Skip to main content

Deputetja e PDK-së: Qytetarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti

Deputetja e PDK-së: Qytetarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti


Deputetja e PDK-së: Qytetarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti

Posted: 23 Mar 2018 12:45 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë këtë vit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ajo ka thënë se me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për këtë proces.

"Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam realizuar takime të shumta bilaterale dhe kam pasur diskutime të shumta lidhur me këtë proces por, duke ditur se ky proces ka procedura vendimmarrëse, nuk mund të flasim për datë të saktë se kur do të ndodhë lëvizja e lirë për qytetarët tanë. Jam optimiste që pas përfundimit të procedurave vendimmarrëse që i përmenda më lart, qytetarët do të lëvizin pa viza brenda vitit 2018", ka theksuar ajo.

Deliu-Kodra ka vlerësuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit është më shumë kriter monitorues, i cili nënkupton se duhet të plotësohet edhe pas liberalizimit të vizave.

"Lidhur me kriterin që ka të bëjë me luftimin e korrupsionit nga ana e institucioneve vendore, konsideroj se janë bërë hapa të konsiderueshëm nga ana e institucioneve tona, por duhet të kemi parasysh se ky kriter është më shumë monitorues, që do të thotë se, edhe pas liberalizimit të vizave, do të kërkohet të kemi luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka thënë Deliu-Kodra.

Sipas saj, me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka treguar seriozitet për përmbushjen e kritereve dhe përkushtim për avancimin e rrugës evropiane.

"Kemi pasur një rrugë të gjatë dhe shumë të mundimshme deri në përmbushjen e të gjitha kritereve, gjë që është parë edhe gjatë ditëve e viteve të kaluara, por tanimë shpresoj dhe besoj se kemi përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me përfundimin e këtij procesi. Qytetarët tanë do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, kaq gjatë të mohuar", është shprehur ajo.

The post Deputetja e PDK-së: Qytetarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti appeared first on DRENICA PRESS.

Ngjarje e rëndë, hajdutët përplasen me policinë, një i vdekur

Posted: 23 Mar 2018 12:39 AM PDT

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Fierit është njoftuar se në lagjen "29 Nëntori", pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda duke thyer drynin e derës.

Forcat e policisë me të mbërritur në vendngjarje kanë hasur në rezistencën e hajdutëve të cilët kanë qëlluar me pistoletë dhe automatik.

Nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga radhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

The post Ngjarje e rëndë, hajdutët përplasen me policinë, një i vdekur appeared first on DRENICA PRESS.

Murat Meha e feston në një vend të veçantë kalimin e demarkacionit (Foto)

Posted: 23 Mar 2018 12:37 AM PDT

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale, njëherësh përpilues i raportit për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha ka marrë me gëzim lajmin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërshtetërore.

Ai së bashku me ish-shefen e stafit të kabinetit të Isa Mustafës, Vlora Dumoshin, shihen teksa festojnë me nga një got verë kalimin e demarkacionit në Uashington, shkruan Indeksonline.

Meha po qëndron në SHBA ku është duke marrë pjesë në konferencën e Bankës Botërore për fuqinë e pronës.

Ndryshe, me 80 pro, 11 kundër, Marrëveshja mori dritën jeshile nga deputetët kosovar.

Ishin deputetët e LDK-së si dhe Adem Hoxha i Listës Srpska të cilët mundësuan që kjo çështje të marrë epilogun përfundimtar. /Indeksonline/A.M./

The post Murat Meha e feston në një vend të veçantë kalimin e demarkacionit (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Sot fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin

Posted: 23 Mar 2018 12:36 AM PDT

Sot do të jepen fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe 'Mehmet Fatih' në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Indeksonline/

The post Sot fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin appeared first on DRENICA PRESS.

