Skip to main content

“Pasuria e Messit është 276 milionë euro, ndërsa Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pasuria e Messit është 276 milionë euro, ndërsa Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pasuria e Messit është 276 milionë euro, ndërsa Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti

Posted: 20 Feb 2018 03:53 PM PST

Lionel Messi, së bashku me Cristiano Ronaldon, konsiderohen si lojtarët më të mirë të futbollit bashkëkohor.

Duke debutuar shumë i ri si futbollist, ai ka fituar shumë çmime individuale dhe trofe ekipore përgjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme.

Ngjashëm si sportistët tjerë, edhe superylli i Barcelonës ka fituar pasuri të madhe, si nga paga ashtu edhe nga reklamat dhe investimet e ndryshme.

Sa është pasuria e Messit

(Foto: Getty Images)

Sipas Celebrity Net Worth, Lionel Messi ka një pasuri prej afro 340 milionë dollarësh (276 milionë euro). Paga e tij aktuale është 44.68 milionë dollarë (36 milionë euro).

Si i fiton paratë

(Foto: Getty Images)

Argjentinasi merr një pagë të majme nga Barcelona prej se nënshkroi vazhdimin e kontratës, në nëntor të vitit 2017 që besohet të jetë 36 milionë euro në vit.

Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t'i shënojë Chelseat Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t'i shënojë Chelseat

Krahas rrogës, 30-vjeçari përfiton shuma të mëdha parash edhe nga marrëveshjet reklamuese me brende, si Adidas, Pepsi, Dolce & Gabbana dhe Air Europa. Njëherësh ai ka bërë shumë investime në Argjentina dhe nga aksionet e tij atje e rrit akoma më shumë pasurinë.

Cili është futbollisti më i paguar

(Foto: Getty Images)

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është aktualisht lojtari më i paguar në botë (duke përfshirë rrogën te klubi dhe fitimet tjera) me përfitime prej 93 milionë dollarësh (75.4 milionë euro) gjatë vitit 2017.

Messi është aktualisht futbollisti i dytë më i paguar me përfitime prej 80 milionë dollarësh në vitin 2017 (65 milionë euro) që ndiqet nga Neymar me 37 milionë dollarë përfitime (30 milionë euro).

Statusi familjar i Messit

(Foto: Getty Images)

Gruaja e futbollistit është e dashura e tij nga fëmijëria, Antonella Roccuzzo. Çifti u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë bashkë, ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë. /Telegrafi/

 

The post Pasuria e Messit është 276 milionë euro, ndërsa Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti appeared first on Telegrafi.

Iniesta: Në Camp Nou do të luhet ndryshe

Posted: 20 Feb 2018 03:08 PM PST

Barcelona nuk arriti të tregohej efektive kundër Chelseat, përkundur dominimit në posedimin e topit në ndeshjen e parë të të tetës së finales që u zhvillua në Stamford Bridge.

Mirëpo, Andres Iniesta pret një lojë ndryshe në e kthimit që zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou.

(Foto: Getty Images)

“Në shtëpi, do të jetë tjetër ndeshje. Me tifozët tanë në stadium, do të jenë një lojë tjetër”.

Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta

“Do t’u qasemi zonave me më shumë përparësi. Do të jetë vështirë, sepse ata do të japin maskimumin, njësoj siç do të bëjmë edhe ne”.

“Chelse është një prej skuadrave më të mira në Evropë, ndërsa në Ligën e Kampionëve gjithçka mund të të kushtojë shumë”, është shprehur Iniesta për TV3 pas ndeshjes.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori spanjoll asistoi në golin e barazimit që e shënoi Lionel Messi në minutën e 75-të.

Blutë realizuan të parët me anë të Willian (63′), i cili realizoi në tentativën e tretë, pasi dy herë e kishte goditur shtyllën në pjesën e parë. /Telegrafi/

The post Iniesta: Në Camp Nou do të luhet ndryshe appeared first on Telegrafi.

