Skip to main content

“Java nis me diell dhe temperatura të larta” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Java nis me diell dhe temperatura të larta” plus 9 more Gazeta SHQIP


Java nis me diell dhe temperatura të larta

Posted: 28 May 2018 12:57 AM PDT

Sipas parashikimit të motit deri në mesjavë priten kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat bëhen të dukshme gjatë pasditeve kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ku do të ketë shira afatshkurtër.

Temperaturat mbeten thuajse pa ndryshime duke variuar nga 11°C vlera më e ulet gjatë mëngjeseve në juglindje deri 30°C maksimumi i mesdites në zonat e ulëta; pritet mbi 32°C maksimumi ne rang territori në zonat Shkodër – Lezhë.
28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sabrina Raissa, bukuroshja seksi bën tifo për skuadrën e vogël braziliane (Foto)

Posted: 28 May 2018 12:50 AM PDT

Sabrina Raissa është një "yll" në Instagram dhe kjo s'është e vështirë për ta kuptuar. Fama e saj në Brazil ka marrë dhenë dhe si gjithmonë, në raste të tillë nuk mund të mungonin deklaratat e saj për skuadrën që ka në zemër.

Sabrina ka zbuluar se është fanse e zjarrtë e Coritibas dhe se zemra e saj do të rrahë gjithmonë për ngjyrat e këtij ekipi. Ndoshta e ka ekzagjeruar pak, por kjo pak rëndësi ka.

Raissa me fotot që ka publikuar në adresën e saj ua ka marrë mendjen tifozëve të Coritibas.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Giuliani: Prokurorët mund t’i ngrenë kurth Presidentit Trump

Posted: 28 May 2018 12:40 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron "me ngulm" t'u përgjigjet pyetjeve të hetimit penal për lidhjet e anëtarëve të fushatës së tij elektorale me Rusinë, por një nga avokatët e tij thotë se mbetet skeptik nëse duhet lejuar që Presidenti Trump të përballet me pyetjet e prokurorëve nëse ai pengoi drejtësinë duke u përpjekur të dëmtonte hetimin.

Avokati i Presidentit Trump, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i tha sot kanalit CNN se prokurori i posaçëm Robert Mueller dëshiron ta marrë në pyetje Presidentin për dy tema kryesore: bashkëpunimin e mundshëm me Rusinë në muajt përpara zgjedhjeve, si dhe nëse u përpoq kur u bë President që të bllokonte hetimin duke shkarkuar drejtorin e FBI-së James Comey, i cili drejtonte hetimin për Rusinë, përpara se të emërohej në këtë detyrë prokurori i posaçëm Mueller.

Giuliani u shpreh se "jam ok me pjesën për bashkëpunimin pasi e dimë që nuk pati një gjë të tillë. Me pjesën për pengimin e drejtësisë nuk ndjehem komod. Unë nuk jam. Presidenti nuk e ka problem. Ai është i pafajshëm. Unë nuk jam komod më këtë pasi është çështje interpretimi dhe jo diçka konkrete, diçka e vërtetë apo jo e vërtetë".

Ai shtoi se "nëse i interpreton komentet e tij për shkarkimin e zotit Comey… nëse i interpreton si pengim të drejtësisë dhe jo si shkarkimin e dikujt që po e bën punën keq… pra nëse e shikon si pengim të hetimeve, atëherë mund të thuash se është pengim i drejtësisë".

Giuliani tha se anëtarët e ekipit ligjor të Presidentit janë të shqetësuar se ai mund të bjerë në kurthin e dëshmisë së rreme, kur ai të jetë duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për arsyet e shkarkimit të zotit Comey. Në këtë rast dëshmia e rreme përbën veprën penale të gënjeshtrave nën betim.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Momo Salah jep lajmin e mirë: Do të jem në Botëror

Posted: 28 May 2018 12:36 AM PDT

Edhe pse pësoi një dëmtim serioz në shpatull, Mohamed Salah nuk dorëzohet dhe pavarsisht se mediat e japin si të sigurtë mungesën e tij në Botëororin rus, sulmuesi i Liverpoolit ka bindjen se do të jetë në kompeticionin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh. Salah me një mesazh në Twitter ka lumturuar pa masë të gjithë tifozët egjiptianë të cilët dëshirojnë ta shikojnë me çdo kusht me fanellën e ekipit përfaqësues "faraonin" e tyre".

