Skip to main content

“Klea Huta kokë e këmbë e dashuruar, i kushton këngë Elgit Dodës” plus 9 more Ekonomia Online

“Klea Huta kokë e këmbë e dashuruar, i kushton këngë Elgit Dodës” plus 9 more Ekonomia Online


Klea Huta kokë e këmbë e dashuruar, i kushton këngë Elgit Dodës

Posted: 22 Mar 2018 10:10 AM PDT

Bukuroshja e ekranit Klea Huta, njëkohësisht prezantuese dhe aktore, është ndër më të ndjekurat nga publiku shqiptar, me një numër të madh fansash në Instagram.

24 vjeçarja , kohët e fundit, përveç të tjerave, i është përkushtuar edhe karrierës së saj si këngëtare, në të cilën duket se po e ndihmon kantautori i famshëm Elgit Doda. Me këtë të fundit prezantuesja ka dhe një lidhje dashurie, e cila sapo u bë publike, tërhoqi dukshëm vëmendjen e publikut shqiptar.

Disa kohë më parë, Klea na ka bërë me dije në Instagram se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, por duket se nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë.

Në emisionin Chaud Patate në Radio NRG, eshtë thënë se prezantuesja është duke përgatitur katër këngë të reja. Dy prej tyre janë bashkëpunime me një reper nga Kosova, si dhe me një DJ të njohur shqiptar.

Mësohet se një nga këngët do të jetë ritmike, ndërsa e fundit do të jetë një këngë dashurie dedikuar Elgitit, partnerit të saj, producent i së cilës është vetë kantautori.

The post Klea Huta kokë e këmbë e dashuruar, i kushton këngë Elgit Dodës appeared first on Ekonomia Online.

Qumështarët kërkojnë të ndalohet importi i vajit të palmës dhe yndyrave bimore

Posted: 22 Mar 2018 10:09 AM PDT

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, nëpërmes një komunikate shtypi, ka shprehur shqetësimin lidhur me informatat se vaji i palmës dhe produktet me yndyrë bimore, të cilat po shiten si produkte të qumështit, po vazhdojnë të importohen dhe prodhohen ne Kosovë pa asnjë pengesë.

"Edhe pse kishim shpresa të mëdha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) do të ndërmarrin masa kundër këtyre prodhimeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë e cila do ta lehtësonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi ne tash e shumë vite", thuhet në një komunikatë, të nënshkruar nga kryetari i shoqatës Besim Kuqi.

"Ne duam ta njoftojmë opinionin se distancohemi plotësisht nga kërkesat që i janë adresuar MTI-së për mos ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga disa përpunues të papërgjegjshëm të qumështit".

"Ne kërkojmë me ngulm nga MTI-ja dhe AUV që sa më shpejt të ndërmerren masat për t’i mbrojtur prodhuesit vendës të qumështit. Të ashtuquajturat qumështore vendore që përdorin yndyra bimore në prodhimet e tyre janë duke i dëmtuar prodhuesit seriozë të qumështit njësoj sikurse prodhimet e importit, prandaj kërkojmë që sa më parë të ndalohen këto prodhime", theksohet në komunikatë.

"Sezoni i verës po afron dhe ne jemi shumë të shqetësuar se qumështoret e Kosovës do të fillojnë të na reduktojnë qumështin sikurse viteve të kaluara. Ne nuk do të kemi asnjë mundësi mbijetese në qoftë se do të ketë reduktime të qumështit sikurse viteve të kaluara", ka thënë Kuqi.

The post Qumështarët kërkojnë të ndalohet importi i vajit të palmës dhe yndyrave bimore appeared first on Ekonomia Online.

Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

Posted: 22 Mar 2018 10:07 AM PDT

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT, këtë vit do të marrin pjesë për herë të parë në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, "Willem C. Vis Moot Court", e cila mbahet në Vjenë të Austrisë.

