“Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime
“Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video) Posted: 19 Feb 2018 09:50 AM PST Banorja e paemëruar e një banese në Kishinev të Moldavisë, ka shqetësuar fqinjët me mënyrën si i pastronte xhamat. Derisa qëndronte në parvazin e ngushtë të dritares, ajo vazhdonte të lante duke u mbajtur me njërën dorë, teksa nuk kishte asnjë mjet sigurie, transmeton Telegrafi. "Sikur të binte, pasojat për të do ishin fatale. Nuk ia vlen jeta për xhama të shkëlqyer", ka qenë përshkrimi i videos, që u shpërnda në internet. Policia është duke bërë hetime për të zbuluar identitetin e saj, teksa kërkohet që të mos realizohen veprime të tilla pastrimi, që janë me rrezik jete. /Telegrafi/ The post Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Nënvlerësoi fuqinë e demit të lënduar, goditet keq në këmbë (Foto) Posted: 19 Feb 2018 09:47 AM PST Matadori spanjoll e ka nënvlerësuar fuqinë e një demi që peshon 450 kilogramë, duke menduar se është dobësuar, por mbeti me një lëndim në këmbë, pasi u godit keq me brirë. Julian Lopez, i njohur si 'El Juli' po zhvillonte luftën në Bogota të Kolumbisë, kur goditja e hodhi në ajër, transmeton Telegrafi. Megjithëse me shumë lëndime, kafsha ia nguli njërin bri dhe e hodhi përpjetë, derisa intervenuan matadorët tjerë. Fotografitë e postuara, e tregojnë 35-vjeçarin në pozita të vështira, ndërsa demi ka disa Banderillas në shpinë – shtizat me flamuj, që e godasin për ta mposhtur. Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, ku i është nënshtruar operimit për t'ia qepur plagën prej 15 centimetrash. El Juli nuk është i panjohur me këto goditje, pasi më 2016 ishte goditur në të pasme, gjatë një lufte në Sevilla të Spanjës. /Telegrafi/ The post Nënvlerësoi fuqinë e demit të lënduar, goditet keq në këmbë (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: