Skip to main content

“Ibra zbulon tatuazhin e ri” plus 9 more Ekonomia Online

“Ibra zbulon tatuazhin e ri” plus 9 more Ekonomia Online


Ibra zbulon tatuazhin e ri

Posted: 22 Jan 2018 10:10 AM PST

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq, është i njohur për pasionin e tij për tatuazhet.

Sulmuesi suedez, aktualisht jashtë fushave të blerta si pasojë e një dëmtimi në gju, ka publikuar një foto në rrjetin social "Facebook", ku ka treguar kryeveprën e tij të fundit, të cilën e përkufizon si "artin më të mirë ndonjëherë".

Në të kaluarën, 36-vjeçari, që është pjesë e Manchester Unitedit, kishte mbuluar pjesën më të madhe të shpinës së tij me tatuazhe, ndërsa tashmë duket se ka kompletuar punën e nisur vite më parë, duke mos lënë më vend në kurriz.

The post Ibra zbulon tatuazhin e ri appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadori amerikan imiton Putinin, zhytet në ujë në temperaturë -6 gradë Celsius

Posted: 22 Jan 2018 10:05 AM PST

Temperaturat e ulëta, nuk e kanë ndaluar ambasadorin amerikan në Rusi, Jon Huntsman, që të merrte pjesë në ritualin e futjes në ujë të ftohtë, ritual i Epifanisë ortodokse, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se për një gjë të tillë ishte frymëzuar nga videot e publikuara në YouTube sidomos nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se me këtë shpreson që të ketë një mirëkuptim më të madh me popullin rus, përmes pjesëmarrjes në një ritual të tillë.

"Definitivisht një përvojë e paharrueshme", u ka thënë Huntsman reporterëve që po ndiqnin ngjarjen.

The post Ambasadori amerikan imiton Putinin, zhytet në ujë në temperaturë -6 gradë Celsius appeared first on Ekonomia Online.

Supremja spanjolle hedh poshtë kërkesën për fletarrest ndaj Puigdemontit në Kopenhagë

Posted: 22 Jan 2018 09:59 AM PST

Gjykata Supreme në Spanjë ka hedhur poshtë një kërkesë të prokurorit të shtetit, me anë të së cilës u kërkohej autoriteteve daneze të arrestojnë ish-liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont.

Ai ka udhëtuar nga Brukseli në Kopenhagë gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në një debat në Universitetin e Kopenhagës.

Ky është udhëtimi i parë i Puigdemontit jashtë Brukselit, prej kur ai është arratisur për t'iu shmangur thirrjes së gjykatës në Spanjë, për rolin e tij në një ndarje të dështuar, që është udhëhequr nga qeveria e tij në tetor të vitit të kaluar, shkruan REL.

Spanja pati nisur një fletarrest evropian për arrestimin e Puigdemontit në muajin nëntor, mirëpo më vonë e ka tërhequr atë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 21 dhjetor, partitë pro-pavarësisë kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet e parakohshme rajonale, duke goditur qeverinë e Madridit.

Kryeparlamentari i parlamentit të Katalonjës, Roger Torrent, më 22 janar, e ka propozuar Puigdemontin si kandidat për të udhëhequr qeverinë rajonale.

Madridi ka thënë se udhëheqja e Katalonjës nga një territor i huaj do të ishte e "paligjshme".

The post Supremja spanjolle hedh poshtë kërkesën për fletarrest ndaj Puigdemontit në Kopenhagë appeared first on Ekonomia Online.

Arsenali larg transferimit të Aubameyangut

Posted: 22 Jan 2018 09:55 AM PST

Arsenali nuk është afër transferimit të Pierre-Emerick Aubameyangut të Borussia Dortmundit.

Sipas SkySports, negociatat mes dy klubeve nuk janë të lehta dhe nuk pritet që diçka të konkretizohet në ditët në vazhdim.

Në raportim theksohet se Dortmundi ka shprehur dëshirë për transferimin e Olivier Giroudit në afatin kalimtar të janarit.

Sven Mislintat, shefi i transferimeve tek Arsenali, është negociator i rëndësishëm. Ai iu bashkua Arsenalit në nëntor pas largimit nga Dortmundi.

The post Arsenali larg transferimit të Aubameyangut appeared first on Ekonomia Online.

Yjet e shfrytëzuan “SAG Awards” për të bartur mesazhe

Posted: 22 Jan 2018 09:51 AM PST

U mbajt edicioni i 24-të me radhë i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve "SAG Awards", të cilat i ndanë shoqata e aktorëve në Hollywood dhe mbrëmja u karakterizua me momente të shumta interesante.