Studentët që do ta përfaqësojnë UBT-në në këtë garë prestigjioze janë: Qëndresa Beka, Urtinë Maloku, Gertë Berisha, Ylberina Bajraktari, Melodika Abrashi, Leorentë Alija dhe Pylljon Nura

UBT është një nga 800 universitetet nga mbarë bota që kanë arritur në fazën finale të garës, pas vlerësimit të suksesshëm të dy memorandumeve me shkrim të punuara nga studentët e UBT-së. Ekipin e UBT-së, i cili përbëhet nga shtatë studentë, po e udhëheqë profesori Artan Murati, i cili njëkohësisht është edhe arbitër në këtë garë tash e tri vite.

Për pjesëmarrje dhe rezultate sa më të mira, studentët e UBT-së janë përgatitur që nga muaji tetor e deri më tani.

Gara do të fillojë ditën e shtunë dhe gjatë saj UBT do të përballet me universitete prestigjioze, si Pace University nga Nju Jorku, University of Southern Denmark nga Danimarka, Lazarski University nga Polonia dhe Middlesex University nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

The post Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë appeared first on Ekonomia Online.

Dembelizmi, shenjë e inteligjencës

Posted: 22 Mar 2018 10:05 AM PDT

Një studim i ri vërteton teorinë se njerëzit dembelë janë më inteligjentë se ata aktivë. Studimi amerikan mbështet idenë se njerëzit me inteligjencë më të lartë mërziten jo lehtësisht, prandaj kalojnë më shumë kohë duke menduar.

Ndërsa njerëzit aktivë mërziten më lehtësisht duke qenë se e lodhin më shumë mendjen e tyre.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Gulf Coast në Florida kryen një test të thjeshtë tek një grup studentësh.

Në pyetësorin "nevoja për njohuri" iu kërkua pjesëmarrësve të vlerësonin se sa dakord ishin me deklaratat "Më pëlqen shumë një detyrë që përfshin zgjidhje të reja të problemeve" dhe "Mendoj vetëm sa të vështirë mund ta kem".

Hulumtuesit shkencorë, me në krye Todd McElroy, më pas përzgjodhën 30 "mendimtarë" dhe 30 "jo mendimtarë" nga grupi i studentëve.

Gjatë shtatë ditëve të tjera, të dyja grupet u pajisen me një monitorues në kyçin e dorës, e cila monitoronte lëvizjet dhe aktivitetin fizik të tyre, duke siguruar të dhëna të sakta se sa aktivë ishin.

Rezultatet treguan se grupi i "mendimtarëve" ishin më pak aktivë gjatë kësaj jave se "jo mendimtarët".

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se këto rezultate mbështesin idenë që jo-mendimtarët mërziten më lehtësisht, prandaj duhet të mbushin kohën me aktivitet fizik.

The post Dembelizmi, shenjë e inteligjencës appeared first on Ekonomia Online.

“Shikoni zonjë… personat me Sindromën Daun nuk jetojnë më shumë se… “

Posted: 22 Mar 2018 09:57 AM PDT

Adrian Kabashi, 32 vjeç, ka vdekur para një muaji. Ai ka qenë i lindur me Sindormën Daun. Teksti në vijim, i motër së tij, gazetares së njohur Adriana Kabashi, është një rrëfim për jetën, diagnostikimin dhe peripecitë e tyre në QKUK.

Dy ditë pasi mori terapi kundër gripit, Adrianit iu keqësua gjendja dhe u nisëm urgjent për Emergjencë. Po… për në emergjencën e QKUK- së! Sepse në raste të tilla pika e parë reference është Emergjenca. Ose do të duhej të ishte.

Sepse ende besoja se në qendrën spitalore kishte njerëz që bënin me përkushtim punën, sado që kishte mungesa të mëdha në barna e pajisje.

Në dhomën nr 4 na thanë le të shkojë te dhoma nr 5., Adriani mezi rrinte në këmbë. Në nr 5 ia gjetëm një karrige ku të ulet. Mjekja që i tha të ulet, m’u drejtua: nuk ka vend këtu, le të shkojë në nr 4.

Ajo insistoi dhe ne dolëm. Atyre në 4 ju treguam që s’kishte vend në 5.

Ndërkohë kjo mjeke kishte filluar të merrej me një “peshk të madh” të politikës, që nga burgu kishte ardhur për kontroll aty (e ruanin katër a pesë persona).

