Skip to main content

“Mjeshtëria e shitjes (16): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë” (II)” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Mjeshtëria e shitjes (16): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë” (II)” plus 2 more Telegrafi Opinione


Mjeshtëria e shitjes (16): Trajtimi i pengesës “çmimi i lartë” (II)

Posted: 19 Feb 2018 08:38 AM PST

Metoda tjera për tejkalimin e kundërshtimit janë:

– Pasi klienti përfundon atë që ka për të thënë, duhet të pushoni për pesë sekonda. Pastaj duhet përmbledhur kundërshtimin e tij – me fjalë e tij (me këtë rast po e pranoni brengosjen e tij rreth çmimit, gjë që ju afron në raport me të). Pas kësaj nisni me theksimin e vlerave të produktit apo shërbimit juaj.

– Zakonisht kemi përgjigje se "ne e pëlqejmë produktin e juaj, por kushton".

Shitësi rri pak në heshtje!

Klienti: "Kemi shikuar edhe në disa dyqane tjera dhe e kemi gjetur më lirë për 10 deri 20 për qind. A keni ndonjë mundësi të zbrisni çmim për ne"?

Shitësi: "Ju kuptoj plotësisht, se kam pasur edhe disa myshterinj tjerë të cilët kanë qenë të shqetësuar për çmimin në fillim. Por, ata gjeten këto vlera të shtuar tek ne siç janë…"!

Reagimet e shitësit në rastet e tilla mund të jenë si më poshtë:

– "Është më e shtrenjtë në krahasim me çka?" (me këtë rast duhet të krahasoni produktin apo shërbimin dhe t'i specifikoni vlerat me të cilat ju dalloni nga konkurrenca);

– "Shumë shtrenjtë? Kjo është brengosëse" (brengosëse sepse ky produkt është shumë më i vlefshëm për çmimin që e paguan);

– "Shpeshherë produktet më të mira janë më të shtrenjta, apo jo?" (me këtë ia rikujtoni blerësit se produktet e mira kushtojnë më shtrenjtë);

– "Cili është kthimi në investim të cilin ju e prisni?" (kjo e largon nga të menduarit "shtrenjtë" apo "lirë" në aspektin afatgjatë të vlerës për biznesin e ti);

– "Do ju kërkoja falje për pamundësinë e zbritjes se çmimit sesa mungesën e kualitetit ose pakënaqësinë tuaj me produkt" (mos të lejojmë që për disa euro të mos bëjmë biznes);

– "A llogaritni se sa do të humbni nëse nuk e blini produktin tonë?" (me këtë rast shtoni kureshtjen nga këndvështrimi i gjerë dhe e bëni të mendojë se çka ndodhë nëse nuk e blen atë produkt – pra i zbuloni nevojat e fshehura në rast se nuk vendosë ta blejë produktin tuaj);

"Është shumë shtrenjtë?" (duhet shtruar këtë pyetje në mënyrë të butë me çka klienti do t'ju bëjë me dije pikëpamjen e tij për atë produkt);

– "Në punën që ju e bëni, a është produkti apo shërbimi opsioni më i lirë i vlefshëm?" (kjo zakonisht funksionon kur keni të bëni me përfaqësues të ndonjë kompanie që mund ta keni si opsion të fortë, sepse kompani ka vlerat e saja e jo vetëm çmimin);

– "A mund t'ju lehtësoj me kushtet e pagesës?" (ju ofroni kushte të pagesës me këste nëpërmes kredit kartelës e klienti do ta vlerësojë fleksibilitetin tuaj);

– "Kur keni blerë herën e fundit diçka të bazuar vetëm në çmim?" (askush nuk dëshiron të ndjehet i lirë);

– "Të themi se paraja nuk është çështje, produkti ynë a do t'ua zgjidhte problemin?" (mënyrë e shpejtë për të ritheksuar vlerën e produktit apo shërbimit);

– "A keni blerë më herët një produkt të ngjashëm si ky?" (një mundësi tjetër për të sqaruar keqkuptimin nëse klienti nuk ka pasë produkt të tillë – që është mundësia për t'ia potencuar vlerat e produktit);

