Skip to main content

“U pushtua fusha, Aguero godet me grusht tifozin e Wiganit” plus 9 more Gazeta SHQIP

“U pushtua fusha, Aguero godet me grusht tifozin e Wiganit” plus 9 more Gazeta SHQIP


U pushtua fusha, Aguero godet me grusht tifozin e Wiganit

Posted: 20 Feb 2018 01:57 AM PST

Një incident i rëndë ndodhi në përfundim të ndeshjes Wigan – Manchester City 1-0, rezultat që eliminoi skuadrën e Pep Guardiolës nga FA Cup. Tifozët e vendas, në delir për këtë kualifikim historik, pushtuan fushën për të festuar bashkë me lojtarët e Wiganit. Mirëpo lojtarëve të Manchester City-t nuk u ka pëlqyer ky fakt, pasi jo të gjithë ishin drejtuar në dhomat e zhveshjes.

Shumë nga tifozët e Wiganit, të pajisur me smartphone, u janë drejtuar lojtarëve kundështarë që të bënin foto, por Aguero nuk e e ka pritur mirë, ndoshta i frikësuar nga turma që po pushtonte fushën.

E ndërsa të gjithë festonin, sulmuesi argjentinas është filmuar duke goditur me grusht një tifoz. Nuk dihet nëse Aguero është ofenduar apo thjesht tifozi i ri i ka kërkuar të bënin një foto, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

Tension ka patur edhe në tunelin që të çon te dhomat e zhveshjes mes dy trajnerëve Cook dhe Guardiola. Pritet të merren masa nga Federata e Futbollit për gjithçka ka ndodhur brenda dhe jashtë fushës së blertë.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjyqi i Shullazit, avokatët tërhiqen nga kërkesa për dëshminë e Berishës

Posted: 20 Feb 2018 01:54 AM PST

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në ngarkim të Emiljano Shullazit, avokatët e këtij të fundit janë tërhequr nga kërkesa e tyre për të dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Avokatët më parë kanë kërkuar dëshminë e disa figurave politike lidhur me kërcënimin që Shullazi i bëri kandidatit për rektor të UT, Mynyr Konit, për t'u tërhequr nga gara si dhe për akuzën tjetër që i është ngarkuar, 'pazaret" me ish-hotel Vollgën.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHELL, marrëveshje e re me qeverinë, Rama: Hap me qindra vende pune

Posted: 20 Feb 2018 01:50 AM PST

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë SHELL për kërkim nafte në bllokun Nr.4 në Shpirag në Berat.

Bëhet fjalë për një kontratë e re për një tjetër investim të madh të huaj në Shqipëri. Kompania e mirënjohur SHELL do të nisë kërkimin në Bllokun 4 dhe do vijojë programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që janë krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3.

Kryeministri Rama tha se ky është një lajm i mirë, pasi përveç kompanisë do të përfitojë ekonomikisht edhe populli shqiptar.

"Kjo marrëveshje mund të ndryshojë historinë e Shqipërisë në shumë aspekte. Ne kemi kryer negociata të gjata me kompaninë dhe më në fund ia arritëm, sepse bëhet fjalë për një investim për përmirësimin e jetës së banorëve, – theksoi Rama. – Ky është përfirim reciprok patjetër në interes të kompanisë, por edhe për popullin shqiptar. Ky është rezultat i një procesi interesi të ndërsjellë dhe një këmbëngulje të përbashkët për të arritur në një proces, ku sigurohet gjenerimi kyç i të ardhurave në vitet e para si dhe i qindra vendeve të reja të punës. Rëndësia e projektit vlerësohet të ketë një impakt të jashtëzakonshme në ekonominë shqiptare".

Blloku 4 i lokalizuar në juglindje të vendit kufizohet nga kufiri shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Është një terren kodrinor-malor dhe maja më  e lartë është ajo e Nemërçkës. Ky bllok është i vetmi ndër 13 që ishin në total për të cilin po finalizohet një marrëveshje.

Qeveria gjatë vitit 2014 dhe 2015 nxori disa herë për shprehje interesi blloqet e lira të naftës por në shumë pak raste pati interes duke bërë që rishpallja të bëhej një praktikë normale. Situata nuk u favorizua as nga çmimet e ulëta të naftës në bursë ku shumë prej kompanive u detyruar në atë kohë që të ulnin planet e tyre të investimit si dhe zgjerimin e aktivitetit në zona të reja.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kanabisi, fluturimet ajrore do të nisin më herët

Posted: 20 Feb 2018 01:28 AM PST

Analizat e përbashkëta të riskut, ndarja në kohë reale e informacionit dhe ngritja e qendrës së përbashkët trepalëshe për shkëmbim informacioni janë synimi i mëtejshëm i policisë shqiptare me Guardia di Finanza.

Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu është takuar me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito Augelli, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

"Synimi ynë është ai i kryerjes së analizave të përbashkëta të riskut, ndarja në kohë reale e informacionit, ngritja e një qendre të përbashkët trepalëshe për shkëmbimin e informacioneve dhe kryerja e patrullimeve të përbashkëta në det", theksoi Drejtori i Përgjithshëm.

Veliu vlerësoi gjithashtu përpjekjet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafikimit të saj, sidomos në kapjen e gomoneve falë bashkëpunimit.

"Këtë vit do të fillojmë më herët fushatën e fluturimeve ajrore në mbështetje të një pune të madhe që Policia e Shtetit është duke bërë për të parandaluar këtë fenomen. Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit. Lufta kundër narkotikëve mbetet sfidë për t'u përmirësuar dhe konsoliduar. Synimi ynë është kryerja e hetimeve të përbashkëta dhe lufta kundër pastrimit të parave dhe produkteve të krimit. Ky synim është një nga prioritetet më të larta të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar. Krijimi i një rrjeti të shkëmbimit të informacionit që mundëson në kohë reale identifikimin, gjurmimin dhe kapjen e autorëve të trafiqeve të ndryshme, është një faktor kryesor në arritjen e rezultateve të dëshiruara", tha ai.

"Italia është e angazhuar maksimalisht në frontin e luftës kundër trafiqeve dhe këtë e dëshmon prezenca e madhe e dispozitivit të Guardia di Finanza-s në Shqipëri. Niveli i bashkëpunimit është më i larti ndër kohëra, kjo falë një pune paraprake të bërë nga dy përfaqësitë policore", u shpreh Vito Augelli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, siguroi partnerët italianë për një bashkëpunim efikas duke shkatërruar çdo pengesë që pengon punën e përbashkët të dy policive.

"Policia dhe qeveria italiane ka qenë dhe mbetet një partner strategjik për Policinë e Shtetit dhe Qeverinë shqiptare", u shpreh Veliu.

Ai vlerësoi kontributin e Guardia di Finanza-s dhe Policisë italiane duke siguruar se të gjitha projektet e drejtuara nga Italia do të kenë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe angazhimin maksimal për arritjen e objektivave.

20 shk

Çelsi-Barça, me llogari të vjetra, Bayerni para provës Beshiktash

Posted: 20 Feb 2018 01:22 AM PST

Që kur u hodh shorti i këtij turi në Nyon të Zvicrës dy muaj më parë Çelsi-Barcelona u konsiderua me të drejtë si një ndër përballjet më interesante dhe pas katër sfidave të para Chelsea – Barça është pikërisht edhe takimi që çel javën e dytë të ndeshve të fazës së 1/8 në Champions League. Dy klubet kanë krijuar një rivalitet sa të egër po aq edhe të veçantë, teksa bëhen gati për t'u ndeshur për herë të 13-ëw në historinë e Champions-it.

Për hir të së vërtetës gjërat kanë ndryshuar shumë që nga 11 dhjetori dhe kampionët në fuqi të Premier League-s angleze kanë rrëshqitur në vendin e katërt, me plot 19 pikë më pak se City i Guardiolës, ndërsa Barça në krahun tjetër krejt, ndryshe nga c'mendohej në fillim të sezonit, është duke dominuar futbollin spanjoll. Për të dy ekipet ky duel vlen jashtëzakonisht shumë, pasi skuadra "blaugrana" kërkon lavdinë e humbur në Kontinentin e Vjetër, për më tepër në një periudhë kur rivalët e urryer të Realit kanë koleksionuar 3 nga 4 edicionet e fundit të kupës me veshë të mëdhenj.

Pavarësisht se në letër skuadra e Valverdes krijon natyrshëm idenë se është dukshëm favorite, me vetëm 1 Champions në 6 edicionet e fundit praktikisht Barça ka bërë po të njëjtën gjë që ka arritur edhe Chelsea, madje "blutë" e Londrës duken tepër të motivuar, për të shpëtuar një sezon deri tani vërtet zhgënjyes.

Mbi të gjitha lojtarët e Chelsea-t kanë në dorë fatin e vetë trajnerit të tyre, Antonio Conte, që me shumë gjasa nuk do të kursehet aspak në rast të një dështimi për të kaluar në tetë skuadrat më të mira të këtij aktiviteti. Gjërat nuk janë të thjeshta sidoqoftë as për Barcelonën, që te Chelsea gjen një kundërshtar që i ka bërë dëm ndoshta në momentet më të mira. "Blutë" kryesojnë bilancin e përgjithshëm të fitoreve 4 me 3, ndërsa 5 herë këto dy ekipe janë ndarë në barazim, gjithsesi këtë herë Barcelona ka favorin e faktorit fushë, pasi Chelsea e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë, prapa Romës.

