Skip to main content

“Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron” plus 9 more Telegrafi Futboll


Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron

Posted: 19 Mar 2018 04:16 PM PDT

Ka qenë fundjavë e trazuar për Manchester Unitedit, por që disa gjërat u stabilizuan. 

Arritja e gjysmëfinaleve të FA Kupës pas fitores ndaj Brighton, ka larguar paksa frymën e keqe që ishte pas eliminim të Ligës së Kampionëve.

Por në verë mund të ketë largime të shumta të lojtarëve që nuk trajtohen mirë.

Një numër lojtarësh thuhet se janë të pakënaqur me metodat e Jose Mourinhos dhe trajtimi i tij i fundit ndaj Luke Shaë, ka bërë që ata ta mendojnë të ardhmen në Old Trafford, shkruan Daily Mirror.

(Foto: Getty Images)

Lojtarët në krye të listës janë: Chris Smalling, Daley Blind, Anthony Martial dhe Matteo Darmian.

Po ashtu në listë janë Juan Mata dhe Ander Herrera.

Juan Mata, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic në aksion (/Getty Images)

Marouane Fellaini mbetet pa kontratë dhe mund të largohet drejt Turqisë.

Nëse këta tetë emra janë në pikëpyetje,  atëherë dy do të largohen sigurt.

Fellaini duke festuar një gol me Manchester Unitedin (Foto / Getty Images)

Bëhet fjalë për Michael Carrick që pritet të pensionohet dhe Zlatan Ibrahimoviqin që do të largohet drejt MLS-së. /Telegrafi/

The post Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron appeared first on Telegrafi.

Benzema nuk pranon të pajtohet me Valbuenan

Posted: 19 Mar 2018 04:12 PM PDT

Karim Benzema ka qenë i përfshirë në një incident me Mathieu Valbuenan, i cili pretendonte që sulmuesi e ka shantazhuar  për një video kasetë me përmbajtje seksuale.

Por tani mesfushori i Fenerbahces, Valbuena, ka thënë se është i gatshëm që të pajtohet me sulmuesin e Real Madridit duke ia zgjatur dorën.

Që nga ajo kohë sulmuesi i Real Madridit nuk është ftuar asnjë herë në ekipin kombëtar francez nga përzgjedhësi Didier Deschamps.

Benzema para skandalit

Në një intervistë për Le Parisien, Valbuena ka thënë se nuk e ka problem që të flas me Benzeman.

“Do t'ia shtrëngoja dorën, nuk do ta kisha problem".

Por përgjigja e  Benzmas nuk ka vonuar dhe ka qenë strikte: “Mund ta mbash për vetë atë shtrëngim dore", ka shkruari ai në rrjetet sociale.

Benzema kishte mbajtur një natë burg, ndërsa çështja e tij ishte bërë e madhe.

Ai ishte akuzuar nga Valbuena që përmes një shoku të përbashkët, i kishte kërkuar para mesfushorit shtatshkurtër në këmbim të mospublikimit të video kasetës. /Telegrafi/  

The post Benzema nuk pranon të pajtohet me Valbuenan appeared first on Telegrafi.

Del Piero: Dybala do ta thyej rekordin tim

Posted: 19 Mar 2018 04:09 PM PDT

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ka besim te Paulo Dybala edhe për ta thyer rekordin e tij të golave nga gjuajtja e lirë. 

Numri 10 i Bianconerëve është shënuesi më i mirë në klub ndërsa i treti në  Serie A me 22 fola, pas Sinisa Mihajlovic dhe Andrea Pirlo, me nga 28.

Deri më tani Dybala i ka shënuar nëntë në Serie A, tetë me Zonjën e Vjetër dhe një me Palermon.

Dybala gjuajtje nga goditja e dënimit (Getyy Images)

Del Piero është pyetur nga UEFA se kush është i miri për gjuajtjet e lira.

“Çfarë doni që të them?! E kam kryer unë dhe Paulo ka gjithë kohën para vetës që të më kapërcejë".

