Skip to main content

“Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online

“Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit” plus 9 more Ekonomia Online


Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit

Posted: 21 Mar 2018 10:14 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës  dhe kanë thyer dy xhama të kësaj ndërtese, transmeton Ekonomia Online.

"Njëkohësisht përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së. Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme", thuhet në komunikatën e Policisë.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Ekonomia Online raportoi për këtë incident.

LEXO EDHE:

Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video)

 

 

The post Policia arreston tre persona të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit appeared first on Ekonomia Online.

Kryesia suspendon edhe tetë deputetë të VV-së, seanca rinisë në ora 18:15

Posted: 21 Mar 2018 10:11 AM PDT

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, të rinisë në ora 18:15.

Kryesia gjithashtu ka vendosur që të përjashtohen gjithsej tetë deputetë të Vetëvendosjes. Deputetët e përjashtuar janë: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Fatmir Kolçaku, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla.

 

 

The post Kryesia suspendon edhe tetë deputetë të VV-së, seanca rinisë në ora 18:15 appeared first on Ekonomia Online.

Bugajski: Aroma e gazit lotsjellës ndihet edhe në dhomën e hotelit ku po qëndroj

Posted: 21 Mar 2018 10:10 AM PDT

Eksperti amerikan, Januzs Bugajski ka komentuar gazin lotsjellës duke thënë që është ndjenjë e mirë të kthehet në Kosovë edhe pse që nga dhoma e hotelit ku po qëndron, po ndihet aroma e gazit lotsjellës.
Këto komente ai i ka bërë në një ligjëratë të organizuar në Kolegjin Universum, ku u diskutuan çështjet e Ballkanit.

Autori dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Janusz Bugajski tha se është kënaqësi të kthehesh në Kosovë edhe pse po e ndjej erën e gazit lotsjellës në hotel.

“Njerëzit më pyesin si e njihni Kosovën dhe unë ju them që e njoh Kosovën më shumë se ju që e njihni. Kosova ka filluar vonë dhe nuk është njohur ende nga disa shtete, pastaj është Serbia e cila po mundohet të hyjë në Be. Pastaj është Maqedonia e cila ka ngelur edhe për shkak të emrit, pastaj është edhe Bosnja e cila po ashtu ka ngecur. NATO është faktor kyç për stabilitetin e rajonit në Ballkan. Rusia ka qenë një nga faktorët kyç të mos stabilitetit që ka ndikuar nga jashtë".

"Ju jeni shumë të rijnë për të kujtuar luftën në Kosovë, luftë e cila nuk ishte mes dy apo tri ushtrive por ishte mes një ushtrie dhe një populli civil. Serbia ka gjithmonë prapa Rusin. Nëse je në luftë me Serbinë i bije që je në luftë edhe me Rusinë. Çfarëdo konflikti i nisur në Maqedoni do të prekte edhe Shqipërinë poashtu edhe shqiptarët në Maqedoni. Çdo konflikt i nisur në cilindo shtet të Ballkanit do të ishte prishje e stabilitetit për të gjitha shtetet", tha ai.

Rrezarta Reka tha se shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Evropian luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e shteteve të botës.

“Ne me student kemi diskutuar për shtetet e bashkuara dhe bashkimin evropian, dhe kemi thënë se bota është më e mirë duke i pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

The post Bugajski: Aroma e gazit lotsjellës ndihet edhe në dhomën e hotelit ku po qëndroj appeared first on Ekonomia Online.

VV: Arrestohet Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani

Posted: 21 Mar 2018 10:00 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se tashmë janë arrestuar edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes.

"Janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani. Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

"Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve tanë dhe korrigjimin e kësaj marrëveshjeje mashtruese".

The post VV: Arrestohet Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani appeared first on Ekonomia Online.

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Posted: 21 Mar 2018 09:59 AM PDT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Kadri Veseli të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një prononcim për medie ka thënë se kanë shkuar vet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi ata nuk janë ftuar.

Sipas Haxhiut, Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin edhe të ndonjë deputeti tjetër.

"Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq për vendin ku LDK dhe PDK nuk janë bashkë pra siç duket LDK-ja është i vetmi subjek politik. Ne sapo hymë në këtë mbledhje të kryesisë hymë të paftuar sepse nuk na kanë ftuar dhe u bënë kinse nuk dimë".

"Me gjasë paskan marrë vendim për me përjashtu edhe dikë tjetër. Duhet të theksoj faktin se për neve është e papranueshme që Kadri Veslei të jetë kryetar i Kuvendit, ky njeri nuk e meriton që jetë në krye të Kuvendit".