Ishte një natë shumë e vështirë por unë jam një luftëtar. Pavarsisht probabilitetit, unë jam besimplotë se do të jem në Rusi për tiu bërë të gjithëve të ndiheni të lumtur. Dashuria dhe juaj do të më japin forcën e duhur për të cilën kam nevojë", shkruan Salah në Twitter. Edhe përplasja me Sergio Ramos ishte shumë e fortë në Egjipt besojnë se do të kenë në dispozicion idhullin e  tyre për Botërorin rus.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kryeministri austriak Kurz: Të çelen negociatat me Shqipërinë

Posted: 28 May 2018 12:32 AM PDT

Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Duke folur për median austriake, "Die Presse", Kurz thotë se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Nëse doni t'i shmangni konfliktet në fqinjët tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t'i ndihmoni në stabilizimin e tyre, ju duhet t'i ofroni vendeve të rajonit një perspektivë evropiane", tha politikan konservator.

Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi "në progres në aderim". BE po bën tashmë negociata pranimi me të dy vendet. "Dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt negociatat", tha Kurz. Samiti i BE në qershor duhet të vendosë, dhe Komisioni i BE mbështet këtë. Në Gjermani, megjithatë, ka rezerva në CDU dhe CSU, thotë Die Presse.

Qeveritë e BE i kishin premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë vetëm në një formë të përgjithshme perspektivën e pranimit në samitin në Sofje.

Kurz i referohet dhe deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron duke këmbëngulur se "sa më të vakta të jenë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim nga vendet si Turqia apo Rusia".

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

“PIRAMIDA”-BIBLIOTEKË, NJË ZGJIDHJE E PËRSOSUR

Posted: 28 May 2018 12:28 AM PDT

Nga: Bajram Peçi

Prej disa javësh, një ndër publicistët më në zë që ka sot Shqipëria jonë, Ben Andoni, orvatet të krijojë ndjeshmëri, jo aq tek lexuesi e publiku i gjerë, se sa tek administrata e lartë shtetërore. Jep argumentet, propozon dhe këmbëngul që e ashtuquajtura Piramidë, që ende në letra figuron si "Qendra ndërkombëtare e Kulturës", e që mbart të harruar si ngrehinë emrin "Pjetër Arbënori", ta shndërrojmë e përshtatim në strehën e fundit, të denjë e me hapësira të bollshme funksionale për Bibliotekën Kombëtare. Deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë reagim prej institucioneve. E para në radhë që duhet të dalë e të prononcohet po publikisht, është ministria që mbulon fatmirësisht të dy institucionet. Them "fatmirësisht" se nuk do lindte nevoja të bëhej transferim kapital nga një ministri tek tjetra, çka do të donte një vendim të Këshillit të Ministrave. Por, dhe në u dashka një vendim me firmën e kryeministrit, nëse duhet bërë, le ta hedhin pa droje se mos gabojnë. Ka pasuar deri tani një heshtje e plotë. Kemi të bëjmë me një heshtje si tregues i reflektimit apo kemi të bëjmë me një heshtje si shprehje e mospërfilljes?

Të flasësh për profilin publik të propozuesit nismëtar, Ben Andoni, është fare e lehtë. Është shfaqur bindshëm prej dy dhjetëvjeçarësh si reportazhist, zhanër letrar për të cilin dhjetë vjet përpara Ministria e Kulturës i ka dhënë njëkohësisht atij dhe Fatos Baxhakut çmimin kombëtar; eseist që lexohet me ëndje, përkthyes dhe opinionist. Në këtë angazhim të fundit, jo i çfarëdoshëm, por si një bashkëkohës me këmbë në tokë dhe mbi të gjitha, i kthjellët në analizën e situatave politike. Duhet të jetë, besa, shumë i njohur për Ministrinë e Kulturës sepse pareshtur ka dhënë e jep një ndihmesë të çmuar në përhapjen e kulturës, si redaktor i suplementit të përjavshëm letraro-kulturor, "Milosao".

Si i tillë, me personalitetin që përhap, çdo administrator kalimtar i ministrisë do kish patjetër vëmendjen për ta dëgjuar, për t'u takuar me të dhe, pse jo, të ngrinte një grup pune për ta studiuar propozimin. Asgjë e tillë s'ka ngjarë! Shpjegimet që sjell, përse duhet që "Piramida" të bëhet bibliotekë?, për këdo që njeh problemin dhe ndodhet afër botës së letrave, janë bindëse. Ndër ta ndodhem dhe unë. S'është se e formova mendimin tani, këto ditë, por e kam pasur ka herët, nga kohërat kur problemi i Bibliotekës Kombëtare ka qenë në qendër të vëmendjes të opinionit.

Kultura jonë për pasurinë publike, baras me zero

Të mbajtur nga turqit otomanë nën robëri 500 vjeçare, se ku na kish katandisur sundimi i perandorisë aziatike, u pa përpos se në 1913-ën, kur ajo u shpërbë dhe ne shpallëm mëvetësinë. Shqipëria rezultoi të mos kish në tokat e saj pothuaj asnjë pronë publike, asnjë ndërtesë shtetërore për të qenë, veç ca të tilla ku rrinte ushtria. I vetmi vend në Europë pa hekurudhë, pa rrugë, pa ndërtesa administrative dhe vetëm me një urë druri për të kapërcyer Drinin në Bahçallëk, ja lehtësoi argumentet Mehdi Frashërit, përfaqësuesi ynë në Lozanë në vitin 1922-23, kohë kur mes të tjerash do shqyrtohej dhe shpërndarja te shtetet e rinj e borxhit të Perandorisë Otomane.

Nga të parat ndërtesa publike ishin ato që Italia pushtuese e Luftës së I-rë Botërore ndërtoi në Vlorë, mes të cilave spikat Bashkia e qytetit, e para ndërtesë e vërtetë shtetërore. Me mbretërimin zogollian filloi ndërtimi i godinave të administratës shtetërore, të cilat u kryen me kapitalin financiar italian, një kredi 50 milion Fr.ar, për shkak të të cilave, pak vite më pas, humbëm pavarësinë. Po në këtë kohë, bankat italiane, Banca di Napoli dhe Banca Nacionale del Lavoro, ndërtuan godinat e tetë degëve të bankave në qytetet e mëdha. Pushtimi italian, 1939-1943, i solli Shqipërisë dhe i la asaj trashëgiminë më të vyer të godinave administrative.

Komunizmi, sistemi që e mbajti vendin i udhëhequr nga parimi se prona private ishte mëkat, i shtetëzoi pothuaj të gjitha, tokën, mjetet e prodhimit dhe çdo ndërtim, që u bënë pronë publike. Kish disa vite që Gorbaçovi u kish thënë rusëve dhe lindjes në tërësi, se "…prona shtetërore është pronë e askujt", por kjo u kuptua tek ne veçse kur ra sistemi. Pas kësaj, prona publike u synua dhe synohet të grabitet më tej. Nga Shqipëria e "rrjepur" që kemi, marrim vesh se të parat e pësuan pyjet. Ndër të fundit, që nuk i merrnin dot, mbetën ndërtime të karakterit të Hotel "Dajti"-t, të cilës më pas ju shtua dhe "Piramida". Shihet qartazi se kultura që trashëguam nga e kaluara për mirëmbajtjen e kujdesin ndaj pronës që u përket të gjithëve, mungonte. Prej saj buron edhe qëndrimi i shprehur në indiferencë e mospërfillja ndaj çdo pasurie që nuk ka hipotekë private.

Fol e shkruaj kot se asnjë s'të dëgjon

Publicisti i njohur Artan Lame, me të ndjerin Ardian Klosi, ndërmorën para shtatë vjetësh, koha kur Berisha dhe Topalli donin t'i vinin minat "Piramidës" si mbetje komuniste, një botim për shpëtimin e saj. Dy publicistët u bashkuan në një qëllim, sepse propozimi i kryeministrit Berisha u shndërrua në ligj. Nën titullin, "E hijshme, e braktisur, e rrezikuar", ata qëmtuan nga shtypi rreth 48 shkrime që përmbanin në thelb emrat më elitarë të medias, por dhe të arkitekturës e politikës. Në atë botim janë thënë të gjitha dhe s'është nevoja të rropatet as Erion Veliaj dhe askush tjetër të gjejë motive shndërrimi. Të gjithë jemi dëshmitarë, pavarësisht artikujve dhe shqetësimit publik, se ato nuk patën asnjë ndikim mbi ata që kishin autoritetin për të ndërmarrë mbi praninë e dy gërmadhave një vendim me zgjidhje të shpejtë. Dikur, ish objekte luksi, sot rrënoja, Hotel "Dajti" dhe "Piramida", u lanë qëllimisht të shkatërrohen. Çdo prokurori, po të donte mund të ndërmerrte hetime mbi shkatërrimin e këtyre pronave publike. Mungesa e të dyjave nga jeta sociale e Tiranës i zvogëloi qytetit edhe më, atë pak kujtesë historike që i ka mbetur qytetit.