Duke qenë se në industrinë e showbizit është duke dominuar një frymë e luftës për barazi gjinore dhe yjet e kanë ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale kudo në vendin e punës, ky edicion i shpërblimeve "SAG" iu dedikua femrave dhe kontributit të tyre në kinematografi, por nuk u lanë anash as burrat që po i përkrahin ato në këtë mision të barazisë gjinore dhe drejtësisë në vendin e punës.

Madje për herë të parë në historinë e kësaj ngjarje, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u udhëhoq nga një person dhe atë një aktore femër, Kristen Bell. Ajo solli shumë humor në skenë, por nuk harroi as të mbajë fjalim për gjërat që janë duke ndodhur për momentin në Hollywood, duke bërë thirrje për ndryshime pozitive dhe paqe e dashuri.

Sa iu përket projekteve dhe aktorëve të nderuar të mbrëmjes, komedia “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” i fitoi tri shpërblime SAG, përfshirë këtu kategoritë "Ekipi më i mirë në film", protagonistja e filmit Frances McDormand u shpall "Aktorja më e mirë në film" dhe Sam Rockwell u shpërblye me çmimin "Aktori më i mirë në rol dytësor". Aktori i njohur britanik Gary Oldman e fitoi çmimin "Aktori më i mirë në film" për portretizimin e liderit të Britanisë së Madhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, në filmin “Darkest Hour”. Ndërsa, Allison Janney u shpall "Aktorja më e mirë në rol dytësor" për rolin e saj në filmin “I, Tonya”.

Sa u përket kategorive për seri, drama “This Is Us” dhe komedia “Veep” i morën disa prej shpërblimeve kryesore të mbrëmjes. Julia Louis-Dreyfus, e cila është duke iu nënshtruar tretmanit për kancer në gji, për të cilën arsye edhe mungoi në këtë mbrëmje, u shpërblye nga kolegët e saj me çmimin "Aktorja më e mirë në komedi", derisa aktorja e re në industri, Claire Foy, e cila poashtu mungoi në këtë ngjarje, e fitoi çmimin "Aktorja më e mirë në dramë" për portretizimin e mbretëreshës Elizabeth në serinë “The Crown.” Aktori Sterling K. Brown e fitoi çmimin "Aktori më i mirë në dramë" për rolin e tij në serinë "This Is Us" dhe kështu bëri histori, duke qenë aktori i parë zezak që e ka fituar këtë shpërblim. Ndërsa, William H. Macy u shpall "Aktori më i mirë në komedi" për rolin e tij në serinë “Shameless”.

Seria “Big Little Lies” i fitoi dy shpërblime gjatë mbrëmjes për aktorët e saj, Nicole Kidman dhe Alexander Skarsgard, në kategoritë "Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në seri të limituar televizive".

E me çmimin special për arritje jetësore u nderua veterani Morgan Freeman, i cili tha se ndihet tejet i nderuar që karriera e tij po vlerësohet nga njerëzit që më së miri e njohin këtë profesion dhe kontributin e tij, që janë kolegët e tij aktorë.

Shpërblimet SAG shpesh janë indikatorë të aktorëve potencialë për t'u shpërblyer me Oscar në muajin mars, pasi që pjesa më e madhe e anëtarëve të shoqatës së aktorëve në Hollywood janë po ashtu anëtarë të Akademisë së Arteve dhe Shkencave. Nominimet për shpërblimet kryesore në kinematografi, ato Oscar, do të bëhen të ditura nesër.

The post Yjet e shfrytëzuan "SAG Awards" për të bartur mesazhe appeared first on Ekonomia Online.

Dy persona në rrezik jete nga gripi sezonal në Kosovë

Posted: 22 Jan 2018 09:44 AM PST

Stina e dimrit, luhatja e temperaturave në vend dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit kanë bërë që shumë qytetarë të Kosovës të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare, por edhe në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor, si pasojë e prekjes nga viroza stinore. Dy persona tashmë janë në rrezik. Njëri 51 dhe tjetri 40-vjeçar gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në QKUK. Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, ka treguar për Express rreth gjendjes së tyre shëndetësore, si dhe për masat parandaluese që duhet të merren rreth gripit sezonal
Dy persona, njëri 51-vjeç e tjetri 40, janë në rrezik jete. Kjo pasi që të njëjtët janë prekur nga gripi sezonal, i cili ditëve të fundit po përhapet me të madhe në të gjithë Kosovën. Të dy këta pacientë gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në QKUK. Ndërkohë që nga muaji dhjetor e deri në mesin e këtij muaji, në Infektiven e QKUK'së janë paraqitur rreth 20 raste ambulatore të pacientëve me viroza të gripit sezonal. Katër prej tyre gjenden të shtrirë për mjekim nga gripi në Infektivë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka folur për Gazetën Express lidhur me gjendjen shëndetësore të këtyre pacientëve, si dhe për masat e nevojshme parandaluese për t'i shpëtuar këtij gripi.

