonomia Online.

10 shprehitë e njerëzve të fortë mendërisht

Posted: 20 Jan 2018 08:05 AM PST

Varësisht se a jeni ndërmarrës, sportist, trajner, artist ose politikan, ne të gjithë duhet të tejkalojmë pengesat në ndonjë pikë të jetës tonë.

Këto sfida mund të duken të pakapërcyeshme, por ajo që i ndan të suksesshmit, ose të paktën ata të cilët janë në rrugë për t'u bërë të suksesshëm, është elasticiteti dhe vetëbesimi i tyre, jo talenti. Disa e quajnë këtë kurajë. Por, zakonisht njihet si rezistencë mendore.

Gjatë viteve të kaluara kam kuptuar se talenti është i mbivlerësuar, janë njerëzit e fortë mendërisht të cilët kanë sukses në jetë. Është dashur të humbas biznesin tim multi milion-dollarësh për të filluar një tjetër i cili tani po lulëzon.

Nganjëherë ju duhet të bëni plane. Kam mësuar se nuk ka asnjë faktor të vetëm, por ata të cilët posedojnë disa nga këto shprehi më poshtë janë njerëz të fortë mendërisht të cilët mund t'ia dalin në gjithçka.

  1. Ata posedojnë katër gjëra.

Katër kompontentet kyçe të rezistencës mendore janë:

  • Vetëbesimi kur ju besoni në vete dhe në aftësitë tuaja që të arrini sukses.
  • Sfida kur ju pranoni ndryshimet ose mundësitë e reja në vend se të rezistoni.
  • Kontrolli kur ju besoni se keni fuqinë për të formuar fatin tuaj.
  • Angazhimi kur ju vendosni qëllime dhe punoni drejt arritjes së tyre.
  1. Ata janë emocionalisht inteligjentë

Inteligjenca emocionale, e cila do të thotë të keni aftësinë të identifikoni dhe të menaxhoni emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve, është gurthemeli i rezistencës mendore. Nëse nuk jeni të sigurtë se posedoni Inteligjencën Emocionale, ose dëshironi të punoni drejt forcimit të saj, kushtojuni vëmendje këtyre cilësive;

  • Të mos jeni perfeksionistë.
  • Të keni ekuilibër jetë-punë.
  • Të mos hutoheni lehtë.
  • Të jeni të ndjeshëm.
  • Të njihni forcat dhe dobësitë tuaja.
  • Të jeni të vetë-motivuar.
  • Të vendosni kufinjë të fuqishëm.

Kjo ishte e vështirë për t'u mësuar. Kur fillova kompaninë time të faturimit online, mendoja se duhej të kontrolloja gjithçka, të menaxhoja punonjësit, të mbikëqyrja gjithçka dhe që gjithçka të ishte e përsosur. Por unë mësova si të rris cilësitë e të tjerëve dhe biznesi ynë filloi të rritej shumë.

  1. Ata nuk ndihen të privilegjuar

A e meritojmë të gjithë mundësinë që të jemi të lumtur dhe të suksesshëm? Plotësisht. Por, kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Njerëzit mendërisht të fortë e kuptojnë se nuk do u dorëzohet një kampionat apo një biznes i suksesshëm. Ata duhet t'a fitojnë atë përmes sakrificave, punës së madhe dhe durimit.

Kur largoni këtë ndjenjë të privilegjit do të thotë se kur të përballeni me të papriturën, do të jeni më mirë të pajisur për t'a zgjidhur problemin.

  1. Ata janë elastikë

Ata të cilët janë të fortë mendërisht janë në gjendje të kërkojnë mënyra të reja dhe zgjidhje të ndryshme për një problem. Mendoni për ekipin NFL i cili ka mbrojtje të dobët në pjesën e parë të lojës. Ata duhet të ndryshojnë planin e tyre të lojës që të fillojnë të shtojnë pikët në tabelë. Nëse jo, dhe nëse janë kokëfortë, ata mund të presin rezultatet e njëjta.

Në botën e biznesit, Noka ka ndërruar metodën disa herë për të qëndruar të rëndësishëm. Ata kanë kaluar nga fabrika e letrës në prodhimin e varkave të gomës dhe në fund në një gjigant të teknologjisë.

  1. Ata mësojnë nga e kaluara por nuk flasin shpesh për të.

Ata të cilët janë të fortë mendërisht e shohin vlerën në të kaluarën. Por, nuk jetojnë në të. Mendojeni të kaluarën tuaj si trajnim. Mësoni nga e kaluara juaj( ose se si të tjerët kanë filluar një biznes ose si kanë bërë para) kështu që të mos i bëni gabimet e njëjta në të ardhmen. Pas kësaj, vazhdoni përpara.

  1. Ata mbajnë ekuilibër.

Të qenit i qetë ndihmon njerëzit të përballojnë situatat sfiduese. Nëse jeni lloji i personit i cili lehtësisht stresohet, kaloni pak kohë duke u qetësuar. Stabiliteti emocional ka tendenca të rritet me kalimin e viteve.

  1. Ata nuk ankohen dhe nuk kritikojnë.

Përderisa është normale që ne kohë pas kohe të nervozohemi, të ankohemi dhe të kritikojmë të tjerët, në fakt kjo na bën të ndihemi edhe më të zemëruar.

Në vend se të humbasin kohën e tyre me këtë negativitet, njerëzit e fortë mendërisht fokusohen në rregullimin e situatës.

  1. Ata kanë ndjenjë të urgjencës.

Njerëzit e fortë mendërisht ''qëndrojnë të angazhuar, të gjallë dhe të lidhur me një situatë kur janë nën presion'', shkruan Christine M. Riordan, dekanja dhe profesoresha e menaxhmentit në Daniels College of Business, Universiteti i Denver. ''Ata vazhdimisht identifikojnë mundësitë, sfidat dhe kërcënimet e ambientit''.

Mirëpo, ata nuk ulen dhe të presin për t'u hedhur në këto mundësi. Por, ''Ata kanë një ndjenjë të urgjencës në reagimin ndaj ndryshimeve të biznesit''.

  1. Ata janë të qëndrueshëm.

''Është në rregull të flisni për forcën mendore, kurajën dhe për këmbënguljen..por si duken këto gjëra në botën reale?'' pyet autori, ndërmarrësi dhe fotografi James Clear.

''Me një fjalë, forca dhe kuraja përbëjnë qëndrueshmërinë''.

Sportistët janë të qëndrueshëm kur vjen puna të mos humbasin ushtrimet. Udhëheqësit e fortë mendorë janë të qëndrueshëm sepse vendosin qëllime dhe ndërtojnë një ekip rreth tyre. Artistët, shkrimtarët dhe punonjësit janë të qëndrueshëm sepse vendosin programime për bërjen e gjërave më të rëndësishme së pari dhe të mos shmangin përgjegjësitë.

  1. Ata janë mirënjohës

Në vend se të brengosen për ato që nuk i kanë, njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës për atë që bëjnë. Për shembull, nëse biznesi i tyre ka dështuar, ata e pranojnë atë dhe janë falenderues për gjërat që i kanë mësuar, njerëzit që kanë takuar, dhe se si do t'i bëjnë gjërat më mirë herën tjetër.

Sikur autori me bazë në Seattle Jane Lotter që e tha shumë mirë. ''Duhet t'a kujtoni gjithmonë se pengesat në rrugë nuk janë pengesa, ato janë rruga''.

The post 10 shprehitë e njerëzve të fortë mendërisht appeared first on Ekonomia Online.

Prindër, mos rrisni fëmijë perfektë!

Posted: 20 Jan 2018 07:44 AM PST

Fëmijët janë si allçia e njomë, gjithçka që i godet lë gjurmë tek ta. (Haim g. Ginott, psikolog & psikoterapist fëmijësh)

Herët a vonë u ndodh të gjitha nënave: jeni duke shëtitur me fëmijën në park, apo në një qendër tregtare dhe takoni një shoqe të vjetër, një komshie që ka dalë edhe ajo bashkë me fëmijën e saj dhe ja, si për forcë zakoni, filloni një bisedë me vetitë më të mira të fëmijëve të secilës prej jush

Fëmijët nuk janë ata të kopertinave të revistave apo ata që shohim çdo ditë në reklama, gjithmonë të qeshur, të veshur bukur, të urtë e të sjellshëm. Përkundrazi!

Nuk duhet të na habisë fakti që në dhjetëvjeçarët e fundit shumë prindër kanë marrë një model edukativ, ku duan që fëmijët e tyre të jenë të përgatitur për jetën. Duan që fëmijët e tyre të kenë të gjitha njohuritë e nevojshme për t'u bërë profesionistë të mirë, të kenë një punë të mirë e të fitojnë mjaftueshëm, asgjë më shumë se kaq.

Këta prindër kanë vetëm një objektiv: duan që fëmijët e tyre të jenë të përsosur.

Për të arritur këtë objektiv nuk hezitojnë t'i regjistrojnë në aktivitete jashtëshkollore, t'ia ngarkojnë rrugën e të mësuarit përtej çdo limiti dhe, natyrisht, t'i shtyjnë drejt suksesit me çdo kusht. Dhe gjëja më e keqe është se besojnë se e bëjnë "për të mirën" e tyre. Problemi kryesor i këtij modeli edukativ është se ushtrojnë trysni të panevojshme mbi fëmijët, duke u hequr atyre fëmijërinë e duke rritur kështu adultë emotivisht të shkatërruar.

