Skip to main content

“Portieri i Lugos bën sulmuesin, gol i jashtëzakonshëm nga mesfusha (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Portieri i Lugos bën sulmuesin, gol i jashtëzakonshëm nga mesfusha (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Portieri i Lugos bën sulmuesin, gol i jashtëzakonshëm nga mesfusha (Video)

Posted: 21 Jan 2018 01:59 AM PST

Portieri i Lugos ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm që nga mesi i fushës.

Juan Carlos pa që homologu i tij kishte dalë nga porta dhe nuk ngurroi të lëshonte një "bombë" nga mesfusha, për të shënuar golin e tretë ndaj Sporting Gijon.

Gjithsesi, portieri ka pranuar që nuk kishte si qëllim portën, por zonën kundërshtare. Gjithashtu, ka rrëfyer se nuk dinte se si ta festonte golin.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

U përjashtua nga LIBRA, Hafizi sulmon Blushin

Posted: 21 Jan 2018 01:50 AM PST

Partia LIBRA mori dje vëmendjen e mediave pas largimit të kryetarit Ben Blushi dhe më pas përjashtimit të themelueses Mimoza Hafizi.

Ish-deputetja e Shkodrës mëngjesin e sotëm ka reaguar ashpër lidhur me përjashtimin e saj nga partia dhe njëkohësisht ka sulmuar drejtpërdrejt Blushin.

Hafizi shkruan në Facebook se është informuar nga mediat, për përjashtimin nga LIBRA për thyerje të etikës dhe e konsideron aktin nul si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja juridike.

"Mbrëmë vonë mora vesh nga mediat se Komisioni i Etikës Libra më paska përjashtuar nga Partia! Plot një javë më parë!!! Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t'i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time", shprehet Hafizi.

Më tej, ajo shton se ky akt "shkëlqen më fort me imoralitetin e vet politik në ditën e fundit në Libra të z. Blushi. "Një njollë më shumë, të cilën ai zgjodhi ta merrte me vete pikërisht në ditën e vetëlargimit".

Hafizi i drejtohet Blushit duke i kërkuar që t'i japë llogari anëtarëve për faktin se në 7 muaj pas zgjedhjeve e ktheu LIBRA-n në një kaos antiligjor e në shkretëtirë njerëzore.

"Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve me 25 Qershor të tronditi dhe "populli të zhgënjeu" aq shumë sa vendose të ikësh, ç'pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë? E ktheve Libran në një roman të denjë thriller për nga konfliktet, intriga, përçarjet, përjashtimet, fyerjet", thekson Hafizi.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tragjedi në industrinë e pornos, vdes 23-vjeçarja Olivia Lua

Posted: 21 Jan 2018 01:34 AM PST

Një tjetër pornostare që punonte në industrinë e filmave për të rritur në SHBA ka ndërruar jetë.

23-vjeçarja Olivia Lua mësohet se ka vdekur në një klinikë rehabilitimi në West Hollywood pasi ka marrë drogë dhe alkool.

Nuk dihet se si e reja që njihej si Olivia Voltaire ka mundur të fusë në qendrën e rehabilitimit drogë dhe alkool.

Olivia Lua është pornostarja e pestë në gjashtë muajt e fundit që ka ndërruar jetë.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

BLUSHI DHE “POPULLI” I NARD NDOKËS!

Posted: 21 Jan 2018 01:25 AM PST

ARBEN MANAJ

Largimi i Blushit nga partia e tij, në totalitetin e vet është një gozhdë më shumë në arkivolin e një popullit të vdekur politikisht.

Blushin e njoh personalisht prej 25 vjetësh dhe kemi qënë ndër të parët korrespondent për agjensi e media të huaja lajmesh që punësuan korrespondentet e tyre në post-komunizëm.

Kjo njohje ka vazhduar më pas në distance, pavarësisht largësise gjeografike, ku na hodhi  apo na la fati, dhe kam vleresimin më maksimal për të për aftësitë dhe klasin politik dhe intelektual, si pinjoll i një familje të madhe e intelektuale, si rrallë të tjera.

