Skip to main content

“Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…” plus 9 more Ekonomia Online

“Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…” plus 9 more Ekonomia Online


Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten…

Posted: 23 Mar 2018 10:20 AM PDT

Kurthi: Ki parasysh faktin që 80% e intervistave të punës fillojnë me këtë pyetje "të pafajshme". Kandidatë të papërgatitur për pyetjen, përgjigjen duke rikujtuar historinë e jetës së tyre, të punës apo çështje personale.

Përgjigja më e mirë: filloni duke folur për të tashmen dhe thoni pse jeni i mirë kualifikuar për këtë pozicion. Mbani mend se çelësi për intervista të suksesshme është të tregoni lidhje midis kualifikimeve tuaja dhe ato për të cilat intervistuesi po kërkon. Me fjalë të tjera ju duhet të shisni atë që blerësi kërkon të blejë. Kjo është strategjia më e rëndësishme në kërkimin e punës.

Kështu që përpara se t'i përgigjeni kësaj pyetjeje është patjetër e rëndësishme të përpiqeni të zbuloni nevojat, dëshirat, problemet apo qëllimet më të rëndësishme të intervistuesit. Për të arritur këtë, duhet të ndiqni këto 2 hapa:

1. Bëni detyrat e shtëpise duke u përpjekur të zbuloni dëshirat e personit dhe nevojat e tij (jo nevojat e kompanisë apo asaj industrie)

2. Sa me shpejt gjatë intervistës, pyesni për një përshkrim më të plotë të pozicionit për të cilin po aplikoni. Psh, ju mund t'i thoni intervistuesit "Kam disa arritje profesionale për të cilat do dëshiroja të flisja, por dua të shfrytezojë në maksimum kohën tonë dhe të flas për ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat tuaja. Për ta bërë këtë ju lutem mund të më thoni më shumë mbi prioritetet e pozicionit për të cilën kam aplikuar? Më pas vazhdo me një pyetje të dytë, të tretë-për të marrë sa më shumë informacion. Janë pikërisht pyetjet e dyta ose te treta të cilat zbulojnë atë për të cilën intervistuesit po kërkojnë.

Pasi të keni zbuluar se për çfarë po kërkon punëdhënësi, përshkruani pse kërkesat e këtij pozicioni kanë lidhje me detyra për të cilat ju keni qenë i suksesshëm më parë. Mundohu të ilustrosh me shembuj specfikë të përgjegjësive dhe veçanërisht të arritjeve profesionale, të cilat të tregojnë ty plotësisht të aftë për atë pozicion.

The post Kur intervistuesi ju pyet: Më thuaj diçka për veten… appeared first on Ekonomia Online.

Përfundon Java e Gruas 2018, certifikohen 120 pjesëmarrës

Posted: 23 Mar 2018 10:18 AM PDT

120 pjesëmarrës të Javës së Gruas 2018 u certifikuan sot gjatë një ceremonie, me përfundimin e Javës së Gruas 2018. Pjesëmarrësit e Javës së Gruas vijnë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, si përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile, biznesit dhe mediave.

Me temën e përgjithshme 'Gati për Qeverisje të Përgjegjshme', ky edicion i Javës së Gruas ofroi diskutim në panele dhe punëtori për ngritjen e shkathtësive në tema relevante si integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizimi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore, mediat sociale dhe edukimi demokratik, transmeton Ekonomia Online.

Java e Gruas 2018, organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Java e Gruas është ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012, një ngjarje kombëtare që mbledhë mbi 100 gra dhe burra, përfaqësues të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

Programi i Javës së Gruas 2018 ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjësëmarrësve ne lidhje me domososhmërinë e një qeverisje llogaridhënese dhe të përgjegjshme në Kosovë. Pjesëmarrësit patën mundësinë që së bashku të marrin informacione, të promovohen dhe të krijojnë rrjete me ekspertë dhe vendimmarrës nga institucionet qeveritare, për të identifikuar dhe ofruar rekomandime për përfshirje më të madhe të grave në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisjes në Kosovë.

The post Përfundon Java e Gruas 2018, certifikohen 120 pjesëmarrës appeared first on Ekonomia Online.

Lluka: Ndërmarrjet publike kanë probleme serioze, jemi munduar të përmirësojmë situatën

Posted: 23 Mar 2018 10:12 AM PDT

Pikë e 11 e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit ishte Raporti i performancës së ndërrmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se MZHE-ja është munduar të marrë masa për përmirësimin e gjendjes në ndërrmarrje publike, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se të gjitha ndërmarrjet përballen me probleme serioze.

"Të gjitha ndërrmarrjet ballafaqohen me probleme serioze dhe duhet të bëhen ndryshime. Raportet kanë qenë gati në afat kohor por për shkak të zhvillimeve të fundit në vend nuk kanë mundur të miratohen deri më tani. Në përgjithësi janë 16 ndërrmarrje publike në pronësi të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, performanca e tyre është në rënie, kanë munguar masat adekuate për ndryshimin e gjendjes duke reduktuar shpenzimet dhe duke përmirësuar efikasitetin e vet".

Lluka bëri të ditur se në vitin 2016 me humbje kanë punuar nëntë kompani, ndërsa në vitin 2016 dhjetë kompani.

"Në vitin 2016 shpenzimet kanë qenë për 29 milionë euro më të larta se të hyrat pikërisht në ndërrmarrjet me humbje, është rritur numri i punëtorëve dhe shpenzimeve. Në vitin 2015 me humbje kanë punuar 9 kompani dhe vitin 2016 kanë punuar me humbje 10 kompani. Përkundër kësaj situate në këto ndërrmarrje ka vazhduar komoditeti dhe anëtarët e bordit kanë pasur shpenzime të ndyshme duke shpërblyer me bonuse".

Lluka ka thënë se kanë ndaluar bonuset për anëtarët e bordit dhe shpenzimeve pa arsyetime të duhura.

"Jemi munduar të marrim masa për përmirësimin e situatës së përgjithshme. Nuk është lehtë se problemet janë shtresuar me vite të tëra. Kemi marrë masa në ndalimin e bonueseve për anëtarët e bordit dhe shpenzimeve pa ndonjë arsyetim të duhur".

The post Lluka: Ndërmarrjet publike kanë probleme serioze, jemi munduar të përmirësojmë situatën appeared first on Ekonomia Online.

Si iu përgjigjeni emaileve ka më shumë rëndësi sesa mendoni

Posted: 23 Mar 2018 10:05 AM PDT

Rezultatet nga një studim i ri do të sfidojnë atë që mendoni se e dini rreth emailit.

Nga përgjigja e një emaili menjëherë në injorimin e tij, të gjithë kanë mënyrat e veta të trajtimit të emailit.

Një sondazh i fundit nga kompania e zgjidhjeve rreth emaileve Timyo zbuloi besimet dhe shprehitë e zakonshme të njerëzve kur është fjala tek emaili. Duke pyetur më shumë se 500 punonjës me orar të plotë rreth emailit, sondazhi zbuloi informacione befasuese se sa shumë kohë kalojnë njerëzit në email, sa shpejt përgjigjen, sa shpesh përdorin telefonin e tyre për email dhe më shumë.

Për shumë njerëz, kur ata pranojnë një email, ata kanë dëshirë të përgjigjen brenda një ore, me 49 përqind të atyre të anketuar thanë se është normë për ta. Të tjerët kanë qasje ndryshe, 26 përqind thanë se përgjigjen vetëm kur është e përshtatshme për ta.

Dhe nëse dëshironi të zini dikë në kohën e duhur, është më mirë të dërgoni ato emaile në mëngjes. Një çerek i pjesëmarrësve thanë se kontrollojnë emailin në mes orës 5 deri në 9 të mëngjesit, dhe një tjetër 20 përqind në mes 9-12 pasdite.

Për të mësuar më shumë rreth shprehive të emaileve, shikoni këto shtatë zbulime nga sondazhi.

Shumica e njerëzve kalojnë një orë ose më pak në email çdo ditë

''Përderisa emaili duket se merr shumicën e ditës tuaj, del se kjo nuk është çështja për shumicën e punonjësve. Sipas sondazhit, 35 përqind e pjesëmarrësve thanë se kalojnë një orë ose më pak në emailin e tyre çdo ditë. Një tjetër 30 përqind tha se kalojnë një deri në dy orë. Vetëm 1.6 përqind e pranuan se kalojnë gjashtë ose më shumë orë në email çdo ditë.

Shumicën e emaileve që njerëzit i dërgojnë nuk janë urgjente

Shumica e njerëzve nuk dërgojnë emaile urgjente të cilat kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se më pak se 10 përqind të emaileve që ata i pranojnë kërkojnë përgjigje të menjëhershme.