– "Ju faleminderit për sinqeritetin tuaj. Sa keni menduar të harxhoni?" ose "për sa afër jemi tek çmimi?" (me këtë mund ta afroni negociimin për shitje finale të produktit, përgjigja e klientit zbulon nëse është në rrugë të drejtë, e mbi të gjitha kjo e kthen bisedën tek klienti që të jetë i detyruar për një qëndrim ose të pranojë ofertën);

– “Kjo është pak e habitshme për mua, sepse kur biseduam më herët – ditën e premte – çmimi nuk ishte shqetësim. A ka diçka të re që duhet të di?” (përdoreni këtë strategji të trajtimit të kundërshtimeve kur keni diskutuar më parë e kur çmimi nuk ishte çështje). "Me siguri diçka ka ndryshuar" (klienti juaj ka filluar të vlerësojë një alternativë më të lirë; vendimmarrësi i ka kërkuar një produkt me të lirë apo departamenti i tyre ka investuar në një zgjidhje tjetër me më pak buxhet, ndaj duhet të kuptoni çfarë të bëni).

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn:
https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri

The post Mjeshtëria e shitjes (16): Trajtimi i pengesës "çmimi i lartë" (II) appeared first on Telegrafi.

Sulltani dhe sulltanati i munguar i shqiptarëve

Posted: 19 Feb 2018 08:03 AM PST

Flutura Açka

Unë jam një dikush që e dua Kosovën mbase më shumë se Shqipërinë, për shumë arsye të miat personale, megjithëse nuk i ndaj dot. Ndaj, ide të tilla si kjo e "Presidentit kombëtar" që lëshoi lideri ynë sot, do të më pëlqenin shumë dhe do të më kishin ngazëllyer mjaft, po të mos ishin ca thera të vërtetash që më pengojnë.

Do të më pëlqenin, po të mos ishte një shashkë që do të na marrë ca ditë kohë vëmendjen sa të firmosen ca hidrocentale të reja vrasës të natyrës sonë, dhe ca PPP të reja që do t'i shesin dhe kubaturat e fundit te ajrit që kemi ne shqiptarët.

Do të më pëlqenin, po të mos fshihnin prapa ëndrra vuajeriste sulltanati të dukshme mes liderëve shqiptarë, veçmas të atyre që besojnë se janë burra shteti dhe kanë autoritetin e fjalës së madhe, mu si e "dhëndrit në dasëm".

Do të më pëlqenin, sikur liderët tanë të kishin bërë minimumin për bashkimin shqiptar, në heshtje, me veprime konkrete, për gjëra vërtet utilitare kombëtare.

Vetëm pak javë më parë, ministri shqiptar i Diasporës deklaroi se nuk hiqet dogana shqiptaro-shqiptare, sepse nuk e lënë interesat e tregtarëve. Të kujt tregtarëve? Cilët tregtarë kanë fuqi të dominojnë politikat tregtare të një kombi, përveç në qofshin vetë politikanët tregtarët që kanë monopolet në dorë këtej dhe andej kufirit. Deklarata e sinqertë e ministrit shqiptar (një ndër të rrallat e sinqerta historikisht), ishte certifikimi i një shteti të kapur. Pas kësaj deklarate, në një vend demokratik normal, do të kishin pasuar dorëheqje ministrash shqiptarë në të dy qeveritë, në Shqipëri e Kosovë, por askush nuk u shqetësua.

A e dinë këta zotërinj se për shkak të asaj dogane shqiptaro-shqiptare, një pjesë e librave (një zero e papërfillshme në shifrat e doganave shqiptare) shtegton me mushka maleve që të shkojë në Kosovë apo anasjelltas? Kur ende libri dhe gjuha shqipe nuk mund të komunikojnë të lirë mes nesh, çfarë pritet për të tjerat? Në Shqipëri hyjnë më lirë krundet serbe për furrat e bukës se specat dhe kajmaku i Kosovës.