Angazhimi i tij politik dhe mediatik në post-komunizëm, bashkë me shumë moshatarë të tij të sukseshëm në politike dhe media, do duhej të ishte një arsye më shumë, që Shqipëria jonë të mendohej mirë në përzgjedhjet e saj për elitën politike, sic është Ben Blushi, pikasje dhe promovim i një politikani me sqime të hollë, si Fatos Nano.

Edhe Edi Rama i tij ishte si prurje dhe investim, nëse e keni harruar.

Rrugëtimi i tij politik me ulje-ngritjet e njohura, miqësitë dhe armiqësite e korridoreve të politikës dhe e medias se llogoreve, e bënin atë një nga bishat e politikës shqiptare të demokracisë, sic i referohemi rëndom kapitalizmit shqiptar.

Dorëheqja e tij nga partia që ai krijoj dhe personifikohej me të, ishte e pritshme, pasi divorci i tij me politikën ishte volosur  në zgjedhjet e kaluara, ku ata që e kanë sulmuar atë për hir sa të komplekseve familijare, por edhe të tenderave që marrin nga pushteti i sotëm, dhe i tërë kohrave, dhe sic etiketohen " qenër që vazdimisht kafshojnë të zotrit",  ka nxjer në diskursin politik, faktin e hidhur të vetëdijes politike të shqiptarëve.

A e meritonte populli Blushin apo anasjelltas?!

Ndoshta as njëheri dhe as tjetri, mund të jetë përgjigja.

Pa hyrë në atë nëse Blushi ishte i ri a i vjetër në politike, kjo është irelevante dhe madje fyese, nëse flitet për kalibra të tillë, pasi në ato nivele që ai konkuronte, nuk mund të ishte njësoj me të kallëpit të cupëlinave, hajdutëve, dhe ish-kamarierëve të futur në parlament nga LSI, psh, ose edhe nga PS-ja e parti të tjera, që nuk dine të lexojnë një fjalim edhe të shkruar.

Fakti është se Blushi ka pasur po të njëjtin motivim karriere edhe si gjithe politikanet që janë sot në parlmentin shqiptar,. Dhe kjo është normale dhe nuk përbën shkak për ta atakuar.

Përfshi edhe motive të tjera, që u mundësojnë sot ligjvënsve dhe nomenklaturës së lartë një stil jetese jokompatibël me rrogat e tyre zyrtare.

Dhe ta anatemosh atë se ishte politikan i vjetër dhe nuk mund ti jepte më shumë politikës, është malinje, por edhe disproporcionale, kur gjykon klasin e tij politik krahasuar me tërë atë arradhë deficentesh që sot i sheh në foltoren e parlamentit të sotëm, por edhe te djeshëm "alla-kaubojs" shqiptar.

Une nuk mund të pranoj faktin se populli zgjedhor ka treguar përgjegjshmëri në përzgjedhjen, si në rastin e Blushit për të cilin po flasim. Andaj për shkak të përgjegjshmërise popullore ose jo, egziston ajo shprehja që "cdo popull ka atë qeveri që meriton".   

 

Me kujtohet në ditet përpara zgjedhjeve, një miku im nga Tirana më shkruante dhe kërkonte mendim për kë të votonte, nisur nga deluzioni i tij me politikën dhe faktin që dihej kush do i fitonte zgjedhjet, sic rrodhën punët, pas mbylljes së cadrës së opozitës dhe marrëveshjes së famshme të majit.

I sugjerova për Blushin, edhe si iksejpizëm nga çmenduaria politike shqiptare, apo edhe si një gjest ëlirues dhe emancipues, kundër status quo-s mbytëse të dy-partitizmit të shpifur të rotacioneve elektorale shqiptare.

Nuk ma dëgjoj fjalën dhe votoi me parimin "partizan-ballist", dhe sot, është ai që mallkon sa herë lidhemi dhe flasim për gjëndjen në Shqipëri dhe po bën c'është e mundur të largoj edhe fëmijën e fundit nga Shqipëria, vëndit që nuk bëhet.

Jo se ajo votë do ndryshonte gjë, as e atij, dhe as edhe një duzine e shume me shume se aq si ai, por mungesa e një frymë dhe qasje, që ndesh jo rrallë në botën perëndimore si në France me Macron apo edhe ne Greqi me Cipras, ku forca politike apo individe anti-establishment bëjnë diferencën.