"Edhe në Klinikën tonë janë paraqitur disa raste. Mund t'ju them se për muajt dhjetor-janar në Klinikën Infektive janë paraqitur mbi 20 raste ambulatore me sëmundjen epidemike të gripit. Prej këtyre 10 raste janë tablo-klinike klasike të gripit, kurse nga këto me laborator të konfirmuar me grip janë pesë raste. Gjendja e përgjithshme e këtyre të sëmurëve për fat është më e mirë, po edhe kujdesi ka qenë në nivelin e duhur mjekësor", ka thënë Ramadani.

Sipas tij gjendja shëndetësore e dy prej pacientëve është më e rënduar.

"Dy pacientë kanë qenë në gjendje shëndetësore më të rënduar. Por, gjendja e tyre shëndetësore është në përmirësim, ani se të njëjtët gjenden në mjekimin intensiv. Por, gjatë këtyre ditëve gjendja e tyre po shënon një trend të përmirësimit intensiv. Ata kanë qenë në rrezik për jetën dhe janë trajtuar me terapi emergjente", ka thënë Ramadani për Express

Sipas tij, nga këto 20 raste ambulatore të pacientëve me grip, 10 kanë qenë fëmijë të cilët kanë marrë trajtimin e duhur. Doktori Hamdi Ramadani shpjegon edhe për simptomat e gripit.

"Sëmundja e gripit i atakon kryesisht indet mushkërore ose pulmonare. Nëse personi është pa imunitet, i sëmurë më herët, atëherë sëmundja është shumë agresive dhe e rëndë. Gripi po manifestohet me vjellje, barkqitje, me dhembje të fuqishme të nyjave.", thotë doktori.

Hiç më mirë sa i përket virozës gripore nuk qëndron as Klinika e Pediatrisë në QKUK. Doktoresha në këtë klinikë, Arbnore Batalli-Këpuska, njofton se ditët e fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të fëmijëve të prekur nga viroza stinore. Ajo thotë se në baza ditore emergjencën e kësaj klinikë e vizitojnë mbi 100 fëmijë. Prej tyre rreth 20 ndalen për trajtim të mëtejmë.

Numri i madh i fëmijëve dhe mungesa e kapaciteteve në Pediatrinë e QKUK'së sjell madje edhe situatën që nga dy fëmijë të shtrihen në krevatet e kësaj klinike për t'i vazhduar terapitë.

"Fluksi i pacientëve është i madh dhe shpesh herë dy raste janë në një shtrat. Në bazë të vizitave, gjatë një fluksi të madh kemi përafërsisht 100 vizita në repartin e emergjencës në Klinikën e Pediatrisë", thotë ajo.

Përndryshe, nga 1 tetori i vitit të kaluar e deri tani, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 15 mijë e 737 raste të dyshimta me grip (ILI), 2 mijë e 329 raste të tjera me simptoma të Infeksionit Respirator Akut, si dhe 36 raste SARI, sëmundje e rëndë respiratore akute. Me viroza gripale po kanë probleme edhe fëmijët. Në Pediatrinë e QKUK'së çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 100 fëmijë, prej tyre rreth 20 ndalen për trajtim. Përveç kësaj, kjo klinikë po ballafaqohet edhe me mungesë të barnave, madje edhe të atyre të listës esenciale. Aty ndodh që edhe nga dy fëmijë të shtrihen në një shtrat gjatë qëndrimit dhe trajtimit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-persona-ne-rrezik-jete-nga-gripi-sezonal-ne-kosove-489995/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

The post Dy persona në rrezik jete nga gripi sezonal në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Sefaj: Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave të trafikut

Posted: 22 Jan 2018 09:40 AM PST

Ministri Brendshëm, Flamur Sefaj ka theksuar se zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve, të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

"Zbatimi i pa kompromis i rregullave të reja të trafikut rrugor, do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante. Organet kompetente të zbatimit të ligjit do të jenë rigoroze në zbatimin me përpikëri të këtyre rregullave, duke përfshirë këtu edhe konfiskimin veturave të parkuara në trotuare dhe vende të tjera ku pengohet qarkullimi i lirë i këmbësoreve dhe shërbimeve emergjente në kryerjen e detyrave të tyre", ka thënë Sefaj.

