Skip to main content

“Lista e plotë/ Ja emrat që kandidojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese” plus 9 more - Gazeta Dita

“Lista e plotë/ Ja emrat që kandidojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese” plus 9 more - Gazeta Dita


Lista e plotë/ Ja emrat që kandidojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Posted: 20 Mar 2018 02:10 AM PDT

"Panorama" ka siguruar listën e kandidaturave që kanë aplikuar për "Vendin vakant" gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10722 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.

LISTA

1.Alban Brati

2.Avni Shehu

3.Besnik Muçi

4.Dedë Kasneci

5.Denar Biba

6.Gëzim Allaraj

7.Ilir Mustafaj

8.Ilir Panda

9.Kristaq Traja

10.Luan Dervishi

11.Petrit Kaja

12.Rexhep Bekteshi

13.Sinan Tafaj

14.Theodhor Sollaku

15.Vladimir Gërmenji

16.Znj. Ardita Alsula

17.Znj. Arta Vorpsi

18.Znj. Elsa Toska

19.Znj. Regleta Panajoti

20.Znj. Rovena Gashi

21.Znj. Valbona Bala

22.Znj. Zhaklina Peto

s.a/dita

Në polici ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ja për çfarë akuzohet

Posted: 20 Mar 2018 02:04 AM PDT

Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007, shkruajnë mediat franceze.

Sarkozy po merret në pyetje nga polica për shkak të një hetimi mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.

Gazeta ‘Le Monde’ shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me hetimin, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici, dhe më pas do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë, nëse policia ngre hetime.

Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Edhe u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, nuk ia doli mbanë.

s.a/dita

 

Selena Gomez po pushon në një jaht pas ndarjes nga këngëtari…dhe duket më e relaksuar se kurrë!

Posted: 20 Mar 2018 01:58 AM PDT

Selena Gomez e cila gjithnjë është në një marrdhënie të komplikuar me Justin Bieber,së fundmi raportohet të kenë ndarë rrugët e tyre.

Por kjo nuk e ka ndaluar bukuroshen të pushojë në një jaht luksoz në brigjet e Australisë me miqtë e saj.

Paparacët kanë arritur të shkëpusin disa foto nga qëndrimi i saj në jaht,nga ku mund të themi me plot gojë,duket jo vetëm e relaksuar por Bieber duket se nuk përbën asnjë shqetësim për të.

Gjithashtu në fotot e mëposhtme do të vini re në shenjë operacioni rrëzë kofshës së saj,shenjë kjo si pasojë e transplantit të veshkës që ajo pati vitin e kaluar.

a.k/dita

Kush është fajtor për vjedhjen e tokave në Lezhë sipas avokatit të Frrokajt

Posted: 20 Mar 2018 01:54 AM PDT

Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokat i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës.

I gjendur përballë pyetjeve të gazetarit Roland Qafoku, ai hedh  poshtë zërat se ky është një proces politik, dhe shprehet i bindur që Frokaj është i pafajshëm. Leka ndërkohë nuk e lidh këtë arrestim as me darkën që kryeministri Rama pati në Lezhë, në të cilën ishte ftuar dhe kryebashkiaku Frrokaj.

Zoti avokat, si ka mundësi që i njëjti gjyqtar jep masën “ok” për arrestimin e  kryetarit Frrokaj dhe të tjerëve masën e  sigurisë arrest? Dhe pas dy ditësh, i njëjti gjyqtar jep masën e sigurisë arrest shtëpie?

Sot është dhënë masa e sigurisë rreth shtëpisë. Prokuroria ka vënë në dispozicion akte të ekpertizës dhe aty ka patur ngutje. Sepse nuk mund të themi ne që një kryetar bashkie ka rrezik ikje. Ai është zgjedhur për të drejtuar komunitetin. Unë jam  pakënaqur nga vendimi i sotëm.

