Skip to main content

“Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve” plus 9 more Ekonomia Online

“Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve” plus 9 more Ekonomia Online


Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve

Posted: 27 May 2018 09:30 AM PDT

Mos i lini fëmijët të flenë vonë pasi oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Pasi privohet nga gjumi, truri i një fëmije ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim. Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatl fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Shkencëtarët mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës. Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore "Frontiers in Human Neuroscience".

The post Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve appeared first on Ekonomia Online.

Titulli i 13-të i Champions League, mijëra tifozë “Galaktik” pushtojnë Madridin

Posted: 27 May 2018 09:25 AM PDT

Reali i Madridit është fituesi i Champions League për të 13 herë në historinë e tij të lavdishme. Galaktikët fituan me shifrat e thella 3-1 përballë Liverpool në Kiev mbrëmjen e djeshme, duke e dërguar në 3 numrin e trofeve radhazi.

Një sukses që ka sjellë një entuziasëm në kampin e tifozëve të spanjollëve që kanë dal në rrugët e Madridit për të pritur “heroit” e tyre.

Our Champions League celebrations

🏆🙌 Our #CHAMP13NS celebrations!

Posted by Real Madrid C.F. on Sunday, 27 May 2018

The post Titulli i 13-të i Champions League, mijëra tifozë “Galaktik” pushtojnë Madridin appeared first on Ekonomia Online.

Transportimi i mallrave me “super biçikletat”

Posted: 27 May 2018 09:22 AM PDT

Nuk ke kamion? S'ka problem, edhe biçikleta kryen punë.

Biçikleta mund të duket se ka vetëm një ulëse, por ajo bart shumë më shumë se që mund të mendohet.

Në vendet aziatike ajo është mënyra kryesore e transportit për shumë kë.

The post Transportimi i mallrave me "super biçikletat" appeared first on Ekonomia Online.

Shefja e zyrës së BE-së promovon malet e Sharrit si potencial për turizëm

Posted: 27 May 2018 09:19 AM PDT

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka postuar një fotografi nga malet e Sharrit ku ajo sot ka pasur një ecje.

"Në 2474m në lartësi në Skarpa maje e malit të Sharrit/Šarnë Kosovë sot. Ecja malore ofron një potencial të mirë turistik për Kosovën", ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

Në fotografi shihen edhe pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës, bashkë me të.

https://twitter.com/ApostolovaEU/status/1000751409430781952/photo/1?tfw_creator=Telegrafisti&tfw_site=Telegrafisti&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshefja-e-zyres-se-se-promovon-malet-e-sharrit-si-potencial-per-turizem%2F

The post Shefja e zyrës së BE-së promovon malet e Sharrit si potencial për turizëm appeared first on Ekonomia Online.

Jerry Tuwai, heroi i Fixhit

Posted: 27 May 2018 09:14 AM PDT

Thikë në njërën anë, pirun në anën tjetër – këto janë fjalët që Jerry Tuwai i ka shkruar në këpucët e tij të para të ragbit.

Nëse do që të luajë ragbi, atëherë duhet të sigurojë jetesën nga ajo, e porositi nëna.

Për familjet në Newtown, një nga qarqet më të varfra në periferi të Suvas, kryeqendër e Fixhit, këpucët e ragbit ishin të shtrenjta, shkruan CNN. I rritur në një shtëpi njëdhomëshe, shtëpia e familjes së Tuwait është modeste. Por sot për njerëzit e Newtownit, ylli i Fixhit përfaqëson shpresë.

"Ky nuk është vend i mirë", thotë nëna e Tuwait, Seruwaia Vualiku nga shtëpia e familjes. "Në këtë komunitet ka krime, por Jerry është rritur në këtë vend. Gjithë fëmijët, kur luajnë lojë, duan të jenë si Jerry. Ai po vendos një standard për ta. Ai nuk pi alkool e nuk tymos as duhan. Fëmijët duan të ndjekin hapat e tij".

