Skip to main content

“Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kush janë pornostaret e vdekura në 3 muaj (FOTO)

Posted: 22 Jan 2018 02:17 AM PST

Vdekja e Olivia Lua-s është e pesta në vetëm tre muaj në SHBA dhe Kanada në industrinë e pornografisë.  Katër gra të tjera kanë vdekur nga vetëvrasja apo mbidoza aksidentale. Më 9 nëntor, Shyla Stylez, 35 vjeç, vdiq në gjumin e saj në shtëpinë e nënës së saj në Calgary. August Ames, 23 vjeç, vari veten më 5 dhjetor, në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj. Ndërsa Yurizan Beltran, 31 vjeç, vdiq nga një mbidozë dhjetorin e kaluar.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Gjiknuri: Statusin e keni gati

Posted: 22 Jan 2018 02:07 AM PST

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri ndodhen në interpelancë  me naftëtarët e Ballshit përmes një videokonference.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përsëriti se ministria që ai drejton është e gatshme për një zgjidhje përfundimtare, duke iu referuar këtu çështjes së statusit, që sipas tij është gati për naftëtarët.

"Çështja e statusit merr zgjidhje. Vetëm ngarkoni disa persona. Kompania ARMO ka falimentuar, nuk ekziston si kompani. Eshtë e zhytur në borxhe. Ne kemi nisur procedurat tona ligjore për të rikuperuar çdo lloj aseti që është rikuperuar. Kam autorizuar që të sekuestrohen asetet për borxhet

ARMO iku bashkë me Rezart Taçin. Ju e dini mirë. Po gjejmë zgjidhje brenda hapësirave shtetërore, sepse ajo nuk është ndërmarrje shtetërore. Do përpiqemi që të gjejmë investitor që të marrë përsipër brenda kuadrit ligjor", tha Gjiknuri.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Florian Binaj në “San Siro”, imiton Shakohoxhën (Video)

Posted: 22 Jan 2018 02:07 AM PST

Aktori mirënjohur Portokallisë, Florian Binaj ka qenë në San Siro, për të ndjekur live ndeshjen mes Interit dhe Romës.

Por edhe pse në shkallët e stadiumit, Binaj ka ditur të bëhet protagonist në Instagramin e tij, ku nëpërmjet një videoje live, ka komentuar sfidën, duke imituar komentatorin e Supersport, Dritan Shakohoxha. Komenti i aktorit është mjaft interesant dhe i mbushur me nota humori.

Live nga San Siro, Inter Roma @dritan_shakohoxha

A post shared by @ florjanbinaj on

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bie në humnerë, humb jetën 50-vjeçari

Posted: 22 Jan 2018 01:42 AM PST

Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht mesnatën e dielës, pasi ka rënë nga njëlartësi 30-40 metra.

Policia e Elbasanit bën të ditur se në aksin rrugor Elbasan-Tunel, në vendin e quajtur Ura në hyrje të tunelit E. R, shofer kamioni, ka zbritur nga mjeti i tij me targë AA 886 MP, dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugë.

Nga pakujdesia ka rënë poshtë nga një lartësi 30-40 metra dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nis fushata për pagesat e prapambetura dhe kontratat e reja të ujit

Posted: 22 Jan 2018 01:30 AM PST

Bashkëpunimi i ngushtë në mes qytetarëve dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë është tashmë një aset për të rritur më shumë efikasitetin e punës në shërbim të qytetarëve.

Riparimi i shpejtë i defektit në rrjetin e ujit të pijshëm në rrugën "Ibrahim Rugova" nga Bashkia e Tiranës, i dha fund problematikës së sinjalizuar nga banorët e kësaj zone në rrjetin e shpërndarjes së ujit. Linja brenda pak orëve rifilloi furnizimin normal.

Krahas investimeve për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në kryeqytet, Bashkia po merr masa për mbledhjen e pagesave nga konsumatorët debitorë. 

Ndërkohë, nga sot ka nisur fushata e ndërgjegjësimit për qytetarët mbi pagesën e faturave të prapambetura të ujit të pijshëm si dhe lidhjen e kontratave të reja.