Valverde: Ndeshja ishte shumë pozitive

Posted: 20 Feb 2018 02:50 PM PST

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Willian e zhbllokoi rezultatin për Blutë, ndërsa katalunasit barazuan shumë shpejtë me anë të Lionel Messi.

(Foto: Getty Images)

“E vlerësoj ndeshjen si shumë pozitive. Patëm minutazh të mirë, por është dashur që t’i finalizonim gjërat në mënyrë më të pastër”.

Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta

Më tej, ai ka folur për qendërmbrojtësin Gerard Pique dhe gjendjen e tij fizike, si edhe për pozitën e Paulinhos në fushë.

(Foto: Getty Images)

“Gjuri i Piques është mirë, ai e përfundoi ndeshjen më mirë sesa kemi pritur. Paulinho nuk ishte eksperiment, ishte një lojë për të pasur siguri”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou dhe natyrisht se katalunasit kanë një përparësi të lehtë falë golit të shënuar si mysafir. /Telegrafi/

The post Valverde: Ndeshja ishte shumë pozitive appeared first on Telegrafi.

Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t’i shënojë Chelseat

Posted: 20 Feb 2018 02:49 PM PST

Një pasim i bukur nga Andres Iniesta në minutën e 75-të ka bërë që të heshtet Stamford Bridge, pasi  Lionel Messi la vulën e tij edhe në këtë stadium.

Ishte hera e parë e sulmuesit argjentinas që shënon ndaj Chelseat.

Ai kishte bërë njërën prej paraqitjeve më të mirë të tij në Ligën e Kampionëve në sezonin 2005/06, por nuk artriti ta shkruajë emrin në listën e realizatorëve.

Lionel Messi duke festuar golin ndaj Chelseat. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

U deshën nëntë ndeshje dhe 30 goditje në portë, që Messi të shënojë për herë të parë ndaj Chelseat.

Ai e festoi me pasion golin e tij, pasi ishte një çlirim  edhe nga presioni që kishte, pasi shumë shkrime ishin shkruar për të, për këtë problem të tij.

Lionel Messi, thjeshtë legjendë (Getty Images)

Goli i Messit mund ta dërgojë Barcelonën në çerekfinale, por edhe me një ndeshje kthyese, argjentinasi mund ta kthej në zakon shënimin e golave ndaj londinezëve.

Ndeshja u mbyll 1-1, pasi që Willian kishte shënuar paraprakisht, ndërsa pas tri javësh zhvillohet ndeshja kthyese. /Telegrafi/

The post Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t'i shënojë Chelseat appeared first on Telegrafi.

Conte: Duhet ndeshje e jashtëzakonshme tani në Camp Nou

Posted: 20 Feb 2018 02:40 PM PST

Antonio Conte ka thënë se skuadra e tij luajti pothuajse ndeshje perfekte dhe ndaj Barcelonës në ndeshjen kthyese duhet një paraqitje e jashtëzakonshme.

Trajneri italian foli pas ndeshjes që u mbyll 1-1 në Stamford Bridge.

Sipas Contes skuadra e tij pësoi nga gabimi i vetëm që e bëri, pasi ishte Andreas Christiansen, ai që i fali një top Barcelonës, që e u kthye në gol pas asistimit të Andres Iniesta drejt Leo Messit.

Antonio Conte, gjatë ndeshjes me Barcelonën. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

"Është i dhimbshëm barazimi dhe ka edhe pendim, pasi kur luan ndaj një klubi sic është Barcelona, duhet të jesh perfekt që të fitosh".

"Luajtëm nëntë nga dhjetë pjesë të lojës në mënyrë shumë të mirë, por pësuam nga një gabim. Tani na duhet një paraqitje e jashtëzakonshme në Camp Nou", tha Conte për ndeshjen.

Conte. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Conte u pyet edhe për të ardhmen e tij, pas Italia e ka ftuar që të kthehet si trajner i Kombëtares,  por ai shtoi se është i vendosur ta respektojë kontratën.

