Skip to main content

“Ilda Bejleri nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e tifozëve” plus 9 more Ekonomia Online

“Ilda Bejleri nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e tifozëve” plus 9 more Ekonomia Online


Ilda Bejleri nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e tifozëve

Posted: 19 Mar 2018 10:26 AM PDT

Ka pasur një debat këto ditë, të nisur nga Mustafa Nano në Provokacija, rreth paraqitjes së dy moderatoreve të një emisioni sportiv të Digitalb-it (Supersport); paraqitje të cilën Nano e ka cilësuar si vulgare, ndërsa të tjerë, përfshi këtu edhe gazetarë, e kanë interpretuar si shprehje të së drejtës së gruas për të vendosur për jetën dhe pamjen e saj.

I meritueshëm në vetvete, debati degradoi shumë shpejt në ad hominem, siç pritet të ndodhë në mediat shqip.

Çfarë do të doja të shtoj, pa u pozicionuar menjëherë në lidhje me palët, është se veshja e moderatoreve të një emisioni televiziv duhet parë si element i një spektakli televiziv, dhe si e tillë, ajo përcaktohet në detaje në tryezën e regjisorit ose të producentit të emisionit. Nuk besoj se Bora Zemani dhe Ilda Bejleri e kanë vendosur vetë, se me ç'pamje dhe ç'veshje do t'i dalin publikut të Digitalbit; sikurse nuk besoj se vërejtja e Nanos kish të bënte me mënyrën si vishen këto dy qytetare kur dalin në rrugë ose larg kamerave.

Ky debat do të ishte moment i përshtatshëm për të diskutuar rreth kontekstit specifik, që i detyron producentët (regjisorët) e emisioneve të tilla, për t'i nxjerrë moderatoret të veshura në një mënyrë të caktuar; ose, nëse ka ndonjë lidhje të mirëfilltë midis trupit gjysmë të zhveshur të një vajze dhe interesit të publikut për sportin.

Liria e dy moderatoreve në fjalë vjen në vështrim deri në momentin kur këto e kanë pranuar rolin që do të luajnë në ekran; prandaj çdo lloj argumenti se këtu bëhet fjalë për të drejtën e gruas etj., nuk merr parasysh që bëhet fjalë për spektakël të prodhuar për publikun, jo për jetën reale të atyre dy vajzave: e shumta do të mund të flisnim për rolin edukativ apo jo të emisionit. Për të njëjtën arsye, nuk i mbajmë inat, pas shfaqjes, aktorit që luan Jagon – sepse ai e performon intrigën në skenë, nuk e konsumon në jetë.

Duke u veshur në mënyrë të diskutueshme, moderatoret televizive performojnë një lloj të caktuar vajze (gruaje), në rolin e moderatores televizive, për të cilën edhe paguhen. Emisionet sportive, si shumë emisione të tjera me shikueshmëri televizive të lartë, janë të kodifikuara rreptësisht: nëse moderatoret atje vishen në një mënyrë që disave u duket provokuese (provokacija) dhe pastaj duan të konsiderohen si "hot" në rrjetet sociale, këtë nuk e vendosin ato vetë, dhe as pritet që ta vendosen – figura e tyre publike, e cila del edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, menaxhohet prej producentëve. Bëhet fjalë për kontrata pune, tek të cilat liria e punëmarrësit për të qenë vetvetja mbaron në momentin e hedhjes së firmës.

Njëlloj mirë do të kish shërbyer debati për të diskutuar edhe si po konsumohet sot në Shqipëri sporti i televizuar dhe cilin publik kërkon të joshë, përveç faktit banal që bëhet fjalë kryesisht për meshkuj në grupe ose individualisht; por në kontekstin social ku shqiptarët shkojnë gjithnjë e më pak në stadium dhe ku interesi i tyre për futbollin tanimë u është bashkëlidhur basteve, ose kumarit (gambling). Mjafton një eksperiencë sado e lehtë me Las Vegasin, për t'u bindur se, në botën e kumarit, trupi lakuriq i femrës shërben si amplifikator (booster) i sjelljes impulsive të atyre që luajnë me para. Edhe në Las Vegas, skenografia është e tëra e skriptuar, ose e regjisuar në tavolinë; dhe nuk shërben aq për ta tërhequr kumarxhiun, sa për ta përftuar me kontakt.