Argumentetet ishin të llojit që ne kishim vërtetimet të cilat  u vërtetuan sepse aty ishte një lapsus ose një keqdashje. Unë nuk e di si mund ta quaj sepse bashkia nuk prodhon tapi me ligjin e vjetër, me ligjin e ri po. Akuza ishte për rastin  e tapive dhe regjistrit kadastrial. E cila sipas ligjeve në fuqi dhe ligjeve që kanë qenë më parë nuk i ka në kompetencë pushteti vendor.

Lind pyetja tjetër: Këtë dokumentin ku e ka marrë?

Sipas ligjit të famshëm 7501, me të cilin unë nuk jam dakord, ka pasur rregull që të prodhohej në dy kopje autentike tapia dhe poshtë tapisë shkruhet: Kjo prodhohet në dy kopje, një kopje e mban qytetari, një kopje i dorëzohet zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.  Nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur që asnjë pushtet të zëvendësojë zërin kadastral, sepse sot ndryshohet sipas VKM. Nuk mund ta ndryshojë askush tjetër.

Leka u pyet se përse pas evidentimit për arrest shtëpie pati një vonesë të zbatimit të këtij dënimi, dhe ai u shpreh se ka qenë zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ajo që ka kryer veprime të paligjshme e që më pas ka tentuar t’ia ngecë bashkisë. Avokati gjithashtu shprehet se “veprimet e punonjësve të bashkisë janë  individuale dhe përgjegjësia ështtë po individuale. Nuk mban përgjegjësi Fran Frrokaj  për përgjegjësitë e të tjerëve.”

Ai nuk preferoi që të bënte deklarata dhe të thoshte se se ky është një proces politik, por preferoi të qëndronte nën akuzat ndaj Hipotekës.

Avokati Leka u pyet edhe për forcën që mund të ketë patur zëri i banorëve protestues në lirimin e Frrokajt.

“Jo nuk besoj në këtë. Ata janë disa banorë  të Lezhës që e quajnë të padrejtë arrestimin e kryetarit. Unë e them me bindje që Frrokaj është i pafajshëm dhe nuk ka të bëjë me këtë cështje”, është shprehur ai.

Në media këto  ditë është shkruar se pjesmarrja e Fran Frrokajt në këtë darkë ishte gabim, madje e cilësuan  si “darka e gabuar” sepse prej Ramës mund t’i ndodhte diçka. A ishte kjo arsyeja politike e këtij arrestimi siç është shkruar në media? Çfarë ishte kjo darkë?

Tani të shkojë kryeministri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kryetarin e bashkisë dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryeministër që e ftoi dhe kryetari i bashkisë që pranoi ftesën, kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar institucionet . Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejtësisë që quhej, pra me juristë. Sepse kishte disa tavolina: një ishte e arsimit, një tjetër e bujqësisë dhe me radhë. Diksutimet ishin normale, se ç’mund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë.

I pyetur edhe nëse kjo darkë mund të kishte lidhje me arrestimin, ai u përgjigj “Unë nuk  mendoj se ka lidhje. Mos ta politizojmë rastin.” 

s.a/dita

 

 

Dibër, vritet në oborrin e shtëpisë 32-vjeçari

Posted: 20 Mar 2018 01:22 AM PDT

Një shtetas është gjetur pa jetë në oborrin e shtëpisë së tij, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në 1.30 të mesnatës në Maqellarë të Dibrës, dhe ndërkohë mësohet se i vrari është shtetasi Elsi Koqiqi, 32 vjeç.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjithashtu janë sekuestruar prova të mundshme në vendin e ngjarjes, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimit.

s.a/dita

Parashikimi i motit për sot

Posted: 20 Mar 2018 01:09 AM PDT

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore, deri në orët e mbrëmjes. Ndërsa, shira të dobët do të ketë në Veri dhe Qendër.