Kjo reflektohet edhe kur ata kërkojnë një nder. Pothuajse një e treta e pjesëmarrësve të sondazhit thanë se 10 përqind ose më pak e emaileve që ata pranojnë kërkojnë përgjigje. Një tjetër 23 përqind tha se më pak se 20 përqind e emaileve që pranojnë kanë nevojë për përgjigje.

Shumica e njerëzve përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili

Njerëzit mund të mos kalojnë shumë kohë në emailin e tyre, por kur përgjigjen, e bëjnë atë në një kohë të shpejtë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të anketuar thanë se përgjigjen brenda një ore të pranimit të një emaili. Mirëpo, 26 përqind thanë se përgjigjen kurdo që është e përshtatshme për ta.

Njerëzit preferojnë të përdorin kompjuterët e tyre për emaile në vend të telefonit

Krijimi i një emaili profesional në telefonin tuaj mund të jetë i vështirë, pra nuk është befasi se shumica preferojnë të përdorin kompjuterin. 42 përqind të anketuarve thanë se menaxhojnë 20 përqind ose më pak të emaileve të tyre në telefonin e tyre. Mirëpo, 13 përqind e pranuan se iu përgjigjen 81 deri 100 përqind të emaileve të tyre përmes telefonit.

Është në rregull të dërgoni emaile në mbrëmje ose gjatë fundjavës

Shpesh, dërgimi i një emaili të punës jashtë zyrës mund të duket i çuditshëm apo jo-profesional. Mirëpo, kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj. Shumica e njerëzve (66 përqind ) thanë se nuk mendojnë se është joprofesionale të dërgojnë emaile vonë në mbrëmje ose gjatë fundjavës.

Njerëzit dëshirojnë mesazhe cilësore, jo vetëm një përgjigje të shpejtë

Përderisa prisni që dikush të ju përgjigjet emaileve tuaja mund të jetë pak streusese, do të ishte dëshpërim nëse do të pranonit një përgjigje e cila nuk do të ishte e dobishme. Shumica e pjesëmarrësve (63 përqind) thanë se preferojnë një përgjigje cilësore, edhe nëse do të thotë kohë më e ngadalshme e përgjigjes, në vend të një përgjigje të shpejtë të padobishme.

Përgjigja e dikujt ndaj emailit është tregues i mirë i performancës së tij

Del se, njerëzit mund të përdorin protokollin tuaj të emailit për të gjykuar performancën tuaj në punë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se përgjigja e dikujt ndaj emailit tregon mirë performancën e tij. (Rose Leadem/ Entrepreuner)

The post Si iu përgjigjeni emaileve ka më shumë rëndësi sesa mendoni appeared first on Ekonomia Online.

Arrestohet importuesi i mishit të prishur nga Belgjika, Anton Jupa

Posted: 23 Mar 2018 09:55 AM PDT

Pronari i Kompanisë "Euro Ida", Anton Jupa është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala. Ai tha se Jupa, është arrestuar afër kompanisë së tij në Rahovec.

"Po, është e vërtetë që është arrestuar. Ai disa ditë nuk ka qenë fare në Kosovë, dhe në momentin kur e morën lajmin se ai gjendet në Kosovë, ne dërguam ekipet policore, të cilat kanë arritur që ta kapin afër objektit të kompanisë së tij në Rahovec", ka thënë Shala.

Ai bëri të ditur se Jupa është duke u intervistuar në këto çaste nga Policia e Kosovës, dhe më vonë do të merret vendimi lidhur me procedurat e mëtejme.
"Tash për tash, është duke u intervistuar nga ana e Policisë, dhe më vonë do të marrim vendim se çka do të bëhet", ka thënë Shala.

Anton Jupa, pronar i Kompanisë "Euro Ida", kompani nga Rahoveci dhe kishte importuar mish nga kompania belge në muajt maj dhe qershor të vitit 2016. Mishi që kompania e tij, e kishte importuar nga kompania belge "Veviba", kishte qenë i prishur.

Gazeta Metro ka raportuar këto ditë për skandalin e dy prej kompanive më të mëdha të marketeve në Kosovë, ETC dhe Viva Freshin.

Këtyre dy rrjeteve u ishin konfiskuar mijëra kilogramë mish i prishur, por ende nuk është vërtetuar nëse origjina e tij ishte Belgjika.

The post Arrestohet importuesi i mishit të prishur nga Belgjika, Anton Jupa appeared first on Ekonomia Online.

Zëvendësministrja Vuniqi në Samitin Ekonomik Kosovë-Turqi, fton afaristët të investojnë në Kosovë

Posted: 23 Mar 2018 09:50 AM PDT

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, në Samitin Ekonomik Kosovë -Turqi, i cili u mbajt në Bursa, u ka bërë thirrje afaristëve që të investojnë në Kosovë.

"Kosova, si një vend i ri dhe dinamik ofron një sërë përparësish krahasimore siç janë, popullsia e re dhe mjaft mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura, politikat fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozitën gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-s, BE-së dhe tregje të tjera, andaj shfrytëzoj rastin të ftoj afaristët e Bursës, që të investojnë në Kosovë ​sepse do të keni mundësi për të eksportuar produktet tuaja në tregjet më të mëdha botërore", ishte mesazhi i saj, transmeton Ekonomia Online.

"Qyteti i Bursës, përveç kontributit në zhvillimin e ekonomisë së Turqisë, në ditën e sotme kontribuon edhe në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ky qytet, mund të shërbej si një referencë dhe model në zhvillimin ekonomik të komunave te Kosovës. Kultura e punës, angazhimi në fushën e aftësimit profesional të të rinjve, performanca në fushën e industrisë dhe në sektorin e shërbimeve, na bënë që të shikojmë me vëmendje dhe të lakmojmë veçoritë e këtij qyteti të bukur. Gjithashtu, çmojmë iniciativat e këtij qyteti për të zhvilluar bashkëpunimin me Kosovën", është shprehur zëvendës-ministrja Vuniqi.

Sipas një komunikate nga MPJ, në vazhdim të prezantimit ajo ka përmendur edhe marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve që duhet të ndikojnë në zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

"Përveç marrëdhënieve shumë të mira politike dhe ekonomike, janë edhe lidhjet kulturore dhe historike ndërmjet dy shteteve. Shumë njerëz si nga Turqia ashtu edhe nga Kosova kanë të afërmit e tyre në shtetin tjetër. Dinamikat tona sociale na bënë që të afrohemi edhe më shumë. Kosovarët që kanë migruar në Turqi, komuniteti turk në Kosovë dhe në fakt të gjithë kosovarët, kanë rëndësinë e veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve", ka theksuar Vuniqi.

Tutje, ajo ka falënderuar shtetin turk për kontributin e tyre për stabilitetin, zhvillimin dhe promovimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar si dhe në rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimeve Euro-atlantike.

The post Zëvendësministrja Vuniqi në Samitin Ekonomik Kosovë-Turqi, fton afaristët të investojnë në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

7 arsye për të nisur një biznes sa jeni në universitet

Posted: 23 Mar 2018 09:50 AM PDT

Unë fillova biznesin tim në vitin 1999 kur isha ende student. Kishte edhe të mira edhe të këqija nga kjo gjë, por jam shumë falënderues për përvojën dhe do ua rekomandoja edhe ndërmarrësve tjerë ambiciozë. Këtu janë shtatë arsye se pse duhet të bëni këtë gjë.

Rrezik i ulët, shpërblim i lartë

Çfarë keni për të humbur? Nuk zotëroni asgjë, ju keni disa angazhime në jetën tuaj, dhe skenari më i keq i mundshëm është të ktheheni te ajo që po e bëni tani.

Kjo nuk domethënë se ju duhet të merrni një qasje për të nisur një biznes. Vitet tuaja në universitet do të përfundojnë para se t'a dini, dhe papritmas rreziku do të jetë më i madh. Ju me siguri keni kohë për të filluar një ndërmarrje serioze biznesi në vite të universitetit dhe brenda 12 muajve të kuptoni nëse do funksionojë apo jo. Ndoshta do të keni sukses herën e parë, ndoshta do të ndryshoni metodën, ndoshta do të dorëzoheni oe të filloni diçka të re. Sa më shpejtë që testoni idetë tuaja, aq më mirë.

Burimet e kampusit

Universitetet kanë qasje në lidhjet më të shpejta të internetit, këshillim falas nga profesorët të cilët shpesh kanë dëshirë të përfshihen në bizneset fillestare të studentëve, në dhoma takimi dhe në tjera burime për të cilat do paguanit shumë jashtë kampusit. E vërteta është se ju po paguani për këto burime kampusi, përmes pagesave të shkollimit apo taksave, kështu që përfitoni nga ato.