Në Shqipëri, siç provoi edhe Blushi, si shumë përpara tij, është e vështirë të krijosh fryme jashtë partive të mëdha, parti "zyra punësimi", ku edhe ata që kanë mënd dhe coc marrin vesh nga bota, sërish bien pre e shkërdhatokracisë së partive dhe vendosen në ekstremitet anale të atyre që bëjnë motin politik në Shqipëri.

Kjo ishte edhe e meta e Blushit ose iluzioni i tij, se pas 27 vjetësh mos ndoshta shqiptarët  e kanabizuar në tru, mund të mendonin dhe perzgjidhnin ndryshe. 

Nuk ishte e thënë dhe s'ka për të qënë e thënë në atë vënd, përsa kohe arsimimi i përgjithshëm i shoqërisë nuk është prioritet i prioriteteve. Dhe mosqënia prioritet u lervids më shumë së pari sundimtarëve të përjetshëm deri në vdekje natyrale.

Fakti është se në Shqipërinë tonë, me përjashtim te një 100 mijëshi maksimumi, i njërezve të lecitur dhe të sofistikuar, pjesa tjeter e shoqërisë është jo shume ndryshe nga ajo shoqëri me tumane e kohës se Zogut, dhe votimit me gisht dhe gogla të kohës së Enverit, thjesht me rekuizitw të kohws

E kuptoj pezmin e Blushit dhe zhgënjimin e tij me shqiptarët, dhe kjo qëndron. Eshtë e dhimbshme që shqiptaret nuk u ngritën në atë nivel që të pakten të ruanin atë kërshëri për një parlament ku te kishte një zog që të cicëronte ndryshe, e qe kryeminisrit ti thahej fyti në replika që ja humbnin qetësinë në interpelanca apo në "portokallinë" e së enjtës.

Në vënd të saj shqiptarët përzgjodhën të kenë në parlament jo një Blush, qoftë edhe te vetëm, që nuk e shaje dot për elokuencë e oratori, për mendime dhe vision politik, por zgjodhën një njeri që shan me libër shtëpie dhe një telendarke histerike pre-menopauze, që nuk hedh në foltore ide politike, por këpucë.

Shqiptarët përzgjodhën të kenë në parlament Nard Ndokën dhe jo Blushin, dhe ky duhet të jetë ngushëllimi më i madh për Blushin, nga ky dështim, apo vetmallkim i shqiptarëve, që as Konica e as bashkombësit tij pas një shekulli e ca, sërish nuk e kuptojnë dot asnjëherë vëndin e tyre, andaj po e menderosin në masë.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Qindra mijëra gra marshojnë në SHBA kundër Trump

Posted: 21 Jan 2018 01:23 AM PST

Qindra mijëra gra anembanë Amerikës dhe botës dolën në rrugë për marsshimin e grave të vitit 2018, një vit pasi ngjarja e parë e tillë u mbajt në kundërshtim të presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Donald Trump.

Demonstrueset vërshuan në rrugë, në protesta në qytetet amerikane në të gjithë vendin, me tubime paralele në Evropë, Azi dhe Afrikë duke e kthyer ngjarjen në një çështje globale.

Autoritetet vlerësuan se mbi 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin e Nju Jorkut dhe se rreth 300,000 u shfaqën në Los Anxhelos.

Teksa marshimet inauguruese të vitit 2017 funksiononin si një thirrje primare kundër fitores së zgjedhjeve të zotit Trump, përsëritja e vitit 2018 shërbeu pjesërisht si një tubim politik mbarëkombëtar.

Zyrtarët e zgjedhur dhe demokratët liberalë i kërkuan të pranishmëve të kanalizonin energjinë dhe frustrimin e tyre me politikat e zotit Trump në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, ku demokratët shpresojnë të heqin kontrollin e Kongresit, qeverisjes dhe legjislaturës shtetërore.

Marshimi kryesor ishte në Uashington DC, i cili do të përsëritet sot – por miliona në mbarë botën vërshuan në rrugë.

Marshimi do të përsëritet globalisht gjatë fundjavës, me tubime të mëdha që priten në Uashington DC, Nju Jork, Los Anxheles dhe Las Vegas.

Demonstratat e këtij viti po zhvillohen në koordinim me mitingjet e planifikuara për fundjavën në rreth 250 qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Marshimet ndodhin në një kohë të trazuar në Uashington, me qeverinë që u mbyll të shtunën pasi republikanët dhe demokratët nuk arritën të kalonin një projekt-ligj të ri për buxhetin.

Disa nga protestuesit kundërshtojnë lëvizjet e z. Trump për shëndetin riprodhues dhe qëndrimin e tij kundër abortit.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bethoveni, pasioni për femrat e panjohura

Posted: 21 Jan 2018 01:19 AM PST

Ludving van Bethoven nuk mund të kompozonte pa qenë i frymëzuar. Kur një dashuri ishte e arritshme atëherë muzika nuk kishte ndjesinë e duhur. Kompozitorit I pëlqente vuajtja, ndaj torturohej nga shikimet e vajzave të panjohura. Një ndër këto femra për të cilën Bethoven ka lënë pas dhe letra është ajo që ai e quante "E pavdekshmja, e dashura ime".

Më 6 korrik 1806 ai I shkruante asaj duke e quajtur "Engjëlli im, gjithçka ime, shpirti im!". "Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe. Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti? O Zot!

Shiko jashtë bukuritë e natyrës dhe qetësoje veten me atë çfarë është. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo është shumë e drejtë. Nëse do ishim tërësisht të bashkuar, ti do ta ndjeje dhimbjen po ashtu si unë. Tani një ndryshim të gjërave të brendshme nga gjërat e jashtme. Me siguri do e shohim njëri-tjetrin. Aq më tepër që unë s'mund të t'i tregoj vëzhgimet që kam bërë gjatë këtyre ditëve të fundit, të cilat kanë prekur jetën time.

Nëse zemrat tona do të ishin bashkë, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga këto. Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t'i them ty. Ah! Ka momente kur ndjej se fjalët s'janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçka ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne", I shkruante ai asaj. Kjo është vetëm një nga dhjetëra letra nga të cilat nuk mori asnjëherë përgjigje.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rondon i thyen këmbën James McCarthy dhe shpërthen në lot (Video)

Posted: 21 Jan 2018 01:12 AM PST

Mesfushori i Evertonit, James McCarthy, pësoi një dëmtim horror në sfidën me West Brom.

Gjatë një dyluftimi me futbollistin kundërshtar Solomon Rondon, 27-vjeçari skocez theu këmbën, duke krijuar një situatë të sikletshme te futbollistët e të dyja skuadrave.

Rondon, ku e kuptoi se çfarë dëmtimi të rëndë kishte shkaktuar ndërhyrja e tij nuk i përmbajti dot lotët, por shokët e tij të skuadrës u munduan ta ngushëllonin për ta kaluar këtë gjendje të vështirë.

Incidenti në "Goodison Park" ndodhi në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 0-1, me trajnerin Sam Allardyce që në vend të McCarthy-t hodhi në fushë Wayne Rooney-n.

Vendasit arritën të barazonin me Niasse, duke shmangur humbjen para tifozëve të tyre.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shqipëria po zbrazet nga një valë e re dhe e heshtur emigrimi

Posted: 21 Jan 2018 12:58 AM PST

Në Tiranë, sapo është kryer një vëzhgim mbi emigrimin e ri të shqiptarëve. Sipas këtij vëzhgimi, që publikohet të hënën në kryeqytet, ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015.

E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil.

Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë.

Vëzhgimi i revistës Monitor, që publikohet të hënën në Tiranë, zbuloi një tjetër rritje të fortë të ikjes së shqiptarëve, tregues i emigrimit të shtuar edhe gjatë vitit 2017.

Nga të dhënat e INSTAT për 10-mujorin e 2017, largimet pa kthim të shqiptarëve shënuan një rritje të re, në diferencën mes udhëtarëve që dalin dhe atyre që hyjnë nga kufiri.

Sipas vëzhgimit, grafiku i largimeve të shqiptarëve ka 3 kulme maksimale; në vitin 2011 kur Shqipërisë iu hoq regjimi i vizave, një kulm tjetër është viti 2015, kur u vërtetua se kishte shumë aplikime për azil, dhe tani në 2017, që njerëzit ikin dhe nuk deklarojnë asgjë as kur nisen dhe as kur mbërrijnë.