Duke lënë mënjanë përballjet në fazën e grupeve gjithsesi është Barça që udhëheq 3-2 kur bëhet fjalë për çështjen e kualifikimit, megjithëse aty figuron një ndeshje famëkeqe, ajo e 6 majit të vitit 2009 në "Stamford Bridge", ku vendimet tepër të diskutueshme të gjyqtarit norvegjez Ovrebo favorizuan në fund ekipin "blaugrana", sepse Barcelona e Guardiolës ndonëse me 10 futbollistë shënoi në 93′ me Iniestën, praktikisht me të vetmen gjuajtje në kuadrat, duke mbyllur më pas vitin 2009 me plot 6 trofe, si asnjë klub tjetër në gjithë historinë e futbollit.

Një duel mbi të gjitha tepër interesant për të parë gjithashtu edhe rendimentin e Messit ndaj mbrojtjes së Chelsea-t, sepse 5 herë fituesi i Topit të Artë ka dështuar për të shënuar qoftë edhe një gol të vetëm, ndaj "bluve" në 655′ apo 8 ndeshje gjithsej, për më tepër edhe vetë ekipi katalanas nuk njeh fitore në shtatë përballjet e fundit ndërmjet tyre. Takimi tjetër është Bayern Munich – Besiktas, me dy klubet që përplasen për herë të parë pas dy dekadave. Asokohe ekipi bavarez i fitoi të dy takimet në fazën e grupeve pa shumë probleme me rezultatin e njëjtë 2-0, sidoqoftë këtë herë diferencat ndërmjet tyre janë ngushtuar ndjeshëm.

Skuadra e Jupp Heynckes i përfundoi takimet në fazën e grupeve në vendin e dytë pas Paris SG, ndërsa klubi nga Stambolli ishte një nga katër ekipet që e mbyllën fazën e parë pa asnjë humbje, bashkë me Liverpulin, Totenhamin dhe Barcelonën, gjithsesi pavarësisht komunitetit të madh turk në Gjermani 13 fitoret radhazi në të gjithë kompeticionet jo vetëm që e bëjnë favorit ekipin bavarez por gjithashtu kanë rritur ndjeshëm besimin edhe në kurorëzimin e këtij sezoni me që të tre trofetë.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Turqia urdhëron arrestimin edhe të 170 ushtarëve tjerë

Posted: 20 Feb 2018 01:19 AM PST

Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në vitin 2016.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se në shënjestër për arrestim janë ushtarakë të pensionuar apo në shërbim dhe se 22 prej tyre janë burgosur mëngjesin e sotëm.

Në 19 muajt pas përpjekjes për puç, Turqia ka burgosur mbi 50,000 njerëz, ndërsa ka pezulluar ose pushuar nga puna rreth 150,000 të tjerë.

Qeveria turke i hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin që paraqet rrjeti i Gulenit.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Këshilla si të humbisni pothuajse një kilogram në javë

Posted: 20 Feb 2018 01:16 AM PST

Të humbësh rreth 500 kalori në ditë është e pothuajse e pamundur, por ju japim një manual të vogël se si të veprojmë pa shumë sforco

Pushimet verore janë ende larg, por duke filluar të shikojmë veten në pasqyrë objektivisht mund të na ndihmojnë të kuptojmë nëse jemi në formë të përsosur fizike (kjo praktikisht nuk është kurrë!) Ose kemi disa kile më tepër që na shqetësojnë dhe shkatërrojnë gjithçka. Pa pasur ambicien që të jemi aq të bukura sa yjet e televizioneve, por disa objektiva mund t'i arrijmë. Le ta shohim më poshtë se si.

Marrëveshje të qarta: Për të humbur peshën, duhet të sigurohemi për diçka: duhet të zvogëlojmë konsumin e kalorive dhe në të njëjtën kohë të rrisim aktivitetin fizik në mënyrë që ekuilibri midis kalorive të marra dhe atyre të konsumuara të jetë negativ. Të jesh në gjendje të djegësh 500 kalori shtesë çdo ditë përkthehet në një humbje peshe midis gjysmë kile dhe 900 gram në javë. Jo keq, apo jo?

Disiplina: Nëse qëllimi është i qartë për ne, duhet gjithashtu të marrim parasysh se fjalët kyçe për të marrë rezultate autentike janë vullneti dhe qëndrueshmëria, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin dhe aktivitetin fizik. Gati, vazhdoni!

Argëtim: Pengesa më e madhe kur mendojmë për aktivitetin fizik është mërzia. Kjo është arsyeja pse për të djegur 500 kalori në ditë ju duhet të gjeni një aktivitet argëtues dhe të gjallë që na ju bën të dëshironi lëvizjen edhe kur e vetmja gjë që me të vërtetë dëshironi është të zhyteni në shtrat për t’u çlodhur dhe ndoshta të shikoni TV.