Ministri ka shtuar tutje se Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion.

"Prandaj, lus qytetarët që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt", ka thënë ai.

The post Sefaj: Policia do të intensifikojë shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave të trafikut appeared first on Ekonomia Online.

Bonuçi i anulon dy tituj ”Zonjës së vjetër”

Posted: 22 Jan 2018 09:35 AM PST

Leonardo Bonuçi ka hapur një uebsajt personal, por kapiteni aktual i Milanit ka debutuar me gafë.

Ndërsa ai kalon disa pasazhe të karrierës së tij duke komentuar titullin e sezonit 2015-2016 me Juventusin, përkrah postimit dhe ndjesive të tij gabon me foton, në të cilën duket ai që mban "scudetto"-n me numër 32, transmeton Klan Kosova.

Por edhe pse ligjërisht fotoja mund të duket e drejtë, në të vërtetë, për tifozët e Juves dhe siç ka konfirmuar edhe ai vetë, kur vishte ngjyrat bardhezi, ai ishte titulli numër 34 në fushën e lojës, pasi juventinët i quajnë të vetët edhe dy titujt e "Calciopolit".

Kaq ka mjaftuar që kjo gafë, ndoshta ky mohim i dy titujve nga ana e Bonuçit, të shtyjë ish-tifozët e tij që ta "godasin" me breshëri ofendimesh lojtarin e Milanits, shkruan Panorama, transmeton Klan Kosova.

The post Bonuçi i anulon dy tituj "Zonjës së vjetër" appeared first on Ekonomia Online.

Erion Veliaj shkon me biçikletë në Kuvend

Posted: 22 Jan 2018 09:28 AM PST

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit me biçikletë.

I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF-it për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën.

Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.

Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi.

Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga ambiciet e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat, shkruajnë mediat e Shqipërisë.

Faza e parë ku parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla tashmë ka nisur. Me shtimin e këtij rrjeti të korsive të dedikuara për biçikleta, por edhe me kohën e favorshme që ofron Tirana, nuk do të ketë më justifikim për askënd që të mos përdorë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm.

The post Erion Veliaj shkon me biçikletë në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

Nushi nga Vetëvendosje: Ka fryrje të votave për Kurtin

Posted: 22 Jan 2018 09:22 AM PST

Ish Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka thënë se procesi i së dielës të zgjedhjeve për kryetar të kësaj lëvizjeje nuk ka shkuar si është më së miri.

"Kulmoi një proces që nuk shkoi në mënyrën më të mirë, sidomos nga transparenca që është një prej kryefjalëve të zotit Kurti", ka thënë Nushi, njofton Klan Kosova.

"Këto shifra janë njëfarë treguesi. Nuk mund të them se ata që nuk kanë dalë janë kundër zotit Kurti".

"Problemet në VV kanë zhgënjyer edhe anëtarësinë tonë. Është hera e parë që është bërë fushatë, ka pas një organizim të madh logjistik. Anëtarët nuk kanë mundur të qëndrojnë të verbër përballë problemeve. Janë shifra shqetësuese".

"Ato nuk janë reale, sepse nëse shihen nga dega, flasin për fryrje të votave për të ia rritur legjitimitetin zotit Kurti", ka thënë ai.

Nushi ka pohuar se në komuna të vogla si Klina, ka pasë dalje më të madhe sesa në qendrat e mëdha si Pejë dhe Gjakovë.

Vetë Nushi ka thënë se nuk ka marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.

"Nuk kam dalë sepse nuk kam dashur ta legjitimoj një proces të tillë".

"Nuk kishte urgjencë të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme derisa zoti Kurti ka qenë në burg. Albini pa asnjë nevojë kandidoi nga burgu, pa njoftuar askënd. Albinin e kemi marrë vesh se do të kandidojë vetëm kur e ka dorëzuar kandidaturën. U krijua njëfarë vetëviktimizimi se Albini dëshiron të eliminohet nga organizata", ka shtuar ai.

Nushi po ashtu ka treguar se është shkarkuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm pa asnjë paralajmërim nga pozita e Kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Vetëvendosjes.

The post Nushi nga Vetëvendosje: Ka fryrje të votave për Kurtin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more