Skip to main content

“Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video)

Posted: 22 Mar 2018 12:10 PM PDT

Turistja e paemëruar, është përfshirë nga një valë gjigante, teksa pozonte në cepin e një bregu në Honduras.

Derisa deti ishte shumë i trazuar, ajo provonte të tregonte më të mirën nga vetja para aparatit të shoqes, por përfundoi nëpër shkëmbinjtë e thepisur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo ka dalë jashtë brenda sekondave, teksa kishte pësuar disa gërvishtje.

"Ky nuk është imazhi, me të cilin do krenohej në rrjetet sociale", ishte përshkrimi i videos, që u realizua nga një i pranishëm. /Telegrafi/

The post Pozonte në cep të bregut, përfshihet nga vala gjigante e detit të trazuar (Video) appeared first on Telegrafi.

Nxënësit zbulojnë rastësisht se mësuesi i tyre i matematikës luan në filma porno (Foto)

Posted: 22 Mar 2018 10:06 AM PDT

Nxënësit u “frikësuan” kur zbuluan se mësuesi i tyre i matematikës ka marrë pjesë në filma pornografik, dhe se ka realizuar fotosesion nudo.

Scott Sherëood, 50-vjeç, jep lëndën e matematikës në shkollën Peachheaven në lindje të Sussex-it të Australisë, ku nxënësit mbetën të shokuar kur e kuptuan se ai luan në filma për të rritur me nofkën Aaron Cage, transmeton Telegrafi.

Australiani së fundmi gjatë një interviste dhënë ka deklaruar se pornografia nuk duhet konsideruar si profesion, duke e përshkruar si “puna më e mirë sekondare”.

Ishte një nxënësi i cili rastësisht zbuloi identitetin e vërtetë të yllit të filmave porno, pasi hasi në një video në YouTube përbri të cilës ka shkruar “jam i frikësuar”.

Menjëherë filluan edhe nxënësit tjerë të publikojnë fotografi eksplicite të mësuesit të tyre, derisa menaxhmenti i shkollës nuk ishte në dijeni për “punën” e tij të dytë. /Telegrafi/

Aaron Cage

The post Nxënësit zbulojnë rastësisht se mësuesi i tyre i matematikës luan në filma porno (Foto) appeared first on Telegrafi.

Partnerët u përleshën mbi makinën e biletave, në stacionin e trenit (Video)

Posted: 22 Mar 2018 08:20 AM PDT

Të pranishmit në një stacion trenash në Kent të Anglisë, u befasuan me një çift që grindeshin dhe rriheshin, sipër makinës së biletave.

E reja që ndodhej sipër, vetëm bërtiste dhe refuzonte të zbriste, derisa nuk i ngjit lart edhe partneri saj, transmeton Telegrafi.

"Është në rregull, po ta blej biletën", dëgjohej ai duke thënë, ndërsa poshtë ndodhej edhe një tjetër, që besohet të jetë motra saj. Por, ajo nuk i bindej asnjërit.

Nuk dihen motivet, apo si përfundoi kjo përleshje e çuditshme, që u zhvillua në mesin e shumë të pranishmëve.

"Në stacionet e trenave, u pa edhe kjo përleshje" është një koment për ngjarjen, që u bë virale. /Telegrafi/

The post Partnerët u përleshën mbi makinën e biletave, në stacionin e trenit (Video) appeared first on Telegrafi.

Zhytet në pishinën e papastër, vet e ka fajin që është me diarre (Video)

Posted: 22 Mar 2018 08:17 AM PDT

Sue Brewer nga South Wales, kishte paguar rreth tremijë euro, për një pushim dyjavor në Kubë.

Por, qëndrimit në hotelin me pesë yje i erdhi fundi më herët se që kishte parashikuar, sepse nisi të ketë diarre të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.

Pishina e papastër

Turistja 61-vjeçare, ishte zhytur në pishinën shumë të papastër, ku uji kishte marrë ngjyrën e gjelbër, si pasojë e mungesës së klorit.

Derisa po trajtohej në spital dhe tregoi fotografitë e pishinës ku është zhytur, të gjithë nisën ta kritikojnë gjyshen e shtatë nipave, se si vendosi të zhytej kur pishina ishte në atë gjendje.

Brewer në spital

Inspektorët kërkuan që turistët të shpërndahen dhe hoteli të mbyllet në tërësi, deri ën një vendim tjetër. Ende nuk është bërë i ditur, dëmshpërblimet që do të marrin vizitorët. /Telegrafi/

The post Zhytet në pishinën e papastër, vet e ka fajin që është me diarre (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more