Moszbatimi i marrëveshjes për energjinë i kushton Kosovës me 10 milionë euro humbje

Posted: 23 Mar 2018 12:35 AM PDT

Kosova vazhdon të humbë miliona euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së energjisë të arritur në vitin 2015 në Bruksel. Milionat që humb Kosova i merr Serbia, pala nënshkruese e marrëveshjes, por që për gati tre vjet pengon zbatimin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë kërkuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, që këtë çështje ta ngritin në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojnë nga Qeveria zgjidhje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme të këtij problemi.

Këtë kërkesë ata e kanë bërë në një takim të zhvilluar të enjten me disa prej anëtarëve të Komisionit, që është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas të dhënave të KOST-it, si rezultat i moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, Kosova humb rreth 10 milionë euro në vit. Kjo për arsyen se Operatori i Sistemit të Serbisë (Elektro Mreza Srbije- EMS) vazhdon të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

 

The post Moszbatimi i marrëveshjes për energjinë i kushton Kosovës me 10 milionë euro humbje appeared first on DRENICA PRESS.

Nga Demarkacioni në festë: Mbrëmë u bën sërish bashkë Donika Kadaj-Bujupi e Visar Ymer

Posted: 23 Mar 2018 12:34 AM PDT

U bënë bashkë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, që kishte marrë postin e të parit të partisë. Ajo kishte lënë AAK-në ku kishte pozitë të lartë. U bë aktiviste e VV-së në gusht të vitit 2016. Bëhet fjalë për Visar Ymerin dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Pasi kaluan dy vite në VV duke "luftuar" për kauzat e njëjta, stopimin e demarkacionit dhe Asociacionit, të dytë braktisën Vetëvendosjen. Ymeri u bë pjesë e një grupi tashmë të pavarur parlamentar ndërsa Kadaj-Bujupi u rikthye në AAK.

Me rikthimin në AAK, Kadaj-Bujupi ndërroi edhe qëndrimin për demarkacionin. Votoi pro. Madje vota e saj ishte kyçe në kalimin e demarkacionit. E Visar Ymeri me grupin e pavarur nuk ndryshuan qëndrimin. Votuan kundër.

Por të dytë janë takuar pasi ka përfunduar seanca ku me mezi u votua demarkacionit, Visar Ymeri dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë darkuar së bashku.

Insajderi ka zbuluar se Kadaj-Bujupi dhe Ymeri kanë darkuar të mërkurën në taverna "Dardha" që është pronë e Yll Hoxhës, anëtarit tjetër të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aty përve këtyre dyve kanë qenë të pranishëm edhe dhjetë persona të tjerë, shumica e të cilëve aktivistë të larguar nga Vetëvendosje, dhe që janë përkrahës i grupit "Molliqaj".

Darkën e ka konfirmuar për Insajderin Donika Kadaj-Bujupi e cila ka thënë se kanë qenë në darkë që është organizuar nga Gurjeta Zeka, për nder të ditëlindjes së saj.

Ajo ka shtuar se koiidenca ka qenë që ditëlindja e saj ka qenë pikërisht në ditën kur Kuvendi i Kosovës, e ka ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

"Po, kemi qenë në darkë në lokalin e Ylli Hoxhës. Madje, jemi përshëndetur me të. Darka ka qenë e organizuar nga Gurjeta Zeka, një mike e ngushtë e imja dhe e Visarit. Ka qenë koiçidencë që pikërisht në natën kur është votuar demarkacioni, ajo e ka pasur ditëlindjen. Ftesat i kemi marrur shumë më herët. Unë jam miq me të gjithë ata, prandaj gjithka private. Nuk ka qenë takim i karakterit të demarkacionit, apo të ndonjë natyre politike. Gjithka ka qenë private, është festuar një ditëlindje e një mikës sonë të përbashkët", ka thënë Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe për raportet me deputetët e VV-së dhe ata të dorëhequrit që tashmë janë të pavarur, duke i cilësuar raportet si miqësore edhe me anëtarët që kanë mbetur në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe gjithashtu edhe me ata që kanë dalur nga kjo parti.

