Skip to main content

“Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pas lëndimit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pas lëndimit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pas lëndimit

Posted: 20 Jan 2018 03:25 PM PST

E gjitha bota e futbollit është në përkrahje të James McCarthy pas lëndimit në ndeshjen mes WBA-së dhe Evertonit.

Irlandezi u lëndua aksidentalisht nga Salomon Rondon dhe sulmuesit të Venezuelës i erdhi kaq keq sa filloi të qajë.

Rondon nuk mban lotët pasi aksidentalisht i shkaktoi McCarthyt frakturë të dyfishtë në këmbë (Video)   Rondon nuk mban lotët pasi aksidentalisht i shkaktoi McCarthyt frakturë të dyfishtë në këmbë (Video)  

Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes Rondon foli për rastin në fjalë, ku tha se i vjen shumë keq.

“Jam i shkatërruar pas një incidenti kaq të keq. Me vjen keq për Jamesin”.

“Rivaliteti harrohet kur kolegu vuan nga një lëndim kaq i pafat. Edhe sikur tentimi im të ishte gol, do preferoja të mos shënoja nëse kjo do të thoshte që të mënjanohej ai lëndim i tmerrshëm”.

Salomon Rondon në momentin që goditi nga pas James McCarthyn (Getty Images)

“I dëshiroj Jamesit një shërim të shpejt dhe shpresoj ta shikoj atë duke luajtur sa më shpejtë”, ka thënë Rondon për ueb faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi 28-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e Las Palmas, Malag, Rubin Kazan dhe Zenit. /Telegrafi/

Salomon Rondon nuk mbajti lotët pas lëndimit të lojtarit kundërshtar (Getty Images)

 

The post Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pas lëndimit appeared first on Telegrafi.

Mina ngritë Barçën nga pozita e parafundit në të dytën në La Liga kur vjen puna te gjatësia e qendërmbrojtësve

Posted: 20 Jan 2018 03:01 PM PST

Ardhja e Yerry Minas ka rritur mesataren e gjatësisë së qendërmbrojtësve të Barcelonës në La Liga.

Para se kolumbiani të transferohet në Camp Nou klubi katalunas renditej në vendin e 19-të, vetëm Las Palmas ishin poshtë tyre.

Yerry Mina pas prezantimit te Barça shpërblehet me një Audi Yerry Mina pas prezantimit te Barça shpërblehet me një Audi

Por, tani me ardhjen e tij Barça renditet në vendin e dytë, vetëm Deportivo La Coruna ka qendërmbrojtësit më të gjatë.

Rritja e mesatares ka ardhur nga 182 në 187 centimetra, pra një centimetër më pak se la Coruna.

Yerry Mina gjatë prezantimit në Camp Nou (Getty Images)

23-vjeçari  erdhi te Barcelona për një shifër 11.8 milionë euro dhe iu vendos një klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Samuel Umtiti është i gjatë 181 cm, Thomas Vermaelen 182 cm, ndërsa Javier Mascherano vetëm 174 centimetra.

Mesatarja e klubeve në La Liga (Foto: Marca)

Vlen të theksohet se gjatësia mesatare e qendërmbrojtësve të Real Madridit është 184 centimetra. /Telegrafi/

The post Mina ngritë Barçën nga pozita e parafundit në të dytën në La Liga kur vjen puna te gjatësia e qendërmbrojtësve appeared first on Telegrafi.

Goli i vitit në Segunda Division? Portieri shënon nga rreth 70 metra në ditëlindjen e tij (Video)

Posted: 20 Jan 2018 02:24 PM PST

Shpesh herë e gjithë vëmendja jonë shkon te ligat e mëdha evropiane dhe kështu na ikin gjërat e bukura që ndodhin në ato tjerat.

Këtë herë duhet të ndalemi në elitën e dytë të futbollit spanjoll, Segunda Division, në ndeshjen mes Lugos dhe Sporting Gijonit.

Djaloshi ia kërkon Hazardin fanellën nëpërmjet një pankarte, belgu i përgjigjet (Video) Djaloshi ia kërkon Hazardin fanellën nëpërmjet një pankarte, belgu i përgjigjet (Video)

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Lugos dhe golin e fundit në takim e shënoi portieri Juan Carlos (80′).

Ai shënoi nga rreth 70 metra duke befasuar të gjithë të pranishmit dhe normalisht që menjëherë filloi të komentohet si goli i vitit në La Liga2.

