Skip to main content

“Protesta, harta e familjeve politiko-mafioze sipas opozitës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Protesta, harta e familjeve politiko-mafioze sipas opozitës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Protesta, harta e familjeve politiko-mafioze sipas opozitës

Posted: 26 May 2018 01:21 AM PDT

Pak para protestës së mesditës së sotme, Partia Demokratike ka shpalosur një hartë përballë Ministrisë së Brendshme, të cilën e ka cilësuar si të familjeve politiko- mafioze.

Harta e familjeve politiko-mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit.

Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës, sipas opozitës, Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.

Harta është rreth dy metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend.

Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion dhe trafik droge.

Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të akuzuar si lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla.

Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, sipas PD, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zidane: Shanset janë 50 me 50, CR7 është në 140%

Posted: 26 May 2018 01:16 AM PDT

Zinedine Zidane është vetëm një fitore larg hyrjes në librin e legjendave. Suksesi ndaj Liverpoolit në Kiev në finalen e Champions League do ta bënte francezin të parin trajner në historinë e futbollit që e fiton 3-herë radhazi këtë kompeticion. Reali i Madridit synon Championsit e 13-të dhe shikohet nga të gjithë si skuadra favorite në finalen e kësaj të shtune. Por Zidane e mendon ndryshe, duke thurur elozhe për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre Jurgen Klopp.

" Nuk jemi ne favoritët, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nëse dëshirojmë të fitojmë. Në finale shanset janë gjithmonë 50 me 50. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu dhe që do të luajmë këtë sfidë, ndërkohë që për mua si trajner do të jetë shumë e vështirë të zgjedh 11-shen titullare dhe futbollistët e dinë këtë.Klopp? Kam shumë respekt për të, është një trajner me shumë eksperiencë, çdo teknik është i ndryshëm dhe ka stilin e tij".

Sytë e të gjithëve në Kiev do të jenë te Cristiano Ronaldo, pasi ai është njeriu nga i cili tifozët e Realit të Madridit presin shumë .Në lidhje me CR7-ën, Zidane bëri edhe një batutë.

" Cristiano Ronaldo është mirë, nëse nuk është në 150% të formës së tij, është në 140% dhe më besoni , kjo nuk është pak. Këtë të shtunë luajmë ndeshjen e fundit të sezonit dhe Cristiano jeton për këto lloj sfidash".

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Leuçemia, higjiena e tepërt mund të nxisë sëmundjet te foshnjat

Posted: 26 May 2018 01:15 AM PDT

Një studim britanik paralajmëron për betejën kundër mikrobeve në vitin e parë të jetës. Shkaktarët e tjerë janë një gabim në ADN dhe një infeksion që vepron si një "shkëndijë"

"Shumica e rasteve të leuçemisë te fëmijët janë të parandalueshme, duke shmangur që fëmijët në vitin e parë të jetës të jenë tepër të mbrojtur nga pikëpamja higjienike". Kjo është ajo që konfirmohet nga një studim britanik i kryer nga Mel Greaves, i Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër, sipas të cilit, përkundrazi, do të ishte e nevojshme të inkurajohej kontakti i foshnjës me të tjerët në mënyrë që të stimulonte në mënyrë korrekte zhvillimin e sistemit imunitar.

Hulumtimi, i publikuar në revistën "Nature Reviews Cancer", ka ekzaminuar leuçeminë limfoblastike akute, e cila prek një në çdo 2000 fëmijë, duke treguar një lidhje të drejtpërdrejtë në mes higjienës së tepruar dhe rrezikut së sëmundjes. Gjithashtu theksohet se prindërit e një fëmije të sëmurë me leuçemi "nuk duhet në asnjë mënyrë të ndihen fajtorë për sëmundjen e tij".

Leuçemia lymfoblastike akute infantile është një formë e rrallë e kancerit që ende është e panjohur, duke prekur qelizat imune që na mbrojnë nga infeksioni në palcën e eshtrave. Kjo është forma më e zakonshme e kancerit pediatrik dhe përbën rreth një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit te fëmijët.

Në punën e tij, një përmbledhje e tridhjetë viteve të studimit mbi këtë temë, Greaves shpjegoi se tumori fillon në tri faza. Në bazë ekziston një gabim në ADN-në e fëmijës, që me sa duket ndodh gjatë zhvillimit të mitrës, pas së cilës roli i mbrojtjes së tepruar nga mikrobet zhvillohet në fëmijërinë e hershme. Në fund ndërhyn një infeksion dhe shkakton sëmundjen.