Emisionet televizive të sportit në Shqipëri, si ato të Digitalbit, imitojnë shabllonë të televizioneve komerciale Perëndimore; dhe kushedi edhe producentët dhe regjisorët e tyre nuk janë tërësisht të vetëdijshëm se qëllimi i një spektakli të tillë është të përftojë dhe të riprodhojë një lloj specifik publiku. Pretendimi se aktorët në skenë në rolet e tyre specifike, ose pjesëmarrësit profesionistë në spektakle të tilla, janë duke afirmuar lirinë e tyre individuale në luftë me paragjykimet dhe "komplekset" është jo vetëm në thelb qesharak, por edhe ai vetë pjesë e spektaklit.

(Marrë nga "Peizazhe të fjalës". Titulli origjinal: "Provokacija")

The post Ilda Bejleri nuk afirmon lirinë e saj, por çliron epshet e tifozëve appeared first on Ekonomia Online.

Izraeli heq dënimin për ushtarin që vrau palestinezin

Posted: 19 Mar 2018 10:22 AM PDT

Elor Azaria, që ishte vetëm 18 vjeç në kohën e incidentit vdekjeprurës, tani është vendosur që të lirohet më 10 maj.

Një gjykatë izraelite sot ka ndryshuar dënimin e ushtarit izraelit të dënuar për vrasjen e një palestinezi të paarmatosur në vitin 2016, raporton Anadolu Agency.

E përditshmja izraelite "Yedioth Ahronoth" raportoi se një gjykatë ushtarake kishte pranuar një kërkesë për lirim të parakohshëm të ushtarit të dënuar.

Elor Azaria, që ishte vetëm 18 vjeç në kohën e incidentit vdekjeprurës, tani është vendosur që të lirohet më 10 maj.

Gushtin e kaluar, Azaria u dënua me 18 muaj burg pasi u dënua për vrasjen e Abdel-Fattah al-Sharif, një palestinez i ri, në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor në mars të vitit 2016.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, kishte hedhur poshtë kërkesën e mëparshme për falje të Azaria.

Megjithatë, shumë figura izraelite të krahut të djathtë, thonë se Azaria kurrë nuk duhej dënohej.

Shtatorin e kaluar, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkot, e zbuti dënimin e Azaria në vetëm 14 muaj burg.

Azaria u bë objekt hetimi pasi një aktivist i të drejtave e filmoi atë duke e qëlluar për vdekje al-Sharif, i cili ishte i paarmatosur dhe i plagosur në kohën e incidentit.

The post Izraeli heq dënimin për ushtarin që vrau palestinezin appeared first on Ekonomia Online.

BB: Në Ballkan u hapën 231 000 vende të reja pune, prin Kosova

Posted: 19 Mar 2018 10:18 AM PDT

Rritja më impresive e punësimit është shënuar në Kosovë, e shtyrë nga rritja më e madhe ekonomike në vitin 2017. Mirëpo rritja e punësimit po ngadalësohet. Meqë pati më shumë njerëz që në mënyrë aktive kërkonin punë, shkalla e papunësisë është rritur në 2017 me gjithë rritjen e punësimit. Punësimi, si përqindje e popullsisë në moshë pune, mbetet nën 30 për qind. Më shumë se 70 për qind e njerëzve të papunësuar kanë kërkuar punë për më shumë se një vit. Kosova po ashtu e ka pasur edhe dallimin më të madh gjinor në punësim në vitin 2017, si dhe papunësinë më të madhe të të rinjve me mbi 50 për qind.

Rritja e punësimit prej 3,9 për qind gjatë vitit të fundit ka sjellë hapjen e 231 000 vendeve të reja të punës në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit "Prirjet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2018" të bërë publik sot nga Banka Botërore dhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare Vienë (wiiw). Shkalla e papunësisë ka pësuar gjithashtu rënie nga 18,6 për qind në 16,2 për qind, duke arritur nivele të ulëta historike në disa vende.

Vendi kryesues në rajon sa i përket punësimit është Kosova, që ka një rritje prej 9,2 përqind, ndjekur nga Serbia (4,3 përqind), Mali i Zi (3,5 përqind), Shqipëria (3,4 përqind), Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë(2,7 përqind) dhe Bosnje Hercegovina (1,9 përqind). Me gjithë progresin e bërë, shkalla e ulët e veprimtarisë, sidomos ndër gra dhe të rinj, kombinuar me shkallën e lartë të papunësisë afatgjatë dhe mbizotërimin e punësimit informal, vijojnë të paraqesin sfida për rritjen e qëndrueshme ekonomike në rajon.