Në përfundim të fushatës së ndërgjegjësimit dhe lidhjeve vullnetare, do të nisë identifikimi i abuzuesve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, nga data 1 shkurt, bashkitë do të fillojnë verifikimin e pagesave për punonjësit e tyre, të cilët do të nënshkruajnë një deklaratë dhe do të paraqesin edhe librezën e pagesave të ujit. 

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tregu i ushqimeve organike për fëmijët

Posted: 22 Jan 2018 01:23 AM PST

Sipas studimeve më të fundit, industria amerikane e ushqimeve për fëmijë vlerësohet të ketë siguruar 53 miliardë dollarë në vitin 2015. Ky treg pritet të arrijë në 75 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2050. Por ushqimi për fëmijë nuk ka ndryshuar shumë në dekadat e fundit, duke nxitur një kompani të vogël në Kaliforni të hyjë në treg me siç thonë drejtuesit e saj, një zgjedhje të re për familjet që punojnë.

Sipas një studimit të organizatës Pew, gati gjysma e të gjithë çifteve të martuara në Shtetet e Bashkuara punojnë me orar të plotë.

Kjo e bën të vështirë rritjen e fëmijëve, dhe koha është një luks që shumë prindër nuk e kanë. Për këtë arsye, kompanitë si Yumi, ofrojnë shërbimin e dërgimit të ushqimeve për fëmijët në shtëpi.

“Nganjëherë është e vështirë për mua të shkoj në dyqan të blej ushqime dhe të gatuaj. Prandaj, them se shërbimi i dërgimit të ushqimeve në shtëpi është një gjetje shumë e mirë. Kjo më jep më shumë kohë për të kaluar me fëmijët e mi, nuk shqetësohem se po u jap fëmijëve ushqime jo të shëndetshme", – thotë Lisa Lee, nënë që punon me orar të plotë.

Por nuk janë tërheqëse vetëm lehtësirat dhe ushqimi i mirë për shëndetin që këto biznese ofrojnë. Kuzhinat e tyre duken si tregje fermerësh.

Produktet e tyre janë tërësisht organike dhe krijuesit e tyre argumentojnë se ato janë një alternativë unike në ushqyerjen e foshnjave.

“Një nga risitë e mëdha që ka sjellë teknologjia është shfrytëzimi i hapësirave që në të kaluarën ka qenë e pamundur të shfrytëzoheshin. Në industrinë e ushqimit për fëmijë nuk ka pasur ndryshime thelbësore në disa dekada. Ne vendosëm të hynim në këtë industri për ta ndryshuar atë. Pra, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si ofrohet ushqimi i fëmijëve dhe si e shohin njerëzit ushqyerjen e foshnjave “, – thotë Angela Sutherland nga kompania “Yumi”.

Kompania "Yumi" mbështetet tek ideja se njerëzit paguajnë më shumë për ushqime për foshnjat që janë tërësisht organike dhe të krijuara nga dietologët. Disa studime sugjerojnë se ushqimet organike mund të jetë më e mirë për foshnjat.

“Studimet që kanë krahasuar fëmijët që konsumojnë ushqime organike me ata që hanë ushqime tradicionale tregojnë se ka një prani shumë më të lartë pesticidesh në urinën e atyre që konsumojnë ushqime konvencionale”, thotë dietologia Lauren Cornell.

Çdo kavanoz me ushqime për fëmijët që prodhon kompania Yumi kushton mes gjashtë dhe tetë dollarë, përfshirë pagesën për transportin në shtëpi; ushqimet e tjera organike për fëmijë kushtojnë rreth një dollar për kavanoz. Kjo është një alternativë me kosto të lartë, por themeluesit e kompanisë Yumi shpresojnë t’i bindin prindërit se kostoja është e justifikueshme.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com) / VOA

Puigdemont në Danimarkë, përkundër kërcënimit nga Spanja

Posted: 22 Jan 2018 01:15 AM PST

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka udhëtuar në Danimarkë, përkundër kërcënimit të qeverisë së Spanjës, se nëse ai largohet nga Brukseli, atëherë do të lëshohet fletarrest për të.

Aeroplani i Puigdemontit sot ka ateruar në aeroportin e Kopenhagës, ku parashihet të jetë pjesëmarrës në debat në një universitet, më vonë gjatë ditës.

Ky është udhëtimi i parë i ish-liderit të Katalonjës jashtë Brukselit, ku ai arriti për t'i shpëtuar paraqitjes në gjykatë në Spanjë, për shkak të rolit të tij në pavarësinë e dështuar të rajonit të Katalonjës, në muajin tetor të vitit të kaluar.