Por, më e bukura është se ky gol erdhi në ditëlindjen e tij, ky spanjolli mbushi 30 vjet.

Pas kësaj fitore Lugos renditet në vendin e katër në ligë me 39 pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Huesca me 46 pikë. Gijoni është ne mesin e tabelës, më saktë në vendin e dhjetë me 33 pikë. /Telegrafi/

The post Goli i vitit në Segunda Division? Portieri shënon nga rreth 70 metra në ditëlindjen e tij (Video) appeared first on Telegrafi.

Coutinho zhvillon stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij te Barcelona (Foto)

Posted: 20 Jan 2018 01:26 PM PST

Ylli brazilian, Philippe Coutinho ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me bashkëlojtarët e tij të rinj te klubi i Barcelonës.

Coutinho u transferua në javën e parë të vitit 2018 te Barcelona nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurove.

Por, braziliani vuan nga një lëndim i lehtë në muskuj dhe është penalizuar në stërvitjet e tij me bashkëlojtarët.

Megjithatë, ka ardhur edhe stërvitja e parë e Coutinhos me bashkëlojtarët e tij të rinj te Barcelona.

Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar për stërvitjen e parë të Coutinhos, i cili shihej i lumtur në krah të bashkëlojtarëve të rinj.

“Mirë se vjen! E madhe të shohësh Coutinhon teksa stërvitet sot me bashkëlojtarët e tij të ri te Barça! Forca Barça”, shkruan në postimin e faqes zyrtare të klubit Blaugrana.

Valverde: Coutinho ndoshta debuton të enjten me Barçën Valverde: Coutinho ndoshta debuton të enjten me Barçën

Ndryshe, në konferencën për shtyp trajneri Ernesto Valverde ka thënë që klubi shpreson që Coutinho të debutoj javën e ardhshme me Barcelonën.

Debutimi i tij mendohet të vijë gjatë të enjtes në ndeshjen kthyese të Copa del Rey që Barcelona e luan në Camp Nou ndaj Espanyolit. /Telegrafi/

The post Coutinho zhvillon stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij te Barcelona (Foto) appeared first on Telegrafi.

Teksa BVB zhvillonte ndeshjen ndaj Herthas, Aubameyang luante futboll të vogël me shokë dhe spekulimet i rriti fanella që kishte veshur (Foto)

Posted: 20 Jan 2018 01:09 PM PST

Teksa klubi i tij Borussia Dortmund nuk arriti më shumë se një barazim me Hertha Berlinin në Olympiastadion të premten mbrëma, Pierre Emerick Aubameyang, vendosi që në kohën e ndeshjes të bëjë diçka tjetër.

Ai nuk ishte në stadium, apo para televizionit për të shikuar skuadrën e tij, por vendosi të luajë një ndeshje në futboll të vogël së bashku me shokë.

Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto) Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto)

Për të rritur spekulimit sulmuesi për një kalim të mundshëm te Arsenali, sulmuesi nga Gaboni nuk kishte veshur as fanellën e tij të BVB-së.

Ai luante me fanellën e Ousmane Dembeles, që gjatë verës së 2017 është transferuar te Barcelona.

Aubameyang duke nënshkruar fanella për tifozët (Foto: BILD)

Aubameyang po mendohet se zëvendësues i Alexis Sanchezit në Londër dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda javës.

Transferimi i tij pritet t’i kushtojë klubit anglez rreth 60 milionë euro.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra evropiane, por 28-vjecari e shikon Emirates si vendin ideal për të shpërthyer. /Telegrafi/

Foto nga ndeshja në futboll të vogël

The post Teksa BVB zhvillonte ndeshjen ndaj Herthas, Aubameyang luante futboll të vogël me shokë dhe spekulimet i rriti fanella që kishte veshur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Valverde: Coutinho ndoshta debuton të enjten me Barçën

Posted: 20 Jan 2018 01:07 PM PST

Trajneri Ernesto Valverde ka folur rreth debutimit të transferimit të ri të Barcelonës, yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Coutinho u transferua në javën e parë të vitit 2018 te Barcelona nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurove.

Braziliani vuan nga një dëmtim i lehtë i muskulit dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij me Barcelonë.

Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh

Por, Valverde beson se debutimi i Coutinhos pritet të vjen shumë shpejt dhe mund të bëhet të enjten në ndeshjen kthyese ndaj Espanyolit në Copa del Rey.