Do të më pëlqenin, sikur të mos kishte qenë e përsëritur sjellja fyese personale e tij ndaj "alpinëve" dhe gjuhës së gegëve dhe atyre që jetojnë jashtë territorit historik të "çunave te Tironës", një gjuhë që e flet dy e treta e kombit. Një lider kombëtar i do njësoj si hienat e pasurive tona dhe ata "të korruptuarit" që shesin majdanos te cepi i rrugës. Mbi të gjitha, një lider i madh përkulet para më të dobëtit, qytetarit të thjeshtë, edhe kur ai me padijen e tij të fyen me gabimet gjuhësore në virtualitet.

Deklarime të tilla do të më pëlqenin, po të mos e dija se një pjesë e mirë e atyre që flasin sot për marrëdhëniet për Kosovën, madje dhe të atyre na përfaqësojnë në botë, të mos ishin bijtë e atyre që e hoqën Kosovën nga mësimi në shkollat tona tek rriteshim. As tani, nuk është se Kosova është aq gjerësisht në tekstet tona të shkollore, mjafton të shohësh lajmet në televizionet shqiptare, kur Kosova përmendjet tek lajmet e rajonit, sikurse mbase edhe në televizionet e Kosovës, lajmet nga Shqipëria mund të jenë më periferike, aty afër atyre të huaja.

Por, ka një ndryshim të madh mes një shteti të brishtë si i Kosovës, i cili po bëhet shtet edhe pse me autoritet të cenuar nga liderët e tij të korruptuar, dhe një Shqipërie që kurrë nuk u bë shtet nga hajdutët e vet me pushtet. Shqipëria mjerisht ka shtetin më qesharak në botë, e kam fjalën nga Presidenti e poshtë. Krahasimin mes dy shteteve shqiptare e nxjerr lehtë kushdo, mjafton të takosh një polic në rrugë në trafik në Kosovë dhe në Shqipëri. Provojeni dhe do ta shihni ndryshimin.

Ose shkoni në ndonjë spital, ose shkoni për pushime diku atje. Kështu që edhe liderit tonë, dhe kujtdo lideri pseudonacionalist, u ka shtegtuar e drejta për deklarata të tilla, sepse ato në vend që ta ndihmojnë Kosovën këto ditë, mund t'i zgjojnë nga hutimi armiqtë e saj dhe ta keqpërdorin kundër nesh këtë deklaratë të parakohshme, në mos të rrezikshme, të liderit tonë të madh. Dhe nuk më duket aspak çudi që deklarata ndodh në të njëjtën kohë kur Cipras deklaron në Greqi se i ka dhënë viston ministrit të tij të jashtë të përmbyllë dhe ta vulosë marrëveshjen e detit me Shqipërinë (edhe të tjerat që nuk iu bënë kurrë transparente kombit), sepse piketat janë vënë dhe dollia e shqymjes së re shqiptare, është ngritur.

Ndaj, bëni një herë detyrat e vogla, se të mëdhatë i bën koha vetë. Pra, filloni nga gjëra të vogla, nga libri që juve mund t'ju duket "humbje" e madhe po ta lini të qarkullojë i lirë. Unë merrem me librin dhe gjuhën, ndaj ato po përmend. Po qarkulloi libri, qarkullon thelbi ynë. Dhe… kur t'ju bjerë rruga nëpër Kosovë, pasi të ktheheni nga takimet me liderë serbë, mos i vini këmbët në tavolinë me krekosje para atyre që ju shërbejnë të paguar me taksat e shqptarëve, mos iu gërçisni atyre që nuk ua paskan bërë bukën në kohë, pasi duart e tyre të lodhura janë më të ngadalta se rrotat e makinave tuaja luksoze. Dhe i prisni thonjtë dhe e gdhendni pak gjuhën, mund të humbim fonde të Europës, por edhe territore, kur firmosni dhe flisni në emrin tonë.