(Foto: Getty Images)

“Duhet të them që po bën mirë edhe në këtë drejtim, i uroj atij më të mirën”.

Del Piero u pyet më pas për Gianluigi Buffon, dhe kërkimin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

“E gjithë bota është duke pritur që Buffon ta fitojë Ligën e Kampionëve, por për mua mund të them se ai gjithmonë do të jetë numër një”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/

The post Del Piero: Dybala do ta thyej rekordin tim appeared first on Telegrafi.

Icardi: Për rinovim pyesni drejtuesit, jam interesit, por nuk jam Totti

Posted: 19 Mar 2018 04:03 PM PDT

Mauro Icardi është rikthyer më i fortë se kurrë pas dëmtimit, duke shënuar katër  herë në ndeshjen me Sampdorian.

Ai ka gjetur golin e 100-të me fanellën e Interit.

Për të ka interesim të madh nga shumë klube, ku Real Madridi mbetet më kye të tyre.

"Për rinovimin duhet të pyesni drejtuesit, pasi ata e dinë fare mirë se çfarë dua unë. Jam tifoz me Interin dhe dua të fitoj me këtë fanellë, por nuk jam Francesco Totti".

Icardi ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

"110 milionë janë pak? Ndoshta po, por unë dua të rri gjatë këtu dhe të fitoj me fanellën e Interit, ndaj nuk dua të mendoj për vlerën e klauzolës", ka thënë Icardi.

Sulmuesi argjentinas tregoi se Massimo Moratti ishte i pari që e vlerësoi.

"Moratti besoi shumë te unë, duke më sjellë te Interi kur isha vetëm 19 vjeç dhe sapo kisha shënuar golat e parë në Serie A".

Mauro Icardi (Getty Images)

"Ta vesh fanellën zikaltër është një kënaqësi, ndërsa të mbaj edhe shiritin e kapitenit, është përgjegjësi dhe motivim akoma më i madh".

"Mendoj se kam personalitetin e duhur për të bërë kapitenin, por mbi të gjitha, më ndihmon fakti që jam zikaltër", ka thënë sulmuesi i Interit. /Telegrafi/

The post Icardi: Për rinovim pyesni drejtuesit, jam interesit, por nuk jam Totti appeared first on Telegrafi.

Xabi Alonso: Ende herët që të bëhem trajner i Sociedadit  

Posted: 19 Mar 2018 02:29 PM PDT

Ish-mesfushori i Real Sociedadit, Xabi Alonso e ka përjashtuar veten nga mundësia për të qenë zëvendësim i përhershëm për trajnerin e larguar Eusebio Sacristan.

Klubi bask e ka shkarkuar trajnerin Sacristan dhe në vend të tij e ka emëruar Imanol Alguacil deri në fund të sezonit, por Alonso nuk beson se ai do të jetë gati deri në verë për të marr drejtimin e Sociedadit.

Xabi shpreh dëshirën për t'u bërë trajner i Sociedadit Xabi shpreh dëshirën për t'u bërë trajner i Sociedadit

“Unë jam ende shumë i ri për një rol të tillë stërvitor dhe nuk jam kualifikuar ende plotësisht për këtë punë”, ka thënë fillimisht Alonso për Marca.

“Jam ende në kurset e mia dhe ende stërvit, por unë sapo kam dalë në pension kohëve të fundit nga futbolli kështu që koha do të tregojë se çfarë ka të ardhme dhe çfarë është puna ime e ardhshme”.

Viti që 'vodhi' shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto) Viti që 'vodhi' shumë legjenda, futbollistët më të mëdhenj që u pensionuan në vitin 2017 (Foto)

“Duhet ta vlerësojmë punën që Eusebio bëri gjatë dy viteve të tij në punë, dhe futbollit shpesh mund të jetë mosmirënjohës dhe pa falje në këtë drejtim”.