RREZIKU I SHTYTJES SË FËMIJËVE DREJT PERFEKSIONIT

Image result for gambar dan fungsi lembaga keluarga

Nën trysni, pjesa më e madhe e fëmijëve bindet dhe arrin rezultatet që prindërit presin, por në këtë mënyrë ata limitojnë mendimin e tyre të pavarur dhe kompetencat që mund t'i çojnë drejt suksesit të vërtetë. Nëse nuk i japim hapësirën dhe lirinë për të gjetur rrugën e tyre dhe i ngarkojmë me pritshmëri, fëmijët nuk mund të marrin vendimet e tyre, të eksperimentojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre. Të pretendoni që fëmijët të jenë gjithnjë e më të mirë ka shumë rreziqe.

I PRIVON ATA NGA FËMIJËRIA E TYRE

Fëmijëria është një periudhë nxënieje, por edhe lumturie dhe argëtimi. Fëmijët duhet të mësojnë duke u argëtuar, duke bërë gabime, duke humbur kohë, duke i lënë të fluturojnë me imagjinatën dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tjerë. Të prisni që fëmijët të jenë më të mirë në një fushë caktuar, ngarkon mbi shpatullat e tyre një përgjithësi të panevojshme. Kjo mënyrë edukative i privon ata nga fëmijëria.

PROVOKON HUMBJEN E MOTIVIMIT DHE TË KËNAQËSISË

Kur prindërit përqendrohen më shumë mbi rezultatet se sa mundin, fëmijët humbasin thelbin e motivimit. Ata do të kuptojnë se ka më shumë rëndësi rezultati se sa rruga që kanë bërë, pasi për prindërit nuk ka rëndësi sa ka mësuar në shkollë, por notat që ka  marrë. Në të njëjtën mënyrë, duke u përqendruar te rezultatet, fëmijët humbasin interesin për rrugëtimin e jetës dhe nuk e shijojnë më atë.

MBJELL FARËN E FRIKËS NGA DËSHTIMI

Frika nga dështimi është një nga ndjenjat më kushtëzuese që mund të provojmë në jetë. Kjo ndjenjë është ngushtësisht e lidhur me konceptin që kemi për suksesin. Ndaj, duke i shtyrë fëmijët drejt suksesit që në moshë të njomë, shërben vetëm për të mbjellë tek ata farën e frikës nga dështimi. Për pasojë, është e mundur që këta fëmijë të mos bëhen adultë të pavarur dhe me iniciativë, siç do të donin prindërit e tyre, por njerëz që pranojnë mediokritetin, sepse kanë frikë të dështojnë.

GJENERON HUMBJEN E VETËBESIMIT

Shumë njerëz profesionalisht të suksesshëm, nuk janë të sigurt. Në fakt, shumë top modele, për shembull, kanë rrëfyer se mendojnë që janë të shëmtuara apo të shëndosha, kur në të vërtetë janë ikona bukurie. Kjo gjë ndodh, sepse niveli i përsosmërisë, të cilit i janë nënshtruar gjithmonë, i bën të besojnë se gjithçka që bëjnë në jetë nuk është asnjëherë mjaftueshëm dhe duhet vetëm një gabim i vogël që të tjerët t'i përçmojnë.

Fëmijët që rriten me këtë ide kur rriten bëhen njerëz të pasigurt, me nivel të ulët vetëbesimi dhe mendojnë se nuk janë asnjëherë mjaftueshëm të mirë. Për pasojë, jetojnë duke u varur nga mendimet e të tjerëve.

The post Prindër, mos rrisni fëmijë perfektë! appeared first on Ekonomia Online.

Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e rrugëve në Prishtinë (Video)

Posted: 20 Jan 2018 07:40 AM PST

Reshjet e borës e kanë bërë të parin e Prishtinës aktiv në Facebook.

Ahmeti sot gjatë ditës dy herë ka treguar për gjendjen e rrugëve në Komunën e Prishtinës, duke thënë se kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve janë të gatshme të reagojnë ne çdo kohë.

Ndërsa, tani ai u kërkon shoferëve të kenë kujdes në vozitje, për shkak të kushteve atmosferike.

"Kujdes në vozitje!!! Ju lusim për qarkullim te kufizuar dhe duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Reshjet pritet të ndalen në 17:15 e pastaj intervenojmë edhe më shumë në rrugët ku është vështirësuar qarkullimi!", shkruan Ahmeti.

The post Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e rrugëve në Prishtinë (Video) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more