Skip to main content

“Përse ua “nxij jetën” vajzave” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Përse ua “nxij jetën” vajzave” plus 2 more Telegrafi Opinione


Përse ua “nxij jetën” vajzave

Posted: 19 Jan 2018 09:18 AM PST

Irena Beqiraj

Debati i fundit për ngacmimet seksuale më kujtoi një histori të vjetër.

Kur jepja mësim në një universitet në fund të semestrit bëhej vlerësimi i pedagogut.

Ndër gjithë komentet plot batutë e humor ca syresh edhe ironik të studeteve të mi… më bëri përshtypje një prej tyre që nga konteksti ishte i një vajze: "… profesoresha është shumë tolerante me çunat! Vajzave ua nxiu jetën!".

Kishte të drejtë. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave të kursit me këto fjalë:

Vajza të dashura, është e vërtetë, jam shumë kërkuese me ju.

Po a e dini çfarë u pret sa të dilni nga këto auditore?

Një realitet tejet maskilist edhe vanitoz.

Të bukura, të reja 70 për qind e juaja do të gjejnë një shef mashkull në zyrën e parë.

Mendimi i parë që disa syreve do t'u kalojë kokës si shigjetë është "çfarë fshihet poshtë fustanit" e vetëm me zotësi e besim tek vetja do të mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo që ju dini.

Bota jashtë është vanitoze të dashurat e mia.

Në këtë vanitet mbytës çdo gjëje i vihet një çmim.

Edhe juve do përpiqem t'u vendosin një çmim, një rrogë më të mirë, karrierë më të shpejtë, do jeni gjithmonë në tundimin për të qenë ju ylli në ngjitje.

Por, është vetëm çmim, jo vlerë.

Duhet të jeni të përgatitura, inteligjente, të zonjat e vetes, të afta për t'i shpëtuar këtij rrethi vicioz.

Edhe e fundit, asgjë mos kërkoni dëshpërimisht në këtë jetë, përveç pavarësisë edhe integritetit.

E këto të dyja mund t'i keni, vetëm kur e keni kokën plot, edhe keni më shumë për të ofruar sesa bukurisë edhe trupit.

Prandaj, jam kërkuese me femrat e do vazhdoj të jem.

The post Përse ua "nxij jetën" vajzave appeared first on Telegrafi.

PBB duhet të korrektohet, jo të zëvendësohet

Posted: 19 Jan 2018 01:54 AM PST

Urs Rohner

Ekonomistë të respektuar prej kohësh kanë treguar se prodhimi i brendshëm bruto është një matje e pasaktë e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore dhe, për rrjedhojë, nuk duhet të jete fiksimi i vetëm i politikëbërësve. Megjithatë ne nuk jemi afruar fare me gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për një alternativë ndaj PBB-së.

Një mangësi e njohur e PBB-së është që ajo nuk merr parasysh vlerën e punës në shtëpi, përfshirë kujdesin për fëmijët dhe për të moshuarit. Më e rëndësishmja, përcaktimi i një vlere monetare për aktivitete të tilla nuk do të zgjidhë defektet më të mëdha te PBB: paaftësinë e këtij treguesi për të reflektuar në mënyrë të përshtatshme eksperiencën e përjetuar nga anëtarë të caktuar të shoqërisë. Korrektimi për punën në shtëpi mund të inflacionojë PBB-në, ndërsa nuk sjell dallim real në standardet e jetesës. Dhe gratë që përbëjnë pjesën dominuese të njerëzve që kryejnë punë në shtëpi mund të vijojnë të trajtohen si vullnetare dhe jo si kontribuuese reale në ekonomi.

Një defekt tjetër i njohur i PBB-së është që ajo nuk merr parasysh shkatërrimin e vlerës, të tillë kur vendet keqmenaxhojnë kapitalin e tyre njerëzor duke penguar arsimimin e grupeve të caktuara demografike, apo kur shfrytëzojnë deri në fund burimet natyrore për përfitime ekonomike të atypëratyshme. Në fund të fundit, PBB ka tendencën që të masë asetet në mënyrë të pasaktë ndërsa nuk mat fare pasivet, ose detyrimet e akumuluara për krijimin e këtyre aseteve.