"Rajoni ka bërë hapa të mëdha lidhur me përmirësimin e rezultateve të tregut të punës, krahasuar me vitin e shkuar, që do të thotë se më shumë individë po punësohen", tha Linda Van Gelder, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. "Megjithatë, ka një nivel të lartë individësh që nuk janë të punësuar, nuk kanë arsimin apo formimin e duhur profesional, dhe duhet të gjejmë mënyra t'i drejtojmë ata drejt mundësive të ardhshme".

Papunësia e të rinjve në nivelin e 37,6 përqind është një sfidë themelore për rajonin. Megjithatë, kjo shifër ka pësuar zbritje nga viti i i fundit dhe thuajse çdo vend në rajon po përjeton nivelet më të ulëta të papunësisë së të rinjve që prej vitit 2010. Niveli në vende të ndryshme ndryshon nga 29 në Malin e Zi dhe Serbi, në më shumë se 50 përqind në Kosovë. Sipas raportit, mund të jetë e vështirë për të rinjtë që shkëputen për periudha të gjata nga punësimi apo arsimi, të integrohen përsëri në tregun e punës. Ata përballen edhe me hendek në paga, duke marrë deri në 20 përqind më pak se ata që janë punësuar më herët.

Raporti gjithashtu thekson se shkalla e punësimit të grave është në rritje, por këto nivele janë akoma të ulëta krahasuar me standardet evropiane. Shkalla e punësimit të grave në rajon është 43,2 përqind dhe ndryshon nga një përqindje e ulët prej 13,1 përqind në Kosovë në përqindjen e lartë prej 52,3 përqind në Serbi. Hendeku gjinor ka shënuar gjithashtu përmirësim që prej vitit 2010, duke cuan në ngushtim nga 28,9 përqind në Kosovë në 9,8 pikë përqindjeje në Malin e Zi.

"Prirjet ekonomike në rajon janë në drejtimin e duhur", thotë Robert Stehrer, Drejtor Shkencor i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Vienë. "Përfshirja e më shumë individëve, veçanërisht të rinjve dhe grave në punësim, mbetet një nga sfidat kyçe në rajon për një konvergjencë të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore".

Duhen trajtuar një sërë pengesash ndaj punësimit për të reduktuar emigracionin e vazhdueshëm nga rajoni, që është i zakonshëm sidomos tek të rinjtë dhe të arsimuarit. Duhen më shumë njohuri për të trajtuar këtë situatë. Vendet e rajonit duhet të bashkërendojnë të dhënat e tyre për emigracionin dhe të përmirësojnë regjistrimin e dhe bërjen të diturtë statistikave të migrimit. Përdorimi i të dhënave me cilësi të lartë që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare që lidhen mepërbërjen e fuqisë punëtore, si në vend ashtu edhe jashtë tij, do të sillte analiza të sakta të dinamikave të tregut të punës në rajon dhe do të mundësonte hartimin e politikave që trajtojnë sfidat emigracionit, edhe si të përdoren përfitimet nga migrimi.

Lidhja më e mirë midis të diplomuarve në nivele të ndryshme dhe tregut të punës, si dhe ndërhyrjet më të hershme për të penguar largimin e studentëve mund të përmirësojnë mundësitë për punësim. Politika si përkujdesja për fëmijët, mjedise përkujdesjeje për të moshuarit, marrëveshjet elastike të punësimit dhe më shumë vende pune me kohë të pjesshme, do të promovonin integrimin e grave në tregun e punës.

The post BB: Në Ballkan u hapën 231 000 vende të reja pune, prin Kosova appeared first on Ekonomia Online.

Verërat e Kosovës promovohen në Gjermani

Posted: 19 Mar 2018 10:14 AM PDT

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore të pesë kompanive të verës në Panairin ndërkombëtar tregtar të verës "ProWein 2018", që po mbahet në Dyseldorf  të Gjermanisë, transmeton Ekonomia Online.

Në këtë paraqitje shtetërore, me brendin e njohur globalisht "Kosovo Ready For You", produktet e tyre po i promovojnë: "N.P.T. Haxhijaha Sh.p.k", "Stone Castle Vineyard& Winery L.L.C", “Biopak Sh.p.k", “Kosova Wine Sh.p.k ", "Suhareka Verari Sh.p.k".