“Pozita e trajnerit është gjithmonë e vështirë dhe ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme, dëshiroj ta falënderoj atë për punën e tij në klubin tim dhe t’i uroj atij të mirën për të ardhmen”.

Alonso e nisi karrierën te Sociedadi dhe e ka klub të zemrës (GettyImages)

“Vendimi për të emëruar Imanol është i arsyeshëm, ai ka një shans për të bërë përshtypje të mira dhe ai e njeh mirë klubin”.

Në fund Alonso ka folur edhe për lajmin për shmangien e taksave, por ka thënë se është gjithçka në rregull. /Telegrafi/

Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin Alonso zbulon ëndrrën për ta drejtuar Liverpoolin

The post Xabi Alonso: Ende herët që të bëhem trajner i Sociedadit   appeared first on Telegrafi.

Liverpooli dhe Arsenali në garë për Oblakun

Posted: 19 Mar 2018 01:49 PM PDT

Portieri slloven i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka futur në luftë dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpoolin dhe Arsenalin.

Sipas mediumit anglez Daily Express, portieri i Atleticos, Oblak është bëri objektivi primar i dy skuadrave të mëdha nga Liga Premier.

Të dy trajnerët, Arsene Wenger dhe Jurgen Klopp janë are simpatizues të mëdhenj të portierit slloven dhe duan të lidhen me të gjatë verës.

Arsenali synon Oblakun si zëvendësues të Cechit Arsenali synon Oblakun si zëvendësues të Cechit

Portieri ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 45 milionë funte apo diçka më shumë se 51 milionë euro.

Oblak është njëri nga portierët më të mirë në botë në qarkullim (Getty Images)

Megjithatë, Oblak ka gjithashtu një klauzolë lirimi prej 89 milionë funteve në kontratën e tij apo diçka më shumë se 101 milionë euro dhe ky mund të jetë një problem për anglezët.

Oblak është vetëm një 25-vjeçar dhe në vitet e fundit ka treguar formë të lartë, duke e renditur veten si njëri nga portierët me të mirë në botë.

Jan Oblak në radarin e Liverpoolit Jan Oblak në radarin e Liverpoolit

Slloveni në këtë sezon ka ruajtur portën e paprekur në plot 18 raste nga 28 ndeshje të luajtura dhe kjo e bën një portier të madh.

Ai gjithashtu është votuar në ekipin më të mirë të sezonit në La Liga në dy sezonet e fundit. /Telegrafi/

De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

The post Liverpooli dhe Arsenali në garë për Oblakun appeared first on Telegrafi.

Ronaldo – Perezit: Blije Hazardin, jo Kanen  

Posted: 19 Mar 2018 01:20 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka shqetësime rreth planeve të transferimeve të presidentit Florentino Perez këtë verë dhe i ka dhënë disa këshilla atij.

Mbretërit janë të interesuar të bëjnë investime të mëdha në skuadër për sezonin e ri, ku faza më e përfolur është ajo sulmuese, ku BBC-ja nuk ka më produktivitetin e mëparshëm.

Por, Ronaldo i ka thënë presidentit Perez se ai nuk ka nevojë të blejë një qendërsulmues të ri, pavarësisht se bisedimet janë në një fazë të avancuar me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane dhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut.

Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim

Në vend të kësaj, Ronaldo beson se Reali duhet të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues anësor të klasit të lartë, një lojtar që mund të punojë dhe ta shërbej me topa portugezin.

Ronaldo nuk e do Kanen në skuadër!

Ronaldo mendon se tani ai është i gatshëm të luajë nga sezoni i ardhshëm si një qendërsulmues për Realin dhe drejtuesit nuk duhet të shikojnë për këtë pozitë.

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Sipas mediumit Don Balon,Ronaldo i ka sugjeruar disa emra që Perez duhet të ndjekë, përfshirë Paulo Dybalan (Juventus), Goncalo Guedese (Valencia, në huazim nga PSG) dhe madje Eden Hazardin (Chelsea), i cili është i preferuari i tij.