Në nr. 4 e vendosën Adrianin në një shtrat. Duke parë se po i vështirësohej frymëmarrja i tregova një infermieri se kishte nevojë për oksigjen. Ia vendosën oksigjenin. Një orë mbetëm duke pritur se cili mjek do të kujdesej për të. Disa analiza u bënë brenda QKUK – së dhe disa i dërgova në laboratore private.

Mjekja e Emergjencës thirri kardiologun e pulmologun. Pulmologu nuk erdhi as pas gjashtë orë qëndrimi në Emergjencë… dhe askush, fatkeqësisht, nuk kishte fuqi ta detyronte të vinte!

Kjo ishte kronologjia e hyrjes në QKUK dhe qëndrimit treditor në repartin e kardiologjisë, njësia koronare.

“Shikoni zonjë… personat me Sindromën Daun nuk jetojnë më shumë se… “.

Kështu nisi shpalosjen e profesionalizmit të tij, mjeku i ndërrimit…

“Ju lutem…! Për 32 vjet kam lexuar tërë literaturën e mundshme botërore për sindromën Daun dhe nuk është momenti të flasim për statistika…

Ne e dimë gjendjen e tij doktor… por tash duhet të merremi me virusin, jo sindromën…”.

” Por ju e dini gjendjen e tij, Sindroma Daun…”.

Ata ngrenë duart ende pa bërë asnjë përpjekje!

Njësia koronare ishte e mbushur me të moshuar të stentuar… kishe përshtypjen se krejt Kosova po vendoste stenta, masovikisht.

Mungonin gjërat elementare, barnat, injeksionet, kateterët, shiringat, sistemet e infuzionit e inhalimit e çka jo…. por, mjekët e këtushëm ushtronin ‘dinjitetshëm’ superioritetin e tyre (!) kur parakalonin para pacientëve të cilët i shikonin si zota. Ende kam para syve pelerinën e mjekut të vizitës që hiqej si shkencëtar i madh i mjekësisë thua se kishte zbuluar ilaqin kundër vdekjes…e në dhomën ku ai parakalonte lartëmadhërinë e tij, mungonin edhe qeskat e urinimit!

Një grua nën ndikimin e anestezionit çohej nga shtrati dhe rrezikonte gjakderdhjen dhe jetën. Askush nuk i qëndronte afër. Me asgjë nuk e parandalonin këtë gjë, pos me britmat arrogante të infermieres që reagonte pasi e paralajmëronin të shtruarit e tjerë në dhomë.

Unë nuk e di kush është fajtor për gjendjen në QKUK… mjekët, qeveria, kriminelët, krimi i organizuar në nivel qendror apo kriminaliteteti brenda QKUK -së, por e di që atë vend e ka mbërthyer krimi individual, neglizhenca, injoranca, si dhe kriminaliteti i organizuar…

Vendi ku pacienti është një nga lebrozët e shumtë që po të ketë fatin dhe organizmin e fortë do t’i mbijetojë sëmundjes dhe QKUK – së… aty infermieret i krijojnë alibi mjekut që mungon me orë të tëra… e fati i pacientit është edhe në duart e infermieres që nuk di të bëjë dallimin midis 15 minutave inhalim e 15 mililitrave të tretjes për inhalim!

E kur më në fund mjeku parakalon për vizitë, na hedh një sy, ndërron dy llafe me kolegun: “ma mirë është sot…” dhe vazhdojnë tek shtrati tjetër…

“Sepse… shikoni zonjë, ju e dini, personat me Sindromën Daun…”.

QKUK është pasqyra e këtij vendi. Këtu s’ka vend për ‘tjetrin’ për atë që është ndryshe, sepse kjo shumicë uniforme me një tru të uniformuar nuk ka aftësi të kuptojë e pranojë realitete që dalin nga kornizat e mendjes së tyre mediokre.

Edhe këtu rivaliteti, inatet personale, ndikimet partiake, kishin bërë të veten… “Ma mirë mos me ardhe unë aty, se me më pa ata, veç sherrin ja boj djalit” kështu m’u përgjigj njëri nga mjekët, të cilin e konsultova për mundësinë që Adrianin ta largoja nga ky vend.