Sipas një komunikate për medie nga MTI, në shtandin e Kosovës blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga anembanë bota po njoftohen nga afër me produktet e kompanive kosovare dhe njëherësh po degustojnë verërat kosovare.

"Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë dhe të lidhin marrëveshje eksporti me blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatë.

Panairi "ProWein" njihet si një ndër panairet më të mëdha për verëra në të cilin ekspozojnë kompani nga shumë shtete të botës.

Panairi "ProWein2018" është i hapur nga data 18 – 20 mars 2018.  Shtandin e Kosovës mund ta vizitoni në Hall 15 / K03.

The post Verërat e Kosovës promovohen në Gjermani appeared first on Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së Hajrizi, nderohet me çmimet “Akademik Nderi” dhe “Profesor Nderi”

Posted: 19 Mar 2018 10:01 AM PDT

Në një ceremoni të mbajtur në UBT, Complutense University i Madridit dhe Akademia e Shkencave Sociale nga Palm Beach University, në Florida, kanë vlerësuar nderuar kontributin e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, në fushën e arsimit dhe shkencës, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga UBT, për këtë, këto dy institucione e kanë nderuar Hajrizin me titullin "Akademik Nderi", përkatësisht "Profesor Nderi", tituj këta që dhurohen për personalitete që japin kontribut shumëvjeçarë për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Këto dy çmime i ndau anëtari i Akademisë Ndërkombëtare, Otto Fleingenblatt, i cili i vlerësoi përpjekjet e pareshtura dhe të suksesshme të rektorit dhe akademikëve të tjerë të Kosovës, në përmirësimin dhe ngritjen e imazhit të arsimit kosovar në botë.

 

The post Rektori i UBT-së Hajrizi, nderohet me çmimet "Akademik Nderi" dhe "Profesor Nderi" appeared first on Ekonomia Online.

Modelja pozon nudo në temperaturat -9 gradë (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 09:48 AM PDT

Ajo është një ndër modelet më të bukura në Rusi.

Bëhet fjalë për Inna Vladimirskava, e cila ka rrëfyer edhe sekretin e saj të bukurisë.

Prej nëntë vitesh modelja ndjek një ritual, të cilin ajo e quan sekret për të mposhtur plakjen.

Sekreti i bukurisë së saj është vrapi nudo përgjatë brigjeve me dëborë të lumit Dnieper çdo të dielë, në të cilin temperaturat arrijnë deri në -9 gradë celcius.

Por këtë herë stërvitjen e saj modelja 32-vjeçare ka vendosur ta dokumentojë edhe me foto.

Lidhur me këtë ritual të saj, Inna ka vetëm një shpjegim: ""Zhytja në ujë të ftohtë e bën gjakun të nxitojë në organet e brendshme, duke aktivizuar qarkullimin e tyre, gjë që ndihmon në thyerjen e yndyrës dhe përmirësimin e tonit të muskujve.

 

The post Modelja pozon nudo në temperaturat -9 gradë (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Lipjan

Posted: 19 Mar 2018 09:31 AM PDT

Asamblisti i Lidhjes Demokratike në Lipjan, Arton Retkoceri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Retkoceri, në zgjedhjet lokale për Kuvend të Lipjanit, mblodhi një numër të konsiderueshëm të votave – plot 570, duke e renditur si i dyti më i votuari, shkruan Ulpianapress.

Sipas burimeve të këtij portali, Retkoceri ka dhënë dorëheqje qe disa ditë, mirëpo lajmi nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht. Nuk jepen arsyet që e shtyn Retkocerin që të tërhiqet nga Kuvendi Komunal.

The post Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Lipjan appeared first on Ekonomia Online.

6 shenja se partneri i biznesit po ju dëmton

Posted: 19 Mar 2018 09:10 AM PDT

Ju me siguri i dini statistikat: 80 për qind e ortakërive të biznesit dështojnë…

Por njerëzit vazhdojnë të bëjnë marrëveshje ortakërie për shkak të përfitimeve që marrin për kompaninë e tyre si:
– Aftësi dhe dituri të kombinuara
– Më shumë kapital biznesi
– Kapacitet më të madh të huave
– Përfitime të taksave

Pavarësisht kësaj, katër nga pesë ortakëri të biznesit ende nuk funksionojnë. Nëse dëshironi t'ia dilni si një ndërmarrës, ju duhet të kuptoni se si të sigoruheni se ortakëria juaj është pjesë e 20-përqindëshit të suksesshëm.