Arsimim në botën reale

Ju mund të mësoni shumë në klasë. Bota e bizneseve fillestare është një urë e madhe në mes të materialit të mësuar dhe koncepteve të aplikuara. ''Nuk ka mënyrë më të mirë për të përshpejtuar rritjen se sa të ndërtoni një kompani'', thotë ndërmarrësi student Jordan Gonen, një student i vitit të parë në Universitetin e Washington në St. Louis. ''Është 100 herë më e vështirë se gjithçka që ndodh në klasë, por gjithashtu 100 herë më e vlefshme se sa çdo mësim libri''.

Konsumatorë të arritshëm

Studentët janë një burim i vlefshëm për testimin e ideve tuaja. Ata janë të lire, dhe ju tregojnë nëse nuk ju pëlqen ajo që keni për të ofruar. Nëse mund t'i bëni studentët të paguajnë për diçka është një shenjë e mirë se produkti ose shërbimi juaj ka gjasa të suksesit. Studentët janë gjithashtu lidhës. Ata kanë fuqinë për të prodhuar përhapjen.

Këshillimi

Kur isha një student kisha qasje tek të gjithë. E gjitha që duhej të bëja ishte të kontaktoja asistentin e një Kryeshefi Ekzekutiv dhe t'i thoja ''Jam një student në BYU dhe po nis një kompani dhe do isha i interesuar të merrja disa këshilla nga ju dhe kështu me radhë''. Ndërmarrësit e suksesshëm pëlqejnë t'u japin këshilla ndërmarrësve të rinj. Ata do të gjejnë kohë të c ilën nuk do t'a gjenin për dikë tjetër, dhe do të flasin hapur me ju sepse nuk ju shohin si një kërcënim ose si dikë me motiv të mëtejshëm.

Bashkë-themelues

Është e vërtetë se studentët nuk kanë përvojë, por mendojeni në këtë mënyrë, ndërmarrësit e suksesshëm të së nesërmes janë në universitet sot, dhe kur do të keni rast më të mirë për t'i rekrutuar ata se sot, kur ata ende nuk e kuptojnë se çfarë kapaciteti kanë? Zuckerberg i ardhshëm mund të jetë djali ose vajza e ulur pranë jush në orën e financës e cila duket i/e mërzitur.

Ndërtimi i karrierës

Edhe nëse filloni një biznes në universitet dhe ai dështon, është një plus i madh në rezymenë tuaj. Fillimi i një biznesi tregon se ju jeni proaktivë dhe kreativë, lloji i punonjësve të suksesshëm që kompanitë e suksesshme kërkojnë. Përvoja e bizneseve fillestare përderisa jeni në universitet mund t'ju vendosë në rrugë të shpejtë të mundësive të udhëheqjes në një tjetër kompani nëse vendosni se nuk jeni gati të jeni ndërmarrës me orar të plotë dhe dëshironi të fitoni përvojë në punë së pari.

A ka aspekte negative të nisjes së një biznesi përderisa jeni në universitet? Sigurisht, ju mund të shpenzoni para duke lansuar biznesin tuaj dhe do të humbisni orë të gjata pa gjumë. Por këto investime shpaguhen në tjera mënyra, duke e bërë një përvojë shpërblyese për të cilën gjithmonë do të jeni mirënjohës. (Joshua Steimle/Entrepreneur)

The post 7 arsye për të nisur një biznes sa jeni në universitet appeared first on Ekonomia Online.

Një 42-vjeçar vritet nga një mjet shpërthyes në Hajvali

Posted: 23 Mar 2018 09:36 AM PDT

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 15:00 në Hajvali. Si pasojë ka humbur jetën një person, raportojnë mediet.

Viktima është Muhamet Gashi, 42-vjeçar, raporton Klan Kosova.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:45 policia ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës, të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim, ku një person ka humbur jetën”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Express.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, ka njoftuar PK-ja.

The post Një 42-vjeçar vritet nga një mjet shpërthyes në Hajvali appeared first on Ekonomia Online.

Kërkohet që të miratohet Marrëveshja për autostradën Kijevë-Zahaq

Posted: 23 Mar 2018 09:31 AM PDT

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë ministria që ai udhëheq për këtë autostradë ka nënshkruar marrëveshjen e huasë me BERZH-in dhe sipas tij kushtet e financimit janë më të favorshme në treg, raporton Ekonomia Online.

Hamza shtoi se MF-ja rekomandon që procedurat për kontraktimin e këtij segmenti.