Qeveritarët e rinj që u ulën në kolltuqet e poltronat e zyrave të administratës së lartë, ndër të parat gjë që bënë kur filloi shpërbërja e pronës shtetërore, ishte kujdesi për t'u larguar nga banesat që patën, si të pamjaftueshme për sërën e tyre, zgjodhën nga prona shtetërore të privatizonin copa të majme në vende të lakmueshme të Tiranës. Që u treguan të pacipë e pa një fije nderi, e tregon blloku i ri i udhëheqjes në Gjirin e Lalzit. Ka plot të tjerë që shprehen se ata u treguan të zotë! Po me "Piramidën" si u sollën? E lanë të rrënohej! Folën e kush nuk foli? Po, a ua vuri veshin kush vallë?!

Marrëzira pa fund projektesh dhe fonde të zhvatura

E vjedhur, e braktisur, me xhama të thyer, e rrjepur nga heqja e pjesshme e pllakave të mermerit, me dritare të shkallmuara, i ngjan së tepërmi trupit të drobitur e brinjëve të dala të Shqipërisë së viteve '97-'98. U tha se do bëhet teatër. Në këtë kohë absurdi kapërceu kufijtë. Po hiqeshin pllakat mbuluese të mermerit dhe po vendoseshin pllaka qeramike, nga ato që përdoren në tualete. Pasi u harxhuan diku tek 5 milion euro, eksperimenti u la. Qysh e pse, një zot e di?! Do ta bëjmë parlament thanë. U organizuan deri edhe konkurse ndërkombëtare, madje projektuesve u janë shlyer në kohë pagesat për to, por as që u ndërmor gjë. Kryeministri, atë botë Kryetar Bashkie i Tiranës, binte dakord se Biblioteka Kombëtare vepronte në kushte të pa përshtatshme. Një plan rregullues (me konkurs ndërkombëtar e me pagesa natyrisht) i sugjeronte që ta ndërtonte Bibliotekën Kombëtare të harmonizuar me Muzeun Kombëtar, duke shfrytëzuar edhe hapësirën brenda këtij institucioni. Tani na u provoka (nga arkitektët e huaj) se ajo hapësira e brendshme e muzeut, qenka e tepërt dhe jo funksionale. Dhe të mendosh se kjo hapësirë s'është gjë tjetër përpos se vendi ku ngrihej denjësisht një nga ndërtesat më të hijshme që i jepte fshatit të madh Tiranë, fytyrën, tiparet e identitetin e qytetit, por që u hodh në erë me dinamit, ish bashkia. Brenda kohës së të qenit kryetar bashkie, z.Edi Rama, në Komitetin Shtetëror që u ngrit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar mbi "Piramidë"-n, propozonte që parlamenti ekzistues të shndërrohej në teatër kombëtar.

Është e tepërt t'i kujtojmë lexuesit se të gjitha këto ide mbetën në letër dhe, madje, mendimet ndryshuan. Një propozim të ri ka sjellë këto ditë Erjon Veliaj. Siç nuk u bë dot kurrë Qendër Ndërkombëtare e Kulturës, ashtu dhe nuk do të bëhet dot kurrë, siç e propozon Kryetari i Bashkisë Tiranës, pavarësisht emrave pompozë që gjejnë për t'i emërtuar e për t'u vënë.

Pse bibliotekë?

Sepse tani ajo ndodhet me veprimtari të kufizuar, me hapësira që nuk i mjaftojnë, me rrezikun kurdoherë nëpër këmbë. Kisha bindjen se zjarri që ndodhi do trajtohej si krim dhe do mblidhej qeveria me urgjencë, për t'i dhënë drejtim gjendjes alarmante. Është viti i parë, pas një kohe të stërgjatë si anëtar i saj, që nuk rinovoj anëtarësimin në Bibliotekë Kombëtare. Jo se s'ja kam nevojën, përkundrazi! Ka një varg arsyesh, por dy janë kryesoret: e para, se pas zjarrit, atje u ndal fillimisht shërbimi dhe më pas u kufizua; e dyta, se ajo salla hijerëndë e katit të dytë, që quhej "Shkencore" e humbi autoritetin që impononte përmes kushteve që afronte, nga koha kur ju vu në shërbim studentëve dhe nxënësve të shkollës. S'është domemos e thënë të shpjegoj se tani te dyert e saj është pothuaj e pamundur të arrish se ndodhet prej dy vjetësh e rrethuar prej rikonstruksionit të sheshit qendror! Drejtuesit e bibliotekës i dinë vetë më mirë kushtet ku punohet dhe ato të administrimit. Publiku di se asaj godine i ka kaluar koha për të qenë e tillë, por asnjë s'lëviz, siç edhe nuk lëvizin për t'i hequr Tiranës nga prania 20 e 25 vjeçare dy gërmadha, "Piramidën dhe ish Hotel "Dajtin".

Meqënëse projektin me juri ndërkombëtare, Muze Kombëtar-Biblotekë Kombëtare, as e preku njeri me dorë, "Piramida" është vendi që plotëson dhe mbetet me gjithë kushtet: pozicioni ku ndodhet, hapësira e bollshme për plotësimin e kërkesave, të mbeturit e saj gjithnjë si institucion i kulturës. Çka i duhet është vendimi përkatës dhe fondi i nevojshëm financiar. Nëse ka nevojë, në kushtet kur nuk dëgjohet zëri i qytetarëve, mbase duhet edhe një dialog me administratorët e Bibliotekës Kombëtare.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Klea Huta publikon projektin e ri dhe futet në “The Top List” (Video)

Posted: 28 May 2018 12:22 AM PDT

Ajo është një vajzë tepër talentuar dhe këtë e ka treguar në prezantim, aktrim dhe së fundmi në muzikë. Bëhet fjalë Klea Hutën, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj të dytë muzikor, të titulluar "Bla Bla Bla".

Në këtë projekt muzikor, Klea ka ardhur mjaft e ëmbël, e freskët dhe energjike. Me tekst të Fifit dhe muzikë të kompozitorit Elgit Doda, "Bla Bla Bla" është futur që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 63-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Klea ka marrë mjaft komente pozitive lidhur me këtë projekt muzikor por nga ana tjetër ka patur edhe kritika ku disa komentues e krahasojnë bukuroshen me këngëtaren e famshme Ariana Grande. Në fakt nuk dimë ende se cili është detaji që i bashkon Klean dhe Ariana-n por një gjë është e sigurt, Klea ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me "Bla Bla Bla".

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, vrau gruan me thikë në sy të djalit, vetëdorëzohet shqiptari

Posted: 28 May 2018 12:06 AM PDT

57-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij, është vetëdorëzuar në polici.

Sipas mediave italiane, autori i krimit makabër është shtetasi Xhevdet Mehmeti, ndërsa viktimë ka mbetur gruaja e tij, 52-vjeçarja Elsa Tereziu.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e çiftit në katin e parë të Viale Dante, jashtë qendrës historike të qytetit. Gjithë skena e rëndë ndodhi në kuzhinë, para djalit 17-vjeçar i cili i terrorizuar thirri policinë.

Djali i çiftit u dërgua në stacionin e policisë për dëshminë e tij. Dyshohet se 57-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë, për shkak se marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar në mënyrë progresive.

Ai i preu fytin të shoqes, duke u shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë dhe djali tjetër 19 vjeçar, ndoshta i lajmëruar në telefon nga i vëllai, por policia nuk e lejoi atë të shihte skenën e krimit, pavarësisht insistimit të tij.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama tregon mjekun që la Gjermaninë për të punuar në Peshkopi (Video)

Posted: 27 May 2018 11:52 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar një javë të mbarë, duke postuar në Facebook rastin e një mjeku, i cili la Gjermaninë për të punuar në spitalin e Peshkopisë. Rama theksoi se ky nuk është rasti i parë që mjekët lënë shtetet e tjera për të punuar në Shqipëri.

"Mirëmëngjesi dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 27. Mai 2018

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tahiri sot tek Apeli i Krimeve të Rënda, kërkon heqjen e masës ‘arrest shtëpie’

Posted: 27 May 2018 11:44 PM PDT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ai do të kërkojë heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë”.

Mbi të cilin rëndojnë dy akuza, "trafik droge" dhe "korrupsion pasiv".  Tahiri kërkon ndryshimin e masës "arrest shtëpie", në një kohë që Prokuroria kërkon "arrest me burg" për ish-ministrin.

Më herët, avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj ish-ministrit do të rrëzohet në Apel.

28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more