Kadaj-Bujupi nuk e mohoi mundësinë që të bashkpunojë në të ardhmën me të dyja këto tabore, duke shtuar se nuk mban inat me asnjërin grup.

 

The post Nga Demarkacioni në festë: Mbrëmë u bën sërish bashkë Donika Kadaj-Bujupi e Visar Ymer appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Posted: 23 Mar 2018 12:08 AM PDT

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja  me shpejtësi deri 7m/s.

The post Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on DRENICA PRESS.

Sherri i dallavereve, FSK-ja mbetet pa municion

Posted: 23 Mar 2018 12:06 AM PDT

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbetur pa municion luftarak. Shkaku i dallavereve në tenderin mbi 2 milionë eurosh, të evidentuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ushtarët e ardhshëm të Kosovës nuk kanë me çfarë të gjuajnë.

Gjykata e Tenderëve, sic njihet ndryshe OSHP, ka gjetur se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa të drejtë ia ka dhënë tenderin, në vlerë prej 2.3 milionë euro, për furnizim me municion kompanisë "Katana", e afërt me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nga radhët e AAK-së, shkruan Infokusi.

Ndërkaq, ishte eliminuar nga gara kompania "Lenti & Fiocchi Munizioni" që ishte gati gjysmë milioni euro më e lirë në këtë garë.

Kjo e fundit kishte bërë ankesë në OSHP duke ngritur shqetësimin se tenderi i ishte dhënë poligonit të shenjtërisë "Katana" edhe më shtrenjtë se që kishte planifikuar të shpenzoi Ministria e FSK-së

Me këto para MFSK-se planifikonte të blejë Municion luftarak ( kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M855 Ball; municion kalibri 9x19mm), si dhe municion manovrues (kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M755 Blank).

Ky furnizim thuhet se "do të bëhet për nevojat e FSK-së me qëllim të përmbushjes së detyrimeve sipas misionit në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni kushtetues që ka FSK-ja", thuhet në njoftimin për dhënien e tenderit./Infokusi/

The post Sherri i dallavereve, FSK-ja mbetet pa municion appeared first on DRENICA PRESS.

Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, ja detajet! (Foto)

Posted: 22 Mar 2018 03:45 PM PDT

Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë. Mirëpo, për fat të mirë nuk ka ndonjë të lënduar.

Indeksonline mëson se nga zjarri janë përfshirë disa gypa dhe kabllo të energjisë elektrike.

"Gjithçka ka qenë në rregull me kohe kemi zbulu me kohe.  Nuk ka pasur lëndime", është shprehur Fatmir Nreci, udhëheqës i ndërrimit të Zjarrëfiksave Prishtina nr. 2

Ndërkohë, mësohet se zjarri erdhi si pasojë e  instalimit të dobët të ujit dhe rrymës.

The post Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë, ja detajet! (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Ndërprerje të mëdha të energjisë, KEDS ironizon me popullin tonë

Posted: 22 Mar 2018 03:43 PM PDT

Reduktimet me energjinë elektrike po vazhdojnë në vendin tonë. Derisa pjesët më të prekura janë zonat më të largëta që cilësohen si të dorës së dytë, veçmas fshtatrat e Llapit dhe Drenicës.

Ani pse KEDS shpesh këtë e ka arsyetuar me atë se janë duke kryer punime, duket që këto janë vetëm arsyetime nga ana e tyre për ta mbuluar turpin.

Siç po e shihni këtë fotografi të siguruar nga Indeksonline, tre fëmijë po i kryejnë detyrat e shtëpisë nën dritën e qiririt. Pamje këto që kujtojnë fillimin e pasluftës.

Ndryshe reduktimet e vazhdueshme të energjisë elektrike shumë banorë po rrezikojnë jetën e shumë banorëve veçmas në këto dy ditë të fundit me reshje bore./Indeksonline/

The post Ndërprerje të mëdha të energjisë, KEDS ironizon me popullin tonë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more