"E kam thënë shuam qartë, kam kontratë deri në vitin 2019. Jam i prirë për ta respektuar. Pas kësaj mund të ndodh gjithçka. Jam i lumtur te Chelsea, të dyja palët duhet të jemi. Qëllimi im është të vazhdojë këtu", deklaroi italiani./ Telegrafi/   

The post Conte: Duhet ndeshje e jashtëzakonshme tani në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

Fabregas: Duhet të kishim fituar, mision vetëvrasës nëse shkojmë dhe mbrohemi në Camp Nou

Posted: 20 Feb 2018 02:27 PM PST

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ka thënë se nuk do të shkojnë në Barcelonë që të mbrohen, pasi është një mision vetëvrasës, pas ndeshjes që u mbyll 1-1 në Angli.

Chelsea duhet medoemos që të shënojë në Camp Nou nëse dëshiron të kalojë tutje.

"Është e turpshme se si u mbyll".

"Mendoj se ishim shumë të mirë, qëndruam në planin e lojës, ishim kompakt, solid, luajtëm si skuadër, dhe krijuam shuam raste".

Lionel Messi në duel me Cesar Azpilicueta dhe Cesc Fabregas . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images,)

"Ëillian është dashur të shënojë het-trik, por jemi të pikëlluar pasi që bën paraqitje fantastik dhe nuk morëm rezultat fantastik".

"Mbetet e hapur dhe ne duhet të kërkojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në Nou Camp për të kaluar tutje".

"Duhet të kesh personalitet të luash kundër një skuadre që e mban topin 70 për qind".

"Duhet të shkojmë atje dhe të sulmojmë, pasi është e pamundur të mbrohesh për 90 minuta në Nou Camp, është mision vetëvrasës. Duhet ta zhvillojmë lojën tonë", ka thënë Fabregas pas ndeshjes. /Telegrafi/   

The post Fabregas: Duhet të kishim fituar, mision vetëvrasës nëse shkojmë dhe mbrohemi në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

Costa: Në Brazil, kryesia e klubit na detyroi ta lëshojmë ndeshjen e fundit

Posted: 20 Feb 2018 02:15 PM PST

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka thënë se kur ishte pjesë e Gremios ishin të detyruar që ta lëshonin ndeshjen me Flamengon, pasi do të mund të kishin vdekur. 

Kjo kishte ndodhur në vitin 2009 kur ai luante te Gremio.

"Luanim kundër Flamengos në 'Maracana' dhe vendasit ishin në garë për të fituar titullin, bashkë me Internacionalin".

Costa kur luante te Gremio

"Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndonëse ne luanim me rezervat".

"Në pushim të ndeshjes, na erdhi urdhri që të humbnim, pasi me barazim, kampion shpallet Internacionali".

Braziliani njihet për shpejtësinë

"Stadiumi ishte i mbushur plot e përplot dhe nëse nuk do kishim humbur, do të na kishin vrarë", ka thënë anësori.

Costa ka bërë karrierë te Shakhtar, Bayern Munich dhe aktualisht është te Juventusi si huazim nga bavarezët. /Telegrafi/

The post Costa: Në Brazil, kryesia e klubit na detyroi ta lëshojmë ndeshjen e fundit appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Chelsea 1-1 Barcelona, Willian më i miri në fushë

Posted: 20 Feb 2018 01:56 PM PST

Chelsea dhe Barcelona u ndanë baras në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket notës mesatare të Bluve (6.78), ajo është lehtësisht më e mirë se e Blaugranëve (6.66).

Më i miri te Chelsea, por edhe në fushë në përgjithësi, është vlerësuar Willian (9.4), i cili e goditi dy herë shtyllën dhe e shënoi golin e nikoqirëve. Pas tij është renditur Eden Hazard që dhuroi asistimin (7.3).

Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta

Ndërkaq, notën më të ulët te vendasit e ka marrë qendërmbrojtësi Andreas Christensen (5.8) pas gabimit në pranimin e golit.

Sergio Busquets ishte më i miri te katalunasit (7.4), i ndjekur ngushtë nga Lionel Messi (7.3) dhe Andres Iniesta (7.2).

Portieri i Blaugranëve, Marc-Andre ter Stegen është vlerësuar me notën më të ulët te skuadra e tij (5.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Chelsea 1-1 Barcelona, Willian më i miri në fushë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Bayern 5-0 Besiktas, shkëlqejnë Lewandowski dhe Muller

Posted: 20 Feb 2018 01:54 PM PST

Bayern Munich e ka shkatërruar Besiktasin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt duke e mposhtur me rezultat 5-0.

Edhe pse është pritur një ndeshje më e fortë, kartoni i kuq i marr në fillim të ndeshjes nga Domagoj Vida prishi ekuilibrat në fushë.

Thomas Muller dhe Robert Lewandowski shënuan nga dy herë, ndërsa Kingsley Coman një herë për fitoren e Bayern.

Polaku Lewandowski dha një asistim dhe për këtë është lojtari më i mirë në ndeshje me notën 9.9.

Pas tij vjen Muller me notën 9.8, ndërsa edhe Coman ka marr vlerësim të mirë.

Te turqit portieri Fabri ishte më i miri me notën 6.8, ndërsa lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Vida me 5.5.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas dy javësh. /Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve: Bayern 5-0 Besiktas, shkëlqejnë Lewandowski dhe Muller appeared first on Telegrafi.

Barazojnë Chelsea dhe Barca, Messi shënoi golin e parë ndaj Bluve

Posted: 20 Feb 2018 01:37 PM PST

Chelsea dhe Barcelona kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Ishte një gjysmë e parë e dominuar nga mysafirët sa i përket posedimit të topit dhe përpjekjeve për të shënuar, mirëpo rastet më të mira i patën nikoqirët.

(Foto: Getty Images)

Antonio Conte zgjodhi të bënte të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme, kurse Ernesto Valverde luajti me stilin e zakonshëm me posedim të topit.

Eden Hazard tentoi të tregohej i rrezikshëm në minutat e para, ndërsa disa minuta më pas, Paulinho u përpoq të krijonte raste në anën tjetër.

(Foto: Getty Images)

Rastet më të mira në fraksionin e parë të lojës i pati Willian. Braziliani 29-vjeçar i bëri dy goditje fantastike drejt portës, mirëpo në të dyja rastet e goditi shtyllën (33′ dhe 41′).

Rastet më të mira në fraksionin e parë të lojës i pati Willian. Braziliani 29-vjeçar i bëri dy goditje fantastike drejt portës, mirëpo në të dyja rastet e goditi shtyllën (33′ dhe 41′).

(Foto: Getty Images)

Dhe pas dy përpjekjeve në pjesën e parë, në gjysmën e dytë, Willian u tregua i saktë. Ai pranoi një top nga Hazard, krijoi hapësirë dhe goditi, ndërsa kësaj radhe topi u ndal në rrjetë (62′).

Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve vendas u ndërpre në minutën e 75-të nga lojtari më i mirë i Blaugranëve, Lionel Messi. Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Andres Iniesta, i cili e rrëmbeu topin dhe e nxori në rast fantastik argjentinasin, ndërsa i nuk fali. Ky ishte gola i parë i Messit ndaj Bluve.

(Foto: Getty Images)

Rezultati 1-1 e bën Barcelonën pakëz më favorit për ndeshjen e kthimit që e zhvillon në terren vendas, duke qenë se Chelsea ka pranuar gol para tifozëve të vet.

Ndeshja e kthimit mes këtyre rivalëve zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/

The post Barazojnë Chelsea dhe Barca, Messi shënoi golin e parë ndaj Bluve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more