Skip to main content

“Eto’o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Eto’o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion” plus 9 more Telegrafi Futboll


Eto’o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion

Posted: 23 May 2018 02:53 PM PDT

Sulmuesi i Konyaspor, Samuel Eto'o, është në bisedime me Lazion, ku takimi ka zgjatur katër orë. 

Kamerunasi që aktualisht është 37 vjeç dhe është bashkuar me Konyasporit që në janar dhe ka kontratë deri në vitin 2019.

Sipas Corriere dello Sport dhe Rai Sport, Eto'o është takuar me drejtorin e Lazios, Igli Tare, për katër orë në Romë.

Për të do ishte një rikthim në Itali pasi ka luajtur te Interi ku e kishte fituar edhe tripletën në vitin 2010.

Ai pastaj u zhvendos në Turqi ku luajti te Antalyaspor dhe te Konyaspor.

Eto'o shihet si zëvendësues i denjë i Ciro Immobiles, që do të jetë sulmuesi kryesor.

Lazio do të kërkojë që të jetë kandidatë për një vend në Ligën e Kampionëve.  /Telegrafi/

The post Eto'o mund të kthehet në Serie A, në bisedime me Lazion appeared first on Telegrafi.

Spalletti takohet me drejtuesit e Interit, pritet rinovimi i kontratës

Posted: 23 May 2018 01:35 PM PDT

Luciano Spalletti e ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit, ku i pranishëm ka qenë edhe Steven Zhang, djali i pronarit kinez, Zhang Jindong.

Mësohet se palët kanë biseduar për kontratën, por edhe blerjet e reja që do të bëhen.

Kontrata aktuale me Interin i skadon në qershor të vitit 2019.

Sipas mediat italiane palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të kontratës deri në vitin 20121.

Kontrata e re parash edhe rritjen e pagës.

Trajneri ka dalë i lumtur nga zyrat e klubit, teksa është njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet nesër (e enjte) në orën 16:00, ku Spalletti do të mbajë edhe një konferencën për shtyp.

Sipas medieve italiane është folur edhe për blerjen përfundimtare të Cancelos dhe Rafinhas para 31 majit.

Spalletti i ka kërkuar klubit tri apo katër blerjet të forta për tu prezantuar sa më mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Spalletti takohet me drejtuesit e Interit, pritet rinovimi i kontratës appeared first on Telegrafi.

Shkëndija fiton Kupën, nënshtron Pelisterin duke i shënuar tri herë

Posted: 23 May 2018 01:10 PM PDT

Shkëndija pasi e fitoi titullin e kampionit, ka arritur të triumfojë edhe në Kupën e Maqedonisë.

Kuqezinjtë kanë arritur të shënojnë fitore në përballje me Pelsiterin me rezultat 3-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Mladost" në Strumicë, ku kishte edhe tifozë ngas Tetova.

Shkëndija ishte më e mirë në të gjithë ndeshje, ndërsa shënoi fillimisht me  Visar Musliu që në minutën e 20-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta sulmuesi i njohur Besart Ibraimi  shënoi për 2-0.

Ndeshjen e vendosi Musliu që shënoi për 3-0 në minutën e 70-të.

Shkëndija këtë sezon ka arritur të fitojë të dy titujt pasi e kishte mbyllur kampionatin me 91 pikë.  /Telegrafi/  

 

The post Shkëndija fiton Kupën, nënshtron Pelisterin duke i shënuar tri herë appeared first on Telegrafi.

Fillon epoka Ancelotti te Napoli- Benzema, Di Maria, Vidal dhe Balotelli janë blerjet e mëdha të tij

Posted: 23 May 2018 12:34 PM PDT

Carlo Ancelottin është zyrtarisht trajner i Napolit për tri vitet e ardhshme.

Tashmë kanë filluar edhe spekulimet në mediat italiane të cilat flasin edhe për emrat që do të synojë në afatin kalimtar veror së bashku me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Dy dëshirat e mëdha të Ancelottit janë Karim Benzema dhe Arturo Vidal.

Sulmuesi francez mund të largohet nga Reali i Madridi pas një kohe të gjatë, ndërsa edhe kiliani Vidal është në kërkim të një eksperience të re.

Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametrat zero, pasi kontrata me Nicen i ka skaduar.

Pastaj edhe Angel Di Maria futet në këtë mes si përforcim i madh i klubit dhe do të kërkohet me ngulm në verë.

Klubit do t'i largohet kapiteni Marek Hamsik, për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë.

Hamsik pritet të përfitojë 40 milionë euro për tri vite, ndërsa De Laurentiis mund të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Këto para do të përdoren për përforcime. /Telegrafi/

The post Fillon epoka Ancelotti te Napoli- Benzema, Di Maria, Vidal dhe Balotelli janë blerjet e mëdha të tij appeared first on Telegrafi.

Nacho: Ronaldo tashmë legjendë e Realit sikur Di Stefano

Posted: 23 May 2018 11:38 AM PDT

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, thotë se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, tashmë radhitet në mesin e legjendarëve të klubit mbretëror.

Ronaldo dhe Reali do të kërkojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretin vit rresht.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka tashmë katër tituj të Ligës së Kampionëve, një prej të cilëve e ka fituar me Unitedin.

Dhe, Nacho beson se Ronaldo meriton që të krahasohet me Di Stefanon, golat e të cilit dërguan Realin drejt pesë triumfeve në Ligën e Kampionëve.

"Unë besoj se Cristiano tashmë mund të krahasohet me Di Stefanon. Ronaldo nuk është legjenë, ai është lojtar spektakolar, me të gjithë ato Topat e Artë që i ka fituar. Kur vitet të kalojnë, ne sigurisht se do të vlerësojmë kontribuin e tij edhe më shumë".

"Nëse Reali e fiton tash Ligën e Kampionëve, do të bëjmë historinë. Do të ishte historike. Si fëmijë gjithmonë ëndërroni të fitoni Ligën e Kampionëve dhe kur e ke përpara mundësinë për ta fituar për herë të katërt, është e pabesueshme".

"Unë e kam parë shumë Liverpoolin këtë vit. Do të jetë me rëndësi të përqëndrohemi ndaj lojtarëve që janë të shpejtë e që Liverpooli i ka të tri lojtarët në krye të sulmit. Duhet ta jetojmë secilin moment të finales", u shpreh Nacho. /Telegrafi/

The post Nacho: Ronaldo tashmë legjendë e Realit sikur Di Stefano appeared first on Telegrafi.

Morata fotografohet në takim me drejtorin e Juventusit

Posted: 23 May 2018 11:20 AM PDT

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është fotografuar në qytetit e Milanos me agjentin e tij dhe drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Një foto është publikuar sot ku shihet lojtari me dyshen.

Morata ishte së bashku me agjentin e tij, Giuseppe Bozzo, dhe drejtorin e Juventusit, Paratici.

Ka pasur shumë shkrime për një kthim të mundshëm të spanjollit në Torino, i cili kaloi dy vitet më të mira të karrierës së tij atje.

Real Madridi aktivizoi në atë kohë klauzolën e tyre të blerjes, por pas një viti  e shiti te Chelsea.

Flitet se Juventusi mund ta forojë Gonzalo Higuain te Chelsea si pjesë të marrëveshjeje.

Në anën tjetër kësaj i shtohet edhe shkuarja e Maurizio Sarri në Stamford Bridge që mediat e bëjnë si punë të kryer. /Telegrafi/

The post Morata fotografohet në takim me drejtorin e Juventusit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ancelotti trajner i ri i Napolit

Posted: 23 May 2018 11:03 AM PDT

Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Napolit.

Marrëveshjen e ka konfirmuar klubi napoletan në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një kontratë trivjeçare të cilën e ka nënshkruar një prej trajnerëve më të trofeshëm italianë, teksa me efekt të menjëhershëm është i shkarkuar Maurizio Sarri.

Ancelotti ka një CV fantastike

"Napoli ka knaqësinë që të bëj të ditur definimin e një marrëveshje me trajnerin, Carlo Ancelotti, në mënyrë që ai të bëhet lideri i ekipit për tri sezonet e ardhshm", shkruan në komunikatën e klubit.

Vet Carlito ka refuzuar që të flasë për këtë kalim të tij te Napoli.

"Nuk mund të flas, ne do të shihemi bashkë më 9 korrik", potencoi ai për Sky Sport Italia.

Ish-tekniku i Juvenetusit, Parmës, Milanit, Chelseat, Parisit, Real Madridit dhe Bayernit ka pasur një takim të gjatë prej tri orësh me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis në residencën e tij mbrëmjen e kaluar.