Për të mbështetur më tej tezën e tij, shkencëtari përmendi, për shembull, faktin se sëmundja është më e zakonshme te fëmijët në shoqëritë e pasura dhe se është më pak e zakonshme te fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe kanë vëllezër të mëdhenj që i ekspozojnë ndaj mikrobeve. Duhet të përsëritet, megjithatë, se nuk është higjiena e tepruar në vetvete që shkakton patologjinë. Ajo e Greaves është "një inkurajim" për prindërit që të jenë "më pak të përpiktë dhe të inkurajojnë kontaktin shoqëror të foshnjave, veçanërisht me fëmijët më të rritur".

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA paralajmëron Asadin nëse sulmon në jug-lindje të Sirisë

Posted: 26 May 2018 01:13 AM PDT

Administrata amerikane ka paralajmëruar presidentin Bashar al-Asad që nuk do të lejojë kalimin e "operacionit të menjëhershëm" të forcave ushtarake siriane të kalojnë në zonën e izoluar në jug-lindje të Sirisë dhe do të zbatojë "përgjigje të forta e të papërshtatshme" në rast të shkeljes së armëpushimit në këtë rajon.

Kjo u njoftua nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Heather Nauert në një deklaratë.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kosovë, një serb dënohet për krime lufte

Posted: 26 May 2018 01:07 AM PDT

?

Një Gjykatë në qytetin e Mitrovicës dënoi me 6 vjet e gjysmë heqje lirie një pjesëtar të komunitetit serb, i cili qe akuzuar për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Shqiptimin e dënimit e bëri një trupë gjykuese me gjyqtar të misionit EULEX,  mision ky që pas dy javësh përfundon mandatin aktual në Kosovë. Serbi, Zoran Vukotiç, u shpall fajtor për akuzën se “gjatë vitit 1999 ka torturuar të burgosur në Burgun e Smerkonicës" jo shumë larg Prishtinës.  Vukotiq ndërkaq u lirua nga akuzat se “ka marrë pjesë në vrasjen e 116 civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë", civilë që ishin shpërngulur nga shtëpitë e tyre.Në akuzën për këto vrasje thuhej: "i akuzuari Zoran Vukotiq në periudhën 2 dhe 3 maj të vitit 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor, rezervist nga stacioni policor në Vushtrri në bashkëpunim me persona të tjerë nga radhët e forcave serbe ka marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme".

Në akuzë më tej thuhej se në këto krime përfshihej “vrasje brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktim vuajtjesh të mëdha, aplikim i masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimi i pasurisë, plaçkitja dhe vjedhja në shkallë të gjerë e pasurisë që ishte e pajustifikueshme”.

Zoran Vukotiq, u arrestua në mars të vitit 2016 afër Nikshiqit në Mal të Zi, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga misioni EULEX dhe ishte i vetmi serb i akuzuar për përfshirje në këto ngjarje.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 12 mijë vetë. Rreth 1.600 nga ky numër ku përfshihen edhe civilë serbë të Kosovës, akoma cilësohen të zhdukur.  Një komision i Kosovës dhe një i Serbisë – rezultat i dialogut ndërmjet dy vendeve – akoma po punon për të identifikuar të zhdukurit e luftës së fundit në Kosovë.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Opozita proteston, Rama shpalos platformën e bashkëqeverisjes në Berat

Posted: 26 May 2018 01:03 AM PDT

Kryeministri Edi Rama vijoi gjatë ditës së sotme turin e llogaridhënies në qarkun e Beratit. Teksa ka shpalosi platformën e bashkëqeverisje 'Shkolla ime', Rama tregoi edhe një herë prioritetet e portalit të bashkëqeverisjes, ku sipas tij duhet vetëm tre minuta kohë për çdo ankesë që çdokush mund të ketë ndaj administratash shtetërore.

Sipas Ramës, me një celular, çdokush ka në xhep një ministër pa pasur nevojë të fusin një mik, siç ka ndodhur deri dje.

"Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrat. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe kulture për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë", tha mes të tjerash Rama.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

NË DORË TË BABALES!

Posted: 26 May 2018 01:03 AM PDT

Albert Veliu (Babalja)

Nga Mero BAZE

Prokuroria shqiptare më në fund ka njoftuar se ka dërguar për ekspertizë jashtë Shqipërisë kasetën audio "Made in Babale", tek e cila PD ka mbështetur aksionin e saj opozitar. Ky është një nga zhvillimet më të rëndësishme, pasi për herë të parë mund të kemi një debat me finale, ku njëra palë do të dalë e humbur.

Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër me përgjegjësi fallcitetin e kasetës, dhe ka deklaruar se nëse ajo do të dalë autentike, do të ketë pasoja politike.