Ronaldo po argumenton te drejtuesit se Reali do të bënte një hap më të madh në përmirësimin e skuadrës duke nënshkruar me një sulmues të tillë të zhdërvjellët, më shumë sesa një qendërsulmues për të vepruar kryesisht si rezervë e tij. /Telegrafi/

The post Ronaldo – Perezit: Blije Hazardin, jo Kanen   appeared first on Telegrafi.

Kosova U-21 grumbullohet për dy ndeshjet e radhës, flasin Prekazi dhe Sulejmani

Posted: 19 Mar 2018 01:07 PM PDT

Kosova U-21 ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, të cilat do t'i zhvillojë më 22 e 27 mars, kundër Azerbajxhanit, përkatësisht Gjermanisë, në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Shpresat e Kosovës janë grumbulluar në hotel "International Prishtina" derisa stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, e kanë mbajtur sot pasdite në fushën me bari sintetik "Top Football" në Mazgit.

Ndonëse nën reshjet e vazhdueshme të shiut futbollistët kanë treguar angazhim maksimal në stërvitje, duke dëshmuar se me padurim i presin këto dy sfida të radhës, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të tyre.

Në stërvitjen e parë kanë munguar vetëm Ardian Ismajli dhe Florent Hasani, të cilët do t'i bashkohen ekipit që nga stërvitja e nesërme për shkak të obligimeve me klubet e tyre.

Stërvitja e radhës mbahet nesër në stadiumin e 2 Korrikut, në orën 13:00, derisa stafi i trajnerëve krahas punës në terren, do të bëjë edhe analizat e ndeshjeve paraprake dhe të kundërshtarëve.

Rafet Prekazi, përzgjedh i Kosovës, ka thënë se djelmoshat e tij kanë potencial.

"Në të gjitha ndeshjet e deritashme kemi treguar lojëra të mira dhe këta djelmosha kanë treguar se kanë potencialë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i ri dhe realisht kundër asnjë rivali nuk mund të jemi favorit, por duhet të japim 200 përqindshin në fushë".

"E dimë fare mirë kë e kemi kundërshtarë, por qysh në fillim të këtyre kualifikimeve kam thënë se Kosova nuk do të jetë kafshatë  e lehtë dhe kjo edhe u dëshmua. Tash pas çdo ndeshje ekipi po bëhet më kompakt. Dy lojtarë nga ky ekip kanë kaluar në Kombëtaren A dhe ky është një sukses".

"Edhe në dy ndeshjet e radhës pres që këta djelmosha të japin  maksimumin e tyre, por atyre u duhet përkrahja e tifozëve, ashtu siç ju ka dhënë në ndeshjet e kaluara në Mitrovicë nga Dardanët dhe populli i Kosovës, sepse ata janë të etshëm për lojë të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e këtyre djelmoshave, kurse qëllimi ynë është që në çdo ndeshje të hyjmë për të treguar cilësi dhe normalisht për të korrur sukses".

I rikthyeri nga lëndimi Valmir Sulejmani, është shprehur i gatshëm për Kosovën.

"Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë. Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses”.

“Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet", ka thënë ai. /Telegrafi/

 

 

The post Kosova U-21 grumbullohet për dy ndeshjet e radhës, flasin Prekazi dhe Sulejmani appeared first on Telegrafi.

Llapjani kthehet në legjendë te Kukësi, 200 ndeshje me fanellën e kaltër në gjashtë vite

Posted: 19 Mar 2018 12:53 PM PDT

Besar Musolli është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë të Kukësit në vitet e fundit.

Ai ka fituar çdo gjë që fitohet në futbollin shqiptar me klubin që është më afër Kosovës.

Ai kishte lënë Hysin për të shkuar te Kukësi para gjashtë vitesh, për tu kthyer në një legjendë të këtij klubi.

