Skip to main content

“Rusia bllokon mbledhjen e OKB-së për Sirinë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rusia bllokon mbledhjen e OKB-së për Sirinë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rusia bllokon mbledhjen e OKB-së për Sirinë

Posted: 20 Mar 2018 12:45 AM PDT

Moska ka bllokuar mbledhjen e OKB-së, ku do diskutohej për të drejtat e njeriut në Siri. Ky vendim i Rusisë ka nxitur zemërim te vendet e tjera anëtare.

Kjo lëvizje nga Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, vjen në kohën kur grupet e të drejtave të njeriut thonë se fushata e bombardimeve shkatërruese nga forcat aleate siriane, ka vrarë qindra civilë në Gutan Lindore, përfshirë edhe 15 fëmijë dhe dy gra që u vranë më 19 mars.

"Ne nuk shohim asnjë arsye për këtë takim, pasi të drejtat e njeriut janë subjekt i mandatit të Këshillit të Sigurimit", ka thënë Gennady Kuzmin, zëvedëspërfaqësuesi i përhershëm rus në OKB, pasi Rusia vendosi veto për të bllokuar takimin.

Bllokimi i mbledhjes është dënuar nga shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra'ad al-Husein.

"Ky dështim për të mbrojtur jetët dhe të drejtat e miliona njerëzve është duke dëmtuar jo vetëm punën, por edhe legjitimitetin e OKB-së", ka thënë Zeid.

20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dibër, një 32-vjeçar vritet me armë në oborrin e shtëpisë

Posted: 20 Mar 2018 12:21 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqellarë të Dibrës. Sipas policisë, një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij rreth orës 1 e 30 të natës. Viktima është identifikuar si Elsi Kosiqi.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen 3 te rinj

Posted: 20 Mar 2018 12:20 AM PDT

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksion rrugor Lezhë-Milot. Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre të rinj.

Raportohet se drejtuesi i një Benzi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, T.Ll dhe pasagjerja S. G, 17 vjeçe të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës. Ndërsa pasagjeri tjetër, A. R, 23 vjeç ndodhet në QSUT në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

20 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 20 mars 2018

Posted: 19 Mar 2018 11:00 PM PDT

DASHI

Ju mund të përjetoni marrëdhënie romantike me qetësi të plotë. Është një ditë e mirë për dashurinë, me Venusin në shenjë do të zgjidhësh çdo problem të vogël. Beqarët mund të kalojnë më shumë kohë me miqtë. Mundësi të mira vijnë tek ju gjatë kësaj dite në punë, është koha e përkryer për të filluar një projekt të ri.

Demi

Për të mos e komplikuar jetën, përpiquni të parashtroni prioritetet dhe të ndërmerrni veprime për t'i zgjidhur ato. Nëse kriza juaj në çift nuk është zgjidhur plotësisht sot ju mund të kërkoni sqarime. Për beqarët do ketë takime të reja dhe do të kalojnë një ditë të bukur. Yjet sot nuk ju japin zgjidhje për të rregulluar disa çështje të punës, prandaj bëni kujdes me vendimet.

Binjakët

Do ta hidhni veten në një histori me entuziazëm të madh, por ju e dini se mund të zgjasë edhe për një kohë të shkurtër. Megjithatë, ndonjëherë ajo që duket e brishtë mund të jetë shumë e fortë! Beqarët sot do të kuptojnë se një miqësi nuk është ajo që dukej. Të mbrojtur nga yjet, ju jeni në gjendje ideale të guxoni: është koha për të filluar projektin që keni kohë që e mendoni.

Gaforrja

Janë yjet ato që ju japin siguri dhe edhe nëse ju tregoni një nënshtrim të vogël, nuk keni pse të ndjeheni të shtypur. Në vend të kësaj, do jenë disa qëndrime nga ana e miqve ato që do t'ju shqetësojnë. Për beqarët sot do të jetë një ditë e rëndësishme, ka nga ata të cilin mund të nisin edhe një lidhje. Sot puna juaj do të jetë e organizuar me kolegët konkurrues, do bëni gjithçka për të mos humbur vendin e parë.