Kështu, duke i sjellë në mend të gjitha këto, më bren dyshimi se deklarata e "Presidentit kombëtar" (lexo, "Hajdutit kombëtar!") është një show i zbarët kombëtar. Lideri ynë largpamës, pasi nuk mundi dot ta bindë Merkelin për të qenë lider i Ballkanit, me gjithë atletet e tij, po përpiqet mbase për një sulltanat shqiptar. Epo, kot nuk e kemi "kardesh" ne Erdoganin!

The post Sulltani dhe sulltanati i munguar i shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Vuçiq, shumë gjëra ke për të mësuar

Posted: 19 Feb 2018 07:55 AM PST

Spartak Ngjela

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, deklaroi dje kapitullimin e Serbisë, me pretendimin që "Kosovën e mbron Washingtoni dhe Londra".

Ai e pa këto ditë me ngashërim dhe tërbim që elita e forcës botërore ishte me pavarësinë e Kosovës.

Ishte i mërzitur.

Po pse, nuk e di ky nacionalist steril serb se Shqipërinë e ka gjymtuar Rusia dhe Franca dhe heshtja e Londrës?

Nuk e di ky hero milosheviqinan që shqiptarët janë masakruar nga serbët dhe osmanët bashkë, se i ka përkrahur Rusia?

Tani e kuptoi presidenti serb se në analet e politikës anglosaksone është quajtur gabim i Londrës politike shkatërrimi i Austro-Hungarisë dhe krijimi i Jugosllavisë?

Tani e mësoi presidenti serb se politika anglosaksone është kthyer te politika realiste dhe e thellë austro-hungareze me shqiptarët dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor?

Pse, nuk e di historiografia shqiptare që emri Kòsovo është emër sllav i vendosur me dhunë nga Stambolli dhe Moska në shekullin e XIX-të, për të larguar shqiptarët dardanë me dhunë nga trojet e tyre tre mijë vjeçare?

Pse kaq të lehtë jeni, z. Vuçiq, ju serbët që vërtet mendoni se mund të blini shqiptarët ashtu siç i keni blerë në këta 200 vjet?

Pse, z. Vuçiq, vërtet mendoni se me korrupsionin aktual shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë do të vazhdoni eskalimin në pushtim të tokave shqiptare?

Pse, z. Vuçiq, tani e kuptove që aleanca amerikano -shqiptare sapo ka nisur dhe ka në qëndër të saj unifikimin shqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Pse, z. Vuçiq, tani e kuptove që aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor, ka pushtetin real sot në Shqipëri dhe nuk i përfill fare ca të korruptuar kryeministrorë në Tiranë?

Pse, z. Vuçiq, më gjithë mend shpresove që me një grusht të korruptuarish shqiptarë do të mundje ti politikën amerikanë në Ballkanin Perëndimor?

Pse, z. Vuçiq, tani u binde që korrupsioni kryeministror shqiptar është "një njëri i vdekur tashmë" në Tiranë?

Pse, vërtet nuk e kishe kuptuar, z. Vuçiq, që Dardania ishte guri themelor i shkatërrimit të Jugosllavisë, kurse vetë Milosheviqi ishtq krijim tragjik i dëshpërimit dhe jo i shpresës?

Pse, tani, pas njëzetë vjetësh, e kuptuat ju, z. Vuçiq, që jo ju, por shqiptarët janë aleatë natyrorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pse, z. Vuçiq, vërtet menduat ju serbet se të ardhurit do t'i shuanin nga faqja e dheut arbërit autoktonë të Ballkanit?

Pse, ende nuk e dini ju, z. Vuçiq, që ky yni quhet Gadishulli Ilirik, se Ballkan ka rreth 100 vjet që e kanë quajtur rusët dhe turqit për hatrin tuaj si pushtuese?

Dhe më në fund, përsëri nuk jeni të humbur me gjithsej. Dhe, gjithashtu: Nuk ka rëndësi, se ne shqiptarët kemi një shprehje të mënçur e të bukur që e keni në favor: Më mirë vonë se kurrë.

The post Vuçiq, shumë gjëra ke për të mësuar appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more