"Ne kemi ardhur për t'i thënë që të dorëhiqet".

The post Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj: Sonte ratifikohet demarkacioni, askush s’mund ta ndalë këtë

Posted: 21 Mar 2018 09:55 AM PDT

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se si partner të koalicionit janë të vendosur që sonte të ndodh ratifikimi i demarkacionit.

Ai ka thënë se në demokraci debati zhvillohet me pikëpamje politike e jo me metoda të dhunshme.

"Ajo çfarë po ndodh është një situatë absurde. Jemi të vendosur që kjo temë të mbyllet sonte. Këtë proces nuk kanë mundur ta ndalin as para tri viteve dhe nuk do ta ndalë askush as sonte", ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se viti 2018 nuk do të jetë vit i tymit por i punës dhe se sonte do ta ratifikojnë demarkacionin.

The post Hoxhaj: Sonte ratifikohet demarkacioni, askush s’mund ta ndalë këtë appeared first on Ekonomia Online.

Mblidhet kryesia e Kuvendit

Posted: 21 Mar 2018 09:43 AM PDT

Mblidhet sërish kryesia e Kuvendit të Kosovës pas hedhjes për herë të kartë të gazit lotsjellës.

Më parë Kryesia e Kuvendit kishte marrë vendim që të përjashtonte pesë deputetë të Vetëvendosjes, të cilët më pas u arrestuan nga Policët.

The post Mblidhet kryesia e Kuvendit appeared first on Ekonomia Online.

Kontrabanda me emigrantë, PK-ja në bashkëpunim me policitë e rajonit arreston 8 persona

Posted: 21 Mar 2018 09:40 AM PDT

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor me bashkëpunim ndërkombëtar, i cili ka  rezultuar me arrestimin e tetë (8) personave të dyshuar, për përfshirje në raste të kontrabandës me emigrantë, transmeton Ekonomia Online.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Departamenti Kundër Krimeve të Rënda, është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar edhe nga njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës si rezultat i planifikimeve dhe veprimeve operacionale policore, janë kryer shtatë (7) kontrolle në disa lokacione që shtrihen në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës si në  Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku në cilësi të provave materiale janë  sekuestruar:2 pasaporta të shteteve të ndryshme,

  • 2 letërnjoftime të shteteve të ndryshme,
  • 1 patentë shofer,
  • 12 telefona të llojeve të ndryshme,
  • 4 armë të shkurta të llojeve të ndryshme,
  • 2 karikator dhe 40 fishek,
  • 1 Ipad me 1 USB dhe
  • Disa dokumentacione të ndryshme relevante me rastin.

Në komunikatë thuhet se këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, në të cilat po ashtu janë  realizuar operacione policore me karakter të njëjtë.

Me vendim të prokurorit kompetent të gjithë personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

The post Kontrabanda me emigrantë, PK-ja në bashkëpunim me policitë e rajonit arreston 8 persona appeared first on Ekonomia Online.

Delawie thotë se është i zhgënjyer me VV-në, Lista Serbe ta votojë demarkacionin

Posted: 21 Mar 2018 09:31 AM PDT

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se është i zhgënjyer me skenat e sotme në Kuvend, ku për herë të katërt u ndërpre seanca për demarkacionin për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Ai po ashtu ka thënë se do të donte të shihte Listën Serbe teksa voton pro demarkacionit.

"Jam shumë i zhgënjyer që një parti po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët të kthehen në Kuvend për të votuar po për votimin e demarkacionit”.

“Do të doja të shihja këtu edhe deputetët e Listës Serbe që të votojnë për një marrëveshje që qartazi është në të mirë të tyre. Kosova duhet të bëjë përparim".

The post Delawie thotë se është i zhgënjyer me VV-në, Lista Serbe ta votojë demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video)

Posted: 21 Mar 2018 09:27 AM PDT

Dy xhama të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë thyer. Bëhet fjalë për anën e ndërtesës së Kuvendit nga hyrja e komunës së Prishtinës, pranë sheshit “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Afër kësaj hapësire të Kuvendit është parë një grumbull i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fotografitë që ka siguruar Ekonomia Online shihen pjesëtarë të Policisë duke qëndruar në këtë hapësirë.

Policia ka konfirmuar se për këtë incident ka arrestuar tre persona.

 

 

The post Sulmohet me gurë ndërtesa e Kuvendit, thyhen dy xhama (Video) appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more