Luani

Dëshira për të përjetuar përvoja të reja dashurie do t'ju udhëheqë. Megjithatë, është e rëndësishme që të lejohet që gjërat të ndjekin rrugën e tyre pa i detyruar ato. Beqarët sot do të kenë një dëshirë të madhe për të rënë në dashuri dhe të përpiqen për t'i bërë përshtypje një personi. Aktiviteti juaj profesional përmirësohet dhe çdo gjë shkon pa probleme.

Virgjëresha

Yjet ju ngarkojnë sot me energji pozitive, ideale për t'ju dhënë atë që ju pëlqen pa shumë frikë. Gëzoni mirëkuptimin e të qënurit në çift, e meritoni. I nxitur nga trioni i bukur ajror i Hënës, beqarët mund të bëjnë takime interesante që do të lënë shenjën e tyre. Sfera profesionale është e gatshme t'ju japë shumë shpërblime. Është një periudhë intensive dhe mund ta konsideroni veten me fat.

Peshorja

Disa keqkuptime mund të shkaktojnë një atmosferë disi të tensionuar në çift dhe në familje. Toleranca dhe elasticiteti do t'ju ndihmojnë të dilni nga ajo. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje t'i kushtojnë vëmendje dikujt nga i cili/e cila ata janë të tërhequr. Disa probleme në punë do të shkaktojnë shqetësime. Kini kujdes që të mos e vendosni veten në një dritë të keqe, ju mund të lëkundni karrierën tuaj.

Akrepi

Shmangni konfliktet në familje dhe përpiquni të mos bini në kurthin e provokimeve. Megjithatë mos u shqetësoni, ka mundësi të shkëlqyera për të kompensuar kohën e humbur me partnerin/en tuaj. Beqarët do të kërkojnë këshilla për të zgjidhur një çështje të rëndësishme. Mjaft me konkurse. Ju nuk duhet gjithmonë të jeni i pari, veçanërisht pasi rivalitetet e caktuara ju bëjnë të humbni kohën dhe energjinë e çmuar.

Shigjetari

Ditë e gëzuar dhe e lumtur për shumë prej jush. Pozitiviteti juaj dhe humori i mirë do të jenë pika fillestare për të krijuar një bashkëpunim të thellë me të dashurin/ën tuaj. Beqarët janë ende në kërkim të dashurisë, por nuk do të heqin dorë as nga miqtë. Hëna në Ujor ju shpall një klimë bashkëpunimi, ju nuk mund të kërkoni ndonjë gjë më të mirë.

Bricjapi

Disa probleme në marrëdhënie, sidomos në ato familjare. Saturni në shenjën tuaj ju bën tepër të ngurtë dhe shumë të rreptë me gjysmën tuaj, duhet të jeni më fleksibël. Dëshira për të ikur dhe për të gjetur interesa të reja sot do të jetë shumë e fortë për beqarët. Biznesi dhe investimet do të jenë në plan të parë dhe do të jeni të suksesshëm.

Ujori

Qielli është pozitiv për ndjenjat edhe nëse do të ketë disa grindje me partnerin/en për disa gjëra të pakuptimta. Pavarësisht nga çdo gjë, në mbrëmje do të gjeni përsëri harmoninë. Beqarët sot do të shtyhen për të çuar përpara njohjen me një person, por ka pak perspektiva për të marrë një po! Ju mund të vendosni themelet për të konsoliduar të ardhmen tuaj profesionale.

Peshqit

Disa dyshime rreth partnerit/es ende ju shqetësojnë disi. Zhdukni çdo gjë natyrshëm dhe përjetoni çdo moment të lumtur në çift. Beqarët do të kenë takime të dobishme dhe do të kapërcejnë çdo ngjarje të papritur. Nuk ka mungesë të lajmeve të punës dhe do të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja.