Kur luante te Hysi

Tani kapiteni i Kukësit, kundër Luftëtarit arriti ndeshjen e 200-të, ndërsa sot kundër Vllaznisë, ai e zhvilloi ndeshjen e 201-të ku shënoi edhe një gol.

"Është ndjesi e veçantë, pasi janë shumë ndeshje dhe më vjen mirë që shënova golin e parë në Superiore në këtë takim".

Tani kapiten i Kukësit

"Mora shumë kritika që hoqa bluzën, por e bëra sepse kisha shumë emocione. Nuk kisha festim të veçantë, por ashtu ndodhi. Gjithçka erdhi spontanisht".

"Unë si Totti? Gjërat po shkojnë mirë dhe marrëdhëniet me klubin i kam shumë të mira. Shpresoj të jem për Kukësin si Totti te Roma", ka thënë Musolli për Supersport.

Musolli

Mesfushori nga Podujeva në heshtje është kthyer në një simbol të Kukësit teksa vetëm një hap nga rekordi me 200 ndeshje, pranë është rekordi i Rrahman Hallaçit për të qenë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kukësit.

Dy shembuj perfekt të futbollistit në fushë dhe jashtë saj, që gëzojnë respektin e të gjithë ambientit në Superiore.

Te Kosova me Bajram Jashanicën dhe Bernard Berishën

Dhe pse në kohën e fundit ka qenë i ftuar nga Albert Bunjaku dhe Muharrem Sahiti, ai nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës miqësore që Kosova i zhvillon nën drejtimin e Bernard Challender. /Telegrafi/

The post Llapjani kthehet në legjendë te Kukësi, 200 ndeshje me fanellën e kaltër në gjashtë vite appeared first on Telegrafi.

Higuain i lumtur me ftesën e Argjentinës, ‘përshëndet’ kritikët

Posted: 19 Mar 2018 12:53 PM PDT

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, i dërgon “një përshëndetje të gjithë atyre që e kritikuan” pas rikthimit të tij në Kombëtaren e Argjentinës, thirrje për të cilën thotë se është i lumtur.

El Pipita ka 31 gola në 68 ndeshje për Kombëtaren Albiceleste, por është kritikuar pas humbjeve të shanseve të mira në finalet kryesore.

Jorge Sampaoli fillimisht la jashtë sulmuesit e Bianconerëve, por me 10 gola dhe tre asistime në 10 ndeshjet e fundit, 30-vjeçari është kthye përsëri në kombëtare për miqësoret e këtij muaji.

Higuain e lë nën hije Benzeman me gola, te Real Madridi vetëm Zidane beson te sulmuesi francez Higuain e lë nën hije Benzeman me gola, te Real Madridi vetëm Zidane beson te sulmuesi francez

Kjo ftesë në kombëtare e ka bërë të lumtur sulmuesin e Juventusit, i cili ka përshëndetur kritikët e tij.

 Higuain ka rikthyer formën dhe po shkëlqen në vitin 2018 me Juventusin (Getty Images)

“Unë shpresoj të përfitoj sa më shumë nga kjo mundësi e dhënë”, ka thënë fillimisht Higuain për faqen zyrtare të AFA.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po kthehem pas një mungese prej gjashtë muajve, prandaj është shumë e rëndësishme të jem këtu. Kjo do të thotë që kam punuar mirë dhe shpresoj që të mund ta bind trajnerin të më marrë në Kupën e Botës”.

Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës - ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës - ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë

“Kritikat? Detyra ime është të luaj futboll, nuk jam këtu për të folur. Unë i përshëndes të gjithë ata që më kanë kritikuar dhe shpresoj se ata janë të lumtur, sepse unë jam”.

“Dy ndeshje të mira [me Italinë dhe Spanjën] na presin. Italia është një ekip i vështirë për t’u përballur, veçanërisht në mbrojtje, kështu që do të jetë një provë e mirë për ne”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

The post Higuain i lumtur me ftesën e Argjentinës, ‘përshëndet’ kritikët appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more