Pas mesnatës shirat fuqizohen sërish në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Ndërkohë, pritet dëborë në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 3°C gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 3 ballë.

s.a/dita

Skandali me pronat/ Drejtoresha e Hipotekës, e dënuar më parë

Posted: 20 Mar 2018 12:59 AM PDT

Drejtoresha e Hipotekës në Lezhë, Gjelina Bacaj është vënë nën akuzë për skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Lezhë, por ky nuk është rasti i parë për të.

Ajo është akuzuar dhe dënuar për "shpërdorim detyre"në vitin 2013, në një tjetër rast të ngjashëm.

Bacaj e ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas, sikur figuronin të patrajtuar me pronë.

Bëhet fjalë për një rast korruptimi të vitit 2011, që u zbulua një vit më pas. Në të, katër persona shfaqeshin si të trajtuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me pronat, shkruan Panorama.

Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për këta katër persona, duke qenë kundra ligjit.

Vendimi për Bacajn shkruan: "Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë.

Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik "shkrimi e nënshkrimi", nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj".

s.a/dita

Për tharjen dhe lubrifikantët

Posted: 19 Mar 2018 08:08 PM PDT

Tek disa femra kur fillojnë marrëdhënien seksuale vagina është plotësisht e lubrifikuar.

Por ditën pasi kanë kryer raporte seksuale vaginën e ndjejnë të thatë dhe të irituar.

Edhe pse duket që vagina është e njomur mjaftueshëm, kur bën interkursë të zgjatur ose të fuqishme vagina mund të thahet përpara se marrëdhënia seksuale të ketë përfunduar dhe kjo ndodh pa e vënë re gruaja fare.

Kur kjo ndodh, dy sipërfaqe të thata fërkohen me njera tjetrën dhe nga fërkimi krijohen gërvishtje të vogla që shkaktojnë enjtje dhe djegje.

Mirë është të përdorni lubrifikant me bazë silikoni, ky është më i mirë për këtë punë nga lubrifikanti me bazë ujore.

Efekti i tij zgjat më shumë, e mbulon vaginën më mirë dhe është më i sigurtë kur përdoret me kondomin.

Por edhe pasi të keni përdorur këtë lubrifikant, ju mund të keni pak iritacione ose shqetësime pas seksit, herë pas here. Po qe se kjo ndodh me juve, qëndroni në një banjë me ujë të pastërt të ngrohët për 15 deri 20 minuta sa të zbutet zona.

Mos përdorni vajra, lëndë që bëjnë shkumë (banjë me fllucka) dhe mos përdorni sapun.

b.m. / dita

SKICA: Xhamia e një islamofobi

Posted: 19 Mar 2018 07:58 PM PDT

Te numri i fundit i Milosao-s, një e përjavshme  e njohur kulturore, gazetari Ben Andoni cek dhe njëherë çështjen e stilit arkitektural të Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Interesante në shkrimin e Andonit, janë ca skica që ai sjell dhe që kanë për autor Maks Velon.

Nuk janë projekte, por thjesht skica, vizatime, që duken si një englendisje e autorit për të ofruar disa modele alternative se si duhej të ishte Xhamia e Madhe e Tiranës, ne trajta paksa jo tradicionale.

Portali Tesheshi komenton lidhur me Velon dhe skicat e tij:

"Ky përbën një rast unikal, kur një njeri i cili mban vulën e islamofobit – ndoshta ai mundet mos ta pranojë këtë, por që përgjithësit ka një ligjërim me nota negative ndaj elementit musliman  – në një rast të caktuar mendon të ofrojë dhuntinë e tij si piktor e arkitekt për ndërtimin e një xhamie. Ja vlen të futet ky fakt në analet e historisë.

Këtu nuk është rasti të thuhet nëse skicat e Veloës, modelet që ofrohen në to, do ia vlenin vërtet të ishin projekte konkuruese. Në këtë rast vlen vetëm fakti që dhe ai, që për shpirt ndoshta nuk do donte të shihte xhami mbi faqen e tokës, është ulur, ka marë laps e letër dhe e ka ndërtuar një sosh, edhe pse virtualisht".

b.m. / dita

Bota e idhtë

Posted: 19 Mar 2018 07:40 PM PDT

Moikom Zeqo

Çasti kur kalon mesnata është përherë gati mistik, ndonëse fryma e freskët e mëngjesit i zmbraps fantazmat shekspiriane, që shtojnë ankthin, por edhe artin e vështirë dhe dlirësues të botës.