Por Partia Demokratike, edhe pse e ka mbështetur gjithë aksionin politik mbi kasetën e Babales, nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësi për të.

Në fillim, nga entuziasmi se ajo ishte një produkt original, doli dhe e paraqiti si vepër të vetën, por pak më vonë, të gjitha palët u distancuan nga kaseta, përfshi gazetarin dhe Babalen.

Ajo që është e dukshme, është se Babalja mund të ketë manipuluar dhe vetë porositësit e kasetës, kundrejt parave, dhe PD tani ka hyrë në një rrugë pa kthim, pasi për ta gjithçka vlen vetëm nëse Babalja nuk i ka gënjyer. Janë thjesht në dorë të Babales.

Nëse qeveria dhe kryeministri thonë se, "nëse kaseta është origjinale, ne do të reagojmë ndaj ministrit", PD nuk guxon më të thotë asgjë për sigurinë e kasetës, por i duhet ajo deri më 26 maj, me shpresë se Babalja do të mbledhë njerëz në shesh.

Pra sot jemi në situatën që tek Babalja shpreson më shumë PS, se sa PD. Dhe kjo do të jetë e para betejë me mjete parapolitike, që do të ketë  një përfundim dhe një çmim për ata që e sajuan.

Dhe në këtë betejë, për herë të parë kemi një palë që thotë jam gati të marr përgjegjësinë nëse akuza është e vërtetë, dhe një palë që akuzon dhe që nuk mban përgjegjësi për faktet me të cilat akuzon, dhe mbi të gjitha, nuk di ç'të bëjë me "kalin e betejës së saj". Ja kanë lënë ta ruajë Sali Lusha, siç ruajti Azem Hajdarin.

Aq konfuz është vetë Basha për fundin e kësaj historie, sa tani nuk di çfarë të bëjë as me fatin e Babales. Një herë del e thotë që Edi Rama kërkon ta vrasë, por ai po e ruan,  dhe një orë më vonë thotë duan ta blejnë, pasi i kanë ofruar 200 mijë euro. Kjo tregon se Basha nuk e ka ndarë mendjen, jo vetëm çfarë do bëjë me përfundimin e ekspertizës së kasetës, si fallco apo e vërtetë, por dhe me vetë Babalen. As për atë nuk e ka ndarë se si do ta shesi fundin, si "dëshmor", apo si të shitur me para tek armiku.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Simbolika e protestës, Rama me një peshore për kapjen e drejtësisë!

Posted: 26 May 2018 12:52 AM PDT

Në sheshin 'Skënderbej' pak para nisjes së protestës së sotme të opozitës, është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t'i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar qëndrimin e opozitës, se drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

PD e cilëson, një simbol tjetër të shpërfytyrimit të drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Në statujë shihet se, peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës, shprehet PD.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Real Madrid-Liverpul, në lojë është trofeu i Champions League

Posted: 26 May 2018 12:49 AM PDT

37 vjet më pas Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përballen sërish në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të UEFA-s, për të përcaktuar fatin e Champions League-s për sezonin 2017-18. Asokohe në Paris një gol i shënuar 8 minuta para fundit nga mbrojtësi Alan Kennedy i dha klubit nga Merseyside Kupën e Kampioneve, sidoqoftë që nga ai takim klubi i famshëm madrilen ka fituar gjithmonë sa herë është paraqitur në finalen e aktivitetit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër. "Los Blancos" janë kampionët në fuqi, madje rekordmenët e këtij kompeticioni paraqiten në takimin përmbyllës të Champions League-s për të tretin vit radhazi, ndërsa "të kuqtë" e kanë filluar aventurën e tyre afërsisht nëntë muaj më parë, që në fazën play off kur eliminuan Hoffenheim-in. Duhet të kalonin 13 ndeshje që futbollistët e Jurgen Klopp të provonin shijen e humbjes, pasi disfata me Romën në gjysmëfinalen e kthimit përbën pikërisht humbjen e vetme të "të kuqve" në këtë edicion.