Po. Këtu mjeket kishin zhbërë besimin se mantelbardhi dhe humanizmi janë koncepte të pashkëputshme me njëri tjetrin.

Unë pata fatin ta largoj Adrianin nga kjo karantinë, e ta dërgoj në një spital privat. Por, dikush mund të mos e ketë!

Adriani nuk i mbijetoi gjendjes së rënduar, por ne nuk u dorëzuam deri në fund…

Mjekët tanë nuk e kanë përgatitjen e duhur etike e profesionale të trajtojnë secilin pacient si individ të vecantë e jo si statistikë.

Në mjekësi jo gjithnjë dy plus dy bëjnë katër.

Këtë e ka dëshmuar edhe jeta e Adrianit (Gigit tonë), i cili përkundër diagnozës që statistikisht i jepte vetëm 3 vjet jete, ka jetuar 32 vite të lumtura. Sepse kishte vëmendjen si individ i veçantë, kishte respektin dhe dashurinë e pafund për atë që ishte.

Adriani (Gigi) që nga dita e parë e jetës së tij na ka sjellë gëzimin në shtëpinë tonë. Na ka dhanë kaq shumë dashuri, e cila do t’na bëjë dritë tanë jetën.

Përndryshe QKUK, kështu si është, duhet të mbyllet… të paktën këtyre doktor xhekillave t’ju pamundësohet eksperimentimi me trupat e njerëzve!

Gigi, dashuria ime ekstra. Ai ishte ekstra në çdo gjë, ashtu siç e kishte edhe një kromozom ekstra. (Gazeta Express)

The post “Shikoni zonjë… personat me Sindromën Daun nuk jetojnë më shumë se… “ appeared first on Ekonomia Online.

Asamblistët e Prishtinës të larguar nga VV-ja formojnë grup të ri

Posted: 22 Mar 2018 09:57 AM PDT

Asamblisti në komunën e Prishtinës, Nol Nushi, në një prononcim për Ekonomia Online tha se gjatë ditës së djeshme një grup prej 9 asamblistësh ka dërguar kërkesën për krijimin e një grupi të pavarur, duke u larguar kështu nga Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Pas zhvillimeve të fundit dhe tashmë të gjithëdishme për lëvizjen Vetëvendosje, 9 nga asamblistët nga 17 që ka fitu Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, dje kemi dorëzuar kërkesën për krijimin e grupit të ri të quajtur 'Grupi i Asamblistëve të Pavarur' dhe tashmë do të funksionojmë  si të tillë të shkëputur nga grupi i Asamblistëve të Vetëvendosje, ndërsa një asambliste është dalë nga grupi i Vetëvendosjes, nuk është as në grupin tonë dhe do të veprojë si e pavarur. Pra, aktualisht ne kemi 9 antarë, ata kanë 7”, tha ai.

Ndërkaq si shefe e Grupit të Asamblistëve të Pavarur është zgjedhur Vala Peshku, raporton Ekonomia Online.

“Me konsensus të brendshëm të këtyre 9 antarëve kemi vendosur që në këtë periudhë grupin tonë ta udhëheqë formalisht Vala Peshku, një nga asamblistët me të votuar në listë dhe sot e pamë që po e kryente këtë detyrë”, tha ai.

Sa i përket ndarjes së ulëseve në Kuvend Komunal ai tha se me siguri që mbledhjen e ardhshme do të kenë ulëse të ndara nga asamblistët e Vetëvendosjes.

“Kjo është çështje teknike dhe procedurale e procedurave të Kuvendit Komunal dhe zyrës së Kuvendit. As kështu si jemi nuk është ndonjë problem i madh por besoj që radhitemi në bazë të përkatësisë grupore, cilit grup i takojmë edhe ashtu do të rradhitemi. Besoj që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të ulemi ashtu siç vendos zyra e Kuvendit Komunal”, tha ai.

Ndërkaq ai tha se do të jenë kritikues edhe ndaj punës së kryetarit të komunës.