Coutinho dhe trajneri i tij i ri, Valverde

“Ne nuk do të japim një datë të saktë për këtë çështje, sepse gjithmonë rrezikoni me gabimet”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Ai ka një problem të vogël të muskulit të këmbës së djathtë, ky është një vend ku ju duhet të mbani sytë mirë për gjërat kur ajo ndërhyn me lëvizjen e tij”.

Tri pozitat ku Valverde mund ta përdor Coutinhon në formacionin e tij (Foto) Tri pozitat ku Valverde mund ta përdor Coutinhon në formacionin e tij (Foto)

“Unë mendoj se ai do të kthehet shpejt, nuk e di kur”.

“Shpresojmë të jetë të enjten, ai së shpejti do të jetë i integruar në ekip”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

The post Valverde: Coutinho ndoshta debuton të enjten me Barçën appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ua mbyll derën skuadrave që duan huazimin e Kovacicit

Posted: 20 Jan 2018 12:43 PM PST

Gjiganti spanjoll, Real Madridi nuk do të lejoj largimin e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic në afatin kalimtar të janarit.

Kovacic nuk po mundet të zë vendin e titullarit nën urdhrat e Zinedine Zidanes dhe një largim i tij nga Santiago Bernabeu është përfolur shumë.

Mesfushori kroat thuhet se ka pasur disa oferta nga Anglia dhe së fundmi edhe nga Italia, me ish-skuadrën e tij, Interin, që ka shprehur interesim për rikthimin e tij me huazim.

United me ofertë të fundit tenton ta bind Realin për Kovacicin United me ofertë të fundit tenton ta bind Realin për Kovacicin

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid i ka thënë Interit të harrojë nënshkrimin e Mateo Kovacicin në huazim këtë muaj.

Kovacic njihet për teknikën e lartë që e posedon (Getty Images)

Thashethemet që reprezentuesi i Kroacisë mund të kthehej në San Siro për gjashtë muaj janë bërë pasi shihej si një alternativë ndaj mesfushorit Ramires të Jiangsu Suning.

Megjithatë, mediumit Defensa Central pretendojnë se Real Madrid menjëherë mbylli derën për çdo propozim të tillë.

Juventusi mendon për Kovacicin, pyet te Real Madridi për situatën e tij Juventusi mendon për Kovacicin, pyet te Real Madridi për situatën e tij

Kovacic u bashkua me Interin nga Dinamo Zagreb në janar të vitit 2013 për 11 milionë euro dhe u shit në Real Madrid për 31 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2015.

Reprezentuesi i Kroacisë ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat për Mbretërit deri më tani këtë sezon, duke dhuruar një asistim. /Telegrafi/

The post Real Madridi ua mbyll derën skuadrave që duan huazimin e Kovacicit appeared first on Telegrafi.

Asistuesit më të mirë deri tani në Ligën Premier: Prijnë De Bruyne dhe Sane, në listë edhe Shaqiri (Foto)

Posted: 20 Jan 2018 12:22 PM PST

Portali i njohur britanik Goal.com ka publikuar listën e lojtarëve që kanë krijuar më shumë asistime për bashkëlojtarët këtë sezon në Ligën Premier.

Manchester City nuk po dominon vetëm ligën dhe kryesimin e saj, por po dominon edhe në listën e asistuesve më të mëdhenj në këtë sezon në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas është e mbushur me talent krijues dhe Kevin De Bruyne me 10 asistime deri më tani po kërkon të mbrojë kurorën e tij si asistuesi më i mirë i sezonit në kampionatin anglez.

Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto) Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)

Megjithatë, belgu përballet me konkurrencë të ashpër nga shokët e skuadrës, Leroy Sane, i cili ka po kaq asistime dhe David Silva që gjendet më poshtë me tetë sosh.

De Bruyne dhe Sane prijnë listën me nga 10 asistime

De Bruyne këtë sezon gjithashtu ka konkurrencë edhe nga rivalët tjerë si Riyad Mahrez, Willian, Mesut Ozil, Dele Alli dhe Mohamed Salah.

Paul Pogba është gjithashtu në garë, pasi gjendet në vendin e tretë me vetëm një asistim më pak se De Bruyne dhe Sane, pra me nëntë sosh.

Asistuesit më të mirë të Ligës Premier deri më tani, Shaqiri i katërti (Foto) Asistuesit më të mirë të Ligës Premier deri më tani, Shaqiri i katërti (Foto)

Në listë dhe konkurrencë janë edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Christian Eriksen me nga gjashtë asistime deri më tani.

