“Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga
- Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale
- Genoa 2-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)
- Interi assesi të këndellet, mposhtet nga Genoa (Video)
- Robben: Mund të luaj edhe një apo dy vite në nivele të larta
- Dardanët urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video speciale (Video)
- Conte: Sfidë e madhe ndeshja ndaj Barçës
- Man United mposht Huddersfieldin, kalon në çerekfinale të Kupës FA (Video)
- Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic
- Genoa – Inter, formacionet zyrtare
Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga Posted: 17 Feb 2018 02:55 PM PST Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka barazuar një rekord të vendosur nga Pep Guardiola në klubin katalanas, pasi ata fituar ndaj Eibarit në ndeshjen e fundit në La Liga dhe vazhdojnë të pamposhtur në kampionat. Golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Jordi Alba e panë Barçën të fitojnë me rezultat 2-0, ndonëse nuk ishte fitore aspak e lehtë. Kjo fitore i vë Blaugranët 10 pikë larg Atleticos së vendit të dytë, të cili do të kenë mundësinë për të rikthyer boshllëkun në shtatë pikë të dielën në rast fitoreje. Kjo gjithashtu do të thotë që Barcelona tani ka 31 ndeshje të pamposhtur në kampionatin spanjoll, një rekord që ata e kanë arritur vetëm një herë më parë në historinë e tyre.
Duhet të shikojmë në vitin 2011 për të gjetur herën e fundit që klubi ka arritur një gjë të tillë, nën administrimin e trajnerit Guardiola. Në atë sezon, Guardiola ngriti tre tituj, Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe më vonë Superkupën e Spanjës, duke humbur mundësinë e tripletës për shkak të humbjes në finale të Copa del Rey nga Real Madridi. Skuadra e tanishme e Barcelonës, e cila ka fituar 26 ndeshje dhe barazuar pesë nga 31 garat e fundit (shtatë nën drejtimin e Luis Enriques) janë gjithashtu duke luftuar në tre fronte. Dhe, nëse vazhdojnë rrugën e tyre të fitoret, La Liga së paku duket pothuajse e sigurt se do të kthehet në Kataluni për herë të tretë në katër sezonet e fundit, Barça shumë lehtë mund ta fitojë tripletën dhe të kaloj rekordin e Guardiolas. /Telegrafi/ The post Valverde barazon rekordin e Guardiolas për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga appeared first on Telegrafi. |
Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale Posted: 17 Feb 2018 02:16 PM PST Feniksi nga Drenasi ka fituar Kupën e Kosovës në futsall pasi ka mposhtur në finale Besën e Pejës me rezultat të thellë 6-0. Skuadra e Feniksit nga qyteti i Drenasit është fituese e Kupës së Kosovës në futsall. Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në praninë e një numri të madh të shikuesve, skuadra nga Drenasi u tregua më e mirë se skuadra e Besës nga Peja, duke e mposhtur me rezultat bindës 6-0. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, duke u mbyllur me epërsinë e një goli për drenicasit, të cilën e shënoi Shqipron Brahimi në minutën e 11-të të takimit. Rivaliteti i madh mes dy skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë deri në minutën e 30-të, kur Mentor Mejzini shtoi epërsinë në 2-0, kurse pas minutës së 35-të gjithçka kaloi në shenjë të drenicasve, të cilët realizuan edhe katër gola. Golat tjerë u shënuan nga Dardan Topilla (35′), Ferid Agushit (36′, 39′) dhe Dragan Petrovic (39′), duke vulosur fitoren e Feniksit me rezultat të thellë 6-0. Në fund, medaljet për futbollistët e Besës i ndanë Agim Avdyli, Sahit Kelmendi e Skender Sadiku, derisa medaljet për skuadrën fituese i ndanë anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të futsallit, Rasim Gimolli. Ndërkohë, kupën kapitenit të Feniksit, Mentor Mejzini ia dorëzoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. Me medalje u stolisën edhe vëzhguesi dhe gjyqtarët e ndeshjes, të cilat i ndau kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani. /Telegrafi/ The post Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale appeared first on Telegrafi. |