Rrija zgjuar ende mbi tryezën e shkrimit, nga dritarja shihja yjet mbi det.

Befas Hëna m'u duk si një gjuhë e artë e fytyrës universale të Kozmosit.

Shpesh një njeri kur tallet e nxjerr kështu gjuhën, trill i një pantomime të lashtë.

Pata një ndjesi të çuditshme.

Më kujtohej diçka, por nuk e saktësoja dot.

***

U ngrita dhe kërkova në bibliotekë librin e Migjenit. E shfletova vetëtimthi.

Në një nga prozat e tij e gjeta tekstin e shkurtër dhe të pabesueshëm: „e idhtë asht bota jonë (Dheu) në majë të gjuhës së Kozmosit."

Ç'fjalë të kursyera, apokaliptike për të dhënë gati shterueshëm gjithçka.

Të gjitha gjuhët e botës janë krijuar që njerëzit të bëjnë pyetje të shqetësuara plot padurim dhe shpresë, ndonëse përgjigjet kurrë nuk janë mbushamendëse, shtojnë përsëri pyetjet që s'ndalin.

Orakujt e Delfit a të Dodonës jepnin përherë përgjigje shumëkuptimshme, më tepër mohuese se sa pohuese, e vërteta fragmentohej plot fjalë kundërshtuese dhe misterioze dhe këto institucione Tempullore të Përgjigjes Hyjnore i hutonin njerëzit, që s'e kuptonin kufirin e padukshëm mes katastrofës dhe lumturisë, realitetit dhe ëndrrës.

Fjalia migjeniane është një përfytyrim i jashtëzakonshëm.

Po jo vetëm kaq. Është shumë më tepër.

S'mund t'i shtosh (as edhe t'i heqësh) qoftë edhe një germë.

Gati, gati është jo plotësisht e perceptueshme dhe njëkohësisht pafundësisht lakonike.

Zen-budistët mendojnë se njeriu (njerëzimi) është i parëndësishëm në infinitiv e universit.

Planeti ynë është kaq i vockël në raport me pafundësinë e frikshme dhe indiferente.

Metafora e pabesueshme se „gjuha e Kozmosit" (një antropomorfizëm abstragues, pra edhe thjeshtëzues) prek, për të ndjerë, për të provuar se çfarë shije dreqi, a të pakuptueshme, të paditur më parë ka „bota jonë" formulohet shkurt nga Migjeni për hir të kuptimit se gjithçka është e idhët.

Është blasfemimi i të eukaristisë, një parodi e mjeshtërve testues të verërave apo edhe e mbretit antik Matrigatit, që provonte me pakicë helmet, me qëllim, që të fitonte imunitet ndaj tyre.

Shumë shëmbëlltyra nga mitet dhe historia feksin, dalin dhe zhduken, heronj, popuj, letra lakmuesi, shpikje farmaceutike antihelmesh, profeci të zymta, utopi optimistike, emra poetësh, fizikanësh të bombës (vetëvrasjes) atomike, shkencëtarësh të inxhinierisë gjenetike, kozmonautësh patetikë, të çmendurish, të murgjërve hermetikë, të prostitutave, të diktatorëve etj.

Bota është e idhtë! Bota është e idhtë!

Trysnia e mendimeve ma shpërtheu qenien, por ende merrja frymë.

Akoma isha gjallë.

Po pse?

Miti i vjetër thotë se kur Edipi ju përgjigj saktë pyetjeve misterioze të Sfinksit ahere Sfinksi u shpërbë dhe u zhduk.

Kozmosi nuk zhduket!

*****

Durrës 4 shkurt 1999. Ribotuar në Dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more