“Natyrisht asambleja këtë punë e ka, t'i qëndroj përballë propozimeve të kryetarit, jo secila gjë që vjen në Kuvend vjen nga dora e Shpendit në këtë rast, ka këtu drejtorë të ndryshëm që kanë aftësi të ndryshme dhe plane të ndryshme, pra nuk do të shkojë çdo gjë blanko dhe të votohet sepse nuk jemi makinë votimi", tha tutje Nushi.

"Megjithatë na kanë votuar qytetarët për të qendruar përballë propozimeve qe jemi votu edhe nëse propozimet janë në dakordancë me ato që i kemi thënë gjatë fushatës dhe nëse propozimet janë të mangëta ne mund t'i përmirësojmë, ne do ta bëjmë sigurisht”, theksoi ai.

Kështu, në Grupin e Pavarur të asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët kanë dalë nga ai i LVV-së janë: Adrian Berisha, Bashkim Beha, Drilon Pireva, Genc Sherifi, Mimoza Sylejmani, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Vala Peshku dhe Visare Gorani.

Këta tani e tutje janë vetë-emërtuar si, Grupi i Pavarur i asamblistëve në KK të Prishtinës.

Ndërsa, në GP të LVV-së janë: Mirsad Vitija, Qëndrim Sahiti, Eman Rrahmani, Vjosa Hamiti, Milot Podvorica, Egzon Azemi, Besnik Mujeci, Leonora Shabani, kurse asamblistja, Valbora Petrovci ka dalë si e pavarur, duke mos u pozicionuar me asnjërin nga grupet, që u krijuan sot pas ndarjes nga grupi i përbashkët i deritashëm i LVV-së.

The post Asamblistët e Prishtinës të larguar nga VV-ja formojnë grup të ri appeared first on Ekonomia Online.

Si të përfitoni rritje rroge duke bërë shaka

Posted: 22 Mar 2018 09:40 AM PDT

Në fakt, shumë prej nesh e shmangin negocimin, sepse duket aq i ndërlikuar dhe kaq konfrontues. Megjithatë, nuk duam që të mbetemi pa ato para. Një mënyrë e thjeshtë jokonfrontuese për të përballuar pagën tuaj? Bëni një shaka!

Në një studim të vitit 2008 të publikuar në Gazetën e Psikologjisë së Aplikuar, profesori i Universitetit të Idahos, Todd J. Thorsteinson, kreu një seri negociatash "mashtruese" dhe gjeti se kur subjektet bënin shaka duke kërkuar një shumë të lartë saqë të dukej qesharake! Rezultoi se subjektet që vepronin kështu kishin negociata më të suksesshme.

Kur i pyetën për kërkesën e rritjes së pagës në negociata, anëtarët e grupit "me të qeshur me të ngjeshur" thjesht thanë diçka të kësaj natyre: "Do të doja një pagë prej 100,000 dollarë, por unë realisht kërkoj vetëm diçka të drejtë dhe të merituar."

Bërja e një shakaje për një pagë të papërshtatshme të lartë në fillim të negociatave çoi në fakt…

Kjo punon, shpjegon gazeta, për shkak të efektit të ankorimit. Ankorimi, është një paragjykim i anshëm, sipas të cilit ne bazohemi tek një informacion i dhënë që ta përdorim atë si bazë krahasimore për t'u mbështetur na marrjen e një vendimi tjetër.

Mjaft studime kanë treguar se ankorimi luan një rol të madh në negociata. Në fakt, kjo është arsyeja pse është e paligjshme në disa shtete që punëdhënësit t'i pyesin kandidatët për punë për pagën e tyre të tanishme ose të mëparshme – nëse paga është e ulët, ajo mund të shërbejë si një ankorim i padrejtë.

