Skip to main content

“Provoi të qëndronte mbi një derr të egër, përfundoi në pellgun me ujë të ndotur (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Provoi të qëndronte mbi një derr të egër, përfundoi në pellgun me ujë të ndotur (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Provoi të qëndronte mbi një derr të egër, përfundoi në pellgun me ujë të ndotur (Video)

Posted: 25 May 2018 12:50 PM PDT

Jason Kenzie Humer që provoi të hipte në shpinën e një derri të egër, në fermën e tij që ndodhet në Alberta të Kanadasë, përfundoi në një pellg me ujë të ndotur.

Fermeri 45-vjeçar, që e përshkuan vetën si fotograf i kafshëve ekstreme, u hodh në erë nga gjallesa masive që peshon mbi 200 kilogramë, transmeton Telegrafi.

"Desha ta ktheja me fytyrë nga kamera, por nuk bindje. Andaj vendosa të kalërojë mbi të, por më hodhi keq", ka thënë Humer.

Megjithëse e kishte menduar se do të goditej prej derrit, nuk besoi se do të përfundonte në pellgun ku ka edhe nevojë. /Telegrafi/

The post Provoi të qëndronte mbi një derr të egër, përfundoi në pellgun me ujë të ndotur (Video) appeared first on Telegrafi.

Voziste me afro 100 kilometra në orë në trafik të ngjeshur, gjeti kohë edhe t’i lyente qepallat (Foto)

Posted: 25 May 2018 10:32 AM PDT

Kalimtarët e rastit në një rrugë në Wessex të Anglisë, mbetën të hutuar nga një shofere, e cila po lyente qepallat teksa voziste me afro 100 kilometra në orë. Për më keq, ajo kishte prapa edhe një fëmijë të vogël.

Me t'i parë imazhet, forcat e rendit po bëjnë përpjekje ta identifikojnë gruan, e cila po voziste një makinë Honda, transmeton Telegrafi.

"Trafiku ka qenë i ngjeshur, ndërsa ajo voziste me shpejtësi ta lartë. Ajo ka shfrytëzuar pasqyrat në panelet që palosen, për ta aplikuar grimin", thuhet në raportin e policisë.

Shoferja duke aplikuar grimin gjatë vozitjes

Por që se shpallet fajtore, asaj mund t'i ndalohet patenta deri në 12 muaj, megjithëse nuk raportohet të ketë shkaktuar ndonjë aksident. /Telegrafi/

The post Voziste me afro 100 kilometra në orë në trafik të ngjeshur, gjeti kohë edhe t'i lyente qepallat (Foto) appeared first on Telegrafi.

Deshi t’i hakmerret ish-të dashurës duke ia vënë flakën veturës së saj, e ngatërroi me të nënës së saj – dënohet me 7 muaj arrest shtëpiak 

Posted: 25 May 2018 10:19 AM PDT

Një i ri i kapluar nga xhelozia këto ditë është shfaqur në bankën e të akuzuarve, pasi duke tentuar t’ia vë flakën veturës së ish-të dashurës si shenjë hakmarrje për lidhjen e tyre të dështuar.

Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit, vetura që u përfshi nga zjarri ishte e dikujt tjetër e jo e ish-partneres, transmeton Telegrafi.

Michael Shane McFayden, 27-vjeç, dhe miku i tij Dylan Grant Woodley, 25-vjeç nga Dunedin i Zelandës së Re, janë paraqitur në gjykatë këto ditë për një vepër që e kishin kryer qysh më 14 korrik të vitit të kaluar.

Ata kishin vënë në cak një veturë të tipit Toyota, për të cilën McFayden mendonte se i përkiste ish-të dashurës së tij, por që në fakt në fund rezultoi se ishte e nënës së saj.

Prokurori Michael Crosbie ka dënuar McFayden me shtatë muaj arrest shtëpiak, derisa Woodley me një vit burgim. Ndërkaq, McFayden është urdhëruar që t’i paguaj 750 dollarë nënës së ish-të dashurës për shkak të stresit emocional të shkaktuar. /Telegrafi/

 

The post Deshi t’i hakmerret ish-të dashurës duke ia vënë flakën veturës së saj, e ngatërroi me të nënës së saj – dënohet me 7 muaj arrest shtëpiak  appeared first on Telegrafi.

Hodhën mbeturina skaj rruge, u detyruan t’i kthejnë të gjitha prapa në veturë (Video)

Posted: 25 May 2018 07:34 AM PDT

Shoferi që po udhëtonte në një zonë në perëndim të Yorkshire, i ndaloi një burrë dhe grua që po hidhnin mbeturina skaj një rruge.

Megjithëse ata thanë se nuk iu përkasin atyre, u detyruan t'i kthejnë sërish prapa në veturë, transmeton Telegrafi.

Madje, ai u qëndroi pranë derisa ata i kthyen të gjitha tullat, mbeturinat tjera të forta si dhe disa plehra.

Ngjarja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë identifikuar keqbërësit dhe a po ndiqen për tu dënuar. /Telegrafi/

The post Hodhën mbeturina skaj rruge, u detyruan t'i kthejnë të gjitha prapa në veturë (Video) appeared first on Telegrafi.

Familja e tronditur, arkivoli i burrit nga Norvegjia dërgohet gabimisht në Poloni

Posted: 25 May 2018 02:01 AM PDT

Oyvind Fredriksen u varros aksidentalisht në Gdansk, Poloni dhe familja po pret që arkivoli të kthehet në Norvegji.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Oyvind Fredriksen (57) vdiq më 5 maj në Tromsø, Norvegji.

Dhe siç thuhet më tej, kompania përgjegjëse e dërgoi arkivolin e tij aksidentalisht në Gdansk, Poloni në vend të Mandal, Norvegji.

Kjo pasi që, gjatë rrugës nga Tromsoja deri në Mandal, ndodhi gabimi tragjik.

Një arkivol që do të dërgohej në Gdansk u harrua në aeroportin e Oslos, ndërsa arkivoli i Oyvind Fredriksen u dërgua në Poloni.

Në ditët në vazhdim, djali i Fredriksen, Tomas Friberg ishte në kontakt me kompaninë, e cila është përgjegjës për transportin e arkivolit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Por ai mësoi se arkivoli i babait të tij ishte dorëzuar në një agjenci funerale polake, e cila priste arkivolin e një personi polak nga Norvegjia. Pastaj babai i tij ishte varrosur në Gdansk.

“Jemi të tronditur. Nuk mund të besojmë se kjo ka ndodhur me të vërtetë. Unë nuk mendoj se dikush e ka përjetuar këtë më parë", ka thënë Tomas Friberg.

Pas një takimi në Gdansk, ku morën pjesë autoritetet polake dhe norvegjeze, arkivoli i gabuar më në fund do të kthehet në familje në Norvegji. /Telegrafi/

The post Familja e tronditur, arkivoli i burrit nga Norvegjia dërgohet gabimisht në Poloni appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more