Clohe Khan “ndez” Instagramin falë operacioneve plastike (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 02:44 PM PDT

Chloe Khan ka ekspozuar pa pushim format e saj të zgjeruara nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale në postimet e fundit në Instagram.

Ylli i televizionit, e cila aktualisht po shijon pushimet në Egjipt, duket e mahnitshem, teksa ajo paraqitet me një triko të lehtë dhe bikini të bardha.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, Misisipi miraton ligjin më të ashpër mbi abortin

Posted: 19 Mar 2018 02:33 PM PDT

Guvernatori i Misisipit sapo ka nënshkruar një ligj për kufizimet më të forta të abortit në SHBA.

Projekt-ligji ndalon shumicën e aborteve pas 15 javëve, pa asnjë përjashtim për përdhunim ose incest. Përjashtimet e vetme janë në rastet kur ekziston një anomali fetale që është “e papajtueshme me jetën”, ose jeta e nënës është në rrezik.

Misisipi më parë i kishte ndaluar abortet nga 20 javë. Kritikët thonë se ligji i ri është jokushtetues. Masa u miratua të hënën nga guvernatori republikan Phil Bryant, i cili thotë se dëshiron që shteti jugor të jetë “vendi më i sigurt në Amerikë për një fëmijë të palindur”.

Diane Derzis, e cila drejton të vetmen klinikë aborti në Misisipi, më parë ka kërcënuar një sfidë ligjore.

Ajo tha se aktivistët kundër abortit po kërkonin të minojnë Roe v Wade, çështjen historike të vitit 1973 të SHBA-së, e cila konfirmoi të drejtën e grave për aborte.

Në vitin 2014 gjykatësit federalë vendosën se përpjekjet për ndalesa gjashtë- dhe 12-javore në Dakotën e Veriut dhe në Arkansas ishin jokushtetuese dhe i goditën.

Presidenti Trump ka mbështetur një ndalim të propozuar federal mbi abortet pas 20 javësh pas fekondimit, por ligji u bllokua në Senat në janar.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Përbindëshi” i Loch Ness gjendet në SHBA (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 02:28 PM PDT

Disa foto të një kafshe-përbindësh e llojit të Loch Ness janë gjetur në një plazh në SHBA dhe kanë bërë që të ndizen zërat se Nessie mund të ketë lëvizur në shume shtete.

"Përbindëshi" i ujërave thuhet se u gjet në ishullin Wolf në shtetin e Georgias nga një baba dhe një djalë, të cilët ishin në një udhëtim me varkë.

Babai Jeff Warren zbuloi kafshën dhe raportoi për First Coast News. Jeff tha se nuk ia kishte idenë se çfarë lloj kafshe ishte.

Imazhet tregojnë kërmën e supozuar, të cilën Warren tha se ishte ngrënë nga zogjtë kur ai mbërriti dhe e gjeti të shtrirë në rërë.

Duket të ketë një bisht të gjatë, një qafë të gjatë dhe një kokë të vogël, veçori këto që zakonisht lidhen me Nessie në kulturën popullore.

Ekspertët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë pozitivisht kafshën nga fotografitë dhe videot. Drejtori Dan Ash i Shërbimit të peshkut dhe kafshëve të egra të SHBA tha se disa kafshë të detit kanë një mënyrë për të zbërthyer se ku mund të ngjajnë me një krijesë parahistorike.

Ai tha se një peshkaqen me peshë të madhe mundet gjithashtu të përfundojë duke u dukur sikur kishte një qafë të gjatë dhe një kokë të vogël.

Warren tha se më vonë u përfol për një legjendë lokale të quajtur “Alty”, ose Altahama – versioni i Monstrës të Liqenit Ness. Ndërkohë The Sun e shoqëron shkrimin për ktë monstër të detit me videon e disa kohëve më parë, ku diçka e ngjashme është parë në ujërat e Shqipërisë.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

I dërguari i OKB-së: ISIS mund të rikthehet në Siri

Posted: 19 Mar 2018 02:11 PM PDT

Siria është duke shkuar drejt një ndarje katastrofike dhe mund të shohim kthimin e grupit militant Shteti Islamik, nëse nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes, ka thënë sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Siri, Staffan de Mistura.