Kjo është puna e parë për Ancelottin që prej largimit nga Italia në vitin 2009, ku ai ka arritur shumë trofe te Chelea, PSG, Reali dhe Bayerni.

Biografia e Carlitos është me të vërtet mbreslënëse pasi ai ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme, dy Kupa të Bots për Klube, tri Superkupa të Evropës bashkëme tituj në Itali, Angli dhe Francë. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ancelotti trajner i ri i Napolit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Napoli ndahet me Maurizio Sarrin

Posted: 23 May 2018 10:33 AM PDT

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka zyrtarizuar largimin e Maurizio Sarri, duke i hapur rrugë transferimit të Carlo Ancelotti.

I pari i Napolit  ka lëshuar një mesazh ku ka konfirmuar largimin e trajnerit.

“Falënderoj Maurizio Sarri për përkushtimin e tij të çmuar ndaj Napolit dhe që na lejoi neve t’i japim qytetin dhe të gjithë tifozëve, prestigj dhe emocion në mbarë botën, duke krijuar një stil të futbollit të admiruar kudo dhe nga të gjithë. Bravo Maurizio. Aurelio De Laurentiis”, ka shkruar presidenti.

Ky është mesazhi i shkurtër në Twitter i presidentit që e latgon Sarri në mënyrë efektive nga puna.

Maurizio Sarri . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Trajneri kishte qenë i pavendosur për të ardhmen e tij, por pas takimit treorësh të mbrëmshëm me Ancelottin, De Laurentiis në mënyrë efektive i mori gjërat në duart e veta.

Chelsea dhe Zenit St Petersburg janë të gatshëm ta mirëpresin Sarrin, por ai mund të vendosë të marrë një vit pushim.

Sarri përfundoi i dyti në Serie A këtë sezon, duke vendosur një rekord të ri me 91 pikë.

Aurelio De Laurentiis, President i SSC Napolit. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ai gjithashtu u bë trajneri i parë që ka arritur 90 pikë në Serie A dhe nuk e ka fituar Scudetton.

Tashëm Napoli pritet të nga momenti në moment ta zyrtarizojë trajnerin e ri, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Napoli ndahet me Maurizio Sarrin appeared first on Telegrafi.

Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë

Posted: 23 May 2018 10:19 AM PDT

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret që do të luajë ndaj Shqipërisë më 29 maj dhe ndaj Bregut të Fildishtë, më 3 qershor.

Befasia e vetme në listë është Jetmir Krasniqi i Luganos.

Trajneri zviceran ka ftuar disa lojtarë nga Kosova U-21, pas shkëlqimit të tyre me këtë grupmoshë.

Dren Feka, Ardijan Ismjali, Arbenit Xhemajli e Rron Broja janë ftuar për këtë dy ndeshje.

Kthehet te Kosova, Herolind Shala, i cili mungoi në disa ndeshje shkaku i dëmtimit.

Nga Superliga janë ftuar portierët Faton Maloku dhe Bledar Hajdini.

Të dy ndeshjet do të zhvillohet jashtë Kosovës. /Telegrafi/

The post Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë appeared first on Telegrafi.

Vllaznia bie për herë të parë në histori një kategori më poshtë, Kamza e kosovarëve shpëton në fund

Posted: 23 May 2018 10:07 AM PDT

Në Kategorisë Superiore shqiptare janë zhvilluar pesë takimet e fundit për sezonin 2017-2018.

Vllaznia është zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pavarësisht fitores 1-5 në Korçë, skuadra shkodrane e sheh vetën në të Parën.

Klubi i njohur shkodran bie nga kategoria për herë të parë në histori të klubit.

Kjo pasi Kamza ka fituar ndaj Partizanit, duke e siguruar mbijetesën. Te Kamza me shumë sukses kanë luajtur Argjend Malaj dhe portier Ilir Avdyli.

Edhe për Luftëtarin ndodhi një fitore historike, që për herë të parë që nga krijimi, do të luajë në Kupat e Evropës.

Gjirokastritet mposhtën Lushnjën me rezultatin 1-2.

Laçi do të jetë skuadra tjetër që do të shoqërojë Luftëtarin dhe Kukësin në Evropë. /Panorama sport/

The post Vllaznia bie për herë të parë në histori një kategori më poshtë, Kamza e kosovarëve shpëton në fund appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more