Prokurori shtetëror i Spanjës ka deklaruar dje se nëse Puigdemont hynë në Danimarkë, siç ishte planifikuar, atëherë "menjëherë do të kërkojë" që Gjykata Supreme e Spanjës të lëshojë fletarrest evropian kundë tij.

Spanja pat lëshuar fletarrest evropian për zënien e Puigdemontit në muajin nëntor të vitit të kaluar, por e tërhoqi atë pas një muaji.

Në goditjen madhore ndaj qeverisë së Madridit, partitë për pavarësi fituan shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë, të mbajtura më 21 dhjetor.

Carles Puigdemont po përpiqet të rizgjedhet si president i Katalonjës, duke thënë se dëshiron të qeverisë nga ekzili, me qëllim që ta evitojë arrestimin nëse kthehet në Spanjë. Madridi thotë se qeverisja e Katalonjës nga jashtë do të jetë "ilegale".

22 janar 2018 (gazeta-shqip.com)

Spanjë, Shakira akuzohet për evazion fiskal prej miliona eurosh

Posted: 22 Jan 2018 01:00 AM PST

Dhjetëra milionë euro evazion fiskal spanjoll në harkun e katër viteve. Këtë herë, ajo që nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit, është këngëtarja kolumbiane Shakira, gruaja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, e akuzuar për mashtrim nga Tatimet për të ardhura të fituara mes viteve 2011 dhe 2014.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta "La Vanguardia" dhe ka të bëjë me vitet ku këngëtarja jetonte në Spanjë, ku nuk kishte akoma një banesë zyrtare.

Sipas inspektorëve të Fisco-s, edhe në atë periudhë Shakira kishte qëndruar në Barcelonë më shumë se 183 ditë në vit, ku sipas ligjit është d detyruar të paguajë taksat në vend.

Kush punon me Shakirën flet për "një indiferencë kriteresh të vlerësimit dhe jo për mashtrim fiskal: është përdorur vetëm një teknikë ndryshe".

Fitimet e këngëtares, vijnë praktikisht nga koncerte jashtë, por tatimet spanjolle theksojnë se taksat për atë periudhë, Shakira duhet t'i paguajë në Madrid.

Të dhënat e revistës "Forbes", thonë se mes 2010 dhe 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj muzikorë jashtë.

Shumë fansa të këngëtares janë të bindur se bëhet fjalë për një hakmarrje "transversale" të sistemit tatimor spanjoll: bashkëshorti i saj, Pique, kishte mbështetur hapur kauzën e separatistëve katalanas, duke shkuar të votonte në referendumin të deklaruar si të paligjshëm nga qeveria.

Tani fjala i kalon Prokurorisë. Akuza mund t'i kushtojë shumë shtrenjtë yllit muzikor kolumbian, e cila rrezikon, përveç se një gjobë të kripur, edhe dy vjet burg.

Me 40-vjeçaren amerikano-latine, zgjerohet lista e "Vip"-ave që kanë përfunduar në shënjestër të Tatimeve spanjolle: në të shkuarën kanë qenë Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Hoze Mourinjo.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulëta

Posted: 22 Jan 2018 12:51 AM PST

Moti i keq, me shira dhe koha e vrenjtur duket se kanë ikur bashkë me fundjavën që lamë pas, por temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta, karakteristikë për sezonin e dimrit.

Sa i takon parashikimit për këtë javë, Meteoalb thotë se do të jetë kryesisht e kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave.

Madje, në zonat malore temperaturat e mëngjesit do të zbresin në -7°c, por shumë pranë vlerës zero, në ultësirën perëndimore. Temperatura të tilla të ulëta do shtojnë rrezikun që vjen nga akulli në rrugë, prandaj kërkohet kujdes.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Digjet në  banesë 70-vjeçari, rëndë në spital

Posted: 22 Jan 2018 12:46 AM PST

Një 70-vjeçar është plagosur rëndë pasi banesa ku ai jetonte ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak gjatë orëve të vona të natës dhe shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një qiri i lënë ndezur.

Si pasojë e flakëve 70-vjeçari ka marrë plagë të shumta në të gjithe trupin dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more