Dilema: Të vraposh apo të ecësh? Ky është problemi. Po, sepse të vraposh rreth 10 km në orë na lejon të konsumojmë 500 kalori në më pak se një çerek orë. Por në qoftë se ne nuk duam të rrezikojmë një sulm në zemër, ose kemi shtyllën kurrizore që nuk na lejon ose kyçet që dhembin, më mirë praktikoni një shëtitje. Kuptohet që nuk është e njëjta gjë kështu që duhet t'i kushtoni ecjes një orë në ditë për të parë rezultate të dukshme.

Shfrytëzoni biçikletën: Tani është e modës sepse është e mirë për trupin dhe e mban qytetin larg smogut … oh, jo shumë larg, por inkurajon përdorimin e mjeteve më ekologjike të transportit. Biçikleta është një aleat i shkëlqyeshëm për linjën: një orë në ditë na bën të konsumojmë pothuajse 500 kalori, nuk peshojmë në anën e pasme dhe më shumë është gjithashtu e mirë për portofolin, sepse na kursen biletën e metrosë. Buxheti na thotë faleminderit.

Ekonomia shtëpiake: Pastrimi i shtëpisë fatkeqësisht duhet të bëhet çdo ditë ose pothuajse. Nëse pastaj bëjmë një përpjekje të madhe të shtunën ose të dielën, ne mund ta përmbysim shtëpinë dhe ta shterojmë veten me punë shtëpiake. Lajm i mirë është se edhe në shtëpi mund të digjni kalori: ne jemi në 500 me rreth dy orë punë. Është e panevojshme të shqyrtojmë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur qëllimin: larjen e dyshemeve, fshirjen e pluhurit, pastrimin e banjës dhe mbajtjen e grumbujve të rënda të rrobave të pista janë rendi i ditës, por ne e shfrytëzojmë këtë gjë edhe për të humbur peshë, nga ana tjetër. Pikërisht, ne gratë po bëjmë shumë punë dhe nuk pushojmë kurrë duke punuar…

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Kasmi”, shtyhet seanca në Apel, reagon avokati i grek i Eftimiut

Posted: 20 Feb 2018 01:11 AM PST

Gjyqi ndaj të arestuarve për vrasjen e Devi Kasmit është shtyrë për ditën e enjte, pasi nuk ishin lajmëruar të arrestuarit.

Avokati grek i Eftimius Eftimiu, Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime.

Në gjykatën e Apelit ishte parashikuar që sot të zhvillohej seanca për masën e arrestit, e cila është apeluar nga të arrestuarit.

Devi Kasmi mbeti i vrarë më 29 janar të këtij viti, dhe për këtë u arrestua dhe grupi kriminal, ku greku Eftimiu dyshohet se ka qenë ekzekutori.

Edhe më herët, në një intervistë ai tha se greku ishte dënuar në Greqi më herët si përdorues droge.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti i përbashkët, mediat greke në panik për Shqipërinë e Madhe

Posted: 20 Feb 2018 01:05 AM PST

Deklarata e kryeministrit Rama për një president mbarëkombëtar, ka bërë jehonë edhe në Greqi. Shtypi heleni komentuar deklaratën e kreut të qeverisë shqiptare në Kosovë pak ditë m ë parë, duke e cilësuar si një dëshirë të shqiptarëve për Shqipërinë e Madhe.

"Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet sërish për t'u bërë realitet", apo "Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet". Këto janë frazat e përdorura nga "Alpha TV".

Ndërsa gazetari Nikolas Vafiadhis, i "ANT1 TV", e ka cilësuar deklaratën e Ramës si "një bombë", por ai thekson se zëdhënësja e komisionit të BE-së për politikën e jashtme, "i ka dhënë një përgjigje të menjëhershme, sa i takon rrezikshmërisë së lartë të ndryshimit të kufijve, që sipas gazetarit, "mbetet ëndrra shqiptare".

Po ashtu, shtypi grek nënvizon se deklarata e Ramës bie ndesh me qëndrimin e ministrit të Jashtëm grek Kotzias për marrëveshje miqësore, para së gjithash pas negociatave të suksesshme për kufirin detar si dhe dhënien fund të çështjeve të pazgjidhura prej dekadash.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

MK shtyn afatin për konkurrentët për drejtor Teatri

Posted: 20 Feb 2018 01:00 AM PST

Ministria e Kulturës përmes një njoftimi ka shtyrë afatin për depozitimin e dosjeve për kandidatët që duan të konkurrojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar.

"Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet deri në datën 12 mars, për t'iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës", thuhet në njoftim.

Nga deklaratat publike dihet që kandidaturat për këtë post janë aktorët Laert Vasili, Ema Andrea dhe Genci Fuga.

20 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more