Diferenca mes daljeve dhe hyrjeve nga vendi të shtetasve shqiptarë

Drejtuesja e revistës Monitor, Ornela Liperi, theksoi se në mungesë të një regjistrimi të popullatës, kjo mënyrë e tërthortë është e vetmja për të regjistruar largimet e njerëzve, pra përmes raportit të atyre që ikin dhe atyre që kthehen, një diferencë që sa vjen dhe thellohet.

“Ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Njerëzit ikin nga mungesa e alternativës, sidomos të rinjtë. Firmat, bankat, callcenterat po shkurtojnë vendet e punës. Punëdhënësi më i madh privat aktualisht është një kompani lojërash fati”, tha zonja Liperi.

Në një pjesë të konsiderueshme të shifrave, bëhet fjalë për largime të fshehta e të padeklaruara të shqiptarëve.

Ata thjesht udhëtojnë jashtë vendit dhe nuk kthehen brenda afateve ligjore, mbeten jashtë dhe nuk deklarojnë statusin e tyre.

Një pjesë kërkojnë azil, por një pjesë nuk kërkojnë azil, ata kërkojnë punë dhe jetesë jashtë vendit pa treguar asgjë rreth vetes, e duke humbur çdo gjurmë.

“Mendoj se u duhet rënë kambanave të alarmit, sepse Shqipëria po zbrazet edhe nga mjekët e profesorët edhe nga rinia e nga fuqia punëtore. Me këto ritme po plaket popullata dhe po nisin probleme të rënda sociale e ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm e politikanëve, por është e të gjithëve”, tha sociologu Gëzim Tushi.

Sipas të dhënave të fundit, diferenca mesatare historike për kthimin është negative midis 200-250 mijë persona, duke llogaritur edhe periudhën 3 mujore që kanë të drejtë të rrinë andej.

Ekspertët pohojnë se kur shifrat kapërcejnë befas, edhe shkaqet që i sjellin ato ndryshime janë të forta.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)/VOA

Shkrumbohet banesa në Vlorë, humbin jetën nënë e bir

Posted: 21 Jan 2018 12:52 AM PST

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë orëve të mbrëmjes. Një banesë është shkrumbuar totalisht dhe nga zjarri kanë humbur jetën edhe dy personat që banonin aty.

Viktimat janë nënë e bir, 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 43-vjeçari Novruz Hoxhallari.

Të dy trupat janë shkrumbuar nga zjarri që ra në banesën e tyre, e cila gjendet në lagjen “1 Maji”, pranë Pyllit të Sodës.

Mësohet se ata po qëndronin në një dhomë të banesës, ku ngroheshin me anë të një sobe me dru.

Rreth orëve të mbrëmjes, bashkëshortja e 43 vjeçarit është larguar për të fjetur ndërsa nënë e bir kanë qëndruar.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, gruaja ka shkuar në dhomë duke gjetur të vdekur bashkëshortin dhe vjehrrën.

Familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë dhe ishin të ardhur nga Maliqi.

Sipas familjarëve Novruzi është i martuar dhe ka një djalë. Ai jetonte kryesisht ne Greqi ku edhe punonte.

Dyshimet e para janë se flakët në banesë mund të kenë rënë si pasojë e një cigareje të ndezur, ose prej shpërthimit të një bombole gazi që përdorej nga familjarët për t'u ngrohur.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, shqiptari hidhet nga kati i 5-të; arrestohet në spital

Posted: 21 Jan 2018 12:47 AM PST

Një ngjarje e çuditshme dhe e frikshme ka ndodhur në Itali, me një 24-vjeçar shqiptar, që ka tmerruar autoritetet me veprimin e tij.

Eduart Nezha, i akuzuar për vjedhje ka rrezikuar jetën e tij për t'i shpëtuar prangave të policisë. Ai është ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë, pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T. D.

"ParmaPress24" shkruan se 24-vjeçari duke u kacavjerrë në ulluqet e shiut u përpoq t'i shmangej karabinierëve, por plani i tij dështoi.

Nezha ra nga ulluku dhe u lëndua. 24-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.

Mjekët kanë bërë të ditur se Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit.

Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t'ia mbathë, ndërsa policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë dhe ora 'Rolex', që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more