Megjithatë, nuk ka një konsensus ndërkombëtar për një PBB alternative ndonëse ka pasur progres frymëzues drejt një mënyre më të mirë të të menduarit mbi aktivitetin ekonomik. Më 1972, ekonomisti i universitetit të Jellit, William Nordhaus, si dhe James Tobin, propozuan një kuadër të ri, "matjen e mirëqenies ekonomike" (MEW sipas akronimit në anglisht), për të marrë parasysh aktivitetet e papaguara. Dhe, së fundmi, Kina ka zhvilluar një tregues të "zhvillimit të gjelbër", e cila konsideron performancën ekonomike krahas faktorëve të ndryshëm mjedisorë.

Për më tepër, vendimmarrësit e sektorëve publikë apo privatë tashmë kanë shumë më tepër mjete në dispozicion për të bërë zgjedhje më të sofistikuara nga sa kishin në të shkuarën. Në anën e investitorëve, kërkesa për të dhëna mbi mjedisin, shoqërinë dhe qeverisjen po rritet me shpejtësi. Dhe, në sektorin publik, organizata të tilla si Banka Botërore kanë përshtatur metrika të tjera përveç PBB-së për të vlerësuar cilësinë e jetës, përfshirë jetëgjatësinë e pritshme në lindje dhe aksesin në arsim.

Në të njëjtën kohë, debati rreth prodhimit kombëtar bruto ka marrë peshë. Megjithëse ky tregues ndan elementët bazë me PBB-në, PKB është më i rëndësishëm në epokën e sotme të globalizuar, për shkak se ai merr parasysh të ardhurat e gjeneruara nga korporatat nën pronësi të huaja dhe banorët e huaj. Në këtë mënyrë, në një vend ku korporatat e huaja kanë një pjesë domethënëse të prodhimit dhe aseteve të tjera, PBB do të inflacionohet ndërsa PKB do të tregojë vetëm të ardhurat që vendi ka realisht. (shiko grafikun)

Irlanda është një shembull i njohur se si PKB është përdorur për të korrektuar paqartësitë e krijuara nga PBB. Më 2015, Irlanda raportoi se PBB e saj u rrit me një normë të pabesueshme prej 26.3 për qind. Siç vërejti një studim pune i OECD në tetor 2016, ky episod ngriti pyetje serioze mbi aftësinë e kuadrit konceptual të llogarive për të përkufizuar PBB-në në mënyrë të përshtatshme për të reflektuar realitetin ekonomik."

Studimi i OECD-së del në konkluzionin se PBB nuk është një indikator i besueshëm për mirëqenien materiale të një vendi. Në rastin e Irlandës, rritja marramendëse brenda një viti e PBB-së së saj rezultoi nga "zhvendosja" prej korporatave shumëkombëshe të disa përfitimeve ekonomike të caktuara – konkretisht të ardhurave nga e drejta e pronësisë intelektuale – në llogaritë e tyre të përgjithshme. Për të trajtuar hendekun në rritje mes zhvillimit ekonomik real dhe PBB-së së raportuar, Zyra Qendrore e Statistikave të Irlandës propozoi një version të modifikuar të PKB-së, (njohur si GNI*) për vitin 2016.

Hendeku mes PBB-së dhe PKB-së me gjasa do të mbyllet shpejt në juridiksione të tjera gjithashtu. Në një studim të fundit pune, Urooj Khan nga Shkolla e Biznesit të Kolumbias, Suresh Nallareddy i Universitetit Duke dhe Ethan Rouen nga Shkolla e Biznesit të Harvardit vunë në dukje dallimin mes "rritjes së fitimeve të korporatave dhe rritjes së përgjithshme të ekonomisë së SHBA-së" mes viteve 1975 dhe 2013. Ata gjejnë se gjatë kësaj periudhe, rritja mesatare e fitimit në SHBA ishte më e lartë se sa rritja e PBB-së sa herë që norma vendëse e tatimit mbi fitimet korporative ishin më të larta se sa normat e tatimit në vende të tjera të OECD-së.