Duke lënë mënjanë finalen e humbur me Seviljen në Europa League Liverpooli kthehet në një duel të tillë të këtyre përmasave, pas pothuajse një dekade, ndërkaq ekipi "merengues" pasi u bë klubi i parë që arriti të fitojë për dy sezone radhazi Champions-in tani kërkon t'i bëjë tre trofe rresht, gjë që në këtë kompeticion nuk ndodh që nga mesi i viteve 70, kur Bayern Munich koleksionoi tre herë radhazi Kupën e Kampioneve. Nëse Zinedine Zidane ka në gjirin e skuadrës pak a shumë të njëjtët lojtarë te "The Reds" gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm me mbërritjen e strategut gjerman, madje deri në atë pikë sa për të kuptuar që në finalen në Ukrainë me shumë gjasa në fushë nga minuta e parë nuk do të jetë asnjë nga lojtarët me të cilët Brendan Rodgers filloi ndeshjen e vitit 2014-të në stadiumin Santiago Bernabeu, takim që u fitua 1-0 nga Reali por që përfaqëson njëkohësisht edhe përballjen e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve. Pra nuk duhet shumë për të kuptuar që eksperienca anon krejtësisht nga klubi i famshëm madrilen, që kërkon trofeun e 13 në 16 finale të këtij aktiviteti. Reali është duke dominuar Champions League-n me 3 tituj në 4 vitet e fundit dhe këtë sezon "Los Blancos" kanë eliminuar me radhë kundërshtarë si Paris SG, Juventus apo dhe Bayern Munich, gjithsesi skuadra vazhdon të mbështetet te yjet, krejt ndryshe nga c'ndodh me ekipin anglez, që falë gegenpresing-ut të famshëm të trajnerit Jurgen Klopp përbën një kundërshtar shumë të paparashikueshëm.

Zizou nuk do të ketë mungesa dhe i ka grumbulluar të gjithë, ndërsa 50-vjecari shvab prej kohësh nuk ka në dispozicion futbollistë si Matip, Oxlaide Chamberlain dhe Jo Gomez, sidoqoftë formacionet pak a shumë merren me mend dhe me shumë gjasa trajneri francez do të përsërisë 11-in me të cilin fitoi 4-1 finalen e vitit të kaluar në Millennium Stadium të Cardiffit, ndërsa Klopp do t'i besojë natyrisht treshes Mane – Firmino – Salah përpara. Në fushë pritet të ketë duele vërtet shumë interesante, ku spikat sigurisht ai Marcelo – Salah, megjithatë shumë do të varet edhe nga rendimenti i dy mbrojtësve anësorë të Liverpulit Trent Alexander Arnold, vetëm 19 vjec, si dhe Andrew Robertson që do të duhet të bllokojnë krahët e Realit. Duel interesant do të ketë edhe në stol, sepse Zidane ende nuk ka humbur asnjë takim knock out-i, në Champions, ndërsa Klopp ka dalë i mundur në pesë finalet e fundit që ka zhvilluar me skuadrat e tij, ku përfshihet sigurisht edhe finalja në Londër me Bajernin.

Në një krah qëndron lojtari më i mirë i historisë së Champions-it Cristiano Ronaldo, që këtë edicion numëron 15 gola, ndërsa në tjetrin pavarësisht se meritat i merr të gjitha Momo Salah është treshja e paparashikueshme e skuadrës nga Merseyside që ka shënuar plot 29 gola gjithsej, pa harruar aspak edhe plot 17 asist nga dy lojtarë si James Milner dhe Roberto Firmino. Në mijëvjecarin e ri këto skuadra numërojnë nga dy fitore, gjithsesi fitoret e "Los Blancos" i përkasin fazës së grupeve, ndërkaq Liverpooli nga pesë përballjet që kanë patur gjithsej e ka eliminuar Realin me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në vitin 2009 e ka fituar gjithashtu edhe finalen e famshme të vitit 1981. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin Olimpiyskiy të Kievit dhe UEFA ia ka besuar drejtimin një gjyqtari nga Serbia, 45-vjecarit të mirënjohur Milorad Mazic.

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Opozita në protestë, Xhafaj shkon në zyrën e tij: Qetësi!

Posted: 26 May 2018 12:47 AM PDT

Opozita e bashkuar synon të masë edhe një herë forcat sot, një protestë të thirrur prej disa ditësh ku do të kërkohet largimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas audiopërgjimit ku pretendohet se implikohet vëllai i tij në trafik ndërkombëtar droge.

Ministria e Brendshme është e gjitha në gatishmëri të plotë ditën e sotme me mijëra forca policie të angazhuar në rrugët ku pritet të kalojnë protestuesit e thirrur nga PD e LSI. Kështu që edhe për vetë kreun e këtij dikasteri Fatmir Xhafaj kjo e sotme është një ditë e zakonshme pune.

Xhafaj është parë të hyjë në zyrën e tij tek Ministria e Brendshme rreth orës 09:30, duke preferuar të mos japë asnjë koment pas pyetjeve të shumta të gazetarëve.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët, ai tha vetëm: "Qetësi"!

26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more