Për fillim, shikoni këto shenja se partneri juaj i biznesit po ju dëmton më shumë se sa po ju ndihmon. Nëse ndonjëra tingëllon e njohur, mund të jetë koha për një ndryshim të brendshëm.

Përfitimet nuk janë të barabarta

Gjatë karrierës time, unë kam lansuar një numër të bizneseve të ndryshme në disa industri të ndryshme. Kam punuar me partnerë dhe vetëm. Nëse ka ndonjë gjë të cilën e kam mësuar, është se ortakëritë e biznesit në mënyrë tipike janë të dobishme nëse ju posedoni disa aftësi ose njohuri që tjetrit i mungojnë.

Ndoshta njëri prej jush dini programet, dhe tjetri marketingun. Ndoshta ju dini shitjet, dhe partneri juaj llogaritë dhe menaxhimin e buxhetit.

Në anën tjetër, nëse punoni me dikë i cili dukshëm ka më pak përvojë se ju, vetëm njëri prej jush përfitoni. Kjo mund të shndërrohet në ortakëri të dëmshme të biznesit. Një ekuilibër i shëndetshëm rrit gjasat që ju të përfitoni në mënyrë të barabartë, pavarësisht se a është në terme të zhvillimit profesional apo përfitimeve të kompanisë.

Parimet tuaja bien ndesh

Mund të mendoni se kjo ka rëndësi vetëm në një martesë, por ju mund të mashtroheni nga rëndësia e një vizioni të përbashkët. Ju dhe partneri juaj i biznesit duhet të punoni drejt qëllimeve të njëjta të biznesit dhe të pajtoheni se si t'i arrini ato. Nëse nuk pajtoheni me mënyrën se si i qaseni financave, planifikimeve dhe strategjive, mund të krijojë probleme të cilat ndikojnë në aftësinë tuaj për të arritur sukses.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i “Disneyt”, Michael Eisner, dikur tha: “Është gjë e rrallë të gjesh një partner biznesi i cili është bujar. Nëse keni fat, ndodh vetëm një herë në jetë”.

Ju nuk keni nevojë që partneri juaj i biznesit të kujdeset më shumë për suksesin tuaj se sa të tijin. Por është më e lehtë që marrëdhënia të funksionojë nëse idealet, vlerat, qëllimet dhe etika e punës përshtaten.

Ai ka ngecur në rrugën e tij

Në kohën tonë digjitale, bizneset duhet të veprojnë shpejtë për të shfrytëzuar mjetet e reja të biznesit dhe kanalet e marketingut të cilat me të vërtetë shtyejnë rritjen. Ka një arsye pse''kjo është mënyra siç e kemi bërë gjithmonë'' është njëra prej gjërave më të këqija e cila dëgjohet në vendin e punës.

Biznesi gjithmonë po ndryshon. Ndërmarrësit më të ndryshueshëm e bëjnë prioritet të përshtaten. Ju nuk keni pse të bindni vazhdimisht partnerin tuaj të biznesit se teknologjitë dhe aftësitë e reja mund të ndihmojnë biznesin tuaj.

Ju nuk i besoni njëri-tjetrit për të përfunduar gjërat

Është puna e ndërmarrësit të mbushë shumë role, por askush nuk mund të jetë në shumë vende në të njëjtën kohë. Një partner biznesi ofron një palë sy shtesë të syve dhe veshëve për t'u siguruar se biznesi po ec rrjedhshëm.

Por a i besoni partnerit tuaj të biznesit të menaxhojë biznesin tuaj? Nëse jo, kjo marrëdhënie po ju dëmton.

Mund të ketë shumë arsye prapa këtij mosbesimi. Pavarësisht arsyes, do të thotë se ju nuk keni një partner, ju keni vetëm një punonjës më shumë për t'a menaxhuar. Gjeni një mënyrë për t'i besuar partnerit tuaj për të bërë punën në mënyrën që ju besoni se duhet të bëhet ose përgatituni të merrni të gjitha përgjegjësitë vetë.