Në dhjetor, kjo mospërputhje u trajtua me miratimin e Ligjit për Uljen e Taksave dhe të Punës të vitit 2017. Duke ulur shkallën e taksimit të fitimeve të korporatave në një nivel konkurrues me botën dhe duke dhënë kushte më të mira për riatdhesimin e fitimeve, paketa e taksave pritet të zhvendosë fitimet e korporatave pas në Shtetet e Bashkuara. Për rrjedhojë, dallimi mes PBB-së dhe PKB-së ka gjasa do të zvogëlohet si në SHBA ashtu edhe në Irlandë, ku shumë korporata të mëdha të SHBA-së kanë mbajtur paratë e veta.

Duke parë përpara, unë mund të sugjeroj që politikëbërësit të përqendrohen më shumë në tre pika. E para, siç demonstrohet më sipër, vendimmarrësit përkatës sakaq po trajtojnë shumë defekte të PBB-së, gjë që është inkurajuese. E dyta, vendimmarrësit e sektorit publik dhe atij privat tashmë kanë instrumente të shumta në dispozicion për vlerësim më të mirë të pasojave mjedisore dhe shoqërore të veprimeve të tyre.

Dhe, e treta, në biznes nuk duhet që ajo që është e përsosur të bëhet armik i së mirës. Ne nuk kemi zgjidhur të gjitha problemet që lidhen me PBB-në, por ne kemi ecur goxha në reduktimin e shumë defekteve. Në vend që të kërkojmë një kuadër të ri çorientues treguesish për të zëvendësuar teknikat aktuale të statistikave dhe të analizave, ne duhet të përqendrohemi në bërjen e ndryshimeve të mirëmenduara në sistemin ekzistues. /Project Syndicate/reporter.al/

The post PBB duhet të korrektohet, jo të zëvendësohet appeared first on Telegrafi.

Skënderbeu u mësoi shqiptarëve çfarë është atdheu

Posted: 19 Jan 2018 01:46 AM PST

Spartak Ngjela

Më 17 janar, të 550 viteve më parë ka vdekur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Gjergj Kastrioti ishte i pari shqiptar që duke sakrifikuar gjithçka të vetën: familjen, karrierën në një perandori dhe vetveten gjithashtu, me sakrificën e tij sublime dhe me heroizmin e tij të jashtëzakonshëm, iu blatoi shqiptarëve si dhuratë historike të përjetshme sensin e lavdisë dhe heroikën;

Iu dha shqiptarëve mësimin e historisë se çfarë është atdheu;

U vetëshpall mbret i Epirit, për t'iu kujtuar shqiptarëve dhe dinastive shqiptare që do të vinin, të shndritshmit e mëdhenj të racës së tyre: Aleksandrin e Madh dhe Piron e Epirit;

Formoi në shoqërinë arbërore identitetin e etnisë së saj;

Duke iu kallur frikën turqve mizorë dhe të gjithë Perandorisë Osmane, përsëriti në histori tmerrin që iu shkaktoi romakëve Piroja i Epirit, dhe;

Me figurën e tij ai:

Iu dha mundësi shqiptarëve të mëdhenj që të krijonin me bazament solid Rilindjen tonë Kombëtare;

Iu dha shqiptarëve simbolin e Madh të Qytetërimit Perëndimor dhe të Europës Moderne e cila ende nuk ia ka kthyer si mirënjohje borxhin historik shqiptarëve, të cilët vuajtën plot 500 vjet pikërisht për këtë.

Dhe më në fund:

Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura madhore që sot përbën qendrën e gravitetit me anë të së cilës arrihet uniteti shoqëror shqiptar dhe do të sigurohet bashkimi kombëtar i të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

The post Skënderbeu u mësoi shqiptarëve çfarë është atdheu appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more