Bërja e një shakaje funksionon në të njëjtën mënyrë: pa dyshim që nuk pret një pagë me gjashtë shifra kur potenciali juaj për të fituar është rreth 1500 euro, por paraqitja e shifrës si "shaka" është një mënyrë për të hedhur atë spirancë ankoruese aty. Kjo do ta bëjë punëdhënësin ta përdorë si bazë krahasimore shumë qesharake, të cilën e shprehët për shaka! Duhet thënë gjithashtu se kjo është një qasje interesante (dhe pak e keqe), që duhet marrë parasysh gjatë bisedimeve tuaja të ardhshme. Dhe kuptohet… duhet të jeni tipi që i përshtatet shakasë!

The post Si të përfitoni rritje rroge duke bërë shaka appeared first on Ekonomia Online.

Gjykata e lë për nesër vendimin për deputetët e VV-së që hodhën gaz në Kuvend

Posted: 22 Mar 2018 09:29 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë thotë ta ketë marrë me vonesë kërkesën nga Prokuroria për paraburgim ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës derisa po bëhej gati votimi për Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Zyra për Media e Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka thënë KTV-së se kërkesa ka ardhur në fund të orarit të punës.

Sipas kësaj Zyre, Gjykata nesër do të vendosë për orën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtojë këtë kërkesë të Prokurorisë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën Ditore zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutifu.

Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë deputetët e VV-së të arrestuar të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

The post Gjykata e lë për nesër vendimin për deputetët e VV-së që hodhën gaz në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

Katër “të vërteta shkencore” për suksesin

Posted: 22 Mar 2018 09:29 AM PDT

Ne jetojmë në një kohë të paparashikueshme. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë mjete dhe mundësi për një individ, pavarësisht arsimimit ose pasurisë tonë, për t'u bërë ndërmarrës. Falë internetit, ne kemi qasje në çdo temë. Ju mund të nisni një kompani nesër, të lansoni programin tuaj në radio ose emisionin me audio, të nisni seri web-i ose të bëheni yll në Instagram.

Mundësitë janë të pafundme, por a e bëjnë ato suksesin më të lehtë ose më të kënaqshëm?

Në një kohë të burimeve të pafundme, ju mund të krijoni pothuajse gjithçka. Si t'a dini nëse do ju bëjë të lumtur ose të suksesshëm? Çfarë konsideroni sukses? A është një zyrë në qoshe, fitimi i respektit nga kolegët apo udhëtimi nëpër botë dhe të paguheni për të?

Studimet kanë treguar se posedimi i më shumë mundësive nuk do të thotë se do të jemi më të lumtur, edhe pse shpesh mendojmë se po. Psikologu Barry Schwartz e quajti këtë nocion Paradoksi i Zgjedhjeve. Kur kemi shumë zgjedhje, është më e vështirë të ndërmarrim veprim, dhe nëse vendosim, jemi më pak të kënaqur me zgjedhjen tonë.

Shumica definojnë suksesin e tyre nga një seri të titujve dhe çmimeve. Ata definojnë veten nga titujt ose nga pagesa e tyre. Është pothuajse klishe të diskutojmë milionerin e palumtur, Kryeshefin Ekzekutiv të dërrmuar dhe akademikun e vetmuar. A jeni të suksesshëm nëse:

  • Ju keni 10 milion dollarë në bankë por jeni të zemëruar me botën?
  • Ju keni një familje e cila ju do por vazhdimisht frikësoheni se nuk do të keni ushqim të mjaftueshëm për t'i ushqyer ata?
  • Ju jeni Kryeshefi Ekzekutiv i një kompanie të suksesshme por nuk ju kujtohet hera e fundit që keni shkuar në pushime?
  • Asnjë njeri nuk e konsideron suksesin njësoj. Por ende, ne flasim për të në bardh e zi, ju ose jeni të suksesshëm ose jo. Është më e komplikuar se aq.
  • Si një dijetar i shprehive njerëzore, unë udhëtoj botën për të bërë kërkime se çfarë shkakton jetët e përmbushura. Gjatë 10 viteve, unë kam testuar teoritë shkencore. Nga përvojat e mia, kam mësuar se ka katër të vërteta universale në lidhje me suksesin dhe lumturinë.

Paraja

A mund të blejë paraja lumturinë? Ju me siguri nuk prisni që të them këtë, por përgjigja është po, nën rrethana specifike. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të ushqyer familjen tuaj, më shumë para do të rrisin lumturinë tuaj. Sapo të përmbushni të gjitha nevojat bazë, paraja ka më pak ndikim.