Genoa 2-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto) Posted: 17 Feb 2018 01:59 PM PST Interi ka humbur në udhëtimin te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit assesi të këndellet dhe të gjej formën e fillimit të sezonit, pasi është mposhtur nga Genoa, e cila arriti fitoren e tretë radhazi në kampionat. Golat për skuadrën nga Marassi në fitoren ndaj Interit u shënuan nga Andrea Ranocchia (OG, 45′) dhe Goran Pandev (59′). Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte anësori Diego Laxalt, i cili u vlerësua me notë 7.8. Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për talentin e Interit, Yann Karamoh, i cili u notua me 5.7. /Telegrafi/ Genoa: Inter: The post Genoa 2-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Interi assesi të këndellet, mposhtet nga Genoa (Video) Posted: 17 Feb 2018 01:39 PM PST Interi ka humbur në udhëtimin e tyre te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që tregoheshin të kujdesshme dhe të tentonin golin vetëm pas ndonjë gabimi. Goli i vetëm në 45 minutat e parë erdhi në minutën e fundit nga një aksion që nuk premtonte fare. Ishte Milan Skriniar ai i cili në tentim për ta larguar topin goditi bashkëlojtarin e tij Andrea Ranocchia dhe goli përfundoi në gol duke ia siguruar epërsinë 1-0 Genoas. Në pjesën e dytë, pritej reagimi i Interit, por kjo nuk ndodhi pas Nerazzurët dukeshin shterp në tentimet e tyre, teksa u befasuan duke pranuar edhe golin e dytë. Ishte ish-lojtari i tyre, Goran Pandev, i cili shënoi në minutën e 59-të për 2-0 duke i dhënë siguri skuadrës së tij dhe duke vulosur fitoren e skuadrën nga Marassi. Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në pozitën e 12-të me 30 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurët e presin në shtëpi Beneventon, ndërsa Genoa udhëton drejt Bolognas. /Telegrafi/
The post Interi assesi të këndellet, mposhtet nga Genoa (Video) appeared first on Telegrafi. |
Robben: Mund të luaj edhe një apo dy vite në nivele të larta Posted: 17 Feb 2018 01:15 PM PST Ylli holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben nuk e ka në plan pensionimin nga futbolli i luajtur. Arjen Roben nuk mendon se ka ardhur momenti që ai "të varë këpucët në gozhdë". Futbollisti holandez, që është pjesë e Bayernit që nga viti 2009 beson se ka ende për të dhënë në fushën e blertë. “Ndihem shumë mirë dhe besoj se mund të luaj edhe për një apo dy vite në nivele të larta. Ky është objektivi im”, ka thënë fillimisht Robben, përcjell SS. Në fakt, kjo deklaratë e holandezit vjen pas zërave të shumtë që e largojnë nga Bayerni në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata. “Jam shumë i hapur dhe i ndershëm me të gjithë drejtuesit e skuadrës, nuk jam i shqetësuar aspak”. “Klubi ka planet e tij duhet të vendosë nëse do të vijojmë bashkëpunimin”, përfundoi holandezi. Ndryshe, Robben gjatë karrierës së tij ka fituar shumë trofe me Real Madridin dhe Bayern Munichun, teksa me shumë sukses ka mbrojtur edhe ngjyrat e Holandës. The post Robben: Mund të luaj edhe një apo dy vite në nivele të larta appeared first on Telegrafi. |
Dardanët urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video speciale (Video) Posted: 17 Feb 2018 12:47 PM PST Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët” kanë incizuar një video speciale për të uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dardanët nuk e lënë asnjëherë vetëm Kosovën dhe që nga themelimi i tyre kanë ndjekur çdo ndeshje të Përfaqësueses si brenda ashtu edhe jashtë. Si djelmosha që dashurojnë Kosovën dhe ngjyrat e flamurit ata janë përkujdesur të bëjnë diçka të veçantë edhe për 10 vjetorin e Pavarësisë. Në profilin e tyre zyrtar në Facebook, Dardanët kanë postuar një video të incizuar duke festuar me mjete piroteknike dhe fishekzjarr. Dardanët gjithashtu kanë manovruar me motorë me katër rrota, kanë shpalosur flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë dhe si gjithmonë nën ritmin e këngës. Kënga e cila dëgjohet në sfond të videos është kënga e njohur: “Unë të dua sa Kosovën”. “10 vjet shtet. Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, kanë shkruar Dardanët në videon e postuar në Facebook. Ndryshe, Kosova i kthehet në mars ndeshjeve miqësore dhe aty do t’i shohim përsëri Dardanët duke mbështetur në tribuna Përfaqësuesen. /Telegrafi/ The post Dardanët urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video speciale (Video) appeared first on Telegrafi. |