"E vërteta është se një ndarje e butë dhe afatgjate në Siri është ajo e cila tani po e shohim, në zona të ndryshme. Kjo do të jetë katastrofike jo vetëm për Sirinë, por për gjithë rajonin", ka thënë ai.

"Pa një proces politik gjithëpërfshirës, duke përfshirë shumicën, sunitët, Daesh do të kthehet", ka thënë ai, duke iu referuar ISIS-it me akronimin në gjuhën arabe.

Lufta civile në Siri tashmë ka hyrë në vitin e tetë. Lufta ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me shtypjen e protestave të opozitës.

Vlerësohet se në Siri, që atëherë, kanë vdekur mbi 350,000 njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lazio ‘flet shqip’ për ditëlindjen e Strakoshës

Posted: 19 Mar 2018 01:56 PM PDT

Thomas Strakosha festoi sot ditëlindjen e tij të 23-të, por në të njëjtën kohë, mbrëmjen e djeshme zbriti në fushë për herë të 50 në Serinë A.

Gëzimit të portierit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare iu bashkuan shumë njerëz të futbollit, por edhe opinionit sportiv, të cilët uruan Thomasin në këtë ditë të veçantë të tij.

Po kaq i veçantë ishte edhe urimi i web-it informative të klubit të Lazios, lalaziosiamonoi.it, që kishte zgjedhur të zëvendësonte fjalën 'albanese' ta zëvendësonte me atë shqipe, 'shqiptar', në titullin e lajmit.

Më poshtë fotoja e lajmit të lalaziosiamonoi.it:

Trafikuan 1 mijë shqiptarë, Krimet e Rënda lënë në burg 39 të arrestuarit

Posted: 19 Mar 2018 01:53 PM PDT

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar një seancë maratonë, e cila ka përfunduar me vendosjen e masës së sigurisë "Arrest me burg" për 39 të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza për trafikimin e klandestinëve në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Pavarësisht masës së vendosur sot, hetimi për këtë çështje vijon, pasi nga 51 urdhër-arreste të lëshuara në total nga policia, janë ekzekutuar vetëm 39, ndërsa 12 të dyshuar janë ende në kërkim.

Kujtojmë se mes të ndaluarve si pjesëtarë të këtij rrjeti gjigand, të përbërë nga 4 grupe dhe hetimet për të cilin janë kryer edhe në SHBA, janë edhe 4 efektivë police. Ata kishin detyrën e kontrollorit në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, por kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.

Ndërkohë policia ndaloi mbrëmjen e djeshme edhe një tjetër efektiv të uniformave blu, pasi akuzohet për dekonspirim të këtij operacioni.

Sipas Policisë së Shtetit, trafikantët përdornin tri itinerare për emigrantët. Itinerari i parë ishte Shqipëri- Itali – Francë- Meksikë-SHBA, itinerari i dyte Shqipëri – Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, dhe pas  arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën.

Nga Spanja ata trafikonin klandestinë edhe për në Angli ndërsa për të arritur në Kanada përdoreshin dy rrugë, direkt ose përmes Panamasë dhe Republikës Domenikane, ku biletat fillestare të personave të trafikuar rezultonin si bileta udhëtimi për turizëm.

Të arrestuarit:

  1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
  2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
  4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
  5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
  6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
  9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
  10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
  11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
  12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
    13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
  13. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
  14. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
  15. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
  16. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
  17. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
  18. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
  19. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
  20. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
  21. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  22. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  23. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
  24. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
  25. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
  26. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
  27. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
  28. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  29. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  30. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
  31. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
  32. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
  33. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
  34. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more