Ai ofron probleme, por jo zgjidhje

Ekzekutivi i biznesit, tashmë në pension, Jack Welch, ka thënë: “Udhëheqësit e mirë të biznesit krijojnë një vizion, artikulojnë vizionin, në mënyrë pasionante zotërojnë vizionin dhe në fund e përmbushin atë''.

Të dy anëtarët e ortakërisë së biznesit duhet të jenë të gatshëm të krijojnë plane veprimi për të zgjidhur problemet dhe për të arritur qëllimet e biznesit. Nëse një partner kalon gjithë kohën e tij duke gjetur probleme, është shenjë e keqe.

Një partner i orientuar në zgjidhje mund të jetë një pasuri e vlefshme në menaxhimin financiar, dizajnin e produktit, marketingun dhe tjera aspekte kyçe të biznesit tuaj të përbashkët.

Ju nuk mund të zgjidhni disa konflikte

Edhe partnerët më të mirë të biznesit kanë mospajtime. Në të vërtetë, këto debate janë një tjetër përfitim i të pasurit dy mendje duke punuar në çështjet e njëjta.

Por problemi rritet nëse këto konflikte nuk kanë përfundime të suksesshme. Njerëzit inteligjentë me opinione të ndryshme duhet të jenë në gjendje të peshojnë përparësitë dhe mangësitë e çdo opsioni dhe të vijnë në një përfundim.

Nëse thjeshtë nuk mund të zgjidhni një mospajtim serioz, ju do të keni probleme serioze, veçanërisht nëse ju dy keni aksione të barabarta. Cili prej jush e ka fjalën e fundit?

Ndoshta ju keni planifikuar përpara dhe keni bërë marrëveshjen e ortakërisë për të përfshirë udhëzime për situata të tilla. Në ndonjë pikë, ndryshimet e vazhdueshme ndoshta janë shenja të fuqishme se dy koka nuk janë më mirë se një.

(Matt Orlic është themeluesi i Inspire Brands Group, i cili krijon dhe zhvillon marka në të gjithë botën duke dizajnuar dhe prodhuara produkte në industri të ndryshme, duke përfshirë mjete elektronike, pajisje sportive, lodra, veshje sportive dhe më shumë. Markat e tij shpërndahen globalisht përmes shitësve në masë, dhe ai gjithashtu është i angazhuar në licensimin e marrëveshjeve me disa nga markat më të mëdha në botë, duke përfshirë Angry Birds, Liverpool FC, Manchester United dhe UMBRO)

The post 6 shenja se partneri i biznesit po ju dëmton appeared first on Ekonomia Online.

Albërie Hadërgjonaj thotë se ia thyen Instagramin

Posted: 19 Mar 2018 09:02 AM PDT

Pas imazheve mjaft intime që u publikuan në rrjetet sociale, Albërie Hadërgjonaj shfrytëzoi Instagramin për të thënë se fotografia ishte e montuar

Në Insta Story, këngëtarja postoi foton nën të cilën shkroi: "Fotoja është montazh. Ma vodhën paswordin e Insta dhe kanë manipuluar".

Në foto, Albëria shihej e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe. Pavarësisht viteve, Hadërgjonaj ka një fizik që e lakmojnë dhe djemtë e rinj.

The post Albërie Hadërgjonaj thotë se ia thyen Instagramin appeared first on Ekonomia Online.

Revolucion te Machester Unitedi, largohen tetë lojtarë

Posted: 19 Mar 2018 08:58 AM PDT

Manchester United po përgatitet për një revolucion të madh gjatë verës së vitit 2018.

Eliminimi i papritur nga Liga e Kampionëve ndaj Sevillas, dhe mos arritja e të qenit konkurrent i Manchester Cityt në Premierligë, kanë bërë që Jose Mourinho të mendoj pastrimin e skuadrës, duke larguar një numër të madh të lojtarëve.

'Daily Mirror' shkruan se bëhet fjalë për tetë lojtarë që mund të largohen nga Manchester United.

Në këtë mes, ka prej atyre që nuk i dëshiron Mourinho në skuadër, por edhe në anën tjetër, ka lojtarë që janë të pakënaqur me trajnerin portugez.

Emrat e mundshëm për largim që përmend media angleze janë: Juan Mata, Ander Herrera, Anthony Martial, Daley Blind, Chris Smalling, Matteo Darmian, Luke Shaw dhe Marouane Fellaini.

The post Revolucion te Machester Unitedi, largohen tetë lojtarë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more