"Ministria e Financave ka nënshkruar  marrëveshjen e huasë me BERZH-in për autostradën Kijevë-Zahaq. Kjo marrëveshje përfshin buxhetimin e vetëm një pjese të autostradës. Kushtet financimit janë më të favorshme në treg.  Rekomandimi i Ministrisë së Financave është të fillojnë procedurat për kontraktimin e këtij segmenti. Në këtë mënyrë afati optimal është pjesa e parë e vitit 2018. 71 milionë hua nga BERZH, 80,2 milionë hua nga Banka Evropiane Investive, 38 milionë kontribut nga Qeveria e Kosovës, 7.1 milionë grant nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor dhe 0,6 milionë mga BERZH-i".

Hamza tha se marrëveshja ndërkombëtare është arritur në bazë të planifikimit buxhetor.

"Marrëveshja e kredisë me Bankën Investive Evropiane është në negociim dhe pritet të nënshkruhet në fund të muajit mars dhe përmes qeverisë të percjellet për në Kuvend". Projektligji për këtë marrëveshje është përgatitur nga MF-ja dhe Qeveria e Kosovës për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja ndërkombëtare për këtë është arritur në bazë të planifikimit buxhetor".

Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se komisioni ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti dhe kërkon të votohet pro kësaj marrëveshje.

"Shuma e marrëveshjes është 71 milionë euro, do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës. Norma e interesit 1%, kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 15 vite, do të ketë një greis periudhë prej 3 viteve . Shpenzimet operative do të akomodohen në kuadër të rregullës fiskale në deficit 2% ndërsa projektet kapitale do të financohen në kuadër të mekanizmit të investimeve. Komisoni për Buxhet dhe Financa Projektligjin dhe ka vlerësuar rëndësinë dhe Financimin e autostradës Kijevë-Zahaq".

Deputeti Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate tha se nuk është lajm i gëzueshëm të ndërtohen autostrada por spitale.

"Lajm i gëzueshëm nuk është vetëm më ndërtu asfalt, e vend sallatave hajmë asfalt, por me u gëzu kur ndërtojmë ndonjë spital që mos të shpenzojme me mijëra euro për shërim jashtë vendit. Edhe pse jam kundër këtij projekti do ta votojë për".

The post Kërkohet që të miratohet Marrëveshja për autostradën Kijevë-Zahaq appeared first on Ekonomia Online.

Shfaqni pikat tuaja të forta gjatë një interviste

Posted: 23 Mar 2018 09:27 AM PDT

Sfida për një pozicion në tregun e punës është bërë shumë e vështirë, kështu që ju duhet të keni një performancë të lartë gjatë intervistës së punës për t'u dalluar nga aplikuesit e tjerë. Duhet t'i tregoni panelit intervistues se jeni personi i duhur për punën, duke përshtatur aftësitë tuaja me kërkesat e pozicionit.

Theksoni ecurinë e karrierës suaj

Zakonisht intervista fillon me një pyetje ku ju duhet të flisni për veten tuaj. Ju duhet të filloni të tregoni çdo hap në karrierën tuaj duke theksuar gjërat më të rëndësishme. Nëse jeni duke aplikuar për një pozicion si menaxher, duhet të flisni për aftësitë tuaja si lider. Nëse pozicioni nuk ka lidhje më të qënit lider, flisni për aftësi të tjera, për shembull aftësitë komunikuese.

Flisni për kualifikimet tuaja

Duke filluar që nga eksperiencat tuaja në kompanitë më të mira e deri tek çertifikatat dhe specializimet që mund të keni bërë, janë shumë të rëndësishme për t'u përmendur gjatë intervistës. Kjo gjë ju pozicionon juve si një kandidat që ka shumë eksperienca dhe njohuri që do t'i përfshijë në kompani për të rritur produktivitetin e saj.

Tregoni histori suksesi

Tregimi i historive është tashmë një pjesë thelbësore e intervistave në ditët e sotme. Punëdhënësi zakonisht pyet për momente të karrierës tuaj ku ju keni zgjidhur një problem dhe kështu juve ju jepet mundësia të tregoni aftësitë tuaja.

Përdorimi i lehtësirave që krijohen nga pamjet vizuale

Gjatë intervistës ju mund të përdorni avantazhet që krijon pamja vizuale. Mund të realizoni disa slide (8-10) në PowerPoint ose në mënyra të tjera, ku të paraqisni eksperiencat tuaja. Vizualisht është më e thjeshtë të theksoni ato pika apo mesazhe që doni që të kuptohen më qartë nga intervistuesit, për shembull përdorimi i ngjyrave të forta është një metodë theksimi.

The post Shfaqni pikat tuaja të forta gjatë një interviste appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more