Tuwai, që luante ragbi me shishe të plastikës në rrugët e Newtonit, tash është kampion bote, kampion olimpik dhe së fundi është zgjedhur edhe kapiten i përfaqësueses së Fixhit në ragbi me shtatë lojtarë për skuadër.

E kuptueshme, familja e tij është krenare. Kur i biri së pari është zgjedhur për të luajtur në përfaqësuese, nëna e tij Vualiku qau.

"Isha aq e pushtuar nga lumturia. E dija se nuk do të shqetësohem për ushqim dhe për rroba. Dhe Jerry e bëri këtë për ne; për mua, bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi. Nuk isha unë, nuk ishte bashkëshorti im. Ishte Zoti. Pasi e di se unë nuk ëndërrova që Jerry një ditë të bëhet superyll, një ragbist siç është bërë. Ishte e gjitha plan i Zotit", thotë Vualiku.

Jerry i njëjtë

Tuwai vetë ka pranuar se në një periudhë ishte pranë të futej në rrugën e telasheve. Por ragbi, të cilin nisi të luante pasi hoqi dorë nga volejbolli në moshën 18-vjeçare, i ofroi përgjigje.

Si një figurë shtatshkurtër, 170 centimetra, fanellën e parë që Tuwai e veshi te një skuadër lokale i ra deri te gjunjët.

The post Jerry Tuwai, heroi i Fixhit appeared first on Ekonomia Online.

Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online

Posted: 27 May 2018 09:07 AM PDT

Maturantët kosovarë prej nesër (e hënë) do t'i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, i cili mbahet në dy pjesë.

Sivjet Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por do të mbahet për katër ditë rresht i ndarë sipas regjioneve.

Ndonëse Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore është duke ecur me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë, nxënësit në disa qytete të Kosovës sërish kanë arritur ta fotografojnë dhe shpërndajnë testin e maturës.

Të dielën, (një ditë para testit), në rrjetet sociale në vazhdimësi po qarkullojnë pyetjet e Testit.

Ndërkaq, duhet kujtuar afatet e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor mbahet pjesa e dytë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershor në regjionin e Prishtinës.

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

The post Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online appeared first on Ekonomia Online.

Fituesi i Kupës nuk caktohet për 90 minuta

Posted: 27 May 2018 09:02 AM PDT

Prishtina dhe Vëllaznimi kanë mbyllur baras 90 minuta të kohës së rregullt në finalen e Kupës së Kosovës.

Drashko Bozhoviq dhe Egzon Gashi realizuan golat për rezultatin 1 me 1.

Takimi që po zhvillohet në "Adem Jashari" tashmë ka hyrë në vazhdime dy pjesë nga 15 minuta.

The post Fituesi i Kupës nuk caktohet për 90 minuta appeared first on Ekonomia Online.

Ja si të shkoni me qejf në punë…

Posted: 27 May 2018 09:02 AM PDT

Ditët e javës mund të jenë shumë monotone. Çdo ditë e njëjta rutinë: zgjohesh, bën dushin e mëngjesit, shkon në punë sipas së njëjtës rrugë, ulesh në të njëjtën karrige përditë, në të njëjtën zyrë, me të njëjtët njerëz. Megjithatë, nuk keni pse bëheni skllevër të kësaj monotonie. Ja disa mënyra për të rregulluar gjërat që dhe koha t'ju duket sikur fluturon.

Pse?

A ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni të ulur para kompjuterit tuaj e duke parë orën aq intensivisht sa ju duket sikur koha ka ndaluar? Kjo ndodh sepse kur jeni të lodhur nga monotonia, kryesisht jeni duke bërë një detyrë të përsëritur dhe truri juaj thjesht cek informacionin përciptas. Ja disa mënyra për ta zgjidhur këtë problem:

  1. Dilni nga rutina

Në qoftë se bëni të njëjtat aktivitete përditë, mundohuni t'i ndryshoni ato. Edhe pse mund t'ju duket inefiçente, ndryshimi i axhendës suaj mund t'ju ndihmojë. Për shembull: në qoftë se zakonisht rrini në zyrë gjatë pushimit të drekës, provoni të hani jashtë herë pas here. Zgjidhni një tjetër rrugë për të shkuar në punë, jo atë që bëni zakonisht. Ndryshoni sekuencën e gjërave që keni për të bërë gjatë ditës.

  1. Lodhja

Edhe pse mund t'ju duket e çuditshmë, shpenzimi i energjive në fillim të ditës ju ndihmon të jeni më energjik gjatë ditës.

  1. Ushqimi

Në qoftë se ndiheni të uritur, normalisht mendja do t'ju shkojë menjëherë te ushqimet që ju duken energjike si fast food apo një kafe. Mundohuni t'i evitoni ato në këto lloj rastesh, pasi efekti i tyre zgjat vetëm për pak kohë. Mundohuni të konsumoni ushqime që çlirojnë energji ngadalë, por që zgjasin më shumë në kohë.

  1. Perceptimi

Truri konsierohet manipulatori më i madh, megjithatë ju mund ta manipuloni atë. Përqëndrimi shumë i madh në një detyrë të mërzitshme do t'ju bëj ta humbisni sensin e kohës dhe do t'ju duket vetja sikur kei ngecur në një cikël të pafundëm të saj. Në vend që të përqëndroheni te koha, përqëndrohuni të detyra që keni për të përfunduar dhe si mund ta zgjidhni në një mënyrë sa më kreative.

  1. Jini kreativ

Edhe pse ambjenti i zyrës deri diku të detyron të jesh strikt në pozicionin tënd, ndihuni të lirshëm të ngriheni nga karrigia juaj kur ndiheni të lodhur, të ecni për pak minuta për tu kthjelluar dhe për të ndërruar mjedis.

The post Ja si të shkoni me qejf në punë… appeared first on Ekonomia Online.

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, Europa Park mbledh mbi pesë milionë vizitorë çdo vit (VIDEO)

Posted: 27 May 2018 08:55 AM PDT

250 zjarrfikës u angazhuan në tentim të shuarjes së zjarrit gjigant i cili shpërtheu në një zonë të parkut më të madh gjerman, zbavitës.

Deri tani janë raportuar shtatë zjarrëfikës të plagosur si pasojë e përballjes me zjarrin.

Drejtori ekzekutiv i parkut Michael Mack tha përmes llogarisë së tij në Twitter se ndjen keqardhje për ngjarjen që ndodhi derisa ka theksuar se po përjeton një ditë të trishtueshme.

Europa-Park është parku i dytë në botë më i popullarizuari për zbavitje, pas Disneyland të Francës.

Vitin e kaluar shifrat rezultuan se Europa-Park tërhoqi rreth 5,7 milionë vizitorë.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

The post Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, Europa Park mbledh mbi pesë milionë vizitorë çdo vit (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Fjalët prekëse të portierit të Liverpoolit: Ende nuk kam fjetur

Posted: 27 May 2018 08:52 AM PDT

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ka reaguar në rrjete sociale pas finales së humbur me Real Madridin.

Liverpooli pësoi humbje me rezultat 3:1 në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, ku Karius ishte fajtori kryesor, për dy prej golave të pësuar.

Karius gaboi te goli i parë i shënuar nga Benzema, dhe te goli i tretë i shënuar nga Gareth Bale.

24-vjeçari tashmë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se nde nuk ka fjetur pas humbjes së pësuar.

"Nuk kam fjetur deri tani, skenat po qarkullojnë vazhdimisht në kokën time. U kërkoj pafundësisht falje shokëve të skuadrës, tifozëve, dhe të gjithë stafit. E di se i kam kushtuar ekipit me dy gabimet dhe kam zhgënjyer të gjithë", ka shkruar Karius në Twitter.

 

The post Fjalët prekëse të portierit të Liverpoolit: Ende nuk kam fjetur appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more