Nëse nuk keni një karrierë e cila ju paguan mjaftueshëm për të jetuar rehat, ju nuk do të ndiheni të suksesshëm ose të kënaqur. GoBankingRates bëri një studim të qyteteve më të populluara në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar se sa kushton të jetojnë rehat në secilin. Përdorni atë numër si bazë për ju.

Disa mund të mos jenë të kënaqur derisa të arrijnë pasurinë e tyre ideale. Pavarësisht se a është të fitoni 300 mijë dollarë në vit ose të keni 10 milion në bankë, dini se çfarë konsideroni sukses. Mbani në mend paraja nuk është faktori i vetëm.

Angazhimi dhe puna

Njerëzit janë më të lumturit dhe performojnë më të mirën e tyre kur janë të angazhuar aktivisht në atë që bëjnë. Pyetja magjike është, si arrini atë nivel të angazhimit? Përgjigja mund të gjendet në studimin e Mihaly Csikszentmihalyi. Sipas Csikzentmihalyi, një person hyn në gjendje të rrjedhshme kur bën aktivitete për të cilat ka aftësi por ende janë sfiduese për t'u përfunduar.

Për të gjetur lumturi në punën tuaj, çelësi është të keni projekte të cilat ju nxjerrin nga zona e rehatisë.

Marrëdhëniet

Cilësia e jetës tuaj definohet nga njerëzit të cilët ju rrethojnë. Njerëzit negativë nuk janë të dëmshëm vetëm për ju por për tërë komunitetin tuaj. Kjo u dëshmua nga Christakis dhe Fowler, të cilët studiuan ndikimin që rrjeti ynë ka tek ne. Ata zbuluan se gjithçka nga gjasat e mbipeshës në pirjen e duhanit dhe në gjasat e divorcit dhe lumturisë kalohet përmes rrjeteve tona.

Rrethoni veten me kolegë pozitivë dhe mbështetës të cilët vijnë nga prapavija të shumëllojshme. Kjo rrit gjasat tuaja të përjetimit të të njëjtës pikëpamje pozitive dhe ehap mundësi të gjera.

Shëndeti

Orët intensive mund të duken shpërblyese. Por, kur ju sakrifikoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj, pengon suksesin tuaj. Stresi do të çrregullojë çdo pjesë të trupit tuaj. Mungesa e gjumit ndikon në aftësitë tuaja kognitive dhe mund të dërgojë në performancë të dobët dhe vendim-marrje të gabuar. Gjumi gjithashtu ka ndikimin më të madh në lumturi, kështu që bëni pushimin e nevojshëm.

Ju definoni suksesin tuaj. Nuk ka asgjë të gabuar të dëshironi një zyrë në qoshe ose të keni një pozitë ku krijoni ndikim, por mbani në mend këto katër të vërteta. Ato ndikojnë më së shumti në lumturinë tuaj.

The post Katër “të vërteta shkencore” për suksesin appeared first on Ekonomia Online.

Studimi: Vetmia shkakton sëmundje

Posted: 22 Mar 2018 09:02 AM PDT

Vetmia mund të vrasë. Kjo nuk është një frazë metaforike e shkëputur nga librat artistikë, por një e vërtetë shkencore. Të ndierit vetëm mund të rrisë te njeriu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut dhe kancerit. Mungesa e një grupi shoqëror dhe familjar është e rrezikshme për shëndetin po aq sa mungesa e aktivitetit fizik, sugjeron një studim i kryer kohët e fundit.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në secilën fazë të jetës.

Për më tepër, hipertensioni në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur.

Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t'u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.

Në bazë të këtij studimi, mjekët këshillojnë që prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre adoleshentë dhe në moshë të re që të ndërtojnë sa më shumë marrëdhënie shoqërore, pasi kjo është po aq e shëndetshme sa aktiviteti fizik.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit jetojnë më gjatë kur kanë shumë lidhje shoqërore.

The post Studimi: Vetmia shkakton sëmundje appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more