Befasi e pozitave të parë mund të quhet mbrojtësi i Chelseat, Cezar Azpilicueta, i cili gjithashtu ka gjashtë asistime dhe gjendet lart në listë. /Telegrafi/

Lista e asistuesve më të mirë në Ligën Premier:

The post Asistuesit më të mirë deri tani në Ligën Premier: Prijnë De Bruyne dhe Sane, në listë edhe Shaqiri (Foto) appeared first on Telegrafi.

Bashkimi, bindës në fitoren ndaj Boreas

Posted: 20 Jan 2018 12:19 PM PST

Bashkimi nuk e ka pasur të vështirë ta mposhtë skuadrën e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll, Borea, me rezultat 97-70.

Në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, skuadra nikoqire luajti më mirë që nga fillimi i lojës.

Prizrenasit i shënuan dy pikë më shumë se ekipi pejan në çerekun e parë (23:21).

Gjashtë pikë më shumë, Bashkimi i shënoi në çerekun e dytë (17:11), për të shkuar në pushim me rezultat 40-32.

(Foto: BalkanLeague)

As në çerekun e tretë, Borea nuk arriti t’i bënte ballë skuadrës vendase (26:18), e cila vazhdonte ta ngrejë epërsinë.

Njëmbëdhjetë pikë më shumë se kundërshtari, prizrenasit e shënuan në pjesëlojën e fundit (31:20), për ta mbyllur takimin me 27 pikë epërsi.

Bashkimi  ruan pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë, nga 11 fitore dhe pesë humbje.

Borea është e fundit në renditje me 18 pikë, nga dy fitore dhe 14 humbje. /Telegrafi/

The post Bashkimi, bindës në fitoren ndaj Boreas appeared first on Telegrafi.

Dzeko dhe Palmieri të hënën ose të martën pritet të zyrtarizohen te Chelsea

Posted: 20 Jan 2018 11:59 AM PST

Raportet e mediave po rriten se Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri do të përfundojnë transferimin e tyre te Chelsea të hënën ose të martën, ndërsa Roma do të fitojë 55 milionë euro nga shitja e të dyve.

Sot (e shtunë) drejtori sportive i Romës, Monchi lexoi një deklaratë përpara konferencës së shtypit të trajnerit Eusebio Di Francesco, duke këmbëngulur se ata nuk do të “dobësonin skuadrën”.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi shitjen e dy yjeve, duke thënë se ai duhet “të dëgjonte të gjitha ofertat” që hynë në zyrat e klubit.

Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Sipas Sky Sport Italia dhe Calciomercato.it, Giallorossët janë në negociata të avancuara për këtë marrëveshje të dyfishtë me Blutë.

Dzeko vlerësohet në 30 milionë euro, ndërsa anësori i krahut të majtë, Emerson Palmieri vlerësohet me 20 milionë euro plus pesë milionë euro në bonuse të ndryshme.

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

Këto mediume theksojnë se do të duhen edhe disa ditë negociata për të përfunduar detajet, por të hënën ose të martën mendohet t’i shohim lëvizjen.

Chelsea mendon për Edin Dzekon Chelsea mendon për Edin Dzekon

Vonesat thuhet se po vijnë nga Roma në mënyrë që reprezentuesi i Bosnjës të  mund të luaj në derbin e së dielës në Serie A ndaj Interit.

Dzeko mbush 32 vjet në muajin mars dhe Roma bleu boshnjakun nga Manchester City për vetëm 15 milionë euro në verën e vitit 2015, kështu që me ofertën e Bluve dyfishon investimin e tyre.

Palmieri gjatë ndeshjes me Lazion (Getty Images)

Boshnjaku ishte golashënuesi kryesor në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola, ndërsa deri më tani këtë sezon ka 12 gola dhe katër asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

Emerson Palmieri, ka luajtur vetëm disa minuta këtë sezon, pasi ai e shqeu ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij në maj të vitit 2017.

Ai u ble nga Santos për vetëm dy milionë euro, kështu që shitja e tij prej 25 milionë eurove do të jetë një biznes i mrekullueshëm që Roma nuk mund të refuzojnë. /Telegrafi/

The post Dzeko dhe Palmieri të hënën ose të martën pritet të zyrtarizohen te Chelsea appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more