Conte: Sfidë e madhe ndeshja ndaj Barçës Posted: 17 Feb 2018 12:01 PM PST Antonio Conte ka folur për ndeshjen e parë të tetës së Ligës së Kampionëve që Chelsea e luan në shtëpi ndaj Barcelonës. Trajneri italian është i bindur se fitoret ndaj Hull Cityt dhe West Bromit në dy ndeshjet e fundit do t’i japin lojtarëve besim për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj skuadrës së Ernesto Valverde. Conte e ka cilësuar takimin ndaj katalunasve si sfidë të madhe, e cila të jep trishtim, por edhe ngazëllim që luan ndaj një kundërshtari si Barcelona. “Të luash kundër Barcelonës është një sfidë e madhe”, ka thënë fillimisht Conte. “Kjo lloj loje duhet të na japë entuziazëm të madh dhe ne duhet të jemi të ngazëllyer”. “Ata janë një nga ekipet më të mira në botë”. “Në njërën anë ju duhet të jeni të pikëlluar për të luajtur kundër tyre, por në anën tjetër ju duhet të jeni të ngazëllyer dhe duhet të përpiqeni të konkurroni me ta në këtë nivel”. “Dy fitoret e fundit ishin shumë të rëndësishme për ne dhe besimin tonë. Për të fituar një ndeshje në Ligën dhe Kupën FA”. Për t’u përgatitur në mënyrë të drejtë kundër Barcelonës”. “Pastaj ne po flasim për një lojë të madhe. Tani duhet të jemi të sigurt për ta përgatitur këtë lojë. Fillon 0-0 dhe pastaj ne duhet ta lëvizim atë në drejtimin e duhur”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/ The post Conte: Sfidë e madhe ndeshja ndaj Barçës appeared first on Telegrafi. |
Man United mposht Huddersfieldin, kalon në çerekfinale të Kupës FA (Video) Posted: 17 Feb 2018 11:25 AM PST Manchester Unitedi ka fituar në udhëtim ndaj Huddersfieldit me rezultat 0-2 duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës FA. Skuadra e Jose Mourinhos e nisi furishëm takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Juan Mata. Djajtë e Kuq vazhduan me dominimin e lojës dhe krijuan shumë raste për shënim, teksa gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera në minutat shtesë të pjesës së parë. Megjithatë, golat e Matas dhe Nemanja Matic, që të dyja u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të Unitedit. Në pjesën e dytë, Unitedi përsëri ishte skuadra që krijonte raste dhe sulmonte, teksa gjeten golin e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 55-të ishte përsëri Lukaku, i cili shënoi për 0-2 pas një asistimi të saktë nga Alexis Sanchez. Deri në fund të ndeshjes, Huddersfieldi u mundua të ngushtoj epërsinë, por Unitedi mirë e menaxhoi lojën dhe në fund fituan me rezultat 0-2. Pas kësaj fitore, Djajtë e Kuq kalojnë në çerekfinale të Kupës FA. /Telegrafi/
The post Man United mposht Huddersfieldin, kalon në çerekfinale të Kupës FA (Video) appeared first on Telegrafi. |
Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic Posted: 17 Feb 2018 11:05 AM PST Chelsea mund të përdorë Michy Batshuayi si një hap të madh në një marrëveshje për yllin amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic. Dortmundi është i gatshëm të bëjë një ofertë për Batshuayi, i cili ka impresionuar që kur u bashkua në fund të janarit nga Chelsean në huazim. Sulmuesi belg ka shënuar pesë gola në tre ndeshje dhe ka bindur menjëherë drejtuesit e klubit milioner gjerman. Chelsea refuzoi të shesë sulmuesin reprezentuesin e Belgjikës në janar, por mund të jetë i hapur për të negociuar largimin e Batshuayi në verë. Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë do t’ia hapnin derën largimit të belgut në rast se lejohen të nënshkruajnë me amerikanin Pulisic. Reprezentuesi i SHBA-ve konsiderohet si një nga adoleshentët më të talentuar në futbollin botëror në këtë moment dhe interesimi për të është i madh. Pulisic ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United dhe Liverpool që kanë bërë hetimet e para për të, pasi amerikani është i aftë të luaj në tri pozitat pas sulmuesit kryesor. Klubi gjerman, Dortmund, mendohet se kërkon së paku 100 milionë euro për shërbimet e tij, por në rast përfshirje të Batshuayit në ofertë, ky çmim mund të përgjysmohet. /Telegrafi/ The post Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic appeared first on Telegrafi. |
Genoa – Inter, formacionet zyrtare Posted: 17 Feb 2018 10:38 AM PST Genoa dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian. Nerazzurët janë mysafirë të Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit vjen nga fitorja ndaj Bolognas pas tetë ndeshjeve pa fitore dhe dëshiron ta vazhdojë këtë moment pozitiv.
Në anën tjetër, vendasit e Genoas janë në formë me dy fitore radhazi dhe gjithashtu duan të vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të rëndësishme, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përveç Rafinhas, i cili e gjen veten prapë në bankën rezervë. Genoa: Perin; Rossettini, Spolli, Zukanovic; Rosi, Bessa, Bertolacci, Hiljemark, Laxalt; Pandev, Galabinov Inter: Handanovic, Cancelo, Ranochia, Skriniar, D’Ambrosio; Vecino, Gagliardini; Candreva, Valero, Karamoh; Eder. /Telegrafi/ The post Genoa – Inter, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: